You are on page 1of 6

Rregullat e lojës shpërblyese në mallra dhe shërbime

"Hape, Luaj & Fito"

ORGANIZATORI

NENI 1
Organizatori i lojës shpërblyese në mallra dhe shërbime të quajtur "Hape, Luaj & Fito" (në tekstin e
mëtejmë: Loja shpërblyese) është Coca-Cola Hellenic Bottling Company – Kosovo Coca-Cola Hellenic
Bottling Company - Kosovo L.L.C., Prishtinë, Laplasellë, Kilometri i pestë i Rr. Prishtinë-Shkup. 14000
Lipjan – Kosovë, me numër fiskal 600299384 (në tekstin e mëtejmë: Organizatori). Këto Rregulla janë
detyruese për të gjithë pjesëmarrësit në Lojën shpërblyese.

EMËRTIMI ZYRTAR I LOJËS SHPËRBLYESE

NENI 2
Emërtimi zyrtar i Lojës shpërblyese është "Hape, Luaj & Fito".

TERRITORI

NENI 3
Loja shpërblyese do të organizohet në territorin e Kosovës.

KOHËZGJATJA E LOJËS SHPËRBLYESE

NENI 4
Loja shpërblyese do të fillojë më 20 maj 2021 në orën 09:00, do të zhvillohet në përputhje me këto
Rregulla dhe do të zgjasë deri më 10 korrik 2021 në ora 23:59.

PAKOT PROMOCIONALE DHE QËLLIMI I ORGANIZIMIT

NENI 5
Produktet dhe pakot e mëposhtme marrin pjesë në Lojën shpërblyese (në tekstin e mëtejmë: Pakot
Promocionale): Coca Cola Red 0,33L dhe Coca Cola Zero 0,33L të paketuara në kanaçe dhe Coca Cola
0,5L , Coca Cola Zero 0,5L , Coca Cola Red 1,25L , Coca Cola Zero 1,25L ,Coca Cola Zero Lemon 1,25L ,
Coca Cola Red 2L dhe Coca Cola Zero 2L të paketuara në shishe jo-kthyese plastike. Pakot
promocionale do të njihen për nga etiketat promocionale dhe kapakët promocional dhe do të kenë
kode promocionale në pjesën e pasme të kapakut apo hapëses së kanaçes. Kapakët promocional janë
me ngjyrë të bardhë me mbishkrim "Hape, Luaj & Fito", ndërsa nën pjesën e pasme të kapakëve të
shisheve jo-kthyese plastike apo kanaçeve gjenden kodet promocionale për pjesëmarrjen në lojën
shpërblyese, dhe etiketat promocionale japin detajet bazike për lojën shpërblyese.

Qëllimi i organizimit të Lojës shpërblyese është promovimi i produkteve të përshkruara në paragrafin


1 të këtij neni të Rregullave.

Coca-Cola është një markë e regjistruar tregtare në pronësi të kompanisë Coca-Cola (The Coca-Cola
Company).
E DREJTA E PJESËMARRJES

NENI 6
Të gjithë personat e rritur (personat fizik) me banim në Kosovë kanë të drejtë të marrin pjesë në Lojën
shpërblyese, me përjashtim të personave të punësuar nga Organizatori, agjencive të marketingut të
cilat Organizatori i ka angazhuar në promovimin e Lojës shpërblyese, punonjësit në objektet e shitjes
që shesin Pakot Promocionale, si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre (bashkëshortët, fëmijët,
prindërit dhe vëllezërit dhe motrat, nëse jetojnë me ta në bashkësi).

Organizatori rezervon të drejtën për të realizuar, sipas gjykimit të tij, verifikimin e fakteve të
mësipërme.

