You are on page 1of 13

Ligjërata V:

I THIRRURI (ّ‫)المدعو‬

29 mars 2021,

Literatura bazë: Bejanuni, El-med’hal ila Ilmi ed-Daveh, f. 169-181.

1
HYRJE
Thirrja, si proces, nuk mund të paramendohet edhe pa tjetrin. Nëse Thirrësi
nuk do të kishte dikë të cilit ia drejton thirrjen, atëherë angazhimi i tij nuk
do të kishte kuptim. I pakuptimtë do të ishte edhe nëse ka tjetrin por nuk i
drejtohet sipas nevojës që ka. Jo rrallë shkaku pse një porosi fetare nuk jep
efektet e duhura qëndron në adresimin e gabuar të Thirrësit. Jo të gjithë të
Thirrurit janë të njëjtë dhe rrjedhimisht jo të gjithëve ju drejtohet mesazhi
i njëjtë dhe në formë të njëjtë.
Kjo ligjëratë merret pikërisht me këtë çështje, duke u orvatur t’i gjejë
përgjigje pyetjeve në vijim:
1. Kush është meduvi?
2. Cilat janë të drejtat e tij?
3. Cilat janë detyrimet e tij?
4. Si t’i klasifikojmë të thirrurit?
Ligjërata ka rëndësi pasi që, nëpërmjet ofrimit të këtyre përgjigjeve, mëton
të orientojë profesionalisht studentët, respektivisht t’i aftësojë për t’i
trajtuar të thirrurit sipas karakteristikave që kanë. Po kështu, ligjërata ka
rëndësi pasi që studentëve ju ofron edhe një pjesë të vokabularit davetik, i
cili iu duhet në veprimtarinë e tyre në të ardhmen.

1. KUSH ËSHTË MED’UVVI


Në Hyrje, kur e kemi definuar Med’uvvin, kemi thënë se ai është: ‘ Njeriu
të cilit i drejtohet Thirrja.’ Pra, është njeriu në përgjithësi, pavarësisht se
është afër apo larg, mysliman apo jomysliman, mashkull apo femër.
Natyrisht, ky përgjithësim nuk nënkupton heqjen nga rendi parimin e
prioriteteve, respektivisht thirrjen e familjarëve dhe të afërmve para të
tjerëve, sepse, parimisht, ata janë njerëzit që meritojnë respektin dhe
mirësjelljen tonë para çdokujt tjetër. Allahu xh.sh., thotë:
﴾٤١٢﴿ ‫ين‬ َ َ‫َنذ ْر َع ِش َيرت‬
َ ِ‫ك ْاْلَق َْرب‬
ِ ‫﴿ وأ‬
َ
“Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm.” [Kur’ani: Shuara: 214]
Në këtë kontekst, nuk ka më të afërt për Thirrësin se vetvetja, andaj edhe
duhet të fillojë prej vetes së vet. Allahu xh.sh., na mëson:
﴾١١﴿ ‫اها‬
َ ‫اب َمن َد َّس‬ َ ‫﴿ قَ ْد أَفْ لَ َح َمن َزَّك‬
َ ‫﴾ َوقَ ْد َخ‬٩﴿ ‫اها‬

2
“Me të vërtetë, ai që e pastron shpirtin, do të jetë i lumtur.” [Kur’ani:
Shems: 9-10]
Pastaj vjen familja:
﴾٦﴿ ‫ارا‬ ِ ِ َّ
ً َ‫س ُك ْم َوأ َْهلي ُك ْم ن‬
َ ‫آمنُوا قُوا أَن ُف‬
َ ‫ين‬
َ ‫﴿ يَا أَيُّ َها الذ‬
“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri...” [Kur’ani:
Tahrim: 6]
﴾١٣٤﴿ ‫اصطَبِ ْر َعلَْي َها‬ ِ َّ ِ‫ك ب‬
ْ ‫الص ََلة َو‬ َ َ‫﴿ َوأ ُْم ْر أ َْهل‬
“Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz...” [Kur’ani: Taha:
132]
Pas tyre vijnë të afërmit tjerë, farefisi, të cilët trajtohen sipas afërsisë që
kemi me ta, për të kaluar më pas tek fqinjët dhe njerëzit në përgjithësi.
Shkaku pse po e përmendim këtë detaj dhe këtë radhitje ka të bëjë me
pavëmendjen e shumë Thirrësve dhe shpërfilljen që i bëjnë këtij parimi.
Jo rrallë i gjejmë tek i kushtojnë rëndësi të madhe të tjerëve ndërsa
harrojnë veten e tyre apo preokupohen me thirrjen në fe të njerëzve të
huaj në ndërkohë që të afërmit e tyre i kanë të paudhëzuar. Allahu xh.sh.
thotë:
﴾٢٢﴿ ‫اب ۚ أَفَ ََل تَ ْع ِقلُو َن‬ ِ
َ َ‫س ُك ْم َوأَنتُ ْم تَ ْت لُو َن الْكت‬
َ ‫نس ْو َن أَن ُف‬
ِ ِ ‫﴿ أَتَأ ُْمرو َن الن‬
َ َ‫َّاس بالْب ِِّر َوت‬
َ ُ
“Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e
harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend?” [Kur’ani:
Bekare: 44]

2. CILAT JANË TË DREJTAT E MED’UVVIT


Të Thirrurit kanë të drejtat, sikur që kanë edhe detyrimet përkatëse. Si të
drejta më të theksuara do të veçonim:
1) Të shkojë Thirrësi tek ata dhe t’i thërret, apo, nëse nuk mundet
personalisht, të dërgojë dikë që t’i thërret.
2) Të mos e prezantojë Da’ven si projekt apo prezantim të rastit.
3) Të shfaqë kujdesin dhe përkushtimin për të gjithë, pa mos
nënvlerësuar a përbuzur askënd, cilado që të jetë pozita e tyre.
Allahu xh.sh., i dërgoi pejgamberët a.s., tek njerëzit për tua dhënë të
drejtat nga një aspekt dhe për tua provuar apo dëshmuar përgjegjësinë (ar.

