You are on page 1of 13

“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Përmbajtja

Hyrje …………………………………………………………………………………..….……... 2
1. Përkufizimi i së drejtës së autorit………………………………………………...…….. 3
1.1. Origjina dhe Zhvillimi histrorik i të drejtës së autorit.................................................. 4
2. Burimet e të drejtës së autorit ……………………………………………………..….......5
3. Përmbajtja e të drejtës së autorit …………………………………..……..……………... 6
4. Vepra autoriale…………………………………….. ………………………..………….....7
5. Bartësit e të drejtave autoriale…………………………………………………….............9
6. Të drejtat e përafërta të drejtave të autorit …………………………………………..….9
7. Kufizimet dhe kohëzgjatja e të drejtës së autorit……………………………….....…...10
8. Mbrojtja juridike e të drejtës së autorit……………………….……………..………….. 10
Përfundim………………………………………………………………………….…...12
Literatura……………………………………………………………………………..…13

Halit MAZREKU – RE-4889/13 1


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Hyrje

Të drejtat e autorit, si koncept për here të pare i hasim qysh në shekullin e XV, edhe pse
sipas disa burimeve të caktuara konsiderohet se ato kanë ekzistuar edhe në kohen e
Romes së lashtë. Emërtimi i së drejtës së autorit mund t’i falenderoj fjales auctor, fjalë të
cilën në mënyrën më bukvale mund ta përkthejm si ”krijues””zhvillues”etj. Sipas
natyrës së vetë, e drejta e autorit i përketë personit fizik i cili krijon veprën autoriale.

Ligji për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta përcakton si krijimtari e intelektit
individual nga lëmia e letërsisë, shkencës dhe artit. Vepra autoriale në vehte përmban
specificitetin personal të autorit, nga arsyesja se ideja e tijë, thelbi i tijë si qenie për të
krijuar shprehjen e caktuar letrare, shkencore apo artistike, të cilat në kuptimin e
prekshmërisë formohen si vepër. Ndërmjet autorit dhe veprës ekziston lidhja
intelektuale në bazë të së cilës autori, fiton të drejtën për mbrojtjen e interesit personal
dhe pronësor, të jetë i mbrojtur si krijues i veprës, të përfitoj të ardhura materiale nga
shfrytëzimi i veprës së tijë në qarkullimin civilo-juridik. Shkeljet e të drejtave të autorit
ndodhin atëher kur prona e intelektuale e autorit shumëzohet, shfaqet, emitohet,
përkthehet apo përpunohet pa ndonjë autorizim të veçant të autorit apo personit të
autorizuar.

Në ditët e tanishme , të orientura në sherbimet e internetit, ku ekonomia globale, për të


cilën vlerësohet se afër 70 % të prodhimeve të saja bazohet në gjëra materiale dhe
sherbime, më shum se kurrë më heret, vie në shprehje qështja e të drejtave të autorit
dhe të drejtave të përafërta, mundësia e pagesës së tyre, por edhe mundësia e mbrojtjes
nga shfrytëzimi i paautorizuar i tyre. Prandaj, qështja e mbrojtjes së të drejtave
intelektuale, në të cilat bëjnë pjesë e drejta e autorit dhe të drejta e përafërta, si dhe e
drejta e pronësisë intelektuale është problematike, dhe se kerkon mbrojtje adekuate si
në rafshin ndërkombëtar, ashtu edhe atë nacional, duke fuqizuar infrastrukturën ligjore,
dhe rrespektuar atë.

Në këtë punim do të shtjellohen, përkufizimi dhe burimet e të drejtave të autorit dhe të


drejtat e përafërta, origjina dhe zhvillimi i të drejtave të autorit, natyra juridike të të
drejtave të autorit, vepra e autorit dhe llojet e veprave. Gjithashtu, do të shpjegohet
përkufizimi i autorit dhe bashkëautorit, kohëzgjatja e të drejtave të autorit si dhe
mundësia e mbrojtjes së tyre. Prandaj, qëllimi i këtijë punimi është që të tentohet të
shpjegohet përkufizimi i të drejtave të autorit dhe gjithqka lidhet ngushtë me atë
përkufizim, mandej rëndësinë e të drejtave të autorit, si dhe nevoja për t’i mbrojtuar ato
duke rrespektuar të drejtat e shprehjes së lire, privatësinë dhe të drejta të tjera civile.

