You are on page 1of 10

FAKULTETI I TURIZMIT DHE AMBIENTIT

Programi: MENAXHIMI DHE INOVACIONI NË TURIZËM


Niveli i studimeve: MASTER

Punim Seminarik
Tema:
Projekt – Strategjia e marketingut për restorantin “PizzaO”

Lënda: Marketingu dhe Globalizimi

Profesoresha: Dr.sc. Arbresha Meha Studentët: Llukman Ilazi

Avni Kamishi

Albion Sedolli

Ferizaj, Janar 2020

1
Përmbajtja

1. IDEJA E PROJEKTIT.................................................................................................................2
2. 2.ANALIZA E TREGUT..............................................................................................................4
2.1. Mikromjedisi................................................................................................................4
2.2. Makromjedisi................................................................................................................5
3. STRATEGJIA E MARKETIGUT...............................................................................................6
3.1. Segmentimi dhe shënjestrimi......................................................................................6
3.2. Marketingu mix............................................................................................................7
4. MENAXHIMI I MARDHËNJEVE ME KLIENTIN...............................................................10
5. STRATEGJIA E ZGJERIMIT(GLOBALIZIMIT).................................................................10

2
1. Idea e projektit

Planifikojme të hapim një Piceri në qytetin e Ferizajit. Një restoranti i tillë i specializuar
vetëm për pica nuk egziston në tregun e qytetit të Ferizajit. Në picerinë tonë do të ofrojmë
pica të të gjitha llojeve me cilësi dhe shije të shkëlqyer dhe shërbim profesional. Përveq që të
ofrojmë picat më të mira në treg do të fokusohemi edhe diferencim nga konkurrenca në degën
e restoranteve.

Veqori e Picerisë sonë është se objekti i picerisë do të ndërtohet në formë të


rrumbullakët(cilindrike), qatia e sajë do të jetë e rrumbullakët, tavolinat, ulëset dhe
mbështetëset e karrigeve, dyert, dritaret do të jenë të rrumbullakta, banaku do të jetë në mes
të picerisë edhe ai me formë të rrumbullakët, gota, shishe të pijeve, ketchup, majonezë të
gjitha të rrumbullakta dhe kështu sa më shumë forma të rrumbullakta që simbolizojnë
përkushtimin tonë për Picën. Do të ketë edhe inovacione teknologjike që do të i përshtatim
për Piceri, si meny të mençur për cdo tavolinë, aparat special për pastrimin dhe tharjen e
duarve për cdo tavolinë.

Piceria jone do të Quhet PizzaO.

Fig 1. Pamja e jashtme e Picerisë.

3
2. Analiza e tregut

2.1. Mikromjedisi
Kompania

Së shpejti pas përfundimit të nivelit master të studimeve do të jemi tre menaxherë të


ardhshëm që do të mund të menaxhojme me ndërmarrjen tonë me efikasitet duke aplikuar
strategjitë e avancuara që kemi mësuar. Do të punësojmë staf të përgatitur i cili mund të afroj
picat më të mira dhe shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë. Do të aplikojme strategjitë
më të mira të marketingut në mënyrë që të arrijmë kënaqësinë e konsumatorit dhe ta ruajme
atë që të marrim vlerë nga konsumatori.

Furnitorët

Do të vendosim partnerit me furnitorët më të mirë lëndës së parë dhe pajisjeve dhe të


kujdesemi për efikasitet në bashkëpunim në mënyrë që të mund të arrijmë cilësi dhe efikasitet
në shërbim të klientit.

Ndërmjetësuesit e marketingut

Do të vendosim kontakte me specialistë të marketingut për aq sa na duket e nevojshme që të


marrim këshillim. Poashtu do të shohmi arsyeshmërin për të bashkëpunuar me agjent të
shitjes lokal.

Kokurrentët

Meqë do të fokusohemi vetëm në Pica kjo na mundëson specializimin në këtë produkt dhe
shërbim gjë që nuk e kanë restorantet tjera. Do të punojmë edhe në mbajtjen e kostove sa më
ulët.

Publiku

Për të investuar përveq burimeve vetanake na duhe të marrim kredi nga bankat të cilën
presim ta shlyejm në kohë. Për mediat, institucionet dhe qytetarët e Ferizajit do të jetë një
biznes interesantë dhe inovativ. Me të gjithë grupet e publikut të jashtëm dhe të brendshëm
do të komunikojme, të jemi të hapur dhe bashkëpunues.

