You are on page 1of 6

KUVENDI

PROJEKT LIGJ

Nr. ___/2022

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2015,


“PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të


Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 20 ndryshon si vijon:
“20. "Lojë fati promocionale" është loja nga subjektet e autorizuara paraprakisht nga AMLF,
sipas parashikimeve të këtij ligji, që promovon produkte ose shërbime në të cilat pjesëmarrësit
mund të përfitojnë çmime apo bonuse. Në përjashtim të sa me sipër, subjektet që ushtrojnë
veprimtari në fushën e lojërave të fatit të kategorisë "kazino të vendosura në hotel me pesë yje"
kanë të drejtë të zhvillojnë lojë fati promocionale për të promovuar besnikërinë e klientit, vetëm
brenda ambienteve të autorizuara ku kryejnë veprimtarinë e tyre sipas licencës përkatëse te
kategorisë "kazino të vendosura në hotel me pese yje", pa nevojën e autorizimit paraprak nga
AMLF.".
2. Pas pikës 21 shtohet pika 21/1 me këtë përmbajtje:
21. “Lojërat në kazino” janë lojërat e luajtura nga lojtarët në makinën e kazinove ose njëri
lojtar kundër tjetrit në tavolina të lojërave me gogla, me karta ose me zare, në përputhje me
rregullat e lojës në kazino. Përveç lojërave të luajtura në tavolina, në ambientet e kazinosë mund
të luhen edhe lojërat e fatit me makina të tipit slot dhe VLT, lojërat e tavolinave nga Kazino të
drejtpërdrejtë (Live) Online, ose me lojtare në distancë nëpërmjet teknologjisë online. Gjithashtu,
organizatorit të lojës i lejohet të zhvilloje turnetë e lojërave (poker, blackjack, e të tjera), ku
lojtarët luajnë kundër njeri-tjetrit, në përputhje me licencën e kategorisë "kazino të vendosura në
hotel me pese yje" dhe parashikimet e këtij ligji.
3. Pika 40 ndryshon si me poshtë vijon:
40. "Të ardhura bruto nga loja" nënkupton shumën e mbetur organizatorit nga diferenca midis
shumës totale të luajtura nga lojtarët e lojërave të fatit duke zbritur shumën e fituar prej tyre,
qoftë të kërkuar ose të pa kërkuar prej tyre, përfshirë dhe “jackpot” e bonuset e akumuluara nga
lojtarët që u janë dhënë nga organizatori sipas rregullores së lojës miratuar nga AMLF.