Halit MAZREKU – RE-4889/13 2


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

1. Përkufizimi i së drejtës së autorit

Lënda e të drejtave të autorit janë prodhimet intelektuale-veprat e autorit nga lëmia


e lëtësrsisë, e shkencës, të gjitha degët e artit dhe arkitekturës.

“Të drejtat e autorit që, në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve përkitazi me veprat
e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit:”1.

Lënda e të drejtave të autorit janë prodhimet intelektuale-veprat e autorit nga lëmia


e lëtësrsisë, e shkencës, të gjitha degët e artit dhe arkitekturës. Në kuptimin objektiv,
e drejta e autorit paraqet tërsnin e normave juridike me të cilat rregullohen
mardhaniet që paraqiten si pasoj e krijimtarisë intelektuale, apo veprave autoriale
nga lëmia e lëtësrsisë, shkencës dhe artit, në bazë të të cilave rregullohet pozita
juridike e autorit dhe mbrojtja e interesave të tyre.

Shiquar nga aspekti subjektiv, e drejta e autorit është e drejtë absolute e cila përbëhet
nga autorizimet perosnalo-juridike dhe pronsoro-juridike të cilat i takojnë autorit.
Autorizimet personal-juridike, para se gjithash janë, autorizimi që autori si krijues i
veprës të jetë i shenuar, si dhe, të vendos për përmbajtjen e veprës, dhe që të lejoj
publikimin dhe emitimin, kurëse, autorizimet pronsoro-juridike shfaqen në të
drejtën e autorit që të merr kompenzimin për shfrytëzimin e veprës së vetë - p.sh.
për publikim, interpretim apo adoptim2.

E drejta e autorit krijohet dhe i takon autorit në bazë të vetë aktit të krijimit të veprës
autoriale, dhe se nuk kushtëzohet me ndonjë kerkes formale në kuptim të për
përmbajtjes, kvalitetit apo qëllimit. Mjafton që të dal ideja individuale të dalë nga
intelekti, sferës së mbrendshme të krijuesit dhe ta marrë formën e jashtme, dhe të
bëhet vepër autoriale e cila gëzon mbrojtjen juridike të autorit. Sipas parimit të së
drejtës së autorit, parim ky icily është i inkorporuar në sistemet juridike të shumicës
së shteteve të botës, e drejta e autorit nuk ka nevojë që me doemos të jetë e publikuar
për t’a gëzuar mbrojtjen në bazë të së drejtës së autorit.

“E drejta e autorit është pjesë e degës së të drejtës e cila merret me të drejtat


intelektuale të krijuesve. E drejta e autorit në veçanti merret me format e
kreativitetit, duke i kushtuar rëndësi komunikimit masiv. Po ashtu merret me të
gjitha format dhe metodat e publikimit, komunikimit, jo vetëm për publikimet e
printuara por po ashtu edhe për çështje e tilla si, zëri dhe transmetimi televiziv,
filmat që paraqiten në kinema, etj, për më tepër edhe sistemet e kompjuterizuara për
ruajtjen dhe rikthimin e informacionit”3.

---------------------------------
1. Ligji për të drejta e autorit dhe të drejtat e përfërta, Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr.27/30 Nëntor
2001,Prishtinë
2. Rajčević M, Poslovno pravo, Pravni Fakultet Banja Luka, 2007, str.102

Halit MAZREKU – RE-4889/13 3


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Më rëdësi është që të kuptohet se, me të drejten e autorit nk nënkuptohet mbrojtja e


idesë por vepra e krijuar si shprehje e ides së intelektit njerëzor, pa marr parasysh
llojin dhe kualitetitn e shprehur në atë vepër.

1.1 . Origjina dhe Zhvillimi histrorik i të drejtës së autorit

Meqënëse llojet e caktuara të të drejtave të autorit në kuptimin e mbrojtjes së të


drejtave morale (e drejta për shenjëzimin e veprës me emrin e autorit, e drejta pë
publikimin dhe shumëzimin e saj), janë shfaqur qysh në kohërat e lashta, Greqia
antike, Roma e vjeter etj., rastin më të vjeter të shkruar mbi mbrojtjen e së drejtes së
autorit e hasim në Irlanden e vjeter në shekullin e VI (libri cathach of St.Columba).4.

