You are on page 1of 10

Disa gabime

të namazfalësve

Nga shejh:
Ali ibën Jahja el Haddadi

www.forumiselefi.net Page 1
Lavdia i takon Allahut, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë
dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e keqja e
veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush
e humbet, ndërsa atë që Allahu e humbet, nuk ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç
Allahut të Vetëm e të pashok, dhe se Muhammedi është robi dhe
i Dërguari i Tij. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin për të!

‫آمنُوا اتَّـ ُقوا اللَّـوَ َح َّق تُـ َقاتِِو َوََل تَ ُموتُ َّن إََِّل َوأَنتُم ُّم ْسلِ ُمو َن‬ ِ َّ
َ ‫يَا أَيُّـ َها الذ‬
َ ‫ين‬

“O ju të cilët keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu si i


takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” [Aal
Imran: 102].

‫ث ِم ْنـ ُه َما ِر َج ااَل َكثِ ايرا‬


َّ َ‫اح َدةٍ َو َخلَ َق ِم ْنـ َها َزْو َج َها َوب‬
ِ‫سو‬ ِ َّ
َ ٍ ‫َّاس اتَّـ ُقوا َربَّ ُك ُم الذي َخلَ َق ُكم ِّمن نَّـ ْف‬
ُ ‫يَا أَيُّـ َها الن‬
‫ام إِ َّن اللَّـوَ َكا َن َعلَْي ُك ْم َرقِيباا‬ ِ
َ ‫اءلُو َن بِو َو ْاْل َْر َح‬
َ‫س‬
ِ َّ َّ
َ َ‫اء َواتَّـ ُقوا اللـوَ الذي ت‬
‫سا‬
ِ
َ ‫َون‬

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një


njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej
këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe
frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat
e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu
është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” [En-Nisa‟: 1].
‫صلِ ْح لَ ُك ْم أَ ْع َمالَ ُك ْم َويَـغْ ِف ْر لَ ُك ْم ذُنُوبَ ُك ْم‬
ْ ُ‫آمنُوا اتَّـ ُقوا اللَّـوَ َوقُولُوا قَـ ْواَل َس ِدي ادا ۝ ي‬
َ ‫ين‬
ِ َّ
َ ‫يَا أَيُّـ َها الذ‬
‫يما‬ ِ َ َ‫َوَم ْن يُ ِط ِع اللَّوَ َوَر ُسولَوُ فَـ َق ْد ف‬
‫از فَـ ْوازا َعظ ا‬
www.forumiselefi.net Page 2
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe thoni vetëm të
vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë
gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të
arrijë një fitore madhështore.” [el Ahzab: 70]. Më pas:
O muslimanë! Vërtetë kush mediton rreth gjëndjes së disa
namazfalësve, do të gjejë një grumbull gabimesh; qofshin ato në
abdes, para namazit, gjatë namazit apo pas tij. Për një temë të
tillë nuk mjafton një hytbe apo dy, mirëpo do të trajtojmë disa
nga këto gabime, në mënyrë që muslimani t‟i braktisë ato dhe të
ketë shpërblim dhe namaz më të plotë.
Prej gabimeve në abdes është mosplotësimi i larjes së
obliguar, e kjo duke lënë një pjesë të fytyrës pa larë, apo të
krahut, sidomos tek bërrylat, apo në këmbë, dhe sidomos tek
pjesa e themrave. Shumë njerëz nuk sigurohen nëse uji ka arritur
plotësisht gjymtyrën për të cilën është urdhëruar të lajë. Ka
thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

‫ويل لألعقاب من النار‬

“Mjerë për themrat nga Zjarri”, dmth se pjesa që nuk e ka


arritur uji, është e kërcënuar me djegie në Zjarr, Allahu na
strehoftë dhe ndihmoftë!
Prej gabimeve në abdes, është larja mbi tre herë e
gjymtyrëve, dhe përsëritja e fshirjes së kokës më shumë se një
herë; kjo shtesë nuk është e ligjëruar, dhe njeriu nuk shpërblehet

www.forumiselefi.net Page 3
për të, bile kjo është tejkalim [i kufirit], padrejtësi dhe veprim i
keq.
Prej gabimeve është edhe përshpejtimi për në namaz,
ndërsa e ligjëruar është të ecet me qetësi. Disa prej sahabëve i
bënin hapat e vegjël me qëllim që të kishin shpërblim më shumë
dhe grada më të larta. Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka
thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

‫ فما أدركتم‬،‫ وعليكم بالسكينة‬،‫ وأتوىا وأنتم تمشون‬،‫إذا أقيمت الصالة فال تأتوىا وأنتم تسعون‬
‫ وما فاتكم فأتموا‬،‫فصلوا‬

