You are on page 1of 15

Pyetje të testeve në Teori e Letërsisë

1. Çfarë kuptoni me fjalen metafore?


Fjala metaforë vjen nga Greqishtja – metophora: bartje. Metafora sajohet kur emërtojmë një send me
emrin e një sendi tjetër.
2. Çfare aspektesh paraqet narratori në veprén letrare?
Narratori paraqet vetëm një aspekt të veprës letrare, sepse po t’i rrëfente ngjarjet e veta, atëherë s’do të
kishim roman, domethënë rrëfimi i tij s’do të merrte formen e veprës letrare.
3. Cila është etimologjia e fjalës poetike?
Teoria e letërsisë quhet shpesh edhe poetike, nga greqishtja “poetike tehne=aftesi” pra, mjeshtëri,
vjershëri.
4. Si duhet kuptuar raportin e letëreise me shoqërinë?
Duhet të kuptohet në aspektin e natyrës së veçantë të artit.
5. Me cilat shkrime të tjera pikëtakohen shkrimet teorike letrare?
Shkrimet teorike letrare kanë pikëtakim dhe me shkrime të tjera por që u përkasin fusha të ndryshme të
studimit:
a. Me Estetikën
b. Me Gjuhësinë
c. Me Psikologjinë
d. Me Sociologjinë
e. Me Filozofinë etj.
6. Çfarë lloj letërsish kemi?
Letërisa nuk është vetëm ajo që shkruhet në libra, sepse:
a. Përveq letërsisë së shkruar, ekziston edhe,
b. Letërsia gojore.
7. Çfare funksionesh kanë veprat letrare në shoqëri?
Veprat letrare kanë një varg funksionesh në shoqëri. Ato mund të shërbejnë për qëllime:
a. Edukative,
b. Morale,
c. Politike etj.
8. Cilat janë kundërthëniet midis qëndrimit teorik dhe praktik ndaj letërsisë?
Dëshmohen edhe nga përvoja më e rëndomtë e cilitdo që përjeton drejtpërdrejtë letërsinë. Shpesh në
procesin e përjetësimit të letërsisë, çka është e mundur vetëm nëse e kuptojmë si duhet veprën, dalin
pengesa të ndryshme.
9. Etimologjia e fjalës estetike, ku ka rrënjët estetika dhe ku ka zanafillen estetika?
Estetika nga greqishtja aisthetiokos = i ndjeshëm që ka të bëj me ndjeshmërinë, i ka rrënjët në të
menduarit filozofik për natyrën e letërsisë, te filozofia greke, por si shkencë filozofike, pra si diciplinë
filozofike mori formë në kuadër të filozofisë së re, të sistemuar dhe të orientuar shkencërisht. Zanafillën
e ka tek Aleksandër BAUMGARTENIB (1714-1762).
10. Ç’kuptoni me kompozim tingujsh në një vepër lerare?
Çdo vepër arti është para se gjithash, një kompoozim tingujsh, nga të cilët lind një kuptim i caktuar. Në
shumë vepra letrare, përfshirë natyrisht prozen, shtresa zanore bie në sy një përbërës i ndikimit estetik.
Kjo ndodh me pjesen më të madhe të prozës dhe me tërë poezinë pa përjashtim.
11. A egzostojnë shkallë të varësisë së ndërsjellët midis qëndrimit praktik dhe qëndrimit teorik ndaj
letërsisë?
Qëndrimi teorik (i shkrimtarit si krijues) dhe qëndrimi praktik (i lexuesit si përjetues i letersisë) ndaj
letëresisë duhet të dallohen, por jo të kundërvihen mes tyre. Me gjithë shkallëm e caktuar të letërsisë së
ndërsjellë:
a. Midis qëndrimit praktik dhe qëndrimit teorik ndaj letërsisë, aftësia për punë shkencore në studimin e
letersisë s’duhet përzier me aftësinë e krijimtarisë letrare,
b. Shkrimtari s’duhet të jetë medoemos specialist në studimin e letersisë dhe, as specialisti i studimit të
letërsisë s’duhet të jetë medoemos shkrimtarë.
12. Si realizohet letërisa?
Përmes formësimit të paraftyrimeve të thjeshta, të përshtypjeve, mbaresave dhe përshkrimeve të cilat me
kombinimet krijojnë mundësi krejtësisht të reja për të kuptuar një fakt të jetës, kjo do të thotë se:
a. Krijimtaria letrare nuk duhet kuptuar sipas logjikes se shkrimtarit se prej hiqit e krijon boten e vet
individuale ashtu siç e ka krijuar Zoti botën prej ‘’asgjëje’’ në mitologjinë ebreje, pra
b. Shkrimtari krijon një vepër në bazë të parafytyrimeve, përshtypjeve dhe ideve te veta,
c. Krijimtaria letrare duhet kuptuar si veprimtari e formësuar që në bazë të realitetit ekzistues sipas
ligjeve të posaqme krijon realitet të ri.
13. Si çfarë elementi shfaqet rima?
Si element përsëritës të tingujve të njejtë që vendosen në fund të vargjeve.
14. Ç’është tema dhe për çfarë flet ajo në veprën letrare?
Fjala temë, vjen nga Greqishtja: thema, që do të thotë ajo që është shkruar – si kuptim i tërësishëm i
veprës.....
15. Ç’kuptoni me narrator të sigurtë dhe me narrator të pasigurtë?
Narratori i sigurtë është perosni që flet për atë që përshkruhet në veprën me njohuri të caktuar dhe
komplete si dhe me një farë qëndrimi objektiv, kurse narratori i pasigurtë është perosni që flet për diçka
duke mbajtur një qëndrim subjektiv.
16. Ç’është lirika?
Lirikë (nga greqishtja Lyra = Lira, lloj instrumenti muzikorë). Lirika është gjini letrare e zhvilluar në
filozofinë gjermane dhe në kritikën letrare të shekullit të XVIII dhe XIX.
17. Cilat analiza mund të plotësoj analiza e karakterit?
Analiza e karakterit zhvillohet zakonisht në dy drejtime:
a. Shpjegohet tipi i njeriut që përshkruhet në veprën letrare,
b. Hetohen mjetet me të cilat është paraqitur karakteri i caktuar.
18. Cilat janë gjinitë letrare dhe çfarë mendonte Gëteja, Hegeli dhe Shtajgerti për këto gjini?
Në filozofinë gjermane dhe në kritikën letrare të shekullit të XVIII-XIX u zhvillua teoria për tre gjini
letrare:
a. Për Epikën (nga greqishtja epos= rrëfim poetik)
b. Për Lirikën (nga greqishtja Lyra= Lira – Lloj instrumenti muzikor) dhe
c. Për Dramatikën (nga greqishtja drahme= veprim).
Gëteja mendonte se të tria këto gjini letrare janë “forma të ndryshme të poetikës”, kurse Hegeli e
ndërlidhte lirikën me subjektivitetin, epikën me objektivitetin,kurse dramatikën e quante si sintezë të të
dyjave. Epika, mendonte Hegeli, i parashtron objektivisht ngjarjet e caktuara, lirika shpreh ndjenjat dhe
mendimet subjektive, kurse dramatika, përemes aksionit, i ndërlidhë ngjarjet e jashtme me ndjenat
subjektive njerëzore.
Sipas mendimit të Shtajgerit, epika, lirika dhe dramatika u përgjigjen:
a. Ndjeshmërisë,
b. Figurshmërisë,
c. Logjikës; ato shprehin diçka që mund të rrëfehet e plotë ose me rrokje (lirika), diçka që mund të
shprehet dhe të paktën me një fjalë (epika), ose ajo që mund të shprehet të paktën me një fjali
(dramatika).
19. Ç’është kuptimi dhe konteksti?
Konteksti i jep tekstit gjuhësor atë kuptim që e bën vepër artistike.
Por kuptimi i çdo teksti varet prej kontekstit (contextum = bashkëthurur, e gërshetuar).
20. Në poezinë e mëposhtme gjeni rimën dhe eufoninë?

