You are on page 1of 14

Forma e namazit të

Profetit ‫ﷺ‬

Dijetari eminent
Abdul-Aziz ibën Bz
All-llahu e mëshiroftë
Titulli i origjinalit:
‫كيفية صالة النبي ﷺ‬
Autor:
Abdul-Aziz Ibën Bâz

Përkthimi dhe ilustrimi:


Blerand Grubi

© Të gjitha të drejtat janë


të mbrojtura për përkthyesin

Shkup, 1441H – 2019


essunneh.com

Të nderuar vëllezër dhe motra!


Meqë në gjuhën shqipe nuk ka shkronja identike me ato të arabishtes dhe
mënyra e shqiptimit është e ndryshme, në transliterimin e duave dhe
dhikreve kam përdorur disa shenja për ta ndihmuar lexuesin që t’i
shqiptojë ato në mënyrën më të përafërt me fonetikën arabe:
• Zanoret e zgjatura janë me shenjën (^) përmbi, p.sh.: â, î, û;
• Shkronjat e trasha në gjuhën arabe janë të nënvizuara, p.sh.: k, d...;
• Zanoret që janë mbi shkronjën arabe “Ajn”, paraprihen me një apostrof,
p.sh.: `abdu; semi`All-llâhu...
Kjo, kuptohet, nuk e zëvendëson detyrimin për mësimin e shkronjave
arabe.
Përkthyesi
Bismil-lâhir Rahmânir Rahîm

Çdo lavd i takon All-llahut, i Cili është Një. Salavatet dhe selamet
qofshin për robin dhe të dërguarin e Tij Muhamedin, si dhe për familjen dhe
shokët e tij!
Më pas:
Këto janë disa shënime përmbledhëse që e shpjegojnë formën e namazit
të Profetit (‫ )ﷺ‬dhe desha t’ia ofroj çdo muslimani dhe muslimaneje, me
qëllim që të përpiqet çdonjëri prej lexuesve ta pasojë shembullin e Profetit
(‫ )ﷺ‬në këtë çështje, sepse Profeti (‫ )ﷺ‬ka thënë:
"‫أصل‬
‫ي‬ ‫أيتمون‬
‫ي‬ ‫"صلوا كما ر‬
“Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur!” 1
Në vijim, lexuesit po ia ofrojmë shpjegimin:
1. Duhet ta plotësojë avdesin – d.m.th. merr avdes ashtu siç e ka urdhëruar
All-llahu, duke u bazuar në Fjalët e Tij:
‫ﭽﭑ ﭒ ﭓ ﭔ ﭕ ﭖ ﭗ ﭘ ﭙ ﭚ ﭛ ﭜ ﭝ ﭞ‬
‫ﭟﭠ ﭡ ﭼ‬
“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri
në bërryla, kurse kokën fshijeni (me dorë të lagët); lani edhe
këmbët deri në nyje.” 2
Duke u bazuar, gjithashtu, në fjalët e Profetit (‫)ﷺ‬:
"‫ وال صدقة من غلول‬،‫بغي طهور‬
‫"ال تقبل صالة ر‬
“Nuk pranohet asnjë namaz pa u pastruar dhe asnjë sadaka nga
mashtruesi (vjedhësi i presë së luftës)” 3
Dhe duke u bazuar në fjalët që ia ka drejtuar Profeti (‫ )ﷺ‬personit që është
falur keq:
"...‫"إذا قمت إىل الصالة فأسبغ الوضوء‬
“Kur dëshiron të falësh namaz, plotësoje avdesin...” 4

1 E ka transmetuar Buhariu, 595.


2 El-Ma’ide, 6.
3 E ka transmetuar Muslimi, 329.
4 E ka transmetuar Buhariu, 5782.
2| Forma e Namazit

2. Drejtohet kah kibla – e ajo është Qabja. Drejtohet kah ajo kudo që të jetë,
me tërë trupin e tij, duke synuar me zemër faljen e atij namazi që dëshiron,
qoftë obligim (farz) apo vullnetar (nafile). Nijetin nuk duhet ta shqiptojë me
gojë, për arsye se shqiptimi i nijetit me gojë është bidat (i shpikur e i
paligjshëm), pasi këtë nuk e ka bërë Profeti (‫ )ﷺ‬dhe as shoqëruesit e tij
(sahabët - All-llahu qoftë i kënaqur me ta).
 Është sunet (parapëlqehet) për falësin, kur prin në namaz si imam ose
kur falet vetëm, që të vendosë përpara tij një sutrah (pengesë) dhe të falet
drejt saj, për shkak se kështu ka urdhëruar Profeti (‫)ﷺ‬.
 Kthimi kah kibla është kusht që të pranohet namazi, përveç në disa
raste të caktuara që bëjnë përjashtim, e që janë shpjeguar në librat e
dijetarëve.

