You are on page 1of 7

Thelbi I ketij plani eshte te pasqyroje gjeresisht skenarin e tanishem te tregut : nivelin e

konkurences , nje pershkrim te shkurter per produktin tone, kanalin e shperndarjes dhe natyrisht
nje planifikim strategjik ne fushen e marketingut.
Plani yne I marketingut konsiston ne realizimin e produktit tone te ri ne fushen e embelsirave,
nje akullore e shijshme te cilen e kemi quajtur “Embla”. Gjithashtu kemi diskutuar si ta realizojme
kete produkt ne menyren me te mire te mundshme per ta bere ate unik nga oferta tradicionale
e tregut. Synimi jone eshte gershetimi I marketingut me veprimet qe hedhja ne treg e ketij
produkti te jete sa me e suksesshme.
Me ane te kesaj strategjie ne kerkojme te fitojme nje pjese te mire te tregut duke arritur shitje
te shumta dhe perfitime te larta. Per te arritur ne kete pike do te ndiqet nje program I forte
promovues duke perdorur mjete efektive si reklamimi, shperndarja falas ne qendra tregetare si
moster , zgjerimin e pikave te shumices etj. Tregu eshte dinamik dhe per kete arsye ka probleme
dhe pengesa , prandaj lind nevoja te diskutohet cdo strategji me imtesi per te hedhur kete
produkt ne treg.
Ne ditet e sotme , kerkesa per nje jete me te mire dhe nje stil me te mire jetesor eshte thelbi I
produktit tone. Konsumatori eshte gjithmone ne kerkim te produkteve te reja dhe te shijshme ,
dhe gjigandet e medhenj te tregut vijne gjithmone me produkte qe plotesojne nevojen e klientit
te tyre. Ne mes te ketij tregu qe sa vjen dhe behet me I veshtire si nga nevoja per te konsumuar
ushqime sa me te shendetshme , gjithashtu dhe sa me te shijshme, ne vijme me produktin tone
te ri “Embla”, me nje cmim shume te volitshem. Me buxhetin prej 50 milion lekesh , kam
planifikuar gjithashtu se ku do te ndahen keto shuma dhe me cfare perqindjeje.

E rendesishme ne kete plan veprimi eshte nje analize e mire detajuar e pikave te meposhtme:

 Kur do te realizohet?
 Burimet e disponueshme/burimet e nevojshme (financiare,njerezore etj)
 Cilit grup do ti drejtohet?
 Konkurenca
 Strategjia e marketingut

Para se ta nxjerim produktin ne treg duhet te analizojme mire target grupin te cilet do jene
konsumatoret e ardhshem. Nuk mund ta perjashtojme faktin qe nje embelsire si akullorja jone
mund te konsumohet nga e gjithe shoqeria ,megjithate nga analizat dhe hulumtimet tona te
tregut treguan se shumica e individeve jane nga mosha 5-25 vjec. Per kete arsye grupet qe ne
synojme jane :

 Per familjet me femije te cilat do te jene ne madhesi te tille qe te konsumohen pas


ushqimeve kryesore si dreka dhe darka.
 Per familje me dhe pa femije , pasi nje akullore ka gjithmone aftesine per te nxjere femijen
e brendshem dhe tek nje I rritur.
 Adoleshentet – keto do te jene ne grupmoshat 7-20 vjec.

Per te hedhur ne treg nje produkt te ri duhet te jemi gjithmone te kujdesshem. Sic e kemi
permendur dhe me larte , na duhet te analizojme shume mire te gjithe faktoret per te nxjere nje
produkt sa me te suksesshem. Dhe ne per te arritur objektivin tone qe akullorja jone “Embla” te
pritet sa me mire nga konsumatoret , duhet te studiojme mire keto pese elemente :
1. Cmimi
2. Vendi
3. Promocioni
4. Produkti
5. Koha

Cmimi
Eshte shume e rendesishme qe te kemi nje cmim sa me te pershtatshem per akulloret tona.
Cmimi qe duhet te vendosim duhet te jete ne perputhje si me cilesine gjithashtu dhe me
standartin. Cmimi duhet te jete I ulet , keshtu qe pas studimeve qe kemi bere, kemi vendosur qe
cmimi per nje akullore “Embla” te jete 70 lek per 200 ml akullore. Kemi zgjedhur kete cmim , pasi
pervec perllogaritjeve tona, kemi vezhguar dhe konkurencen. Kjo eshte arsyeja qe vendosem per
kete cmim I cili eshte i pershtatshem per te gjitha moshat , gjithashtu dhe ne perputhje me
cilesine qe ne kemi arritur.“Embla” eshte nje shije e re per konsumatorin prandaj ne jemi te sigurt
qe do te blehet dhe pelqehet nga te gjithe. Gjithashtu dhe pas pyetesorve qe ne realizuam me
nje grup prej 50 personash, te gjithe ishin te kenaqur me cilesi dhe cmim te produktit tone. Kjo
na jep nje vetebesim me te madh qe akullorja jone e re do te jete nje risi ne treg.

