You are on page 1of 12

SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

PERMBAJTJA

MIRËNJOHJE
ABSTRAKT
FJALË KYÇE
HYRJE
QËLLIMI
PUNIMIT5

KAPITULLI I

1.1 Kategorit e investimit turistike

1.2 Faktoret kryesor qe ndikojn tek synimet einvestitorit

KAPITULLI II

2.1 Kategoritë e investimeve turistike


2.2 Faktorët kryesor që ndikojnë tek synimet e investitorëve

2.3 Investimet private në turizëm në Shqipëri dhe në rajon


2.4 Investimet private të huaja në turizëm në Shqipëri
KAPITULLI III

3.1 Faktorët aktivizues të investimeve private të huaja në turizëm

3.2 Ndikimet e investimeve private turistike të huaja në vendet pritëse

3.3 Financimi si një fushë bazë e ndërhyrjes së shtetit në zhvillimin turistik

3.4 Strategjitë për zhvillimin e produkteve kryesore turistike

3.5 Faktorët pozitiv dhe negative që ndikojn në zhvillimin e turizmit

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME


BIBLOGRAFIA

1
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

ABSTRAKT
Turizmi përbën një aktivitet ekonomik ose një tërësi aktivitetesh të koordinuara me njëra tjetrën
që kanë si qëllim plotësimin e nevojave të individëve, që lidhen me kohën e lirë dhe lëvizjen e
njerëzve. Sot turizmi përfaqëson një industri, sepse bëhet fjalë për aktivitete që synojnë
shfrytëzimin e resurseve turistike, si dhe shndërrimin e burimeve natyrore, njerëzore dhe
burimeve kapitale në produkte dhe shërbime turistike.
Industria e turizmit është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon në rritjen e aktivitetit ekonomik në
të gjithë botën. Të ardhurat ndërkombëtare nga turizmi në botë për vitin 2017 u rritën në 1030 miliard
US$, si pasojë e lëvizjes së 1035 milion turistëve. Kontributi direkt i turizmit për Shqipërinë në
Produktin e Brendshëm Bruto për vitin 2017 ishte 83.2 miliard lek ose 6.1% e PBB totale, kurse
kontributi total ishte 292.9 miliard lek ose 21.4% e PBB2.Turizmi ka një potencial të madh dhe luan një
rol të rëndësishëm në plotësimin e objektivave kryesore makroekonomike që lidhen me rritjen
ekonomike, punësimin, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social.Impaktet e turizmit janë të
shumanshme: ekonomike, sociale, natyrore ose mjedisore, politike dhe kulturore. Nga të gjitha
kategoritë e ndikimeve turistike, ndikimet ekonomike kanë rëndësinë më të madhe për zhvillimin e
përgjithshëm dhe kjo buron nga ndërvarësia e theksuar e tyre me kategoritë e tjera të
ndikimeve.Turizmi kontribuon për të rritur të ardhurat kombëtare, krijon mundësi punësimi, kufizon
hendekun e deficitit tregëtar, përforcon zhvillimin ekonomik në rajonet periferike, intensifikon
aktivitetin e ndërmarrjeve që prodhojnë mallra dhe shërbime, të cilat plotësojnë nevojat e drejtpërdrejta
ose të tërthorta turistike.Në vitet e fundit ka pasur një rritje të interesit nga ana e studiuesve për
impaktet e turizmit në rritjen ekonomike, sidomos për vendet në zhvillim. Këto vende po fokusohen në
politika ekonomike për të promovuar turizmin në arenën ndërkombëtare si një burim potencial për
rritjen ekonomike.Turizmi ka një impakt të rëndësishëm pozitiv në Shqipëri për zhvillimin ekonomik
dhe progresin e saj. Shqipëria ka një pozicion konkurues në tregun rajonal të turizmit.

FJALË KYÇE: Turizmi qëndrushëm menaxhimi destinacionit , efektet ngative positive,


faktorët,financimi turistik.

2
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

Hyrje

Turizmi është një aktivitet ndërkombëtar që përfshin një ndërthurje të fakteve ekonomike, politike,
mjedisore dhe sociale me pasoja gjithnjë e më komplekse, më të kundërshtueshme, të cilat shfaqen
me mënyra delikate dhe shpesh të papritura. Turizmi sot karakterizohet nga një zhvillim i
vazhdueshëm dhe me ndjeshmëri të lartë. Duke u përballur me faktorë të pasigurtë të brendshëm dhe
të jashtëm, sot turizmi tërheq vëmendjen botërore, kryesisht për të zgjedhur plane strategjike të afta,
që të përshtaten me ndryshimet më të reja gjeopolitike, sociale, ekonomike, teknologjike dhe
mjedisore.

