You are on page 1of 1

PERIUDHA ME FJALI TË VARURA MËNYRORE DHE

KRAHASORE

1. Çfarë tregojnë periudhat me fjali të varura mënyrore?


 Periudha me fjali të varura mënyrore tregon mënyrën e kryerjes së një
veprimi të shprehur nga folja kallëzues e fjalisë kryesore. Këto fjali
lidhen me anë të lidhëzave sesa, porsi, sikur, sikurse, sikundërese, etj.
 Shembull: Ashtu si erdhën, ashtu u zhdukën.
 Ta duash dhe ta nderosh, ashtu si të ka hije.

2.Çfarë tregojnë periudhat me fjali të varura krahasore?


 Periudha me fjali të varur krahasore karakterizon me anë të një
krahasimi veprimin a gjendjen për të cilin bëhet fjalë në fjalinë
kryesore. Këto fjali lidhen me anë të lidhëzave se, sa, si, sesa, porsi,
sikur, sikurse, sikundërese, etj.
 Shembull: Sa më shumë u afroheshim pemëve, aq më të heshtura
bëheshin ato.
 Aq sa punon, aq fiton.
 Periudhat me fjali të varura krahasore mund të jenë korrelative dhe
jokorrelative.
 Sipas kuptimit, periudhat me fjali të varura krahasore korrelative
ndahen në:
a) Periudha krahasore korrelative e barazisë,
b) Periudha krahasore korrelative e pabarazisë,
c) Periudha krahasore korrelative e rritjes përjesëtimore.

You might also like