Professional Documents
Culture Documents
NDOTJA E UJERAVE : Uji eshte nje nga elementet kryesore per jeten e njeriut pasi nepermjet tij ne
gatuajme,pastrojme etj.Industria,bujqesia jane konsumatore te medhenj te ujit.Burimet ujore,po preken si
nga faktore shoqerore ahtu edhe nga faktore natyrore.Nder faktoret natyrore jane:kalimi I ujit ne siperfaqe
ose ne thellesi duke u pezrier me ujrat e ndotura etj.Nder faktoret shoqerore mund te permendim ndotja
qe vjen nga perdorimi I kimikateve,derdhja e mbeturinave,derdhja e naftes etj.Ndotja e ujit sjell pasoja te
renda per jeten si:zhdukja e gjallesave te ndryshme te ujit,mosperdorimi per nevojat jetike te
ujit,perhapjen e semundjeve infective etj. II.
NDOTJA E TOKES : Toka ku ne jetojme dhe zhvillojme veprimtarite tona eshte mjaft e rendesishme.Pa
te nuk mund te kete jete ashtu si dhe uji.Toka eshte e rrezikuar nga ndotja.Te njejtet faktore qe ndotin ujin
e ajrin e ndotin edhe token.Nga ana tjeter toka eshte e rrezikuar edhe nga humbja e shtreses se siperme
qe perdoret prej njeriut per zhvillimin e bujqesise,blegtorise.Humbja e saj vjen nga fenomeni I
shpyllezimit,erozionit,ndryshimit te temperaturave etj.
NDOTJA E AJRIT : Zhvillimi I industrise dhe perdorimi I makinave ben qe ajri qe ne thithim te jete mjaft I
ndotur sidomos ne zonat urbane ku eshe e perqendruar edhe popullsia me e madhe.Ajri qe ne thithim
eshte I mbushur me elemente te rrezikshme per jeten si CO2,Pb etj.Kjo ka bere qe te shfaqen nje numer I
madh semundjesh me rrezik te larte per jeten si p.sh. llojet te ndryshme te kancerit.Ndotja e ajrit eshte e
ndryshme ne ambiente te ndryshme.Ka disa mjedise pune si ne shkrirjen e metaleve,ne dege te
indudtrise ku perdoren kimikate etj, ku shkalla e ndotjes se ajrit eshte shume e larte dhe rrezikon
shendetin e punetoreeve dhe te banoreve perreth.Burimet kryesore qe kane ndikuar ne rritjen e ndotjes
se ajrit jane:djegia e mjeteve te transporteve dhe djegia pa rregulla e mbeturinave Burimet e ndotjes
1.Dispozitat e Përgjithshme
Neni -1 Me këte rregullore krijohet baza juridike për mbrojtjen e Mjedisit në nivel lokal për qytetarët e
komunës, në mënyrë që të jet i përballueshëm dhe në përputhëshmëri me zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik të Komunës.
Neni- 2 Kjo rregullore përcakton të drejtat dhe detyrimet e personave fizik dhe juridik për sigurimin e
kushteve dhe masave për mbrojtjen dhe përparimin e Mjedisit duke përfshire detyrimin dhe përdorimin
me përgjegjësi të resurseve natyrore, me qellim të realizimit të së drejtës së qytetarëve për Mjedisë të
shëndetëshëm dhe zhvillim të qendrueshëm ekonomik.
Neni -3 Organet komunale marrin pjesë në aktivitetet e mbrojtjes së mjedisit në bazë të autorizimeve dhe
detyrave të dala nga dispozitat ligjore dhe dispozitat e kësaj Rregulloreje.