MEKANIZMI I PJESËMARRJES NË LOJËN SHPËRBLYESE

NENI 7
Shpërblimet për pjesëmarrësit në Lojën shpërblyese, të përshkruara në Nenin 8 të këtyre Rregullave,
do të ndahen gjatë tërheqjes së shpërblimeve sipas mekanizmit të mëposhtëm:

Pasi që pjesëmarrësi të gjejë kodin nën kapakun e Pakos promocionale, është e nevojshme të kyçet
në ueb faqen www.cocacola-kos.com (në tekstin e mëtejmë: ueb faqe), regjistron profilin e tij duke
shënuar adresën e tij të postës elektronike dhe emrin nën të cilin do të mbahet profili i tij, duhet të
konfirmojë që është i moshës madhore dhe më pas të vendos kodin që gjen nën hapësen e kanaçes
ose kapakun e shishes jo-kthyese plastike të Pakos promocioanle, ku më pas në ekran do të shfaqet
informacioni për llojin e shpërblimit qe ka ai ka fituar nëse kodi i vendosur ishte kod fitues i cili është
edhe kod unik i shpërblimit. Në rast se kodi nuk është fitues, pjesëmarrësi do të njoftohet në të njëjtën
mënyrë. Fituesit dhe çmimet e fituara gjenerohen në mënyrë kompjuterike, me zgjedhje të
rastësishme duke aplikuar algoritmin (në tekstin e mëtejmë: Tërheqja).

Në rast se pjesëmarrësi pranon informacionin se kodi i vendosur është kod fitues dhe se ka fituar
shpërblimin e caktuar, ai do të ridrejtohet në faqen ku shfaqet mesazhi i urimit, kodi unik i shpërblimit
të fituar, emri dhe fotografia e shpërblimit. Fituesi do të informohet rreth shpërblimit të fituar, si dhe
informacionet mbi të dhënat e domosdoshme për dërgimin e dhuratës në adresen shtëpiake. Në faqen
vijuese do të jetë i vendosur kodi unik i shpërblimit, informacioni i nevojshëm për dorëzimin e
shpërblimit, si dhe adresa e postës elektronike (ncp@vmtre.com) në të cilën informacionet e
nevojshme duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 05.08.2021. Në mënyrë që shpërblimi të
dorëzohet, është e nevojshme që i gjithë informacionin i kërkuar të dërgohet nga adresa e postës
elektronike me të cilën fituesi është regjistruar në ueb faqe. Informacioni i nevojshëm për dorëzimin
e shpërblimeve është i përshkruar në Nenin 10 të këtyre Rregullave. Në rast të të dhënave personale
jo të plota ose të pasakta, shpërblimi nuk do të dorëzohet. Mbledhja e të dhënave do të bëhet
ekskluzivisht për këtë qëllim, dhe më pas të dhënat do të fshihen siç përshkruhet në paragrafin 10 të
Nenit 7 (PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE).

Në rast të humbjes së afatit të përcaktuar për dorëzimin e të dhënave të nevojshme për dorëzimin e
shpërblimeve, fituesit humbin të drejtën për shpërblim.

Algoritmi me zgjedhje të rastësishme cakton momentin fitues në kohë dhe kodi i parë i dërguar pas
atij momenti është fitues. Me atë rast, algoritmi cakton llojin e shpërblimit që do ta fitoj kodi i parë i
dërguar.
Para se të vendosin kodet për herë të parë, pjesëmarrësve do t'u kërkohet të konfirmojnë se i kanë
lexuar dhe kanë rënë dakord me këto Rregulla, në dispozicion në ueb faqe.

Me vendosjen e kodit të parë, pjesëmarrësit konfirmojnë se janë njohur me këto Rregulla, se pajtohen
me to dhe do t'i respektojnë, dhe gjithashtu japin pëlqimin e tyre për të mbledhur dhe përpunuar të
dhënat e tyre personale ekskluzivisht për qëllimin dhe në mënyrën e specifikuar në këto Rregulla.

Një kod mund të vendoset vetëm një herë dhe do të lejojë vetëm një përpjekje për të fituar një
shpërblim. Nga një llogari e regjistruar, pjesëmarrësi mund të vendos numër të pakufizuar të kodeve.
Nga një llogari e regjistruar pjesëmarrësi mund të fitojë nga një prej secilës dhuratë, respektivisht në
total tetë dhurata.

