You are on page 1of 6

Rregullat e lojës me çmime në mallra dhe shërbime

“Shijoni muzikën dhe fitoni çmime”


ORGANIZATORI

NENI 1
Organizatori i lojës me çmime në mallra dhe shërbime me titull " Shijoni muzikën dhe fitoni çmime "
(në tekstin e mëtejshëm: Loja me çmime) është Coca-Cola Hellenic Bottling Company – Kosovo Coca-
Cola Hellenic Bottling Company - Kosovo L.L.C., Prishtinë, Llapllaselle, kilometra dhe Pestë i rr.
Prishtinë-Shkup. 14000 Lipjan – Kosovë, me numrin e identifikimit tatimor 600299384 (në tekstin e
mëtejshëm: Organizatori). Kjo Politikë është e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit në lojën me
çmime.

EMRI ZYRTAR I LOJËS ME ÇMIME

NENI 2
Emri zyrtar i lojës me çmime është "Shijoni Muzikën dhe fitoni shpërblime".

TERRITORI

NENI 3
Loja me çmime do të organizohet në territorin e Kosovës.

KOHËZGJATJA E LOJËS ME ÇMIME

NENI 4
Loja me çmime do të fillojë më 4 korrik 2022 në orën 09:00, do të zhvillohet në pajtim me këto Rregulla
dhe do të mbarojë më 8 gusht 2022 në orën 23:59.

PAKETIMI PROMOCIONAL DHE QËLLIMI I ORGANIZIMIT

NENI 5
Produktet dhe paketimet e mëposhtme marrin pjesë në Lojën me çmime (në tekstin e mëtejshëm:
Paketimet Promocionale): Coca Cola Red 0,33L, Coca Cola Zero 0,33L dhe Coca Cola Zero Lemon 0,33L
në kanaçe, si edhe Coca Cola 0,5L dhe Coca Cola Zero 0,5L në shishe plastike të pakthyeshme.
Paketimet promocionale do të identifikohen me etiketa dhe mbyllëse promocionale dhe do të kenë
kode promocionale nën kapakët e shisheve dhe hapëset e kanaçeve. Mbyllëset promocionale janë të
bardha me mbishkrimin "Hape, Luaj & Fito". Nën mbyllëset e kanaçeve dhe kapakët e shisheve plastike
të pakthyeshme do të ketë kode promocionale për të marrë pjesë në Lojën me çmime, ndërsa detajet
bazë të Lojës promocionale do të shfaqen në etiketa.

Qëllimi i organizimit të Lojës me çmime është promovimi i produkteve të përshkruara në paragrafin 1


të këtij neni të Rregullores.

Coca-Cola është një markë e regjistruar që i përket kompanisë Coca-Cola.

E DREJTA E PJESËMARRJES

NENI 6
Të gjithë personat juridikë (personat fizikë) që banojnë në Kosovë kanë të drejtë të marrin pjesë në
Lojën me çmime, përveç personave të punësuar nga Organizatori, agjencitë e marketingut të
angazhuara nga Organizatori në promovimin e Lojës me Çmime, të punësuarve në pikat e shitjes që

Classified - Confidential
shesin Paketime Promocionale, si edhe anëtarëve të familjes së tyre të afërt (bashkëshortëve,
fëmijëve, prindërve dhe vëllezërve, nëse jetojnë në së bashku me ta).

Organizatori rezervon të drejtën, në diskrecionin e tij të vetëm, të marrë masa për të verifikuar faktet
e mësipërme.

MEKANIZMI I PJESËMARRJES NË LOJËN ME ÇMIME

NENI 7
Çmimet për pjesëmarrësit në Lojën me çmime, të cilat përshkruhen në nenin 8 të kësaj Rregulloreje,
do të jepen gjatë Lojës me çmime sipas mekanizmit të mëposhtëm:

Pasi pjesëmarrësi të ketë gjetur kodin nën kapakun e paketimit promocional, ai duhet të shkarkojë
aplikacionin Coca-Cola (në tekstin e mëtejshëm: Aplikacioni) nga Google Play Market për pajisjet
celulare Android ose Apple Store Market për pajisjet celulare iPhone (pajisja duhet të jetë e
paracaktuar në Apple Store Market për territorin e Kosovës), të regjistrojë profilin e vet duke treguar
adresën e tyre elektronike dhe emrin nën të cilin do të mbahet profili brenda aplikacionit, dhe pastaj
të futë kodin nga njëra prej paketimeve promocionale në profil, pas së cilës kodi do të shndërrohet në
një flluskë. Nëse një pjesëmarrës ka regjistruar tashmë një profil në Aplikacion, ai mund të përdorë
profilin e vet ekzistues.

