You are on page 1of 11

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I FINANCËS

DETYR Ë KURSI
Lenda: Financa Personale

Grupi: F302

LOJRAT E FATIT & KAZINOTË DHE NDIKIMI


TYRE NE FINANCAT E FAMILJES.

PUNOI: PRANOI:
Jonida Nexha Prof. Asoc. Dr. Perseta Grabova
Devora Bakiaj
Tizjana Gjergji

25 Prill 2024, Tirane

1
Permbajtja:
1. HYRJE
Sesioni 1.1: Identifikimi i qellimeve dhe objektivave te projektit...............................................fq 3

2. SI NDIKOJNE LOJRAT E FATIT & KAZINOTE NE FINANCAT E FAMILJES?


Sesioni 2.1: Informimi mbi lojrat e fatit & kazinote...................................................................fq 4
Sesioni 2.2: Ndikimi tek individi dhe ne financat e familjes....................................................fq 4-5

3. FAKTORET INFLUENCUES
Sesioni 3.1: Nxitesit per pjesemarrje.......................................................................................fq 5-6
Sesioni 3.2: Strategjite per menaxhimin e varesise se lojrave te fatit & kazinove......................fq
7
Sesioni 3.3: . Rendesia e ligjit per lojrat e fatit ne Shqiperi....................................................fq 8-9

4. REKOMANDIME DHE HAPA PER TE HECUR PERPARA


Sesioni 4.1 : Rekomandime per politikat dhe masat qeveritare.............................................fq 9-
10

5. KONKLUZIONE................................................................................................................fq 10

6. REFERENCAT...................................................................................................................fq
11

1. HYRJE

2
SESIONI 1.1: Identifikimi i qellimeve dhe objektivave te projektit.
Qëllimi i këtij projekti është të kuptohet ndikimi i lojërave të fatit dhe kazinove në financat e
një familjeje dhe të propozohen strategji të ndryshme për të menaxhuar këtë ndikim. Përmes një
analize të thellë të rreziqeve të varësisë, impaktit financiar dhe strategjive të mundshme për
menaxhimin e rrezikut, synojmë të ofrojmë një kuptim më të thellë për lexuesit dhe një bazë të
qëndrueshme për të promovuar financat e shëndetshme familjare në lidhje me lojërat e fatit dhe
kazinot.
Për të arritur këtë qëllim, projekti do të ndahet në disa seksione kryesore, duke përfshirë
analizën e modeleve të lojërave të fatit dhe strukturën e industrisë së kazinove, identifikimin e
rreziqeve të varësisë, vlerësimin e impaktit të lojërave të fatit në financat e familjes, si dhe
propozimin e rekomandimeve për menaxhimin e rrezikut dhe promovimin e financave të
shëndetshme personale në kontekstin e lojërave të fatit dhe kazinove. Ky strukturim do të
sigurojë një analizë të plotë dhe të holistike të temës në fokus.

2. SI NDIKOJNE LOJRAT E FATIT & KAZINOTE NE FINANCAT E FAMILJES?

SESIONI 2.1: Informimi mbi lojrat e fatit dhe kazinote.

3
Lojrat e fatit jane lojra ku pjesemarresve ne kembim te nje shume te paguar u jepet mundesia e
fitimit ne para, sende apo te drejta te tjera, ku faktori fat ose ndonje ngjarje tjeter e pasigurte ka
ndikim te drejtperdrejte dhe eshte percaktues si ne fitimin, ashtu edhe ne humbjen e
pjesemarrsve ne secilen loje.
Kazinot janë vendet ku emocionet e lojës përplasen me mundësinë për të fituar ose humbur
para. Ata ofrojnë një ambient të shkëlqyeshëm dhe tërheqës për lojtarët me dëshirë për aventurë
dhe emocion.Në disa vende, kazinot janë të rregulluara dhe monitorohen nga autoritetet për të
siguruar që lojtarët luajnë në mënyrë të drejtë dhe të siguruar.
Sipas ligjit “ Per lojrat e fatit dhe kazinote”, konsiderohen si lojra fati: lotarite kombetare, bingot
televizive, bastet sportive, baste per gara ne piste, lojra elektronike ne distance,
Lojërat e fatit dhe kazinot mund të shkaktojnë probleme të ndryshme si varfëri, fiksim në
lojëra të fatit dhe konflikte sociale.Gjithsesi, për një pjesë të madhe të njerëzve, kazinot ofrojnë
një formë argëtimi dhe emocionale te kalimit të kohës. Ata janë një destinacion i preferuar për
ata që dëshirojnë të provojnë fatin e tyre dhe të gëzojnë një eksperiencë unike të lojërave të fatit.