Si një sektor i ekonomisë, roli dhe rëndësia e turizmit është pranuar gjerësisht, pasi ai ndihmon në
rritjen e Produktit Kombëtar Bruto, në përmirësimin e bilancit të pagesave, në krijimin e vendeve të
reja të punës, në rritjen e investimeve dhe në promovimin e zhvillimit lokal, rajonal dhe kombëtar.

Zhvillimi i turizmit është analizuar, përshkruar dhe shpjeguar nën ndikimin e


ideologjisë dominuese të ekonomisë së tregut.
Në kuadër të kësaj teorie, turizmi, në vendet e zhvilluara industriale vepron si një mekanizëm për
rishpërndarjen e pasurisë së botës, pasi një pjesë e madhe e saj zhvendoset nga rajonet e zhvilluara
industriale të botës, në vendet më pak të zhvilluara, të cilat janë vendet e destinacionit të flukseve
turistike. Zhvendosja e pasurisë botërore ka si rezultat krijimin e ndikimeve pozitive ose negative në
ekonomitë e vendeve më pak të zhvilluara. Suksesi i sektorit të turizmit pas viteve ‘90 në Shqipëri,
çoi në formimin e një lloji të re industrie, të karakterizuar nga një zhvillim shumë i madh dhe
ndryshim i papritur.Për vendin tonë, turizmi përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash, të cilat
kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin e përgjithshëm social-ekonomik të vendit.

3
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

Metodologjia e studimit

Gjatë kryerjes së këtij hulumtimi u paraqit nevoja e zgjedhjes së metodave të përshtatshme të


analizës dhe të trajtimit teorik që do të kontribuonin në trajtimin empirik dhe interpretimin e
problemit të ndikimeve ekonomike të turizmit. Në studim është përzgjedhur teoria e sistemeve
të përgjithshme(General Systems Theory) duke e aplikuar atë për turizmin.

Kjo metodologji ishte e nevojshme:


Për shkak të natyrës multidimensionale të turizmit dhe të vështirësive që ekzistojnë në
vlerësimin e ndikimeve ekonomike të turizmit në zhvillimin e një vendi.
Për të përcaktuar strukturën dhe rregullat e funksionimit të sistemit turistik, si dhe për interpretimin
teorik të hyrjeve dhe daljeve të Modelit të Ndikimeve Turistike (MNT), i cili si një sistem studion dhe
vlerëson nga ana sasiore ndikimet ekonomike të turizmit.
Sistemi “turizëm” përbëhet nga nënsistemet “objekti i turizmit” dhe “subjekti i turizmit”.
Metodat i kemi :
Metoda sociale , ekonomike dhe politike .

4
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

KAPITULLI I

1.1 Kategorit e investimit turistike.


Turizmi është konsideruar nga qeveria shqiptare si sektori më premtues ekonomik i vendit. Zhvillimi i
pasurive të patundshme është një nga parakushtet për rritjen e ofertës së infrastrukturës së turizmit,
pavarësisht se natyra e turizmit imponon përshtatjen e ofertës përballë një kërkese jashtëzakonisht të
paqëndrueshme ndërkombëtare.
Realizimi i prodhimit turistik nënkupton kapitalin turistik të domosdoshëm, i cili synon investimin e
vazhdushëm të burimeve ekonomike, për ndërtimin, mirëmbajtjen, dhe modernizimin e një sërë
objektesh të infrastrukturës dhe superstrukturës turistike.
Veprimtaria turistike investuese përfshin të mirat materiale që nuk konsumohen menjëherë komplet,
por destinohen të ofrojnë shërbimet ose aftësinë e tyre prodhuese në të ardhmen dhe në një periudhë
kohore të gjatë si mjete prodhimi të bizneseve turistike dhe të shtetit me destinacion që të përdoren në
prodhimin turistik.
Turizmi përbën një kompleks reciprok produktesh dhe shërbimesh plotësuese, njësi prodhimi,
burimesh fizike dhe njerëzore, të cilat kushtëzojnë realizimin e një seri investimesh në infrastrukturë
dhe superstrukturë, në mënyrë që të arrihet prodhimi i përsëritur dhe konsumi turistik i ndryshuar në
një vend pritës.
Kapitali është një nga faktorët më të rëndësishem të prodhimit turistik, që prek aftësinë dhe përmasat e
ekonomisë turistike, dhe si rrjedhim madhësinë e kërkesës turistike totale.
Kështu pra,përqëndrimi i një kuadri financiar i bazuar në një programim afatgjatë ekonomik dhe
mjedisor të vendit dhe të mbështetur nga burime financiare të ndryshme, përbën një domosdoshmëri
dhe kusht të kënaqshëm për zhvillimin e turizmit dhe në përgjithësi për zhvillimin e vendit që pret dhe
akomodon turistët.
Rëndësia e investimeve turistike të një rajoni është e madhe, si për ekonominë turistike, ashtu dhe për
ekonominë në tërësi, sepse mallrat kapitale turistike përbëjnë mjetet me të cilat shtohet aftësia
prodhuese e ekonomisë turistike
1

