You are on page 1of 6

PYETJA 1

Përshkruani si ka evoluar e drejta e autorit në Shqipëri dhe cilat janë fushat që mbulon ajo.

E drejta e autorit në Shqipëri

Fazat e lindjes dhe zhvillimi

Zhvillimi historik i së drejtës së autorit në Shqipëri është përcjellë në disa faza kryesore nëpër të cilat
ka kaluar zhvillimi i shtetit dhe i së drejtës. Këto faza janë:

Faza e parë – rregullimi i së drejtës së autorit që prej shpalljes së Pavarësisë deri në Luftën e II
Botërore.

Faza e dytë – rregullimi i së drejtës së autorit pas Luftës së II botërore.

Faza e tretë – rregullimi i së drejtës së autorit pas përmbysjes së sistemit komunist e vendosjes së
pluralizmit politik (pas vitit 1990 e në vazhdim).

Faza e parë.

Kodi Civil i vitit 1929 shënon fillesat e para të mbrojtjes të së drejtës së autorit në Shqipëri. Ky Kod
i referohej legjislacioneve perëndimore të përparuara të kohës. E drejta e autorit parashikohej si një
nga objektet e së drejtës së zotërimit. Kjo e drejtë sanksionohej si e drejtë e autorit dhe e shpikësve
mbi veprat dhe shpikjet e tyre. Objekt i këtyre të drejtave quheshin sendet e patrupëzuara.

Faza e dytë.

Neni 58 i Pjesës së Përgjithshme të Kodit Civil aprovuar me ligj të vecantë sanksiononte mbrojtjen
e të drejtës së autorit si një nga të drejtat personale jopasurore. Në zbatim të rregullimit të
përgjithshëm të së drejtës së autorit u aprovuan edhe një sërë aktesh nënligjore. Në Kodin e 1981,
në nenet 315-335 të Kreut të VIII, zënë vend dispozitat ligjore që i shërbejnë njohjes dhe mbrojtjes të
së drejtës së autorit. Ndër të drejtat personale jopasurore më të rëndësishme përmendeshin: e
drejta e autorit dhe e drejta e shpikjes dhe e racionalizimit. Duke parë përmbajtjen e këtij rregullimi
rezulton se për të lindur e drejta e autorit duhet që prodhimi i krijimtarisë intelektuale të
materializohet në një formë konkrete, në mënyrë që të mund të përceptohej nga të tjerët pa qënë i

1
nevojshëm publikimi dhe shpërndarja e saj. Veprimtaria krijuese sipas këtij Kodi ishte një fakt juridik
nga i cili lindte vetë e drejta e autorit. Kodi civil i vitit 1981 rregullonte jo vetëm veprat origjinale por
edhe veprat e prejardhura duke parashikuar se subjekte të së drejtës së autorit do të quhen edhe
ata që krijojnë veprat e prejardhura si përshtatjet, përkthimet, ekranizimet, si dhe çdo transformim
të veprave letrare, muzikore e të tjera .Objekt i të drejtës së autorit ishin edhe përkthimet. Kodi
njihte dhe sanksiononte edhe bashkëautorësinë kur një vepër ishte frut i krijimtarisë intelektuale të
dy ose më shumë personave.Kurse përgjithësisht, ekzekutuesit, personat që jepnin ndihmë teknike
në realizimin e veprës, e të tjerë që barazohen me ta, nuk quheshin bashkëautorë. Krahas
bashkëautorësisë njihej edhe vepra kolektive e krijuar nga persona juridikë, që organizonin,
udhëhiqnin dhe koordinonin punën për krijimin e një vepre kolektive. Kodi Civil i 1981, e shtrinte
mbrojtjen e tij edhe ndaj subjekteve krijuese që nuk kishin shtetësi shqiptare, por e kufizuar kjo
vetëm në rastet kur paraprakisht Shqipëria kishte nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen reciproke
të të drejtave të autorëve me vendin, shtetësinë e të cilit kishte autori i veprës. Ky Kod i shtriu
efektet juridike deri në vitin 1992, me aprovimin e ligjit Nr. 7564, datë 19.05.1992 “Për të drejtën e
autorit”, ndryshuar me ligjin Nr.7932, datë 19.04.1995, ndryshuar në vazhdimësi me ligje të tjera
dhe plotësuar me akte nënligjore.

Faza e tretë.

