You are on page 1of 6

ABSTRAKT

Zhvillimi i firmave ne Shqipëri ka pësuar rritje të konsiderueshme. Mjaft firma që po operojnë në


fushën e agroindustrisë, krahas zhvillimit e prosperitetit të tyre po ndeshen edhe me probleme të
cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Prodhimtaria e qumështit po rritet nga dita në ditë dhe
në këtë mënyrë masim dhe konsumin që është me i lartë, për sa i përket produkteve të qumështit.

Prezantimi e një plani biznesi i cili do të ndihmojë më tej si përdoruesit e brëndshëm të tij, pra
menaxherët me mirëmenaxhimin e kompanisë, ashtu dhe përdoruesit e jashtëm pra investitorë të
ndryshëm, furnitorët, etj.

Objektivi i përgjithshëm i këtij studimi është studimi i kompanisë dhe problemeve më kryesore
që lidhen me menaxhimin e saj.

Gjatë këtij punimi në kapitullin e parë, do të përshkruajmë objektivat e këtij punimi, rezultatet e
pritshme dhe metodat e literatura e përdorur.

Në kapitullin e dytë, do të ndeshim një analizë të përgjithshme për sa i përket strukturës së


brëndëshme të saj, avantazhet, disavantazhet, objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë, objektivat e
përgjithshme, etj.

Në kapitullin e tretë, do të përshkruajmë produktet dhe shërbimet e kompanisë Lufra Sh.p.k.

Në kapitullin e katërt, do të paraqesim analizën e pesë forcave krahasuese të Michael Porter, dhe
në fund do të kemi përfundimet dhe literaturën.

Fjalë kyçe: agrobiznes, Lufra Sh.p.k, prodhime qumështi, planimetria e shperndarjes , etj.
TABELA E PËRMBAJTJES:

ABSTRAKT

MIRËNJOHJE

HYRJE

Objektivat

Rezultatet e pritshme

Burimet e informacinit

PLANI I BIZNESIT TË KOMPANISË LUFRA SH.P.K

Përshkrimi i ndërmarrjes

Detajet e ndërmarrjes

Përmbledhje ekzekutive

Përshkrimi i ndërmarrjes
Vizioni i ndërmarrjes

Objektivat aftshkurtër dhe afatmesëm

Produktet

Tregu ekzistues dhe ai potencial

Analiza e konkurrencës
Implementimi dhe identifikimi i rreziqeve të mundshme

PRODUKTET DHE SHËRBIMET

Produktet

Qumësht i freskët 1 litër

Kos 500 gr

Gjalp i freskët 1 kg
Djath i Bardhë 1 kg

Shërbimet e ofruara

ANALIZA E 5 FORCAVE KRAHASUESE TË MICHAEL PORTERIT

Barrierat e hyrjes

Fuqia e furnizuesit

Fuqia e Blerësit

Produktet zëvendësuese

Rivaliteti ndërmjet
Përparësitë konkurruese

Strategjia e çmimeve

Shpërndaja

Plani i promovimit
Buxheti i shitjeve

Menaxhimi dhe organizimi

Struktura organizative
Rrogat dhe struktura e shpërblimeve
Politika kadrovike

Plani operacional
Produktet e reja që do të prodhohen
Lënda e parë dhe furnitorët
Përshkrimi i grumbullimit të qumështit
Plani i prodhimtarisë

PËRFUNDIME

LITERATURA
HYRJE

Zhvillimi i agroindustrise në Shqipëri ka pësuar rritje të konsiderueshme. Mjaft firma që po


operojnë në fushën e agroindustrisë, krahas zhvillimit e prosperitetit të tyre po ndeshen edhe me
probleme të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Në mënyrë të veçantë industria e qumështit
ka pesuar rritje të konsiderueshme. Nëse më parë përpunohej vetëm 20% e qumështit të
prodhuar, aktualisht përpunohet mbi 40% e tij. Kjo rritje kërkon vemendje në dy aspekte të
rëndësishme, së pari në drejtim të asortimenteve të prodhuara, dhe së dyti në drejtim të rritjes së
cilësisë së tyre. Prezantimi e një plani biznesi i cili do të ndihmojë më tej si përdoruesit e
brëndshëm të tij, pra menaxherët me mirëmenaxhimin e kompanisë, ashtu dhe përdoruesit e
jashtëm pra investitorë të ndryshëm, furnitorët, etj.

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm është studimi i kompanisë dhe problemeve më kryesore që lidhen me


menaxhimin e saj.

Objektiva specifike do të ishin:

− studimi i strukturës organizative të kompanise dhe prezantimi mbi këtë bazë i planit të
menaxhimit,
− studimi i produkteve më kryesore të saj si dhe studimi i problemeve që lidhen me
marketingun e kompanisë, si: kanalet e shpërndarjes, promocioni, etj; si dhe prezantimin
mbi këte bazë të planit të marketingut.

Rezultatet e pritshme

Përmes këtij punimi pres që të jap kontributin tim në drejtim të prezantimit në përgjithësi të një
plani biznesi, që në këtë rast e kam ilustruar përmes kompanisë Lufra Sh.p.k, e në mënyre më të
plotë të planit të marketingut si dhe planit të menaxhimit, dokumenta mjaft të rëndësishme këto
për të ndihmuar menaxherët dhe punonjësit e kompanisë për drejtimin më me efektivitet të saj.
Metodat e përdorura dhe burimet e informacionit

Për të realizuar objektivat e përcaktuara është përcaktuar edhe metodologjia e studimit. Kjo
metodologji përbëhet nga metoda të ndryshme të cilat plotësojnë njera-tjetrën. Në përcaktimin e
tyre ne jemi nisur nga specifikat e problemit që analizohet si dhe nga natyra e objektivave.

Ndër metodat që janë përdorur do të përmendim:

− Metoda statistikore, kryesisht metoda e grupimeve, e mesatareve, e indekseve si dhe ajo e


krahasimit.
− Metoda e diskutimit në grup, grupet e fokusit, diskutimet me specialistë të fushës dhe
drejtues të agrobiznesit.
Të dhënat:

Për realizimin e studimit është shfrytëzuar një numër i madh i të dhënave të grumbulluara nga
kompania Lufra Sh.p.k. Vrojtime të kryera nga vetë Kompania Lufra Sh.p.k; Studime e botime
të kryera nga autorë të vëndit dhe të huaj.

You might also like