Neni 2
Në Nenin 9, bëhen këto shtesa e ndryshime:
1. Pika 2 ndryshon si me poshtë vijon:
“2. Ndalohet publiciteti në median e shkruar, elektronike dhe audiovizive të lojërave të fatit,
përveç rasteve kur kjo kryhet nga subjektet e licencuara nga AMLF në përputhje me rregullat e
përcaktuara në këtë ligj.
2. Pas pikës 2, shtohen pika 2/1, 2/2, 2/3, 2/4. 2/5 dhe 2/6 me këtë përmbajtje:
“2/1. Komunikimet tregtare për lojërat e fatit nuk duhet të vendosen në vende publike përveç
kur parashikohet shprehimisht ndryshe ne këtë Ligj . Kufizimet sa me sipër nuk zbatohen në
rastin e shfaqjeve apo transmetimit te komunikimeve tregtare brenda ambienteve te autorizuara
te organizatorit te lojës kazino te vendosur ne hotel me pese yje si dhe ne ambiente te
frekuentuara nga turiste, përfshire, porte, aeroporte hotele apo resorte pushimi, duke përjashtuar
baret dhe restorantet, si dhe vendet e rezervuara për të miturit.
2/2. Në rastet e lejuara për reklamim e aktivitetit të lojërave të fatit, Organizatoret e lojërave të
fatit kanë të drejtë të kryejnë komunikime tregtare audiovizive, vetë ose nëpërmjet
kontraktorëve, duke respektuar kushtëzimet e mëposhtme:
a) Reklamimi ose komunikimi tregtar nuk duhet të cenojnë dinjitetin njerëzor;
b) Reklamimi ose komunikimi tregtar nuk duhet të jenë abuzuese dhe të fshehta;
c) Reklamimi ose komunikimi tregtar nuk duhet të inkurajojnë konsumatorët për të ri-
investuar fitime në lojë fati;
ç) Reklamimi ose komunikimi tregtar nuk duhet të kenë përmbajtje të pavërtetë apo
çorientuese, veçanërisht lidhur me mundësinë e shumën e fitimeve dhe kushtet e pjesëmarrjes në
loje;
d) Reklamimi ose komunikimi tregtar nuk duhet të japë përshtypjen se pjesëmarrja në lojë
është zgjidhje e problemeve financiare apo se pjesëmarrja në lojë sjell sukses social e financiar
dhe kontribuon në përmirësimin e reputacionit te individit;
dh) Reklamimi ose komunikimi tregtar nuk duhet t'iu adresohen të miturve.
AMLF ka të drejtën të vendosë në licencë kërkesa të tjera lidhur me llojin dhe qëllimin e
reklamave.
2/3. Ndalohet transmetimi në orarin 6:00 deri në 23:00 i reklamave për baste sportive online,
VLT, dhe i lojërave të kazinosë online nëpërmjet transmetimeve audiovisivise, në Television dhe
Radio, apo transmetimeve elektronike telefonike ose online.
2/4. Subjektet e licencuara për lojëra fati, kanë të drejtë të sponsorizojnë skuadra sportive si
dhe të vendosin reklama të aktiviteteve të tyre në vendet ku zhvillohen aktivitete sportive.
2/5. Organizatoret e lojrave të fatit të kategorisë "kazino të vendosur në hotel me pesë yje"
kanë të drejtë të reklamojnë aktivitetin e tyre në pjesën e jashtme dhe të brendshme të
ambienteve ku është vendosur kazinoja, në përputhje me formatin dhe përmasat e përcaktuara me
udhëzim të Ministrit te Financave. Komunikimet komerciale sipas kësaj pike duhet të shfaqin
qartë emrin e subjektit organizator te lojës si dhe emrin e AMLF si organi kompetent që miraton
përfundimisht përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e shfaqjes e komunikimit tregtar.
Organizatori i lojërave të fatit të kategorisë "kazino të vendosur në hotel me pesë yje" ka të
drejtë të reklamojë në faqen e tij zyrtare të internetit të regjistruar ligjërisht në Republikën e
Shqipërisë dhe te deklaruar pranë QKB. Reklamimi në faqen zyrtare të internetit të organizatorit
duhet e përmbushë parashikimet e pikave 2/2 dhe 2/3 të këtij neni.
2/6. Lejohet vendosja e shenjave apo tabelave orientuese nga ana e organizatorit e lojrave të
fatit të kategorisë "kazino të vendosur në hotel me pesë yje", deri ne 1000 metra linear nga hyrja
e kazinosë, që tregojnë hyrjen qendrore në kazino. Në çdo rast kjo tabele mund të përmbajë
vetëm emrin apo brand-in e kazinosë dhe shigjetën drejtuese të orientuar drejt hyrjes se
kazinosë, si dhe duhet të respektojë rregullat për sinjalistikat rrugore të parashikuara në Kodin
Rrugor.".

Neni 3
Ne nenin 14, pika 1 shfuqizohet.