Duke futur kodin e parë, pjesëmarrësit konfirmojnë se janë të njohur me këto Rregulla, se janë dakord
me to dhe se do t'i respektojnë, duke dhënë pëlqimin e vet për mbledhjen dhe përpunimin e të
dhënave të tyre personale vetëm për qëllimin dhe në mënyrën e përcaktuar në këto Rregulla.

Futja e një kodi do të sjellë një flluskë, pavarësisht nga cila paketë është futur. Një kod mund të futet
vetëm një herë në aplikacion dhe ai do të mundësojë vetëm një përpjekje për të fituar çmimin. Nga
një llogari e regjistruar, pjesëmarrësi mund të fusë një numër të pakufizuar kodesh, por ai mund të
fitojë më së shumti një çmim nga çdo lloj çmimesh. Flluskat nuk duhet të shpenzohen në kohën e
futjes, por ato duhet të shpenzohen deri në fund të Lojës me çmime, ashtu siç specifikohet në nenin
4. Çdo flluskë e gjeneruar gjatë kësaj Loje me çmime do të jetë e vlefshme vetëm gjatë kësaj Loje me
çmime. Pas përfundimit të kësaj Loje me çmime, të gjitha flluskat e gjeneruara në profilin e
pjesëmarrësit do të fshihen dhe nuk do të ketë mundësi për t'i përdorur më pas. Pikët e gjeneruara në
Aplikacion gjatë promocioneve ose lojërave me çmime të mëparshme nuk do të jenë aktive dhe nuk
mund të përdoren në këtë lojë promocionale.

Flluska përdoret në mënyrë që pjesëmarrësi do të klikojë në fushën e treguar me një shigjetë në vendin
e parashikuar brenda Aplikacionit. Duke bërë kështu, do të përdoret një flluskë. Pjesëmarrësi do të
njoftohet nëse flluska e përdorur është fituese ose jo pas një numërimi mbrapsht: "3, 2, 1" në ekranin
e Aplikacionit, pas së cilës do të shfaqet njoftimi nëse ka fituar një çmim ose jo. Duke shkuar në profilin
e vet brenda Aplikacionit, pjesëmarrësi mund të shohë çmimin që e ka fituar, si edhe një përshkrim të
detajuar. Me çdo përpjekje për të fituar një çmim, pjesëmarrësi humb një flluskë. Fituesit dhe çmimet
e fituara përcaktohen nga kompjuteri, duke përdorur algoritmin e përzgjedhjes së rastësishme (në
tekstin e mëtejshëm: Shortet). Algoritmi përcakton rastësisht momentin fitues në kohë dhe flluska e
parë e përdorur pas atij momenti shpallet fituese. Algoritmi përcakton edhe shpërblimin që do të
marrë flluska e përdorur.

Në rast se pjesëmarrësi merr informacion se kodi i futur është fitues dhe se ka fituar një çmim të
caktuar, ai do të ridrejtohet në një faqen ku do të shfaqet mesazhi i urimit, si edhe kodi unik, emri dhe
fotografia e çmimit të fituar. Fituesi do të marrë informacion lidhur me çmimin e fituar, si edhe
informacion me të dhënat e nevojshme për dorëzimin e çmimit në adresën e shtëpisë. Në faqen
shoqëruese do të shënohen kodi unik i shpërblimit, informacioni i nevojshëm për dorëzimin e tij, si

Classified - Confidential
edhe adresa e postës elektonike (ncp@vmtre.com), në të cilën duhet të dërgohen informacionet e
nevojshme më së voni deri më 31.08.2022. Për të siguruar që çmimi të dorëzohet, të gjitha të dhënat
e kërkuara duhet të dërgohen nga adresa e postës elektronike, që fituesi e ka regjistruar në faqen e
internetit. Të dhënat e nevojshme për dorëzimin e çmimit përcaktohen në nenin 10 të kësaj
Rregulloreje. Në rast se të dhënat personale janë të paplota ose të pasakta, dhurata nuk do të
dorëzohet. Të dhënat do të mblidhen vetëm për këtë qëllim, pas së cilës ato do të fshihen ashtu siç
përshkruhet në pikën 10 të këtij Neni 7 (PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE).