Sikur ta dinin lulet

Sikur ta dinin lulet


se ç’plagë ka shpirti im,
ato me mua do qanin,
t’i sillnin shpirtit tim shërim.

Sikur ta dinin bilbilat,


se buza ime po plas,
një këngë ngushëllimtare
ata do lëshonin me gas.

Sikur të ma dinin dhembjen


dhe yjet e ndritur si ar,
do vinin që lart të m’i thonin
kuvënd ngushëllimtar.

Këta të gjith s’e dinë,


Veç njëra ma di çdo trishtim
Se vetë ajo ka këputur,
Kuputur shpirtin tim.
Pyetje të testeve në Teori e Letërsisë

1. Çfarë qujamë komedi?


Komedi quhet ajo veper dramatike me anën e së cilës komediografi e pasqyron jeten në mënyrë
humoristike e komike. Nëpërmjet komedisë shkrimtari qesëndis (përqesh), përbuzë dhe kritikon
vveset dhe dobësitë e njeriut e të shoqërisë. komedia ka për qëllim të luftoj kundër veseve dhe të
metave të njeriut e të shoqërisë përmes humorit dhe satirës.
2. Kush mund të luaj rolin e narratorit?
Rolin e narratorit mund të e luaj një personazh i veprës, ndonjë personazh i sajuar që vendoset në
fillim të veprës, ndonjë dëshmitarë i ngjarjes ose ndonjë bartës i një këndvështrimi nga shihen
ngjarje të caktuara. Përveq këtyre roleve, narratori mund të jetë edhe i ashtuquajtur narrator i
sigurtë (personi që flet për atë që përshkruhet në vepër) dhe narrator i pasigurtë (person që flet për
diçka duke mbajtur qëndrim subjektiv)
3. Ç’është estetika dhe me se merret ajo?
Estetika nga greqishtja aisthetiokos = i ndjeshëm që ka të bëj me ndjeshmërinë, i ka rrënjët në të
menduarit filozofik për natyrën e letërsisë, te filozofia greke, por si shkencë filozofike, pra si
diciplinë filozofike mori formë në kuadër të filozofisë së re, të sistemuar dhe të orientuar
shkencërisht.
4. Kur mund të jetë letërsia krijimtare?
Letërsia mund të jetë krijimtare atëherë kur bën fjalë: jo vetëm për atë që ka ndodhur, por edhe për
atë që do të ndodhë.
5. Ç’është teoria e letërsisë dhe me se merret ajo?
Teoria e Letërsisë është një teori që e shikon vepren nga brenda, nga mënyra se si është ndërtuar, që
të përcaktoj parimet e analizës së veprës letrare, ajo merret me:
a. Me problemet e letërsisë në përgjithësi,
b. Me problemet që paraqet vepra letrare si krijim i ri origjinal, dhe
c. Me çasjen e lexuesit ndaj saj.
6. Cila është etimologjia e fjalës “Letërsi” dhe cili është dallimi midis letërsisë dhe studimit të
letërsisë?
Fjala Letërsi rrejdh nga latinishtja: LITTERATURA, pra, letërsia është ajo që shkruhet, sepse vjen
nga fjala Littera = shkronjë.
Studimi i letërisë duhet të nxit kuptimin dhe përjetimin e veprave letrare.
Teoria e Letërsisë është një teori që e shikon vepren nga brenda, nga mënyra se si është ndërtuar, që
të përcaktoj parimet e analizës së veprës letrare
7. Çfarë detyra duhet të përmbushë letërisa në shoqërinë njerëzore?
-Letërsia bart porosi të atilla që nuk do të mund të barteshin dhe formësonin përvojë që nuk do të
mund të formësohej ndryshe.
-Letërisa përmbanë të vërteta që ndryshe nuk do të mund të njiheshin e as të kuptoheshin.
-Letërsia është e lidhur me realitetin shoqëror.
-Lidhja midis letërsisë dhe jetës shoqërore është e veçantë dhe e ndërlikuar.
8. Cila njohje bëjnë të mundur zhvillimin e aftësive për përjetimin e letërsisë?
Vetëm njohja e nje numri të madh veprash letrare mund ta përsos ndjeshmërinë për vlerat e mëdha
artistike, vetëm një njohje e tillë e bënë të mundur zhvillimin e aftësive për përjetimin e letërsisë.
9. Çfarë shkence është linguistika dhe si shqyrton ajo veprën letrare?
Linguistika është shkencë e cila merret studimin e gjuhës, në të gjitha format e saj. Ajo e shqyrton
veprën letrare brenda përpjekjeve të përgjithshme lidhur me përcaktimin e natyrës dhe të mënyrës së
funksionimit të gjuhës si mjet komunikimi.
10. Çfarë kuptoni me cilësi të brendshme të tingullit të tekstit letrar?
Me cilësi të brendshme të tingullit nënkuptojmë ato veqori që e dallojnë tingullin “A” nga tingulli
“O”, tingullin “I” nga tingulli “N”, e që janë të lidhura me sasinë, sepse nuk mund të flasim për me
shumë se më pak “A” ose “P”. Dallimet e brendhsme cilësore midis tingujve jane themel i atyre
efekteve estetike qe zakonisht quhen me tremin “Muzikalitet” ose “Eufoni”.
11. Cilat deytra të caktuara kryen letërisa në shoqërinë njerëzore?
