You are on page 1of 13

Hytbja e parë:

Lavdia i takon Allahut, Atë e falenderojmë, prej Tij ndihmë


dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e
keqja e veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon,
nuk ka kush e humbet, ndërsa atë që Allahu e humbet, nuk
ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të
drejtë përveç Allahut të Vetëm e të pashok, dhe se
Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.

Më pas..

Vërtetë fjala më e mirë është Fjala e Allahut, dhe udhëzimi


më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem. Punët më të këqija janë ato të shpikura, ku çdo
shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje
është në Zjarr.

Më pas..

Robër të Allahut! Meqë gjynahu dhe gabimi janë prej


dobësive të patjetërsueshme të njëriut, Allahu i Lartësuar
me mirësinë dhe mëshirën e Tij, i ka ligjëruar robërve të Tij
disa gjëra, që me anë të tyre t’i shlyejne gjynahet dhe tua
falë gabimet e tyre, pasi gjynahet e shkatërrojnë robin në
Dynjanë dhe Ahiretin e tij; kjo nëse Allahu nuk e përfshin
me mëshirën e Tij, përndryshe do të jetë prej të
falimentuarve dhe të humburve.

Shlyerësja më e madhe e gjynaheve është përmbushja e


Teuhidit. Kush e përmbush Teuhidin siç e ka ligjëruar
Allahu, do të hyjë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa
ndëshkim.

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem iu shfaqën popujt,


dhe pau një pejgamber ku bashkë me të ishin disa veta, pau
një pejgamber me një apo dy veta, dhe pa pejgamberin që
nuk kishte me vete asnjë njeri. Pastaj, pa një popull të
madh, ndaj mendoi se ishte ymeti i tij. Atij iu tha se ky
ishte Musai dhe ymeti i tij, mirëpo shiko në horizont. Kur
shikoi, pau një ymet shumë të madh, dhe u përgezua se ky
ishte ymeti i tij, ku ndër ta ishin shtatëdhjetë mijë veta që
do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u ndëshkuar.
Pastaj ai alejhis-salatu ues-selam lajmëroi, se ata janë të
cilët:

‫هم الذيم مذيتطيرونمر مذنيترونمر م يسيرتونمروعلم ربهمذيتمكتون‬

“nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk mjekohen me


hekur, nuk bëjnë ogur, dhe tek Zoti i tyre mështeten.”

Dmth janë ata që e kanë përmbushur Teuhidin; zemrat e


tyre nuk anojnë vetëm se nga Allahu azze ue xhel-le, për
shkak të besimit të madh që kanë tek Ai, dhe mbështëtjes së
sinqertë tek Allahu.

Nga Enesi radijAllahu anhu se ka thënë: kam dëgjuar


Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë:
ُ ََ ًَ َ ْ ُ َ ْ َ ْ َّ ُ َ َ َ َ َََْ َ َ َ َ ُ َ َ
‫كمب ْيمش ْيئامألت ْيي َكم‬
ِ ِ‫ر‬‫ش‬ ‫ت‬ ‫م‬‫ي‬‫ن‬ ‫ي‬
ِ ِ‫ي‬ ‫ماق‬ ‫ه‬ ‫امث‬‫اذ‬‫ت‬ ‫مخ‬ ‫ض‬
ِ
ْ ‫مألا‬ ‫ب‬ َ ْ
ِ ِ ِ ِ ‫ اتمأتي‬:‫رالمهللامتعالل‬
‫ر‬ ‫ق‬ ‫مب‬ ‫ي‬ ‫ن‬ ‫ي‬
ً
‫ِب ِق َر ِر َبام َ ِغ َر ن‬
“Ka thënë Allahu i Lartësuar: O bir i Ademit, sikur të
vish tek Unë me gjynahe sa toka, pastaj të më takoje pa
më bërë shirk, do të të vija me po aq falje.”

Prej shlyerëseve të gjynaheve, është pendimi (bërja teube)


tek Allahu azze ue xhel-le. Ajo është obligim për atë që ka
rënë në gjynah, dhe ai duhet të shpejtojë të pendohet me
sinqëritet dhe besnikëri. Thotë Allahu azze ue xhel-le:
َ ْ ُ ُ َّ َ َ ُ ْ ُ ْ َ ً َّ َ ُ ُ َ
‫توت م ِ للم اك ِ م َ ِ يعامأ ُّي َبام ا ِ توما َعكن ْهمتغ ِ ُ تون‬‫رت‬

“Dhe pendohuni të gjithë tek Allahu o besimtarë, që të


arrini shpëtimin!” [en-Nur: 31].