3
ikametu-l-huxheh)1 në aspektin tjetër. Për këtë shkak, është parimi në fe
që askush të mos ndëshkohet pa mos ua provuar përgjegjësinë më parë
dhe pa mos ua kushtuar të drejtën që kanë për ta njohur fenë. Allahu
xh.sh., thotë:
﴾١١﴿ ‫وًل‬
ً ‫ث َر ُس‬
َ ‫َّى نَ ْب َع‬
ٰ ‫ين َحت‬ِِ
َ ‫﴿ۗ َوَما ُكنَّا ُم َع ِّذب‬
“...Na nuk dënojmë (askënd) para se të dërgojmë pejgamber!”
[Kur’ani: Isra: 15]
Pejgamberi ynë, Muhammedi a.s., e ka çuar në vend këtë obligim në
mënyrën më të mirë të mundshme. Pas tij, shokët e tij, Sahabet r.a., e
vazhduan rrugën e Da’ves, duke e përhapur fenë anekënd botës dhe duke
ia provuar përgjegjësinë të gjithë njerëzve. Kjo për shkak se ymeti islam
nuk ekziston për vetveten por për të tjerët, respektivisht për t’i shpëtuar
të tjerët nga errësira e injorancës. Për këtë shkak edhe jemi ymet thirrës.
Allahu xh.sh., thotë:
ِ َ‫آم َن أ َْهل الْكِت‬ ِ ِ ِ ِ ‫ت لِلن‬ ْ ‫﴿ ُكنتُ ْم َخ ْي َر أ َُّم ٍة أُ ْخ ِر َج‬
‫اب لَ َكا َن َخ ْي ًرا‬ ُ َ ‫َّاس تَأ ُْم ُرو َن بِال َْم ْع ُروف َوتَ ْن َه ْو َن َع ِن ال ُْمن َك ِر َوتُ ْؤمنُو َن بِاللَّ ه ۗ َول َْو‬
﴾١١١﴿ ‫اس ُقو َن‬ ِ ‫لَّهم ۚ ِم ْن هم الْم ْؤِمنُو َن وأَ ْكثَ رهم الْ َف‬
ُ ُُ َ ُ ُ ُ ِّ ُ
“Ju (besnikët e Kur’anit) jeni njerëzit më të mirë nga i gjithë populli
që janë paraqitur ndonjëherë: dhe besoni Perëndinë, kërkoni që të
punohen vepra të mira, e të shmangen nga të këqijat. E, sikur
ithtarët e Librit të besonin do të ishte më mirë për ta, ka prej tyre
besimtarë të vërtetë, por shumica e tyre janë të këqij.” [Kur’ani: Al
Imran: 110]
Pejgamberi a.s., nuk ka aplikuar kritere përjashtuese ndaj askujt. Me fjalë
tjera, ai e ka thirrur të madhin e të voglin, të riun e të vjetrin, mashkullin
e femrën, të afërmin e të huajin. Pra, i ka thirrur të gjithë. Po kështu, as
thirrja e të afërmeve nuk e ka bërë të pavëmendshëm ndaj të huajve. Ai i
ftonte të gjithë: liderët e popujt, njerëzit me pozitë e pa pozitë. Madje kur
njëherë pati ndodhur diç e këtillë, jo për shkak të injorimit por marrjes në
konsideratë të prioriteteve, Allahu xh.sh., ia kujtoi Muhammedit a.s., këtë
parim. Këtë na e mëson Allahu xh.sh., në Kur’an:
ِِّ ُ‫﴾ أَو ي َّذ َّكر فَ تَن َفعه‬٣﴿ ‫يك لَعلَّهُ ي َّزَّك ٰى‬ َّ
﴾٢﴿ ‫الذ ْك َر ٰى‬ َ ُ َ ْ َ َ َ ‫﴾ َوَما يُ ْد ِر‬٤﴿ ‫اء ُه ْاْلَ ْع َم ٰى‬
َ ‫﴾ أَن َج‬١﴿ ‫س َوتَ َول ٰى‬
َ َ‫﴿عب‬
َ
“Ai (Muhammedi) u mrrol e u kthye (me fytyrë) (1) ngase i erdhi pranë
i verbëri. (2) E kush të dëfton ty – ndoshta ai dëshiron të pastrohet

1
Ikametu-l-huxheh është koncept që nënkupton përcjelljen e mesazhin fetar tek njerëzit qartë dhe
pastër në atë mënyrë që ata të mos kenë mundësi shfajësimi me atë se nuk e kanë ditur apo nuk
janë njoftuar më parë. Përkthyesi.
4
(nga mëkatet), (3) ose të këshillohet, e t’i sjell dobi atij këshillimi.”
[Kur’ani: Abese: 1-4]
Pas kësaj, Pejgamberi a.s., nuk ka lënë njeri pa e ftuar në fe. Madje edhe
në Akabe kur Pejgamberi a.s., pa gjashtë burra nga fisi hazrexh që po
rruanin kokat e tyre, u ndal dhe i thirri në fe. Ishin pikërisht ata që vunë
themelet e para të Besatimit në Akabe në kohën kur shumë të tjerë, liderë
dhe pari e fiseve, ia kishin kthyer shpinën Muhammedit a.s.,... 2