Neni 4
Në nenin 17 , pika 5, pas fjalisë se dyte, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Ne përjashtim te sa me sipër, subjektet qe ushtrojnë veprimtari ne fushën e lojërave te fatit te
kategorisë "kazino te vendosura ne hotel me pese yje" lejohet te zhvillojnë loje fati promocionale
vetëm brenda ambienteve te autorizuara ku kryejnë veprimtarinë e tyre sipas licencës përkatëse,
pas marrjes se miratimit nga AMLF-ja për zhvillimin e lojës përkatëse promocionale.
Organizatori qe ushtrone veprimtari ne fushën e lojërave te fatit te kategorisë "kazino te
vendosura ne hotel me pese yje i lejohet qe 1% e te ardhur bruto nga loja te jete loje
promocionale.

Neni 5
Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:
1. Fjalia e pare e pikës 6 ndryshon si me poshtë vijon:
“6. Organizatori njofton AMLF-në paraprakisht 5(pese) ditë pune për çdo makinë shtesë që
vendos në pikë/sallë.".
2. Pika 8 riformulohet si vijon:
“8. Organizatori njofton AMLF-në paraprakisht 30 ditë pune për mbylljen e çdo salle ose,
ndryshimin e selisë; si dhe 5 ditë pune përpara për ndryshimin e numrit të mjeteve të lojërave për
çdo sallë, ne përputhje me licencën qe zotëron. Organizatori duhet te njoftoje AMLF-ne për
ndryshimin e personelit ne përputhje me afatet dhe procedurat tatimore te "Deklarimit për
ndryshimit te numrit te punonjësve”, në përputhje me licencën që zotëron.”.

3. Pika 9 ndryshon si me poshtë vijon:


“9. Në sallën e lojërave të fatit mund të ushtrohet aktivitet vetëm nga organizatori i licencuar
për kategorinë/kategoritë e lejuara përkatëse për lojëra fati.”.

Neni 6
Në nenin 22, pika 1, bëhen këto ndryshime:
1. Pas shkronjës “c” shtohet shkronja “c/1” dhe “c/2” me përmbajtje si vijon:
“c/1) të këtë aktivitet në fushën e basteve sportive dhe/ose të lojërave elektronike në distancë prej jo
më pak se 10 (dhjetë) vjet në një nga vendet anëtare të OECD dhe të mos të ketë qënë subjekt i masës
displinore të heqjes së licencës nga një nga vendet anëtare të OECD;
c/2) të ketë plan për investime me vlerë jo më të vogël se 50 000 000 (pesëdhjet milionë) lekë për
zhvillimin e basteve sportive online ose me vlerë jo më të vogël se 35 000 000 (tridhjet e pesë milionë)
lekë për zhvillimin e basteve sportive nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit;”.
2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “d/1” me përmbajtje si vijon:
“d/1) të ketë plan veprimi mbi impaktin potencial social të zhvillimit të aktiviteteve të lojrave të fatit
“bast sportiv” e “lojëra elektronike në distancë” dhe adresimin e risqeve sociale nga zhvillimi i këtyre
aktiviteteve.”.

Neni 7
Në nenin 35 bëhen këto ndryshime:
1. Në piken 1, pas fjalisë së parë shtohet, fjalia me këtë përmbajtje:
"Vendimi i Këshillit te Ministrave bazuar dhe ne strategjitë per zhvillimin ekonomik
veçanërisht te zonave me përparësi turizmin, do te përcaktoje qarqet, numrin e zonave për secilin
qark ku lejohet te organizohen lojërat e fatit Kazino, "Kazino e vendosur ne hotel me pese yje"
dhe "Resort kazino", si dhe numrin e licensave perkatese per secilen zone.
Ne çdo rast, numri i licencave aktive për kategorinë Kazino, "Kazino e vendosur ne hotel me
pese yje, resort kazino nuk mund te jete me shume se :
i) ___20__ licenca aktive ne total brenda territorit te Republikës se Shqipërisë ku jo me
shume se____ do te jene per kategorinë Kazino, jo me shume se ___ per kategorinë
Resort kazino dhe jo me shume se_____ per kategorinë Kazino e vendosur ne hotel me
pese yje;
ii) ____ licensa aktive per qarqet me me pak se _____ banore ku jo me shume se ____ do te
jene per kategorinë Kazino, jo me shume se ___ per kategorinë Resort kazino dhe jo me
shume se _____ per kategorinë Kazino e vendosur ne hotel me pese yje;
iii) _____licensa aktive per qarqet me me shume se _____ banore ku jo me shume se ____
do te jene per kategorinë Kazino, jo me shume se ___ per kategorinë Resort kazino dhe jo
me shume se _____ per kategorinë Kazino e vendosur ne hotel me pese yje
iv) Ne zonat me perparesi turizmin percaktuar me vendim te Keshillit te Ministratve, numri
total i licensave aktive qe do te percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave nuk
mund te jete me shume se _____ licensa aktive per cdo zone.