Pendimi besnik dhe i sinqertë, është ai i bërë vetëm për hir


të Allahut, dhe jo për syfaqësi dhe famë. Poashtu pendimi
duhet të shoqërohet me pishman; pendimi pa pishman nuk
është pendim, pasi kjo tregon se nuk e ka ndjerë gabimin,
ndërsa në hadith thuhet:
‫َّ َ ٌة‬
‫ا َ ُ مت ْت َو ن‬

“Pishmani është pendim.”

Gjithashtu gjynahun duhet ta braktisësh patjetër; kush


pretendon se është penduar dhe vazhdon me gjynah, i tilli
nuk është i sinqertë në pendimin e tij.

Nëse gjynahu ka të bëjë me të drejtën e ndonjë njeriu tjetër,


të cilit i ke bërë padrejtësi në pasurinë apo nderin e tij,
atëherë pendimi nuk plotësohet vetëm se duke ia kthyer të
drejtën (hakun) pronarit, ose duke i kërkuar hallallëk për
atë gjë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem:
َ َ ‫ْ َ ْ َ َ ْ َ َ ْ َ َ ُ ُ َ ٌة‬ َّ َ َ َ ْ َ ْ ‫َ ْ َ َ ٌة‬ َ َُْ ْ َ َ ْ َ
‫و ن مذنتو ِمدذ ا مر م‬
‫م ايت مر لمأ ن‬ ‫مو ن مل مأ ِخي ِ م ظك م ِ يمفكييحكل م‬
ِ ‫يمماى‬
‫ِد ْ َ ٌةنه‬

“Kush i ka bërë padrejtësi vellaut të tij, le t’i kërkojë


hallallëk sot, para se mos të ketë as dinar dhe as
dirhem.”

Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë pesë namazet e ditës,


Xhumaja deri në Xhumanë tjetër, Ramazani deri në
Ramazanin tjetër, umra deri në umren tjetër; me këto vepra
të mira, Allahu shlyen me to gjynahet që janë bërë mes
tyre, nëse [njeriu] nuk bën gjynahe të mëdha. Kush i kryen
këto (vepra) dhe i largohet gjynaheve të medha, Allahu i
shlyen përmes tyre gjynahet e vogla, si mirësi dhe mëshirë
prej Tij.

Prej shlyerëseve të gjynaheve, është thënia kur e dëgjon


ezanin:

‫مر ستا نم ضي مباهللم‬ ‫أشه مأوم م ا مهللامرح م مشريكما مرأوم ح ً مو‬


ً ً
‫ًوانمرو ح م ست نمرواإلسال مدذ ا‬

“Eshhedu en la ilahe il-lAllah uahdehu la sherike leh, ue


eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu, radijtu
bil-lahi rabben, ue bi Muhammedin resulen, ue bil Islami
dinen.”1 [Transmeton Muslimi].

Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe abdesi siç e ka


ligjeruar Allahu dhe e ka sqaruar Pejgamberi ynë sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem. Nëse robi merr abdes dhe lanë
fytyrën e tij, i dalin gjynahet që ka parë me sytë e tij. Nëse
lanë duart, i dalin gjynahet që ka bërë me duart e tij. Nëse i
lanë këmbët e tij, i dalin gjynahet që ka ecur drejt tyre me
këmbët e tij, derisa të dalë i pastër nga gjynahet, sikurse
është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem.

Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej veprave që e bëjnë


obligim hyrjen në Xhenet, është falja e dy rekateve me
përulje pas abdesit të mirë dhe të bukur.

Nga Zejd ibn Khalid el Xhuhenij, radijAllahu anhu, se


Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
َْ ََ َ ُ َ ْ َّ َ َّ ُ َ ُ ُ ْ َ َ ْ َ َ َ َّ َ َ ْ َ
‫مصعلم َ ل َعي ْط ِوم م َ ْي ُهتم ِف ِيب َ امغ ِغ َرما ُ م َ امتق َّ َ م ِ ْيمذى ِ ِ م‬ ‫يمتتضأمفأحييم اتضتءمثه‬
َ‫امت َأ َّخ نر‬
َ ََ
‫نمر‬

“Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj i falë


dy rekate pa gabuar në to, i falen gjynahet që ka bërë
më përpara.” [Transmeton Ebu Daudi].

