You are on page 1of 32

Blegina Bezo (Hasko)

Edukata
shoqërore
Libër Mësuesi 6

Tiranë, 2012

1
SHTEPIA BOTUESE ERIK

Botues:
Dëshira SHEHU

Autor:
Blegina Bezo (Hasko)

Redaktore përgjegjëse:
Anila KONOMI

Arti grafik, studio grafike “ERIK” Botime:


Edlir PODA

Kopertina:
Blerina Balla DAUTI

Botimi i parë, viti 2012

© ERIK BOTIME
Të gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara.
Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi,
përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga Shtëpia
Botuese “ERIK”.

Botimet “ERIK”
Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.
Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;
Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442
E-mail: erikbotime@mail.com, web: www.erikbotime.com

2
Përmbajtja

Kreu 1. Individët, grupet, institucionet


Ligjet dhe rregullat. Roli i tyre në shoqëri............................................................................12
Këshilli i Evropës........................................................................................................................14
Disa nene nga konventa mbi të drejtat e fëmijës...............................................................16

Kreu 2. Idealet dhe praktikat e qytetarisë


Pakicat kombëtare dhe vlerat e tyre....................................................................................22

Kreu 3. Pushteti, Autoriteti, Qeverisja


Hartimi dhe miratimi i një ligji................................................................................................24

Kreu 4. Prodhimi dhe shpërndarja


Puna dhe shkollimi.....................................................................................................................26
Disa nga konceptet dhe aftësitë bazë të edukimit për qytetari demokratike..............28
Test..................................................................................................................................................29

3
4
Hyrje
Libri i mësuesit, i tekstit “Edukata shoqërore 6”,
është ndërtuar në përputhje me tekstin e edukatës sipas
programit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e
Shkencës.
Në këtë libër vihen në shërbim të mësuesve të edukatës
modele orësh mësimore, duke mos prekur hapësirat që ka
vetë mësuesi për të përcaktuar, ideuar e organizuar orën e
mësimit. Në libër është paraqitur fillimisht plani mësimor
i ndarë në kapituj e orë mësimi me objektivat kryesore
sipas niveleve dhe mjetet e nevojshme që do të përdoren
gjatë orës së mësimit.
Zhvillimi i mësimit është modeluar sipas strukturës
PNP. Edukata shoqërore 6 ka gjithsej 28 tema të reja të
ndara në 4 kapituj, 3 orë përforcim konceptesh dhe 4 orë
të lira që plotësojnë programin vjetor prej 28 orësh.
Çdo orë mësimore kalon në tre faza:
- Faza I: Parashikimi ose evokimi. Mësuesi shkruan
temën e re në dërrasë dhe i njeh nxënësit me objektivat që
do të arrihen, mjetet që do të përdoren, fjalët kyçe që do
të trajtohen. Përmes të pyeturit mësuesja nxit te nxënësit
të kujtojnë njohuritë e marra më parë, që do t’i shërbejnë
në fazën e dytë. Metodat që përdoren më tepër në këtë
fazë janë: bashkëbisedimi, debati, kllasteri, krahasimi, stuhi
mendimi etj.
- Faza II: Ndërtimi i njohurive. Jepen njohuritë e
reja duke nxitur te nxënësit mendimin kritik për njohuri,
të cilat i kanë mësuar në klasat e mëparshme, në lëndë të
tjera apo i kanë dëgjuar në mjetet e informimit. Mësuesja
përdor metoda të tilla, si diagram veni, punë në grupe,
kllaster etj.
- Faza III: Përforcim ose reflektim. Kjo fazë përfshin
një përmbledhje të çështjeve kryesore të temës së re.
Mësuesja shfrytëzon punën me tekstin, tabelat, komenton
fotot, mund të zhvillojë një minitest duke përforcuar
konceptet kryesore.

5
Plani mësimor 
Edukata Shoqërore 6 
 
35 jave X 2 orë/javë       35 orë 
Njohuri të reja             28 orë 
Orë të lira          7 orë 
 
Nr. i  Tema mësimore për  Materiali burimor dhe mjetet 
Kreu  Objektivat e Kreut 
orëve  çdo orë mësimi  mësimore 
• Të rendisë disa rregulla dhe ligje 
Rregullimi i  Kushtetuta, Kodi Rrugor, Kanuni i Lek 
• Të shpjegojë termin “marrëdhënie shoqërore” 
1  marrëdhënieve  Dukagjinit, pamje që lidhen me 
• Të tregojë rëndësinë e rregullimit të marrëdhënieve 
shoqërore  rregullat dhe ligjet,  
shoqërore me anë të rregullave dhe ligjeve 
• Të listojë arsyet e domosdoshmërisë së rregullave dhe 
ligjeve në shoqëri  Kushtetuta, dispozitat normative të 

6
• Të  vërë  në  dukje  rolin  e  ligjeve  në  shkollë,  familje,  Ligjet e rregullat dhe roli  arsimit, Kodi i Familjes, pamje të 

punë, etj.  i tyre në shoqëri  ndryshme që lidhen me rregullat dhe 
• Të argumentojë rolin e ligjit si mbrojtës i interesave të  ligjet, 
individit 

(8 orë) 
• Të listojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut sipas 
Deklaratës Universale  Deklarata Universale e të drejtave të 
• Të shpjegojë nevojën e respektimit të të drejtave dhe  Të drejtat dhe liritë  njeriut, Konventa për mbrojtjen e të 

lirive të individit  themelore të njeriut  drejtave të fëmijëve, Kushtetuta, 

INDIVIDËT, GRUPET, INSTITUCIONET 
• Të analizojë respektimin dhe garantimin e të drejtave  pamje që lidhen me  
në ligjet shqiptare 
• Të përkufizoni termin “atdhetari”  Kushtetuta, pamje të ndryshme që 
4  Atdhetaria 
• Të  tregoni  si  shfaqet  atdhetaria  në  një  shoqëri  lidhen me veprimtari për 
demokratike atdhedashurinë, 
• Të analizoni rëndësinë e përmbushjes së përgjegjësive 
ndaj atdheut 
• Të listojë disa nga vlerat dhe përgjegjësitë 
Rregullorja e shkollës, dispozitat 
• Të vërë në dukje rëndësinë e vlerave si e vërteta dhe 
Vlerat shoqërore dhe  normative për arsimi, pamje të 
5  drejtësia 
përgjegjësitë   ndryshme që tregojnë vlerat dhe 
• Të  analizojë  disa  nga  përgjegjësitë  kryesore  të 
përgjegjësitë shoqërore 
qytetarëve në një shoqëri demokratike 
• Të listojë disa shërbime të qeverisë vendore  Kushtetuta, Ligji për Organizimin dhe 
• Të tregojë rëndësinë e qeverisjes në shoqëri  Funksionimin e Qeverisjes Vendore, 
6  Qeverisja dhe komuniteti 
• Të  krahasojë  funksionet  e  qeverisë  qendrore  dhe  pamje nga jeta dhe puna në 
vendore në lidhje me komunitetin  komunitet 
• Të përkufizojë termin ‘vendimmarrje’ 
Kushtetuta, materiale të shtypit që 
• Të dallojë mënyrat e marrjes së një vendimi si individ, 
lidhen me vendimmarrjen, Kuvendin e 
7  grup dhe institucion  Vendimmarrja 