1. Alba Film ish-Kinostudio ( Tiranë) dhe 15.700 kg mbetje të tjera 50 gr kripëra cianuri 2. Ndërrmarja
Dajti ( Tiranë) cianurit 3. Fabrika e baterive (Berat) Pb,Cd, Ni 759 kg përzierje të Metale të rënda,
4.Miniera e ( Përrenjasit ) Metale të rënda 5.Miniera e Bitinckës( Korçë) Metale të rënda 6.Dampa e
Shllameve të Fe-Ni Metale të rënda 7.Uzina e Shkrirjes së Ferrokromit( Elbasan ) 8.Dampa e pesticideve
(Rrëshen) 400,000m kub mbetje industriale Metale të rënda, pestice 9.Uzina e tekstileve Berat 80 kg
amoniak RRJETI I ZONAVE TË MBROJTURA NË SHQIPËRI Tropojë Tropojë Lumi i Gashit Lugina e
Valbonës Gjirokastër Shkoder Kardhiq Thethi Dibër Lura Vlorë Llogara Korçë Sarandë Bredhi i Drenovës
Butrinti Tirane Mali I Dajtit Delvinë Syri i Kaltër 126 ton kimikate
Mirditë Shkodër Bjeshka e Oroshit Lumi Buna-Velipojë etj… Pasojat e ndotjes Pasojat e ndotjes së ujit
Mbi dy të tretat e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, ndërsa më pak se një e treta është marrë
nga Toka. Si popullsia e Tokës vazhdon të rritet, vazhdon të rritet edhe presioni mbi burimet ujore të
planetit. Në një kuptim, lumenjtë dhe ujërat tonë janë duke u ndotur nga aktivitetet e njeriut, kështu që
cilësia e tyre është duke u zvogëluar. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në
shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që
paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) nga
uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë
sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto
sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën
bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër. Si ta ruajmë pastërtinë e
ujërave ? 1. të përdoren detergjente pa fosfate , 2. të përdoret letër tualeti të pazbardhur , 3. mos të
derdhen yndyrëra ose vajra në lavaman apo në guacë , 4. mos të hedhen mbeturinat e ushqimit në
lavaman por të hedhen në shporta për mbeturina , 5. mos të derdhen ngjyrat në kanalizim 6. mos të
përdoret guaca si shportë e mbeturinave 7. gjethet dhe mbeturinat bimore mos të hedhen në kanalizim
Pasojat e ndotjes se Tokes Ndryshimet në përdorimin e tokës.
Toka është produkt natyror. Natyrës i është dashur një kohë e gjatë për të krijuar shtresën e dheut me
potencialin prodhues të saj dhe nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtesat që janë produkt shoqëror.
Natyrisht edhe toka ka një pjesë si produkt shoqëror, pjesë vlerore që është pozitive kur në të pasqyrohen
kontributi individual e shoqëror që sjell rritjen e pjellorisë së saj. Vlera mund të jetë negative kur veprimet
e papërgjegjëshme i kthejnë ekosistemet e dobishme ekologjikisht dhe ekonomikisht në agrocenoza me
vlera të përkohëshme. Shëmbuj të tillë ka mjaft si prishja e kullotave subalpine për tu kthyer në tokë arë
për kultivimin e patates, kthimi i tokave të mbjella me shkurre në livadhe e kullota, kthimi i
lagunavebregdetare në tokë arë etj. Çdo ndryshim në përdorimin e tokës ka të ngjarë të ndryshojë
ekosistemin që do të ishte i pranishëm në mënyrë natyrore brenda një zone. Dy shëmbuj specifikë të
ndryshimit dhe shkatërimit të ekosistemeve natyrore nëpërmjet veprimtarisë së njerëzve janë shpyllëzimi
dhe shkretëzimi. Shpyllezimi Për mijra vjet njerëzimi ka pushtuar pyjet, prerë pemët dhe shndërruar
zonën në tokë bujqësore që është përdorur për rritjen e drithërave dhe kullotjen e kafshëve. Shpesh herë,
mbetjet e pyllit janë djegur si proces i pastrimit të tij. Pyjet nuk dëmtohen vetëm nga zjarri dhe ndotjet por
edhe nga streset klimatike. Streset klimatike si ndryshimet e shpejta të temperaturës janë tepër të
rëndësishme sepse shkaktohen nga aktivitetet njerëzore dhe në veçanti nga efekti serë. Shkalla e
shpyllëzimit po përshpëjtohet, zevëndësimi i i pyjeve natyrore mund të jetë I pamundur dhe disa nga
ndryshimet mund të kenë efektet afatgjate në klimën botërore.