1
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe se
Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. Jam kënaqur me Allahun Zot, me
Muhamedin Pejgamber, dhe me Islamin Fe.
Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe vajtja në xhami
duke ecur, pasi për çdo hap që e bën, Allahu të shkruan një
shkallë, dhe të fshin një të keqe.

O rob i Allahut! Kur e dëgjon ezanin dhe merr abdes, pastaj


ecën për në namaz, dhe pas kësaj falesh me xhemat, Allahu
t’i falë ty gjynahet.

Në sahihun e Ibën Huzejmes, se i Pejgamberi sal-lAllahu


alejhi ue sel-lem ka thënë:
ُ‫منمغغر َما م‬ َ َّ ْ َ َ َ َ َّ
َ َّ َ
ِ ‫اتضتء ن ثهن ش ى للمصال ٍ م نيتو ٍ مفصال ام عمإلا ا‬
‫ن‬ ‫َ ي تتض نأ فأس نب‬
‫ذى ُ ُن‬

“Kush merr abdes dhe e plotëson atë, pastaj shkon


duke ecur për të falur namazin me xhemat, dhe e falë
atë me imamin, i falen gjynahet e tija.”

Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe thënia “Amin”


pasi imami të thotë: “Ue led-dal-lijn”.

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, Pejgamberi sal-lAllahu


alejhi ue sel-lem ka thënë:
ُ َ
‫فقمرتا م‬ ‫غطي ا ضتبموكيبهمر م اضااطومفقتات مآ طونمفإى م يمر‬: ‫ذ رال إلا ا ُن‬
ُ
َ َّ ‫نمغغ َرما م امتق‬ َ
ِ ‫يمذى‬ ‫م‬ ِ ِ ‫رتلم االئن‬

“Nëse imami thotë: ghajril maghdubi alejhim ue led-d-


dal-lijn, atëherë thoni “Amin”, pasi kujt t’i përputhet
thënia e tij me thënien e melaikeve, i falen atij gjynahet
e bëra më parë.” [Muttefekun alejhi].

Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe prezantimi i


namazit të xhumasë, dhe heshtja kur flet ligjëruesi.

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-


lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ُ َ َ َّ َ َّ ‫ي‬
‫ثه أتى ال ع ن فاسي عمرأىص مغغرما م امبي م‬ ‫ ن‬. ‫اتضتء‬
‫ن‬ ‫تتضأ فأحيي‬
‫سم ا َص ىمفق ما ا‬ َّ ‫ رزياد ُ مثالث‬. ‫روطو ال ع ن‬
َّ ‫نر يم‬.‫مأذا م‬
ٍ ِ ِ

“Kush merr abdes në formën më të mirë, pastaj shkon


për në xhuma, e dëgjon me vëmendje hytben dhe hesht,
i falen gjynahet mes asaj xhumaje dhe tjetrës, si dhe tre
ditë më shumë, ndërsa ai që luan me guraleca e ka
humbur vlerën e xhumasë.” [Transmeton Muslimi].

Prej shlyerëseve të gjynaheve, dhe prej fshirëseve të


gabimeve, janë disa vepra që i bën me gjuhën tënde pa
pasur lodhje apo vështirësi. Sa të lehta që janë ato, për ata
që ia ka lehtësuar Allahu. Prej tyre është leximi i Kuranit,
pasi ai do të ndërmjetësojë për lexuesin e tij, derisa Allahu
t’ia falë gjynahet atyre [lexuesve të Kuranit], e t’i fusë në
Xhenet me lejen Tij.

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-


lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
َّ َ َ َ َ ُ َ ً ‫َو‬
ُ ‫؛مش َغ َع ْ ما َر‬ ً
‫يمب َي ِ ِ م‬
ِ ‫ل‬ِ ‫ا‬ ‫م‬ ‫ك‬ ‫ا‬ ‫ت‬ ‫ن‬: ‫نمرهيم‬ ‫ما‬
‫ر‬ َ ‫محتىمغ ِغ‬ ‫ل‬ٍ ِ ‫ن‬ ‫آذ‬ ‫ن‬ ‫ثالثت‬ ‫ن‬
‫اقرآو‬
ِ ‫في‬ ‫ن‬ ‫و ست‬ ‫َّ ن‬
ُْ ْ
‫اك ُ ن‬
‫ك‬

“Është një sure në Kuran me 30 ajete, e cila


ndërmjetëson për një burrë derisa ai të falet. Ajo është:
tebareke el-ledhij bijedihi el mulk2.”