Tekbiri Fillestar

3. E thotë tekbirin e ihramit (hyrjes në namaz): “All-llâhu Ekber” duke e


drejtuar shikimin te vendi ku do të bjerë në sexhde.

4. Gjatë tekbirit i ngre duart paralelisht me supet ose përballë (në lartësinë
e) veshëve.
5. Duart i vë mbi gjoks, duke e
vënë dorën e djathtë mbi shpinën
e dorës së majtë, mbi kyçin dhe
mbi parakrahun e saj, sepse
kështu qëndron në hadithet e
sakta të Profetit (‫)ﷺ‬. 5

5 Nën transmetimin e Wâil ibën Huxhrit dhe atë të Kabîsa ibën Hulb et-Tâit, nga babai i tij (radijAll-llâhu anhumâ).
Ibën Bâz |3

Duaja e Hapjes

6. Është sunet ta lexojë Duanë e Hapjes, e ajo është:


َ ْ ‫باع ْد َت َب‬
َ ‫َ ى‬ َ َ ََْ ْ ُ
‫ي‬ ‫ىر‬ ‫طاياي كما‬ ‫يخ‬ ‫ر‬ ‫ين وب‬
‫ي‬ ِ ‫باعد َب‬
ِ ‫"الله َّم‬
‫طاياي كما‬َ َ َ
‫ اللهم نق ِ ين ِم ْن خ‬،‫والمغ َ رر ِب‬
ْ َ
‫ش ِق‬
ْ َ
‫الم‬ “O All-llah! Më largo nga
ْ َّ ُ َ َّ َ ُ َ ْ ُ َّ َّّ َ ُ ‫ر‬ gabimet e mia ashtu siç e
‫ اللهم اغ ِسل ِ ين‬،‫س‬ ‫ض ِمن الدن َّ ر‬ ‫ينق الثوب البي‬
َ ‫ِم ْن خطاياي بالم ِاء والثلج‬
َ َ َ ke larguar lindjen nga
"‫واليد‬ ِ
‫ر‬ perëndimi! O All-llah, më
[All-llâhumme bâ’id bejnî we bejne pastro nga gabimet e mia
khatâjâje kemâ bâ’adte bejnel- ashtu siç pastrohet rroba
meshriki wel-mağrib e bardhë nga papastërtia.
All-llâhumme nekkinî min khatâjâje kemâ O All-llah, më laj nga
junekkath-theubul-ebjadu mined-denes! gabimet e mia me ujë,
All-llâhummeğsilnî min khatâjâje bil-mâi borë dhe breshër!” 1
weth-thelxhi wel-berad]

 Nëse do, në vend të kësaj mund të thotë:

َ ُّ ‫ُ ْ َ َ َ َّ ُ َّ َ َ ْ َ َ َ َ َ َ ْ َ َ ى‬ “Të lartësojmë o All-llah dhe


‫اس ُمك َوت َعاىل َجدك‬ ‫"سبحانك اللهم و ِبحم ِدك وتبارك‬ të përlëvdojmë, bekimi dhe
َ َ َ ‫َ ى‬
"‫َوال ِإله غ رْ ُيك‬ begatia arrihet me Emrin
[SubhâneKell-llâhumme we bihamdiKe, Tënd, e Lartësuar është
we tebârake’smuKe we te’âlâ xhedduKe, Madhështia Jote dhe nuk ka të
we lâ ilâhe ğajruK] adhuruar të drejtë veç Teje.”

Edhe këtë lutje është vërtetuar se e ka thënë Profeti (‫)ﷺ‬. Por nuk ka
pengesë nëse zgjedh ndonjë lutje tjetër hapëse, nga lutjet autentike të
Profetit (‫)ﷺ‬. Më e mira është që ta lexojë ndonjëherë njërën e ndonjëherë
tjetrën, sepse kështu e ndjekim Profetin (‫ )ﷺ‬më plotësisht.
Pastaj duhet të thotë:
Kërkoj strehim tek
‫الر ِجيم‬
َّ ‫ان‬
ِ ‫ط‬ َّ ‫أَع ُْوذُ ِباهللِ مِ نَ ال‬
َ ‫ش ْي‬ All-llahu (të më mbrojë)
[E’ûdhu bil-lâhi minesh-shejtânir-raxhîm] nga djalli i mallkuar!