Shkretëzimi Shkretëtirat natyrore ndodhen si në rajonet me klimë të nxehtë edhe në rajonet me klimë të
ftohtë. Ato karakterizohen nga sasi e ulët e rreshjeve dhe ndërprerjen e tyre të here pas herëshme ,
zakonisht më pak se 250 mm në vit.Ndonjëherë thatësira totale vazhdon nga një vit në tjetrin. Për shkak
të sasisë së pakët të ujit zonat e shkretëzuara kanë një mbulesë të kufizuar bimore. Shkretëzimi
përkufizohet si degradim i tokës në zona të thata, gjysëm të thata dhe sub të lagështa të thata që
zhvillohen kryesisht nga ndikimi I pafavorshëm i njeriut. Ky përkufizim vlerëson veprimtarinë njerëzore si
shkakun kryesor të shkretëzimit në ditët tona, gjithashtu lidh progresin e këtij procesi me rritjen e
popullsisë dhe trysninë e vazhdueshme në burimet natyrore të zonës. Preokupimi njerëzor lind nga
humbja e prodhueshmërisë së tokës që mund të përdorej për bujqësi duke çuar në varfëri ose dhe uri
ndërmjet njerëzve që e kanë banuar tradicionalisht këtë zonë.
BIODIVERSITETI
• Çfarë është Biodiversiteti? Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e
llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet
llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga
ADNja, llojet, popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë
identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona
lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve
mundë të jetë mbi 5 milion).
Humbja e biodivesitetit si problem global Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha
në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes
rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.
Ndonëse kanë kaluar 14 vite që nga nënshkrimi i Konventës ndërkombëtare për Biodiveristetin te mbajtur
ne Rio de Janeiro ku nder parimet kryesore te miratuara ka qene edhe “ruajtja e vitalitetit dhe
shumëllojshmërisë biologjike te jetës ne tokë dhe përdorimi racional i resurseve natyrore” , problemi i
ruajtjes se biodiversitetin vazhdon te jene edhe sot shumë i theksuar
Sipas të dhënave më të reja shkencore që nga vitit 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11.4 % e
mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm ne 50 vitet e fundit,
veprimet e njeriut kane ndryshuar diversitetin e jetës ne planet me tepër se çdo etape tjetër te historisë se
njerëzimit.
• • Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është
shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e
ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90
% qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.
Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja
fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve,
brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e
kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi,
duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen
nga resurset biologjike.
Ekzistojnë shumë faktorë të cilët janë shkaktarë të zhdukjes se llojeve, por më të theksuarit janë: rritja e
numrit të popullsisë në botë, shkalla e lartë e shpyllëzimit të sipërfaqeve te pyjeve, tharja e moçaleve,
zhvillimi i hovshëm industrial, ngrohja globale, shirat acidike etj.
• Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume arsye, por me këtë rast do
te përmendim vetëm disa prej tyre:
• Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq të pasur sa
kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,. Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu;
qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk
mund të krijohen përsëri, shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja
e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere, proçeset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të
ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë, biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e
natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,zhvillimi
ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive
natyrore e biologjike, dhe mbi të gjitha vetë jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti-
shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve. Mjedisi ndotet në tokë, ujë dhe ajër. Ky është një problem i madh i
kohës sonë. Kështu përgjegjësit kryesor të ndotjes së ujërave të detit janë shkarkimet urbane, industriale,
bujqësore të zonave më të zhvilluara, si edhe shkarkimet e naftës në zonat ku ajo nxirret apo rrjedhjet
nga anijet naftëmbajtëse. Një nga zonat më të ndotura është deti Mesdhe, një det i mbyllur dhe jo shumë
i thellë, brigjet e të cilit janë mjaft të populluara.. Shirat acidë, të shkaktuara nga veprimtaria industriale,
prekin kryesisht zonat e industrializuara, por në sajë të veprimtarisë së erës, ndotja përhapet dhe në
zonat shumë të gjera. Psh; në brigjet e Atlantikut të Amerikës veriore shirërat acidë prekin një zonë që
shkon nga pellgu i lumit kanadez Shën Lorencë, në veri, deri ne gadishullin e Floridës, në jug dhe në
brendësi, deri në rrjedhjen e Misisipit. Rritja e temperaurës në tokë, e shkaktuar nga efekti serrë, po i prin
shkrirjes së sipërfaqeve të akullta dhe zvogëlimin e tyre. Psh; në vargmalin e Himalajave, vargmali më i
lartë në botë, akullnajat po shkrijnë vazhdimisht.
