You are on page 1of 1

VENDIM

Nr.5, datë 4.1.2012

PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.34, DATË 7.1.1999 TË KËSHILLIT TË


MINISTRAVE “PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE DHE
TRAJTIMIN E PERSONALITETEVE TË LARTA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit,
Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pika 1 e vendimit nr.34, datë 7.1.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,


ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është person juridik në varësi të Kryeministrit. Ajo
e zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me ligjin për ndërmarrjet. Drejtoria e Shërbimeve
Qeveritare financohet nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria e saj dhe nga buxheti i shtetit.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

You might also like