SESIONI 2.2: Ndikimi tek individi dhe ne financat e familjes.

1. Pakesim i menjehershem i te ardhurave monetare: Shumica e lojtarëve humbin para, si


pasoje kjo sjelle deme te medha ne buxhetine e tyre personale dhe familjar.
2. Fiksimi në lojëra të fatit: Pjesëmarrja e vazhdueshme në lojëra të fatit mund të shkaktojë
fiksim dhe varësi, duke çuar në shpenzime të pakontrollueshme dhe shkatërruese për
buxhetin.
3. Krijimi i borxheve: Humbja e parave në lojëra të fatit mund të shkaktojë krijimin e
borxheve të mëdha, duke bërë që individët të përballen me detyrime financiare të
pamundura për ti shlyer.
4. Stresi dhe ankthi: Presioni për të fituar në lojëra të fatit dhe ankthi për humbjen e
mundshme të parave mund të shkaktojë nivele të larta të stresit dhe ankthit për lojtarët,
duke ndikuar negativisht në shëndetin emocional dhe mirëqenien e përgjithshme.
5. Problemet shoqërore: Pjesëmarrja në lojëra të fatit mund të shkaktojë tensione dhe
konflikte ne marrëdhëniet familjare dhe shoqërore, duke çuar në ndarje dhe izolim social.
6. Pasojat ligjore: Përveç pasojave personale dhe financiare, pjesëmarrja në lojëra të fatit
mund të çojë në probleme ligjore nëse individët përdorin metoda të paligjshme për të
fituar ose për të financuar lojërat e tyre.
7. Mosshlyerja e detyrimeve: Humbja e parave në lojëra të fatit mund të çojë në pengesa per
te kryer detyrime të rëndësishme të një personi, duke përfshirë kredi, fatura, dhe detyrime
të tjera financiare.
8. Shtrëngimi i buxhetit: Pasojat financiare nga pjesëmarrja në lojëra të fatit mund të
shkaktojnë shtrëngim të buxhetit dhe mungesë të të ardhurave për shpenzimet e
rëndësishme dhe të nevojshme.
9. Vështirësi në financimin e nevojave jetësore: Pasojat financiare të lojërave të fatit mund të
bëjnë që një person të ketë vështirësi në financimin e nevojave jetësore si ushqimi,
strehimi dhe kujdesi shëndetësor.

4
3. FAKTORET INFLUENCUES .
SESIONI 3.1: Nxitesit per pjesemarrje.
Nxitesit për pjesëmarrje në lojërat e fatit dhe në kazinot mund të jenë të ndryshëm për çdo
individ, por disa prej tyre përfshijnë:
1. Shpërblimet monetare: Mundësia për të fituar para të mëdha në një periudhë të shkurtër
kohore.
2. Adrenalina dhe emocionet: Kazinot ofrojnë një atmosferë të ngarkuar me emocione dhe
tension duke e bërë eksperiencën e lojërave të fatit me emocionuese dhe të këndshme për
shumë njerëz.
3. Ambienti dhe atmosfera: Ambienti sa me tërheqës i një kazinoje bën që vizitat të bëhen
sa me te shpeshta dhe te kalojne një përvojë te këndshme dhe argëtuese.
4. Ndryshimi i rutinës: Për disa njerëz, vizitimi i një kazinoje është një mënyrë e shkëlqyer
për të shpëtuar nga rutina e përditshme dhe për të provuar diçka të re dhe të ndryshme.
5. Komuniteti dhe shoqërimi: Lojërat e fatit dhe kazinot janë vende ku njerëzit takohen dhe
socializohen teksa luajnë. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të njohur njerëz të rinj
dhe për të pasur një kohë të këndshme me shoqërinë.