‫الرحِ يم‬
(Filloj; lexoj...) me
َّ ‫الر ْح َم ِن‬
َّ ِ‫سم هللا‬
ِ ِ‫ب‬
[Bismil-lâhir-Rahmânir-Rahîm] Emrin e All-llahut, të
Gjithëmëshirshmit,
Mëshiruesit.
Dhe e lexon suren el-Fâtiha, sepse Profeti (‫ )ﷺ‬ka thënë:
"‫"ال صالة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب‬
“Nuk ka namaz ai që nuk e lexon Fâtihatul-Kitâb (Çelësin e Librit)”. 6
6 E ka transmetuar Buhariu 714 dhe Muslimi 595.
4| Forma e Namazit

[7]
Surja el Fatiha

“E gjithë lavdia i takon All-llahut,


َ‫ب ْال َعالَمّ ين‬ ّ َ ّ ‫ْال َح ْمد‬
ّ ‫لِل َر‬ Zotit të krijesave
[El-hamdu lil-lâhi Rabbil-‘âlemîn]
‫الرحّ يم‬
َ ‫من‬ّ ْ‫الرح‬
َ Të Gjithëmëshirshmit,
[Er-Rahmânir-Rahîm] Mëshiruesit
‫ّين‬
ّ ‫َمالّكّ َي ْو ّم الد‬ Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
[Mâliki jeumid-dîn]
Vetëm Ty të adhurojmë dhe
‫إّيَاكَ نَ ْعبد َوإّيَاكَ نَ ْستَعّين‬
[Ijjâke neabudu we ijjâke neste’în] vetëm prej Teje ndihmë
kërkojmë.
َ ‫ط ْالم ْستَق‬
‫ّيم‬ َ ‫الص َرا‬ّ ‫ا ْه ّدنَا‬
[Ihdinâs-sirâtal-mustekîm] Udhëzona në rrugën e drejtë!

َ َ‫ط ا َلذّينَ أَ ْن َع ْمت‬


‫علَ ْي ّه ْم‬ َ ‫ص َرا‬
ّ Në rrugën e atyre që u ke
[Sirâtal-ledhîne en’amte ‘alejhim] dhuruar mirësi
َ‫علَ ْي ّه ْم َوال الضَالّين‬ ّ ‫غي ّْر ا ْل َم ْغضو‬
َ ‫ب‬ َ
…e jo në të atyre që kanë
[ģajril-meģdûbi alejhim we led–dâl-lîn]
shkaktuar zemërimin Tënd as në
të atyre që janë të humbur!”

Pas kësaj thotë: “Âmîn!”, me zë në namazet e zëshme dhe pa zë në namazet


e pazëshme. Mandej ai lexon sa ka mundësi nga Kurani. Më së miri është që
në namazin e drekës, ikindisë dhe jacisë të lexojë nga suret e mesme të
Mufassalit 8 , në namazin e sabahut të lexojë nga të gjatat e tij, ndërsa në
namazin e akshamit të lexojë nga suret e shkurtra të tij, e ndonjëherë edhe
nga të gjatat dhe të mesmet – d.m.th. në namazin e akshamit – siç qëndron
në transmetimet autentike të Profetit (‫)ﷺ‬. Namazi i ikindisë kërkohet që
të jetë më i shkurtër se namazi i drekës.

Rukuja
7. Përkulet në ruku duke i ngritur duart paralel me supet ose veshët. Kokën
e bën drejtë me shpinën, ndërsa duart i vë mbi gjunjët e tij, duke i hapur
gishtërinjtë.

7 Në këtë shpjegim të formës së namazit, autori nuk e ka sjellë suren el-Fâtiha, por është një shtesë nga ana e
përkthyesit.
8 El-Mufassal: është një e shtata e fundit e Kuranit dhe fillon nga surja Kâf deri në fund të Kuranit (përkthyesi).
Ibën Bâz |5

Qetësohet në ruku dhe thotë:


“I Lartësuar (i Pastër nga
"‫ي ال َعظِ يم‬
َ ِ‫"سُ ْبحانَ َرب‬ çdo e metë) është Zoti im i
[Subhâne Rabbijel-‘Adhîm]
Madhërishëm”.

Më së miri është që ta përsëritë këtë tri herë ose më shumë. Është e


pëlqyeshme që bashkë me këtë të thotë edhe:

"‫ اللَّ ُه َّم ا ْغف ِْر لِي‬. َ‫"سُ ْب َحانَكَ اللَّ ُه َّم َربَّنَا َو ِب َح ْمدِك‬ “Të lartësojmë Ty o All-llah,
[SubhâneKe All-llâhumme Rabbenâ we Zoti ynë, dhe të përlëvdojmë.
bihamdiKe. All-llâhummeğfir lî!] O All-llah më fal mua!”