7
Shqipërisë, foto nga mbledhjet e 
• Të  analizojë  rëndësinë  e  mirëkuptimit  dhe 
senatit të shkollës 
bashkëpunimit në vendimmarrje 
• Të tregojë ç’është Këshilli i Evropës  Informacione për KE‐në, pamje dhe 
• Të vërë në dukje qëllimin e krijimit dhe ekzistencës së  foto të flamurit, selisë së KE‐së, mjete 
8  Këshilli i Evropës 
Këshillit të Evropës  zanore për himnin e Këshillit të 
• Të rendisë disa nga strukturat e kësaj organizate  Evropës 

 
9  Përforcim konceptesh    
• Të përkufizojë termin ‘përgjegjësi qytetare’  Konventa e të drejtave të njeriut, 
• Të  shpjegojë  nevojën  e  lidhjes  së  të  drejtave  me  mjete kancelarie (tabakë, lapustila, 
Të drejtat dhe 
10  përgjegjësitë qytetare  lapsa me ngjyra) për veprimtari 

orë) 
përgjegjësitë e qytetarit 
• Të  argumentojë  pse  pjesëmarrja  dhe  gjykimi  i  drejtë  krijuese për të drejtat dhe 

IDEALET DHE 
PRAKTIKAT E 
QYTETARISË (8 
në një juri është përgjegjësi qytetare  përgjegjësitë, foto nga veprimtari të 
ndryshme konkurruese (olimpiada, 
Kushtetuta, magnetofon dhe kaseta 
• Të përkufizojë termin ‘pakicë kombëtare’ 
ose CD me këngë të minoriteteve në 
• Të dallojë karakteristikat e pakicave kombëtare në  Pakicat kombëtare dhe 
11  vendin tonë, foto dhe pamje të 
vendin tonë  vlerat e tyre 
ndryshme nga jeta dhe kultura e 
• Të analizojë vlerat e pakicave për demokracinë 
pakicave  
• Të listojë disa nga sjelljet e pahijshme në shkollë ose 
shoqëri  Botime për të drejtat e njeriut, të 
• Të tregojë disa mënyra për kundërshtimin dhe luftën  drejtave të fëmijëve, rregullorja e 
12  Sjelljet e pahijshme 
ndaj sjelljeve të pahijshme   shkollës, foto me pamje nga 
• Të analizojë rëndësinë e përgjegjësisë së gjithsecilit  aksidentet, pllakate kundër dhunës  
për sjelljen e pahijshme 
• Të përkufizojë termin ‘krim’  Kushtetuta, Kodi Penal, pamje me 
• Të vë në dukje shkaqet e përfshirjes së të rinjve në  foto nga puna e policisë, 
13  rrugën e krimit  Për një shoqëri të sigurt  bashkëpunimi me forcat e rendit, foto 
• Të analizojë rëndësinë e parandalimit të krimit nga të  nga qendrat e rehabilitimit dhe 

8
rinjtë  burgjeve për të miturit 
• Të  dalë  në  përfundim  se  përdorimi  i  drogave  është  i 
dëmshëm për shëndetin  Deklarata e të drejtave universale, 
• Të  vërë  në  dukje  rëndësinë  e  parandalimit  të  broshura për duhanin, drogën, dhe 
Drogat dhe dëmtuesit e 
14  përdorimit të substancave të dëmshme  dëmtuesit e tjerë të shëndetit, foto 
tjerë të shëndetit 
• Të  shpjegojë  kontributin  individual  lidhur  me  me pamje nga përdorimi dhe 
parandalimin e përdorimit të drogave nga të rinjtë dhe  aksidentet nga përdorimi i dëmtuesve 
adoleshentët 
• Të përkufizojë termin ‘HIV/AIDS’  Broshura dhe botime të tjera për 
15  • Të vërë në dukje rrugët e transmetimit të tyre  HIV/AIDS  HIV/AIDS, foto me pamje nga persona 
• Të argumentojë mënyrat e parandalimit të përhapjes  të infektuar, veprimtari të ndryshme, 
postera dhe pllakate ndërgjegjësuese
• Të rendisë disa nga rregullat për shkrimin e një letre  Modele letrash, tabakë, lapustila, zarf, 
për një zyrtar vendor 
pullë, Ligji për Organizimin dhe 
• Të përcaktojë mënyrën se si përcillet mesazhi në një  Letër drejtuar një zyrtari 
16  Funksionimin e Qeverisjes Vendore, 
letër drejtuar një zyrtari  të pushtetit vendor 
foto me pamje nga njësite vendore 
• Të analizojë rëndësinë që ka zbatimi i rregullave për të 
shkruar një letër drejtuar një zyrtari 
(kryetar komune/bashkie) 
• Të përkufizojë termin ‘shoqatë’ 
• Të tregojë qëllimin e krijimit të një shoqate  Shoqata, qëllimi dhe  Ligjit për Shoqatat Jo‐Fitimprurëse, 
17 
• Të  analizojë  anët  e  dobishme  të  misionit  të  një  funksionimi i saj  foto të veprimtarive të shoqatave 
shoqate 

 
18  Përforcim konceptesh   
• Të përkufizojë termat ‘ligj’ dhe ‘zakon’  
Kushtetuta, Kodi Civil, konventa, foto 
• Të vërë në dukje ndryshimet midis ligjeve dhe 
Zakonet dhe ligjet dhe  me pamje nga zakone e rite të 
19  zakoneve 
funksionimi i tyre  ndryshme të zonave nga vijnë 

9
• Të analizojë rëndësinë e zakoneve dhe respektimit të 
nxënësit 
tyre 
• Të përshkruajë me fjalët e tekstit rëndësinë e ligjeve 
Kushtetuta, dispozitat normative të 
• Të vërë në dukje ndikimin e ligjeve në shoqëri   Rëndësia e ligjeve në 
20  arsimit, rregullorja e shkollës, Kodi i 
• Të  dalë  në  përfundimin  se  ligjet  ndihmojnë  në  jetën tonë 
Familjes, Rregullorja e Kuvendit,  