Në rast se fituesit nuk dërgojnë informacionet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar, ata do të
humbin të drejtën për të marrë çmimin.

Organizatori rezervon të drejtën të skualifikojë pjesëmarrësit që nuk respektojnë Rregullat, ose që


kanë marrë mbyllëset me kodet në mënyrë mashtruese ose në ndonjë mënyrë tjetër të paautorizuar
ose në një mënyrë që bie në kundërshtim me frymën e qëllimit të Lojës me çmime.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale të pjesëmarrësve në Promocion do të përdoren nga Organizatori ekskluzivisht


me qëllim për të përmbushur detyrimet e veta ndaj fituesve të çmimeve, d.m.th. për të siguruar
dorëzimin e çmimeve nga personi i angazhuar nga ana e Organizatorit. Të dhënat e nevojshme për
dorëzimin e çmimeve do t'i komunikohen një personi që ndodhet në territorin e Kosovës, me të cilin
Organizatori ka lidhur një kontratë për dorëzimin e çmimeve. Të dhënat personale të pjesëmarrësve
do të ruhen dhe përpunohen në pajtim me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale, duke
marrë masa të arsyeshme të mbrojtjes fizike dhe elektronike, dhe do të fshihen pas datës së
përfundimit të Lojës me çmime ose pas datës së përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Organizatorit
ndaj pjesëmarrësve, cilado që të jetë më e vonshme. Në rast të përpunimit të paautorizuar të të
dhënave, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kërkojë fshirjen e të dhënave, si edhe ndërprerjen ose
pezullimin e përkohshëm të përpunimit në rast të kontestimit të korrektësisë, plotësisë ose saktësisë
së të dhënave. Ai do të ketë të drejtë, gjithashtu, që këto të dhëna të shënohen si të kontestuara deri
në vendimin lidhur me korrektësinë, plotësinë ose saktësinë e tyre.

PËRSHKRIMI DHE VLERA E ÇMIMEVE

NENI 8
Një numër i total prej 1.885 çmimesh do t'u jepen pjesëmarrësve në Lojën me çmime.

Çmimet nuk mund të shkëmbehen me para. Çmimet nuk mund të transferohen te persona të tjerë.

Dorëzimi i çmimeve ndaj fituesve garantohet nga Organizatori.

Një numër i total prej 1.885 çmimesh do t'u jepen pjesëmarrësve në Lojën me çmime, ashtu siç
përshkruhet më poshtë:
1. 5 telefona Iphone 13, 128GB, Black
2. 5 GO Pro Hero8, Black
3. 50 altoparlante JBL GO3
4. 30 kufje pa tela JBL
5. 45 valixhe të brenduara Coca-Cola
6. 600 bluza unisex më mënga të shkurtra, të brenduara Coca-Cola (madhësia S/M)
7. 600 bluza unisex më mënga të shkurtra, të brenduara Coca-Cola (madhësia L/XL)
8. 350 peshqirë të brenduar Coca-Cola

Classified - Confidential
9. 200 kuponë dhuratë Sport Vison prej 50 EUR. Kuponët dhuratë mund të përdoren në të gjitha
dyqanet Sport Vision në territorin e Kosovës dhe mund të përdoren për të gjithë artikujt që
nuk janë në zbritje. Dy ose më shumë kuponë dhuratë mund të përdoren për në një blerje të
vetme. Paratë mund të shtohen në qoftë se shuma e faturës tejkalon shumën e mbuluar nga
kuponi dhuratë. Kuponët dhuratë mund të përdoren jo më vonë se më 31.12.2022.

