You are on page 1of 3

REPUBLIKA E KOSOVËS

NOTER
MURTEZ JAHAJ
SUHAREKË
Nr.LRP.7910/2019
Nr.Ref.1402/2019

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------KONTRATË MBI SHITBLERJEN E AUTOMJETIT ---------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Më 07.11.2019 (shtatë nëntor dymijë e nëntëmbëdhjetë), para meje, me të poshtënënshkruarin
noterin Murtez Jahaj, me selinë zyrtare në Suharekë, rr. “Brigada 123” .p.n., u paraqitën palët
kontraktuese si në vijim, me kërkesë çë në bazë të deklaratave të tyre të vullnetit të lirë, të
përpilojë shenimin (aktin) noterial mbi kontratën e shitblerjes të veturës, në të njëjtën kohë
prezent kanë qenë këta persona:------------------------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
1.znj.Antigona Lumi, e lindur më 04.08.1978 (katër gusht njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjet e
tetë), në Prizren , ku edhe banon, shtetas kosovarë, u identifikua letërnjoftimit me nr. personal
nr. 1016642998 dhe ID1358099, data e lëshimit 03.07.2019, data e skadimit: 02.07.2029 nga
MBP/RKS Prishtinë,në cilësin e SHITËSIT.--------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
2.z.Valdri Morina, i lindur më 13.10.1990 (trembëdhjetë tetor njëmijë e nëntëqind e
nëntëdhjetë), në Reshtan K.Suharekë, ku edhe banon, shtetas kosovarë, u identifikua patent
shofer me nr. personal nr.1230195958 dhe nr. DL30719464, data e lëshimit 13.06.2016, data e
skadimit:- - - nga MBP/RKS Prishtinë, në cilësin e BLERËSIT.---------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pasi verifikova statusin ligjor të palëve të sipërpërmendura, Unë Noteri konstatova se ato janë në
përputhje të plotë me ligjin. Palët kontraktuese, me vullnetin e tyre të lirë e të plotë, duke iu
përmbajtur Ligjit mbi Noterinë e Kosovës, Nr.06/L-010, neni 438 dhe 441 të Ligjit mbi
Marrëdhëniet e Detyrimeve i Kosovës, Nr.04/L-077, nenit 21 të Ligjit për Pronësinë dhe të
Drejtat Tjera Sendore nr.03/L-154, Neni 43, 56 dhe 63 i Ligjit për Automjete Nr.05/L-132 bien
dakort dhe kërkojnë nga Unë Noteri hartimin e Kontratës së Shitëblerjes Pasuri e luajtshme ------
automjet, sipas kushteve dhe përcaktimeve ligjore të mëposhtme: -------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------KONTRATË MBI SHITBLERJEN E AUTOMJETIT -------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I. LËNDA E SHITJES---------------------------------------------------------------------------------------
Shitësi shet, ndërsa blerësi,e blen automjetin me të dhënat,si vijon:-------------------------------
1.Automjeti i evidentuar sipas Çertifikatës së Regjistrimit të Automjetit me nr.CRA
0244037, Prodhuesi:VW Golf me nr. të regjistrimit: 04-313-CF, me numer identifikues të
automjetit: WVWZZZ1JZ2W609047, Viti i prodhimit:2002, ngjyrë: E Hirit metalike,
ndërtimi: veturë 5 Dyer, në bazë të së cilës figuron pronari: Antigona Lumi e cila pasi u
lexua dhe u pranua nga palët bëhet pjesë e këtij akti Noterial.--------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Faqe 1/3
II.ÇMIMI-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Çmimi për automjetin nga pika I. e kësaj kontrate është 2000 € (dymijë euro).-------------------
Çmimi i lartëcekur, siç qartë deklarojnë palët se çmimi i shitjes është paguar në dorë, jashtë
kësaj zyreje noteriale dhe nga deklarata e shitësit se nuk ka kurfar kërkese tjetër ndaj blerësit mbi
këtë bazë.---------------------------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
III. PËRGJEGJËSIA PËR MUNGESAT MATERIALE DHE JURIDIKE ---------------------
Blerësi e blen nga shitësi automjetin, lëndë e kësaj kontrate në të pamë në gjendjen e gjetur
egzistuese pa te drejtë në kundershtim të rregullsisë apo funkcionalitetit. ----------------------------
Deri në dorzimin e automjetit blerësit, rreziku i shkatrrimit të rastësishëm apo dëmtimit të
automjetit e bartë shitësi, e pas dorzimit të automjetit rreziku kalon tek blerësi. ---------------------
Shitësi përgjigjet nëse në automjetin e shitur egziston e drejta e personit të tretë e cila e
përjashton, zvoglon ose kufizon të drejtën e blerësit. ----------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
IV.KALIMI I POSEDIMIT DHE I PRONËSISË, NGARKESAVE DHE RREZIQEVE-----
Shitësi është i pajtimit që mjetin motorik me dokumentet e nevojshme t’ia dorzoj blerësit në
posedim dhe t'ia bartë të drejtën e disponimit,respektivishtë të pronësisë me ditën e pagimit të
çmimit të shitjes dhe nënshkrimit të kësaj kontrate.-------------------------------------------------
Posedimi, ngarkesat dhe rreziqet, kalojnë tek blerësi në ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate para
noterit dhe ai është përgjegjës i vetëm për të gjitha pasojat në kuptim të rregullave rrugore dhe të
tjera.---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shitësi me rastin e dorëzimit të dokumentacionit të mjetit motorik, blerësit i ka dorëzuar edhe
Policën e Sigurimit të mjetit, lëshuar nga Kompania e Sigurimeve dhe e autorizon blerësin që ta
përfaqësojë të njëjtin në Kompaninë e Sigurimit në procedurën e anulimit të Policës së
Sigurimit dhe të gjitha parat e kthimit të bartën në llogari të blerësit.------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
V. DEKLARATAT PËR REGJISTRIM TE MJETIT MOTORIK --------------------------------
1. Shitësi është i pajtimit çë në bazë të kësaj kontrate, blerësi, ta përfaqësojë të njëjtin në të
gjitha QRA-të në procedurën e ç`lajmërimit të mjetit motorik dhe dorëzimin e tabelave të
regjistrimit të mjetit e më pas dhe të regjistrohet në QRC kompetentë në mjetin motorik
nga pika I.1. të kësaj kontrate, nga ana e vetë Blerësit, i autorizuar edhe nga Shitësi,
menjëherë e më së voni ne afatin prej 30.ditësh, nga dita e nënshkrimit të kësaj kontrate ku
edhe duhet bërë kërkesa për Regjistrim të këtij mjeti motorik në QRC-në kompetente .-----
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
2. Blerësi është i obliguar që mjetin motorik nga pika I. të kësaj kontrate,ta regjistrojë në emrin
e vet më së largu 30 (tridhjetë) ditë nga dita e nënshkrimit të kësaj kontrate, në të kundërtën në
kuptim të nenit 63, paragrafi 3. dhe 4. të Ligjit për Automjete Nr. 05/L-132 mund të dënohet
me gjobë prej nga 50 – 150€ (pesëdhjetë deri në njëqind e pesëdhjetë €), ndërsa personi juridik
mund të dënohet me gjobë deri në 500€ (pesëqind € ) ----------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
VI. UDHËZIMET DHE PARALAJMËRIMET --------------------------------------------------
Noteri i udhëzoi dhe paralajmëroi palët edhe si vijon:----------------------------------------------------
se e drejta e pronësisë fitohet me dorëzimin e sendit , me këtë kontratë dhe ;-------------------------
regjistrimin e automjetit nga vetë blerësi,si pronar, i cili kopjen e vërtetuar të kësaj kontrate do
ta dorëzojë për regjistrim para organit kompetent për regjistrimin e mjeteve motorike --------------
Noteri udhëzoi dhe paralajmroi palët mbi obligimet ligjore në kuptim të nenit 56. dhe 63.të