a. Letërsia mbart porosin të atilla që s’mund të mbarteshin ndryshe, dhe përvjell përvojë që s’do të
përcillej dot ndryshe.
b. Letërsia përmbanë të vërteta të atilla që s’do të ishte e mundur as të njiheshin e as të kuptoheshin
ndryshe.
c. Letërsia është e lidhur me realitetin shoqëror.
d. Lidhja midis letërsisë dhe jetës shoqërore është e veçantë dhe e ndërlikuar.
12. Ç’është motivi dhe karakteri në një vepër letrare?
Motivi është pjesa më e vogël e veprës letrare, që ruan një kuptim relativisht të pavarur në suazën
e temës. Duhet theksuar se motivi në teorinë e letërsisë kuptohet shpesh edhe në mënyra të tjera:
meqë ka të bëjë me realitetin jashtëletrar, disa kritikë e përcaktojnë si situatë tipike jetësore, rreth së
cilës bën fjalë një vepër letrare, ngaqë motivet në shumë vepra letrare përsëriten, disa teoricientë
mendojnë se motivi duhet kërkuar pikërisht në një njësi tematike, e cila mund të hetohet në shumë
vepra letrare.
Personazhi është gjithashtu faktor i rëndësishëm në analizën e shumë veprave letrare. Kur bëhet
fjalë për cilësi, kryesisht psikologjike, të personazhit që përshkruhet në një vepër, atëherë përdoret
fjala karakter.
13. Ç’është tema në një vepër letrare?
Çdo vepër letrare flet për diçka dhe, si tërësi e kuptimësuar, ajo flet për diçka unike. Kjo bën të
mundshme që në analizën e veprës letrare të dallojmë temën (nga greqishtja thema: ajo që është
shtruar) si kuptim i tërësishëm i veprës. Par, tema nxjerr në pah, nga njëra anë, se vepra letrare i
referohet diçkaje joletrare, dmth botës reale, dhe nga ana tjetër duhet pranuar se gjithë ajo që është
thënë në veprën letrare duhet marrë si tërësi unike kuptimore, dmth të gjitha pjesët e veprës si:
kapitujt, këngët e të tjera, si dhe të gjitha fjalitë e përdorura, i ndrëlidhë ajo për të cilën flitet.
14. Ç’është teksti, konteksti dhe kuptimi?
Atë që është e shkruar në ndonjë gjuhë e quajmë tekst (sipas fjalës: textum në Latinisht: thurje,
pëlhurë). Por kuptimi i çdo tekstivaret prej kontekstit (contextum = bashkëthurur, e gërshetuar).
15. Letërsia si art, kujt i referohet?
a. Nuk i referohet vetëm të kaluarës dhe të sotmes të jetës shoqërore.
b. Nuk është vetëm njohje e asaj që ka qenë dhe që është.
c. Vepra letrare, nëse është vërtetë vepër e madhe artistike, i referohet edhe asaj që nuk është e tillë,
por që hetohet edhe sie ardhme e parelizuar, si e ardhme që vepron.
d. Dramat e Eskilit e të Shekspirit na flasin edhe sot për problemet njerëzor.
e. Të gjitha veprat e mëdha letrare të së kaluarës mbartin përherë në vete mundësi të pashtershme
kuptimore dhe interpretuese.
16. Si lind një vepër letrare?
Përmes formësimit të paraftyrimeve të thjeshta, të përshtypjeve, mbaresave dhe përshkrimeve të cilat
me kombinimet krijojnë mundësi krejtësisht të reja për të kuptuar një fakt të jetës, kjo do të thotë se:
a. Krijimtaria letrare nuk duhet kuptuar sipas logjikes se shkrimtarit se prej hiqit se e krijon boten e
vet individuale ashtu siç e ka krijuar Zoti botën prej ‘’asgjëje’’ në mitologjinë ebreje, pra
b. Shkrimtari krijon një vepër në bazë të parafytyrimeve, përshtypjeve dhe ideve te veta,
c. Krijimtaria letrare duhet kuptuar si veprimtari e formësuar që në bazë të realitetit ekzistues sipas
ligjeve të posaqme krijon realitet të ri.
17. Ç’është analiza filologjike e tekstit?
Orientimi i filologjisë për botimin e teksteve të vjetra, sidomos për analityre, quhet Analiza
filologjike e tekstit, e cila nga pikëpamja e Teorisë së Letërsisë është deri diku punë përgaditore, por
kjo kërkon shumë njohuri, mjeshtëri e përkushtim.
18. Sipas filozofisë gjermane si ndahen gjinitë letrare?
Sipas filozofisë gjermane gjinitë ndahen në tri gjini letrare:
a. Për Epikën (nga greqishtja eops= rrëfim poetik)
b. Për Lirikën (nga greqishtja LYRA- LLOJ INSTRUMENTI MUZIKOR)
19. Cilat janë degët e shkencës së teorisë së letërsisë dhe cili është objekti i studimit të tyre?
Teoria e Letërsisë – merret me studimin e strukturës së brendshme të veprës letrare
Historia e Letërsisë – merret me studimin e lindjes së letërsisë dhe me zhillimin e saj deri më sot,
d.m.th. studion ecurinë historike të letersisë në kohë.
Kritika letrare – merret me vlerësimin e veprave letrare.
20. Në poezinë e mëposhtme gjeni rimën dhe eufoninë
Malli