Prej tyre janë tesbihet. Në hadith të saktë nga Pejgamberi


sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:
َّ ُ َ
‫منمحت مو مختاذا من ر ومماى م‬ ٍ ‫هللا ر بح ِ نمفيمذت ٍ م ائ م ر‬
‫ س حاو ِن‬: ‫ي رال‬
‫ملم َزَو ِ م ا ِن‬
‫حر‬ َ

“Kush thotë: subhanAllahi ue bihamdihi 100 herë në


ditë, i fshihen atij gjynahet, edhe nëse janë sa shkuma e
detit.” [Muttefekun alejhi].

Prej tyre është edhe një dua e lehtë që e thua kur ngrihesh
nga një mexhlis, edhe nëse është mexhlis bindjeje dhe
adhurimi [ndaj Allahut]. Në një hadith nga Ebu Hurejra
radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem ka thënë:
ُ
َ ‫فنكيمفي ما َ ُت مفقالمر لمأومذقت‬
‫مكي مذاكمس حاىكم‬ ِ ‫ي‬ ‫ن‬ ‫ٍن‬
‫مكس‬ ‫ي كس في‬
ُ ُ ُ ‫اكههمروح ِ كمأشه ُ مأوم م ا م مأى َ مأسي‬
َّ
‫كمرأتتبم ايكم مغ ِغ َرما م ام‬ ‫غر‬
‫مكي مذاك‬
ِ ‫ماو في‬

2
“Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është sundimi.” [el Mulk: 1].
“Kush ulet në një mexhlis ku fliten shumë fjalë boshe,
dhe para se të ngrihet prej atij mexhlisi thotë:
subhanekAllahumme ue bi hamdike, ue esh’hedu en la
ilahe il-la ent, estaghfiruke ue etubu ilejk3, vetem se i
falen çfarë ka bërë në atë mexhlis.” [Transmeton Ebu
Daudi dhe Tirmidhiu].

Prej shlyerëseve të gjynaheve, është edhe Ihsani dhe


bamirësia ndaj krijesave me besnikësi, sinqeritet dhe
mëshirë, siç e ka falur Allahu azze ue xhel-le imarolen
izraelite, e cila i dha një qeni të etur të pijë ujë. Allahu u
kënaq me të, e shpërbleu duke e falur, dhe e futi në Xhenet.

Shikoje gjynahun sa i madh e sa i pisët ishte, si dhe sa krim


i shëmtuar që ishte, pastaj shiko si Allahu e fali atë për
bamirësinë e saj ndaj një kafshe. Çfarë mund të themi për
atë që është bamirës me sinqeritet ndaj Allahut, me ndonjë
të afërm të varfër, apo me ndonjë fshqinj të mjerë, apo e
ngjashme me këtë. Shpërblimi padyshim është i madh,
mirëpo krejt çeshtja qëndron tek sinqeriteti ndaj Allahut të
Vetëm.

Allahu më bekoftë mua dhe ju me Kuranin Madhështor, më


dhëntë dobi mua dhe ju me ajetet dhe përkujtimet e urta që
ka në të.

Them atë që dëgjuat, i kërkoj falje Allahut të Madhëruar


për mua dhe për ju nga çdo gjynah, andaj edhe ju kërkojini
Atij falje, vërtetë Ai është Falësi i Madh dhe Mëshirëploti.
3
I lartësur dhe lavdia të takon Ty o Zot, dëshmoj se nuk ka të adhuruar me
të drejtë përveç Teje, Ty të kërkoj falje, dhe tek Ti pendohem.
Hytbja e dytë:

Lavdia i përket Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi


Pejgamberin, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që e
ndoqën udhëzimin e tij.

Më pas..

Robër të Allahut! Prej shlyerëseve të gjynaheve, janë edhe


shkaqet ku robi nuk ka gjë në dorë. Kjo është prej mëshirës
së Allahut, si goditja me sëmundje, vuajtje, ankthe, merzitje
apo fatkeqësi, të mëdhaja apo të vogla qofshin; këto janë
prej gjërave që Allahu i shlyen gjynahet përmes tyre.

