You are on page 1of 9

 Detyre Kursi

Tema:Analiza e elementeve te marketingut te nje


njesie ekonomike

Lenda:Marketing

Punoi:Andi Vraja

Pranoi:Jonida Avdulaj
Agna Group
Zgjedhje dhe diversitet, është ajo çka ju ofrua shqiptarëve me rënien e komunizmit dhe disa njerëz i kanë
bërë këto elemente pjesë të biznesit të tyre. Sillni sëbashku një prodhues, botilues, distributor, investitor
në energji, në ndërtim, hoteleri dhe zhvillues të pronave të patundshme dhe ju keni AGNA Group.

Kompania e parë, Anonime Kakavi (tani Agna sh.a), u krijua në vitin 1991, si importuese dhe
distributore ekskluzive e kompanive të mirënjohura në kategorinë ushqimore si Nestle, Misko, Barrilla,
Chipita, Lay’s, Heinz, Marbo, etjerë; në kategorinë e detergjentëve dhe kujdesit personal si Beohemija,
Mega, si edhe në kategorinë e cigareve të kompanisë Karelia.

Agna Sh.a operon gjithashtu edhe në fushën e investimeve të energjisë, të hotelerisë, ndërtimit,
dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka krijuar një portofol të rëndësishëm
investimesh ndër vite.

ALFA Sh.a, u krijua në vitin 1992 si shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe PepsiCo. Në vitin 1997, Alfa sh.a
ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e
ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi Alfa sh.a në marrjen e statusit të Botiluesit dhe
Shpërndarësit zyrtar të Pepsi, Ivi, 7up dhe Lipton për territorin shqiptar në vitin 1999, dhe për Kosovën
në vitin 2019.

ALBARTEX Sh.p.k u bë pjesë e Agna Group në vitin 2001. Kompania operon në sektorin e reklamave
“outdoor” ku ka fituar ndër vite pjesën më të madhe të tregut.

Në vitin 2003, u krijua agjencia ONTIME CONCEPT. Kjo agjensi ofron shërbime të ndryshme duke
filluar nga organizimi i aktiviteteve, promocioneve, studimeve të tregut dhe marrëdhëniet me mediat,
duke plotësuar kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri.

Në kushtet e ndërvarësisë në botë, biznesi mund të ndihmojë në konsolidimin e


profilit ekonomik të një vendi duke ndërtuar edhe ura për investimet e huaja, dhe
AGNA Group sigurisht e bën këtë.
-Qellimi I Agna Group

 Identifikimin e kërkesave të konsumatorit, krahasimin e


performancës së tij përkundrejt këtyre kërkesave, dhe
investimi në përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve
të ofruara për të përmbushur e tejkaluar pritshmëritë;
 Propozimin e risive të vazhdueshme në produktet e
ofruara;
 Zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të
sigurta dhe cilësore që nuk përmbajne organizma të
modifikuar gjenetikisht (OMGJ);
 Plotësimin e kërkesave të konsumatorëve dhe të palëve
të interesuara për sa i përket aspekteve të sigurisë dhe
cilësisë së produkteve, si dhe impaktit të pashmangshëm
mjedisor, ekonomik e social në komunitet dhe terren;
 Në mbështetje të kërkesave dhe pritshmërive të klientëve
aktualë dhe potencialë, si një ndër prioritet e kompanisë
invenstimin e vazhdueshëm, përmes trajnimeve e
kualifikimeve në personel, si një nga asetet më të vyera të
kompanisë;
 Plotësimin e vazhdueshëm të kërkesave, standardeve të
tjera kombëtare e ndërkombëtare, kërkesave të
partnerëve tanë PepsiCo, Lipton, Heineken, etj referuar
gamës së gjerë të produkteve të ALFA SH.A.
 Përfshirjen dhe angazhimin e niveleve drejtuese në
mbikëqyrejen dhe zhvillimin e politikave dhe strategjive
për zhvillimin e kompanisë.
Strategjite

- Frymë leadershipi në çdo nivel të


organizatës;
- Rritje profesionale e çdo
punonjësi;
- Fokus në projekte fitimprurëse ku
do të jemi numri 1 ose 2;
- Vlerat janë standardet më të
rëndësishme në vendimmarrje.
Mjedisi I brenshem dhe mjedisi I jashtem

KULTURA E KORPORATËS

Kultura është mjedisi dhe ajri që thithim


brenda organizatës, është shpirti unik dhe
shkëndija që i jep jetë çdo projekti apo ideje.
Ajo është forca që e çon përpara biznesin.
Kultura e korporatës gjendet në gjërat e
shkruara dhe të pashkruara, në historitë që u
tregojmë punonjësve të rinj ndërsa u
përgjigjemi pyetjes së tyre: “Si bëhen gjërat në
këtë organizatë?”

