Professional Documents
Culture Documents
B) eksperimenti mediatik-vizual
Proza orientohet kah trendet mediatike dhe kah dinamika e artit ne
pergjithsi. Realitetin socio-kulturor dhe zhvillimi teknik-teknologjik
ofrojne tregues aktual te krijimit te formave, permbajtjeve dhe te
vlerave. Letersia perkatsisht proza, perpiqet te mbijetoj ne kete
trend. Kultura performative gjegjsisht sjellja e trendit imponojne nje
reagim te momentit ose nje reagim pa identitet te qarte zhanror.
Modelet gjegjsisht kualitetet e arteve te tjera ndikojne rrenjesisht ne
strukturen prozaike e cila ne neuroze e humb indentitetin e vet dhe
imiton sjelljen performative te trendit perkatsisht artin dhe zhanrin
qe dominon aktualisht. Psh ndikimi i madh i filmit imponon ne proze
rikonfigurimin e narracionit te vet prozaik kah narracioni filmik-
vizual. Dhe nen kete ndikim e rikonfiguron edhe krejt strukturen.
Shembull tipik paraqet proza vizuale e cila e braktis narracionin
prozaik verbal (te realizuar permes gjuhes) dhe keshtu shenderrohet
ne model dhe strukture te stripit: rrefehet vizualisht permes pamjeve
jo te perfolura por te viztuara. Pra, kemi te bejme me nje filmizim
(gjegj, pikturalizim) te prozes.gjithashtu logjika montazhiste dhe
pikturale ndikon dukshem ne logjiken prozaike verbale. Me crast
struktura prozaike shenderrohet ne nje strukture montazhiste. Rasti
me ekstrem i prozes se tille eshte proza kolazh, qe perbehet nga
copa te ndryshme zhanrore letrare dhe jo letrare. Pra, nga montazha
e materialeve mediatike-kulturologjike: tekst+gazete+fotografi ejt.
Kjo proze imition ne thelb artefaktet qe kane forme dhe permbajtje
te gatshme qe ne artin figurativ njihen si readymade; produkte te
gatshme.
ZHANRI DRAMATIK
Ne zhanrin dramatik zakonisht hyne tragjedia, drama dhe komedia. Ky shabllon
ne fakt ka histori stabile te evoluimit zhanror aq sa konvencat e zhanrit i ka
nenshtruar vazhdimisht determinimit te zhvillimit social dhe politik dhe
kulturor te njerzimit. Varesisht nga zhvillimi i botekuptimit njerezor neper faza
te egzistences interaktivisht ka ndryshuar edhe evoluimi i zhanrit dramatik. Ne
kete kontekst natyra e zhanrit dramatik bazohet ne 3 kategori bazike zhanrore:
6. Tragjikja - si kategori bazike e tragjedise
7. Dramatikja- si kategori bazike e drames
8. Komikja-si kategori bazike e komedise
Keto kategori bazike e ruajne identitetin e zhanrit gjegjsisht te tipave te zhanrit
dramatik. Kaegorite e permendura nuk jane vetem me funksion formal-zhanror
por shprehin edhe relacion dhe status specifik te njeriut ne kontekstin socio-
politik dhe kulturor. Kjo do te thote qe keto kategori determinojne formen dhe
permbajtjen e zhanrit dramatik. Perkatsisht te llojeve te zhanrit dramatik. Pa
keto kategori nuk do te mund te ruhen as identitetet e llojeve te zhanrit
dramatik.