Fillon në vitin 1992 e në vazhdim, periudhë që solli një rregullim të ri të institutit të autorësisë
dhe e përshtati atë me konceptin bashkëkohor të së drejtës së autorit. Baza e re ligjore solli një
trajtim të ri të të drejtave të autorit, solli më shumë liri në marrëdhëniet e tij kontraktore me të
tretët dhe të ardhura dhe fitime pasurore të liberalizuara nga mekanizmi kërkesë-ofertë. Mbështetur
në ligjin e mësipërm objekti i të drejtës së autorit përfshiu një gamë më të gjërë veprash, të
panjohura më parë, sic ishin programet e kompjuterave, e të tjera. Lidhur me përmbajtjen e së
drejtës së autorit, çdo autor përmbledh në vetvete tërësinë e të drejtave dhe të detyrimeve juridike
që përbëjnë përmbajtjen e të drejtës së autorit. Një nga zhvillimet që solli legjislacioni i vitit 1992
ishte se të drejtat pasurore të autorit u rregulluan në mënyrën më të plotë të rregulluar ndonjëherë
në Shqipëri deri në atë moment. Autori u vlerësua si pjesë e tregut dhe vepra e tij në të gjitha
aspektet pasurore dhe fitimprurëse. Pronësia e të drejtave të autorit pasqyrohet në ligj duke trajtuar
parimet më të rëndësishme të saj dhe më konkretisht, duke filluar me postulatin se “autori i veprës
është pronari i parë i të drejtave vetjake jopasurore dhe pasurore që janë të lidhura me veprën e tij”.
Gjatë kësaj faze u aprovua edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila sanksionon si një nga
të drejtat kushtetuese, lirinë e krijimtarisë dhe garanton mbrojtjen e saj.Po ashtu, kësaj periudhe i
përkasin edhe aprovimet e Kodit Penal dhe të Kodit Civil. Mbrojtja nga dispozitat e Kodit Penal dhe
trajtimi i neneve 148 dhe 149, që lidhin kundravajtjen penale të botimit të veprës së tjetrit me emrin
e vet dhe me riprodhimin pa të drejtë të veprës së tjetrit, do të japë për studentët dhe magistratët e
ardhshëm, lidhjen e këtij institute me të drejtën penale.Nga dispozitat e Kodit Civil, që kanë të bëjë
me shkaktimin e dëmit jopasuror kundrejt emrit, personalitetit dhe veprës së një personi, apo me
publikimet mashtruese të bëra nga subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e botimeve, del
edhe një raport tjetër midis së drejtës së autorit dhe Kodit Civil. Në vitin 2005, u aprovua ligji “Për të
drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera fqinje të lidhura me të”, që është në fuqi edhe sot dhe që solli
një rregullim dhe mbrojtje më të plotë për këtë institut.

2
SUBJEKTET DHE FUSHA E ZBATIMIT.

Ky ligj zbatohet për personat fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese,
tregtare, prodhuese ose çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të
veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.Dispozitat e këtij ligji
zbatohen për:

a) veprat:

 që nuk janë shfaqur në publik dhe që kanë për autorë shtetas shqiptarë.
 që nuk janë shfaqur në publik dhe që kanë për autorë persona fizikë, që jetojnë ose janë
rezidentë në Republikën e Shqipërisë.
 që janë shfaqur për publikun në Republikën e Shqipërisë ose janë shfaqur për publikun në
një vend tjetër dhe, brenda 30 ditëve, janë shfaqur në Republikën e Shqipërisë.
 e autorëve të huaj, të shfaqura për herë të parë në vendin e tyre ose në një vend të tretë
dhe, brenda 30 ditëve, të jenë shfaqur edhe në Republikën e Shqipërisë.
 arkitekturore, të ndërtuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

b) veprat/shfaqjet e artistëve interpretues dhe/ose ekzekutues:

 që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.


 të fiksuara në regjistrimet e tingujve, të mbrojtura nga ky ligj.
 të interpretuara dhe/ose të ekzekutuara për herë të parë për publikun e Republikës së
Shqipërisë apo të interpretuara dhe/ose të ekzekutuara, jo më vonë se 30 ditë, edhe në
Republikën e Shqipërisë.

c) regjistrimet e fonogrameve/tingujve:

 të realizuara nga prodhues, persona fizikë ose juridikë, që jetojnë ose janë rezidentë në
Republikën e Shqipërisë.
 kur fiksimi i parë, në një formë materiali, është prodhuar për herë të parë në Republikën e
Shqipërisë.
 tashmë të disponueshme për publikun e Republikës së Shqipërisë ose që janë bërë të
disponueshme më parë në një vend tjetër dhe në të njëjtën kohë, brenda 30 ditëve, bëhen
të disponueshme edhe në Republikën e Shqipërisë.