(7 orë) 
zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e shoqërisë 
• Të rendisë hapat e miratimit të ligjeve  Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit, 
• Të vërë në dukje nevojën për informimin e ndryshimit  Hartimi dhe miratimi i  Fletorja zyrtare, foto me pamje nga 
21 
të ligjeve  një ligji  puna e Kuvendit, komisioneve 

PUSHTETI, AUTORITETI, QEVERISJA 
• Të analizojë domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjeve  kuvendore 
• Të përkufizojë termat “të drejta” dhe “përgjegjësi”  Të drejtat dhe  Konventa për mbrojtjen e të drejtave 
22 
• Të tregojë përgjegjësitë qytetare ndaj shtetit dhe  përgjegjësitë në një  të njeriut, Kushtetuta, Deklarata 
institucioneve të tij  shoqëri demokratike Universale, foto nga jeta dhe 
• Të shpjegojë rëndësinë e shoqërimit të të drejtave me  veprimtaria në një shoqëri 
përgjegjësitë  demokratike 
Kushtetuta, Ligji për Mbrojtjen e të 
• Të listojë disa nga të drejtat e fëmijëve 
Drejtave të Fëmijëve, Deklarata e të 
• Të tregojnë rëndësinë e Konventës së të Drejtave të  Të drejtat dhe 
23  drejtave të fëmijëve, foto nga jeta 
Fëmijëve  përgjegjësitë e fëmijëve 
dhe veprimtaria e fëmijëve, poster 
• Të krahasojë të drejtat me përgjegjësitë 
për të drejtat e fëmijëve 
• Të listojë të drejtat e pakicave 
• Të vë në dukje institucionet e mbrojtjes së të drejtave  Kushtetuta, botime dhe foto të 
24  dhe lirive të pakicave në vendin tonë  Të drejtat e pakicave   ndryshme nga veprimtaria e pakicave 
• Të analizojë domosdoshmërinë e respektimit të të  në vendin tonë, Kodi Civil,  
drejtave të pakicave në një shtet demokratik 
• Të listojë gjykatat dhe llojet e çështjeve që gjykohen  Kushtetuta, ligjet për sistemin e 
në to 

10
drejtësisë dhe gjykatave dhe sistemit 
• Të vërë në dukje rrugën e ndjekur për një çështje nga  Sistemi gjyqësor në 
25  gjyqësor në Shqipëri, foto me pamje 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor deri në Gjykatë të Lartë  Shqipëri 
nga një proces gjyqësor, sallë gjyqi, 
• Të  dalë  në  përfundimin  pse  njerëzit  i  drejtohen 
gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve 
gjykatë 

 
26  Përforcim konceptesh   
Kodi i Punës, Kushtetuta, kopje të një 
• Të përkufizojë termat “punë” dhe “shkollim”  kontrate pune, foto me pamje nga 
27  • Të rendisë llojet e punës   Puna dhe shkollimi  vende pune dhe profesione të 
• Të analizojë lidhjen e punës me arsimin  ndryshme, të laboratorë të 
universiteteve 

PRODHIMI DHE 
• Të përkufizojë termat ‘punë’ dhe ‘karrierë’  Kodi i Punës, foto të personaliteteve 
28  Aftësitë dhe karriera 

SHPËRNDARJA (5 orë) 
• Të rendisë llojet e punës  të politikës, punës, artit, sportit, që 
• Të analizojë lidhjen midis punës, arsimit dhe karrierës  kanë bërë karrierë, foto me pamje 
nga profesione të ndryshme pune 
• Të përkufizojë termin ‘CV’ (jetëshkrim)  Kopje të CV‐ve të ndryshme (formati i 
Hartimi i CV‐së dhe 
29  • Të rendisë elementët përbërës të një CV  BE‐së për CV), foto nga intervista 
intervista e punës 
• Të përshkruajë procesin e intervistës për punë  pune, foto të mjediseve të punës 
• Të përkufizojë termin ‘tregu i punës’ 
Kodi i Punës, botime dhe gazeta me 
• Të rendisë disa nga burimet e informacionit për tregun 
Tregu i punës dhe  njoftime pune, foto me pamje nga 
30  e punës 
burimet e informacionit  njoftime të ndryshme në internet, 
• Të  analizojë  elementët  e  tregut  të  punës  dhe 
revista, gazeta 
rëndësinë e burimeve të tij 
• Të përkufizojë termin ‘buxhet’  Ligji për biznesin, Kodi Civil, foto me 
• Të tregojë rrugët e planifikimit dhe përdorimit të të  pamje nga blerje në qendra tregtare, 
31  Si të hartojmë një buxhet 
ardhurave   supermarket, materiale të ndryshme 
• Të hartojë një buxhet vetjak  kancelarie (tabakë, lapustila) 
32    Orë e lirë   

11
33    Orë e lirë   
34    Orë e lirë   
35    Orë e lirë   
 
Kreu
1 Individët, grupet, institucionet

Mësimi 1.2
Ligjet dhe rregullat.
Roli i tyre në shoqëri
Në përfundim të • të listojnë arsyet e domosdoshmërisë së rregullave dhe ligjeve në shoqëri;
mësimit nxënësit • të vënë në dukje rolin e ligjeve në shkollë, familje, punë etj.;
do të jenë të aftë: • të argumentojnë rolin e ligjit si mbrojtës i interesave të individit.

Fjalët kyçe: ligje, rregulla


Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: kushtetuta, rregullorja e shkollës, ligji “Për Arsimin
Parauniversitar”
Struktura e mësimit:
P Marrëdhënie pyetje-përgjigje 10 min
N Stuhi mendimesh 25 min
P Diagrami i Venit 10 min
 
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigje
Mësuesja u drejton nxënësve pyetjet:
• Ç’është ligji? Po rregulli?
• Thoni një ligj dhe një rregull.
• Kush i harton ligjet?
• Çfarë ndodh kur shkelen ligjet apo rregullat?

Mësuesja i shkruan në tabelë disa nga përgjigjet e nxënësve dhe u shpjegon


rëndësinë dhe rolin e tyre në rregullimin e jetës në shoqëri.

Ndërtimi i njohurive: Stuhi mendimesh


Mësuesja ndërton në tabelë skemën e ditarit dy-pjesësh, ndërkohë nxënësit
lexojnë duke nënvizuar çështjet kryesore, dhe bëjnë komentet përkatëse në fletoret
e tyre.