Edhe zonat e bregdeteve dhe ishujt rrezikohen nga ngrohja e klimës: shkrirja e një pjese të akullnajave
çon në rritjen e nivelit të detit. Ndotja e ajrit dëmton jetën e njeriut, dëmton sytë, rrugët e frymëmarrjes.
Sot në shumë vende ka agjenci që matin shkallën e ndotjes së ajrit dhe kur kjo është e lartë marrin masa
si mbyllja e fabrikave, ndalojnë qarkullimin e makinave etj
Disa qytete të Shqipërisë, sidomos Tirana dhe Elbasani janë shumë të ndotur. Era e rëndë, thithja e ajrit
të ndotur janë disa nga problemet e përditshme me të cilat përballen qytetet, ku trafiku i automjeteve,
shkarkimet industriale dhe ngrohja e banesave janë të përqëndruara në zona të ngushta: kush banon në
qytet e ndjen menjëherë problemin e ndotjes së mjedisit.
Mbeturinat urbane përmbajnë edhe produkte kimike që zbresin në thellësi dhe ndotin burimet e
nëndheshme ujore. Në qytete, ndodhen gjithashtu edhe kantierët e ndërtimit, që shpesh derdhin nëpër
lumenj sasi të mëdha materiali ndërtimi.
Mjedisi ne nje fare menyre perfaqeson vete njeriun. Ai pasqyron jeten e njeriut si nje liber i hapur. Qe ne
momentin qe lind e deri kur vdes njerezit jane kontakt te panderprere me mjedisin. Ne nga ai marrim te
gjitha elementet e nevojshme per jeten. Me pak fjale ne ekzistojme sepse mjedisi ekziston. Natyra na ka
falur nje te mire te jashtezakonshme. Si cdo gje tjetre te mire ne ia kuptojme rendesine vetem ne castin
kur e humbasin. E njejta gje po ndodh edhe me mjedisin. Pak e nga pak mjedisi po shkaterrohet dhe nuk
po i ploteson te tera nevojat tona. Ne te ardhmen nuk do te mund te plotesoje pothuajse asnje nga keto
nevoja. Jemi pikerisht ne qe e kemi cuar ne kete stad, edhe pse deri pak pak kohesh nuk e kuptonim.
Pothuajse çdo ditë ne dëgjojmë per ndonje problem tjetër që ndikon në mjedis -Ndotja, shiu acid,
ndryshimi i klimës, shkatërrimin e pyjeve dhe habitateve të tjera, rënien dhe zhdukjen e mijëra llojeve të
kafshëve dhe bimëve . . . . dhe kështu me radhë.Të gjitha tingëllojne kaq te trishtuara por ne sigurisht nuk
duhet ta humbasim shpresën! Çdo njëri prej nesh, pavarësisht nga mosha mund të bëje diçka për të
ndihmuar të ngadalësojë disa prej dëmeve.Ne nuk mund ta leme zgjidhjen e problemeve krejtësisht te
ekspertëteve. Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për mjedisin tonë. Ne duhet të mësojmë të jetojmë në një
mënyrë të qëndrueshme domethene të përdorim burimet tona natyrore që përfshijnë ajrin, ujërat e ëmbla,
pyjet, kafshët e egra,tokën bujqësore dhe detet pa i dëmtuar ato.Ne krijojme shume mbeturina. Do te
kishte me shume kuptim te gjenim menyra per t’i ricikluar dhe riperdorur ne vend qe t’i hedhim ato . Ka
shume gjera si keto qe ne mund te bejme, mjafton vetem te duam t’i bejme!!!