You are on page 1of 6

RAM

Hyrje
Ram eshte nje pajisje ne sistemin kompjuterik ne te cilin ruhen programet dhe te dhenat ,te cilat jane ne
perdorim ne kohe reale. Kur nuk jane ne perdorim programet dhe te dhenat ruhen ne kujtesa te
perhershme si : Harddisk, USB, disqe optik , si dhe kujtesa te tjera ne te cilat ruhen te dhenat edhe gjate
kohes qe PC eshte i fikur.

RAM si Random Access Memory


Termi Random i referohet faktit qe CPU mund te aksesoje cdo qelize, cdo adrese te kujteses ne cdo
kohe. Pra, nuk eshte nevoja te kemi nje adrese fillimi dhe nje adrese fundi, dhe te nisemi nga adresa e
fillimit per te gjetur nje adrese ne kujtese.

Shembull

1 10010010
2 11100011
3 00111100

Mund te lexojme direkt te dhenen qe ndodhet ne adresen 3 pa qene nevoje te lexojme njehere 1 pastaj
2, dhe ne fund 3.

RAM eshte kujtese relativisht e shpejte, te dhenat e ruajtura ne RAM mund te aksesohen shpejt nga
CPU-ja. Disavantazh i RAM-it eshte se kujtesa nuk eshte persistente(e qendrueshme). Te dhenat ruhen
ne RAM vetem gjate kohes qe kompjuteri eshte i ndezur. Kur fiket kompjuteri te dhenat e ruajtura ne
RAM humbasin. Kur kompjuteri ndizet, sistemi i operimit, programet dhe te dhenat duhet te ngarkohen
perseri ne RAM nga kujtesa e qendrueshme.

Tipet e RAM

Kemi 2 tipe kujtesash RAM:

 DRAM – Dynamic RAM


 SRAM – Static RAM

DRAM – Kujtesa qendrore eshte DRAM. Ruan cdo bit te dhenash ne nje qelize e cila perbehet nga:

1. Kondesatore – Ruan ngarkesen elektrike. Sic thame DRAM i ruan te dhenat ne bit, ne qofte se ka
ngarkese ne kondesator ruan 1 perndryshe ruan 0.
2. Tranzistore – Rregullon ngarkesen elektrike dhe sherben si nje porte per sinjalet elektrike qe
vijne ne qelizen e kujteses.

Kondensatoret ruajne ngarkesen elektrike por e humbin ate shume shpejt dhe duhet te ringarkohen.
Duhet te ridergohet ngarkese elektrike per cdo disa milisekonda. Kondensatoret e ruajne ngarkesen
vetem disa milisekonda.

SRAM (Static Ram) – Switch-i ruan te dhenat per aq kohe saka energji. Avantazhi i madh i SRAM ndaj
DRAM eshte fakti qe nuk ka nevoje per refresh.Ne vend te kondesatoreve perdor celesa. Ne vartesi te
pozicionit te celesit kemi 0 ose 1. Celesi e ruan vleren pa qene nevoja per te bere refresh. Per kete arsye
SRAM ofron akses me te shpejte te te dhenave.

SRAM- perdoret per kujtesen cache.

Mund tju linde pyetja nqs SRAM eshte kaq e mire pse nuk e perdorim SRAM ne vend te DRAM?

Sepse SRAM eshte rreth 10 here me e kushtueshme se DRAM.

ORGANIZIMI i DRAM
Per shkak te :

 Kostos se ulet
 Shpejtesise se madhe
 Aftesise per te ruajtur shume te dhena ne nje pakete te vogel
e ka bere DRAM, RAM-in standart i cili pedoret nga te gjithe kompjuterat qe prej vitit 1970.

DRAM mund ta mendojme sinje tabele excel me rreshta te emertuar me numra ku :

-Cdo rresht perbehet nga qeliza.

-Cdo qelize permban 1 ose 0.