NENI 9
1. Vlera e një çmimi – Iphone 13, 128GB, Black është 1.200 EUR përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera
totale e 5 çmimeve është 6.000 EUR përfshirë TVSH-në.
2. Vlera e një çmimi – Go Pro Hero8, Black është EUR 407 përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera totale
e 5 çmimeve është EUR 2.037 përfshirë TVSH-në.
3. Vlera e një çmimi – altoparlant JBL GO3 është 45 EUR përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera totale
e 50 çmimeve është 2.275 EUR përfshirë TVSH-në.
4. Vlera e një çmimi – kufje pa tela JBL është 55 EUR përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera totale e 30
çmimeve është 1.639 EUR përfshirë TVSH-në.
5. Vlera e një çmimi – valixhe e brenduar Coca-Cola është 72 EUR përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera
totale e 45 çmimeve është 3.240 EUR përfshirë TVSH-në.
6. Vlera e një çmimi – këmisha unisex e brenduar Coca-Cola (madhësia S/M) është 7 EUR
përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera totale e 600 çmimeve është 4.320 EUR përfshirë TVSH-në.
7. Vlera e një çmimi – këmisha unisex e brenduar Coca-Cola (madhësia L/XL) është 7 EUR
përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera totale e 600 çmimeve është 4.320 EUR përfshirë TVSH-në.
8. Vlera e një çmimi – peshqir i brenduar Coca-Cola është 7 EUR përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera
totale e 350 çmimeve është 2.495 EUR përfshirë TVSH-në.
9. Vlera e një çmimi – kupon dhuratë Sport Vision është 50 EUR përfshirë TVSH-në, ndërsa vlera
totale e 200 çmimeve është 10.000 EUR përfshirë TVSH-në.

Sipas sa më sipër, fondi total i çmimeve, domethënë vlera e të gjitha çmimeve përfshirë TVSH-në,
është 36.406 EUR.

DORËZIMI I ÇMIMEVE, AFATI DHE KUSHTET E PËRDORIMIT

NENI 10
Çmimet do të dorëzohen nëpërmjet personit të angazhuar nga Organizatori në adresën e treguar nga
fituesi, jo më vonë se 30 ditë nga data e plotësimit të të dhënave të nevojshme të dorëzimit në pajtim
me udhëzimet e marra përmes postës elektronike. Personi që fituesi e ka specifikuar në të dhënat e
dorëzimit të dërguara në adresën e postës elektronike të Organizatorit do të njoftohet për dorëzimin
e çmimit përmes një SMS që do t'i dërgohet në ditën e dorëzimit. Nëse fituesi nuk gjendet në adresën
e treguar, do t'i lihet një njoftim për mbërritjen e dërgesës dhe do t'i dërgohet edhe një sms me
informacionin e nevojshëm dhe adresën, ku ai mund të marrë dhuratën brenda tri ditëve të ardhshme
nga dita kur njoftimi për mbërritjen e dërgesës është lënë në adresën treguar. Pas skadimit këtij afati
treditor, fituesi humb të drejtën për të marrë çmimin.

Të dhënat e nevojshme për dorëzimin e çmimeve janë:


- emri dhe mbiemri,
- adresa në Kosovë,
- emri i vendit
- kodi postar
- adresa e postës elektronike
- numrin e telefonit në formatin 49xxxxxx, pa hapësira, viza lidhëse dhe karaktere të tjera
- kodi unik i çmimit.

Classified - Confidential
Për të siguruar që çmimi të dorëzohet ose të merret, është e nevojshme që të gjitha të dhënat e
kërkuara të jenë të sakta dhe t'i referohen një personi të rritur. Në rast se të dhënat personale janë të
paplota ose të pasakta, ose në qoftë se ato i referohen një personi që nuk është në moshë ligjore,
dhurata nuk do të dorëzohet.

Vetëm personi i përmendur në të dhënat e dërguara në adresën e postës elektronike pas fitimit të
çmimit do të ketë të drejtë për ta marrë çmimin dhe askush tjetër. Dorëzimi i çmimeve do të kryhet
personalisht.

RAPORTIMI DHE KOMISIONI

NENI 11
Organizatori do të publikojë rezultatet në faqen e internetit brenda 30 ditëve nga përfundimi i Lojës
së Çmimeve.
Korrektësia e Lojës me çmime do të monitorohet nga një komision i përbërë nga anëtarët e
mëposhtëm:
- Ilir Cakolli,
- Ideal Rexha
dhe një përfaqësues i ATC-së.