Edhe pse ky rast konsiderohet si trungu në zhvillimin historik e të derjtave të


autorit, ekzistojnë edhe fakte të tjera, si teknologjia e shkrimit të librave e cila është
përdorë deri tek zbulimi i makinave të shkrimit, teknologji e cila nuk ka jejuar
kopjimet. Me zbulimin e makinës së shkrimit, shfaqet edhe mundësia e riprodhimit
masovik të veprave autoriale, me fjalë të tjera krijohen edhe kushtet pë
materializimin e prodhimtarisë intelektuale.

Ligji i pare mbi të drejtat e autorit miratohet në Angli, tek në vitin 1710, i cili njihet si
“Statute of Anne”, dhe i cili sanksionon që autori ka të drejtë në kompenzim nga
veprat e veta. Megjithatë, tek pas revolucionit Franqez, e drejta e autorit në
përgjithësi njihet si e drejtë pozitive dhe bëhet publike dhe e cila përfshinë edhe
proqeset gjyqësore në kuptimin e mbrojtjes së tyre. Me rritjen e zhvillimit dh
evoluimin e vëllimit dhe pëmbajtjes së krimtarisë njerëzore, paraqitet nevoja për
krijimin e rregullativës ligjore ndërkombëtare e cila, do të mbron autorin dhe veprën
e tijë jo vetëm në shtetin e vetë, por edhe jasht kufijëve të shtettit të tijë. Si rrezulltat i
nevojes për mbrotjen e të drejtave të autorit, organizohen dhe mbahen disa konventa
në nivel ndërkombëtar.

Dy konventa më të njohura, të cilat paraqesin themelin apo fondamentin e trajtimit


dhe mardhanieve të të drejtave të autorit në ditët e sotshme janë:

-----------------------------------
3. Sipas definicionit të bërë nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale http://ëëë.ëipo.int/export/sites/ëëë/about-
ip/en/iprm/pdf/ip_handbook.pdf

4. Vanjska poveznica, Institut za Intelektualno vlasništvo BiH, http://www.iprgov.ba/bs/autorsko- i- srodna- prava-bs.html

Halit MAZREKU – RE-4889/13 4


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

- Konventa e Bernit, për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike e vitit 1886, dhe
- Konventa Univerzale e Gjenevës, për të drejat e autorit e vitit 1952.

Derisa , konventa e Bernit nuk parasheh përmbushjen e ma ç’fare do formaliteti që të


drejtat e autorit të njihen dhe të mbrohen, të drejat e autorit ajo i mbron gjatë jetës së
autorit dhe 50 vite pas vdekjes së tijë. Kurëse, Konventa Univerzale kerkon
përmbushjen e disa formaliteteve në mbrojtje të të drejtave të autorit.

2. Burimet e të drejtës së autorit

Si pjesë e së drejtës ndërkombëtare private, e drejta e autorit dhe të drejtat e përafërta, si


pjesë përbërëse në fushën e sistemit juridik të pronësisë intelektuale, kanë kakater të
theksuar juridik ndërkombëtar. Kurëse, si pjesë e së drejtës së mbrendshme, ç’do shtet
rregullon këtë fushë me ligjet e veta.

Konventat ndërkombëtare:

- Konventa e Bernit për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike (Konventa e Bernit),
- Konventa Univerzale mbi mrojtjen e të drejatve të autorit (Konventa Univerzale-Gjenevë),
- Konventa Univerzale mbi të drejtat e autorit (Konventa Univerzale -Paris),
- Konventa mbi themelimin e Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale (WIPO),
- Konventa e Romës,
- Konventa Satelitore,
- Konventa fonografike,

Direktivat e parlamentit Evropian dhe të këshillit të Bashkimit Evropian:

- Mbrojtja ligjore e programeve kompjuterike (91/250/EEC, 14.06.1991),


- Të drejtat e transferimit të të drejtave të pronësisë intelektuale (92/100/EEC,19.11.1992),
- Të drejtat difuzive (93/83/EEC,27.09.1993),
- Mbrojtja ligjore e të dhënave (96/9/EC, 11.03.1996).

Burimet e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në Republikën e Kosovës:

- Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Neni 46 dhe 48,


- Ligji Nr.04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Gazeta Zyrtare e
Republikës së Kosovës/Nr.27/ 30 Nëntor 2011, Prishtinë5.