Klientët

Do të vendosim mardhënje të forta dhe të afërta me klientët, përshirë edhe klientët biznese,
qeveritar dhe ndërkombëtar.

4
2.2. Makromjedisi

Mjedisi demografik

Popullsia në qytetin e Ferizajit dhe në përgjithësi në qytetet kosovare mbetet e përafërsisht e


njejtë pasi emigrimi jashtë vendit nga qytetet është më i vogël, ndërsa plotësohet me lëvizjet
fshat qytet. Pica është një ushqim i cili përgjithësisht konsumohet nga të gjitha moshat,
kombësinë, religjionin, pa marrë parasysh edhe nivelin e të ardhurave, profesioni, nivelin e
arsimimit, etj.

Mjedisi ekonomik

Në Kosovë e edhe ne Ferizaj ka një rritje ekonomike të vazhdueshme edhe pse e vogël,
kështu që edhe të ardhurat e klientëve po rriten ngadal. Edhe pjesa e të ardhurave që ndahet
për të ngrënë jashtë shtëpisë po rritet. Kamatat e kredive bakare po bien ngadale.

Mjedisi i të bërit biznes në përgjithësi po përmirësohet ngadalë.

Mjedisi natyror

Restorantet nuk janë dëmtues të mjedisit. Në restorantin tonë do të ketë hapësirë gjelbëruese
që e rrethon atë dhe brenda lule të gjalla për të krijuar një ambient sa më miqsor me klientin.
Në mure do të kemi fotografi me korrmiza rrethore me të cilat do të promovojmë natyrën e
gjallë bimore dhe shtazore, etnografinë, arsmin, shkencën, humanizmin, sportin, kujdesin
shëndetësor. Fotografitë do të ndërrohen në vazhdimsi.

Mjedisi teknologjik

Për një piceri si kjo do të shfrytëzojmë teknologjinë për të qenë sa më inovativ në menaxhim,
marketing, operancione, menaxhim finaciar, kështu që është një mundësi e mirë për ne dhe
është pozitive teknologjia në zhvillim.

Mjedisi politik dhe social

Nuk ka ndonjë legjislocion që e shohim si rrezik ose kufizim për veprimtarinë tonë. Do të
jemi respektues të ligjeve, normave etike, shoqërisë, bashëpunues me të gjithë

Studimi i klientit – infomacionet e marketingut

Para se të fillojmë investimin do të studiojmë klienin për të parë se sa është i kënaqur me


cilësinë e picës dhe cilësinë e shërbimit të sajë në rajonin e Ferizajit.

Studimin do të bëjmë përmes një pyetësori.

5
Pyetësor

I/e nderuar jemi të interesuar të hapim një restorant të specializuar për Pica, prandaj dëshirojmë të
pyesim qytetarët se sa konsumojnë pica dhe sa janë të kënaur me cilësinë dhe shërbimin e picave që
shërbehen aktualisht në qytet.

Me respekt kërkojmë që të ndani kohën tuaj të vlefshme dhe t’i përgjigjeni disa pyetjeve tona.
Pyetësori është anonim.

Ju faleminderit për kohën.

1. Cilës grupmoshë i përkisni:

O 10 – 15 vjeç O 15 – 20 vjeç O 20 – 30 vjeç O 30 – 50 vjeç O mbi 50vjeç

2. Lloji i vendbanimit:

O fshat O qytet

3. Sa herë brenda viti hani pica në ndonjë restorant?

O asnjëherë O 1 –5 herë O 6 – 10 herë O 11 deri 20 herë O 20 - 50 herë O mbi 50 herë

4. Nga 1 deri 10 si do ta vlerësonit shijen e picave që hani(retho):


1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
5. Nga 1 deri 10 si do ta vlerësonit cilësinë e shërbimit të picave që hani(retho):
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
6. Nga 1 deri 10 si do ta vlerësonit ambientin e restoranteve ku hani pica(retho):
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
7. Nga 1 deri 10 si do ta vlerësonit shpejtësinë(vonesën) ë shërbimit(retho):
2 2 3 4 5 6 7 8 9 10

8. Si e vlerësoni çmimin e picave?


O i ulët O i volitshëm O i lartë O shumë i lartë

Informacionet për kënaqësinë e klientit me neve do ti kërkojmë në vazhdimsi edhe pasi të hapet
restoranti, ku përveq këtyre më lartë do të shohen edhe të tjera.