ç) programet audiovizive:

 të transmetuara nga ofruesit e shërbimit mediatik për transmetimet audiovizive, me seli në


Republikën e Shqipërisë.
 të transmetuara nga stacionet e emetimit që ndodhen në territorin e Republikës së
Shqipërisë.

3
PYETJA 2

Cili është roli i autoritetit të konkurencës në vendin tonë dhe si ka ndikuar ai në harmonizimin e
klimës së biznesit.

Autoriteti i Konkurrencës është institucioni publik i ngarkuar nga ligji, për të mbrojtur
konkurrencën e lirë dhe efektive në Shqipëri. Ky institucion ka për qëllim të mbrojë konkurrencën në
vetvete, si një e mirë publike. Në këtë mënyrë mbrojtja e konkurrencës efektive i shërben interesit
publik. Ky ligj është i zbatueshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë, si dhe për të gjitha ndërmarrjet,
private dhe shtetërore, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, si
dhe për ndërmarrjet që veprimtarinë e ushtrojnë jashtë këtij territori, por pasojat e saj ndihen në
tregun e brendshëm.

Puna e Autoritetit të Konkurrencës mbështetet në tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen


e konkurrencës:

• marrëveshjet e ndaluara (kartelet);

• abuzimin me pozitën dominuese;

• bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve.

Një tjetër detyrë e këtij institucioni është të veprojë si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i
interesave të konsumatorit, si dhe të vlerësojë aktet normative të ndryshme që mund të cenojnë
konkurrencën. Një aspekt i rëndësishëm i ligjit aktual për mbrojtjen e konkurrencës është e drejta e
çdo personi që ti drejtohen drejtpërdrejt gjykatës në rast se pengohen në veprimtarinë e tyre nga
një marrëveshje e ndaluar apo nga një praktikë abuzive. Sipas ligjit këta persona të mund ti drejtohet
Gjykatës së Tiranës me anë të një kërkesë padie pavarësisht faktit të inicimit të një procedure pranë
Autoritetit. Në këtë mënyrë palët e interesuara kanë dy mundësi: të ankohen para Autoritetit të
Konkurrencës ose të ngrenë padi pranë Gjykatës së Tiranës.

Autoriteti i Konkurrencës përbëhet nga:

• Komisioni i Konkurrencës,si organ vendimmarrës

• Sekretariati,ekspertët të cilët realizojnë monitorimet dhe hetimet në treg.

Kjo strukturë respekton ndarjen e funksionit të hetimit me atë të vendimmarrjes, e cila është dhe
një kusht për një proces të pavarur dhe të paanshme në vendimmarrjet e Komisionit. Para marrjes së
vendimit Komisioni fton për tu shprehur ndërmarrjet e hetuara, për të qenë sa më objektiv dhe
profesional në këtë proces. Parimet mbi bazën e të cilave realizohet ligji, politika kombëtare dhe

4
veprimtaria e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, janë barazia, gjithë përfshirja, transparenca,
përgjegjshmëria, besueshmëria, integriteti, bashkëpunimi. Në zbatim të ligjit institucioni i
konkurrencës ka të drejtën të marri çdo lloj informacioni nga ndërmarrjet dhe në rast nevoje mund
të kryejë inspektime në mjediset e ndërmarrjeve të ndryshme, pa paralajmërim dhe në çdo kohë. Në
rast se ndërmarrjet apo përfaqësues të tyre, pengojnë inspektimin apo fshehin të dhëna Autoriteti i
Konkurrencës mund të vendosë gjoba deri në 1% të xhiros së realizuar nga ndërmarrja gjatë vitit
paraardhës. Në rast se Autoriteti i Konkurrencës gjen prova të shkeljes së ligjit për mbrojtjen e
konkurrencës, mund të vendosë gjoba në masën deri në 10% të xhiros së realizuar nga ndërmarrja
ose grupimi i ndërmarrjeve gjatë vitit paraardhës. Për shembull, në rastet e pjesëmarrjes në një
kartel për fiksimin e çmimeve apo për ndarjen e tregut.