3. CILAT JANË DETYRIMET E MED’UVVIT


Detyrat më të rëndësishme të Meduvvit karshi Daiut janë si në vijim:
1) T’i përgjigjet pozitivisht thirrjes, pavarësisht motivit. Pra, të mos
jenë shkak ndonjë zakon personal i tij, injoranca, mendjemadhësia,
ndonjë element i dobët në personalitetin e Daiut, ndonjë lëshim
apo diç tjetër të ngjashme. Allahu xh.sh., thotë:
َ َِِٰ‫ين إِذَا ُد ُعوا إِلَى اللَّ ِه َوَر ُسولِ ِه لِيَ ْح ُك َم بَ ْي نَ ُه ْم أَن يَ ُقولُوا َس ِم ْعنَا َوأََطَ ْعنَا ۚ َوأُول‬
‫ك ُه ُم‬ ِِ
َ ‫﴿ إِنَّ َما َكا َن قَ ْو َل ال ُْم ْؤمن‬
﴾١١﴿ ‫حو َن‬ ِ
ُ ‫ال ُْم ْفل‬
“Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Allahu
dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë:
“Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të
shpëtuar.” [Kur’ani: Nur: 51]
Ata nuk duhet të jenë sikur jobesimtarët, të cilët u përgjigjën
negativisht:
َ ‫﴿ َويَ ُقولُو َن َس ِم ْعنَا َو َع‬
﴾٢٦﴿ ‫ص ْي نَا‬
“...dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!”...” [Kur’ani: Nisa:
46]
Allahu xh.sh., i ka urdhëruar besimtarët që mos ta refuzojnë të
vërtetën por t’i përgjigjen.
﴾٤٢﴿ ‫ول إِذَا َدعَا ُك ْم لِ َما يُ ْحيِي ُك ْم‬ َّ ِ‫استَ ِجيبُوا لِلَّ ِه َول‬
ِ ‫لر ُس‬ ْ ‫آمنُوا‬
َ ‫ين‬
ِ َّ
َ ‫﴿ يَا أَيُّ َها الذ‬
“O besimtarë! Përgjigjuni Perëndisë dhe Pejgamberit kur t’ju
thërrasë, meqë ju ngjallë juve...” [Kur’ani: Enfalë: 24]
Nëse është e drejtë e meduvvit që të thirret dhe të mos lihet anash,
është po kështu detyrim i tij që të përgjigjet dhe të mos refuzojë.

2
Këtë ngjarje e kanë shënuar Ebu Nuajmi në librin Ed-delail, f. 105, dhe Jusuf Kandehlevi në
librin Hajatu-s-Sahabeh, 1/104.
5
4. CILAT JANË KATEGORITË E MED’UVVËVE
Njerëzit, pasi t’u prezantohet da’veja dhe të përgjigjen disa e të refuzojnë
të tjerë, ndahen në disa kategori. Allahu xh.sh., thotë:
ِ ِ ‫نذ ِرين وأَنز َل معهم الْكِتاب بِالْح ِِّق لِيح ُكم ب ين الن‬ ِ ِِّ َ‫ين ُمب‬ ِ ِ ‫﴿ َكا َن النَّاس أ َُّمةً و‬
‫يما ا ْختَ لَ ُفوا‬
َ ‫َّاس ف‬ َ ْ َ َ ْ َ َ َ َ ُ ُ َ َ َ َ َ ‫ين َوُم‬ َ ‫ش ِر‬ َ ِِّ‫ث اللَّ هُ النَّبي‬
َ ‫اح َدةً فَ بَ َع‬ َ ُ
ِ ِ ِ ِ ِ َّ ِ ِ ِ َّ ِ ِ َ َ‫فِ ِيه ۚ وما ا ْخت ل‬
‫آمنُوا ل َما ا ْختَ لَ ُفوا فيه م َن‬ َ ‫ات بَ غْيًا بَ ْي نَ ُه ْم ۖ فَ َه َدى اللَّ هُ الذ‬
َ ‫ين‬ ُ َ‫اءتْ ُه ُم الْبَيِِّن‬
َ ‫وه من بَ ْعد َما َج‬ َ ‫ف فيه إًَِّل الذ‬
ُ ُ‫ين أُوت‬ َ ََ
﴾٤١٣﴿ ‫اط ُّم ْستَ ِق ٍيم‬ ٍ ‫صر‬ ِ ٰ ‫شاء إِل‬ ِ ِ ِ ِ ‫ال‬
َ ‫َى‬ ُ َ َ‫ْح ِِّق بِإ ْذنه ۗ َواللَّ هُ يَ ْهدي َمن ي‬
َ
“(Dikur) të gjithë njerëzit i kanë takuar një bashkësie (pastaj lindi
mospajtimi ndër ta), dhe Allahu u ka dërguar profetët si sihariques
dhe si frikësues, dhe me ta dërgoi Libër në të cilin gjendej e vërteta,
që me të, të gjykoheshin njerëzit për ato gjëra që nuk janë pajtuar.
Mirëpo, njerëzit u grindën ndërmjet veti, pasi që u erdhën
argumentet e qarta, nga zilia e njëri-tjetrit; dhe atëherë Allahu, me
autorizimin e Vet i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetë,
lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Allahu e shpie në udhë të
drejtë atë që do Ai.” [Kur’ani: Bekare: 213]
Kështu njerëzit janë ndërmjet të udhëzuarit dhe të përdalit, pranuesit dhe
refuzuesit, sikur që në mesin e tyre ka edhe të atillë që shtiren si besimtarë
ndërsa në zemër e fshehin kufrin. Allahu xh.sh., thotë:
‫آمنُوا َوَما يَ ْخ َدعُو َن إًَِّل‬ ِ َّ ِ ِِ ِ ِ ِ ِ ِ ِ ِ ‫﴿ َوِم َن الن‬
َ ‫﴾ يُ َخادعُو َن اللَّ هَ َوالذ‬٨﴿ ‫ين‬
َ ‫ين‬ َ ‫آمنَّا باللَّ ه َوبالْيَ ْوم ْاْلخ ِر َوَما ُهم ب ُم ْؤمن‬
َ ‫ول‬
ُ ‫َّاس َمن يَ ُق‬
ِ ‫ضا ۖ ولَهم َع َذاب أَلِيم بِما َكانُوا يك‬ ٌ ‫﴾ فِي قُ لُوبِ ِهم َّم َر‬٩﴿ ‫س ُه ْم َوَما يَ ْش ُع ُرو َن‬
﴾١١﴿ ‫ْذبُو َن‬ َ َ ٌ ٌ ْ ُ َ ً ‫اد ُه ُم اللَّ هُ َم َر‬
َ ‫ض فَ َز‬ َ ‫أَن ُف‬
“Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Allahun dhe jetën tjetër!” –
por, ata nuk janë besimtarë. (8) Ata përpiqen të mashtrojnë
Perëndinë dhe ata që besojnë, por vetëm mashtrojnë veten, e ketë
nuk e vërejnë. (9) Zemrat e tyre janë të sëmura (me injorancë) e
Allahu ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për
shkak se gënjejnë.” [Kur’ani: Bekare: 8-10]
Në fillim të kaptinës Bekare janë përmendur tre kategori të njerëzve:
besimtarë, jobesimtarë, dhe hipokritë. Nëse do t’i shpalosnim citatet
fetare përkitazi me kategoritë e njerëzve, do të mund të konkludonim se
të thirrurit apo meduvvët ndahen në dy kategori kryesore:
1) Myslimanët, të cilat në terminologjinë da’vetike njihen si ymeti i
istixhabes (pranimit të fesë), e të cilët ndahen më pas në disa
nënkategori, dhe
2) Jomyslimanët, të cilët ndryshe thirren ymeti i da’ves, e të cilët po
kështu ndahen në disa nënkategori që do t’i përmendim më vonë.
4.1. Kategoritë e myslimanëve