12
Fjala ose çështja Komenti nga nxënësi
Ndikimi i ligjeve dhe rregullave • Shoqëria funksionon sipas rregullave dhe
ligjeve të saj
• rregullojnë marrëdhëniet në familje, në
shkollë, në punë
• sigurojnë jetën e qytetarëve

Rëndësia e ligjeve dhe rregullave


• disa nga rregullat dhe ligjet në mesjetë
shkelnin të drejtat e njeriut;
• Kanë rol thelbësor në çdo aspekt të jetës,
1
‐ Në shkollë (si duhet të sillen mësuesit e
nxënësit, orari i mësimeve, uniformat,
etj.)
‐ Në jetën familjare dhe atë të
përditshme, si ndarja e detyrave, të
drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, etj.
‐ Në jetën ekonomike, si marrëdhëniet
mes punëdhënësve e punëmarrësve,
kontratat, etj.
‐ Në jetën sportive dhe artistike, rregullat
e sporteve, të artit (konkurset,
festivalet, kampionatet,) etj.
 

Përforcimi: Diagrami i Venit


Nxënësit plotësojnë diagramin, duke gjetur të përbashkëtat dhe të veçantat
midis ligjeve dhe rregullave.

                                           
Të përbashkëtat 
Ligjet                    Rregullat 

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në


grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie
Shkruani në fletore disa nga rregullat që keni vendosur në familjen tuaj.

13
Mësimi 1.8 Këshilli i Evropës

1 Në përfundim të - të tregojnë ç’është Këshilli i Evropës;


mësimit nxënësit - të vënë në dukje qëllimin e krijimit dhe ekzistencës së Këshillit të
do të jenë të aftë: Evropës;
- të renditni disa nga strukturat e kësaj organizate.

Fjalët kyçe: Këshilli i Evropës, Anëtarësi, Strukturat e Këshillit,


Të drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: Informacionet e dhëna për KE-në dhe BE-në, flamurin e BE-së,
hartën memece të Evropës, flamujt e shteteve anëtare.

Struktura e mësimit:

P Parashikimi me terma paraprakë 5 min


N Harta e mendjes 30 min
P Marrëdhënie pyetje-përgjigje 10 min
 

Zhvillimi i mësimit:
Parashikimi me terma paraprakë
Kjo metodë nxit nxënësit të kenë kureshtje për të lexuar mësimin dhe për të
zhvilluar imagjinatën për një kuptim më të mirë të informacionit gjatë leximit.
Nxënësi vihet në rolin e një zbuluesi. Mësuesi shkruan në tabelë termat si dhe
vendos foto të flamurit e selisë së KE-së, ku nxënësit bëjnë lidhjen mes këtyre
termave dhe fotove me informacionin që do të marrin në mësimin e ri. Mësuesja
dëgjon përgjigjet e nxënësve dhe më pas vë të dëgjojnë himnin e Këshillit të
Evropës.

Ndërtimi i njohurive: Harta e mendjes


Mësuesja udhëzon nxënësit të lexojnë dhe të nënvizojnë pjesët kryesore të
mësimit, ndërkohë që shkruan në tabelë togfjalëshin “Këshilli i Evropës”.
Kjo metodë i bën nxënësit të kuptojnë se si lidhet informacioni brenda
përmbajtjes së një tabloje. Me anë të një skeme bëhet e mundur lidhja midis
koncepteve dhe ideve kryesore, të cilat paraqiten në mënyrë të strukturuar.

14
Data e krijimit: 5 maj 
1949; 
Selia: Strasburg, 
Francë; Anëtarësia: 

1
45 shtete; 

Strukturat: Komiteti i 
Arsyeja e krijimit:  Ministrave, 
Uniteti midis  Këshilli i  Asambleja 
shteteve të Evropës  Parlamentare,  
pas Luftës  II  Evropws Kongresi i 
Botërore;   Autoriteteve Vendore 
e Rajonale

Qwllimi: mbrojtja e të
drejtave të njeriut, 
forcimi i 
demokracisë, sundimi 
i ligjt 

Përforcimi: Marrëdhënie pyetje-përgjigje


Mësuesja drejton pyetjet e mëposhtme për të parë përvetësimin e njohurive të reja:
1. Ç’është Këshilli i Evropës dhe pse u krijua ai?
2. Cili është qëllimi i veprimtarisë së KE-së?
3. Cilat janë strukturat e KE-së?

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në


grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie
Mblidhni dhe sillni në klasë materiale të ndryshme për Këshillin e Evropës dhe
strukturat e tij. Krijoni me to një album.

15
Disa nene nga Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës
Pjesa 1

Neni 1
Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç,
me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me
legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.

Neni 2
1. Shtetet Palë angazhohen të respektojnë të drejtat e përmendura në këtë
Konventë dhe t’ia garantojnë ato çdo fëmije, që përfshihet në juridiksionin e
tyre, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, opinioni
politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore, pasuria,
paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij
ose përfaqësuesve të tij ligjorë.
2. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e duhura, me qëllim që fëmija të jetë
efektivisht i mbrojtur nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, për
shkak të pozitës, veprimtarive, opinioneve të shprehura ose bindjeve të prindërve
të tij, të përfaqësuesve të tij ligjorë ose të anëtarëve të familjes së tij.

Neni 3
1. Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga
institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet
administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë
konsiderata mbizotëruese.
2. Shtetet Palë angazhohen që t’i sigurojnë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin
e nevojshëm për mirëqenien e tij, duke pasur parasysh të drejtat dhe detyrat e
prindërve të tij, të kujdestarëve të tij ligjorë ose të personave të tjerë ligjërisht
përgjegjës për të dhe, për këtë qëllim, ata marrin të gjitha masat legjislative dhe
administrative përkatëse.
3. Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen
për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e
caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit,
të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.
Neni 4
16
Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative
e të tjera të nevojshme, për të vënë në jetë të drejtat e njohura në këtë Konventë.
Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore, Shtetet Palë marrin të
gjitha masat e mundshme, në bazë të burimeve që disponojnë dhe, kur është nevoja,
në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Neni 5
Shtetet Palë respektojnë përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat që kanë prindërit
ose, sipas rastit, anëtarët e familjes së zgjeruar ose të bashkësisë, siç parashikohet
nga zakoni i vendit, kujdestarët ose persona të tjerë ligjërisht përgjegjës për fëmijën,
për t’i dhënë këtij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij, drejtimin dhe
udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.

Neni 6
1. Çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar.
2. Shtete Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën
dhe zhvillimin e fëmijës.
Neni 7
1. Fëmija regjistrohet menjëherë sapo lind dhe qysh atëherë ka të drejtën të
ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe, brenda mundësive, të drejtën
për të njohur prindërit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.
2. Shtetet Palë sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave, në përputhje me
legjislacionin e tyre kombëtar dhe me detyrimet që rrjedhin nga instrumentet
përkatëse ndërkombëtare në këtë fushë, sidomos në rastet kur, në mungesë të tyre,
fëmija do të mbetej pa shtetësi.