“Nëse bëhet ikameti për namaz, ath mos ejani duke


përshpejtuar, mirëpo ejani duke ecur dhe jini të qetë; çfarë
të zini nga nga namazi faleni, dhe çfarë t’ju ikë plotësojeni.”
[Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi].
Poashtu prej gabimeve është ulja në xhami përpara faljes së
dy rekateve, e kjo ndodh me disa namazfalës, sidomos në ditën e
xhuma kur hyn në xhami dhe imami po mban hytbe. Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‫إذا دخل أحدكم المسجد فال يجلس حتى يصلي ركعتين‬

“Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami, ath mos të ulet


derisa t’i falë dy rekate.”
Gjithashtu prej gabimeve është edhe falja e namazit nafile
pasi bëhet ikameti për namaz, kurse Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
www.forumiselefi.net Page 4
‫إذا أقيمت الصالة فال صالة إَل المكتوبة‬

“Nëse bëhet ikameti për namaz, ath nuk ka namaz përveç


atij farz.”
Nëse hyn në xhami pas ikametit, ath hyr [në namaz] me
imami menjëherë, dhe mos fal nafile; as “tahijjetul mesxhid”
dhe as sunet para namazi. E nëse bëhet ikameti ndërsa ti po
falesh, ath ndërprite namazin, përveç nëse të ka mbetur më pak
se një rekat.
Prej çështjeve që neglizhojnë shumë namazfalës është edhe
mos drejtimi i rreshtave siç ka urdhëruar Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, mos afrimi dhe mos bashkimi i tyre. Ka thënë i
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

‫ليخالفن اهلل بين قلوبكم‬


ّ ‫لتسون صفوفكم أو‬
ّ
“Ose do t’i bashkoni rreshtat tuaj, ose Allahu do t’ju
përçajë.” Dhe ka thënë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
‫من وصل ص ّفا وصلو اهلل و من قطع ص ّفا قطعو اهلل‬

“Kush e lidhën një rresht, Allahu i mban lidhjet me të, dhe


kush e shkëput një rresht, Allahu i shkëput lidhjet me të.”
[Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi].
Allahu më bekoftë mua dhe ju me Kuranin Madhështor,
dhe më sjelltë dobi mua dhe ju me udhëzimin e zotëriut të
pejgamberëve. Them këto fjalë, dhe i kërkoj Allahut Madhështor

www.forumiselefi.net Page 5
falje nga çdo gjynah për mua dhe ju, gjithashtu edhe ju kërkojini
falje, vërtet Ai është Pendimpranuesi, Mëshirëploti.

‫ ۝‬Hytbeja e dytë‫۝‬

Lavdia i takon Allahut për bamirsitë e Tij, falenderimi i


qoftë Atij për suksesin dhe mirësitë e Tij. Dëshmoj se nuk ka të
adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashok, dhe
dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin për të, familjen dhe shokët e tij.
Më pas:
O besimtarë! Prej gabimeve në namaz është edhe
mosqetësimi në të, bile namazfalësi e falë [namazin] shpejt e
shpejt, dhe nuk e përkujton Allahun në namaz vetëm se pak.
Qetësimi është shtyllë prej shtyllave të namazit, dhe namazi nuk
është i saktë vetëm se me të. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem i ka thënë një burri që e shikoi se nuk ishte qetësuar në
namazin e tij:

‫ارجع فصل فإنك لم تصل‬

“Kthehu dhe falu sepse vërtetë ti nuk je falur”, dmth nuk e ke


faluar namazin siç është ligjëruar.
Prej gabimeve është edhe paraprirja e imamit [në namaz].
Është transmetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

www.forumiselefi.net Page 6
ndalesa e ashpër për atë që e paraprin imamin e tij, si psh duke
ngritur kokën përpara tij, apo duke bërë ruku apo sexhde përpara
tij. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra
radijAllahu anhu se ka thënë: ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:

‫أما يخشى أحدكم إذا رفع رأسو قبل اإلمام أن يجعل اهلل رأسو رأس حمار أو يجعل صورتو صورة‬
‫حمار‬

“A nuk frikësohet ndonjëri prej jush kur e ngre kokën


përpara imamit se mos Allahu ia kthen kokën e tij në kokë
gomari, apo pamjen e tij në pamje gomari?!”
Gjithashtu prej gabimeve është vonimi i madh i veprimeve
pas veprimeve të imamit, mirëpo imami është bërë që të ndiqet.
Ka thënë el Bera‟ ibën Aazib radijAllahu anhu: kemi qënë pas
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,
‫فكان إذا انحط من قيامو للسجود َل يحني أح ٌد منا ظهره حتى يضع رسول اهلل صلى اهلل عليو‬
‫وسلم جبهتو على اْلرض‬

