You are on page 1of 1

Credins Bank deklaratë për shtyp.

Të nderuar klientë dhe qytetarë,

Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë
klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për pasojë një sistem periferik
është prekur e më tej është izoluar duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë
informatike.

Stafet tona të teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë


ndërkombëtarë, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, duke njoftuar të gjitha organet
rregullatore e mbikqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale.

Banka Credins i siguron të gjithë klientët, se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve te saj, janë të
sigurta dhe të paprekura nga ky sulm.

Banka Credins ju kërkon ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimet e krijuara duke theksuar se siguria e
tyre është e garantuar.

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa


autorizuar përbën shkelje ligjore, prandaj edhe kërkojmë që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre
informatave.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin. Të gatshëm për t’ju shërbyer gjithmonë.

You might also like