6
3. Strategjia e marketigut

3.1. Segmentimi dhe shënjestrimi

Si fillim për nga hapësira gjeografike marketingu ynë do të jetë i orientuar kryesisht në rajonin e
Ferizajit. Përveq në aspektin gjeografik strategjia jonë ndaj tregut (klientit) do të jetë e padiferencuar,
pra do të i drejtohet të gjitha moshave, të dy gjinive, të gjithë kobësive, religjioneve, të gjitha
profesioneve, grupeve me të ardhura nga më të ulëta deri te më të larta, duhet të orientojmë
marketingut te ajo që është e përbashkët për të gjithë klientët.

Fokusimi ynë pra është në Pica përkatësisht konzumatorët e picave. Kështu synojmë të tërheqim
klientët e restoranteve tjera të cilët e pëlqejnë picën por edhe klient të rinjë të cilët janë kurreshtar të
provojnë picën.

Rreth nesh

Moto: “Nëse doni një Picë të veçantë, shijojeni te PizzaO!”

“If you want a special Pizza, taste it in PizzaO”

Restorant ynë është i specializuar për pica. Shërbejmë pica të


shumëllojshme të përgatitura nga kuzhinjerë të specializuar me
shije të vecante, në një ambient të këndshëm dhe miqësor. Ofrojmë
pica me porosi kudo brenda qytetit me shpejtësi maksimale të
mundshme.

Fig 2. Llogoja e Picerisë

Misioni

Të servojmë për klientin Picë me shije të veçantë.

Vizioni

Si restorant të bëhemi emër i pazëvendësueshëm në nivel kombëtar për shijen dhe shërbimin e Picës.

7
3.2. Marketingu mix
Produkti

Produkti që ofrojmë është Pica. Llojet më të popullarizuar të picave në botë. Lënda e parë e cilësisë
më të lartë nga furnitorët të cilët punojnë me standarde ndërkombëtare ISO dhe HACCP. Pije të të
gjitha llojeve joalkoholike. Të gjitha me shërbim të cilësisë maksimale. Restoranti ka qasje për
persona të hendikepuar. 32 tavolina 160 ulëse. Parking për vetura me kapacitet 50 vende dhe bicikleta
100 vende. Ju ofrojmë pica edhe me porosi jua sjellim në vendin që kërkoni kudo brenda qytetit me
shpejtësinë maksimale me bicikletë ose motocikletë. Porositë mund t’i bëni online në Websajtin
PicaO me meny online me mundësi pagese online, qoftë për ngrënje në restorant ose në vendin ku
jeni.

Picë falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë(raste sociale).

Menyja:

Pica e shpisë – PizzaO – Përbërësit: Sos domatesh, kackavall, proshutë, vezë, njëra dhe vetëm njëra
nga mollë, mandarinë ose dardhë.

Pizza Margarita – Sos domatesh, kackavall, ullinj, farfarona.

Pizza me proshutë – Sos domatesh, kackavall, proshutë, ullinj, farfarona

Pizza Tuna – Sos domatesh, kackavall, tuno, qepë, ullinj, farfarona

Pizza Napolitano – Sos domatesh, kackavall mocarella, borzilok, ullinj.

Pizza Chikago – Sos domatesh, djath parmezan, suxhuk,kërpurdha,oregano.

Sicilian Pizza – Sos domatesh, kackavall, sardele, qepë, borzilok.

Pizza California - Sos domatesh, djath mocarella,kërpurdha, qepë të kuqe, hudhër, mjaltë.

Çmimi

Meqenese cmimet e lëndës së parë, të fuqisë punëtore të kualifikuar poashtu, cmimet e energjisë, ujit,
menaxhimit të mbetjeve, dhe kategorit të tjera të shpenzimeve janë përafërsisht fikse cmimet e picave
për fillim do të jenë si ato të tregut, duke u fokusuar që tërheqjen e klientëve ta arrijmë përmes vlerës
së shtuar të shijes dhe shërbimit në nivel maksimal.

Cmimet do të jenë:

PizzaO- 4€ (Pica e shpisë)

Pizza Margarita – 3 €

Pizza me proshutë – 4 €

Pizza Tuna – 4 €

8
Pizza Napolitano - 5€

Pizza Chikago – 4.5€

Sicilian Pizza - 4€

Pizza California - 5€

Në ditë të caktuara të shënuara, festa komëtare, ndërkombëtare, fetare, familjare, ditën e fëmijëve,
ditën nderkomëtare të personave të hendikepuar, diten nderkombëtare të picës , etj. ofrojmë zbritje
për grup ose familje, me përfshirje të pijeve, dy për një e oferta të ngjashme.