------------------------------------------------------

5 -Vanjska poveznica, Institut za Intelektualno vlasništvo BiH, http://www.iprgov.ba/bs/autorsko- i- srodna- prava-bs/najcesca


pitanja.html. - Ligji për të drejta e autorit dhe të drejtat e përfërta, Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr.27/30 Nëntor
2001,Prishtinë

Halit MAZREKU – RE-4889/13 5


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

3. Përmbajtja e të drejtës së autorit

Interesi i autorit si krijues mund të jetë moral apo idealist në kuptimin e lidhjes
shpirtërore të autorit me veprën e tijë, mandej, pronësor apo material në kuptimin e
realizimit të së drejtës pë t’u kompenzuar nga pjesa e veprës gjatë publikimit dhe
interpretimit të sajë.

Prandaj, në këtë kontest mund të themi se e drejta e autorit në vehte përmban:

- Të drejtën morale të autorit,

- Të drejtën pasurore të autorit ,

- Të drejtat të tjera të autorit.

E drejta morale mbronë autorin në raport me lidhjet e tija induviduale dhe intelektuale
me veprën.

Të drejtat morale përfshijnë:

- Të drejtën e publikimit (Autori ka të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse, kur dhe në
çfarë mënyre do të publikohet për herë të parë vepra e tij. 2. Autori ka të drejtën ekskluzive për
t’ia komunikuar publikut apo për t’ia përshkruar përmbajtjen e veprës së tij përderisa vepra nuk
është bërë e ditur me autorizimin e tij.).
- Të drejtën e njohjes së autorësisë (Autori ka të drejtën ekskluzive të njihet dhe të
shënohet si autor i veprës. Autori ka të drejtë të vendosë nëse autorësia e tij duhet të tregohet me
emër, pseudonim apo shenjë).
- Të drejtën në integritet të veprës (Autori ka të drejtë ekskluzive ta kundërshtojë çfarëdo
deformimi, apo intervenimi tjetër në veprën e tij, si dhe çfarëdo shfrytëzimi të veprës së tij, nëse
një ndërhyrje e tillë do të mund ta paragjykonte reputacionin e tij kreativ dhe respektin).
- Të drejtën e pendimit.

Të drejtat pasurore të autorit përfshijnë:

- E drejta e shfrytëzimit ;
- të drejtën e riprodhimit;
- të drejtën e shpërndarjes;
- të drejtën e qiradhënies;
- të drejtën e interpretimit publik;
- të drejtën e shfrytëzimit nga “Shërbyesit medial audiovizual”;
- të drejtën e komunikimit publik me anë të fonogrameve dhe videogrameve;
- të drejtën e shfaqjes publike;
- të drejtën e vënies së veprës në dispozicion të publikut.
- të drejtën e përpunimit;
- të drejtën e përshtatjes audiovizuele.

Halit MAZREKU – RE-4889/13 6


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Të drejtat të tjera të autorit, janë ato të drejta të cilat në vete mbajnë karakteristikat e të
drejtave morale dhe pasurore, por që nuk mund të kategorizohen në ato, dhe përfishjnë:

- E drejta e qasjes dhe e ekspozimit;

- E drejta në rishitje-droit de suit;

- E drejta e huazimit publik; dhe

- E drejta për kompensim të veçantë6.

3. Vepra autoriale – Vepra e autorit

Me veprën e autorit konsiderohet, krijimtaria intelektuale e autorit e cila shfaqet në


formën e caktuar, pa marr parasysh vlerën e shkencore, artistike apo ndonjë vlere tjeter,
dedikimin e saj, vëllimin, përmbajtjen dhe mënyrën e shprehjes së sajë, si dhe
autorizimi për publikimin e përmbajtjes së saj.

Për tu konsideruar se një vepër është, vepër e autorit, ekzistojnë parimet qenësore dhe
ato janë:

- Parimi i origjialitetit, me të cilin nënkuptohet krijimtaria intelektuale, apo


realizimi i krijimit shpirtëror i nejriut – origjinaliteti (burimisht), dhe i cili në
kuptimin e të drejtave të njeriut nuk kerkon risi absolute, por kerkohet ajo
subjektive- burimore apo origjialiteti, pra kerkohet risi në kuptimin subjektiv.
Prandaj mund të themi se, vepra konsiderohet origjinale në kuptimin subjektiv,
nëse autori nuk imiton ndonjë veper tjetër për të cilën ka njohuri.
- Parimi sipas fushës së veprës, nëkupton se vepra duhet të përkas njërit
grupacion të veprave: vepra letrare, vepra shkencore dhe vepra artistike,
megjithatë, duhet theksuar se sintagma e lartëcekur në të drejtën e autorit ka
kuptim më të gjërë se san ë letërsi kan veprat letrare apo në historinë e artit kanë
veprat artistike.