Vendi
Si fillim strategjia qe do te ndjekim per vendin ku do ta shperndajme akulloren tone do te jene
lokalet e vogla familjare te cilat gjenden afer zones qe ne prodhojme produktin. Keto lokale apo
restorante jane gjithmone te mbushur me familiare , dhe konsumimi nje embelsire ne fund te
drekes apo darkes se tyre eshte tashme nje tradite. Gjithashtu ne do ta prezantojme produktin
tone ne bizneset e vogla dhe me pas ne pika me te medha si ne Super Markete. Pikat e shumices
dhe pakices do te mbulohen gjeresisht nga agjentet tane te cilet do te jene gjithmone ne terren
per te verejtur se si po pritet nga konsumatoret produkti jone. Pasi te mbulojme zonen e Tiranes,
do te shperndahemi ne rrethe. Kryesisht ne qytetin e Durrsit , Vlores, Sarandes ne te cilat jane
vendosur pikat ku do te shperndahet produkti si dhe bizneset perkatese qe kane pranuar ta
shesin. Arsyeja qe kemi vendosur fillimisht per keto qytete eshte pasi keto vende jane me te
populluara me turista gjate periudhes se veres , gjate te ciles behen dhe shitjet me te medha te
akulloreve. Por synimi I kompanise tone eshte exporti I produktit. Fabrika e akullores “Embla”
sipas eksperteve te fushes perkatese mund te arrije te prodhoje sasi te cilat do te jene te
mjaftushme te perballojne tregun Shqiptar dhe te bejme export ne vendet fqinje. Megjithate kjo
strategji duhet ndjekur me analizuar me me kujdes kur te jete koha e pershtatshme.

Koha
Produket e ftohta si akulloret jane me te perhapura dhe me te deshiruara nga konsumatoret ne
periudhen e pranveres dhe veres. Kjo do jete dhe koha ne te cilen ne kemi vendosur qe te
lancojme produktin tone. Megjithate do jemi te kujdesshem qe ne pikat tona te shitjes mos
mungoje asnjehere akullore “Embla” dhe ne periudhen e dimrit. Kerkesat me te larta per akullore
fillojne qe ne muajt maj-qershor, nderkohe shperndarja do te kete filluar jave perpara.

Produkti/Paketimi
Akulloret “Embla” do te jene lehtesisht te dallueshme. Ngjyra kryesore do te jete ajo e floririt
(gold) e cila do ta karakterizoje produktin tone. Pastaj ngjyrat do te ndryshojne ne varesi te
shijeve te ndryshme, psh ato me qershi do te jete nje paketim gold I nderthurur me ngjyren e
kuqe e keshtu me rradhe. Shija kryesore do te jete ajo e vaniljes, ndersa me e rendesishmja jane
variacionet qe kompania jone do te fusi si rrisi ne treg. Shija e avokados, e limonit, portokalles,
apo frutave te ndryshme te pyllit vertet mund te jene te perdorura nga kompani te tjera, por
kane qene gjithmone shije dytesore. Synimi jone eshte ti nderthurim ato me shijet me te
perhapura per te dhene nje shumellojshmeri zgjedhjesh per cdo individ. Gjithashtu do te kete
paketim te vogel, te mesem dhe paketim familiar.
Promocioni
Kompania jone ka investuar shume per te realizuar produktin tone, akulloren “Embla”. Kemi
analizuar tregun me ekspertet tane, kemi vezhguar konkurencen , kemi bere pyetesore te shumte
per te mesuar shijet dhe kerkesat e konsumatorve. Por pjesa me e rendesishme eshte ajo e
promocionit.

Reklama
Si menyren e pare te promocionit ne kemi zgjedhur reklamen televizive. Konsumatoret duhet te
njihen me akulloren ‘Embla” , duhet te njohin logon e saj, duhen te njohin variacionet e shijeve.
Kemi menduar qe koha me e mire per te trasmetuar reklamen tone do te jete midis programeve
per femije , ne mes te programeve te pasdites, dhe sipas hulumtimeve qe kemi bere edhe gjate
mbremjes ku familja eshte e mbledhur rreth televizionit.