Me qëllim të ndërgjegjsimit për ruajtjen e shëndetit do të kemi oferta të tilla si:

“Shijo një picë dhe ha një mollë të freskët”

“Shijo një picë dhe ha një portokall”

“Koha për qershi pasi të kesh shijuar picën tonë”

Do të kemi edhe fushata humanitare me moton:

“Ndaje kafshatën” , Zbritje për klientët për 1 euro për cdo picë, 1 euro nga cmimi i paguar shkon për
ndihmë të varfërve.

Promocioni

Me rastin e hapjes së restoranteve ditën e parë do të ofrojmë pica falas për ata që vijnë në
lokal. Pastaj promovimin e picerisë do ta bëjmë me reklama në televizionet lokale dhe
nacionale, “Ad sens” reklama në Facebook. Reklama fizike (billboard) në hyrjet kryesore të
qytetit. Snickers dhe erëza për automjete dhe shtëpi, kalendar, kimik, pako, qesme me logone
picerisë, etj. Do të hapim Websiten e Biznesit me meny që mund të shfletohet online, me
mundësi për porosi dhe pagesa online. Do të hapim faqe në rrjetet kryesore sociale:
Facebook, Instagram, twitter, të cilat do të përditësohen me rregull, si dhe të krijojmë
interaktivitet me klienët potencial.

Pasi të i kemi provuar të gjitha këto mundësi për promocion do të fokusohemi në disa prej
tyre që janë më efikase

Do të ofrojmë edhe cmime promocionale në ditë të caktuara të shënuara, festa kombëtare,


ndërkombëtare, fetare, familjare, ditën e fëmijëve, ditën ndërkomëtare të personave të hendikepuar,
fëmijëve me autizëm dhe sindrom down, ditën ndërkombëtare të picës , pastaj për grupe të caktuara,
sportistësh, artistësh, aktivistësh për qështje të interesit qytetar, etj. Sponzorime të klubeve sportive
rinore, ose evnimeteve të tjera. Pjesëmarrja në panaire me Pcën e shpisë PicaO.

9
Zbritje për klientët e rregull, lojëra shpërblyese. Vizita promocionale nëpër bisnese dhe institucione të
ndryshme që kanë shumë klientë dhe të punësusar, për prezentim e picerisë sonë për ata dhe
shpërndarja e broshurave.

Shpërndarja(Distribuimi)

Shitja do të jetë e dejtëpërdrejtë pa ndërmjetësues në restorant ose përmes shpërndarjes nga


punëtorët në qytet. Kjo për arsye se dëshirojmë që të mos devijohet vlera që ofrojmë për
konsumatorin, përkatësisht cilësia, freskia, shija, shërbimi i mirë dhe saktësia në kohë. Nëse
arrijmë marrëveshje me restarante të caktuara ose biznese do të kemi kushtet tona, që të
ruajmë vlerën. Pëveq shpërndarjes direkte në tavolinë ose në shtëpi, kanalet tjera të
komunikimit për shpërndarje janë ato që kemi përmendur përmes telefonit internetit, etj.

4. Menaxhimi i mardhënjeve me klientin

Kujdes të vecantë do të i kushtojmë marrdhënjeve me klientit. Për këtë arsye do të krijojmë


një baze të të dhënave për klientët. Do të kjijojmë kartelat e lojalitetit të klientëve nga ku do
të mund të fillojmë mbledhjen e informacioneve për klientët. Synojmë të kemi sa më shumë
informacione për profesionin, kulturën, prirjet tjera në mënyrë që të kuptojmë preferencat dhe
deshirat e klientëve pa cenuar asnjëherë normat etike. Për grumbullimin, menaxhimimin dhe
përpunimin e të dhënave do të përdorime sisteme dhe programe speciale kompjuterike.
Përmes programeve poashtu do të nxjerrim treguesit për vlerësimin e efikasitetit të
marketingut dhe pastaj në bazë të rezultateve të marrim masat e duhura për përmirësim.

5. Strategjia e zgjerimit(globalizimit)

Pas suksesin që presim të arrijmë brenda rajonit ku fillojmë, në rajonin e Ferizajit, në afat më
të gjatë synojmë të zgjerohemi me pika të reja në të gjitha qendrat kryesore rajonale të
Kosovës, pastaj në qendrat shqipëtare në ballkan, pra Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi,
Preshevë, më vonë në Zvicërr, Gjermani, Francë.

10

You might also like