Organizatori rezervon të drejtën të diskualifikojë pjesëmarrësit që nuk respektojnë Rregullat, ose të


cilët me mashtrim, ose në ndonjë mënyrë tjetër të paligjshme ose në kundërshtim me frymën e
qëllimit të Lojës shpërblyese, kanë siguruar posedim të kodeve.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat personale për pjesëmarrësit në Promocion do të përdoren nga Organizatori ekskluzivisht


për qëllimin e përmbushjes së detyrimeve ndaj fituesve të shpërblimeve, përkatësisht për dorëzimin
e tyre nga personi i angazhuar nga Organizatori. Të dhënat e nevojshme për pranimin e shpërblimit
do t'i dorëzohen personit që gjendet në territorin e Kosovës me të cilin Organizatori ka lidhur një
kontratë për dorëzimin e shpërblimeve. Të dhënat personale të pjesëmarrësve do të ruhen dhe
përpunohen në përputhje me standardet e mbrojtjes së të dhënave personale, me masat e arsyeshme
të mbrojtjes fizike dhe elektronike, dhe do të fshihen pas përfundimit të Lojës shpërblyese si dhe
përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Organizatorit ndaj pjesëmarrësve varësisht nga momenti që
do të shfaqet më vonë. Në rast të përpunimit të paautorizuar të të dhënave, subjekti i të dhënave ka
të drejtë të kërkojë fshirjen e të dhënave, si dhe ndërprerjen ose pezullimin e përkohshëm të
përpunimit në rast të kontestimit të korrektësisë, plotësisë dhe saktësisë së të dhënave, me të drejtën
që të dhënat e tilla të shënohen si të kontestueshme deri në vendimin për korrektësinë, plotësinë dhe
saktësinë e tyre.

PËRSHKRIMI I SHPËRBLIMEVE DHE VLERA E SHPËRBLIMEVE

NENI 8
Si pjesë e Lojës shpërblyese, fituesve do t’u shpërndahen gjithsej 2,964 shpërblime.

Shpërblimet nuk mund të shkëmbehen me para. Shpërblimet nuk mund t'u transferohen personave
të tjerë.

Organizatori garanton shpërndarjen e çmimeve për fituesit.

Në Lojën shpërblyese, për pjesëmarrësit do të ndahen gjithsej 2,964 çmime vijuese:


1. 26 copë telefona Iphone 12, 128 GB, të zi.
2. 26 copë televizorë LG, 49UN71003LB, 49” , të zi
3. 52 copë Sony Play Station 4
4. 318 Sportvision voucher në vlerë prej 60 euro. Vaucher-ët (kuponët dhuratë) mund të
shfrytëzohen në të gjitha dyqanet e Sport Vision në Kosovë dhe mund të shfrytëzohen për të
gjithë artikujt që nuk janë në zbritje. Dy ose më shumë vaucher mund të mblidhen gjatë një
blerjeje. Nëse shuma e faturës tejkalon shumën e mbuluar nga vaucher-i mund të shtohen
paratë. Vaucher-ët mund të përdoren jo më vonë se deri më 31 dhjetor 2021.
5. 638 copë çanta Euro
6. 640 copë bluza Euro (madhësitë: S 124 copë, M 124 copë, L 134 copë, XL 134 copë, XXL 124
copë). Fituesit do të kontaktohen jo më vonë se dy javë nga koha kur plotësojnë detajet e
dorëzimit të shpërblimit për të zgjedhur madhësinë e bluzës që dëshirojnë. Nëse madhësitë e
caktuara nuk janë më të disponueshme në kohën e përzgjedhjes, fituesit do të jenë në gjendje
të zgjedhin nga madhësitë e mbetura në stokun e shpërblimeve.
7. 648 copë peshqirë plazhi Euro
8. 616 pako dhuratë me 24 kanaçe Coca-Cola në paketim prej 0,33 litra.