Revista
Produkti jone , akullore “Embla”, do te reklamohet gjithashtu ne revistat javore/mujore te
ushqimit pasi duam te krijojme nje lidhje mes ushqimit dhe leximit. Si nje bonus shtese per te
terhequr klientet per ta blere akulloren tone , ne do te tregojme dhe vlerat qe ajo ka ne krahesim
me akulloret e tjera , dhe dyqanet me te aferta ku mund ta blejne ate.

Postera
Nje tjeter ide e promovimit te produktit tone eshte dhe me ane te posterave apo afisheve te
shperndara ne pika te ndryshme supermarketesh apo qendrave tregetare. Konsumatoret do ta
njohin produktin tone permes fotove terheqese dhe disa fjaleve te thjeshta te cilat jane zgjedhur
si slogan per figuren.

Billboards
Kete strategji marketingu do ta perdorim ne qendrat e medha tregetare te qytetit ne te cilat
fotografia e akullores tone do te shfaqet here pas here. Arsyeja qe kemi menduar ta reklamojme
dhe ne kete menyre produktin qendron ne faktin se tabelat e Billbordeve terheqin shume
vemendjen e njerezve, dhe vecanerisht ne qendrat tregetare ku jane vende qe frekuentohen nga
familje me femije te vegjel.
Pasi kemi studiuar dhe analizuar pikat kryesore te marketingut dhe hedhjes ne treg te produktit
duhet te bejme dhe nje analize paraprake te pikave te forta dhe te dobta te produktit tone.
Pikat e forta
Imazhi jone I akullores “Embla” do behet nje brand ne treg nga menyra e vecante e shijeve te saj
te cilat nuk jane shume te prekura nga klientet. Kompania jone eshte prodhuese me nivel
kombetar dhe synon dhe tregun nderkombetar dhe njihet per cilesine e mire , gjithashtu dhe per
cmim te volitshem.
Pikat e dobeta
Ne vertet kemi krijuar shije te reja por sa do te pranohen ato nga shumica e konsumatoreve. Edhe
pse ne kemi bere pyetesore dhe njerzit kane provuar mostra te saj, frika se mos nuk arrin
pritshmerite tona nuk duhet anashkaluar. Ne rast se kjo gje ndodh atehere ne duhet te jemi te
gatshem ta modifikojme pa humbur kohe dhe me pak kosto.
Eshte shume e veshtire te konkurosh ne nje treg ku ka nje konkurence shume te forte dhe te
ashper. Akullorja jone “Embla” ka nje numer te madh konkurentesh si Nestle, Mars, Magnum te
cilat konsumatoret shqiptare I njohin prej vitesh. Duke qene se keto marka njihen shume , ne
duhet te jemi gjithmone vigjilent qe te jemi gjithmone ne sy dhe ne mendje te konsumatoreve.
Ne duhet te ndryshojme reklamat kur ta shikojme te nevojshme apo te modifikojme produktet
tona nqs konkurentet sjellin dicka te re. Ne tregun Shqiptar cmimi I akulloreve eshte afersisht I
ngjashem me njeri tjetrin, ajo qe ne duhet te realizojme per te “vjedhur” nje pjese te klientve
besnike te konkurences eshte te perafrojme cmimin me cilesine. Kjo do te na mbaje ne gjate ne
treg dhe produkti jone do te jete I suksesshem.

Perfundimi
Zgjodha produktin e akullores duke mare parasysh interesin e njerzve qe kane ndaj ushqimit dhe
vecanerisht ndaj embelsirave te ketij formati, pasi te gjithe kane nevoje per dicka mbyllse pas
nje vakti. Keto artikuj zakonisht shtrihen ne cdo grup qe varion nga nje femije 5 vjec deri tek nje
I rritur. Pra , segmenti I tregut eshte I gjere per produkte te tilla. Ajo ka avantazhet dhe
disavantazhet e saj. Megjithate ne do fokusohemi tek cilesite e mira te produktit tone dhe tek
synimet per ta bere marken tone te njohur ne rang nderkombetar.
Universiteti Mesdhetar I Shqiperise
Fakulteti I Shkencave Juridike dhe Politike
Dega: Juridik
Lenda: Marketing

Detyre kursi
Tema : Lancimi I nje produkti te ri

Punoi:Sofiela Boga Pranoi:Prof. Aurora Sulce

You might also like