6
Kategorinë e myslimanëve mund ta ndajmë mbi bazën e dy kritereve:
1) Udhëzimit dhe devijimit
2) Mbajtjes së fuqishme ose jo për fesë.
Sa i përket nënndarjes së parë, myslimanët ndahen në: myslimanë të
udhëzuar dhe myslimanë të devijuar. E kriter për të vlerësuar se kush
është i udhëzuar e kush jo është gjykimi për bindjet, respektivisht akiden
dhe përputhjen e saj me konceptet e pastra islame. Kjo për shkak se një
mysliman mund të ndodhë të devijojë në një aspekt por që ky devijim të
mos e nxjerr nga feja. P.sh., ai mund të jetë i prekur në besim nga një bidat
(risi) e cila megjithatë nuk e nxjerr nga feja. Apo mund të mohojë një
mesele bazike fetare por duke u mbështetur mbi ndonjë interpretim, siç
kanë bërë ta zëmë shiat, havarixhët, mu’tezilitët, etj. Kjo sa i përket
gjykimeve për grupe e kolektive, ndryshe sa i përket individëve në mesin
e tyre mund të ketë të përdalë, apo dhe kafir, varësisht nga veprimet
besimnxjerrëse që bën, fjalë apo vepra qofshin 3.
Ndërsa sa i përket aspektit të dytë, ata ndahen në tre nënkategori:
1) Besimtarë të devotshëm që nxitojnë për në punë të mira,
2) Të padrejtë ndaj vetvetes, pra shkelës dhe shpërfillës të rregullave të
fesë, dhe
3) Të tretë mesatarë, pra që as nuk janë prej besimtarëve të devotshëm
por as nuk kanë rënë në shkallën e shpërfillësve të fesë deri në atë
masë që të quhen zullumqarë ndaj vetvetes.
Allahu xh.sh., thotë:
ِ ‫ص ٌد وِم ْن ُهم سابِ ٌق بِالْ َخ ْي ر‬
َ ِ‫ات بِِإ ْذ ِن اللَّ ِه ۚ َٰذل‬
‫ك‬ ِ ِ ِِ ِ ِ ِ ِ ِ ِ ِ َّ ‫﴿ ثُ َّم أَورثْ نَا الْكِتَا‬
َ َ ْ َ ‫اصطََف ْي نَا م ْن عبَادنَا ۖ فَم ْن ُه ْم ظَال ٌم لِّنَ ْفسه َوم ْن ُهم ُّم ْقَت‬
ْ ‫ين‬
َ ‫ب ال ذ‬
َ َْ
﴾٣٤﴿ ‫ض ُل الْ َكبِ ُير‬ ْ ‫ُه َو الْ َف‬
“Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit
e Muhamedit a.s.). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të
ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke
shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë
përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.”
[Kur’ani: Fatir: 32]
Këto tre kategori të besimtarëve kanë qenë evidente në të gjithë pasuesit
e Pejgamberëve a.s.

