You are on page 1of 4

1.

Historia e Agna Group Compani

1.1 Themelimet
AGNA GROUP e pozicionuar ne autostraden Tirane-Durres , eshte themeluar në vitin 1991 si një
nga grupet më të mëdha dhe më të fuqishme në Shqipëri. Fillimet e saj Agna Group i nisi me
kompaninë "Anonime Kakavi" e krijuar nga Vasil Naçi, Kosta Sotiri, Kristo Naçi, Grigorios
Tzoumakas dhe Georgios Zoidis. Kjo kompani u njoh importuese dhe shpëndarëse ekskluzive e
markave të njohura të produkteve ushqimore, detergjentëve, kozmetikës dhe cigareve. Në vitin
1992 u krijua Alfa s.a shpërndarëse zyrtare e Amstel dhe Pepsi Co. Në 1997, Alfa s.a ndërtoi nje
fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e
ujit Glina dhe shumë pijeve të tjera. Në vitin 2001 Agna blen Albartex sh.p.k, duke hyrë kështu
në sektorin e reklamave “outdoor”, me 65 % të tregut tashmë.Në vitin 2003 krijohet agjensi
OnTime Concept. Kjo agjenci ofron shërbime të ndryshme duke filluar nga organizimi i
aktiviteteve, promocioneve e deri tek studimet e tregut e marrëdheniet me mediat, duke plotësuar
kështu në mënyrë komplekse nevojat e bizneseve që operojnë në Shqipëri.Më vonë krijohet
"Agna Investitor" kompani e specializuar në ndërtim dhe prona të patundshme.Me bashkimin e
"Anonime Kakavi" dhe "Agna Investitor" krijohet Agna sh.a e cila ka dy sektorë kryesorë:
shpërndarje dhe prona të patundshme.

1.2 Arritjet Financiare


AGNA GROUP me nje game te gjere produktesh eshte nje lider ne biznes.Vit pas viti ajo arriti te
blente patenta dhe te fitonte te drejten ekskluzive te tregtimit ne tregun shqiptar te produkteve me
te njohura nderkombetare duke u shenderruar ne nje portofol te madh i markave globale dhe
lokale.Bashkerendimi i te gjithe faktoreve i ka dhene poziten e liderit te tregut. Sot Agna Group
perfaqeson nje nder strukturat e biznesit privat shqiptar me distribucionin me te fuqishem. Edhe
treguesit ekonomiko-financiare jane te tille qe e konfirmojne Agna Group, si grupin me te madh
te biznesit ne Shqiperi. Aktiviteti prej 125 milione euro, i realizuar gjate vitit 2008, si dhe
punesimi i mbi 750 punonjesve e konfirmon plotesisht kete perfundim dhe i jep me te drejte
vendin e 6-te ne dhjeteshen e arte te biznesit shqiptar per vitin 2008.

2.Vizioni dhe Misioni i Kompanise

2.1 Vizioni
AGNA GROUP eshte teper e qarte ne vizionin e saj. Ajo synon krijimin e nje marke
nderkombetare dhe fokusimin ne fushen e biznesit duke pretenduar nje pozicion favorizues si nje
nga 10 kompanite me te fuqishme ne rajonin e Ballkanit.

2.2 Misioni
AGNA GROUP shprehet se merr parasysh përgjegjësine sociale, për një biznes që rritet
vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për punonjësit, partnerët dhe komunitetin,
duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve.
2.3 Qellimi
Krijimi i të paktën një brand-i të njohur në të gjithë botën, të bëhen një ndër 10 kompanitë më të
mëdha në rajonin e Ballkanit, duke u fokusuar vetëm në fusha biznesi per te qene numri 1 ose 2.

