You are on page 1of 20

Parashkrimi

Instituti i parashkrimit të padisë në gjykimin


administrativ.
E drejta e gjykatës për ta vlerësuar kryesisht.

Gentian Hamiti
Karakteristikat
• Instituti i parashkrimit të padisë parashikon se “e
drejta e padisë që nuk është ushtruar brenda afatit të
caktuar në ligj, shuhet dhe nuk mund të realizohet
më me anë të gjykatës ose të organit tjetër
kompetent”.
• Titullari i një të drejte subjektive materiale, në rast
se nuk i ushtron të drejtat e tij legjitime brenda një
periudhe kohe të caktuar nga ligji, humbet të
drejtën t’i realizojë këto të drejta subjektive me
anë të forcës shtrënguese të shtetit.
Gentian Hamiti
Historiku

• Burimi i parë i lindjes së institute të parashkrimit të padisë është e


drejta romake.Fillimisht legjislacioni i vjetër i Romës së lashtë nuk e
parashikonte fare parashkrimin shues.
• Me zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike e shoqërore, pretori
për disa padi të reja, të cilat nuk rridhnin nga ius civile, caktonte një
afat kohor brenda së cilës ato duhej të paraqiteshin.
• Në këto lloj padish kur ato paraqiteshin pas plotësimit të afatit
përkatës, i padituri kishte të drejtë të ushtronte një prapësim, që quhej
exceptio ose praescriptio temporalis, i cili përfaqëson embrionin e
këtij instituti.
• Më vonë ky parashkrim u zëvendësua nga proescritio longi temporis,
i cili u shtri në tërë gadishullin italian.
Gentian Hamiti
• Parashkrimi i gjatë (praescriptio), në të drejtën romake
ishte një mënyrë tjetër e mbrojtjes së të drejtave të
pronësisë, i cili synonte të mbronte personat që punonin për
një kohë shumë të gjatë tokat, të cilat ishin në pronësi të të
tjerëve. Ky lloj parashkrimi u vendos nga perandorët romakë
me qëllim, që e punueshme tokat e punueshme të mos
liheshin të braktisura. Për këtë arsye, dallimi ndërmjet
parashkrimit të gjatë dhe parashkrimit fitues konsistonte
në dy drejtime:
• a) Për nga afatet e parashikuara për njërin dhe për tjetrin dhe
• b) Për nga pasojat juridike.
• Pra, ndërsa parashkrimi fitues ishte një mënyrë e fitimit të
pronësisë, parashkrimi i gjatë shuante mundësinë e pronarit,
që të ketë sukses në padinë pronësore.
Gentian Hamiti
Parashkrimi i padisë në të drejtën zakonore shqiptare

• Kanuni i Lekë Dukagjinit apo Kanuni i Labërisë, nuk përmendet as termi


i parashkrimit fitues e as termi i parashkrimit shues. Fakti, që këto
institute që përmenden në mënyrë të shprehur prej tyre, nuk duhet të na
çojë në përfundimin se ato norma parashikonin elementë të njëjtë me ato
të institutit të parashkrimit.
• Në Kanunin e Lekë Dukagjinit toka, pronë private, konsiderohej shumë e
rëndësishme dhe nëse një person shpërngulej nga toka e vet dhe
zhvendosej në një territor tjetër, edhe nëse nuk e përdor banesën e tij,
sërish ajo i mbetej pronë e tij dhe askush nuk mund të fitojë pronësinë
mbi të. Me fjalë të tjera, e drejta e pronës nuk shuhet me kalimin e kohës
Kanuni i Lekë Dukagjinit pranon se, në disa krahina është njohur
parashkrimi i të drejtës së pronësisë private mbi banesën, e cila me
kalimin e kohës shuhet dhe më pas personi i parë, që hyn në banesë do
quhet pronar
Gentian Hamiti
Parashkrimi i padisë gjatë sundimit osman në Shqipëri

• Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane në Shqipëri është zbatuar gjerësisht e drejta


civile Osmane. Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore, ndonëse sundues ka qenë
legjislacioni osman, në krahina të caktuara shqiptare.Në bazë të parimit të Sheriatit,
i cili sanksionon se e drejta e një muslimani nuk shuhet kurrë, doktrina e së
drejtës muslimane dhe konkretisht shkolla hanafite, shafite dhe hanbalite, si
dhe praktika sunduese e Kadilerëve gjer në fund të shekullit të XVI nuk e njihnin
as parashkrimin shues dhe as parashkrimin fitues.
• Ky rregullim ligjor sillte paqëndrueshmëri në marrëdhëniet pasurore si dhe
frenim në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, prandaj Sulltani, në fillim të
shekullit të XVII, nxorri një ferman, me të cilin detyronte të gjithë kadilerët, që
të mos shqyrtonin konfliktet midis privatëve të lidhura me paditë e
revendikimit ose padi të rrjedhura nga detyrimet, në qoftë se në kohën e
paraqitjes së padisë kishin kaluar 15 vjet (hënorë) heshtjeje të plotë dhe të
paarsyeshme nga ana e palës së interesuar.
• Parashkrimi 15 vjeçar i përmendur më lart, është zbatuar rregullisht edhe nga
gjykatat e Sheriatit, që vepronin në vendin tonë dhe sidomos nga gjykatat e
Shkodrës, Elbasanit, Beratit dhe Vlorës.
Gentian Hamiti
Parashkrimi i padisë në periudhën prej shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912 deri në hyrjen në fuqi të Kodit Civil të
vitit 1929

• Edhe pas rënies së qeverisë së Ismail Qemalit dhe ardhjes në pushtet


të Princ Vidit legjislacioni i zbatueshëm nuk ndryshoi, Statuti Organik
(Kushtetuta shqiptare në fuqi gjatë sundimit të Princ të Vidit) nuk shënoi
aspak një shkëputje nga tradita osmane. Në fakt ligje të mirëfillta shqiptare
nuk u miratuan, jo vetëm gjatë sundimit të shkurtërtë Princ Vidit, por as
edhe më vonë: nga Kongresi i Durrësit i vitit 1918, as nga
Parlamenti i krijuar pas Kongresit të Lushnjes, në vitit 1920 madje as pas
qeverisë së Nolit, në vitin 1924 edhe pse në programin e saj
parashikoheshin të kryheshin reformime në legjislacion, të cilat ishin
mjaft të përparuar për kohën.
• Me fjalë të tjera, normat juridike të Kodit Civil otoman, ose të
Mexhelesë, kanë vazhduar të zbatohen në troje shqiptare jo vetëm deri në
shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912, por edhe pas kësaj date deri në 1
prill 1929, kur hyri në fuqi Kodi Civil shqiptar, i njohur ndryshe si, Kodi
Civil i Zogut.
Gentian Hamiti
Parashkrimi i padisë në Kodin Civil shqiptar të vitin 1929

• Në lidhje me rregullimin e instituteve të parashkrimit, ky


legjislacion në titullin e XXIX në katër (kaptina), ka
parashikuar shprehimisht dispozita të hollësishme, për herë të
parë për parashkrimin, në dallim nga legjislacioni osman,
i cili ndonëse e trajtonte parashkrimin, nuk e përmendte atë
në mënyrë eksplicite.
• Kodi civil shqiptar i vitit 1929 parashikon shprehimisht se:
“parashkrimi është një mjet, me të cilin me kalimin e kohës
dhe me kondita të caktueme, një person fiton një të drejtë ose
librohet nga një obligim”. Duke interpretuar me kujdes
përkufizimin e bërë në Kodin Civil të vitit 1929, në nenin
2009, konstatohet se ky kod në këtë dispozitë ka dhënë
përkufizimin për dy institute. Në këtë dipozitë janë bashkuar
në një të vetme parashkrimi
Gentian Hamiti
fitues dhe parashkrimi
shues.
Parashkrimi i padisë në Shqipëri në periudhën prej 29 nëntor
1944 deri në 1981