Neni 8
1. Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur
identitetin e tij, përfshirë këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare, sipas
ligjit, pa ndërhyrje të paligjshme.
2. Në qoftë se një fëmije i mohohen në mënyrë të paligjshme disa ose të gjithë
elementet e identitetit të tij, Shtetet Palë i japin atij ndihmën dhe mbrojtjen e
duhur, me qëllim që identiteti i tij të rivendoset shpejt.

Neni 9
1. Shtetet Palë garantojnë që fëmija të mos ndahet nga prindërit kundër
dëshirës së tyre, përveç rastit kur autoritetet kompetente, në bazë të rishikimit
gjyqësor, vendosin që, në përputhje me ligjin dhe procedurat përkatëse kjo ndarje
është e domosdoshme, në interesin më të lartë të fëmijës. Ky vendim mund të jetë
i nevojshëm në raste të veçanta, si ai kur prindërit keqtrajtojnë ose nuk kujdesen
për fëmijën, ose kur ata jetojnë të ndarë dhe kur duhet vendosur se ku duhet të
banojë fëmija.

17
2. Në të gjitha rastet e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, të gjitha palët
e interesuara duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutim dhe të bëjnë
të njohura mendimet e tyre.
3. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës së ndarë nga njëri ose nga të dy
prindërit, që të mbajë rregullisht marrëdhënie vetjake dhe takime të drejtpërdrejta
me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është në interesin
më të lartë të fëmijës.
4. Kur ndarja është rrjedhojë e çdo mase të marrë nga një Shtet Palë, si ndalimi,
burgimi, internimi, dëbimi ose vdekja, (përfshirë këtu vdekjen për çfarëdo shkaku,
kur personi është i ndaluar nga shteti) e njërit ose të dy prindërve, ose të fëmijës,
ky Shtet Palë, sipas kërkesës, u jep prindërve, fëmijës ose, kur është rasti, një
anëtari tjetër të familjes, të dhëna të hollësishme mbi vendin ku ndodhen anëtari
ose anëtarët e familjes, me përjashtim të rasteve kur dhënia e këtyre të dhënave
dëmton mirëqenien e fëmijës. Shtetet Palë sigurojnë gjithashtu, që paraqitja e
një kërkese të tillë të mos sjellë në vetvete pasoja të dëmshme për personin ose
personat e interesuar.

Neni 10
1. Në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë sipas paragrafit 1 të nenit 9,
kërkesat e bëra nga një fëmijë ose nga prindërit e tij, me qëllim që të hyjnë në
një Shtet Palë ose të largohen prej tij, për arsye ribashkimi të familjes, trajtohen
nga Shtetet Palë në një frymë pozitive, me humanizëm dhe me shpejtësi. Shtetet
Palë sigurojnë gjithashtu që paraqitja e një kërkese të tillë të mos sjellë pasoja të
dëmshme për autorët e kërkesës dhe anëtarët e familjes së tyre.
2. Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të
mbajë marrëdhënie personale dhe takime të rregullta të drejtpërdrejta me të dy
prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim dhe
në përputhje me detyrimin e Shteteve Palë, sipas paragrafit 1 të nenit 9, Shtetet
Palë respektojnë të drejtën e fëmijës dhe të prindërve të tij për t’u larguar nga çdo
vend, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehen në vendin e tyre. E drejta për
t’u larguar nga çdo vend bëhet objekt kufizimesh vetëm në rastet e përcaktuara me
ligj, të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur sigurimin kombëtar, rendin publik,
shëndetin dhe moralin publik ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve dhe që janë në
pajtim me të drejtat e njohura në këtë Konventë.

Neni 11
1. Shtetet Palë marrin masa për të luftuar zhvendosjet dhe mosrikthimet e
paligjshme të fëmijëve në vend të huaj.
2. Për këtë qëllim, Shtetet Palë nxisin përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe
ose shumëpalëshe ose aderimin në marrëveshjet ekzistuese.

18
Neni 12
1. Shtetet Palë i garantojnë fëmijës, i cili është i aftë të ketë pikëpamjet e tij, të
drejtën për t’i shprehur lirisht këto pikëpamje, për çdo çështje që ka të bëjë me të,
duke i vlerësuar ato në përputhje me moshën dhe shkallën e pjekurisë së tij.
2. Për këtë qëllim, fëmijës i jepet mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë
gjyqësore ose administrative, që ka të bëjë me të, qoftë drejtpërdrejt, qoftë nëpërmjet
një përfaqësuesi ose të një organi të përshtatshëm, në përputhje me rregullat e
procedurës së legjislacionit kombëtar

Neni 13
1. Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të
kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë
parasysh kujfijtë, në formë gojore, të shkruar, të shtypur ose artistike, ose me çdo
mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija.
2. Ushtrimi i kësaj të drejte mund t’i nënshtrohet disa kufizimeve, por vetëm
kur përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme për: (a) Respektimin e të
drejtave ose reputacionit të të tjerëve; ose (b) Mbrojtjen e sigurimit
kombëtar,
të rendit publik, të shëndetit ose të moralit publik.

Neni 14
1. Shtetet Palë respektojnë të drejtën e fëmijës për lirinë e mendimit, të
ndërgjegjes dhe të fesë.
2. Shtetet Palë respektojnë të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe, sipas
rastit, të përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, për ta drejtuar atë në ushtrimin e të
drejtës së tij, në përputhje me zhvillimin e aftësive të tij.
3. Liria për të manifestuar fenë ose bindjet e tij mund t’u nënshtrohet
vetëm kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe që janë të domosdoshme për të
mbrojtur sigurinë publike, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik, ose
liritë dhe të drejtat themelore të të tjerëve.

Neni 15
1. Shtetet Palë njohin të drejtat e fëmijës për lirinë e organizimit dhe lirinë e
grumbullimit paqësor.
2. Asnjë kufizim nuk mund të ketë në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç
atyre të përcaktuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike,
në interes të sigurimit kombëtar, të sigurisë publike ose të rendit publik, ose për të
mbrojtur shëndetin ose moralin publik, ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
27

Neni 16
1. Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në
jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose në korrespondencën e tij, as cenimeve

19
të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij.
2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cenimeve
të tilla.

