You are on page 1of 1

Njoftim

Të nderuar klientë,

Me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm dhe rritjen e masave të sigurisë gjatë përdorimit të platformave
online, banka do të ofrojë masa sigurie shtesë për ju gjatë aksesimit të platformës e-banking.

Duke filluar nga data 15.02.2024, të gjithë klientët do të aksesojnë platformën e-banking duke vendosur
përveç kredencialeve (emër përdoruesi, fjalëkalim) dhe kodin e sigurisë sms/Token të lidhur me kontratën
e-banking.
Për klientët që ebanking e kanë të lidhur me numrin e telefonit, sa herë që ju do të hyni në platformën
ebanking duhet që të vendosni dhe një kod 6 shifror (fjalëkalim me një përdorim), i cili do tju dërgohet
në numrin e telefonit, të cilin e keni të regjistruar pranë bankës.

Për klientët që janë të pajisur me pajisje TOKEN, kodi 6-shifror që do tju kërkohet do të gjenerohet
automatikisht nga kjo pajisje.

Ndryshimet e mësipërme kanë për qëllim që të forcojnë nivelin e sigurisë për përdorimin e platformës e-
banking.

Ju sjellim gjithashtu në vëmendje përditësimin e të dhënave të kontaktit të cilat i keni të regjistruara


pranë bankës, për të qenë në gjendje të aksesoni në çdo kohë dhe në mënyrë sa më të sigurtë
platformën e-banking.

Për cdo pyetje shtesë të lidhur me këto ndryshime, ju lutemi të kontaktoni Qendrën e Kontaktit të
Bankës në nr.+355 4 2 389 389 dhe/ose në adresën e e-mailit:Informacion@procredit-group.com

Faleminderit!

ProCredit Bank Sh.A

Banka ProCredit SH.A. Tel: +355/ 4 2 389 389 NUIS J 91524011 J


Rr. Dritan Hoxha Faks: +355/4 233918 / 233880 KIB: 20911005
Nj. B. Nr.11, Nd.92,H.15 Informacion@procredit-group.com Kodi Swift FEFAALTR
Kodi Postar 1026, Tiranë. www.procreditbank.com.al Kapitali 5,711,468,814.47 LEK

You might also like