You are on page 1of 3

SHMP “Adem Gllavica”-Lipjan

Lënda: Gjuhë Shqipe e Letërsi


Klasa: XI
Tema javore (3 orë): Figurat stilistike (krahasimi, similituda, metafora)
Prof. Hajrije Salihu

Figurat stilistike
Stilisitka modern, shprehjet gjuhësore të përdorura me qëllime estetike letrare i ndanë në dy
grupe të mëdha themelore: figura dhe trope. Dallimi që vërehet ndërmjet tyre qëndron në faktin
se figurat e ruajnë të padryshuar kuptimin e fjalëve, por ndërrojnë vetëm trajtën apo mënyrën e
të shprehurit, me c’rast gjuha e përdorur merr një theks të vecantë, ndërsa tropet e ndryshojnë
kuptimin dhe trajtën e fjalëve duke bërë që ato të marrin kuptime të tjera, pra të bartin kuptime të
reja. Kështu që, tropet apo “figurat e fjalës” ndikojnë në zhvillimin e përdorimit gjuhësor.
- Studiuesit e retorikës dhe të stilistikës, me gjithë dallimet ndërmjet tyre, kanë arritur që në
grupin e tropeve, si figura themelore, të shquajnë: krahasimin e similitudën, metaforën- epitetin
metaforik dhe katakrezën, metoniminë dhe sinekdokën, personifikimin, eufeminizmin, epitetin,
alegorinë, simbolin, ironinë, antitezën, groteskun, hiperbolën e litotën.

Krahasimi është përdorimi i një parafytyrimi, nëpërmjet të cilit e bëjmë me të njohur gjënë apo
sendin që krahasojmë. Kështu, kur krahasohen dy dukuri apo sende, gjithnjë do të gjejmë
lidhëzat e tipit: si, porsi apo sikur, nëpërmjet të cilave na mundësohet krahasimi e përgjasimi.
Zakonisht, gjërat që krahasohen përngjajnë me njëra-tjetrën në ndonjë pike, por dallojnë shumë
në aspekte të tjera. Ta zëmë, shqiponja dhe rrufeja nuk janë të ngjashme, por kanë një të
përbashkët, të dyja nisen me shpejtësi nga qielli në drejtim të tokës. Kështu që, ndonjë poet, duke
e ditur se shpejtësia e rrufesë është më e madhe se e shqiponjës, mund ta krakasojë shqiponjën
me rrufenë dhe të shprehet në formën: shqiponja sulmoi sukur rrufeja. Prandaj, eshte parim i
krahasimit njëra nga sendet apo dukuritë që krahasohet duhet të jetë kryesore, ndërsa tjetra duhet
të jetë parafytyrimi i saj. Figura e krahasimit është shumë e pranishme te letërsia e shkruar, por
edhe në shprehësinë artistike popullore.
Në këtë poezi, poeti i këndon
bukurisë së vashës, me tone
popullore, duke e përgjasuar vashën
me sendet dhe dukuritë më të
bukura të natyrës.

-Similituda – mirëpo, kur ndodh që në vargjet poetike të kemi krahasimin e një gjendjeje, sendi
a veprimi me një radhë të renditur parafytyrimesh, pra kur nuk kemi vetëm A si B, por A si B,
sikur C etj., kemi të bëjmë me similitudën apo, sic quhet ndryshe, krahasim i zgjeruar. Përvec
kësaj, similitude quhet edhe forma e të krahasuarit, kur krahët e krahasimit nuk përbëhen nga dy
fjalë, por nga dy e më shumë fjali.

Forma e krahasimit si similitude haset më tepër në poezinë


popullore, homerike-epike, si dhe në veprat poetike të
autorëve shqiptarë Naim Frashëri e Gjergj Fishta.

Metafora është figura më e njohur dhe më e përdorur në vargun poetik dhe shpeshherë është
quajtur mbretëresha e tropeve. Sikur krahasimet, metaforat konsiderohen se kanë lidhje të
drejtpërdrejtë me përngjasimet e një sendi a dukurie me një send apo dukuri tjetër. Mirëpo, në
kuadër të metaforës, përbashkimi ndërmjet dy objektve apo fenomeneve është më i plotë, sepse
metafora nuk përdorë lidhëzat si e sikur, për t’i ndarë dy gjërat që krahasohen ndërmjet tyre. Në
fakt, metafora vetëm shpreh se A “është” B, ku elementi i pare i krahasimit shndërrohet, për një
moment, në dicka tjetër. Disa përdorime të metaforave shkojnë edhe më larg sa që nuk pranojnë
krahasimin e menduar, pra bartjen, e një cilësie nga një send apo dukuri në tjetrën, por cilësojnë
metaforë një send apo fenomen A, sikur të mos jetë ai, por të shndërruar në dicka tjetër, B.
Mbi këtë parim, metafora është kuptuar si figure në të cilën një fjalë përdoret në vend të tjetrës.
Sidoqoftë, ta zëmë, nëse me figurën e krahasimit do të kishim fjalën: Genti është i fortë si luan,
me figurën e metaforës do të kishim: Genti është luan. Sic e pamë, figura e krahasimit përdorë
subjektin, objektin dhe parafytyrimin gjatë krahasimit, ndërsa metafora e mënjanon shenjën e
krahasimit dhe fokusohet vetëm në subjektin e parafytyrimit. Kështu, dallimi themelor qëndron
në faktin se metafora identifikon subjektin me imazhin. Pra, në vend se të thuhet se subjekti është
sikur imazhi, metafora thekson se subjekti, në njëfar forme, është vet imazhi. Kështu, për të bërë
dallimin mes tyre, marrim një shembull:
Krahasim: Libri i mirë është si një mik.
Metaforë: Libri i mirë është mik.

Metafora shfaqet në trajtat e emrit, të mbiemrit dhe të foljes:


Metaforë emër: buzë deti, fryt pune etj.
Metaforë mbiemër: Drini plak, dielli i bardhë mal i thatë etj. Metafora mbiemër shpesh quhet
epitet metaforik.
Metafora folje: ecin retë, udha dredhon, deti puth bregun, u veshën mallet etj.
Shembuj të krijimit të vargjeve poetike me përdorim të dendur metaforik:

Detyrë shtëpie:

You might also like