1
Ligji 93-2015 për Turizmin

5
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

dhe identifikojnë në shkallë të rëndësishme, nivelin e zhvillimit turistik të vendit ose rajonit.
Investimet në sektorin e turizmit janë një përzierje e burimeve publike dhe burimeve private, gjë që
krijon vështirësi në vlerësimin e efekteve ekonomike për zhvillimin turistik dhe në hartimin e një
strategjie të përshtatshme. Investimet në infrastrukturë janë të një rëndësie të veçantë. Njohja e cilësive
të tyre përbën kontributin thelbësor për planifikimin dhe programimin më të mirë të zhvillimit turistik.
destinacionit dhe promovon procesin e zhvillimit turistik. Investimet e sektorit turistik karakterizohen
si kapitale intensive, për shkak të kostos së lartë të infrastrukturës dhe superstrukturës turistike.
Vendi i cili dëshiron zhvillimin e sektorit turistik, duhet të marrë një sërë masash që të kordinohen me
planin e zhvillimit racional të ekonomisë.
Roli i shtetit në lidhje me investimet turistike është:
Duhet në fillim të përcaktojë nivelin e zhvillimit që synon të marrë sektori turistik. Kjo kërkon si fillim
studimin e tregut turistik botëror dhe në vazhdim adoptimin e programeve konkrete, që i përkasin si
zhvillimit të turizmit masiv, ashtu edhe zhvillimit të turizmit elitar në përputhje me përcaktimin e
zonave turistike.
Duhet të përcaktohet, në mënyrë të qartë, roli i sektorit publik dhe privat në zhvillimin e turizmit.
Duhet të përcaktohet roli i prejardhjes së kapitaleve kombëtare apo ndërkombëtare që investohen në
sektorinë turistik.Investimet turistike shkaktojnë flukse ekonomike në veprimtarinë ekonomike
nëpërmjet:

a. Sektorit
familjar
Sektorit
prodhu
es
Sektorit
publik

Investime turistike konsiderohen, në përgjithësi, vendosja e kapitaleve nga invenstitorët në biznese


turistike, me synimin që të sjellë tek ata disa të ardhura në të ardhmen.

2
Marr tek IADAK

6
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

1.2 Faktoret kryesor qe ndikojn tek synimet einvestitorit.

Karakteristikat kryesore të investimeve turistike janë:


Investimet në sektorinë turistik janë një përzierje e burimeve private dhe publike. Kjo krijon
vështirësi në vlerësimin e ndikimeve ekonomike të zhvillimit turistik dhe në hartimin e një
strategjie të përshtatshme programimi ekonomik të aktivitetit turistik.
Pjesëmarrja e sektorit publik në turizëm përfshin investime si për infrastrukturën turistike, ashtu
edhe për shërbime të përfitimit publik. Kjo shkakton vështirësi në vlerësimin dhe efektivitetin e
kostos dhe të përfitimeve që nënkupton veprimtaria turistike.Komplementariteti i inventimeve
turistike në lidhje me investimet e sektorëve të tjerë të aktivitetit ekonomik është një
karakteristikë që sjell një shkallë vështirësie në përcaktimin e investimeve për turizëm dhe
gërsheton një numër sektorësh të veprimtarisë ekonomike përtej turizmit.
Investimet turistike zgjerojnë aftësinë prodhuese të ekonomisë turistike dhe ofrojnë në praktikë
shtimin e prodhimit të mallrave turistike, rrjedhimisht përbëjnë përçuesit kryesor të zhvillimit
ekonomik turistik.