• Dispozitat për parashkrimin e padisë, që parashikoheshin në Kodin Civil


të vitit 1929 u zbatuan si rregulla juridike deri në kohën doli dekreti
nr. 1670, datë 30.V.1953 “Mbi parashkrimin”.Me ligjin nr. 2022, datë
2.04.1955, u miratua ligji: “Mbi pjesën e përgjithshme të Kodit Civil”, i
cili shfuqizoi Dekretin “Mbi parashkrimin, nr. 1670, datë 30 maj 1953”.
• Në këtë ligj, në kapitullin e IV-të tij, parashikoheshin dispozitat mbi
parashkrimin, në nenet 75-92. Në këtë ligj, në dallim nga Kodi Civil i vitit
1929, parashkrimi shues parashikohet si institut i përgjithshëm i të
drejtës dhe trajtohet e përkufizohet veçmas nga instituti i
parashkrimit fitues, i cili parashikohet si një institut i së drejtës së
pronësisë, si një mënyrë e fitimit të pronësisë me dekretin nr.
2083, datë 6.7.1955.

Gentian Hamiti
Parashkrimi i padisë në Kodin Civil të vitit 1981 deri në hyrjen në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994

• Legjislacioni civil në shtetin shqiptar para vitit 1981 ishte i


shpërndarë në ligje të veçanta.Në këtë kod, janë bërë përpjekje për
të plotësuar mangësitë, që kishte ligji për pjesën e përgjithshme të
kodit civil të 1955, për shembull në lidhje me përcaktimin e padive, që nuk
i nënshtrohen parashkrimit, duke përcaktuar disa paditë tjera të cilat
nuk përfshiheshin në përmbajtjen e nenit 76, por përcaktoheshin nga ligje
të tjera.
• Ky kod është mbështetur, duke përfshirë dispozitat mbi parashkrimin të
parashikuara nga neni 76 i L. P. P. të Kodit Civil të vitit 1955. Edhe në këtë
kod janë mbajtur të pandryshuara po ato parime bazë të parashkrimit të
padisë të sanksionuara në L. P. P. të Kodit Civil të vitit 1955, me
ndryshimin e vetëm, që zgjatja e afatit të parashkrimit i parashikuar nga
neni 85 i këtij ligji, në nenin 62/3 të Kodit Civil të viti 1981 u zëvendësua
me institutin e rivendosjes së afatit të parashkrimit të padisë, rivendosje të
cilin mund ta bëjë kryësisht gjykata ose organi kompetent, që shqyrton
çështjen.
Gentian Hamiti
• Përpara krijimit të gjykatës administrative, të gjitha mosmarrëveshjet
administrative gjykoheshin nga seksione të posaçme të Gjykatës Civile. Neni 320 i
K.Pr.C, në kapitullin e gjykimeve të posaçme ka parashikuar se, në përbërje të
gjykatave të shkallës së parë krijohen seksione të posaçme për gjykimin e
mosmarrëveshjeve administrative.
• Nga neni 324 deri në nenin 333 të K.Pr.C, në këta 9(nëntë) nene rregullohet
gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative. Mosmarrëveshjet administrative të
parashikuara nga K.Pr.C janë të përcaktuara në mënyrë shteruese, ku vihet re një
kompetencë lëndore e cunguar. Konkretisht, K.Pr.C parashikon si kompetencë
lëndore për gjykimet administrative si më poshtë:
• - Padia me të cilën kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi i një akti administrativ;
• - Padia me të cilën kundërshtohet refuzimi i miratimit të një akti administrativ ose
që i lihet pa u shqyrtuar në afatin e caktuar, kundërshtimi i shtetasit në organin
kompetent administrativ.

Gentian Hamiti
• Padia kundër një akti administrativ shqyrtohej nga seksioni administrativ i
gjykatës, në zonën e së cilës ka qendrën organi administrativ. Pra. K.Pr.C
përcaktonte kompetencën sipas parimit të qendrës së organit administrativ.