2.4 Pershkrimi i biznesnit


AGNA GRUP funksionon me 12 Departamente shitjeje dhe tregton mbi 50 marka produktesh.
Le te nisim analizimin e ofrimit te produkteve per grupet perberese te kesaj kompanie. Agna sh.a
eshte kompani në fushën e ndërtimit dhe pronave të patundshme. Po ashtu merret edhe me
importin e Ushqimeve dhe Snack (7days, Misko, Barilla, Bake Rolls, Molto, etj.), Produktet
Nestle (Maggi, Nescafe, KitKat, Lion, etj.), Akullore (Boss, Magnum, Maxibon, etj), Higjenë
(Everyday, Deus, Duel, Spin) dhe produkte duhani nga George Karelias.

Alfa s.a - Prodhuese dhe distributore e pijeve si: Botilimi e Pijeve freskuese (Pepsi, Lipton, 7up,
Ivi, etj.), prodhimi i Ujit (Glina, Spring, Loutraki), Shpërndarja e Birrave (Heineken, Amstel,
Murphy, Desperados, etj.), Lëngje frutash (Fructal, Nectar Family, Ivi, etj.), Pije Alkoolike
(Smirnoff, Johnnie Walker, J&B, Gordons Dry Gin, Metaxa, COINTREAU, etj.), Pije Energjike
(Shark, M-150, Dragon Heart), Verëra (Tsantali, LGCF, Calvet, etj.).

OnTime Concept - Kompani Marketingu dhe promocionesh. Albartex - Kompani marketingu


Outdoor (ambjente të jashtme). Ka si qëllim reklamimin nëpërmjet Billboardeve, Fasadave,
Stacioneve të autobuzave, makina lëvizëse, etj. Agna Investitor - Kompani ndërtimi. Një nga
projektet e kësaj kompanie është edhe Qendra Ndërkombëtare e Biznesit Kulla TID (pallat 25
kate mbi tokë në qendër të Tiranës). Vete ofrimi I nje game kaq te gjere produktesh e le
konsumatorin te lire ne zgjedhjet e tij dhe ne permbushjet e nevojave konsumatore,pse jo dhe te
deshirave blerese (buyer surplus ).

2.5 Vlerat themelore


- Integritet ( Ndershmeria, Sinqeriteti, Komunikimi i hapur)
- Respekt (Respekti per veten,koleget,klientet dhe komunitetin)
- Shpirti i fitores( Energji positive, Ritem, Ambicie per perparim)
- Ekselencë( Sherbime cilesore)
- Klienti-prioriteti ynë (Produkt dhe Marredhenie te shendetshme)
- Punë me përkushtim ( Angazhim , Persosmeri)
3. Kultura e kompanise
Gjatë vitit 2023, AGNA Group ka vazhduar me përkushtim maksimal kujdesin ndaj shëndetit dhe
sigurisë së punonjësve të kompanisë. Fokusi i vitit 2023 ka qenë fuqizimi dhe ndërgjegjësimi i
punonjësve mbi standardet dhe procedurat rigoroze, si dhe trajnimi gjithëpërfshirës dhe zbatimi
efektiv i protokolleve të pajisjeve të mbrojtjes personale (PMI). Kjo kompani synon një strategji
proaktive për të rritur ndërgjegjësimin e punonjësve, përmes proceseve të vazhdueshme të
komunikimit, duke përfshirë buletinet dhe seminaret interaktive, për të siguruar që çdo punonjës
të jetë i mirëinformuar për standardet dhe procedurat e krijuara për të patur një mjedis të sigurt
pune. Protokollet e sigurisë, të zhvilluara në bashkëpunim me ekspertë të industrisë dhe organet
rregullatore, përputhen me zhvillimet më të fundit në drejtim të shëndetit dhe sigurisë në punë.
Kjo siguron që punonjësit e kompanisë të funksionojnë brenda një kuadri të krijuar për të
zvogëluar rreziqet dhe për të nxitur një kulturë të sigurisë proaktive.

