You are on page 1of 4

Problemi i shitblerjes së votës

Republika e Shqipërisë së shpejti do të përfshihet nga ethet e zgjedhjeve të


përgjithshme parlamentare. Një prej problemeve kryesore në këtë process politik
është shitblerja e votes. Kjo është ajo çka e bën situatën shqetësuese. Më poshtë do
të përshkruaj sesi ndodh ky fenomen.
Gjatë fushatave elektrorale dëgjohen të njëjtat premtime elektorale nga të gjitha
forcat politike. Premtime si ujë dhe drita 24, hapja e vendeve të reja të punës,
rregullimi i rrugëve të vendit. Rezultati. Shum pak gjera kanë ndryshuar. Dhe kjo
vjen si pasojë e shitblerjes së votimeve. Ne po shikojmë që zona të ndryshme në
territorin e Shqipërisë kanë munges të ujit të pijshëm, mungon energjia elektrike
dhe rrugët nuk egzistojnë. Jo vetëm kaq. Premtohet se do ket ulje të taksave. Në
fakt të premtosh ulje taksash këtë mund ta bëj një batakçi politik ose ndonjë që ska
asnje lloj aftësie për të drejtuar në politikë. Taksat nuk ulen sepse shteti me ato
mbahet. Por problemi është mënyra sesi administrohen këto taksa. Ne po shohim
çdo ditë sesi po shpërdorohen pa kriter taksat tona.
Si kryhet procesi i shitblerjes së votes që personalisht do ta quaj biznesi i
shitblerjes së votes. Këtë do ta nisim aty ku e ka pikënisjen. Në parlamentin
shqiptar.
Kuvendi i Shqipërisë. Është kthyer në një vend tragjiko-komik. Nese do të
shkruash një vepër ku të përziesh tragjiken me komiken vendi dieal është
parlamenti shqiptar. Aty i kemi pare sesi shpërthen lufta politike. Nga debatet për
problemet ligjore e deri në përplasje për çështje personale ku jo pak raste fyhen
familja e kundershtarit. Dikur fjala “kuvend” përdorej për mbledhjet që bën burrat,
ku fjala kishte peshën e vetë dhe matej përpara se të flitej. Tashmë kjo fjalë është
prishur. Kemi pare sesi kryhet procesi i votimit. Janë bërë kushedi sa pazare
politke që kanë ndikuar në çdo aspektë të jetë tonë. Jo pa qëllim nis ata përshkruaj
këtë proces duke nisur nga parlamenti. Fjala e urtë thotë se peshku qelbet nga
koka. Kjo skemë funksionon kështu. Deputetët shesin votën e tyre për çështje të
ndryshme për të përfituar ata vetë dhe grupet që e kanë ndihmuar të marrë
karrigen e deputetit. Grupet që e kanë sponsorizuar deputetin kanë angazhuar
njerzit e tyre në terren (punonjës, shoqëria,farefisi) ku u kërkohet që të votojnë x
pasi do tu sigurohet punësim i sigurtë, dhe duhet ta vërtetojnë që kanë bërë
votimin e duhur duke fotografuar votën e tyre (nje shkelje e rregullit ku thuhet se
vota është e fshehtë). Janë gjetur pamje filmike ku shikohen shpërndarja falas e
thasëve me miell për njerzit e thjesht para ose pas votimeve. Studentët e shesin
votën e tyre me iden se do të fitojnë ndonjë vend pune por edhe të kalojnë sezonin
e provimeve. Punonjësit në administratën shtetërore e shesin votën e tyre për të
qëndruar në punë. E njëjta gjë ndodh edhe me punonjësit e sektorit privat.
Kjo ka bërë që shqiptarët ta shesin fare lirë “lirinë e tyre” për disa kënaqësi të
momentit dhe nuk mendojnë fare për jetën e tyre dhe të brezave që do të vijnë. Në
qytetin e Dubrovnikut është një mbishkrim në gjuhën latine “Non bene pro toto
libertas venditur auro” (Liria nuk shitet me gjithë thesaret e kësaj bote). Në fakt ne
shqiptarët po e falim lirinë tone. Në Romën e vjetër perandori organizonte lojëra
dhe ushqim falas çdo ditë për ta mbajtur nën kontroll popullsinë. Situate në
Shqipëri është më keq se në atë periudh pasi po i marin “shpërblimet” një here në
katër vjetë.
Disa parti organizojnë metoda të veçanta për të manipuluar rinin shqiptare. Gjatë
pushimeve dimërore dhe atyreve verore organizojnë kampe falas për të rinjt në
resortet më të mira turistike në veri dhe jug të vendit. Në pamje të pare duket si
diçka e mirë dhe e bukur. Por në fakt e gjitha kjo shërben vetëm për të manipuluar
rininë duke e trajtuar ashtu siç trajtohej popullsia në Romën e vjetër. Vetëm në
këtë mënyrë ajo mbahet e nënshtruar. Shpesh degjojmë dhe lexojmë deklarat e
udhëheqësve të partive politike se rinia është forcë e madhe dhe se partia jonë zëri
i rinisë. Në fakt në partit tona ka vetëm një rregull sesi mund të bësh karrier.
Servilizmi. Duhet t’i servilosesh kryetarit të parties së zonës elektorale që të bëj
të mundur që gjesh punë qoftë edhe pa meritë.
Më ka rastisur të marrë pjesë në disa mbledhje partie. Në këto mbledhje personi që
drejtonte mbledhjen u thoshte të pranishmëve se nëse bënin fushatë për kandidatin
politik ata do të kihehsin parasysh për të gjetur punë në ardhmen. Madje duhet të
përpilonin një listë me emra njerzish që do të votonin partinë. Më pas kjo do të
ndihmonte qe të fitoje vendin e punës. Një turp i vërtet.
Njerzit në përgjithësi dhe grupmoshat e reja me të drejtë vote në veçanti nuk kanë
asnjë ide të qartë për programin politik të partis politike ku ata janë anëtarë. Kjo
vjen për arsye se statuti i tyre është krejt i ndryshëm nga aksionet politke që
ndjekin. Njerzit anëtarësohen duke u nisur nga shoqëria, farefisi, lidhjet e punës
etj.
Si është gjendja e rinjve sot. E turpshme. Po shikojmë një rini të nënshtruar që
reagon shum pak për të mbrojtur të drejtat e veta. Kam lexuar një shkrim në një
nga portalet në internet ku e qunate rinin shqiptare si rini pa shtyll kurrizore sepse i
është nështruar të keqes, gjithë kohës rri në kafe duke u marrë me thashetheme
joserioze për tema joserioze si p.sh. skandalet e show biz-it dhe ndeshjet sportive. 1
Në këtë shkrim i bëhet një skanim i gjithë të metave të rinisë shqiptare. Aty
shkuan sesa larg është rinia e sotme nga rinia e fillim viteve `90 ku ishin ata që
patën ndihmuar në rrëzimin e sistemit komunist. Rinia e sotme është bërë dembele