• Përsa i përket afatit ligjor për gjykimin e mosmarrëveshjeve


administrative, K.Pr.C kishte përcaktuar si afat maksimal atë 30 ditor, nga
momenti i regjistrimit të çështjes në gjykatë. Afati i ngritjes së padisë ndaj
një akti administrativ, sipas K.Pr.C është 30 ditë, nga dita e shpalljes ose
të njoftimit të aktit administrativ. Gjithashtu, parashikohej detyrimi për
shterimin e rrugës administrative, përpara se akti administrativ të goditej
në gjykatë, përveç rastit kur ligji i posaçëm parashikonte ankimin
drejtpërdrejt në gjykatë. Ndërsa në rastet kur, organi administrativ nuk ka
shqyrtuar kërkesën e subjektit apo ankimin e tij brenda afatit kohor të
parashikuar në ligj, atëherë subjektit i lind e drejta t’i drejtohet
drejtpërdrejt gjykatës, duke e konsideruar kështu të ezauruar rrugën
administrative.

Gentian Hamiti
Ligji 49/2012

• Me ligjin nr.49/2012‘’Për gjykatat administrative dhe


gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative’’ janë përcaktuar
rregullat për juridiksionin dhe kompetencën e gjykatave
administrative, parimet dhe procedurën e gjykimit, palët në
proces dhe personat e tjerë në gjykimin administrative,
vendimet gjyqësore administrative dhe ekzekutimin e tyre.

• Në KREU IV të këtij ligji janë përcaktuar subjektet dhe


kushtet formale të padisë. Një prej kushteve formale të padisë
është dhe afati për ngritjen e padisë, parashikuar nga neni 18 i
tij,

Gentian Hamiti
Afati për ngritjen e padisë

• 1. Padia kundër veprimit administrativ paraqitet në gjykatë brenda 45 ditëve. Ky afat fillon
nga:
• a) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ të organit epror,
që ka shqyrtuar ankimin administrativ;
• b) data e njoftimit, sipas mënyrës së përcaktuar në ligj, të aktit administrativ, në rastet kur ky
akt ankimohet drejtpërdrejt në gjykatë;
• c) data e botimit të aktit administrativ, në rastet kur ligji parashikon detyrimin për botimin e
aktit;
• ç) data e marrjes së dijenisë për ndërhyrjen e paligjshme të organit publik mbi të drejtat dhe
interesat ligjorë të subjektit, me çdo lloj veprimi që nuk plotëson kushtet dhe formën e aktit
administrativ;
• d) data e mbarimit të afatit ligjor për nxjerrjen e aktit administrativ, në rastet e mosveprimit të
organit administrativ, kur akti administrativ që është kërkuar të nxirret ankimohet drejtpërdrejt
në gjykatë;
• dh) data e mbarimit të afatit ligjor për shqyrtimin e ankimit administrativ, në rastet e
mosveprimit të organit më të lartë administrativ.

Gentian Hamiti
• 2. Afati i mësipërm është 1 vit, në rastet kur akti administrativ nuk tregon qartë për të
drejtën dhe afatin e padisë. Në rastin e mosparaqitjes së padisë brenda 1 viti, për
arsye se udhëzimet në aktin administrativ nuk japin informacion të saktë për të
drejtën e padisë, padia paraqitet edhe pas 1 viti, por, në çdo rast, jo më vonë se 30
ditë nga data kur paditësi ka marrë dijeni për ekzistencën e së drejtës së padisë dhe
vetëm kur paditësi jep shpjegime të besueshme për këto rrethana në padinë e tij.
• 3. Padia kundër aktit nënligjor normativ duhet të paraqitet në gjykatë brenda 3
vjetëve nga data e hyrjes në fuqi të aktit.
• 4. Paditë për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor paraqiten në gjykatë, sipas afateve
të parashikuara në ligjin e posaçëm.
• 5. Paditë për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës paraqiten në
gjykatë, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e
punës.
• 6. Padia për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kompetencave ndërmjet organeve të
ndryshme administrative paraqitet brenda 6 muajve nga lindja e mosmarrëveshjes.
• 7. Afatet e mësipërme janë të prera dhe shkelja e tyre shkakton humbjen e së drejtës
së padisë. Këto afate shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht.
• 8. Padia për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ mund të
ngrihet në çdo kohë. Gentian Hamiti
Parakusht procedurial

• Mosngritja e padisë brenda afateve të përcaktuara në nenin 18 të ligjit


nr.49/2012 sjell mospranimin e padisë, i cili është një vendim
jopërfundimtar sipas nenit 39 të këtij ligji në të cilin parashikohet :