3
Për më shumë rreth gjykimet ndaj këtyre grupeve shih: El-I’tisam të Imam Shatibiut 2/185; 200-
223; 226-230; Mexhmu fetave Ibn Tejmije, 35/99-104; El-kufru ve-l-mukeffirat të babit tim Hoxhës
Izzuddin Bejanunit; Levamiu-n-envar el-behijje të Sefarijinit, 1/76-93, etj.
7
Tek këto kategori mund të vërehen elemente kufri dhe nifaku, për të cilat
meritojnë qortim, edhe nëse ato nuk janë në rangun e veprave që i nxjerrin
nga feja. Për këtë shkak thuhet kufrun dune kufër (‫ ) ُك ْفٌر دُو َن ُك ْفر‬pra kufër por
jo si kufri, respektivisht vepër kufri por jo si kufri që të nxjerr nga feja. Ose,
sipas terminologjisë së akaidit, kufër i vogël (ar. el-kufru el-asgar). Nga kjo
perspektivë përngjasimi me hipokritët në veprat e tyre quhet nifak amelij
–hipokrizi në vepra. Në hadith profetik qëndron: “Kush betohet në dikë
tjetër pos Allahut ka bërë kufër ose shirk. 4” Pra ka bërë vepër të idhujtarëve.
Arsyeja pse është klasifikuar kështu ka të bëjë me qortimin e ashpër për
këtë vepër dhe vërejtjen e madhe për të hequr dorë prej saj 5.
I ngjashëm është dhe hadithi: “Kush posedon katër cilësi, ai konsiderohet
hipokrit i kulluar ndërsa kush posedon një prej tyre, ai thjesht ka një cilësi
të hipokritit: kur t’i besohet diç, tradhton; kur të flet, gënjen; kur të premton,
nuk e përmbushën premtimin, dhe kur të kalojë në hasmëri, shpërthen
(tejkalon kufijtë). 6”
Secila nga këto kategori thirret sipas gjendjes që ka. Besimtari i devotshëm
thirret për t’i shtuar të mirat dhe për ta rritur nivelin e devotshmërisë i cili
nuk njeh skaj. Allahu xh.sh., thotë:
ِ ‫﴿ يا أَيُّها الَّ ِذين آمنوا‬
﴾١٣٦﴿ ‫آمنُوا‬ َُ َ َ َ
“O besimtarë! Besoni...” [Kur’ani: Nisa: 136]
﴾١١٤﴿ ‫آمنُوا اتَّ ُقوا اللَّ هَ َح َّق تُ َقاتِِه َوًَل تَ ُموتُ َّن إًَِّل َوأَنتُم ُّم ْس ِل ُمو َن‬
َ ‫ين‬
ِ َّ
َ ‫﴿ يَا أَيُّ َها الذ‬
“O besimtarë! – keni dro Allahun ashtu si duhet t’i druani dhe vdisni
vetëm duke qenë muslimanë!” [Kur’ani: Al Imran: 102]
Zullumqari ndaj vetvetes thirret që të ndalet nga mëkatet dhe ta frenojë
veten prej tyre, duke u penduar dhe duke iu kthyer rrugës së Allahut xh.sh.

4
Tirmidhiu, nr. 1535; Ahmedi, 2/34; 69; 86; 87. Hakimi e ka saktësuar, 4/297, për çka ka
pajtuar edhe Imam Dhehebiu.
5
Imam Neveviu duke komentuar këtë hadith thotë: Disa dijetarët pjesën “...kufër ose shirk.” e
kanë interpretuar si metaforë për kritikën e ashpër dhe vërejtjen e madhe për atë që e bën një
vepër të tillë. Kjo është e ngjashme me atë që është përmendur në librin Rijad es-salihinë, f.
649,: “Rijaja është shirk.” Shih edhe: Fejd el-Kadir të Munavit, 6/120.
6
Hadithin e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Ibn Haxheri citon Kermanin të ketë thënë: “...ose
që të dihet se një pjesë e nifakut është kufër nën ose më pak se kufri. Kjo për arsye se nifaku në kuptimin
literal nënkupton që shpirtërorja të mos korrespondojë me të dukshmen. Nëse kjo shprehet në besim, është
nifak i madh, ndryshe është nifak në vepra.” Ai po ashtu citon Imam Neveviun të ketë thënë:
“Mendimi i dijetarëve të mëdhenj është se këto cilësi janë hipokrizi dhe se poseduesi i tyre përngjason në to
me hipokritët dhe ka moralin e hipokritëve...” Shih: Fet’h el-Bari, 1/89-90.
8
Në Kur’an, Allahu xh.sh., thërret në pendim ata që kanë bërë mëkate të
mëdha, respektivisht kanë kryer vrasje, kanë rënë në amoralitet, etj.
Po kështu edhe mesatarët thirren që të përcaktohen për pozitën e
besimtarëve të devotshëm, pra të mos vazhdojnë me mëkate por të bëjnë
vepra të mira dhe të ngritën në pozitën e të parëve. Allahu xh.sh., thotë:
‫يم‬ ِ َّ ‫ادي الَّ ِذين أَسرفُوا علَى أَن ُف ِس ِهم ًَل تَ ْقنطُوا ِمن َّرحم ِة اللَّ ِه ۚ إِ َّن اللَّ ه ي غْ ِفر ال ُّذنُوب ج ِميعا ۚ إِنَّه هو الْغَ ُفور‬
ِ ِ
ُ ‫الرح‬ ُ َُ ُ ً َ َ ُ ََ َْ َ ْ ٰ َ َْ َ َ َ‫﴿ قُ ْل يَا عب‬
﴾١٣﴿
“Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni
shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha
mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” [Kur’ani:
Zumer: 53]
ِ ‫ان تَ َذ َّكروا فَِإ َذا ُهم ُّمب‬
ِ َ‫الشيط‬ ِ ٌ ِ‫﴿ إِ َّن الَّ ِذين اتَّ َقوا إِ َذا م َّسهم َطَائ‬
﴾٤١١﴿ ‫ص ُرو َن‬ ْ ُ ْ َّ ‫ف ِّم َن‬ ُْ َ ْ َ
“Me të vërtetë, ata që besojnë – kur i gjen ndonjë e keqe nga djalli, i
kujtojnë (urdhrat e Allahut), e atëherë e shohin rrugën e drejtë.”
[Kur’ani: A’rafë: 201]
Pra, kategoritë e besimtarëve thirren në fe sipas pozitës që kanë. Është
gabim që metoda dhe mesazhi i njëjtë t’i përcillet të tria kategorive.
Po kështu thirren në fe edhe besimtarët e lajthitur, pra ata që kanë
rrëshqitur në çështje të besimit. Këta thirren fillimisht në përmirësimin e
koncepteve të besimit, në largimin nga bindjet e gabuara, e tek më pas
thirren në zbatimin e çështjeve dytësore. Nëse pendohen, atëherë ata me
automatizëm ngritën në njërin prej tre grupeve të besimtarëve, të
përmendura më parë. Metodat që duhen përdorur në raport me këtë grup
kanë të bëjnë me zhvlerësimin e bindjeve të tyre, me përgjigjen në
dyshimet dhe dilemat që kanë, metoda këto të njohura për dijetarët dhe
ekspertët.
4.2. Kategoritë e jomyslimanëve
Jobesimtarët ose jomyslimanët mund t’i ndajmë në grupet në vijim:
1) Ateistët
Këta janë njerëzit që mohojnë ekzistimin e Allahut xh.sh. Janë, në
një farë forme, vazhdimësi e atyre natyralistëve, për të cilët Kur’ani
na rrëfen:
﴾٣٣﴿ ‫ين‬ ِ ِ ُ ‫﴿ إِ ْن ِه َي إًَِّل َحيَاتُنَا الدُّنْ يَا نَ ُم‬
َ ‫وت َونَ ْحيَا َوَما نَ ْح ُن ب َم ْب عُوث‬