Syri i bukur që t’u mvrenjt, A


Syri yt që më lëndon, B
Do më lërë a vonë a shpejt, A eufoni
do me lërë a shpejt a vonë. B

Sapo shpirti m’u delir, A


Shpirti im i nxirë krejt, B
Do më lërë me pahir A
Syri i bukur që t’u mvrenjt. B

E do mbetem përnjëmend, A
Varfanjak si mbret pa fron, B
Mbretëresha që më çmend, A
Do më lër a shpejt a vonë. B

Do më lërë a vonë a shpejt, A eufoni Do më lërë...A! por si, A eufoni


Do më lërë a shpejt a vonë, B Qoftë atëherë ose tani, A
Syri i bukur që t’u mvrenjt, A Do të qaj aq dashuri, A eufoni
Syri yt që më lëndon. B Që do humbë me mall te ti? A
Pyetje të të testeve në Teorie e Letërsisë

1. Ç’ëshë epi, epitafi dhe epigrami?


Epi, epitafi dhe epigrami janë lloje të poezisë lirike.
Epi (nga greqishtja: epos- fjalë, tregim) edhe si tip, edhe si lloj i poezisë epike, ka rëndësi të veqantë,
sepse përmbanë në formë të pastër të gjitha karakteristikat e poezisë epike.
Epitafi (nga greqishtja: epitaphion = mbishkrim varri) quhet një vjershë shumë e shkurtër lirike e
skalitur mbi gurët e varreve. Epitafet e para i hasim në Egjiptin e Vjetër.
Epigrafi quhet një shënim i shkurtër në vargje që zakonisht vihet në fillim të ndonjë vepre letrare ose në
krye të çdo kapitulli të saj. Epigraf nga greqishtja epigraphe = mbishkrim. Epigrafi është një trajtë e
bukur aforistike (thënie e shkurtër shprehëse që përmbanë një mendim të përgjithshëm), e cila sqaron
parprakisht idenë qendrore ose përmbajtjen e veprës përkatëse.
2. Cili është objekti i degëve të shkencës së letërsisë?
3. Për të kuptuar ç’është letërisa, çfarë duhet të dallojmë?
Për të kuptuar ç’është letërsia, duhet bërë dallimin midis qëndrimit PRAKTIK dhe TEORIK ndaj
letërsisë.
4. Çfarë duhet të nxisë studimi i letërsisë?
Studimi i letërsisë duhet të nxisë:
a. Kuptimin dhe,
b. Përjetimin e veprave letrare.
5. Si duhet kuptuar krijmtarinë artistike?
Pa depërtuar në kuptimin e jetës e të botës, që s’janë të pranishëm drejtpërdrejtë, është e pamundur të
kuptohet nje përjetim artistik i një vepre letare.
6. Ç’është komedia dhe kënda refleksive?
Komedi quhet ajo veper dramatike me anën e së cilës komediografi e pasqyron jeten në mënyrë
humoristike e komike. Nëpërmjet komedisë shkrimtari qesëndis (përqesh), përbuzë dhe kritikon vveset
dhe dobësitë e njeriut e të shoqërisë. komedia ka për qëllim të luftoj kundër veseve dhe të metave të
njeriut e të shoqërisë përmes humorit dhe satirës.
Këngë refleksive ose medituese quhet ajo vjershë lirike, ku poeti shpreh qëndrimin e vet emocional ndaj
ndonjë të vërtete të madhe që ka të bëj me njeriun dhe me jetën.
7. Ç’është poezia lirike?
Lirikë nga greqishtja Lyra= lira, lloj instrumenti muzikor. Poezi lirike quhet ajo poezi ku poeti
pasqyron jetën nëpërmjet përshkrimit të gjendjeve të veçanta të karakterit të njeriut, duke shprehur dhe
mendimet e veta, të nxitura nga rrethanat e ndryshme të jetës shoqërore.
8. Në një vepër letrare cilat shtresa të tingullit mund të dallojmë?
a. SHTRESËN E TINGULLIT
b. SHTRESËN E NJËSIVE TË KUPTIMIT
c. SHTRESËN E BOTËS SË VEPRËS.
9. Ç’është eseja?
Ese quhet ai punim ku trajtohet ndonje çështje e shkencës, e artiti, e kulturës ose e jetës shoqërore me
një qëllim të thellë subjektiv. Përmes një eseje autori shpreh qëndrimin e vet ndaj një çështjeje, duke
dhënë gjykimet që ka bërë për atë çështje. Tematika e një eseje është shumë e gjerë. Në të mund të rrihet
çdo probëem që përkon me jetën e njeriut dhe me veprimtarinë shoqërore të tij.
10. Ç’është eufonia dhe çfarë dallime zanore duhet të bëjmë?
Eufonia (nga greqishtja “eu” – i mirë, dhe “phone”- zë = zë i mirë, bukurtingëllim ose muzikalitet).
Dallimet midis tingujve sipas cilësisë së tyre janë ato që mund të bëhen themel për ritmin dhe metrin:
Lartësia e tonit, kohëzgjatja e tingullit, theksi, shpejtësia e përsëritjeve – më e madhe ose më e vogël.
11. Çfarë përvoje duhet të përmbajnë veprat artistike?
Veprat artistike përmbajnë përvojën njerëzore për jetën, për botën, të shprehur me njohjen që është
