You are on page 1of 1

Të duket sikur bëhet fjalë për një studim të aspekteve gjeopolitike të botës së sotme.

Konkretisht, në veprën e vet, Resmije Kryeziu, studiuese pranë Institutit Albanologjik në


Prishtinë është marrë me mendimin kritik të viteve ‘30 dhe më së shumti më autorët të
cilët në vitet e diktaturës kanë qenë të përjashtuar. Libri hedh dritë mbi autorë të cilët
në këto vite janë përpjekur të ndikojnë fuqishëm në proceset politike apo edhe letrare
të kohës. Në këtë periudhë shquajnë shumë emra të njohur, si: Mehdi Frashëri, Gjergj
Fishta, Mithat Frashëri, Krist Maloki, Mitrush Kuteli, Ismet Toto, P. Anton Harapi,
Zef Valentini, Branko Merxhani, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Nebil Çika, Ernest
Koliqi, Lasgush Poradeci, Ndre Mjeda, Asdreni, Fan. S. Noli, Faik Konica, Stefan
Morava, Jani Lili, Stefan Shundi, Pashko Gjeçi, Arshi Pipa, Eqrem Çabej, Lasgush
Poradeci, Spiro Belkov, Vasfi Samimi, Namik Resuli, Kudret Kokoshi, Nonda
Bulka, Selahydin Toto, Syrja Minarolli, Nikollë Dakaj, Dhimitër Shuteriqi, e shumë
autorë të tjerë të nënshkruar me pseudonime. Arsyeja pse zonja Kryeziu zgjodhi
pikërisht këtë periudhë është sepse mungojnë studimet rreth saj dhe janë pikërisht
studiues nga Tirana që ia kanë sugjeruar këtë temë. "Mendimi kritik e karakterizon këtë
periudhë, duke u shfaqur në shumë aspekte të jetës sonë kulturore e shoqërore, ndaj,
me të drejtë, mund të çmohet si periudhë - çelës për vlerësimin e mendimit shqiptar në
përgjithësi. Më shtyu edhe një gjë tjetër e rëndësishme për subjektin e përzgjedhur:
periudha politike e sotme në Kosovë dhe proceset historike që po ndodhin e që jo pak
ngjajnë me ato të viteve ‘30", thotë Resmije Kryeziu.

You might also like