9
“Nuk ka jetë tjetër përpos jetës së kësaj bote, na jetojmë e
vdesim e nuk do të ringjallemi më.” [Kur’ani: Mu’minunë: 37]
‫ك ِم ْن ِعل ٍْم ۖ إِ ْن ُه ْم إًَِّل يَظُنُّو َن‬
َ ِ‫َّه ُر ۚ َوَما ل َُهم بِ َٰذل‬
ْ ‫وت َونَ ْحيَا َوَما يُ ْهلِ ُكنَا إًَِّل الد‬ ُّ ‫﴿ َوقَالُوا َما ِه َي إًَِّل َحيَاتُنَا‬
ُ ‫الدنْ يَا نَ ُم‬
﴾٤٢﴿
“E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim
(shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na
shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata,
vetëm parafytyrojnë ashtu.” [Kur’ani: Xhathijeh: 24]
Ata nuk janë ndryshe vetëm se sikur komunistët të cilët thonë se
nuk ka Zot dhe se jeta është materializëm, jo tjetër. Apo që thonë
atë maksimën famëkeqe: feja është opium.
2) Idhujtarët
Fjala është për politeistët, ata që krahas Allahut xh.sh. adhurojnë
zota të tjerë, siç ta zëmë kanë qenë arabët në kohën e
Muhammedit a.s., apo të tjerë, për të cilët Alalhu xh.sh., na ka
lajmëruar:
‫اء َما نَ ْعبُ ُد ُه ْم إًَِّل لِيُ َق ِِّربُونَا إِلَى اللَّ ِه ُزلْ َف ٰى إِ َّن اللَّ هَ يَ ْح ُك ُم بَ ْي نَ ُه ْم فِي َما ُه ْم فِ ِيه‬ ِ ِِ ِ ِ َّ
َ َ‫ين اتَّ َخ ُذوا من دُونه أ َْولي‬
َ ‫﴿ َوالذ‬
ِ ِ ِ
﴾٣﴿ ‫ار‬ ٌ ‫ب َك َّف‬ ٌ ‫يَ ْختَل ُفو َن ۗ إِ َّن اللَّ هَ ًَل يَ ْهدي َم ْن ُه َو َكاذ‬
“...E, ata që marrin përveç Allahut, mbrojtës, (thonë): “Ne i
lutemi atyre vetëm që të na afrojnë te Allahu” – Allahu, me të
vërtetë, gjykon ndërmjet tyre për atë që nuk janë pajtuar. Me
siguri, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e
mohues.” [Kur’ani: Zumer: 3]
Këto dy grupe mund të degëzohen në dy grupe tjera:
1) Jobesimtar i lindur7, pra që është rritur në një ambient kufri
dhe mohimi të Allahut xh.sh.
2) Renegat, pra dikush që ka qenë mysliman fillimisht e më pas
ka ndërruar fenë.
Secili nga këto dy kategori ka normat dhe trajtimin përkatës, dhe
që të dyja këto grupe thirren për ta besuar Allahun një dhe të
vetëm, pa i shoqëruar askënd, për tu larguar nga kufri dhe
idhujtaria e tyre.

7
Autori në origjinal e ka emërtuar ‘kafir aslij’ dhe kur ne e përkthejmë ‘jobesimtar i lindur’ e kemi
për qëllim vetëm nga aspekti i zhvillimit të tij në një ambient kufri. Pra, kjo nuk ka të bëjë aspak
me parimin islam se të gjithë njerëzit lindin me besim të pastër. Përkthyesi.
10
Kur’ani është përplot argumente në të cilat shtjellohet thirrja e tyre
në besim të pastër.
3) Ithtarët e Librit
Këta janë ithtarët e feve të mëparshme, çifutët dhe të krishterët, të
cilët nuk i kanë besuar Muhammedit a.s. Janë quajtur ‘Ithtarët të
Librit’ për shkak se thirren në librat e mëparshëm qiellorë. Nga kjo
perspektivë thirren me këtë emër, edhe pse shumë prej tyre, marrë
parasysh besimin fillestar 8, kanë rënë në idhujtari. Islami i ka
veçuar me disa norma përkatëse... 9
Ky grup, sikur grupet tjera, thirren në besim të pastër, në besimin
në Allah fillimisht, pastaj në besimin në shtyllat e besimit, në atë
se Islami është feja e vetme e pranuar. Nëse pranojnë, atëherë
vazhdohet me thirrjen në çështjet tjera, si në namaz, agjërim,
zekat, etj. Në hadithin e Muadhit r.a., qëndron se Pejgamberi a.s.,
i ka thënë: “O Muadh, ti do të shkosh tek një popull që janë Ithtarë
të Librit, andaj kur të shkosh, fillimisht thirre që ta deklarojnë
dëshminë islame se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi është
i Dërguar i Tij. Nëse të përgjigjen, atëherë lajmëroji se Allahu ua ka
bërë obligim faljen e pesë namazeve....”10
Këta, në kuptim të gjerë të normës, nuk dalin jashtë të qenit
jobesimtarë, për shkak se nuk i janë përgjigjur thirrjes së
Muhammedit a.s. Allahu xh.sh. thotë:
ِ ِِ ِ ِ ِ ِ
َ ‫اْل ْس ََلِم دينًا فَ لَن يُ ْقبَ َل منْهُ َو ُه َو في ْاْلخ َرة م َن الْ َخاس ِر‬
﴾٨١﴿ ‫ين‬ ِْ ‫﴿ َوَمن يَبْ تَ ِغ غَيْ َر‬