Nga Xhabir ibën Abdullah, radijAllahu anhuma, se


Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri tek Ummus-
Seib, apo tek Ummus-Sejjib dhe i tha:
َ ْ ُ َّ ُ َّ َّ ‫َااكم؟مذامأ‬
ُ
‫كمهللامفيبام‬ ‫ب ! ت َسف ِس ن‬
‫ن مبا‬.‫ن ا َّ ىم‬:‫فطو ؟م"نراا م‬ ‫ايائبم!نأرمذامأ م ايي ِ ن‬
ِ ‫م‬ ِ
َ ُ ُ ّ
ُ ‫نل‬.‫نفإنبامتل ُبمختاذامبنيمآد َ م‬.‫متيبيم ا َّ ىم‬ ُ ‫نفقالم"ن‬.
‫امذل ُبم ِان ُطيمخ ثم‬ ِ ِ
‫ا ذ ِن‬

“Çfarë ke o Ummus-Seib, apo Ummus-Sejjib që


dridhesh?!” Ajo tha: Ethet, Allahu mos i begatoftë! I tha:
“Mos i shaj ethet, pasi ato i largojnë gjynahet e bijve të
Ademit, siç e largon gjyryku ndryshkun e hekurit.”
[Transmeton Muslimi].
Nga Aishja radijAllahu anha se ka thënë: Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
َّ ً ُ ‫ي ي شتل ن ف امفترهامنم َّ م فع‬
‫مربا ن‬ ‫منمأرمحطمو‬ ‫مهللامربامد‬ ٍ ‫ذصيب ا َ ن‬
‫ُن‬ ‫ا‬
ً
‫ختيئ ن‬

“Kur sprovohet besimtari me një gjëmb apo me më


shumë, Allahu e ngre një shkallë më lart, ose ia fal një
gjynah.” [Transmeton Muslimi].

Robër të Allahut! Shejhul Islam Ibën Tejmije ka përmendur


shlyerëset e gjynaheve, dhe se ato janë dhjetë shkaqe. Ai i
ka shtjelluar ato, dhe permbledhja e tyre është se ka thënë:

“Argumentet nga Kurani dhe Suneti tregojnë se ndëshkimi i


gjynaheve, largohet nga robi me dhjetë shkaqe:

E para: pendimi (bërja teube); dhe për këtë është rënë


dakort mes muslimanëve.

E dyta: istighfari (kërkimi falje Allahut).

E treta: veprat e mira që shlyejnë gjynahet.

E katërta që largon ndëshkimin: lutja e besimtarëve për


besimtarin.

E pesta: ajo që veprohet për të vdekurin prej punëve të


mira.
E gjashta: Shefati (ndërmjetësimi) i Pejgamberit sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem, si dhe ndërmjetësimi i të tjerëve
përveç tij, për gjynahqarët në Ditën e Gjykimit.

E shtata: fatkeqësitë me anë të cilave Allahu i shlyen


gjynahet në dynja.

E teta: ajo çfarë ndodh në varr, prej sprovave, ngushtimit


dhe frikës; vërtetë këto prej shlyerëseve të gjynaheve.

E nënta: lemëritë, vuajtjet dhe tmerret e Dites së Kiametit.

E dhjeta: mëshira e Allahut dhe falja e Allahut, pa bërë


njerëzit ndonjë shkak.”

ْ َّ َّ ُ ََْ َ ُ َ َ َ ُ َ ْ َ َ َّ َ َ َ ْ ُ
‫موع ٰلمأىغ ِي ِه ْهم متق تت م ِ يم َّ ْح َ ِ م اك ِ مۚم ِ َّوم اك َ م َ ِغ ُرم‬ ‫امو ِاديم ا ِلذيمأسرفت‬ ِ ‫رلمذ‬
َُ ْ َّ ً َ َ ُ ‫ُّي‬
‫يعامۚم ِ ى ُ م ُ َتم ا غت ُ م َّار ِح ُن‬
‫يه‬ ِ ‫الىتبم‬

“Thuaj: O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me


gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!
Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai
është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” [ez-Zumer: 53].

O Zot, na i fal ne gjynahet tona, neglithencën tonë në punët


tona, na bëj të qëndrueshëm, dhe na ndihmo mbi popullin
mosbesimtar!

O Zot, na jep të mira në dynja, na jep të mira në Ahiret, dhe


na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!
O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, fali ata o Zoti i
krijesave!

O Zot, pranoje prej nesh, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i


Gjithëdituri! Na e prano lutjen, vërtetë Ti je Dëgjuesi dhe i
Gjithëdituri!

Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë


Muhamed.

Përktheu: Besmir Cacani


Shkodër, 17 Rabia el Euel 1436
08 Janar 2015

You might also like