specifike vetëm për të. Jo vetëm kaq, por ato edhe e formësojnë këtë realitet.
12. Ç’është narratori?
Narratori është ai i cili drejtpërdrejt ose tërthorazi i drejtohet lexuesit.
13. Ç’është rima dhe cilat janë funksionet e saj?
Rima është përsëritja e tingujve që vendosen në fund të vargjeve. Funksioni i saj është thjesht eufonik,
pra përsëritës i tingujve. Poashtu ajo kombinon, lidh, ose kundërvë fjalët.
14. Ç’është poezia dramatike?
Poezia dramatike quhet ajo poezi ku dramaturgu e pasqyron jetën e njeriut nëpërjet veprimit që
zhvillohet në skenë. Në veprën dramatike paraqitet grindja që lind nga ballafaqimi i pikëpamjeve dhe i
botëkuptimeve të kundërta të protagonistëve dhe të antagonistëve.
15. Ç’është Metri?
Metri nga greqishtja METRON = MASË, studion elementet e vargut, mënyrën dhe mjetet me të cilat
ndërtohet vargu, pra, këtë dije e njohim me emrin Metrikë.
16. Ç’është Teoria e Letërsisë?
Teoria e Letërsisë është një teori që e shikon vepren nga brenda, nga mënyra se si është ndërtuar, që të
përcaktoj parimet e analizës së veprës letrare.
17. Ç’është tema, motivi dhe fabula në një vepër letrare?
Fjala Temë vie nga greqishtja: thema, ajo që është shkruar, si kuptim i tërësishëm i veprës. Tema
nxjerr në pah, nga njëra anë, se veprat letrare i referohet diçkaje joletrare, domethënë, botës reale, dhe,
nga ana tjetër duhet pranuar se gjithë ajo që është thënë në veprën letrare duhet marrë si tërësi unike
kuptimore, domethënë të gjitha pjesët e veprës, p.sh.: kapitujt, këngët etj, si dhe të gjitha fjalitë e
përdorura, i ndërlidhë “ajo” për të cilën flitet.
Motivi është pjesa më e vogël e veprës letrare, që ruan një kuptim relativisht të pavarur në suazën e
temës. Duhet theksuar se motivi në teorinë e letërsisë kuptohet shpesh edhe në mënyra të tjera: meqë ka
të bëjë me realitetin jashtletrar, disa kritikë e përcaktojnë si situatë tipike jetësore, rreth së cilës bën
fjalë bën fjalë një vepër letrare; ngaqë motivet në shumë vepra letrare përsëriten, disa teoricientë
mendojnë se motivi duhet kërkuar pikërisht në një njësi tematike, e cila mund të hetohet në shumë vepra
letrare.
Fabula (nga latinishtja: Fabula = Tregim) në teorinë e letërsisë shpjegohet si shtjellim i ngjarjes
themelore që zhvillohet në veprën letrare. Në themel të veprës mund të jetë një ngjarje, një varg
ngjarjesh të lidhura sipas shkak-pasojës, një përbërje e tërësishme e rrëfimit që rrjedh “prej fillimit deri
ne fund”.
18. Ç’është karakteri në një vepër letrare?
Personazhi është faktor i rëndësishëm në analizën e shumë veprave letrare. Kur bëhet fjalë për cilësi,
kryesisht psikologjike, të personazhit që përshkruhet në një vepër, atëherë përdoret fjala karakter.
19. Ç’është teksti, konteksti dhe kuptimi?
Atë që është e shkruar në ndonjë gjuhë e quajmë tekst (sipas fjalës: textum në Latinisht: thurje, pëlhurë).
Por kuptimi i çdo tekstivaret prej kontekstit (contextum = bashkëthurur, e gërshetuar). Kuptimi është
një ecuri mendore që ka të bëjë me një send lëndor apo të menduar, si një njeri, gjendje, apo lajm me
anë të cilit dikush është i aftë të mendojë për të dhe përdorë koncepte për të vepruar përshtatshmërisht
me atë send (objekt). Kuptimi poashtu është aftësia e lidhjes së nje riparaqitjeje (parafytyrimi) me
shumë riparaqitje të tjera.
20. Në poezinë e mëposhtme gjeni rimën dhe eufoninë?

Lorelaja (Hajnrih Hajne)

Vallë nga më vjen nuk po e di


gjith’ ky trishtim që më pushton;
prej kohësh t’lashta një histori
më bie ndërmend e s’më lëshon

Ajri freskohet e muzgu zë të bjerë,


Rini tatpjestë rrjedh krejt qetësor;
maja e shkëmbit nis të shkëlqejë
nga rrezet e diellit mbrëmjesor.

Atje sipër më e bukura vashë,


magjishëm është ulur dhe po rri
gjerdani i artë i rrëzëllen në qafë
dhe leshrat e arta ajo po kreh tani.

Me krehër të artë vashëza po krihet


dhe ndërkaq një këngë nis e këndon
e ç’melodi e fuqishme që përfshihet
n’atë këngë që mrekullisht kumbon!

