You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISE  

Programi: BACHELOR
Drejtimi: HISTORI

Lënda: METODOLOGJIA E HISTORISË 

Pedagogu: Prof. dr. Ilira Çaushi


Ngarkesa: 4 ETCS (30 leksione 15 seminare (totali ne auditor 45 ore),  
Lloji i lëndës: me zgjedhje
Viti/semestri: II/II

Përshkrimi:
Studentet do të mësojnë mbi historine si një njohje të së shkuarës së njerëzimit dhe që perftohet
nëpërmjet një pune serioze dhe rigoroze. Njohja historike arrihet vetem me anën e ligjeve të
ashpra të kërkimit, të kritikës dhe të vleresimit, duke synuar maksimumin e të vërtetës. Kryerja e
kërkimeve historike është një art që ka rregullat e veta si edhe një teknikë të përcaktuar mirë, e
cila duhet të merret parasysh nga ai që vendos ti kushtohet kësaj fushe. Studentet do të
udhëhiqen për mënyrën e leximit të dokumenteve historike, përceptimin dhe seleksionimin e
fakteve më të rëndësishëme të saj. Qëllimi i lëndës së Metodologjisë së Historisë është të tregojë
rrugët dhe mjetet që duhen ndjekur për të arritur sigurinë e vërtetë historike nëpërmjet nje
metode te percaktuar saktë. Ajo mund të përkufizohet si një sistem procedurash që shërbejnë për
mbledhjen e materialeve burimore, vlerësimin e tyre dhe paraqitjen e një sintezë me shkrim mbi
rezultatet e kërkimit, me të vetmin qëllim për të përfituar të vërtetën historike.

TEMAT E LEKSIONEVE
LEX. 1. Objekti i njohjes historike
E vërteta historike. Raporti ndërmjet historianit dhe faktit historik.
LEX. 2. Kuptimi i historisë
Historia si aktualitet i shkruar dhe regjistrimi i saj. Natyra e sigurisë historike.
LEX. 3. Historia si shkencë
Cfarë është shkenca. Elementët kryesore të saj. Ndryshimi ndërmjet historisë dhe
shkencave ekzakte.
LEX. 4. Historiani kompetent
Karakteristikat kryesore. Deklarimi i fakteve..
LEX. 5. Shkencat në ndihmë të historisë
Shkolla e franceze e Analeve për shkencat ndihmëse. Llojet e historisë së shkruar.
LEX. 6. Metoda në histori
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISE  

 
Kuptimi dhe përdorimi i metodës në histori. Llojet e historisë së shkruar.
LEX. 7. Autenticiteti i burimeve
Kriteret e autenticitetit, dhe analiza e burimeve.
LEX. 8. Kohët e historisë.
Cfare eshte koha historike. Individi dhe shoqëria në objektin e njohjes historike.
LEX. 9. Analogjia dhe përgjithësimi
Vlerat që ato kanë në një studim historik `
LEX. 10. Statistikat, hipotezat dhe konjukturat në studimet historike
Përdorimi i statistikës dhe ngritja e hipotezave në studimet historike.
LEX. 11. Debati në histori
Përdorimi dhe pavarësitë e debatit.
LEX. 12. Gjykimi kritik ne histori
Vërtetsia e historisë kritike.
LEX. 13. Metoda, stili dhe parimet e shkrimit të historisë.
Paraqitja e kërkimit.
LEX. 14. Ndarja e shkrimeve historike
LEX. 15. Lidhja mes shkrimit të historisë dhe lexuesit qe i drejtohet.
Kategorite dhe format

Forma e kontrollit dhe vlerësimit


Detyrim frekuentimi në:70% të seminareve
Angazhimi në seminare: 10% e notës
Testi I: në javën e 6-të 10% e notës
Testi II:në javën e 10-të 10% e notës
Kontrolli përfundimtar: provim me shkrim 70% e notës
Gjithsejt: 100%

Teksti bazë ku do të mbështetet kursi


1. E. Carr, The Writing of History, New York 1998
2. I. Sulo, Probleme të Metodologjisë Historike, Tiranë 1999
Një ose dy tekste që janë mjaft afër tematikës së këtij kursi
1. A . Marwick, The Nature of History, London 1989
2. A. Munslow, Deconstructing History, London and New York 1997
3. B. Croce, La Storia Come Pensiero e Come Azione, Roma 1998
Literaturë e rekomanduar
E. Breisach, Historiography: Ancient, Medieval and Modern, University of Chicago Press
1995
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË
DEPARTAMENTI I HISTORISE  

 
H. I. Marrou, La Conoscenza Storico, Bolognia 2000
J. P. Vernant, Origjina e Mendimit Grek, Tirane 1988
J. W. Burrow, A History of Histories, Published by Knopf , 2008
P. Burke, Historical Writing, United State 1992
J. Mahoney, Comparative-Historical methodology, Northwestern University, 2004
K. N. Chitnis, Methodology in History, Atlantic Publishers & Dist, 2006
D. Henige, Oral Historigraphy, London 1992 M. Stanford, A Companion to the Study of
History, Oxford 1994
R. G. Collingwood, The idea of History, Oxford University Press1994
S. S. Wineburg, Historical Thinking and other Unnatural Acts, Temple University Press,
2001

You might also like