Ne nje pyetesor te zhvilluar ne 1000 individ me interval moshe 18-23vjec, ku kryesisht jane
studente te Fakultetit Ekonomike, rezultoi se :

Konkluzione mbi pyetsorin: Pra, ne shohim qe arsyeja kryesore qe studentet e FEUT marin pjese
ne lojrat e fatit eshte shperblimi monetare ku ze 57%, se dyti kemi adrenalinen & emocionet dhe
ndryshimin e rutines te cilat kane peshe te barabarte prej 15%. Arseye tjeter eshte ambienti dhe
atmosfera me 7% dhe si arsye te fundit kemi komunitetin dhe shoqerimin me 6%.

Nga po i njejti pyetesor rezultio se : 88 % jane meshkuj

5
12 % jane femra

2. FEMRA GJINIA
12%

1. MESHKUJ
88%

SESIONI 3.2: Strategjite per menaxhimin e varesise se lojrave te fatit & kazinove.

Menaxhimi i varesisë ndaj lojrave të fatit dhe kazinove është një sfidë komplekse, por ka disa
strategji që mund të ndihmojnë individët të përballen me këtë problem:
1. Ndërgjegjësim dhe Edukim: Informimi i njerëzve mbi rrezikun e lojrave të fatit dhe
efektet negative të varesisë. Kjo mund të përfshijë fushata ndërgjegjësimi në media,
nëpërmjet shkollave & trajnimeve profesionale te shëndetit mendor.
2. Vendosja e kufizimeve personale: Individët që kanë vërejtur se kanë një problem me
lojërat e fatit mund të vendosin kufizime personale për veten. Kjo mund të përfshijë
vendosjen e një limiti të përditshëm për shpenzimet në kazino ose lojëra të tjera të fatit.
3. Kërkimi i ndihmës profesionale: Ndihma profesionale nga psikologët, terapistët ose
grupet e mbështetjes mund të jetë e rëndësishme për individët që vuajnë nga varesia ndaj
lojrave të fatit. Këta profesionistë mund të ofrojnë këshilla dhe mbështetje emocionale
për të ndihmuar individët të mposhtin varesinë.
4. Fokusi në aktivitete alternative: Ndryshimi i rutinës dhe fokusi në aktivitete alternative,
te cilat ndihmojne në zvogëlimin e dëshirës për të luajtur në lojërat e fatit. Kjo mund të
përfshijë sporte, aktivitete artistike\sociale me miqtë dhe familjen.
5. Mbështetja nga miqtë dhe familja: Në shumë raste, mbështetja nga miqtë dhe familja
mund të jetë e rëndësishme në menaxhimin e varesisë ndaj lojrave të fatit. Njerëzit që
janë në rreth të afërt mund të ofrojnë këshilla, mbështetje emocionale, ndihmë praktike
për të ndihmuar individët të shpëtojnë nga varesia.
6. Përdorimi i mjeteve teknologjike: Ka aplikacione dhe mjete teknologjike që mund të
ndihmojnë individët të mbajnë nën kontroll shpenzimet dhe kohën e përdorur në lojëra të
fatit. Disa prej këtyre aplikacioneve ofrojnë mbikqyrjen e shpenzimeve, ndërsa të tjerët
ofrojnë mundësinë për të vendosur kufizime të caktuara për të parandaluar shpenzime të
tepërta.

6
Këto strategji mund të ndihmojnë në menaxhimin e varesisë ndaj lojrave të fatit dhe kazinove,
por është e rëndësishme të kuptohet se këto nuk janë zgjidhje të menjëhershme. Për shumë
njerëz, menaxhimi i varesisë kërkon kohë, përkushtim, dhe mbështetje të vazhdueshme.

SESIONI 3.3: Rendesia e ligjit per lojrat e fatit ne Shqiperi.

Ligji për lojërat e fatit në Shqipëri mbron integritetin e industrise se kumarit dhe parandalon
aktivitetet e paligjshme. Ketu jane disa pika te rendesishme:
1. Parandalimi i pastrimit të parave: Ligji ka dispozita për të parandaluar dhe zbuluar rastet
e mundshme të pastrimit të parave përmes lojërave të fatit. Kjo përfshin monitorimin e
transaksioneve financiare dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta në autoritetet
kompetente.
2. Siguria publike: Ligji për lojërat e fatit ka për qëllim të mbrojë sigurinë publike duke
ndaluar lojërat e paligjshme dhe duke zbatuar rregulla të ndryshme për të garantuar që
operacionet e lojërave të fatit janë të sigurta dhe të pastra.
3. Kontributi në ekonominë vendase: Industria e lojërave të fatit mund të ketë një ndikim të
rëndësishëm në ekonominë vendase, duke krijuar vende pune, duke kontribuar në të
ardhurat tatimore dhe duke nxitur turizmin.
4. Mbrojtja e pronës intelektuale: Ligji për lojërat e fatit mund të përfshijë rregulla për të
mbrojtur pronën intelektuale të operatorëve të lojërave të fatit, përfshirë të drejtat e tyre të
emrit dhe të markave.