Varkarin n’atë varkën e tij të vogël


ajo melodi thellë në shpirt e kaplom,
dhe s’më sheh gumën me majtë të shogët
se drejtë majës së shkëmbit po vështron.
Pyetje të testeve në Teori e Letërsisë

1. Ç’është romanca dhe kënga idilike?


Romanca- është vjershë që mund të quhet edhe vjershë lirike, edhe epike, meqë ka karakterisitikat e
njërës dhe tjetrës. Temë kryesore e saj është dashuria. Romanca merr ndonjë ngjarje që e përshkruan
me ritëm të shpejtuar, me intonim të theksuar optimist, megjithëse romancat e vjetra përshkruanin
shpesh edhe ngjarje tragjike.
Kënga idilike- quhet ajo vjershë lirike ku poeti shpreh knaqësinë e vet ndaj jetës së qetë e pa brenga të
njeriut në natyrë. Gjatë thurjes së kësaj kënge, poeti e pasqyron jetën në mënyrë të idelaizuar, duke vënë
vetëm ant e mira të saj. Fjala IDILIKE është biemër dhe rrjedh prej greqishtes eidyllion= tablo e vogël,
figurë.
2. Ç’është drama dhe çfarë pasqyron ajo?
Fjala DRAMË rrjedh nga greqishtja drama, që do të thotë punë, veprim ose parqitje e
veprimit.përdoret për të shënuar atë grup veprash të gjinisë letrare që dallojnë prej epikës dhe lirikës, si
dhe për të shënuar një lloj dramatik brenda letërsisë dramatike, sepse drama ndryshon nga tragjedia e
nga komedia.
3. Ç’është vepra letrare në kuptim të gjerë të fjalës dhe në kuptim të ngushtë të fjalës?
Vepra letrare në kuptim të gjerë të fjalës është çdo krijim gjuhësor që “bëhet në kohë”, d.m.th. që një
grup njerëzish e pranon dhe e mban mend, duke pranuar se vlen të mbahet mend, ose që “bëhet” edhe
në mënyra të tjera, jashtë rrethanave të drejtpërdrejta të krijimit të saj.
Vepra letrare në kuptim të ngushtë të fjalës quajmë vetëm krijimet që kane tëndëi të madhe ër kulturën
e përgjithshme, që përmbajnë një përvojë të gjerë njerëzore.
4. Tregoni dallimin midis letërsisë dhe teorisë së letërsisë?
Letërisa është krijuese, është art. Ndërsa Teoria e Letërsisë e shikon veprën nga brenda nga mënyra se si
është ndërtuar që të përcaktoj parime të analizës së veprës letrare.
5. Ç’është poezie epike dhe lirike?
Poezi epike quhet ajo poezi ku poeti pasqyron jetën e njeriut, përshkruan hollësisht ngjarje të
rëndësishme dhe shpreh ndjenjat e veta për një ngjarje të caktuar, në të cilën mund të jetë përfshirë
edhe vet poeti.
Poezia lirike- Lirikë (nga greqishtja Lyra= lira, lloj instrumenti muzikor). Poezi lirike quhet ajo poezi
ku poeti pasqyron jetën nëpërmjet përshkrimit të gjendjeve të veçanta të karakterit të njeriut, duke
shprehur ndjenjat dhe mendimet e veta, të nxitura nga rrethanat e ndryshme të jetës shoqërore.
6. Si mund të studiohet vepra letrare dhe çfarë pasqyron letërsia?
Vepra letrare mund të studiohet si shprehje dhe si pasqyrim i jetës shoqërore. (21)
Letërisa pasqyron jetën, kurse jeta, në kuptimin e gjerë të fjalës, është realiteti shoqëror.
7. Ç’është narratori në një vepër letrare dhe cili është roli i rij?
Narratori në një vepër letrare është gjithmonë një sajim, madje edhe kur paraqitet sikur është autori i
rrëfimit të ngjarjes së lidhur me të. Pra, Narratori në një farë mënyre, në veprën artistike është vetëm
një prespektivë e mundshme, për të cilën rrëfehet.
Roli i tij është që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë tërthorazi të i drejtohet lexuesit.
8. Ç’është vjersha epike?
Si vëllim është më i vogël se epi. Vjershat epike trajtojnë zakonisht ndonjë ngjarje të veçantë dhe jo
zhvillimin e përgjithshëm jetik të gjithë populli.t
9. Ç’është ditirambi dhe gnoma?
Ditiramb quhet një lloj kënge lirike e gëtueshme ku poeti u këndon lumturisë dhe gëzimiz të jetës.
Ditirambi zanafillën e ka në Greqinë e vjetër dhe rrjedh nga fjala greke dithyrambos = lëvdatë e
tepruar. Në fillim ishte një mbiemër që i shtohej një emrit të DIONISIT (hyjni greke e vrestit dhe verës),
kurse më vonë mori kuptimin e këngës që këndohej për lavdinë e tij.
Gnomë (nga greqishtja gnoma = fjalë e urtë) quhet një vjershë tepër e shkurtër lirike nëpërmjet së cilës
poeti shpreh ndonjë mendim të thellë që mund të shërbej si fjalë e urtë. Gnomën e hasim në tekstin e
ndonjë vepre me cilësi të larta artistike.
10. Ç’është romani?
Fjala Roman e ka zanafillën në gjuhën letrare latine. Fjala Roman rrjedh prej fjalës ROMANUS, që
d.m.th. ROMANESK. Me fjalën ROMAN kuptojmë një punim të gjatë të epit (tregimit-kallzimi), ku
pasqyrohet një proces i ndërlikuar që ka të bëjë me jetën e heroit dhe të personazheve të tjera.
11. Në ç’aspekte duhet të studiohet letërsia?

12. Çfarë quajmë letërsi?