“E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i


pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” [Kur’ani:
Al Imran: 85]
4) Mynafikët
Këta janë që fshehin kufrin ndërsa publikisht deklarohen se janë
myslimanë. Janë lloji më i rrezikshëm i jobesimtarëve për shkak të

8
Isai a.s., p.sh., nuk ka predikuar trinitetin. Kjo është një përzierje ndërmjet besimit monoteist
dhe idhujtarisë, gjë që e nxjerr automatikisht nga të qenit besim i pastër e aq më pak i predikuar
nga Isai a.s. Përkthyesi.
9
Xhizja që iu merret në kohë lufte, lejimi i ngrënies së kafshëve të therura prej tyre, lejimi i
martesës me bijat e tyre, etj. Për më shumë shih librin Ahkamu ehli-dh-dhimmeh të Ibn Kajjimit,
etj.
10
Autori në origjinal e ka emërtuar ‘kafir aslij’ dhe kur ne e përkthejmë ‘jobesimtar i lindur’ e kemi
për qëllim vetëm nga aspekti i zhvillimit të tij në një ambient kufri. Pra, kjo nuk ka të bëjë aspak
me parimin islam se të gjithë njerëzit lindin me besim të pastër. Përkthyesi.
11
paqartësisë së njerëzve përkitazi me pozicionimin e tyre dhe për
shkak të paraqitjes mashtruese që bëjnë. Pra, kur janë me
besimtarë, shtiren si besimtarë, kur janë me të tjerët, e tregojnë
fytyrën e vërtetë. Për këtë shkak ndëshkimi për ta është më i rëndi.
Allahu xh.sh., thotë:
ِ َ‫﴿ إِ َّن الْمنَافِ ِقين فِي الدَّر ِك ْاْلَس َف ِل ِمن النَّا ِر ولَن تَ ِج َد لَهم ن‬
﴾١٢١﴿ ‫ص ًيرا‬ ُْ َ َ ْ ْ َ ُ
“Padyshim, hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe
të xhehennemit, dhe ti (o Muhammed!) kurrsesi nuk do t’ju
gjesh ndihmëtarë atyre.” [Kur’ani: Nisa: 145]
ِ َّ ‫ادعهم وإِذَا قَاموا إِلَى ال‬ ِ ِ ِِ
‫َّاس َوًَل يَ ْذ ُك ُرو َن‬
َ ‫َى يُ َراءُو َن الن‬ ٰ ‫سال‬
َ ‫اموا ُك‬
ُ َ‫ص ََلة ق‬ ُ َ ْ ُ ُ ‫ين يُ َخادعُو َن اللَّ هَ َو ُه َو َخ‬
َ ‫﴿ إِ َّن ال ُْمنَافق‬
ْ ُ‫َى َهُٰؤًَل ِء ۚ َوَمن ي‬
‫ضلِ ِل اللَّ هُ فَ لَن تَ ِج َد لَهُ َسبِ ًيَل‬ ِ
ٰ ‫َى َهٰ ُؤًَلء َوًَل إِل‬ َ ِ‫ين بَ ْي َن َٰذل‬
ٰ ‫ك ًَل إِل‬ ِ ِ
َ ‫﴾ ُّم َذبْ َذب‬١٢٤﴿ ‫اللَّ هَ إًَِّل قَل ًيَل‬
﴾١٢٣﴿
“Me të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun,
por ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz,
ngriten pritueshëm, duke u paraqitur karshi botës (që janë
besimtarë), e Allahun e përmendin pak herë. (142) Luhaten në
mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata
(mohuesit). Cilitdo që Allahu ia humbë udhën, ti (o
Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre.”
[Kur’ani: Nisa: 142-143]
ِ ‫َى َشي‬
ُ‫﴾ اللَّ ه‬١٢﴿ ‫اَطينِ ِه ْم قَالُوا إِنَّا َم َع ُك ْم إِنَّ َما نَ ْح ُن ُم ْستَ ْه ِزئُو َن‬ ِ َّ
َ ٰ ‫آمنَّا َوإِ َذا َخ َل ْوا إِل‬
َ ‫آمنُوا قَالُوا‬ َ ‫ين‬ َ ‫﴿ َوإِ َذا لَ ُقوا الذ‬
ِ ِ َ ‫ك الَّ ِذين ا ْشتَ روا الض‬ َ َِِٰ‫﴾ أُول‬١١﴿ ‫ُّه ْم فِي َطُغْيَانِ ِه ْم يَ ْع َم ُهو َن‬ُ ‫ئ بِ ِه ْم َويَ ُمد‬
َ ‫ََّللَةَ بال ُْه َد ٰى فَ َما َربِ َحت تِّ َج‬
‫ارتُ ُه ْم‬ َُ َ ُ ‫يَ ْستَ ْه ِز‬
‫ب اللَّ هُ بِنُوِرِه ْم َوتَ َرَك ُه ْم‬
َ ‫ت َما َح ْولَهُ َذ َه‬ ْ ‫اء‬
َ ‫َض‬
َ ‫ارا فَ لَ َّما أ‬
ً َ‫استَ ْوقَ َد ن‬
ِ
ْ ‫﴾ َمثَ لُ ُه ْم َك َمثَ ِل الَّذي‬١٦﴿ ‫ين‬
ِ
َ ‫َوَما َكانُوا ُم ْهتَد‬
ٌ ‫الس َم ِاء فِ ِيه ظُلُ َم‬
‫ات‬ َّ ‫ب ِِّم َن‬ ٍ ِِّ‫صي‬ ِ
َ ‫﴾ أ َْو َك‬١٨﴿ ‫ْم عُ ْم ٌي فَ ُه ْم ًَل يَ ْرجعُو َن‬ ٌ ‫ص ٌّم بُك‬
ِ
ُ ﴾١٣﴿ ‫في ظُلُ َمات ًَّل يُ ْبص ُرو َن‬
ٍ ِ
ِ ِ ٌ ‫ت ۚ واللَّ هُ م ِحي‬ ِ ِ َّ ‫ور ْع ٌد وب ر ٌق يجعلُو َن أَصابِعهم فِي آذَانِ ِهم ِمن‬
‫اد‬
ُ ‫﴾ يَ َك‬١٩﴿ ‫ين‬ َ ‫ط بالْ َكاف ِر‬ ُ َ ‫الص َواع ِق َح َذ َر ال َْم ْو‬ َ ِّ ْ َُ َ َ ْ َ ََْ َ َ
ِ ِ ‫اموا ۚ ول َْو َشاء اللَّ هُ لَ َذ َه‬ ِ ِ
‫س ْمع ِه ْم‬ َ‫بب‬ َ َ َ ُ َ‫ش ْوا فيه َوِإ َذا أَظْلَ َم َعلَ ْي ِه ْم ق‬َ ‫اء ل َُهم َّم‬ َ ‫ارُه ْم ۖ ُكلَّ َما أ‬
َ ‫َض‬ َ‫ص‬ َ ْ‫ف أَب‬ ُ َ‫الْبَ ْر ُق يَ ْخط‬
﴾٤١﴿ ‫صا ِرِه ْم ۚ إِ َّن اللَّ هَ َعلَ ٰى ُك ِِّل َش ْي ٍء قَ ِد ٌير‬َ ْ‫َوأَب‬
“Kur të takohen me ata që besojnë, thonë: “Besojmë!” – por
kur të ngelin vetëm me djajtë e tyre (me njerëzit e këqij) thonë:
“Na vetëm bëjmë shaka, na jemi me ju”. (14) Allahu tallet me
ta; Ai do t’i lë një kohë të gjatë që të bredhin andej-këndej në
mohimin e tyre. (15) Ata janë prej atyre që kanë blerë
(zgjedhur) rrugën e gabuar, në vend të së vërtetës. Tregtia
atyre nuk u solli kurrfarë dobie, dhe as nuk janë orientuar në
rrugë të drejtë. (16) Ata (që janë zhytur në të këqija e bredhin