• 1. Gjykata administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në


rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit.
• 2. Gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson
kushtet formale të paraqitjes së saj. Ky vendim jepet derisa nuk është
dhënë vendimi i ndërmjetëm për shqyrtimin e provave.
• 3. Gjykata vendos pushimin e gjykimit, kur paditësi heq dorë nga
gjykimi i padisë.
• 4. Gjykata, me vendimin e saj jopërfundimtar, vendos edhe heqjen e
sigurimit të padisë.
Gentian Hamiti
• Neni 18 i këtij ligji duhet zbatuar në korelacion me pikën 2 të
nenit 72 në të cilën parashikohet:

• 2. Sa herë që në ligje të posaçme bëhet referim në seksionet


administrative apo në kreun “Gjykimi i mosmarrëveshjeve
administrative” të Kodit të Procedurës Civile apo në gjykatën
kompetente, referenca vlerësohet si e bërë në këtë ligj dhe në
gjykatën administrative kompetente, sipas këtij ligji.
• Të gjitha afatet për paraqitjen e padisë ndaj aktit apo
veprimit tjetër administrativ janë 45 ditë, me përjashtim të
rasteve kur në ligjet e veçanta është parashikuar ndryshe.
Gentian Hamiti
Parashikimi në gjykimin administrativ

• Ligji nr.49/2012 ka parashikuar rolin aktiv të


gjykatës, që kryesisht të marrë në shqyrtim afatet e
ngritjes së padisë, ndryshe nga Kodi Civil, i cili
kërkon që parashkrimi i padisë të pretendohet nga
palët, kjo sipas nenit 125 të Kodit Civil, në të cilin
parashikohet:

• Parashkrimi i plotësuar nuk mund të merret parasysh


nga gjykata ose organi tjetër kompetent me nismën e
vet, por vetëm me kërkesën e palës së interesuar.
Gentian Hamiti
• Sipas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr. 5, datë
30.10.2012, dallohen :
• “padia në kuptimin material” dhe “padia në kuptimin procedural”.
• Padia në kuptimin material është e drejta për të kërkuar, me anë të gjykatës,
realizimin e një kërkimi, që buron nga një e drejtë subjektive. Është e drejta që ka
një person për të kërkuar realizimin me anë të forcës shtrënguese së shtetit, të një të
drejte subjektive, kundrejt një personi tjetër, pavarësisht nga vullneti i këtij të
fundit.
• E drejta e padisë në kuptimin material gëzohet nga mbajtësi i së drejtës subjektive
që, në rast cenimi ose mohimi të kësaj të drejte, ta rivendosë atë, duke iu drejtuar
gjykatës. Padia në kuptimin procedural është mjeti juridik me anën e të cilit
personat e interesuar, si dhe ata të autorizuar me ligj, i drejtohen gjykatës për
shqyrtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve juridiko-civile dhe për mbrojtjen e të
drejtave civile. Ndërsa, sipas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të
Gjykatës së Lartë nr. 5, datë 31.05.2011, është përcaktuar se, parashkrimi i padisë
sjell rrëzimin e saj (pra, jo pushimin e gjykimit) (paragrafët 30.2, 31, 34, 34.1 dhe
34.2).

Gentian Hamiti
• Sipas këtij vendimi, nëse padia është parashkruar, ajo duhet të
rrëzohet, sepse:
• 1) “pranimi i prekluzivitetit (dekadencës), si institut i mëvetësuar
nga parashkrimi shues, konsolidon qëndrimin se, e drejta
subjektive nuk shuhet me plotësimin e afatit të parashkrimit”;
• 2) “dallohet efekti i parashkrimit, si shues i së drejtës së padisë,
me efektin e prekluzivitetit, si shues i së drejtës subjektive”;
• 3) “prekluziviteti shuan të drejtën subjektive të personit. Ai nuk i
referohet të drejtës së padisë. Ndërsa, parashkrimi i padisë është
fakt juridik me pasoja shuese, që i referohet humbjes së të drejtës
së padisë dhe nuk ka të bëjë me të drejtën subjektive si të tillë”.

Gentian Hamiti

You might also like