You are on page 1of 6

VENDIM

Nr. 87, datë 21.2.2024

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1058, DATË 16.7.2008, TË


KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT
TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË
PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR
DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr. 8743, datë
22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 37 e 39, të ligjit nr.
20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me
propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.


1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të
paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Këshillit të Ministrave, për
Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, të ndryshuar, përmasat e pronave 5, 11 dhe 12
zëvendësohen me përmasat, sipas formularëve me 2 (dy) fletë) dhe planrilevimeve me 3 (tre)
fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për
zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR
Edi Rama

You might also like