Sipas nje informacioni zyrtar te vitit 31 dhjetor te vitit 2018, i cili ka qene viti kur u
mbyllen perfumdimisht lojrat e fatit, rezultio se ne Shqiperi kishte:
o 1500 qendra bastesh sportive
o 190 kazino elektronike
o 9 kompani kombetare bingoje
o 2 televizione bingoje

7
1500 Qendra
bastesh sportive

2 Televizione 190 Kazino


bingoje elektronike

9 Kompani
kombetare bingoje

Me 19 korrik 2023 u miratuan ndryshimet per ligjin e ri te lojrave te fatit & kazinove nga
Keshilli Ministrave me 72 vota pro dhe 2 abstenim. Sipas ketij ligji parashikohet qe
aktiviteti i basteve sportive nuk do jete ne pika fizike, por vetem online nepermjet
smartphone, tabletave, laptop-eve, por edhe ne faqet zyrtare te internetit. Keto platforma
do te autorizohen nga Komisioni i Licensimit, qe do te ngrihet ne Autoritetin e
Mbikeqyrjes se Lojrave te fatit (AMFL). Kriteret :
 Ne te gjithe vendin nuk do jepen me shume se 10 licenca.
 Duhet te kete gjenerur vitin e fundit financiar te pakten 2 000 000 ( dy miliarde) leke
xhiro nga aktiviteti ne fushen e lojrave te fatit.
 Subjekti aplikues duhet te kete pervoje ne fushen e lojrave te fatit ne jo me pak se 3 shtete
BE/OECD dhe jo me pak se tre vjet.
 Duhet te jete shoqeri aksionere me seli ne territorin e Shqiperise dhe te jete i regjistruar
ne QKB.
 Sistemi ku do zhvillohen lojrat duhet te operoje mbi nje server te monitorueshem online
nga AMLF-ja.

4.REKOMANDIME DHE HAPA PER TE ECUR PERPARA

SESIONI 4.1: Rekomandim per menaxhimin e financave.


Rekomandime për politikat dhe masat qeveritare, si dhe për veprimet e mundshme individuale
dhe shoqërore për të luftuar varësinë nga kumari dhe për të mbrojtur stabilitetin financiar të
familjeve:
Politikat dhe Masat Qeveritare:
o Zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve për të kontrolluar industrinë e kumarit dhe për
të kufizuar qasjen e personave të rrezikshëm ndaj lojërave të fatit.

8
o Nxitja e bashkëpunimit me organizatat jofitimprurëse dhe shoqëritë civile për të
ofruar shërbime mbështetëse dhe këshillim për personat që janë prekur nga
varësia e kumarit.
Veprimet Individuale dhe Familjare:
o Përqendrimi në shpenzimet e nevojshme për të mbajtur stabilitetin financiar të
familjes.
o Inkurajimi i komunikimit të hapur në familje për të adresuar çështjet e varësisë
nga kumari dhe për të kërkuar ndihmë në rast nevoje.
o Kultivimi i alternativeve të shëndetshme për të kaluar kohën e lirë, duke
përfshirë aktivitete sportive, arti, dhe aktivitete të tjera që promovojnë
mirëqenien fizike dhe emocionale.
Veprimet Shoqërore dhe Bashkëpunimi Ndërmjet Institucioneve dhe Shoqërisë Civile:
o Organizimi i fushatave të ndërgjegjësimit dhe të edukimit publik për të
sensibilizuar opinionin publik për rrezikun e varësisë së kumarit dhe për të
promovuar sjelljet e përgjegjshme në lidhje me këtë çështje.
o Bashkëpunimi i institucioneve qeveritare, organizatave jofitimprurëse dhe

sektorit privat për të ofruar shërbime të përshtatshme mbështetëse dhe


trajnime për personat me varësi nga kumari dhe për familjet e tyre.