Kultura ndihmon në ndërtimin e sistemit të


duhur imunitar të organizatës. Ajo ofron
kontekstin brenda së cilit njerëzit ndërveprojnë
me njëri-tjetrin, me klientët, konsumatorët,
partnerët, etj.
Kultura e korporatës është filozofia e biznesit e
vënë në praktikë, prandaj ndihmon filozofinë e
biznesit të bëhet realitet biznesi.

Shtatë kolonat bazë të filozofisë tonë janë:

1. Në themel vlerat bazë;

2. Frymë lidershipi në çdo nivel;

3. Përmirësim & Inovacion i vazhdueshëm;

4. Komunikim i hapur dhe Me respekt;

5. Mençuri në vendimmarrje & Shpejtësi në


zbatim;

6. Përballja me realitetin & Objektiva sfidues;

7. Vetëdisiplinë & Argëtim.

Shtatë kolonat e modelit “Rruga Jonë” janë të


harmonizuara dhe të ndërlidhura me njëra-
tjetrën. Në këtë model dinamik, çdo element
ndikon tek elementët e tjerë. Vlerat bazë janë
në zemër të tij, janë themelet në të cilat është
ndërtuar filozofia e Agna Group.
Implementimi i filozofisë së Agna Group është thelbësor për
ndërtimin e një organizate solide, të shëndetshme dhe të
suksesshme.

Në vitin 1992, Alfa Sha nisi bashkëpunimin e


shumëpritur me PepsiCo për shpërndarjen e pijeve
freskuese me gaz Pepsi dhe Ivi si i vetmi distributor
zyrtar në tregun shqiptar. Prej vitit 2016, Agna Sha
nisi bashkëpunimin me Marbo Product d.o.o duke
u bërë distributor zyrtar i Lay's për Shqipërinë.

Alfa sha nisi bashkëpunimin me kompaninë Heineken


që prej vitit 1991 kur importoi për herë të parë në
Shqipëri birrën Amstel. Një partneritet që u zgjerua më
pas me importin e birrës Heineken. Bashkëpunimi dhe
biznesi janë përforcuar vit pas viti, duke sjellë kështu
rritje për secilën palë.
Në vitin 2010-të, Agna Group nisi partneritetin me Nestlé,
kompaninë më të madhe ushqimore në botë, për shpërndarjen në
tregun shqiptar e disa prej brandeve të saj më të suksesshme si
Nescafé, Maggi, Nesquik e shumë të tjera. Nestlé: Good Food,
Good Life!

Mega Disposables S.A. është një nga kompanitë më të mëdha të


prodhimit të produkteve të higjienës personale në Evropë. MEGA
distribuon produktet e saj në të gjithë Ballkanin, ku numëron mbi
10 vite partneritet me Agna Group që nga viti 2010-të për territorin
shqiptar.

Karelia është kompania më e madhe greke sa i takon prodhimit


dhe distribucionit të produkteve të duhanit. Aktualisht, Karelia
eksporton produktet e veta në mbi 70 vende të botës. Që prej vitit
1995, Agna Group është distributor ekskluziv i produkteve Karelia
në tregun shqiptar. Bashkëpunimi ka rezultuar mjaft i sukseshëm
duke vendosur produktet Karelia në eliten e tregut të cigareve në
Shqipëri.

DIAGEO, i themeluar në vitin 1997, është një lider global në pijet


alkoolike. Ata prodhojmë një koleksion të jashtëzakonshëm prej
mbi 200 markash - të vjetra dhe të reja, të mëdha dhe të vogla,
globale dhe lokale - të shijuara në më shumë se 180 vende
anembanë botës.

Që prej vitit 2004, Agna Group është distributor ekskluziv i


produkteve DIAGEO në Shqipëri . Sot, duke ndarë vlera të
përbashkëta dhe të frymëzuar nga idetë, filozofia dhe guximi
veprojmë me të njëjtën frymë sipërmarrëse dhe vendosmëri.

You might also like