You are on page 1of 4

FAKULTETI I EKONOMISE

UNIVERSITETI I TIRANES

Detyre 3
Lenda: Manaxhim Strategjik

Tema: Misioni dhe Vizioni

Punoi: Asllan Qorri, MSHF-2 Pranoi: Loren Lazimi


Merrni 5 kompani dhe analizoni vizionin dhe misionin e secilës. Gjithashtu imagjinoni
biznesin tuaj dhe formuloni vizionin, misionin dhe vlerat e kompanisë.

Dy kompanite e para te cilat jane marre ne shqyrtim i perkasin te njejtes industri, Lufra dhe
Erzeni. Ato jane dy kompanite me te medha ne Shqiperi te cilat merren me mbledhjen dhe
perpunimin e qumeshtit dhe nenprodukteve te tij. Duke qene se i perkasin te njejtes industri,
pritet qe edhe misioni e vizioni i tyre te jene te ngjashme, por per me shume do ti analizojme me
poshte.

1.Lufra
Misioni: Ne punojmë çdo ditë për t’i ofruar konsumatorëve produktet më të shëndetshme dhe
cilësore të bulmetit duke mbështetur fermerët vendas dhe duke punuar me etikë, transparencë
dhe besueshmëri.
Vizioni: Dhe vizionin për të bërë produktet ‘Made in Albania’ të dëshiruara dhe të besuara në të
gjithë botën!

2.Erzeni
Misioni: Kompania “ERZENI”, është e angazhuar të ofrojë një nivel të lartë cilësor të
produkteve dhe shërbimeve, të sigurisë ushqimore, për PRODHIMIN, MAGAZINIMIN dhe
SHPËRNDARJEN e produkteve me bazë qumështi.
Vizioni: Synimi i kompanisë në një periudhë të afërme është eksporti i prodhimeve, pasi ato
plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, të parashikuara në legjislacionin e Bashkimit
Europian.
Ashtu sic pritej te dyja kompanite jane pothujase identike ne formulimin e misionit dhe vizionit
te tyre por me poshte do te analizojme secilin prej tyre duke nxjerr ne pah disa probleme ne
formulimin e tyre.
Persa e i perket misionit qe ka secila, eshte i njejte, te prodhojne dhe shperndajne prduktet e
qumeshtit tek konsumatoret. Por misioni i tyre u pergjigjet vetem pyetjes cfare prodhohet. Te
dyja kompanite shprehin qe produktet e tyre ua shperndajne konsumatoreve, por nuk
specifikojne asgje ne lidhje me ta duke mos na dhene nje pamje te qarte se ne cfare tregu
operojne dhe cilit segment te tregut u sherbejne. Gjithashtu te dyja kompanite permendin
produktet me baze qumeshti por jo se si ato prodhohen nga kompania duke e bere deklaraten e
tyre te misionit jo shume te kuptueshme dhe te qarte.
Ndersa vizioni i te dyja kompanive eshte qe produktet te cilat ato prodhojne t`i eksportojne edhe
jashte vendit. Por kjo menyre e te shprehurit te vizionit eshte shume e gjere dhe e paqarte.
Asnjera nga kompanite nuk shpreh se cfare mjetesh do te perdor per te arritur vizionin e saj. Per
nje kompani qe operon ne nje vend te vogel, nje vizion qe synon ta beje kompanine dhe
produktet e saja te njohura ne te gjithe boten nuk eshte aspak frymezues dhe nuk paraqet
realitetin e kompanise. Ne kete menyre te dyja kompanite duhet te jene me te qarta dhe realiste
ne deklaratat e tyre te misionit dhe vizonit.
Kompanite e radhes qe jane marre ne shqyrtim jane kompani nene e bije ne insutrine e
hidrokarbureve, behet fjale per BP dhe Castrol. Kompania Castrol eshte pjese e kompanise BP
dhe kryen te njejtin aktivitet me ta. Me poshte do te shohim deklaratat perkatese te misionit dhe
vizionit te tyre dhe nje analize te shkurter ne lidhje me to.

3.BP
Misioni: Në të gjitha aktivitetet tona ne kërkojmë të shfaqim disa cilësi të pandryshueshme,
themelore - integritet, ndershmeri, trajtimi i të gjithëve me respekt dhe dinjitet, përpjekje për
përfitim reciprok dhe kontribut në përparimin njerëzor.
Vizioni: Për të pasur performancën më të mirë konkurruese korporative, operative dhe
financiare. Për t'u përmirësuar dhe për të qenë të aksesueshëm, gjithëpërfshirës dhe të larmishëm.