Veprat e autorit konsiderohen në veçanti:

- veprat gojore, siç janë fjalimet, leksionet, tregimet dhe vepra të ngjashme të shprehura
gojarisht;

-------------------------------------

6.- Ligji për të drejta e autorit dhe të drejtat e përfërta, Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr.27/30 Nëntor 2001,Prishtinë

Halit MAZREKU – RE-4889/13 7


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

- veprat e shkruara, siç janë tekstet në libra, broshurat, gazetat ditore dhe tekste të tjera në
lëmin e letërsisë, literaturës shkencore e profesionale, si dhe programe kompjuterike;

- veprat muzikore, me ose pa tekst, pavarësisht a janë të shprehura përmes notave apo në
ndonjë formë tjetër;
- veprat teatrore teatrore-muzikore dhe të kukullave, përfshirë dhe radiodramat;
- veprat koreografike dhe të pantomimës;
- veprat filmike dhe veprat e tjera audiovizuele;
- veprat fotografike dhe veprat e bëra me një proces të ngjashëm si ai i fotografisë, siç janë
fotografitë artistike, fotomontazhet, fotoafishet, fotografitë e reporterëve;
- veprat e artit figurativ në lëmin e pikturës, skulpturës, grafikës, vizatimit;
- veprat e arkitekturës, siç janë skicat, planet, maketat dhe objektet e ndërtuara të veprave
arkitekturore dhe të inxhinierisë nga fusha e arkitekturës, urbanizmit, arkitekturës së
peizazhit dhe rregullimit të enterierit;
- veprat skenografike;
- veprat e artit aplikativ si dhe të dizajnit industrial e grafik;
- veprat kartografike në lëmin e gjeografisë dhe topografisë;
- prezantimet shkencore, edukative ose teknike siç janë vizatimet teknike, grafikonet,
tabelat, ekspertizat, demonstrimet tredimensionale.

“Vepra e pambaruar e autorit, pjesët përbërëse të veprës si dhe titulli i veprës së autorit, që janë vetvetiu
krijime intelektuale origjinale, gëzojnë mbrojtje si edhe vetë vepra.

Nuk është e lejuar të shfrytëzohet si titull i veprës një titull i cili është shfrytëzuar më parë për llojin e
njëjtë të veprës, nëse një titull i tillë shkakton konfuzion në lidhje me autorësinë e veprës6”

Vepër e autorit konsiderohet koleksioni i veprave ekzistuese të autorit ose materialeve


të tjera që për nga përzgjedhja, përshtatja dhe bashkërenditja e përmbajtjeve të tyre
paraqet krijim origjinal intelektual, përkatësisht vepër të mëvetësishme siç janë:
enciklopeditë, antologjitë, koleksionet e kuotimeve, e poezive apo veprave në prozë,
përmbledhja e shprehjeve folklorike, e dokumenteve dhe vendimeve gjyqësore.

Më rëndësi është që të theksohet se, duhet dalluar tri komponente të veprës së autorit,
sikurëse janë: - ideja, -forma, dhe -baza materiale. Ideja dhe baza material nuka janë
objekt i mbrojtjes së të drejtës së veprëssë autorit, por forma e sajë, apo më mire të
themi, mënyra e shfaqjes së idesë, si p.sh. kur është fjala për fjalën, fotografinë, inçizimit
filmi, fonogrameve apo tek rastet e programeve kompjuterike. Prandaj, e drejta e autorit
jep mbrojtje juridike vetem formës së shfaqur nga ideja në vepren e autorit.

Halit MAZREKU – RE-4889/13 8


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

5. Bartësit e të drejtave autoriale

Bartës i të drejtës së autorit është personi fizik.

Autori - i cili krijon veper inyelektuale origjinale, pra vepër autoriale, e cila ka
kakarakter individual dhe e cila në ndonjë mënyrë shfaqet. Autori e fiton të drejtën në
veprën e tijë me aktin e realizimit të veprës pa pasur nevoj për formalitete si p.sh.
regjistrimi apo depozitimi i sajë. Për të realizuar një vepër, nuk është e domoshdoshme
që personi të ketë aftësi të veçanta, prandaj çdo person fizik mund të jetë autor. Autori,
konsiderohet personi, emri i të cilit, pseudonimi apo shenja është shenuar në
ekzemplarët e veprës, derisa nuk provohet e kundërta.