Cdo RAM ka :

-nje numer te kufizuar rreshtash

-nje numer te kufizuar te qelizave ne cdo rresht. ( Nje RAM mund te trajtoje te dhena me gjeresi 8 bit
ose 16 bit)

Tekniket e pershkruajne gjeresine e te dhenave ne RAM me bit zakonisht,e jo ne byte,duke ju


referuar si x8,x16 respektivisht.RAM mund te pershkruhet nepermjet numrit te rreshtave dhe kolonave.
Shembull: Nje RAM 1048576 rreshta dhe 8 kolona do te ishte 1M x8 RAM,ku “M” perdoret per
Mega.

Eshte e veshtire dhe ndoshta e pamundur te percaktohet madhesia e RAM thjesht duke e pare ate.

PC ka kerkesa specifike per DRAM

Procesori original 8088 kishte nje FSB 8bit. Ku FSB (frontside-bus) eshte bus-i i komunikimit
midis CPU dhe RAM. Komandat qe i jepeshin ketij procesori ishin ne copa me madhesi 8 bit. Nevojitej
RAM qe te mund ti ruante te dhenat ne 8 bit ne menyre te tille qe sa here CPU te kerkonte nje te dhene
MCC-ja te vendoste 8 bit ne bus. MCC (Memory Chip Controller) eshte nje qark cili ben menaxhimin e
fluksit hyres dhe dales te te dhenave ne RAM. Kjo gje optimizoi rrjedhjen e te dhenave nga dhe drejt
CPU-se. Edhe pse sot chipet DRAM mund te kene gjeresi me te madhe se 1 bit,me perpara te gjithe
chipet e DRAM kishin gjeresi 1bit,dmth kishte vetem chipe me madhesi 64k x 1 ose 256K x 1 (gjithmone
me gjeresi 1 bit).

SI U SHENDERRUA DRAM ME GJERESI 1BIT NE KUJTESE ME GJERESI 8BIT?

U moren 8 chipe DRAM me gjeresi 1bit dhe u perdor MCC per ti organizuar ata elektronikisht per
ti bere me gjeresi 8bit.

Practical DRAM
Komandat te cilat perbejne gjuhen e makines nuk jane te gjitha me gjatesi 1 byte.Duke qene se
disa komanda jane me te gjera se 1byte, pse atehere8088 nuk e beri procesimin me 16 bit FSB? Ne fakt
prodhoi nje CPU 8086 e cila u prodhua para 8088 dhe ishte identik me te,pervec faktit qe kishte nje FSB
16bit.

IBM mund te perdorte CPU 8086 ne vend te 8088 dhe te perdorte RAM me gjeresi 2byte ne vend te
1byte,por do ti duhet te perdorni edhe nje MCC tjeter qe do te trajtonte kete RAM.

Pse Intel nuk i shiti IBM 8086 ne vend te 8088 ?

Per dy aresye:

1.Nuk u prodhua nje MCC qe te mund te trajtonte 2 byte njekohesisht.

2.Ishin te shtrenjte.

Keshtu qe IBM bleu 8088 dhe RAM ishte me gjeresi 1 byte por jo per nje kohe shume te gjate.
DRAM Sticks
Me rritjen e gjeresisese busit te te dhenave te CPU u rrit bashke me te edhe nevoja per RAM me gjeresi
te mjaftueshme per te mbushur busin.

Shembull :

CPU 80386 kishte bus te dhenash me gjeresi 32 bit.Imagjinoni nqs do te kishim 32 chipe DRAM
me gjeresi 1bit ne motherboard => RAM do te zinte shume vend ne motherboard

Perballe nje problem te tille prodhuesit e DRAM prodhuan chipe DRAM me gjeresi x4,x8 dhe x16. Dhe
vendosen disa prej tyre ne nje qark te vogel i cili quhet Stick ose modul.

Tipet e DRAM

Prodhimi i CPU-ve, MCC te reja me te shpejta , i shtyu prodhuesit e DRAM te shpikin teknologji
te reja qe te dergonin te dhena te mjaftueshme nga dhe drejt CPU-se.

SDRAM = Synchronous DRAM (ose ndryshe SDR –single data rate)

Eshte DRAM por frekenca e kujteses sinkronizohet me clockun e sistemit.