Neni 17
Shtetet Palë njohin funksionin e rëndësishëm që përmbushin mjetet e
komunikimit masiv dhe garantojnë që fëmija të marrë informacione dhe materiale
që vijnë nga burime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos ato që
synojnë të rrisin mirëqenien e tij shoqërore, shpirtërore e morale, si dhe shëndetin
e tij fizik dhe mendor. Për këtë qëllim Shtetet Palë:
(a) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv për të përhapur një informacion
dhe materiale me dobi shoqërore dhe kulturore për fëmijën dhe në përputhje me
frymën e nenit 29;
(b) Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në prodhimin, shkëmbimin dhe
shpërndarjen e të tilla informacioneve dhe materialeve nga burime të ndryshme
kulturore, kombëtare e ndërkombëtare;
(c) Inkurajojnë prodhimin dhe përhapjen e librave për fëmijë;
(d) Inkurajojnë mjetet e komunikimit masiv, mbajnë parasysh, në mënyrë
të veçantë nevojat gjuhësore, të fëmijës që i përket një grupi etnik ose është
autokton;
(e) Nxisin përpunimin e orientimeve të nevojshme për mbrojtjen e fëmijës nga
informacioni dhe materialet që dëmtojnë mirëqenien e tij, duke pasur parasysh
dispozitat e neneve 13 dhe 18.

Neni 18
1. Shtetet Palë përpiqen me të gjitha mundësitë, për të siguruar njohjen e
parimit, sipas të cilit të dy prindërit kanë përgjegjësi të përbashkët për edukimin
dhe zhvillimin e fëmijës. Përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe zhvillimin e
fëmijës e kanë prindërit, ose sipas rastit, përfaqësuesit e tij ligjorë. Ata duhet të
udhëhiqen, në radhë të parë, nga interesi më i lartë i fëmijës.
2. Për të garantuar dhe zhvilluar të drejtat e përmendura në këtë Konventë,
Shtetet Palë u japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës,
në ushtrimin e përgjegjësisë që u bie atyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen
e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët.
3. Shtetet Palë marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar fëmijëve,
prindërit e të cilëve janë në marrëdhënie pune, të drejtën të përfitojnë nga shërbimet
dhe lehtësitë e kujdesit për fëmijët, për të cilat janë ngritur.

Neni 19
1. Shtetet Palë marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe
edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës fizike ose mendore,
fyerja ose keqtrajtimi, braktisja apo mospërfillja, nëpërkëmbja ose shfrytëzimi,
përfshirë abuzimin seksual, për sa kohë që ai është nën ruajtjen e prindërve të tij

20
ose të njërit prej tyre, të përfaqësuesit ose përfaqësuesve të tij ligjorë ose të çdo
personi tjetër të cilit i është besuar.
2. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura të
efektshme për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme
të fëmijës dhe atyre që kujdesen për të, si dhe për forma të tjera parandalimi
dhe identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve
të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më lart, duke përfshirë, në se duhet,
procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.

Neni 20
1. Një fëmije, të cilit i mohohet në mënyrë të përkohshme ose të përhershme
mjedisi i tij familjar, ose kur nuk është në interesin e tij më të lartë të qëndrojë në
këtë mjedis, ka të drejtë për një mbrojtje dhe një ndihmë të posaçme nga shteti.
2. Shtetet Palë sigurojnë për këtë fëmijë një përkujdesje alternative, në përputhje
me legjislacionin e tyre të brendshëm.
3. Kjo përkujdesje alternative mund të ketë, inter alia, formën e vendosjes në
një familje, të “Kafalasë” sipas të drejtës islamike, të birësimit ose, në rast nevoje,
të vendosjes në një qendër të përshtatshme të kujdesit për fëmijët. Në gjetjen e
këtyre zgjidhjeve, duhet të mbahen mirë parasysh dëshira për vazhdimësinë në
edukimin e fëmijës, si dhe origjina e tij etnike, fetare, kulturore dhe gjuhësore.

Neni 21
Shtetet Palë, të cilët pranojnë dhe/ose lejojnë sistemin e birësimit, garantojnë që
konsiderata mbizotëruese të jetë interesi më i lartë i fëmijës dhe:
(a) Sigurojnë që birësimi i fëmijës të autorizohet vetëm nga autoritetet kompetente,
të cilët përcaktojnë, në përputhje me ligjin dhe procedurat e zbatueshme dhe mbi bazën
e të gjitha të dhënave përkatëse dhe të besueshme, që birësimi të lejohet duke mbajtur
parasysh gjendjen e fëmijës në raport me prindërit, të afërmit dhe përfaqësuesit e tij
ligjorë dhe, kur është e nevojshme, personat e interesuar të kenë dhënë pëlqimin e tyre
të ndërgjegjshëm për birësimin, mbi bazën e këshillimit të nevojshëm;
(b) Pranojnë se birësimi në një vend tjetër mund të shihet si një alternativë për të
siguruar kujdesin për fëmijën, në qoftë se fëmija nuk mund të vendoset në një familje
ushqyese ose birësuese, ose të ketë një mënyrë tjetër të përshtatshme përkujdesjeje në
vendin e tij të origjinës;
(c) Sigurojnë që, në rast birësimi në një vend tjetër, fëmija të gëzojë mbrojtjen dhe
normat e barasvlershme me ato që ekzistojnë në rastin e birësimit në vendin e tij;
(d) Marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar që, në rast birësimi në një
vend tjetër, vendosja e fëmijës të mos kthehet në një përfitim material të pavend për
personat e implikuar në të;
(e) Mbështesin, sipas rastit, objektivat e këtij neni, duke përfunduar rregullime
ose marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe dhe përpiqen në këtë kuadër të
sigurojnë që vendosja e fëmijës në një vend tjetër të bëhet nga autoritetet ose organet
kompetente.

21
Kreu
2 Idealet dhe praktikat e qytetarisë
Mësimi 2.2 Pakicat kombëtare dhe vlerat e tyre

Në përfundim të - të përkufizojnë termin “pakicë kombëtare”;


mësimit nxënësit - të dallojnë karakteristikat e pakicave kombëtare në vendin tonë
do të jenë të aftë: - të analizojnë vlerat e pakicave për demokracinë

Fjalët kyçe: pakicë kombëtare, pakica greke, maqedonase, serbo-malazeze,


mbrojtje dhe respektim i të drejtave të pakicave, identitet.
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: Pjesa për pakicat kombëtare nga Kushtetuta e Shqipërisë,
Konventa për të Drejtat e Njeriut, teksti mësimor; magnetofon, kaseta me këngë
greke, sllave dhe rome, foto dhe pamje nga mënyra e jetesës së pakicave maqe-
donase, greke dhe rome.

Struktura e mësimit
P Stuhi mendimesh 10 min
N Punë me grupe 25 min
P Rrjet diskutimi 10 min
 
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimesh
Mësuesja vendos një CD ose kasetë me një këngë greke, maqedonase, sllave ose
rome dhe nxënësit dëgjojnë. Ajo pyet se cilit komb i përket kënga që po dëgjojnë.
Më pas ajo drejton pyetje:
- A e keni dëgjuar togfjalëshin “pakicë kombëtare”?
- Çfarë dini për pakicat që jetojnë në vendin tonë dhe cilat janë ato?
- Kush i mbron të drejtat e pakicave kombëtare në vendin tonë?
Mësuesja përmbledh idetë e nxënësve dhe i jep një përkufizim koncepteve
“pakicë”, “minoritet”.