Ngritja nga Rukuja


8. E ngre kokën nga rukuja duke i ngritur duart paralel me supet ose veshët
dhe duke thënë:

"‫سمِ َع هللاُ ِل َم ْن َحمِ دَه‬


َ " “All-llahu e dëgjoi (dhe i
[Semi'All-llâhu li-men hamideH] përgjigjet) atij që e lavdëroi Atë”

Këtë e thotë kur është imam ose kur falet vetëm.


Pasi të ngrihet në këmbë thotë:

"‫اركا ً فِي ِه‬ َ ً‫" َربَّنَا َولَكَ ْال َح ْمدُ َح ْمداً َكثِيرا‬
َ ‫ط ِيبا ً ُم َب‬ “O Zoti ynë! Ty të përket e tërë
[Rabbenâ we lekel-hamdu hamden lavdia; lavdi e shumtë, e çiltër
kethîran tajjiben mubâraken fîh] dhe e bekuar (e pafund),

‫ض َو َما َب ْينَ ُه َما َومِ لْ َء َما ِش ْئتَ مِ ْن‬ ِ ‫ت َومِ لْ َء األ َ ْر‬
ِ ‫اوا‬ َّ ‫مِ لْ َء ال‬
َ ‫س َم‬ (lavdi) sa gjithë qiejt, sa
ُ‫ش ْيءٍ بَ ْعد‬َ gjithë Toka dhe çka mes
[mil'es-semâwâti we mil'el-erdi we mâ tyre, si dhe sa gjitha ato
bejnehumâ we mil'e mâ shi'te min shej'in (krijesat) e mëpasshme që
ba'd]. Ti dëshiron”.
Mirë është nëse kësaj ia shton edhe:
“... (o) i Denji për lavdërim dhe
- ‫عبْد‬ َ َ‫ َوكُلُّنَا لَك‬- ُ‫"أَ ْه َل ال َّثنَاءِ َو ْال َم ْج ِد أَ َح ُّق َما َقا َل ْال َع ْبد‬ madhështi! Më e drejta që e
‫ي ِل َما َمنَعْتَ َوالَ يَ ْن َف ُع‬َ ِ‫طيْتَ َوالَ ُمعْط‬ َ ‫اللَّ ُه َّم الَ َمانِ َع ِل َما أَ ْع‬ thotë robi – ndërsa të gjithë
"ُّ‫ذَا ْال َج ِد مِ ْنكَ ْال َجد‬ ne jemi robërit e Tu – (është:)
[Ehleth-thenâi wel-mexhd! Ehakku mâ o All-llah, s’ka gjë që e ndalon
kâlel-‘abdu, we kul-lunâ leKe ‘abd - All- atë që Ti e ke dhuruar dhe
llâhumme lâ mâni’a limâ e’atajte we lâ s’ka gjë që e dhuron atë që Ti
mu’ëtije limâ mena’te we lâ jenfa’u dhel- e ke ndaluar. Atij që ka pasuri
xheddi minkel-xhedd] nuk i bën dobi tek Ti pasuria!”
6| Forma e Namazit

- sepse kjo është transmetuar nga Profeti (‫ )ﷺ‬në disa hadithe autentike.
 Kurse ai që falet pas imamit, kur të ngrihet thotë (vetëm): “Rabbenâ
we lekel-hamd...” - deri në fund të duasë që e përmendëm.
Në këtë pozitë, është e pëlqyeshme që të dy ata – d.m.th. edhe imami edhe ai
që falet pas imamit – t’i vendosin duart mbi gjoks, ashtu siç vepruan gjatë
qëndrimit në këmbë para rukusë, për shkak se kjo kuptohet nga hadithet
autentike të Profetit (‫)ﷺ‬, të transmetuara nga Uâil ibën Huxhri dhe Sehl
ibën Sa’di (All-llahu qoftë i Kënaqur me ta).

Sexhdeja

9. Bie në sexhde duke thënë “All-llâhu Ekber” dhe duke i vendosur gjunjët
(në tokë) para duarve, nëse ka mundësi ta bëjë. Nëse e ka të vështirë, atëherë
i jep përparësi duarve para gjunjëve. Gishtat e këmbëve dhe të duarve duhet
t’i drejtojë kah Kibla, duke i bashkuar gishtat e duarve.
Kështu, ai do të jetë në sexhde me shtatë pjesët e caktuara të trupit: ballin
bashkë me hundën, dy duart, dy gjunjët dhe brendësinë e gishtave të të dy
këmbëve.