PËRJASHTIMI I PËRGJEGJËSISË

NENI 12
Organizatori garanton dorëzimin dhe përdorimin e çmimeve. Çdo mosmarrëveshje midis
pjesëmarrësve lidhur me pronësinë mbi mbyllëset e Paketimeve Promocionale, profileve të
regjistruara ose adresave të postës elektronike nuk do të ndikojë në parimin, sipas të cilit Organizatori
do t'ia japë çmimin personit që i paraqet një kërkesë të tillë Organizatorit në pajtim me dispozitat e
kësaj Rregulloreje. Gjithashtu, organizatori nuk do të marrë pjesë në asnjë mosmarrëveshje lidhur me
pronësinë mbi mbyllëset e Paketimeve Promocionale, profileve të regjistruara, adresave të postës
elektronike ose çmimeve të dhëna.

Përgjegjësia e Organizatorit ndaj fituesve do të përfundojë pas veprimit të dorëzimit të çmimit, i cili
korrespondon me përshkrimin e çmimit sipas kësaj Rregulloreje. Në rast të ndonjë ankese lidhur me
cilësinë dhe vlerën e përdorshme të çmimeve, fituesit do të kontaktojnë subjektet juridike që i kanë
dhënë çmimet në pajtim me rregulloret e mbrojtjes së konsumatorit.

SHPENZIMET

NENI 13
Organizatori nuk do të mbulojë shpenzime lidhur me dorëzimin e çmimeve përveç shpenzimeve, për
të cilat është angazhuar në pajtim me këtë Rregullore, as nuk do të mbulojë apo rimbursojë shpenzime
lidhur me pjesëmarrjen në Lojën me çmime. Organizatori do të mbulojë shpenzimet e taksës mbi
fitimet nga lojërat e fatit.

DISPONUESHMËRIA E RREGULLAVE

NENI 14
Secila palë e interesuar mund të marrë një kopje të Rregullores me shpenzimet e veta në ambientet e
Organizatorit, adresa e të cilave tregohet në nenin 1 të këtyre Rregullores. Për çdo informacion,

Classified - Confidential
pjesëmarrësit mund të kontaktojnë Organizatorin përmes telefonit të kontaktit +383 49 74 55 01 në
ditët e punës nga ora 09:00 deri në orën 17:00, gjatë kohëzgjatjes së Lojës me çmime.

PUBLIKIMI I RREGULLAVE

NENI 15
Rregullat e Lojës me çmime do të publikohen në së paku një gazetë ditore të shpërndarë në territorin
e Kosovës para fillimit të Lojës me çmime, në faqen e internetit www.cocacola-kos.com dhe pjesërisht
në etiketat e Paketimeve Promocionale, si edhe në materialet e marketingut në pikat e shitjes.

MOSMARRËVESHJET

NENI 16
Çdo mosmarrëveshje midis Organizatorit dhe çdo pjesëmarrësi në Lojën me çmime do të zgjidhet nga
gjykatat kompetente në Kosovë.

NDËRPRERJA E LOJËS ME ÇMIME DHE SHTYRJA E DORËZIMIT OSE PËRDORIMIT TË ÇMIMEVE

NENI 17.
Loja me çmime mund të ndërpritet në rast të forcës madhore (rrethanave që nuk mund të
parashikohen ose të ndikohen nga ana e Organizatorit), duke përfshirë paaftësinë e Organizatorit për
shkak të arsyeve që janë të pavarura nga vullneti i tij për të kryer Lojën me çmime. Organizatori do të
informojë konsumatorët për pezullimin e mundshëm të Lojës me çmime, si edhe për arsyet e
ndërprerjes. Në rast të ndërprerjes për arsyet e mësipërme, Organizatori nuk do të jetë në detyrë t'i
shpërblejë pjesëmarrësit për asnjë kosto lidhur me pjesëmarrjen në Lojën me çmime.

Dorëzimi i çmimeve dhe përdorimi i llojeve të caktuara të çmimeve mund të shtyhet si pasojë e
vendimeve ose rekomandimeve të autoriteteve kompetente lidhur me një situate epidemiologjike të
pafavorshme.

ORGANIZATORI
COCA-COLA HBC-KOSOVO L.L.C.

____________________________________

Classified - Confidential

You might also like