SDRAM u prodhua ne 1996 ne nje stick ose modul qe u quajt DIMM.SDRAM DIMM e pare erdhen ne disa
versione per sa i perket madhesise :

Per te perfituar nga avantazhet e SDRAM nevojitet nje kompjuter i dizenjuar per SDRAM. Nje DIMM ne
secilen nga slotet DIMM mund te mbushin busin e te dhenave,keshtu qe cdo slot u quajt bank.

Pese shpejtesi clocku jane perdorur per sistemet e hershme SDRAM : 66,75,83,100 dhe 133 MHz.
Shpejtesia e RAM duhet te perputhet ose te kaloje shpejtesine e sistemit ne menyre qe te funksionoje
ne menyre te qendrueshme. Ketyre shpejtesive i vendoset parashtesa PC ne baze ten je standarti te
percaktuar nga Intel. Keshtu qe shpejtesia e SDRAM ishin PC66 deri ne PC133.

Shembull-Per nje processor Pentium III me FSB 100 MHz duhet te blini SDRAM DIMM me shpejtesi
PC100 ose PC133.

RDRAM-Kur intel prodhoi procesoret Pentium 4 me FSB 400MHz lindi nevoja e nje kujtese me te
shpejte. SDRAM u zevendesua nga nje kujtese RAM shume me te shpejte te njohur si RDRAM ose
Rambus DRAM.RDRAM mund te perballonte shpejtesi deri ne 800MHz.
RIMM – nje modul i RDRAM njihet si RIMM.

Nuk mund te instalojme nje DIMM ne RIMM dhe anasjelltas. RDRAM kishte shpejtesi 600MHz,700MHz,
800MHz, 1066MHz.

RDRAM implementoi tekniken dual channel. Cdo RAM ishte 64 bit por MCC alternon dy RIMM per te
rritur shpejtesine e marrjes se te dhenave.Qe te perdoret arkitektura dual channel duhet te instalohet
numer cift RIMM.

Motherboardet ne te cilat perdoret RDRAM kerkojne qe te gjitha slotet e RAM te jene te zene. Ne slotet
e tjera vendoset nje pajisje passive e cila njihet si continuity RIMM ose CRIMM.

RDRAM e rriti shpejtesine ne menyre dramatike por kishte tre disavantazhe :

 Teknologjia ishte pronesi e Rambus


 Ishte e kushtueshme (me shume se SDRAM)
 RDRAM punonte vetem me procesoret Pentium 4

Ne 2003 Intel ndaloi prodhimin e motherboard dhe MCC qe kerkonin RDRAM.

DDR SDRAM-implementoi gjithashtu arkitekturen dual channel. Dual channel DDR funksionon njesoj si e
RDRAM ,duhet te kemi dy module identike.

Ndryshe nga RDRAM, DDR nuk ka CRIMM nuk kemi pse te vendosim gje tek slotet bosh.Disa
motherboard kane 3 slote DDR SDRAM,por dual channel funksionon vetem nqs vendosim RAM ne dy
prej sloteve.Nqs vendosim RAM edhe ne slotin e trete sistemi i perdor te trija slotet dhe nuk perdor
arkitekturen dual channel.

1.Kopjoi Rambus duke dyfishuar outputin e SDRAM me ane te realizimit ted y proceseve ne nje cilek
clocku.

2.Kushtonte vetem pak me shume se SDRAM

DDR2-pasardhes i DDR
Eshte DDR RAM me permiresime te karakteristikave elektronike qe mundesojne te jete me i
shpejte se DDR dhe te harxhoje me pak energji.Perdor buffera ndermjet data bus dhe kujteses.

DDR3 RAM
- Shpejtesi me e madhe
- Dyfishohn sasine e te dhenave te DDR2 per cikel clocku
- 30% me pak konsum energjie
- Dy tipe :240 pin DIMM dhe 204 pin SO-DIMM laptop.
- Perdor buffer
- Disa chipset qe perdorin DDR3 perdorin arkitekture triple channel.

You might also like