Që të konsiderohet me leverdi ekonomike një investim turistik dhe çdo lloj investimi duhet që
para realizimit të tij, të ekzistojnë tregues bazë se do të japë tek invenstitori, brenda një periudhe
kohore të kënaqshme, kapitalin që destinohet të invenstohet në një aktivitet prodhues të caktuar
të ekonomisë turistike, si dhe një fitim llogjik të dëshirueshëm. Investimet turistike përbëjnë
elementin e dytë të rëndësishëm të shpenzimeve totale të ekonomisë turistike pas konsumit ose
përdorimit turistik dhe përputhen me prodhimin e produkteve kapitale siç janë p.sh. akomodime
turistike, mjete transporti, bar-restorant, që i shërbejnë turizmit, etj. Pra meqënese, kapitali është
një nga faktorët kryesor të prodhimit turistik, është e natyrshme që mundësia e ekonomisë
turistike për prodhimin e produkteve turistike të përcaktohet dhe nga niveli i kapitalit që do të
invenstohet tek ajo. Si rrjedhim, kur shtohet kapitali që invenstohet në ekonominë turistike,
shtohet dhe aftësia prodhuese e ekonomisë turistike. Përkundrazi, kur pakësohet kapitali që
invenstohet në ekonominë turistike, pakësohet dhe aftësia prodhuese e ekonomisë turistike.

7
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT
3

Në kundërshtim me konsumin ose përdorimin turistik, investimi turistik karakterizohet nga


paqëndrueshmëria.

Me fjalë të tjera, prezanton luhatje ndërkohore të menjëhershme dhe të vazhdueshme. Kjo


ndryshueshmëri e investimeve turistike prek në mënyrë të konsiderueshme luhatjet që vërehen në
nivelin e të ardhurave turistike nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të punësimit në ekonominë
turistike.Aktiviteti turistik i nismës individuale në ekonominë turistike, varet nga fitimi që
synojnë të arrijnë invenstitorët nga realizimi i investimeve tek ajo.

3
Ligji Nr.05/L-079 Per investitoret

8
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

KAPITULLI II

2.1 Kategoritë e investimeve turistike


Investime nga të cilat nuk burojnë të ardhura turistike, ku mund të përmëndim planifikimin e
infrastrukturës, menaxhimi i organizatës, etj.
Investime nga të cilat burojnë të ardhura turistike indirekte, siç janë furnizimi me ujë,
shpërndarja e energjisë elektrike, rrugë automobilistike, aerodrome, reklamat turistike të
financuara nga bizneset hoteliere dhe ajrore, etj.Investime nga të cilat burojnë të ardhura turistike
direkte, hotelet, restorante, pishina, fusha tenisi, taksi, qëndra argëtimi, etj.Këto investime
financohen nga invenstitorë të ndryshëm të cilët bashkëpunojnë për vlerësimin e burimeve
turistike ekzistuese. Dy kategoritë e para të investimeve merren përsipër kryesisht nga shteti,
pavarësisht që në kategorinë e dytë vërehet një bashkëpunim ndërmjet shtetit dhe investitorëve
privat, ndërsa kategoria e tretë i takon pothuajse ekskluzivisht sektorit privat.

Ndikimet kryesore pozitive që shkaktojnë investimet turistike në ekonomi


Investimet turistike shkaktojnë ndikime ekonomike të shumëfishta në procedurën e zhvillimit të
ekonomisë turistike. Shtrirja e tyre varet nga natyra, madhësia dhe cilësia e strukturës së
kategorive të ndryshme të investimeve që realizohen në sektorin turistik.
Investimet turistike janë në gjendje të shkaktojnë një seri ndikimesh makro-ekonomike, të (Fabre,
P. 1979) drejtpërdrejta apo të tërthorta në vendin pritës për turistët.
Ndikimet kryesore pozitive që shkaktojnë investimet turistike në ekonomi dhe në jetën sociale të
një vendi janë:
Sjellin mundësi të reja punësimi.
Shfrytëzojnë burimet e pasurisë turistike.

9
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

Shpejtësojnë procedurën e zhvillimit ekonomik turistik.


