You are on page 1of 1

Masat e sigurisë

MASAT E SIGURISË NË TEB E-BANKING

PIN për një përdorim

Që transaksionet bankare të jenë më të sigurta, numrit të regjistruar të telefonit të klientit i dërgohet një PIN njëpërdorimësh
përmes SMS për të pasur qasje në TEB E-banking, kështu krijohet një PIN personal që nuk mund të dihet nga askush përveç
klientit dhe që nuk mund të përdoret prapë. PIN-i që arrinë përmes SMS-it është i vlefshëm për 3 minuta dhe si të përfundojë
koha, ai nuk është më i vlefshëm. Në këtë mënyrë sigurohet qasje e sigurt në TEB E-banking kudo dhe nevojitet vetëm
telefoni mobil.

Fjalëkalimi

Nevojitet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi për tu kyqur në TEB E-banking. Në momentin që kyçeni me emrin e përdoruesit
dhe fjalëkalimin, juve do të ju kërkohet që të shenoni PIN-in.

Mesazhi/fotografia e fshehtë

Mesazhi/fotografia e fshehtë shfrytëzohen si masë e sigurisë. Në këtë mënyrë pasi që klienti të shënojë emrin e përdoruesit
dhe fjalëkalimin dhe para se të shënojë PIN-in ai/ajo mund të kontrollojë nëse Mesazhi/fotografia që del i takon vërtet atij/asaj
dhe të sigurojë që ai/ajo është lidhur në TEB E-banking dhe jo dikund tjetër.

Konfigurimi i IP/ ISS

Ju mund të përkufizoni IP adresën dhe ofruesin (provajderin) e shërbimit të internetit që e përdorni kur kyçeni ne TEB E-
banking dhe të pengoni qasjen nga një IP adresë tjetër (protokollit të internetit) dhe ofruesit të shërbimit të internetit.

Konfigurimi i orës dhe datës

Mund ta përcaktoni datën dhe orën kur do ta përdorni TEB E-banking dhe të pengoni qasjen në ditët ose orët tjera.

Konfigurimi i llogarive

Klienti mund të pezullojë transferet e parave dhe të gjitha transaksionet nga llogaria, ose të pengojë që të shihet një
transaksion online. Klienti mund të vendosë që të lejojë të ekzekutohen vetëm disa transfere të shpeshta të caktuara (p.sh:
ICS). Kështu nuk lejohet të bëhen transaksione nga ndonjë llogari që nuk i përshtatet transfereve të shpeshta.

Konfigurimi i kartelave

Klienti mund të pezullojë përdorimin e kartelës për blerje online. Klienti mund të pezullojë edhe tërheqjet e parave me kredit
kartelë duke kufizuar transaksionet e kartelës.

PËRGJEGJËSITË TUAJA

Këshilla për sigurinë tuaj në TEB E-banking

Metodat e mashtrimit kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar me kohë dhe varësisht nga teknologjia. Emailat mashtrues kohët e
fundit janë rritur në numër dhe këta lloj emailash duken sikur dërgohen nga një bankë ose institucion tjetër financiar. Përmes
linçeve në këto emaila do të ju kërkohet që të jepni informatat personale, informatat e kartelës, fjalëkalimet dhe
fjalëkalimet e internetit. Këto lloj aktivitetesh janë përpjekje për mashtrim. Për këtë arsye, mos iu përgjigjni këtyre
emailave dhe mos jepni informatat që ju kërkojnë.
TEB asnjëherë nuk do të kërkoj informata personale nga klientët dhe nuk do të dërgojë fjalëkalimet përmes emailit.
Kur dëshironi të përdorni TEB E-Banking, shënoni adresën www.teb-kos.com në kërkuesin tuaj të internetit.
Mund të kontrolloni dhe përdorni masat e sigurisë që ofrohen nga TEB E-Banking.
Klientët që përdorin Internet Explorer dhe Netscape duhet të kontrollojnë a është shenja LOCK në skajin e djathtë poshtë në
faqen ku shënohet emri i përdoruesit / fjalëkalimi dhe në faqet e transaksioneve. Kur klikohet dy herë në shenjën LOCK,
duhet të shihen informatat që shpjegojnë që kjo faqe në internet është e certifikuar nga SSL dhe që i përket TEB-it. “Issued to:
*.teb-kos.com” dhe “Issued by: GeoTrust SSL CA - G3” janë përshkrimet që duhet të shfaqen.
Mos kryeni transaksione bankare me internet në kompjuterët për përdorim publik (internet cafe...etj) dhe në kompjuterët e
njerëzve tjerë për sigurinë e të cilëve nuk jeni të sigurt.
Ka një rrezik në kompjuterët që janë të hapur për përdorim publik, ku disa programe mund të jenë të instaluara për të kapur
informatat tuaja të llogarisë dhe fjalëkalimet personale.
Mos i jepni informatat personale si emrin e shfrytëzuesit (user id) të TEB E-banking, fjalëkalimin dhe PIN-in të tjerëve. Mos i
mbani këto informata diku të shkruara.
Mos e përdorni emrin tuaj, mbiemrin, datën e lindjes, numrin e telefonit etj për të formuar fjalëkalimin tuaj, duke menduar që
do ta mbani mend më mirë. Këto mund të qëllohen lehtë.
Ndërroni fjalëkalimin tuaj në periudha të caktuara.
Kur të çkyçeni prej TEB E-banking përdorni tastin “Secure Logoff” dhe sigurohuni që jeni çkyçur para se të mbyllet faqja.
Personeli i TEB nuk do të kërkojë nga ju që t’ua jepni fjalëkalimin ose PIN-in. Nëse ju kërkojnë këto informata, ju lutem
thirrni në numrin 038 230 000 për të informuar për këtë kërkesë.
Nëse dyshoni që ka një aktivitet të dyshimtë në llogaritë tuaja, mund ta kontaktoni TEB-in duke thirrur në qendrën e thirrjeve
038 230 000.

Nëse kartela SIM e telefonit tuaj mobil është bllokuar pa informim tuajin, është vjedhur ose humbur, menjëherë kontaktoni
TEB-in duke thirrur numrin 038 230 000 në qendrën e thirrjeve, dhe operatorin tuaj të rrjetit GSM.

Këshilla për siguri të emailit!

Mos hyni në TEB E-banking duke klikuar në ndonjë link në email që ua kanë dërguar ose nëse drejtoheni nga faqe tjera në
internet. Hyni në TEB E-banking vetëm duke përdorur linkun ‘TEB E-banking’ në adresën www.teb-kos.com

Këshilla për sigurinë e kompjuterit tuaj

Instaloni softuer anti-virus në kompjuterin tuaj dhe mbajeni atë të azhuruar. Softueri anti-virus do ta mbrojë sistemin tuaj nga
viruset e njohura dhe sulmet e mundshme. Mbajeni aktiv softuerin tuaj anti-virus gjatë punës kur shkarkoni dosje nga
interneti, dhe skanoni CD-të ose disqet para se të shkarkoni ndonjë program në kompjuterin tuaj.
“Firewall” është një softuer tjetër që do ta rrisë sigurinë në sistemin tuaj. Ky softuer do të pengojë qasjen e paautorizuar në
sistemin tuaj nga jashtë dhe transferimin e dosjeve apo të dhënave nga kompjuteri juaj te të tjerët pa dijeninë tuaj.

You might also like