You are on page 1of 1

Tragjedia “ Skënderbeu” nga Etëhem Haxhiademi

1. Ku qëndron tragjizmi i këtyre fjalëve: " Filluëm të mësohem na me


pun't'këqija” ?
E dimë që një ndër tragjedianët më të mirë klasik të letërsisë moderne
shqipe. Edhe në këtë vepër Etëhem Haxhiademi në mënyrë shumë të
hollësishëm ka shtjelluar tragjizmin. Pra pa e bërë dramatizimin e tij por
duke e shpërndarë atë përpjestueshëm në tërë skenën dhe kulmin e ka
arritur me mesazhet e shumëfishta. Një ndër to fshihet tek fjalët "Filluëm të
mësohem na me pun't'këqija” edhe atë duke e sipërfaqësuar gjendjen e
Shqipërisë. Kjo punë në vete ishte tragjike e më kuptimplotë u bë edhe në
vepër. Këtu kuptojmë që në kohën e Skënderbeut përkrah trimërisë dhe
guximit që kishin marrë tatëpjetat egzistonte edhe tradhëtia edhe atë në një
shkallë shumë të rrezikshme. Por këtu autori nën emrin e Skënderbeut me
dije dëshiron të na bëj që punët e këqija vazhdojnë të egzistojnë por gjëja
tragjike për këtë është se ato egzistojnë pasi që ne i lirojmë të bëjnë gjëra
të tilla neve dhe nuk i luftojmë ato. Mesazhi i Haxhiademit është që nuk
duhet të lëshojmë pe që të përfitojnë nga ne dhe se nuk duhet të presim
veprim vetëm nga një person si “Skënderbeu” në këtë rast por të
bashkangjitemi edhe ne për ti mënjaruar edhe punët edhe personat e këqija.
2. Në cilat fjalë kyçe e shpreh Skënderbeu vendosmërinë e tij për
veprimet e ardhshme?
 Edhe pse shumica vepruan sikur nuk shihnin tradhëtitë dhe të gjitha
punët tjera të këqija, Skënderbeu ishte në dije që gjithë këto ishin në
rrezik të popullit dhe ishte i vendosur që me veprimet e ardhshme të
mënjanonte këto. Dhe këtë e vërejmë në gjithë veprën por më haptazi
paraqitet në përmbylljen e veprës:
“Por un deri sa t’rroj nuk do t’kursehem
Për t’mprojtun tokën t’ime qi ushqehem,
Barbarit të tërbuëm sa të jem gjallë,
Do t’i vërsulem rreptësisht me pallë
Dhe gjak’ i im bregoret do t’i lajë,
Qi t’ rroj’ Shqipnija dhe flamur’ i sajë!”
Dhe këtë autori e bëri në mbyllje të veprës që të mbaronte në mënyrë
kulminante tragjedinë dhe të jipte mesazhinë në mënyrë sa më të fuqishëm
të mundshme.

You might also like