You are on page 1of 5

REALITETI POLITIK SHQIPTAR.

EMËR MBIEMËR:EGLA MUÇLLARI

TITULLI:ANULIMI I ZGJEDHJEVE,META JEP SOT


ARGUMENTET,RAMA MBLEDH KRYESINË E PS.

BOTUAR NË:GAZETA “PANORAMA”

DATA:10/06/2019

AUTORI:ARISTIR LUMEZI

LINKU: http://www.panorama.com.al/anulimi-i-zgjedhjeve-meta-jep-sot-
argumentet-rama-mbledh-kryesine-e-ps/
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë sot në orën 8 të mëngjesit për të dhënë
argumentet e tij pse ka vendosur që të anulojë 30 qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve
vendore.

Ora që ka zgjedhur Presidenti për të shprehur argumentet e tij konsiderohet nga shumëkush si
një argument më shumë që shton dilemat rreth përmbajtjes së tyre, që nisin që nga anulimi i
zgjedhjeve vendore e deri te një qëndrim për Parlamentin e ri apo dhe ftesa për partitë
politike për një tryezë në funksion të zgjidhjes së krizës.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë nesër, datë 10 qershor, një
konferencë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e institucionit të kreut të shtetit”, thuhet në
njoftimin e zyrës së shtypit të presidentit të Republikës. Në qëndrimin që mbajti për datën e
zgjedhjeve ditën e shtunë, Presidenti Meta lajmëroi se do të japë argumentet e tij ditën e hënë.
“Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018, për zhvillimin e zgjedhjeve
për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019. Në komunikimin e parë ditën e
hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë
publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetuese, ligjore dhe logjike që çuan në
marrjen e këtij vendimi”, u shpreh Meta pak minuta pas nisjes së protestës së opozitës ditën e
shtunë.

Por dita e sotme duket se na kthen të paktën dy vjet më parë, në dilemat e takimit Rama-
Basha apo dhe më herët, në debatet e forta me dyer të mbyllura në Kryesinë dhe KPD-në
socialiste, që rezultuan me krijimin e një partie të re, siç ishte LSI-ja. Vëmendja mediatike,
por dhe publike do të jetë sot në dy godina: në Presidencë dhe në selinë e Partisë Socialiste.

Kryetari i saj, Edi Rama, njëkohësisht Kryeministër i vendit, ka thirrur një mbledhje të
Kryesisë në orën 9:00, ku pritet që të diskutohet paraprakisht ideja e tij për të mos lënë më në
zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Metën. Dhe pse ai është shprehur dje në Burrel dhe
Peshkopi se është tre hapa para lëvizjeve të Presidentit Meta dhe liderëve të opozitës, duket
se Rama do të marrë edhe një mendim politik nga anëtarët e Kryesisë së PS-së për hapat që
do të ndjekë kjo parti përballë kreut të shtetit.

Ndërkohë që Ilir Meta do jetë duke dhënë argumentet e tij kushtetuese për vendimin për të
anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, anëtarët e Kryesisë së PSsë do ta ndjekin atë me kufje në
vesh duke u mbledhur në selinë rozë, duke e bërë edhe më intrigues mëngjesin e sotëm.
TEMATIKA
Në këtë artikull trajtohet vendimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë,Z.Ilir Meta,për
anulimin e 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.Gjithashtu,kryeministri i
vendit,Edi Rama ka thirrur një mbledhje të Kryesisë ku pritet të diskutohet ideja e tij për të
mos lënë më në zyrën e presidentit të Republikës,Ilir Metën.

KUR KA NDODHUR NGJARJA?


Ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor;Konferenca për shtyp e Z.Ilir Meta pritet të ndodhë në
datën 10 qershor në orën 08:00 në ambientet e institucionit të kreut të shtetit.

SI ËSHTË ZHVILLUAR NGJARJA?


Meta vendosi të shfuqizojë dekretin nr.10928 dt.05/11/2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për
organet e qeverisjes vendore dt. 30/06/2019.

Nga ana tjetër,Rama është shprehur ditën e djeshme në Burrel dhe Peshkopi se është tre hapa
para lëvizjeve të presidentit Meta dhe liderëve të opozitës.

PROBLEMET QË DALIN.
Anulimi i zgjedhjeve vendore të dt.30/06/2019.

ZGJIDHJA.
Autori na jep informacion rreth konferencës për shtyp të presidentit Ilir Meta dhe
argumentave të tij për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.Autori mendon
se kjo ditë na kthen 2 vjet më parë në dilemat e takimit Rama-Basha,apo dhe më herët në
debatet e ashpra nga ku u krijua një parti e re,LSI-ja.

PËRFUNDIMI.
Sipas gjykimit tim,mendoj se Republika e Shqipërisë ka mjaft probleme dhe nuk më duket
zgjidhje anulimi i datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve vendore apo diskutimet për të larguar
nga zyra e presidentit Ilir Metën.Diskutime dhe vendime të tilla duken thjesht si humbje
kohe.Në vend të temave të tilla,do të ishte mirë të diskutohej për të gjetur mënyra që e çojnë
Shqipërinë drejt përmirësimit dhe zhvillimit.

You might also like