NENI 9
1. Vlera e një shpërblimi - Iphone 12, 128 GB, i zi është 1,033,20 EUR me TVSH, dhe vlera totale
e të gjitha 26 shpërblimeve është 26,863,2 EUR me TVSH.
2. Vlera e një shpërblimi - TV LG, 49UN71003LB, i zi është 500,50 EUR me TVSH, dhe vlera totale
e të gjitha 26 shpërblimeve është 13,013,0 EUR me TVSH.
3. Vlera e një shpërblimi - Sony Play Station 4, është 351 EUR me TVSH, dhe vlera totale e të
gjitha 52 shpërblimeve është 18.252,0 EUR me TVSH.
4. Vlera e një shpërblimi - vaucher Sport vison, është 60 EUR me TVSH, dhe vlera totale e të gjitha
318 shpërblimeve është 19,080,0 EUR me TVSH.
5. Vlera e një shpërblimi - Çantë Euro, është 8.22 EUR, dhe vlera totale e të gjitha 638
shpërblimeve është 5,244,4 EUR.
6. Vlera e një shpërblimi - Bluzë Euro, është 5.40 EUR, dhe vlera totale e të gjitha 640
shpërblimeve është 3,456,0 EUR.
7. Vlera e një shpërblimi - Peshqir Euro, është 6.80 EUR, dhe vlera totale e të gjitha 648
shpërblimeve është 4,406,4 EUR.
8. Vlera e një shpërblimi - 24 Coca Cola kanaçeve në paketim 0, 33L, është 10.2 EUR, dhe vlera
totale e të gjitha 616 shpërblimeve është 6,283,2 EUR.

Në përputhje me sa më sipër, fondi i përgjithshëm i shpërblimeve, përkatësisht vlera e të gjitha


shpërblimeve është 96,598,2 EUR me TVSH.

DORËZIMI I SHPËRBLIMEVE, AFATI DHE KUSHTET E PËRDORIMIT

NENI 10
Shpërblimet do të dorëzohen përmes personit të angazhuar nga Organizatori në adresën e paraqitur
nga fituesi, jo më vonë se 30 ditë nga data e plotësimit të të dhënave të nevojshme për dorëzim në
përputhje me udhëzimet e marra në adresën e postës elektronike. Personi i specifikuar në të dhënat
për dorëzim të ofruara nga fituesi në adresën e postës elektronike të Organizatorit për dorëzimin e
shpërblimit me SMS do të njoftohet në po të njëjtën ditë. Nëse fituesi nuk është në adresën e
regjistruar, do të lihet një raport mbi arritjen e dërgesës dhe fituesi gjithashtu do të pranojë një
mesazh me tekst me informacion dhe adresë ku ai mund të marrë shpërblimin brenda tre ditësh nga
dita e raportit për arritje të dërgesës që lihet në adresën e regjistruar. Pas këtyre tre ditëve, fituesi
humbet të drejtën e shpërblimit.

Të dhënat e nevojshme për shpërndarjen e shpërblimeve janë:


 emri dhe mbiemri,
 adresa në Kosovë,
 vendi
 kodi postal
 e-mail adresa
 numri i telefonit në formatin 49xxxxxx, pa hapësira, viza dhe karaktere tjera
 kodi unik i shpërblimit.

Në mënyrë që shpërblimi të dorëzohet ose të merret, është e nevojshme që të gjitha informacionet e


kërkuara të jenë të sakta dhe t'i referohen një të rrituri. Në rast të dorëzimit të të dhënave personale
jo të plota ose të pasakta ose të të dhënave të një personi që nuk është në moshë madhore, shpërblimi
nuk do të dorëzohet.

Të drejtën për të marrë shpërblimin do ta ketë personi i specifikuar në të dhënat e paraqitura në


adresën e postës elektronike pas fitimit të shpërblimit dhe asnjë person tjetër. Shpërblimi dorëzohet
personalisht.

RAPORTIMI DHE KOMISIONI

NENI 11
Organizatori do të publikojë rezultatet në ueb faqe brenda 30 ditëve nga përfundimi i Lojës
shpërblyese.
Për monitorimin e rregullsisë së mbarëvajtjes së Lojës shpërblyese do të caktohet komisioni i cili
përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:
 Ilir Cakolli,
 Ideal Rexha
 si dhe një përfaqësues i ATK-së.