Autori nuk ka të drejtë të hjek dorë nga autorsia e vepres së tijë apo ta bartë tek personi
tjetër, sepse personi i cili ka krijuar veprën, gjithmon konsiderohet si autor i autorësisië
së sajë, si e drejtë morale e autorit.

Bashkautori - konsiderohet se, kur dy apo më shumë persona marrin pjesë në krijimin
e një vepre. Do të thotë se bashkautorët janë bashkëpunëtor në krijimin e veprës
autoriale, dhe se vepra e tyre njihet si vepër e përbashkët dhe në tërësi e pandashme.
Nëse kemi të bëjmë me një vepër të tillë, atëherë bashkautorëve u takon edhe e drejta e
përbashkët në atë vepër.

Në rast kur kemi që dy apo më shumë autor i bashkojnë veprat e tyre me qellim të
shfrytëzimit të përbashkët, secili prej tyre e ka të drejtën e autorësis së vetë. Në rastet e
krijimit të ndonjë vepre nga bashkautorët, element qenësor duhet të jetë bashkëpunimi
fizik ityre.

6. Të drejtat e përafërta të drejtave të autorit

Të drejtat e afërta konsiderohen të drejtat e artistëve-ekzekutues dhe të drejtat e


producentëve fonogramik, filmik, skenik, organizatorëve të radiotelevizioneve dhe të
editorëve dhe të përgatitësve të bazave të të dhënave mbi fonogramet ,videogramet,
veprat skenike, emisionet dhe të bazave të të dhënave tjera.
Prandaj mund të themi se, këto të drejta konsiderohen se janë ato të drejta të, cilat kanë
të bëjnë me të drejtën dhe vëllimin e mbrojtjes juridike së shprehjes së veprës së autorit.

Halit MAZREKU – RE-4889/13 9


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

7. Kufizimet dhe kohëzgjatja i të drejtave të autorit

Kufizimet: Në mënyrë që të mund të shfrytëzohen veprate autorit , apo një pjese e tyre nga
persona të tjerë, në disa raste edhe pa lejen e autorit, por me kompenzim të detyrueshëm,apo
edhe pa kompenzim, për shfrytëzim të lire, ligji parasheh kufizimet e të drejtës së autorit.

Sanksionimi me ligj i kufizimeve të drejtës së autorit kanë për qëllim interesin e përgjithshëm
shoqëror.

”Kufizimet e të drejtës së autorit nënkuptojnë se një vepër mund të shfrytëzohet:

- pa leje të autorit dhe pa pagesë të Kompensimit përkatës, në vijim: shfrytëzim i lirshëm;


- pa leje të autorit, por me pagesë të kompensimit përkatës”7

Kohëzgjtaja e të drejtës së autorit: Sipas legjislacionit pozitv në Republikën e Kosoves,


e drejta e autorit zgjat gjatë githë jetes, dhe 70 vjet pas vdekjes së tijë, pa marrë
parasyshë kohes se kurë është zbuluar apo botuar ligjërishtë. Në rastë se e drejta e
autorit u takon bashkërisht, pra bashkëautorëve, afati i kohëzgjatjes të së drejtës së
autorit llogaritet, gjithashti 70 vjet, por nga vdekja e bashkautorit të fundit.

E drejta e autorit për veprat e botuara në mënyrë anonime, me pseudonim apo veprat
kolektive zgjasin 70 vjet nga botimi i tyre ligjor.

Me mbarimin e të drejtës së autorit, vepra e autorit kalon në të mire publike, dhe se


mund të shfrytëzohet lirshëm duke rrespektuar të drejtat morale, si të pa kufizuara.

8. Mbrojtja juridike e të drejtës së autorit


“Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore,
letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.”8

Personi, të cilit i janë shkelur të drejtat autoriale apo të drejtat e përafërta të tij, mund të
kerkoj mbrojtjen për kompenzim apo dëmshpërblim të sanksionuara me “Ligjin për të
Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta”, dhe “Ligjin mbi Mardhaniet
Detyrimore”në Republikën e Kosoves. Ç’do subjekt i të drejtave të autorit dhe të
drejtave të përafërta, në rastet e shkeljes së tyre, mund të kërkoj mbrojtje në gjykatë, në
procedurat civile kontestimore dhe administrative.