12
andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili
kur ta ndriçojë rrethin e tyre, Allahu ua merr dritën, i le në
errësirë dhe ata nuk shohin asgjë! (17) Ata janë të shurdhër,
memecë, e të verbër; prandaj nuk kthehen (nga e keqja në të
mirë). (18) Ose ata i ngjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së
shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë,
bubullimë dhe shkreptimë, nga frika e vdekjes – për të mos
dëgjuar ushtimën me gishtërinjtë mbyllin veshët, por Allahu
i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kanë shpëtim). (19)
Shkreptima, pothuaj, ua merr të pamurit atyre; sa herë që ajo
ua ndriçon rrugën, ata ecin, e kur i kaplon errësira, ndalen.
E sikur të dojë Allahu, do t’ua merrte të dëgjuarit edhe të
pamurit, se, me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm.”
[Kur’ani: Bekare: 14-20]
Edhe këta thirren ta besojnë Allahun xh.sh., ta braktisin
hipokrizinë, por, duke qenë se secili grup ka mënyrën përkatëse të
thirrjes, atëherë edhe këta thirren me mënyrën përkatëse. Nuk
mund të trajtohen njëjtë ata që e shfaqin haptazi kufrin me ata që
e fshehin atë.
Jobesimtarët, pavarësisht kohës dhe vendit kur dhe ku jetojnë, nuk
dalin jashtë këtyre kategorive të përmendura, sado që të kenë
emërtime tjera e të manifestojnë kufrin e tyre në forma tjera. kanë
ekzistuar në kohën e Muhammedit a.s., e do të ekzistojnë deri në
kiamet.
Kur’ani dhe Sunneti janë përplot udhëzime se si duhen thirrur ata
dhe si duhet qasur atyre dhe bindjeve të tyre. Edhe punime
shkencore që trajtojnë metodat e thirrjes së tyre janë me bollëk,
falënderuar qoftë Allahu! 11

11
Sa për ilustrim, shih punimin ‘‫( ’منهج القرآن في مجادلة أهل الكتاب‬Metodologjia kur’anore në debatin
me Ithtarët e Librit) të Abdullah Sudejsit, udhëheqës shkencor i të cilit kam qenë unë dhe i cili
është mbrojtur në Institutin e Daves në Medinën Munevvere në vitin 1409 h.
13

You might also like