“dhe kur ai ulej për të bërë sexhde, asnjëri nga ne nuk e


përkulte shpinën e tij derisa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem ta vendoste ballin e tij në tokë.” [Transmetojnë
Buhariu dhe Muslimi].
Tek paraprirja bën pjesë edhe ngritja për të plotësuar
namazin para se imami të përfundojë dhënien e selamit. Ka
thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

www.forumiselefi.net Page 7
‫أيها الناس إني إمامكم فال تسبقوني بالركوع وَل بالسجود وَل بالقيام وَل بالقعود وَل باَلنصراف‬

“O njerëz! Vërtetë unë jam imami juaj, kështu që mos më


paraprini me ruku, as me sexhde, as me ngritje në këmbe, as
me ulje dhe as me largim.” Me “largim” dmth me selam.
Poashtu prej gabimeve është se disa hyjnë në xhami kur
imami është në sexhde, kur është mes dy sexhdeve apo e
ngjashme, dhe ngelën duke pritur imamin derisa të ngrihet,
ndërsa Suneti është bashkangjitja me të në çfarë do pozicioni të
jetë imami, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka
thënë:

‫فما أدركتم فصلوا‬

“Çfarë të zini [nga namazi] faleni.”


Frikësohuni Allahut o robër të Tij, dhe dërgoni selame dhe
salavate për atë që ju ka urdhëruar Allahu të dërgoni dhe ka
thënë:
ِ ِ ِ َّ ِ ِ
‫صلُّوا َعلَْيو َو َسلِّ ُموا تَ ْسل ا‬
‫يما‬ َ ‫آمنُوا‬ َ ‫صلُّو َن َعلَى النَّب ِّي يَا أَيُّـ َها الذ‬
َ ‫ين‬ َ ُ‫إِ َّن اللَّوَ َوَمالئ َكتَوُ ي‬
“Vërtetë Allahu dhe melaiket e Tij dërgojnë salavate mbi
Pejgamberin. O ju të cilët keni besuar! Dërgoni salavate dhe
selame për të.” [el Ahzab: 56].
O Zot! Dërgo salavate dhe selame mbi robin dhe
Pejgamberin Tënd Muhamed, familjen dhe shokët e tij. O Zot!
Kënaqu me të devotshmit punëmirë; Ebu Bekrin, Umerin,

www.forumiselefi.net Page 8
Uthmanin, Aliun, me të „Përgëzuarit me Xhenet‟, me pjestarët e
“Beslidhjes së Pemës”, me të gjithë sahabët dhe tabi‟inët.
O Zot! Lartësoje Islamin dhe muslimanët, përçmoje shirkun
dhe mushrikët, ruaje Fenë, dhe bëje këtë vend të sigurtë, të qetë
dhe gjitha vendet e muslimanëve [bëji të tilla]!
O Zot! Na bëj të sigurtë në vendet tona, ndreqi prijësat
tanë, ndërsa njerëzit që të frikësohen dhe ndjekin kënaqësinë
Tënde bëji të na prijnë!
O Zot! Jepi sukses prijësit tonë drejt asaj që Ti don dhe je i
kënaqur prej fjalëve dhe veprave, o i Përjetshmi dhe i
Plotfuqishmi! O Zot! Ndreqe shoqërinë [e prijësit], o
Madhështori dhe Bujari!
O Zot! Ne të kërkojmë Xhenetin dhe çfarë të afron në të
prej fjalëve dhe veprave, dhe kërkojmë strehim tek Ti nga Zjarri
dhe çfarë të afron në të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot! Ne të kërkojmë gjuhë përkujtuese, zemra të kulluara
dhe sjellje të dëlira.
O Zot! Na mëso çfarë na sjell dobi, dhe na jep dobi nga ajo
që kemi mësuar!
Robër të Allahut! Vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi,
bamirësi dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin,
veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që të
përkujtoni, kështu që përkujtoni Allahun Madhështor që t‟ju
kujtojë juve, falenderojeni për mirësitë e Tij që t‟ju shtojë, dhe
www.forumiselefi.net Page 9
përkujtimi i Allahun është [diçka] më e madhe, dhe Allahu e din
se çfarë veproni.

Burimi: http://www.haddady.com/ra_page_views.php?id=484&page=16&main=5

Përktheu: Besmir Cacani

www.forumiselefi.net Page 10

You might also like