4.Castrol
Misioni: Misioni ynë është të ofrojmë rritje të vazhdueshme përmes produkteve të cilësisë së
lartë me çmimet dhe shërbimet më të mira të standardeve ndërkombëtare, përmes inovacioneve
pioniere me fleksibilitet ekstrem në mënyrë që të përmbushen nevojat e klientëve.
Vizioni: Vizioni ynë është të jemi prodhues me famë botërore të të gjithë gamës së derivateve të
vajit të kastorit me cilësi të pakrahasueshme, duke u përpjekur vazhdimisht për përsosmëri në
cilësinë e produktit dhe kënaqësinë e klientit.

Duke qene se jane kompani nene e bije, edhe per to deklaratat e misionit dhe vizionit jane te
ngjashme me njera tjetren por do te shohim nese ato jane formuluar sic duhet. Persa i perket
misionit te seciles mund te themi se edhe ne kete rast ka probleme ne formulimin e tij ashtu sic
pame edhe ne rastin me larte. Misioni i te dyja kompanive nuk iu jep pergjigje asnje prej
pyetjeve te cilat nje mision i formuluar sakte duhet te jape. Kompanite nuk japin asnje
informacion ne lidhje se cfare ato prodhojne, si ato e prodhojne apo edhe cilit segment te
konsumatoreve ato u sherbejne. Ne kete rast te dyja kompanite duhet te rishohin edhe njehere
deklaratat e tyre te misionit dhe te bejne nje formulim me te pershtatshem dhe me terheqes.
Ndersa persa i perket vizionit te seciles mund te themi qe edhe ketu kompanite nuk jane shprehur
sic duhet se ku duan qe ata te arrijne ne te ardhmen. Kompania BP shpreh se synon qe te arrije
performancen me te larte koroporative por nuk tregon se cfare mjetesh dhe metodash ajo do te
perdore per te arritur kete vizion te saj. Ne kete menyre nuk mund te themi se vizioni i tyre eshte
i qarte dhe frymezues per te arritur atje ku kompania deshiron te jete ne te ardhmen. Ndersa
vizioni i kompanise se saj bije Castrol i afrohet nje deklarate vizioni te formuluar sic duhet.
Kompania synon te jete e shtrire ne te gjithe boten me produktet e saja dhe kete gje ajo do ta
arrije permes produkteve me cilesi te larte dhe inovacioneve te vazhdueshme te saj. Ne kete
menyre mund te themi se ky vizion orientohet drejte se ardhmes dhe eshte nje objektiv i qarte
dhe i gjalle i kompanise.

5."BIO MOTORS"
Kompania qe une kam menduar te krijoj ka per qellim prodhimin e mjeteve te transportit te cilat
funksionojne me karburante plotesisht miqesore me ambientin dhe qe jane njekoheshisht jo te
kushtueshme ashtu sic ndodh aktualisht me keto mjete. Pra pasja e nje mjeti i cili eshte miqesor
me ambientin nuk duhet te konsiderohet nje lusk por si nje mundesi ku te gjithe te kontribuojne
ne pastrimin e ajrit dhe mjedisit.
Misioni i kompanise time do te jete prodhimi i automjeteve ekologjike per te gjithe perdoruesit e
makinave,nepermjet teknologjise se avancuar te bio karburanteve kombinuar kjo me tekonogjine
e automobilave, per te shperndare keshtu besim dhe siguri tek cdo kliente.
Vizioni i kompanise eshte te zere pjesen me te madhe te tregut te automobilave, nepermjet
automjeteve te reja te cilat jane me te perballueshme dhe ne te njejten kohe inovative te cilat do
te na ndihmojne ne permiresimin e cilesise se jeteses.
Vlerat e kompanise perfshijne trajtimin me respekt te punonjesve dhe besimin se cdo gje mund te
arrihet nepermjet njerezve te duhur. Shume kompani thone se klienti eshte gjithmone i pari por
ne fakt ata qe qendrojne gjithmone ne krye dhe qe sigurojne qe klienti te mbetet gjithmone i
kenaqur jane pikerisht burimet njerezore te kompanise. Vetem me mjetet dhe njerezit e duhur
kompania jone do te arrije objektivat e vendosura dhe do te jape nje shembull te mire tek i gjithe
ambienti i biznesit.

You might also like