Ndërtimi i njohurive: Punë me grupe


Nxënësit ndahen në grupe. Mësuesja secilit grup i ngarkon një detyrë:

22
1. Grupi i parë lexon pjesën e Kushtetutës ku flitet për pakicat kombëtare dhe
gjuhësore;
2. Grupi i dytë evidenton nga deklarata e të drejtave të njeriut pjesët ku bëhet
fjalë për pakicat;

2
3. Grupi i tretë evidenton nga Konventa e të drejtave të Fëmijëve pjesët për
pakicat;
4. Të gjitha grupet së bashku përshkruajnë disa tipare dalluese dhe karakteristika
të pakicave kombëtare e gjuhësore në vendin tonë.

Përforcimi: Rrjet diskutimi

Pyetja
Po A mendoni se kulturat e pakicave kombëtare e pasurojnë jetën e Jo
një vendi në tërësi dhe pse?
 

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në


grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë shtëpie
Përshkruani shkurtimisht një pakicë kombëtare në Shqipëri. Përfshini në
përshkrim pak histori, tiparet, traditat dhe gjuhën e asaj pakice.

23
Kreu
3 Pushteti, Autoriteti, Qeverisja
Hartimi dhe miratimi i një ligji

Në përfundim të - të renditin hapat e miratimit të ligjeve;


mësimit nxënësit - të vënë në dukje nevojën për informimin e ndryshimit të ligjeve;
do të jenë të aftë: - të analizojnë domosdoshmërinë e ndryshimit të ligjeve.

Fjalët kyçe: projektligj, komisione parlamentare, shpallje nga Presidenti,


fletore zyrtare.
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: Mjetet mësimore: rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta,
Fletore zyrtare, foto me pamje nga punimet e komisionit të ligjeve të Kuvendit të
Shqipërisë, rregullorja e shkollës.

Struktura e mësimit

P Stuhi mendimesh
N Insert
P Shkrimi i lirë
 

Zhvillmi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimesh
Mësuesja duke pasur parasysh njohuritë që kanë nxënësit për ligjet dhe rolin
e tyre në shoqëri, u drejton atyre pyetje, përgjigjet e të cilave do të ndihmojnë
nxënësit në marrjen e informacionit të ri.
- Përse duhen ligjet?
- Cili është roli i tyre në shkollë, komunitet, punë dhe veprimtari shoqërore?
- Kush i harton ligjet?

Ndërtimi i njohurive: Insert


Mësuesja ndërton tabelën me teknikën e Insertit.

24
9 + – ?
Nxënësit e dinë informacionin Informacioni është i ri. Informacion që e Informacioni
që po lexojnë. dinin ndryshe. shtesë
Ligjet rregullojnë Projektligji propozohet Ku dhe nga kush
marrëdhëniet në shoqëri nga Këshilli i shkruhen ligjet;
Ministrave, deputetët.
Kushtetuta është ligji themelor
i një shteti
Projektligj: ligj i ri i pa
miratuar
ende.
3
Projektligji shqyrtohet Përbërja e
nga komisionet komisioneve
parlamentare dhe parlamentare
votohet nga Kuvendi
nen për nen dhe në
tërësi.
Shpallja: ligji Çfarë është
dekretohet nga Fletorja Zyrtare?
Presidenti dhe botohet
në Fletoren zyrtare.
 

Përforcimi: Shkrimi i lirë


Mësuesi/ja shkruan në dërrasë të zezë një nen të rregullores së shkollës dhe u
kërkon nxënësve të japin mendimet e tyre për këtë nen dhe sugjerime të mundshme
për ndryshimin apo përmirësimin e atij neni të rregullores.
Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në
grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë
Shkruani se çfarë mund të ndryshohet në rregulloren e shkollës.
Jepni argumente për këto ndryshime.

25
Kreu
4 Prodhimi dhe shpërndarja
Mësimi 4.1 Puna dhe shkollimi

Në përfundim të - të përkufizojnë termat “punë” dhe “shkollim”


mësimit nxënësit - të rendisin llojet e punës;
do të jenë të aftë: - të analizojnë lidhjen e punës me arsimin.

Fjalët kyçe: Punë e paguar dhe punë vullnetare, profesion, shkollim, arsimim
Metoda e përdorur: PNP
Mjetet mësimore: Kodi i Punës, kopje të një kontrate pune, foto me pamje nga kan-
tiere pune si ndërtim, bujqësi, nga një kompani e suksesshme, universitete, shkolla etj.
Ligji për Arsimin Parauniversitar.

Struktura e mësimit

P Stuhi mendimesh
N Diagrami i Venit dhe punë në grupe
P Turi i galerisë dhe diskutim i lirë
 

Zhvillmi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimesh
Mësuesja shkruan në tabelë temën e mësimit, dhe u drejton nxënësve disa
pyetje:
- Pse duhet të punojnë njerëzit?
- Cilat janë disa nga profesionet që ju pëlqejnë më shumë?
- Cila është lidhja e arsimit me punën dhe profesionin?
- A duhet të punojnë fëmijët?
Mësuesja shkruan në tabelë disa nga përgjigjet e nxënësve.

Ndërtimi i njohurive: Diagrami i Venit dhe punë në grupe


Mësuesja ndërton dy rrathë ku shkruan “Punë me pagesë” dhe “Punë pa pagesë”,
ndërkohë që nxënësit lexojnë mësimin.

26
                                           
Punë me   Të përbashkëtat  Punë pa 
pagesë  pagesë 

4
 

  Pasi dëgjon përgjigjet e nxënësve, mësuesi/ja i ndan nxënësit në disa grupe,


duke u caktuar detyra, si:
- Sipas prirjeve tuaja, zgjidhni profesionin që doni të ushtroni në të ardhmen.
- Cilat janë kontributet që jep në shoqëri profesioni që zgjodhët?
- Cilën shkollë apo arsimim duhet të ndiqni për të marrë këtë profesion?

Përforcimi: Turi i galerisë dhe diskutim i lirë


Nxënësit shprehin prirjet e tyre në vizatim, muzikë, letërsi etj., dhe i paraqesin
këto punë të shpejta para klasës, duke i diskutuar ato me njëri-tjetrin. Mësuesi/ja
bën plotësimet përkatëse duke i nxitur nxënësit të vazhdojnë më tej prirjet e tyre
në fusha që nxënësit mendojnë se kanë dhunti.

Më pas, ajo u drejton nxënësve pyetjet:


- Çfarë profesioni kanë prindërit tuaj? A doni që edhe ju të keni të njëjtin
profesion kur të rriteni dhe pse?
- Përse është i rëndësishëm arsimi për të pasur një punë të suksesshme?