Shkaktojnë ndikime shtytëse të shumanshme në mekanizmin prodhues të ekonomisë
turistike. Përforcojnë ofertën e mallrave dhe shërbimeve turistike.
Përmirësojnë prodhimin turistik dhe konkurrencën.
Shkaktojnë ndikime të rëndësishme në klasat produktive dhe në rajone të ndryshme.
Zgjerojnë ciklin e punës së veprimtarisë ekonomike turistike dhe krijojnë kështu burime
potenciale për shtimin e të ardhurave publike.
4

Kontribuojnë në promovimin e përparimit teknologjik, pasi investimet turistike trupëzojnë në


procesin e prodhimit dhe teknologji të përparuara
Niveli dhe shtrirja e ndikimeve potenciale ekonomike të mësipërme varet nga shumë faktorë, të
cilët ndryshojnë nga vendi në vend, ku mund të përmëndim:

2.2 Faktorët kryesor që ndikojnë tek synimet e investitorëve.

Faktorët kryesor që ndikojnë tek synimet e invenstitorëve, në lidhje me përfitimet ekonomike që


do të rezultojnë për ata nga realizimi i investimeve turistike, janë përkatësisht:
Ritmi i zhvillimit të metodave prodhuese dhe produkteve të reja në ekonominë turistike.

Përdorimi i metodave të reja në procesin e prodhimit, nga ana e bizneseve turistike, çon në uljen
e kostos së prodhimit dhe si rezultat, në rritjen e fitimeve të tij. Gjithashtu, zhvillimi i një
produkti turistik të ri, sjell fitime të larta për bizneset turistike, që e promovojnë të parat në
tregun turistik. Zhvillimi i metodave të reja prodhuese dhe produkteve turistike të reja është i
lidhur ngushtë me realizimin e investimeve të reja, niveli i të cilave varet nga ritmi i përparimit
teknologjik.Kosto e blerjes dhe e përdorimit të produkteve kapitale në ekonominë turistike.

4 (Fabre, P. 1979) drejtpërdrejta apo të tërthorta në vendin pritës për turistët.

10
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

Kosto e blerjes dhe e përdorimit të produkteve kapitale të reja në ekonominë turistike prek
eficencën e investimeve që realizohen për këtë qëllim. Konkretisht, sa më e ulët është kjo kosto,
aq më e madhe është efiçenca e investimeve, d.m.th fitimi që synon investitori nga realizimi i tij.
Përkundrazi, sa më e lartë është kjo kosto, aq më i vogël do të jetë efiçenca e investimit dhe si
rrjedhim fitimi që synon investitori i tij.
Kosto e kapitalit financiar që kërkohet për blerjen e kapitalit fizik në ekonominë turistike.Interesi
është kosto e kapitalit financiar që është i domosdoshëm për blerjen e kapitalit fizik në
ekonominë turistike. Kur kapitali financiar vjen nga kredi, interesi përbën një kosto që duhet të
merret parasysh nga investuesi dhe kjo sepse në përputhje me nivelin e tij kufizohet dhe efiçenca
e investimit të tij.
Politika shtetërore për përforcimin e veprimtarisë investuese në ekonominë turistike.5

Politika shtetërore që zbatohet, çdo herë, në lidhje me tatimet e fitimeve të bizneseve turistike
dhe stimujt e ndryshëm, për përforcimin e veprimtarisë investuese në ekonominë turistike luan
patjetër rol të rëndësishëm në formimin e synimeve të investitorëve për fitime më të mëdha,
ndërsa paralelisht prek në masë të madhe nivelin e investimeve që realizojnë .

2.3 Investimet private në turizëm në Shqipëri dhe në rajon.

Përveç infrastrukturës, sektori turistik ka të bëjë me investimet që realizojnë bizneset, të cilat


prodhojnë mallra dhe shërbime që, ose konsumohen drejtpërdrejt nga turistët ose furnizojnë
konsumin e ndërmjetëm. Investimet në hotele kërkojnë fonde të konsiderueshme, ndërsa
efektiviteti i tyre, në periudha afatshkurtra dhe afatgjata, konsiderohet i pasigurtë, për shkak të
natyrës sezonale të fenomenit turistik.
Vendimet për investime varen nga një numër kriteresh(Languar, R. 1983), që rrjedhin nga
analiza e një numri faktorësh:

a. Informacioni mbi mjedisin (ekonomikë, politikë, socialë, etj).


b. Informacioni në lidhje me projektin e investimit.
5
Ligji Nr.7594

11
SI NDIKON TURIZMI NË RRITJEN EKONOMIKE TE VËNDIT

c. Analiza e rrezikut.
Vlerësimi i investimit (kapitali i vet apo kredi, burimet e financimit, normat e interesit etj

12

You might also like