1
Sipas një shkrimi në portalin http://www.pamfleti.com me autor Vjollca Cumraku.
duke kërkuar që gjithçka ta ketë të gatshme, paratë,dijen,diplomën. Paguajnë
shuma marramendëse parash shpesh edhe të marra borxh për të blerë diplomën.
Rinia shqiptare është zhytur vetëm në kerkim të mirave materiale luksit, kërkojnë
fatin në skedinat sportive, në fushatat elektorale ose edhe duke ikur në emigracion
siç po ndodh gjatë këtyre 27 viteve. Ngjarjet politike ndiqen sikur te jemi thjesht
spektator pa kuptuar që fjalen e fundit e ka populli sovran.
Po cilat janë pasojat e shitblerjes së votes. Në momentin që kemi shitur votën tonë
ne kemi shitur lirinë tonë të ardhmen për disa kënaqësi të momentit. Pasojat e kësaj
do ndjejmë në vitet në vazhdim. Do t’i ndjejmë kur në parlament do të vendosen
ligje që do të na e vështirësojnë jetën, që do të rrisin taksat dhe do bëjnë
shpërdorime të parave që paguajmë. Reformat do të jenë shkatërruese për jetët
tona. Po shikojmë sesi emërimet bëhen në bazë të lidhjeve klanore në politike dhe
jo në bazë të meritës personale.
Arsimi shqiptar po shkatërrohet çdo ditë e më shumë nga emërimet e mësuesve që
nuk plotësojnë kriteret e duhura të këtij profesioni kaq fisnik. Shpesh nuk janë
mësues që kanë studiuar për atë profil për të cilin japin mësim. Pasojat e shitblerjes
së votës i shikojmë në sektorin e shëndetësisë ku shumë njerëz sëmuren më shumë
kur shkojnë në spital ose humbasin edhe jetën kur shkojnë në spital për arsye të
paaftësisë së mjekëve të cilët janë future në punë nga partia dhe jo nga aftësitë e
tyre profesionale. Pasojat e shitblerjes së votes i shikojmë në sektorin e drejtësisë
ku e drejta jonë blihet, dhe i varfri futet në burg për faje të vogla dhe trafikantët
marrin pafajësinë “për munges provash”. Shikojmë sesi nga shitblerja e votes
shohim që policia nuk është në gjendje të luftojë krimin por dhunon qytetarët e
thjeshtë në rrugë.

You might also like