Në sexhde thotë:

"‫ي األ َ ْعلَى‬


َ ِ‫"سُ ْبحانَ َرب‬ “I Lartësuar (e i pastër nga çdo e
[Subhâne Rabbijel-E’alâ] metë) është Zoti im më i Larti!”

E përsërit këtë tri herë ose më shumë.


 Është e pëlqyeshme, gjithashtu, që bashkë me këtë të thotë edhe:

"‫ اللَّ ُه َّم ا ْغف ِْر لِي‬. َ‫س ْب َحانَكَ اللَّ ُه َّم َربَّنَا َو ِب َح ْمدِك‬
ُ " “Të lartësojmë Ty o All-llah,
[SubhâneKe All-llâhumme Rabbenâ we Zoti ynë, dhe të përlëvdojmë.
bihamdiKe. All-llâhummeğfir lî!] O All-llah më fal mua!”

Në sexhde bën sa më shumë dua, për shkak se Profeti (‫ )ﷺ‬ka thënë:


"‫"أما الركوع فعظموا فيه الرب وأما السجود فاجتهدوا في الدعاء فقمن أن يستجاب لكم‬
Ibën Bâz |7

“Në ruku madhërojeni Zotin, ndërsa në sexhde përpiquni më shumë të


bëni dua, se aty është vendi më i denjë (i përshtatshëm) ku ju pranohet
duaja!” 9
Gjithashtu ka thënë:
"‫ فأكثروا الدعاء‬،‫ وهو ساجد‬،‫"أقرب ما يكون العبد من ربه‬
“Robi, më së afërmi me Zotin e tij është kur gjendet në sexhde, prandaj
shtojeni duanë!”10
- Të dyja i ka transmetuar Muslimi.
Dhe i lutet Zotit të tij, për veten dhe për muslimanët e tjerë, t’i japë nga të
mirat e dynjasë dhe ahiretit, pavarësisht a është namazi farz apo vullnetar.
Gjatë sexhdes, duhet t’i largojë krahët nga beli, ta largojë barkun nga kofshët
dhe t’i largojë kofshët nga kërcinjtë. Gjithashtu duhet t’i ngrejë parakrahët
(bërrylat) që të mos e prekin tokën, për shkak se Profeti (‫ )ﷺ‬ka thënë:
"‫"اعتدلوا في السجود وال يبسط أحدكم ذراعيه انبساط الكلب‬
“Drejtohuni në sexhde dhe asnjëri prej jush të mos i shtrijë parakrahët
siç i shtrin qeni!” -Muttefekun ‘alejh11

Ulja mes dy Sexhdeve

10. E ngre kokën duke thënë “All-llâhu Ekber”. Këmbën e majtë e shtrin dhe
ulet mbi të, ndërsa shputën e këmbës së djathtë e ngre (duke i drejtuar
gishtat kah Kibla).

Duart i vendos mbi kofshët dhe gjunjët, dhe thotë:

"‫ب ا ْغف ِْر لِي‬


ِ ‫ َر‬،‫ب ا ْغف ِْر لِي‬
ِ ‫ َر‬،‫ب ا ْغف ِْر لِي‬
ِ ‫" َر‬ “O Zoti im, më fal! O Zoti im,
[Rabbiğfir lî, Rabbiğfir lî, Rabbiğfir lî!] më fal! O Zoti im, më fal!”

9 E ka transmetuar Muslimi, 207.


10 E ka transmetuar Muslimi, 215.
11 E ka transmetuar Buhariu 779 dhe Muslimi 762.
8| Forma e Namazit

“O All-llah më fal, më
َ ‫ َو‬،‫ار ُز ْقنِي‬
"‫ َواجْ ب ُْرنِي‬،‫عافِنِي‬ ْ ‫ َو‬،‫"اللَّ ُه َّم ا ْغف ِْر لِي‬
ْ ‫ َو‬،‫ َوا ْه ِدنِي‬،‫ار َح ْمنِي‬ mëshiro, më udhëzo, më
[All-llâhummeğfir lî werhamnî, wehdinî, furnizo, më jep mirëqenie
werzuknî, we ‘âfinî, wexhburnî!] dhe më përmirëso (m’i
ndreq të metat)!”