Faqe 2/3
Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, lidhur me obligimin për njohtimin e organit për çdo
ndryshim të të dhënave në lidhje me regjistrimin e automjeteve, ndryshimet teknike,
ndryshimi i pronarit, vendbanimit, duhet që brenda tridhjetë (30) ditëve të njoftohet
autoriteti kompetent për regjistrimin e automjeteve si dhe obligimin e bartjes së
pronësisë,pronari i ri të regjistron mjetin në emër të tij në afatin kohor prej tridhjetë (30)
ditësh nga data e blerjes së mjetit. ------------------------------------------------------------------------
Noteri udhëzoi dhe paralajmroi palët lidhur me obligimin e Regjistrimit të mjetit motorik
në kuptim të Nenit 43.1. të Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, pasi Regjistrimi i mjeteve
nënkupton regjistrimin e të dhënave të mjetit dhe Pronarit. ----------------------------------------
Dhe se, në kuptim të nenit 43.2 të Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, Pronari i mjetit nuk
mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as
ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor ---
Në zbatim të Ligjit Nr. 03/L-172 , datë 29.04.2010 “Për mbrojtjen e të dhënave Personale”, unë
Noteri deklaroj se do të ruaj dhe përpunoj të dhënat personale të subjekteve të kësaj Kontrate, në
mënyrë të drejtë dhe të ligjshme.-----------------------------------------------------------------------------
Ky akt Noterial është hartuar në 3(tre) fletë dhe 3(tre) faqe .------------------------------------------
Origjinali i këtij akti,së bashku me shtojcat e lartëcekura prej nr.1-2 mbeten në arkivin e noterit
ndërsa palët marrin nga një ekstrakt të sajë të vërtetuar identike me origjinalin: Shitësit (x1) dhe
Blerësi (x2) edhe për regjistrim.------------------------------------------------------------------------------
Kompenzimi për punën dhe kompenzimi për shpenzimet është e llogaritur sipas tarifës noteriale
ne kuptim te nenit 16 LNK dhe nenit 21.par.1 të UA nr.02/12 prej 20.00€ +TVSH-ja.--------------
Noteri ua lexoi aktin palëve, pas së cilës palët, kanë deklaruar se ashtu është vepruar, se kanë
kuptuar përmbajtjen e kësaj pune juridike dhe se pajtohen me këtë shënim/akt, të cilën me
vullnetinë e lirë e miratojnë dhe personalisht, ashtu si vijonë e nënshkruajnë në prezencën e këtij
noteri, pas së cilës shënimin/aktin e ka nënshkruar edhe ky noter.--------------------------------------
Në Suharekë, më 07.11.2019(shtatë nëntor dymijë e nëntëmbëdhjetë ),në ora 09: 10---------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------Palët Kontraktuese--------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shitësi:__________________ Blerësi:___________________
Antigona Lumi Valdri Morina

Noteri:__________________
Murtez Jahaj

Faqe 3/3

You might also like