AUTORITETI I KONKURENCËS NË BIZNES.

Në një treg të lirë, biznesi është si një lojë ku duhet të konkurrosh. Por, ndonjëherë ndërmarrjet
mund të tundohen që të shmangin konkurrencën ndërmjet tyre e të përcaktojnë rregullat e “tyre” të
lojës.Ndonjëherë një “lojtar” i rëndësishëm në treg mund të përpiqet që të nxjerrë, pak nga pak,
konkurrentët nga tregu ose të pengojë hyrjet e konkurrentëve të rinj në treg. Autoriteti i
Konkurrencës është si një arbitër që vëzhgon dhe ndërhyn nëse lojtarët nuk realizojnë një lojë të
barabartë në treg. Baza ekonomike e lindjes dhe e funksionimit të së drejtës e konkurrencës në
Shqipëri ka filluar të zbatohet vetëm pas ndryshimit të sistemit politik dhe dhe vendosjes së
ekonomisë së tregut, në fillimin e viteve 90. Megjithatë ligji i parë për mbrojtjen e konkurrencës
është miratuar më 7 dhjetor 1995, Ligji Nr. 8044” Për konkurrencën”. Me miratimin e këtij ligji fillon
periudha e institucionalizimit të së drejtës së konkurrencës në vendin tonë.

Miratimi i ligjit “Për Konkurrencën“, mundësoi ngritjen e strukturës së parë për konkurrencën, atë
të Drejtorisë së Konkurrencës Ekonomike pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Turizmit, si dhe Komisioni
i Konkurrencës, i cili përbëhej nga pesë anëtarë, të emëruar nga Ministri që mbulonte Tregtinë. Ligji
trajtonte çështjet që lidhen me monopolet, pozicionin dominues, si dhe ato të konkurrencës së
pandershme. Gjatë zbatimit të tij u ndeshën një sërë problemesh që nuk kishin gjetur zgjidhje në
ketë ligj. Kështu, u bë e qartë nevoja për ndryshime ligjore dhe institucionale në fushën e
konkurrencës. Me gjithë zhvillimet e së drejtës së konkurrencës, u konstatua se legjislacioni përkatës
kishte mangësi dhe ishte larg legjislacionit, institucioneve dhe Politikave të Konkurrencës të BE-së.
Për të plotësuar këtë boshllëk u miratua ligji 9121, datë 28.07.2003. “Për mbrojtjen e konkurrencës.

 Të gjithë konkurruesit do te donin të maksimizonin fitimet e tyre. Por mund të themi se disa
konkurrues janë të orientuar nga nje fitim I kënaqshëm më shumë se nga një fitim I maksimizuar.
Secili konkurrues ka objektiva të përzjera dhe të rëndësisë së ndryshme. Kompania është e
interesuar të njohë rëndësinë relative që konkurruesit I japin fitimit në periudhën aktuale, rritjes së
pjesës në treg,lidershipit teknologjik, lidershipit në shërbime dhe qëllimeve te tjera.Njohja e
objektivave të konkurruesit zbulon nëse ai është I kënaqur me situatën aktuale dhe si mund të
kundërvepronte ndaj veprimeve konkurruese. P.sh: Një kompani qe synon lidershipin e kostos së
ulët do të kundërvepronte më fuqimisht ndaj përpjekjeve të një konkurruesi për reduktimin e
kostos së prodhimit në krahasim me një tjetër qe reklamon rritjen.

Analiza e konkurruesit për të planifikuar strategji konkurruese ,kompania duhet të dijë sa më


shumë rreth konkurruesve të saj.Ajo duhet të krahasojë vazhdimisht produktet e saj cmimet kanalet
e shpërndarjes dhe promocionet në ato të konkurrentëve më të afërt. Ajo mund të marrë fushata

5
marketingu më efektive kundër konkurruesve të saj dhe të përgatisë mbrojtje të fortë kundër
veprimeve te tyre.Kompania ka nevojë të njohë:cilët janë konkurruesit e saj? Cilët janë objektivat e
tyre? Cilat janë strategjitë, fuqitë dhe dobësitë e tyre? E thënë ndryshe konkurrues do të thotë një
kompani që ofron produkte të ngjashme tek të njëjtët konsumatorë me cmime të ngjashme.Si për
shembull:hotel Sheraton në Tiranë mund të shohë si konkurrues hotel Rogner euro park por jo
hotel linza.

PUNOI: Egla Muçllari

You might also like