Gjatë kësaj ulje ai duhet të qetësohet (për ca kohë), derisa t’i kthehet çdo
rruazë e kurrizit në vendin e vet, siç veproi gjatë qëndrimit në këmbë pas
rukusë. Kështu duhet për arsye se Profeti (‫ )ﷺ‬e zgjaste qëndrimin pas
rukusë dhe qëndrimin midis dy sexhdeve.
11. Bie në sexhden e dytë duke thënë: “All-llâhu Ekber”, dhe në të vepron
njësoj siç veproi në sexhden e parë.
12. E ngre kokën duke thënë: “All-llâhu Ekber” dhe qëndron pak ulur, si në
uljen mes dy sexhdeve. Kjo ulje quhet xhelsetul-istirâha (ulja e qetësimit) dhe
ajo është gjë e pëlqyeshme (mustehabb), sipas mendimit më të saktë nga dy
mendimet e dijetarëve. Nëse e lë, nuk ka problem. Në këtë ulje nuk ka dhikër
e as dua.

Rekati i Dytë

Pastaj ai ngrihet në këmbë për rekatin e dytë, duke u mbështetur në gjunjë


nëse ka mundësi, e nëse e ka të vështirë, atëherë ngrihet duke u mbështetur
në tokë me duar.
Mandej e lexon Fâtihanë dhe pas saj lexon sa ka mundësi nga Kurani, siç u
përmend në rekatin e parë. Pastaj vepron njësoj siç veproi në rekatin e parë.
Kur njeriu falet me imam nuk i lejohet ta kalojë imamin (me lëvizje), sepse
Profeti (‫ )ﷺ‬e ka këshilluar Umetin e tij që të ruhen nga kjo gjë. Ndërsa
lëvizja baras me imamin është mekruh (e urryer).
Ajo që është Sunet (e ligjshme për të) është që lëvizjet t’i bëjë pas imamit, pa
u vonuar dhe pasi të kryhet zëri i imamit, për arsye se Profeti (‫ )ﷺ‬ka thënë:
‫ وإذا قاال ساااامع هللا‬،‫ وإذا ركع فااركعوا‬،‫ فارذا كبر فكبروا‬.‫ فال توتلفوا علياه‬،‫"إنماا جعال اامااي لي تم باه‬
"‫ وإذا سجد فاسجدوا‬،‫لمن حمده فقولوا ربنا ولك الحمد‬
“Imami është vënë (në atë rol) vetëm për tu pasuar, kështu që mos e
kundërshtoni (me kalim ose vonim)! Kur ai thotë: “All-llahu Ekber”,
atëherë thoni: “All-llahu Ekber”; kur ai bie në ruku, atëherë bini në
ruku; kur ai thotë: “Semi'All-llâhu li-men hamideH”, atëherë thoni:
Ibën Bâz |9

“Rabbenâ we lekel-hamd” dhe kur ai bie në sexhde, atëherë bini në


sexhde!” - muttefekun ‘alejh.

Ulja pas rekatit të dytë

13. Nëse namazi ka vetëm dy rekate, si namazi i sabahut, i xhumasë dhe i


bajramit, pasi të ngrihet nga sexhdeja e dytë qëndron ulur, duke e ngritur
shputën e këmbës së djathtë dhe duke e shtrirë të majtën. E vendos dorën e
djathtë mbi kofshën e djathtë, duke i mbledhur të gjitha gishtat, përveç
gishtit tregues. Gishtin tregues e drejton (çdo herë) kur përmendet All-llahu
dhe kur bën dua, si shenjë për Teuhidin (Njëshmërinë e All-llahut).

Edhe kjo formë është e mirë: gishtin e vogël dhe atë të unazës t’i mbledhë,
pastaj me gishtin e madh dhe atë të mesmin të formojë një rreth, kurse me
gishtin tregues të japë shenjë (në drejtim të Kibles), sepse të dyja këto
përshkrime janë të vërtetuara në hadithet e Profetit (‫)ﷺ‬.

Më së miri është që ta bëjë ndonjëherë këtë e ndonjëherë atë.


Dorën e majtë e vë mbi kofshën dhe gjurin e majtë. Gjatë kësaj ulje e thotë
teshehhudin, i cili është:
10 | Forma e Namazit