PËRJASHTIMI I PËRGJEGJËSISË

NENI 12
Organizatori garanton shpërndarjen dhe përdorimin e shpërblimeve.

Kontestet eventuale ndërmjet pjesëmarrësve lidhur me pronësinë e kodeve ose kapakëve të Pakove
promocionale, profileve të regjistruara dhe adresave të postës elektronike, nuk ndikojnë në parimin
që Organizatori do t'i dorëzojë shpërblimin personit që paraqet një kërkesë të tillë Organizatorit, në
përputhje me dispozitat e këtyre Rregullave. Gjithashtu, Organizatori nuk do të marrë pjesë në asnjë
kontest rreth pronësisë së kapakëve të Pakove promocioanle, profileve të regjistruara, adresave të
postës elektronike ose shpërblimeve të dhëna.

Përgjegjësia e Organizatorit ndaj fituesve pushon pas aktit të dorëzimit të shpërblimit të fituar që
korrespondon me përshkrimin e shpërblimit nga këto Rregulla. Në rast të vërejtjeve për cilësinë dhe
vlerën e përdorimit të shpërblimeve, fituesit do të kontaktojnë personat juridikë që kanë siguruar
shpërblimet në përputhje me rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit.

KOSTOT

NENI 13
Organizatori nuk do të bart kostot e dërgesës së shpërblimit, përveç kostove të cilat i mori përsipër
sipas këtyre rregullave, si dhe nuk bartë kostot e pjesëmarrjes në Lojën shpërblyese. Organizatori do
të bart kostot e tatimit mbi fitimet nga lojërat e fatit.

DISPONUESHMËRIA E RREGULLAVE
NENI 14
Secila palë e interesuar mund të marrë një kopje të Rregullave me shpenzimet e veta, në ambientet e
Organizatorit, adresa e të cilit është e shënuar në Nenin 1 të këtyre Rregullave. Për informata,
pjesëmarrësit mund të kontaktojnë Organizatorin në telefonin kontaktues +383 49 74 55 01 çdo ditë
pune nga ora 09:00 deri 17:00, gjatë kohëzgjatjes së Lojës shpërblyese.

PUBLIKIMI I RREGULLAVE

NENI 15
Rregullat e Lojës shpërblyese do të publikohen në të paktën një gazetë ditore të shpërndarë në tërë
territorin e Kosovës para fillimit të Lojës shpërblyese, të postohen në ueb faqen www.cocacola-
kos.com dhe pjesërisht në etiketat e Pakove promocionale dhe materialet e marketingut në pikat e
shitjes.

KONTESTET

NENI 16
Çdo mosmarrëveshje ndërmjet Organizatorit dhe cilitdo pjesëmarrës në Lojën shpërblyese zgjidhet
nga gjykatat kompetente në Prishtinë.

NDËRPRERJA E LOJËS SHPËRBLYESE DHE SHTYRJA E DORËZIMIT APO PËRDORIMIT TË SHPËRBLIMEVE

NENI 17
Loja shpërblyese mund të ndërpritet në rastet e forcës madhore (rrethanat që organizatori nuk ka
mundur t’i parasheh apo tek të cilat nuk ka pasur ndikim), duke përfshirë pamundësinë e Organizatorit
për arsye të cilat nuk ndërlidhen me vullnetin e tij të udhëheq Lojën Shpërblyese. Organizatori do të
njoftoj konsumatorët për ndërprerje eventuale të Lojës shpërblyese dhe arsyet. Në rast të ndërprerjes
për arsyet e lartcekura, Organizatori nuk është i detyruar të kompensojë pjesëmarrësit për ndonjë
shpenzim që lidhet me pjesëmarrjen në Lojën shpërblyese.

Dorëzimi i shpërblimeve dhe përdorimi i llojeve të caktuara të shpërblimeve mund të shtyhet në rast
të vendimeve ose rekomandimeve të autoriteteve kompetente për shkak të një situate të
pafavorshme epidemiologjike.

ORGANIZATORI
COCA-COLA HBC-KOSOVO L.L.C.

You might also like