3.1 Event-trajnimet e ofruara nga kompania


Trajnimet periodike janë një element kryesor në fuqizimin e punonjësve tanë. Programet e
përshtatura mbuluan një spektër të gjerë temash, që nga procedurat e reagimit në rast të
situatatave emergjente, deri te përdorimi i duhur i pajisjeve mbrojtëse personale. Kjo jo vetëm që
rriti aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur rreziqeve të mundshme, por gjithashtu kultivon një ndjenjë
përgjegjësie personale dhe kulture pune për mirëqenien e tyre. Përkushtimi ynë ndaj sigurisë së
punonjësve u ilustrua përmes zbatimit të protokolleve të rrepta të pajisjeve të mbrojtjes personale
(PMI). Procedurat e vendosura për prokurimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen sigurojnë që çdo
punonjës të ketë akses në pajisjet e nevojshme për rolet e tyre specifike, duke kontribuar në një
vend pune të sigurt dhe elastik. AGNA Group është e vendosur për të garantuar një standard të
lartë dhe përkushtim për mirëqenien e punonjësve.

Nëpërmjet iniciativave të fokusuara në ndërgjegjësimin e punonjësve, respektimin e standardeve


dhe procedurave, trajnimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin efektiv të protokolleve të pajisjeve të
mbrojtjes personale, ne kemi krijuar një vend pune që i jep përparësi shëndetit dhe sigurisë së
asetit tonë më të rëndësishëm, punonjësve tanë.

Zakonisht, te ardhurat nga eventet e organizuara nga kompania, shkojne si kontribut per
komunitetin, si nje tjeter menyre transformimi pozitiv ne jeten e pjesterave te shoqerise
shqiptare.Si nje perpjekje per te kontribuar edhe per shtresat ne nevoje te shoqerise shqiptare, te
gjitha te ardhurat neto te eventeve perdoren per projekte bamiresie.
4.Krizat e imazhit te Agna Group
Ne vitin 208, eshte tentuar nga disa gazetave t’i behet nje demaskim produkteve te ofruara nga
kjo kompani, me bashkepunimin e emisionit televiziv “STOP”. Fabrikat e piketuara nga gazetari
ishin Coca Cola, Agna Group dhe Red Bull. Misioni i gazetarit qendronte ne zbuliin e
protokollove te produkteve te skaduara, sepse sipas tij kompania nuk e zbatonte nje protokoll te
caktuar, por i shiste dhe produktet e skaduara me nje cmim me te ulet ne treg, duke rrezikuar ne
kete menyre dhe shendetin e shume qytetareve. Agna Group pohoi qe nuk mbetej asnje produkt i
skaduar sepse shitehin te gjithe, dhe ne momentin qe nje produkti i afrohej data e skadences,
forcat shitese te kompanise i shikojne dhe i kthejne ne magazine dhe me pas asgjesohen.

Pavaresisht deklarates te kompanise, lajmi beri buje ne mediat sociale pasi gazetari e risolli
perseri skandalin me sigurine ushqimore ne kanale te ndryshme televizive, sepse nga investigimi
u mesua se me nje aceton dhe pak pambuk datat e skandeces fshihen, nderkohe me nje kruajtese
dhembesh dhe pak aceton mund te modifikohet vit inga 2018 ne 2019.

Pas investigimeve perkatese te AKU, produktet nuk shfaqen problematika lidhur me skandecen,
por demtimi i imazhit te kompanise zgjati per disa jave derisa cdo gje u sqarua.

5.Avantazhet konkurruese
-Njohuri te gjitheanshme per tregun ku operon.
-Ka nje rrjet shperndares te shpejte dhe efektiv.
-Zoteron standartet e cilesise ISO 9001 dhe 22000, HACCP.
-Perbehet dhe drejtohet nga nje staf professional dhe i kualifikuar.
-Mbeshtet ne objektivat e saj afatshkurter dhe afatgjate.
-Fleksibilitet dhe pershtatshmeri ndaj ndryshimeve.
-Pervoja ne vendimmarrje te shpejte dhe ekzekutim te mire.

You might also like