5. KONKLUZIONE
Në përfundim, ky projekt ka shqyrtuar me kujdes ndikimin e lojërave të fatit dhe kazinove në
financat e familjeve. Analiza e kryer ka evidentuar se këto aktivitete kanë një ndikim të
rëndësishëm në stabilitetin financiar dhe marrëdhëniet familjare. Shpenzimet e mëdha në lojëra
të fatit, varësia e mundshme dhe humbjet e parave mund të çojnë në situata të vështira financiare
për familjet.
Nëpërmjet hulumtimit dhe analizës së kryer, janë identifikuar disa sfida dhe mundësi për të
adresuar këtë çështje. Rekomandimet për politika dhe masa qeveritare përfshijnë zbatimin e
ligjeve dhe rregulloreve më të rrepta për të kontrolluar industrinë e kumarit, si dhe investime në
programe të këshillimit dhe trajnime për të ndihmuar personat me rrezik për varësi nga kumari.
Në nivel individual dhe familjar, rekomandohet përdorimi i buxhetit të caktuar për lojëra të fatit
dhe inkurajimi i komunikimit të hapur në familje për të adresuar çështjet e varësisë së kumarit.
Në nivel shoqëror, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare, organizatave jofitimprurëse
dhe sektorit privat është thelbësor për të ofruar shërbime mbështetëse dhe për të sensibilizuar
opinionin publik.

9
Në përfundim, për të luftuar varësinë nga kumari dhe për të mbrojtur stabilitetin financiar të
familjeve, është e nevojshme një përqasje e integruar dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve të
interesuar për të adresuar këtë çështje në mënyrë efektive.

6. REFERENCAT.

o https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Kumari
o https://www.tatime.gov.al/c/6/74/lojrat-e-fatit-kazinote-dhe-hipodromet
o https://www.instagram.com/feut_lifestyle?igsh=MXRhZ2l0cDFjMWV0dA== ( Na
ndihmoi per pyetesorin)
o https://top-channel.tv/2024/02/01/ndryshon-ligji-i-lojerave-te-fatit-shtrengohen-
kriteret-per-dhenien-e-licencave-vendoset-sistem-pikezimi/
o https://pamfleti.net/politike/rikthimi-i-lojerave-te-fatit-pas-5-vitesh-skema-si-do-te-
funskionojne-t-i213048
o https://www.google.com/search?
q=ligji+per+lojrat+e+fatit+2024&client=safari&sca_esv=a6e40fb14bf67fea&sca_upv
=1&hl=en-al&sxsrf=ACQVn0_YIQ2QeLv_TueFczOFALn7sQrrUA
%3A1712911057801&ei=0fIYZpfCMMuExc8P2aaRqAc&udm=&oq=ligji+per+lojr
ate
%C2%A0&gs_lp=EhNtb2JpbGUtZ3dzLXdpei1zZXJwIhNsaWdqaSBwZXIgbG9qc
mF0ZcKgKgIIATIHEAAYgAQYDTIHEAAYgAQYDTIHEAAYgAQYDTIGEAA
YFhgeMgYQABgWGB4yCBAAGAUYHhgNMgcQIRgKGKABMgcQIRgKGKAB
SOZFUJQEWME-cAN4AJABApgBuwKgAfk5qgEJMC4yNS4xMS4yuAEByAEA-
AEBmAIXoAKjIqgCD8ICChAAGEcY1gQYsAPCAgoQIxiABBiKBRgnwgIFEAA
YgATCAgcQIxjqAhgnwgIEECMYJ8ICChAAGIAEGIoFGEPCAhEQLhiABBixAxi
DARjHARjRA8ICCxAAGIAEGIoFGJECwgILEC4YgwEYsQMYgATCAhcQLhiA
BBiKBRiRAhixAxjJAxjHARjRA8ICCxAAGIAEGIoFGJIDwgILEAAYgAQYsQM
YgwHCAggQLhiABBixA8ICBBAAGAPCAg4QABiABBiKBRixAxiDAcICBRAh
GKABwgIGEAAYHhgNmAMMiAYBkAYIkgcHMy45LjguM6AHoOsB&sclient=
mobile-gws-wiz-serp

10
11

You might also like