Teshehhudi
“Të gjitha madhërimet i
َّ ‫صلَ َواتُ َو‬ takojnë All-llahut, si dhe
‫ي‬ ُّ ِ‫علَيْكَ أَيُّ َها النَّب‬
َ ‫ السَّال ُي‬، ُ‫الطيِبَات‬ َّ ‫ّلِل َوال‬ ِ َّ ِ ُ‫"التَّحِ يَّات‬
. َ‫صالِحِ ين‬ َّ ‫علَى ِع َبا ِد هللا ال‬ َ ‫ السَّال ُي َعلَ ْينَا َو‬،ُ‫َّللا َوبَ َركَاتُه‬ ِ َّ ُ‫َو َر ْح َمة‬
lutjet (namazet) dhe çdo
ُ َ َ
"ُ‫َّللاُ وأ ْش َهدُ أ َّن ُم َح َّمداً ع ْبدُهُ َو َرسُوله‬َّ َّ‫أَ ْش َهدُ أَ ْن الَ ِإلَهَ ِإال‬ mirësi! Selami (shpëtimi,
[Et-tehijjâtu lil-lâhi wes-salâwâtu wet- mirëqenia) qoftë për ty o
tajjibât. Profet, si dhe mëshira dhe
Es-selâmu ‘alejke ejjuhen-Nebijju we begatitë e All-llahut! Selami
rahmetUll-llâhi we berakâtuHu! Es-selâmu qoftë për ne dhe për robërit
‘alejna we ‘alâ ‘ibâdil-lâhis-sâlihîn. e mirë të All-llahut!
Eshhedu en lâ ilâhe il-lAll-llâh we eshhedu Dëshmoj se nuk ka të
enne Muhammeden ‘abduhû we rasûluH] adhuruar të drejtë veç All-
llahut dhe dëshmoj se
Muhamedi është robi dhe i
Pas kësaj thotë: dërguari i Tij!”

Salavatet

“O All-llah! Lavdëroje
َ َ‫صلَّيْت‬
‫علَى‬ َ ‫علَى آ ِل ُم َح َّم ٍد َك َما‬
َ ‫علَى ُم َح َّم ٍد َو‬
َ ‫ص ِل‬ َ ‫"اللَّ ُه َّم‬ Muhamedin dhe ithtarët e
"‫ إِ َّنكَ َحمِ يد َم ِجيد‬،‫ِيم‬
َ ‫ِيم َوآ ِل إِب َْراه‬
َ ‫إِب َْراه‬ Muhamedit, siç e ke lavdëruar
[All-llâhumme sal-li ‘alâ Muhammedin Ibrahimin dhe ithtarët e
we ‘alâ âli Muhammed, kemâ sal-lejte Ibrahimit! Vërtet, Ti je Hamîd (i
‘alâ Ibrâhîme we âli Ibrâhîme, inneke Plotlavdishëm, Lavdërues)1 dhe
Hamîdun Mexhîd] i Madhërishëm!
‫علَى‬
َ َ‫ار ْكت‬
َ ‫علَى ُم َح َّم ٍد َوعلى آ ِل ُم َح َّم ٍد َك َما َب‬
َ ْ‫ارك‬ ِ ‫و َب‬ Dhe begatoje Muhamedin dhe
"‫ ِإ َّنكَ َحمِ يد َم ِجيد‬،‫ِيم‬ َ ‫ِيم َوآ ِل ِإب َْراه‬
َ ‫ِإب َْراه‬ ithtarët e Muhamedit siç e ke
[We bârik ‘alâ Muhammedin we ‘alâ âli begatuar Ibrahimin dhe
Muhammed, kemâ bârakte ‘alâ ithtarët e Ibrahimit! Vërtet, Ti
Ibrâhîme we âli Ibrâhîme, inneke je Hamîd (i Plotlavdishëm,
Hamîdun Mexhîd!] Lavdërues) dhe i
Madhërishëm!”

Pastaj kërkon mbrojtje nga katër gjëra, duke thënë:


“O All-llah, unë kërkoj
‫ َومِ ْن‬،‫ب ْالقَب ِْر‬
ِ ‫ع َذا‬َ ‫ َومِ ْن‬،‫ب َج َهنَّ َم‬ َ ‫"اللَّ ُه َّم ِإنِي أَع ُْوذُ ِبكَ مِ ْن‬
ِ ‫عذَا‬ mbrojtje tek Ti nga dënimi i
"‫ِيح الدَّجَّا ِل‬ِ ‫ َومِ ْن فِ ْتنَ ِة ال َمس‬،ِ‫فِتْنَ ِة ْال َم ْحيَا َو ْال َم َمات‬
ْ
Xhehenemit, nga dënimi i
[All-llâhumme innî e’ûdhu biKe min varrit, nga sprova e jetës dhe
‘adhâbi xhehenneme we min ‘adhâbil- e vdekjes dhe nga sprova e
kabr, we min fitnetil-mahjâ wel-memât Mesihut Dexhall (Gënjeshtarit,
we min fitnetil-Messîhid-Dexhxhâl] Mashtruesit të Madh)”.
Ibën Bâz | 11