2. Pas Pikës 3, shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:


4."Subjekti i licencuar për kategorinë "Kazino te vendosur ne hotel me pese yje" gëzon te
drejtën te rinovoje automatikisht licencën edhe për një periudhe tjetër ____ vjeçare ne rast se
përgjatë afatit te licencës aktuale ka përmbushur detyrimet e përcaktuara ne licence. Ne ketë
rast, te paktën _____ muaj para përfundimit te afatit te licencës ekzistuese te zotëruar nga
subjekti për te ushtruar aktivitet "Kazino te vendosur ne hotel me pese yje", subjekti i licencuar
për kategorinë "Kazinotë vendosur ne hotel me pese yje" paraqet pranë AMLF
aplikimin/kërkesën për rinovim licence. Aplikimet për rinovim licence do te bëhen ne formatin e
përcaktuar nga AMLF. AMLF brenda ___ ditësh nga marrja e kërkesës, nëse nuk konstaton
shkelje nga subjekti te kushteve te licencës aktuale dhe të dispozitave te këtij Ligji gjatë afatit te
pare te kohëzgjatjes se licencës aktuale, njofton subjektin për rinovimin e licencës vlefshmëria e
te cilës është për një periudhe ____ vjeçare duke nisur nga data e përfundimit te licencës
aktuale".

Neni 8
Në nenin 36 bëhen këto shtesa e ndryshime:
1. Ne piken 1, pas fjalisë se pare shtohet fjalia me ketë përmbajtje:
"Gjithashtu, vendimi i Këshillit te Ministrave përcakton dhe kriteret e tjera qe duhet te
plotësoje aplikanti, përfshire kapacitetin(numrin e dhomave dhe shtretërve) qe do te këtë hoteli
me pese yje, kushtet e operimit te hotelit përfshire dhe burimet njerëzore qe duhet te kenë ne
dispozicion si dhe tregues te tjere, Subjekti i licencuar për kategorinë "Kazino te vendosur ne
hotel me pese yje" gëzon te drejtën te rinovoje licencën edhe për një periudhe tjetër ____ vjeçare
ne rast se përgjatë afatit te licencës aktuale ka përmbushur te gjithë detyrimet.".
2. Ne piken 5 germa “b” ndryshon si me poshte vijon:
“b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë)
lekë dhe aplikohet ne menyre shteruese vetem njehere pavaresisht nese subjekti aplikues zoteron
ndonje license tjeter per organizim te lojrave te fatit te te njejtes kategori.”.

Neni 9
Në nenin 38, pika 3, pas fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
"Rregulloret për organizimin dhe funksionimin e turneve do të miratojë nga AMLF.".

Neni 10
Në nenin 71, pika 2/1 ndryshohet si më poshtë:
“2/1. Numri total i licencave që mund të jepen për organizatorë të kategorive “baste sportive online”
dhe “lojërat elektronike në distancë” nga shoqëri vendase apo të huaja nuk mund të jetë më shumë se
___ licenca. Numri total i licencave mund të ndryshohet me vendim të Këshillit të Ministrave, mbi
bazën e një analize të përgatitur nga AMLF për impaktin social të organizimit të lojrave të fatit dhe të
basteve sportive.”.

Neni 11
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

You might also like