You are on page 1of 3

Universiteti “Isa Boletini “- Mitrovicë

Fakulteti ekonomik
Viti akademik 2023/2024

Programi: Biznes dhe Menaxhment


Lënda: Biznes elektronik
Mentori: Besart Hajrizi
Studenti/ja: Qerime Shabani
Çka është Web 2.0?
Web 2.0 janë aplikacione dhe faqe interneti që përmbajtjen të cilën e krijojnë përdoruesit, e përdorin
përdoruesit e tjerë(të fundit) .Web 2.0 karakterizohet si nga bashkëpunimi ashtu edhe nga
ndërveprimi më i madh i përdoruesve për rrjete dhe kanale të komunikimit të zgjeruar.
Ky web është i përqendruar më shumë në shkrimin dhe leximin e përmbajtjes. Është më i ndjeshëm
kundrejtë teknologjisë më pak të sigurt.
Përdor teknika të cilat janë më të thjeshta dhe më të vjetra që lidhen më shumë njerëzit ndërmjet vete.

Çka është Web 3.0?


Web 3.0 përfaqëson fazën tjetër të evolucionit të internetit. Së pari do të synojë që të arrijë
decentralizimin e Uebit duke përdorur teknologjinë inovative te blockchain-it. Dhe pastaj çdo
përdorues do të konsiderohet si zotërues i përmbajtjes së vet personale dhe gjithçkaje që prodhon në
internet si dhe të ketë më shumë siguri dhe kontroll mbi të dhënat e tyre. Kjo teknologji përfshin
koncepte më të avancuara sikurse mësimi i makinerive ose Al dhe ka si synim të lidhë të
informacione ose të dhëna.

Dallimi mes web 2 dhe web 3 në procedurën e shitjes dhe blerjes së një makine

Në web 2.0 nëse dëshirojmë që të shesim një makinë, së pari duhet të gjejmë një blerës dhe nëse bie
dakord me kushtet e kontratës dhe dëshiron që të blejë atë makinë, atëherë duhet te gjejmë edhe një
ndërmjetësues të besuar si p.sh një noter të cilin duhet ta paguajmë. Kjo procedurë kërkon kohën në
të cilën duhet të takohen që të nënshkruajnë kontratën dhe të shkembejnë makinën nga shitësi tek
blerësi dhe parat në një mënyrë të caktuar. Fatkeqësisht në web 2.0 mund të mashtohemi më lehtë
dhe në të dhënat tona personale mund te ketë qasje edhe dikush tjetër.
Ndërsa nëse dëshirojmë që të shesim një makinë në web 3.0 ne së pari i shkruajmë të gjitha të dhënat
për makinën, pastaj e vendosim makinën dhe çelësin e makinës në garazh të mbyllur me qasje të
kontrolluar nga kontrata intelegjente që është e regjistruar në librin kryesor. Më pas e identifikojmë
vetën me blockchain dhe nënshkruajmë kontratën me çelësin privat. Kur të gjejmë një blerës të
interesuar, ai duhet të nënshkruaj kontratën me çelësin e tij privat dhe të transferojë paratë nga adresa
e blerësit tek adresa blockchain e shitësit. Pastaj komtrata do të verifikohet nga një nyje në rrjetin
blockchain që të vërtetojë të dhënat konkrete dhe kur të verifikohen të dhënat atëherë makina
transferohet nga adresa e shitësit tek blerësi si dhe parat transferohen nga adresa e blerësit tek shitësi.
Kjo menyrë e shitjes kërkon shumë më pak kohë, nuk mund të mashtrojnë lehtë dhe në të dhënat
personale mund te kenë qasje vetëm personat në fjalë.
Referencat:

• https://www.investopedia.com/
• https://www.investopedia.com/web-20-web-30-5208698
• https://www.techtarget.com/whatis/
• https://www.vpsbg.eu/

You might also like