Fjala letërsi rrjedh nga latinishtja LITERATURA, pra, letërsia është ajo që shkruhet, sepse vjen nga
fjala LITTERA=SHKRONJË. Letërsi quajmë veprat e shkruara që lexohen dhe që mbesin në jetë, dmth
nuk vdesin.
13. Cilat janë llojet e rimave?
Llojet e rimave janë:
a. Rima e rregullt,
b. Rima e pastër,
c. Rima jo e pastër,
d. Rima jo e rregullt,
e. Rima e pasur.
14. Si përcaktohet tema e veprës letrare dhe nga cilat elemente kushtëzohet?

15. Çfarë nxjerr në pah tema në veprën letrare?


Tema nxjerr në pahë nga njëra anë se, vepra letrare i referohet diçkaje joletrare, dmth, botës reale, dhe,
nga ana tjetër duhet pranuar se gjithë ajo që ështçë thënë në veprën letrare duhet marrë si tërësi unike
kiptimore, dmth të gjitha pjesët e veprës, p.sh.: kapitujt, këngët si dhe të gjitha fjalitë e përdorura, i
ndëridh “ajo” për të cilën flitet.
16. Si duhet të jetë kuptimi i temës në veprën letrare?

17. Cilat jane gjinitë letrare dhe çfarë mendonin Gëteja, Hegeli dhe Shtajgerti për këto gjini?
Në filozofinë gjermane dhe në kritikën letrare të shekullit të XVIII-XIX u zhvillua teoria për tre gjini
letrare:
a. Për Epikën (nga greqishtja epos= rrëfim poetik)
b. Për Lirikën (nga greqishtja Lyra= Lira – Lloj instrumenti muzikor) dhe
c. Për Dramatikën (nga greqishtja drahme= veprim).
Gëteja mendonte se të tria këto gjini letrare janë “forma të ndryshme të poetikës”, kurse Hegeli e
ndërlidhte lirikën me subjektivitetin, epikën me objektivitetin,kurse dramatikën e quante si sintezë të të
dyjave. Epika, mendonte Hegeli, i parashtron objektivisht ngjarjet e caktuara, lirika shpreh ndjenjat dhe
mendimet subjektive, kurse dramatika, përemes aksionit, i ndërlidhë ngjarjet e jashtme me ndjenat
subjektive njerëzore.
Sipas mendimit të Shtajgerit, epika, lirika dhe dramatika u përgjigjen:
a. Ndjeshmërisë,
b. Figurshmërisë,
c. Logjikës; ato shprehin diçka që mund të rrëfehet e plotë ose me rrokje (lirika), diçka që mund të
shprehet dhe të paktën me një fjalë (epika), ose ajo që mund të shprehet të paktën me një fjali
(dramatika).
18. Ç’është epika?
Epika është njëra nga tri gjinitë letrare të letërsisë së gjuhës gjermane. Fjala epikë vie nga greqishtja
epos= rrëfim poetik. Epikës i përkasin objektiviteti dhe gjerësia e të rrëfyerit, që kuptimin dhe qëllimin e
vet e gjen në përshkrimin e një bote.
19. Cilët janë 3 faktorët kryesorë që na japin mundësi të depërtojmë në veçoritë e tekstit letrar?
20. Gjeni rimën dhe eufonitë në poezinë e mëposhtme.

O vëllezër shqipëtarë,
Gëzohuni që erth kjo ditë
Kaq’ e mir’e kaq’e mbarë,
Që sjell gjithë mirësitë!

Kjo është një dit’ e rezë,


Që bie vëllazërinë
E dëbon jetën e zezë
Dhe ndajen e marrëzinë.

Ta lusim këtë ditë,


Q’e bekoi Zot’i vërtetë
Dh’e dërgoi më shumë dritë,
T’i mbes’ emëri përjetë.

Sot e vumë gurr’e parë,


Sa’sht’e bekuar kjo ditë!
Zoi’i math e pruftë mbarë
E na dhëntë urtësinë!
Pyetje të testeve në Teori e Letërsisë

1. Çfarë mund të quajmë letërsi?


Letërsi quhet arti i fjalës, sepse pikërisht gjuha është “lënda e parë” prej së cilës ndërtohet vepra
letrare.
2. Ç’është studimi i letërsisë?
Studimi i Letërsisë është një nga llojet e njohjes ose të veprimtarisë shekncore (Ata që merren me
letërsinë, me lexuesit, etj).
3. Çfarë arti është Letërsia dhe çfarë krijimi është Gjuha?
Letërsia si veprimtari krijuese mund të krahasohet me muzikën, pikturën, skulpturën, arkitektruën dhe
veprimtaritë e tjera të ngjashme, me të cilat i quajmë me një emër të vetëm: Art. Ndërsa Gjuha nuk
është “lëndë e parë”, por në vetvete është krijim shpirtëror tejet i ndërlikuar.
4. Si realizohet letërsia, si shërben gjuha dhe si duhet trajtuar letërsinë?
Letërsia realizohet me anë të gjuhës, gjuha shërben si mjet komunikimi midis njerëzve, prandaj letërsia
duhet trajtuar si krijimtari shoqërore.
5. Cilat janë marrëdhëniet e letërsisë me artet e tjera?
Marrëdhëniet e letërsisë me artet e tjera janë mjaftë të rëndësishme, të larmishme e të ndërlikuara.
Shumë herë poezia e ka marrë frymëzimin nga krijime të pikturës, të skulpturës e të muzikës.
6. Si lind një vepër letrare?
Përmes formësimit të paraftyrimeve të thjeshta, të përshtypjeve, mbaresave dhe përshkrimeve të cilat me
kombinimet krijojnë mundësi krejtësisht të reja për të kuptuar një fakt të jetës, kjo do të thotë se:
a. Krijimtaria letrare nuk duhet kuptuar sipas logjikes se shkrimtarit se prej hiqit se e krijon boten e vet
individuale ashtu siç e ka krijuar Zoti botën prej ‘’asgjëje’’ në mitologjinë ebreje, pra
b. Shkrimtari krijon një vepër në bazë të parafytyrimeve, përshtypjeve dhe ideve te veta,
c. Krijimtaria letrare duhet kuptuar si veprimtari e formësuar që në bazë të realitetit ekzistues sipas
ligjeve të posaqme krijon realitet të ri.
7. Në bazë të vlerave artistike të veprave letrare, si mund t’i dallojmë ato?