 Pastaj lutet për çfarë të dojë nga të mirat e dynjasë dhe ahiretit. Nuk
ka gjë të keqe nëse lutet për prindërit ose për dikë tjetër nga muslimanët,
pavarësisht a është namazi i obligueshëm apo vullnetar, sepse, në hadithin
që e transmeton Ibën Mes’udi, në të cilin Profeti ia mëson atij teshehudin,
fjala e Profetit (‫ )ﷺ‬është në përgjithësi:
"‫"ثم ليتوير من الدعاء أعجبه إليه فيدعو‬
“...mandej, le të zgjedhë duanë që e preferon dhe le të lutet!”12
Në një transmetim tjetër:
"‫"ثم ليتوير بعد من المسألة ما شاء‬
“...mandej, pas kësaj le të zgjedhë çfarë lutje të dojë!”13
Kjo (leje) përfshin çdo lutje që i bën dobi robit në dynja dhe Ahiret.
Pastaj jep selam në të djathtë dhe në të majtë duke thënë:

"‫ السالي عليكم ورحمة هللا‬،‫"السالي عليكم ورحمة هللا‬ “Paqja (shpëtimi) dhe mëshira
[Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh! e All-llahut qoftë me ju!”
Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh!]

Rekati i Tretë dhe i Katërt


14. Nëse namazi ka tre rekate, si akshami, ose katër rekate si dreka,
ikindia dhe jacia, vepron kështu:
 Pasi e lexon teshehudin e lartpërmendur, bashkë me salavatet për
Profetin (‫)ﷺ‬, (nuk jep selam, por) ngrihet në këmbë, duke u mbështetur mbi
gjunjë dhe i ngre duart paralel me supet e tij duke thënë: “All-llâhu Ekber”.
Duart i vendos mbi gjoks, siç u përmend më herët, dhe e lexon vetëm
Fâtihanë.
 Mirë është, ndonjëherë, në rekatin e tretë dhe të katërt të namazit
të drekës, të lexojë edhe një sure tjetër pas Fâtihasë, për shkak se kjo
kuptohet nga hadithet autentike të Profetit (‫)ﷺ‬, të transmetuara nga Ebu
Se’idi (radijAll-llâhu ‘anhu). Nuk ka problem nëse pas teshehudit të parë nuk
i thotë salavatet mbi Profetin (‫)ﷺ‬, sepse në teshehudin e parë salavatet
janë vetëm të pëlqyeshme (mustehabb) dhe jo të obligueshme.
Pastaj e thotë teshehudin, pas rekatit të tretë në aksham dhe pas rekatit të
katërt në drekë, ikindi dhe jaci; mandej i thotë salavatet për Profetin (‫)ﷺ‬
dhe i kërkon All-llahut mbrojtje nga dënimi i Zjarrit, dënimi i varrit, sprova e
jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Mesihut Dexhall. Mirë është të bëjë sa

12 E ka transmetuar Nesaiu, 1281 dhe Ebu Davudi, 825.


13 E ka transmetuar Muslimi, 609.
12 | Forma e Namazit

më shumë dua. Një prej duave, që mund të thuhen në këtë rast dhe në raste
të tjera, është:

‫ﭽﯜ ﯝ ﯞ ﯟ ﯠ ﯡ ﯢ ﯣ‬ “Zoti ynë, na jep të mira në


këtë botë, na jep të mira në
‫ﯤ ﯥ ﯦﭼ‬ botën tjetër dhe na ruaj nga
[Rabbenâ âtinâ fid-dunjâ haseneh, we fil- dënimi i Zjarrit (të
âkhirati haseneh, we kinâ ‘adheben-nâr!] Xhehenemit)” [El-Bekara, 201]

Sepse është vërtetuar nga Enesi (radijAll-llâhu ‘anhu) se ka thënë: “Duaja më


e shpeshtë e Profetit (‫ )ﷺ‬ishte:
“Rabbenâ âtinâ fid-dunjâ haseneh, we fil-âkhirati haseneh,
we kinâ ‘adhâben-nâr!”
(Pra vepron) ashtu siç u përmend më herët në namazet dyrekatëshe.
 Mirëpo, në këtë ulje ai duhet të ulet me formën “tewer-ruk”: duke e
vënë shputën e majtë nën të djathtën, duke e vënë këllkun (e majtë) përtokë
dhe duke e ngritur shputën e djathtë. [shiko foton e djathtë - sh.p.]

Për këtë bazohemi në hadithin e përcjellë nga Ebu Humejdi.


 Pastaj, ai jep selam në të djathtë dhe në të majtë duke thënë:

 "‫ السالي عليكم ورحمة هللا‬،‫"السالي عليكم ورحمة هللا‬ “Paqja (shpëtimi) dhe mëshira
[Es-selâmu
 ‘alejkum we rahmetUll-llâh! e All-llahut qoftë me ju!”
Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh!]

You might also like