Shpjegohen fjalët kyçe si dhe punohet aparati pedagogjik. Zhvillohet puna në


grupe dhe në fund jepet detyra e shtëpisë.

Detyrë
Mblidhni informacion për disa shkolla të mesme profesionale
dhe rëndësinë e tyre.

27
Disa nga konceptet dhe aftësitë bazë të edukimit
për qytetari demokratike
Edukimi qytetar demokratik përmbledh në vetvete një tërësi konceptesh ose
vlerash themelore që janë të përbashkëta për të gjithë demokracitë moderne. Të
kuptuarit ashtu siç duhet i këtyre koncepteve dhe vlerave dhe i marrëdhënieve të
tyre në kushtet e ndryshimeve të shpejta, si dhe i rreziqeve që bartin, është kushti
paraprak për një pjesëmarrje të efektshme dhe të përgjegjshme të qytetarëve në
procesin e rindërtimit demokratik. Ja disa nga këto koncepte:
të drejtat e njeriut dhe liritë themelore (univesaliteti, karakteri i pandashëm
dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të të
drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e
trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave
të njeriut);
demokracia (institucionet dhe procedurat; përfaqësimi dhe demokracia pjesë-
marrëse; liritë demokratike) dhe parimet demokratike (përparësia e ligjit dhe e
së drejtës, drejtësia shoqërore; barazia, pluralizmi; kohezioni shoqëror; përfshirja;
mbrojtja e minoriteteve, solidariteti; paqja, stabiliteti dhe siguria);
qytetari (fuqizimi dhe përgjegjësia; pjesëmarrje aktive);
shoqëria civile (parimet, institucionet dhe procedurat e një shoqërie civile;
fuqizimi i shoqërisë civile; marrëdhëniet me shtetin);
zhvillimi (ndryshime të qëndrueshme).
Përdorimi si duhet i koncepteve dhe i vlerave njerëzore demokratike varet
shumë nga zhvillimi i aftësive qytetare të tilla si:
të menduarit kritik: aftësia për të kërkuar, për të analizuar dhe për të zgjedhur
informacione, duke shfrytëzuar njohuritë ndërlëndore, shprehitë e shumëfishta
dhe qëndrimin kritik; aftësia për të marrë vendime mbi bazën e të dhënave dhe
për të ndryshuar qëndrimet si rrjedhojë e argumenteve të vlefshme;
të menduarit krijues: aftësia për të zbuluar mënyra të reja dhe të pazakonta për
të grupuar faktet në kuadrin e një procesi vendimmarrjeje, që shmang në maksimum
përgjithësimet e tepruara, paragjykimet dhe stereotipat;
të menduarit e prirur drejt sjelljeve shoqërore dhe shoqërisë: aftësia për të anali-
zuar faktet dhe problemet dhe për të bërë zgjedhje në interes të nevojave të të tjerëve
dhe të shoqërisë në tërësi, duke luftuar egocentrizmin dhe etnocentrizmin; aftësia
për të komunikuar me të tjerët dhe për të mësuar nga përvojat e ndryshme;
të menduarit e drejtuar nga e ardhmja: aftësia për të identifikuar dhe
kuptuar problemet dhe për të vlerësuar vendimet në dritën e përvojave, me qëllim
që e ardhmja e synuar të jetë më e drejtë.
28
TEST
1. Dalloni cilat janë ligje dhe cilat janë zakone?
- Një person është përgjegjës për shpifje ose fyerje në qoftë se ai/ajo ka kryer
ose përhapur shprehjen e shpifjes ose fyerjes, përveç nëse është konstatuar njëra nga
përjashtimet e përgjegjësisë në pajtim me këtë Ligj.
- Nusja ditën e dasmës vishet me fustan të bardhë.
- Veshja me të zeza ditën që vdes një njeri i afërt ose i njohur.
- Askush nuk do të jetë përgjegjës për shpifje dhe fyerje për një deklaratë të cilën
gjykata e ka vlerësuar të jetë një deklarim i opinionit, me kusht që opinioni të jetë
shprehur me qëllim të mirë dhe të jetë bazuar në ndonjë fakt.

2. Nenet e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut ndahen në:

Deklarata Universale
e të Drejtave të
Njeriut

3. Atdhetaria është:
a) dashuria për atdheun;
b) dashuria për vendin ku kanë lindur të parët tanë, ku kemi lindur dhe jetojmë ne;
c) dashurinë për popullin dhe gadishmërinë për t’i shërbyer atij.
ç) të gjithë së bashku.

4. Qeveria qendrore krijohet nga:


a) partia që ka shumicën e deputetëve;
b) partia që ka pakicën e deputetëve;
c) votuesit me votat e tyre;
ç) asnjëra nga alternativat.

29
5. Flamuri i Këshillit të Evropës ka:
a) ka fushë të verdhë e yje blu;
b) ka fushë blu dhe yje të verdhë;
c) ka fushë blu e yje të bardhë;
ç) asnjëra prej tyre.

6. Çdo qytetar:
a) ka vetëm të drejta;
b) ka të drejta dhe detyra;
c) ka të drejta, detyra dhe përgjegjësi;
ç) ka detyra dhe përgjegjësi.

7. Grupet etnike dallojnë nga pjesa tjetër e popullsisë vendase nga:


a) kombësia, etnia;
b) gjuha, zakonet, feja;
c) raca, kultura, traditat,
ç) të gjitha së bashku.

8. Disa nga shkaqet që i shtyjnë të rinjtë drejt rrugës së krimit janë:


a) kushtet ekonomike, braktisja e shkollës etj.;
b) prania e një familjeje të shëndoshë;
c) mospërdorimi i drogës dhe i alkoolit;
ç) shoqërimi me njerëz të kulturuar.

9. Alkooli, duhani dhe droga janë:


a) dëmtues të shëndetit;
b) substanca mbrojtëse;
c) substanca që nuk shkaktojnë varësi;
ç) asnjë nga alternativat.

10. Ligjet miratohen nga:


a) Këshilli i Ministrave;
b) Gjykata;
c) Parlamenti;
ç) Bashkia.

30
11. Cila është rëndësia e ligjeve në funksionimin e një shteti?
Jepni mendimin tuaj.
_____________________________________________________________
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
_________________________________________________________________

12. Listoni disa nga të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja.


_____________________________________________________________
_______________________________________________________________
_______________________________________________________________
________________________________________________________________

13. Hartoni buxhetin tuaj vetjak dhe komentojeni atë:


______________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________

13. Bëni një ese me temë: “Sa më shumë drejtësi, aq më pak vetëgjyqësi”.
______________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________
________________________________________________________________

31
32

You might also like