You are on page 1of 1

* +

CURIOSITY KESHILLA

8 fjalë që i shkruajmë
gjithmonë gabim në shqip

" & ' % ( )

A është gjuha shqipe e pasur apo e varfër?

Kjo pyetje më është rrokullisur shpesh herë në


mendje dhe jam munduar ta diskutoj me shumë
persona, të cilët mund të më jepnin një përgjigje
nga eksperienca e tyre.

Advertisement

Përsa i përket shkrimtarëve, për ata shqipja është


padyshim gjuha më e bukur në botë, pasi të jep
mundësinë e formimit të fjalëve të reja dhe lojës
së fjalëve. Shembulli më i mirë i këtij fenomeni
është Ismail Kadare, romanet e të cilit dallohen
për fjalëformimin, aq sa shumë studiues flasin
shpesh herë për “Fjalorin Kadare”.

Por ndryshe paraqitet situata për studiuesit dhe


akademikët. Fakti që Fjalori i Gjuhës Shqipe ka
që në mesin e viteve ’80 që nuk përditësohet, sjell
vështirësi të shumta për kërkuesit shkencorë.
Teknologjia, mjekësia, shkencat ekzakte por edhe
politika kanë ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre
30 viteve të fundit, ndaj edhe terminologjia është
shtuar. Por ndryshe nga fjalori i Oksfordit, ku çdo
vit shtohen fjalë të reja dhe madje shpallet edhe
fjala e vitit, shqipja nuk e ka këtë luks.

Akademikëve, studiuesve por edhe përkthyesve u


duhet të “lëngojnë” me fjali të gjata dhe
shpjegime të tërthorta për të shpjeguar një term
të vetëm. Pra, ajo që mund të thuhet për këtë
pjesë është se shqipja është një gjuhë e pasur, por
prej kohësh nuk është lëvruar më, fakt që e bën të
prapambetur në krahasim me gjuhët e tjera
europiane.

Gjithashtu, shqipja njihet si gjuhë e vështirë. Në


pemën e gjuhëve indo-europiane, ajo ndodhet në
fillim të trungut, pa ndonjë degëzim. Emrat, foljet
apo mbiemrat në shqip ndahen në mënyra, kohë,
trajta, nyje, gjini, rasë, zgjedhim e shumë kategori
të tjera që vështirë të mbahen mend. Përveç
këtyre janë edhe një sërë fjalësh që në shumicën e
rasteve shkruhen gabim. Ja cilat janë ato:

Dixhitalizim apo Digjitalizim?

Kjo është një fjalë e huaj që nuk ndodhet fare në


fjalorin shqip, edhe pse ka një përdorim të gjerë.
Gjithsesi fjala e saktë është “dixhitalizim”, sepse
drejtshkrimi i gjuhës shqipe thotë se fjalët e huaja
shkruhen ashtu siç shqiptohen.

Dasëm apo dasmë?

Të gjithë e themi “dasëm”, por në të vërtetë sipas


fjalorit shqip shkruhet “dasmë”.

Qera apo qira?

Në më të shumtën e rasteve e shohim “qera”, por


fjala e saktë është “qira”.

Sërish apo sërisht?

Në të folurit të përditshëm, shumë njerëz e kanë


zakon që të shtojnë në fund të fjalës
bashtingëlloret “d” apo “t”. I njejtë është rasti i
fjalës “sërish” i cili shpesh herë merr
padrejtësisht bishtin “t” nga prapa.

Qingj apo qengj?

Është e vërtetë, por edhe kur këndonim në klasën


e parë këngën “Qingji vogël, rri mendueshëm” e
kemi shqiptuar gabim. Fjala e saktë është “qengj”.

Karrierë apo karierë?

Të gjithë e duam, por shumë gabojmë kur e


shkruajmë. Karriera shkruhet me “rr” dhe jo me
“r”. Në fakt, bashkëtingëllorja “rr” ngatërron
shumë fjalë, siç është edhe rasti i fjalës “merr” që
shumë herë shkruhet “mer”.

Mirësevini apo mirë se vini?

Nga e folura e përditshme, shumë fjalë


bashkohen edhe në të shkruar. Ky është rasti
edhe i togëfjalëshit “mirë se vini”, të cilin në
shumë lokale apo biznese të tjera e shohim të
shkruar bashkë “mirësevini”.

Lagja apo lagjja?

Në këtë rast priremi ta kursejmë një “j” dhe në


shumë adresa ndodh e njëjta gjë, ku shkruhet
“lagja” dhe jo “lagjja”. Fjala e saktë është “lagjja”.

TAGS FJALET GRAMATIKA

PREVIOUS ARTICLE NEXT ARTICLE

NGA TIMES SQUARE ME LEO DICAPRIO DHE


DASHURI: TUNA DHE MARGOT ROBBIE NË NJË
PATRISI FOTOGRAFOHEN TJETËR FILM SËBASHKU
SËBASHKU (FOTO)

RELATED ARTICLES MORE FROM AUTHOR

PSE NE JEMI TË FIKSUAR ME


AROMAT E PARFUMEVE QË
HIDHEN NË TREG NGA
PERSONAZHET VIP?

KJO KËSHILLË NGA NJË


TERAPISTE MARTESASH ËSHTË
ÇELËSI I NJË MARRËDHËNIEJE TË
LUMTUR

STUDIM I FUNDIT: KOMBINIMI I


KËTYRE DY ILAÇEVE MUND TË
JETË NJË SHPËTIM PËR TUMORET

, !

ADVERTISEMENT

Advertisement

POPULAR TOPICS

NEWS 10269

SHOWBIZ 5020

CELEB 4589

LATEST 3898

CURIOSITY 558

KINEMA 403

MUSIC 259

KESHILLA 195

DOWNLOAD OUR MOBILE APPS

ÇELET EDICIONI I TETË I FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË


FILMIT “DEA OPEN AIR”

REBEL WILSON TREGON ARSYEN PSE U DOBËSUA DHE


S`KA LIDHJE ME MASËN M TË PANTALLONAVE

TJETËR SUKSES PËR KINEMATOGRAFINË E KOSOVËS,


“ZGJOI” DHE “VIRGJËRESHA SHQIPTARE” TRIUMFOJNË
NË VARSHAVË

STROMAE RIKTHEHET ME “SANTÉ”

COLDPLAY: GJITHÇKA DUHET TË DINI PËR ALBUMIN E RI


“MUSIC OF SPHERES”

ABOUT US

!"#$%&"%'(&$)&%#*)+,%(-.%$-&$/&(+-#$-&%-$0)1%2+)+&%*)
&".(3%&"%'+)&$-%'+4$%5678%"/%."0-'"(.%"*/%#"9+'$%(::%;"/
<=>>1

FOLLOW US

" # $ %

This website uses cookies to improve your


?.4$/&+)$#$-&
experience. %@"-&(,&%*)
We'll assume you're%@""A+$%B"'+,3
ok with this, but
you can opt-out if you wish. Accept Read More
C%5D5E%?''%=+FG&)%/$)$/4$.H%I"*.,"#%J$.+(

You might also like