8. Si ndahen shkencat e letërsisë dhe me se merren ato?


a. Histori të letërsisë- merret me studimin e lindjes së letërsisë dhe me zhvillimin e saj gjerë në ditët e
stome, dmth studion ECURINË HISTORIKE TË LETËRSISË në kohë.
b. Teori të letërsisë- merret me studimin e strukturës së brendshme të veprës letare.
c. Kritikë letrare- Merret me vlersimin e veprave letrare.
9. Ç’është estetika dhe linguistika dhe me se merren ato?
Estetika nga greqishtja aisthetiokos = i ndjeshëm që ka të bëj me ndjeshmërinë, i ka rrënjët në të
menduarit filozofik për natyrën e letërsisë, te filozofia greke, por si shkencë filozofike, pra si diciplinë
filozofike mori formë në kuadër të filozofisë së re, të sistemuar dhe të orientuar shkencërisht.
Linguistika nga greqishtja LINGUA = GJUHË, TË FOLUR e ka zanafillën po ashtu prej shqyrtimit
filozofik të problematikës së prejardhjes e të qenësisë së gjuhës. Mirret me studimin e gjuhës kryesisht
nga aspekti i zhvillimit historik të saj dhe bën krahasimin midis gjuhëve të ndryshme. Ajo poashtu e
studion veprën letrare brenda përpjekjeve të përgjithshme lidhur me përcaktimin e natyrës dhe të
mënyrës së funksionimit të gjuhës si mjet komunikimi.
10. Si ndahet historia e letërsisë
a. Historinë e letërsisë krahasuesse,
b. Historinë e përgjithshme të letërsisë.
11. Ç’është struktura e veprës letrare?
Nga latinishtja STRUCTURA = NDËRTIM.
Sot klo fialë ka kuptimin e mënyrës së organizimit të nië tërësie nga piesët e saj.
12. Ç’është analiza e veprës letrare?
Analiza e veprës letrare ka rol të posaçëm brenda unitetit midis AUTORIT, VEPRËS dhe PUBLIKUT,
sepse e bën veprën pikënisje të të gjitha shqyrtimeve për letërsinë, madje për vetë autorin e për
publikun.
13. Ç’është tema dhe si duhet kuptuar nocioni ‘’tema’’ në veprën letrare?
Fjala temë, vjen nga Greqishtja: thema, që do të thotë ajo që është shkruar – si kuptim i tërësishëm i
veprës. Nocioni temë në një vepër letrare duhet kuptuar si kuptim të tërësishëm të veprës.
14. Çfarë do të thotë narracioni dhe ç’është narratori në veprën letrare?
Narratori në një vepër letrare është gjithmonë një sajim, madje edhe kur paraqitet sikur është autori i
rrëfimit të ngjarjes së lidhur me të. Pra, Narratori në një farë mënyre, në veprën artistike është vetëm
një prespektivë e mundshme, për të cilën rrëfehet.
15. Cilat dhe ç’janë gjinitë letrare?
Në filozofinë gjermane dhe në kritikën letrare të shekullit të XVIII-XIX u zhvillua teoria për tre gjini
letrare:
a. Për Epikën (nga greqishtja epos= rrëfim poetik)
b. Për Lirikën (nga greqishtja Lyra= Lira – Lloj instrumenti muzikor) dhe
c. Për Dramatikën (nga greqishtja drahme= veprim).nara
16. Ç’është ekolga?
Eklogë – nga greqishtja eklego = zgjedh, quhet ajo vjreshë lirike ku i këndohet jetës baritore.
17. Çfarë formëson shkrimtari në veprën artistike?
Shkrimtari duke imituar veprimtarinë krijuese të natyrës krijon qenie gjithmonë të reja e më të reja të
llojit të posaçëm: Vepra artistike.
18. Çfarë quajmë tekst?
Atë që është e shkruar në ndonjë gjuhë e quajmë tekst (sipas fjalës: textum në Latinisht: thurje, pëlhurë).
19. Ç’është novela, drama dhe romani?
Në Novelë përshkruhet një ngjarje e veçantë e një veprim i shkurtër, një situatë e caktuar
Fjala dramë rrejdh nga greqishtja drama që dmth: punë, veprim ose paraqitje e veprimit. Në dramë
gërshetohen elementet komike dhe tragjike.
Fjala Roman e ka zanafillën në gjuhën latine. Fjala roman rrjedh prej fjalës ROMANUS që dmth
ROMANESK. Me fjalën roman kuptojmë një punim të gjatë të epit (tregimit-kallëzimit), ku pasqyrohet
një proces i ndërlikuar që ka të bëjë me jetën e heroit dhe të personazheve të tjera.
20. Në poezine e mëposhtme gjeni rimën dhe eufoninë.

Atdheu

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka,


Më je nënë, më je motër, më je vlla,
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhe.

Ty përditë të pat parë ime nënë,


Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj,
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj

Ti i ke parë gjysh styrgjyshyrit e mi,


Edhe eshtrat tretur ua ke po ti,
Nga ti, o shpirt o kurr s’qenë ndarë,
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.

Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë, Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Nëna që sÇke vdekje kurrl, faqe hënë, Hi u bëfshin gjithmon’ armiqt e tij!
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë. Gas përjetë paçin zotërit e tij!
Begatoje, o Zoti, ti këtë vend! I begatë, i lulëzuat qoftë ai.

You might also like