________________________________

7.- Ligji për të drejta e autorit dhe të drejtat e përfërta, Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës/Nr.27/30 Nëntor 2001,Prishtinë.

8 -Deklarata e përgjitshme e KB mbi të Drejtat e Njeriut,1948. Neni 27.2

Halit MAZREKU – RE-4889/13 10


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Autori, apo bartësi i të drejtës së autorit mund t’a gëzoj mbrojtjen, në mënyrë
individuale, dhe në sistemin kolektiv të realizimit të së drejtave, përmes gjykatës,
inspektimit të vendeve me qellim të zbulimit të dëshmive, si psh. pirateria e
ekzemplarëve të veprave të mbrojtura. Bartësi i të drejtave të autorit, mund që përmes
gjykatës të nxierr aktvendim pë ndalimin e aktiviteteve të tilla dhe të kerkoj
kompenzimin e demit dhe fitimin e humbur.

Prandaj, shkeljet e së drejtës së autorit mund të klasifikohen si vepra penale dhe


kundërvajtje, gjë që kryerësit e këtyre veprave kudërligjore, ekspozohen që të paguajnë
(kompenzimi material apo zhdëmtimi monetar) dhe denimeve me burgim.

Me shkallen e lartë të rritjes së prodhimit, ekonomis globale dhe përparimit në të gjitha


sferat e jetes në përgjithësi, vie deri te nevoja për themelimin e shoqërive apo
agjencioneve për mbrojtjen e të drejtave të autorit, duke tejkaluar kufijtë nacional. Ndër
institucionet e para të themeluara, në Bernë, konsiderohen:

- Biroja e unionit ndërkombëtare për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike, e vitit 1967,
(BIRPI), dhe
- Organizata botërore për mbrojtjen intelektuale, e vitit 1974, (WIPO).

Vlen të theksohet se, si parimi themelor i këtyre institucioneve është realizimi i të


drejtës së autorit, në mënyrë vepra e autorit e krijuar në një shtet, të gëzoj mbrojtje në të
gjitha shtetet anëtare.

Halit MAZREKU – RE-4889/13 11


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Përfundim

Siq është theksuar në hyrje, me këtë punim jemi njoftuar me përcaktimin esencial
përkufizimit të së drejtes së autorit dhe të drejtave të përafërta duke shtjelluar nocionet,
burimet, veprat e autorit dhe llojet, në kuptim të asaj që bëhet fjalë për krijimin
intelektual original të krijuesit, dhe për të drejtat e tijë morale dhe materiale, si dhe të
drejten e mbrojtes së tyre si në rafshin nacioanl, regjional dhe ndërkombëtar, si dhe
kufizimet dhe kohëzgjatja e këtyre të drejtave.

Krejt në fund mund të konkludojmë se, të drejtat e autorit dhe të të drejat e përafërta
janë esenciale dhe shumë të rëndësishme pë krijimtarinë njerëzore, nga se ato japin
motiv shtesë në formë mirënjohëse dhe të adhurave materiale. Sipas këtijë sistemit të
mbrojtjes, autori sigurohet që shfrytëzimi apo distribuimi i veprës së tijë nuk do të
keqpërdoret.

Halit MAZREKU – RE-4889/13 12


“TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA”

Literatura e shfrytëzuar:

- E drejta e Pronësisë Intelektuale, Prof.dr.Adnan JASHARI, Tetovë


- Ligji për të drejta e autorit dhe të drejtat e përfërta, Gazeta zyrtare e Republikës
së Kosovës/Nr.27/30 Nëntor 2001,Prishtinë
- Rajčević M, Poslovno pravo, Pravni Fakultet Banja Luka, 2007, str.102
- Vanjska poveznica, Institut za Intelektualno vlasništvo BiH,
http://www.iprgov.ba/bs/autorsko- i- srodna- prava-bs/najcesca pitanja.html
- Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale
http://www.wipo.int/export/sites/www/aboutip/en/iprm/pdf/ip_handboo.
pdf
- Rregullore Nr.05/2013 për Ndërmjetsim të Kontesteve në fushën e të Drejtes së
Autorit dhe të drejtave të përafërta – MKRS,
- Strategjia kundër falsifikimt dhe piraterisë 2012 – 2016,
- Strategjia për pronësinë intelektuale 2010 – 2014,

Halit MAZREKU – RE-4889/13 13

You might also like