You are on page 1of 2

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në media
- lidhur me rrethanat në të cilat shtetasi Renalt Tomor Tahiri, me masë sigurie arrest me burg në
Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,“Jordan Misja” ka ndërruar jetë në Qendrën
Spitalore Nënë Tereza.
- dhe mosnjoftimin e familjarëve të tij nga ana e stafit të burgut.
Duke shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e personit të tyre të dashur,
informojmë opinionin publik se;
Shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është shoqëruar nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, për në ambjentet
e paraburgimit të IEVP “Jordan Misja” më datë 31.03.2023, në orën 12:40, në zbatim të Vendimit të
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 670 Akti, datë 30.03.2023, me masë sigurie arrest me burg, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Bazuar në procedurat standarte shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është pritur nga Komisioni i Pranimit, i
cili ka vlerësuar gjendjen shëndetësore të tij dhe me rekomandim të mjekut të burgut është vendosur që i
paraburgosuri të shoqërohet për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për një konsult me mjek specialist
toksikolog, pasi është konstatuar në gjëndje të rënduar shëndetësore, në paraqitje humor të deprimuar,
fascies e zbehtë, puls i dobët. I paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri ka referuar se është përdorues i
lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C.
Në orën 14:10 datë 31.03.2023, i paraburgosuri është shoqëruar për në Qendrën Spitalore “Nënë
Tereza”, ku ka realizuar konsultën me mjekun toksikolog. Pacienti njihej nga stafi shëndetësor si
përdorues i lëndëve narkotike. Aktualisht nën terapinë mbajtëse me Methadon 60 mg. Mjeku ka
rekomanduar të vazhdoj terapia me Methadon dhe rikontroll në rast nevoje.
Pas konsultës me toksikologun është kryer konsult dhe me mjekun Psikiatër në Qendrën Spitalore të
Burgjeve.
Pacienti paraqitet me dobësi trupore, mungesë oreksi, nuk referon të jetë trajtuar për probleme të
shëndetit mendor, si edhe referon së është trajtuar me Methadon, qetësues dhimbje. I është rekomanduar
të plotësohet me analiza laboratorike (gjak komplet, Gjak Biokimik, HIV/AIDS, Hepatit B, C). Të
vazhdoj trajtimin me medikamente për tre ditë (Sol. Fiziologjik, Vit C).
Pas kthimit nga QSUT më datë 01.04.2023, ka vijuar trajtimi i pacientit sipas rekomandimeve të
mjekëve specialist.

______________________________________________________________________________
DREJTORIA E PERGJITHSHME E BURGJEVE Rruga “Zef Serembe” Tiranë,
Tel +355 4 271437, Fax + 355 4 22 82 92, www.dpbsh.gov.al,e-mail: dpbsh@albaniaonline.net
Rreth orës 15:30, të datës 01.04.2023, i paraburgosuri shoqërohet për në dhomën e infermierisë, ku i
është vendosur serumi dhe vitamino-terapi, sipas rekomandimeve të mjekëve QSUT “Nënë Tereza”.
Rreth orës 20:50 të datës 01.04.2023, i paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri i ka kërkur infermierit, për t’i
aplikuar një qetësues dhimbje, i cili është aplikuar. Por megjithë mjekimin që mori, gjëndja e tij
shëndetësore ka qenë e njëjtë.
Rreth orës 21:50, punonjësit e sigurisë kanë njoftuar urgjentë stafin shëndetësor për shkak të gjëndjes së
rënduar të të paraburgosurit. Infermieri ka hyrë menjëherë në dhomën e shtetasit Renalt Tahiri dhe ka
konstatuar se gjëndja e tij ishte shumë e rënduar, puls shumë i dobët, nuk komunikonte, i është dhënë
ndihma e shpejtë dhe është nisur menjëherë për në urgjencën e QSUT-së. Grupi i shoqërimit është nisur
nga institucioni në orën 22:06 dhe ka mbërritur në urgjencën e Q.S.U.T në orën 22:10, datë
01.04.2023.
Gjatë shoqërimit për në urgjencën ka vazhduar kryerja e masazhit kardiak. Në QSUT pacientit i është
dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës ka
konkluduar se pacienti Renalt Tahiri ka berë eksitus letalis (vdekje), susp. Arrest kardiak në Spitalin
QSUT “Nënë Tereza”.

Lidhur me detyrimin ligjor të stafit të burgut për njoftimin e familjarëve dhe të afërmëve në rast vdekje;
 Zyra e Informacionit e IEVP Jordan Misja ka siguruar një numër kontakti të familjarëve të të
paraburgosurit, të marrë nga dokumentacioni i tij të cilin e kanë thirrur për disa herë deri në orën 00:05
të datës 02.04.2023 dhe ka qenë i padisponueshëm.
Në pamundësi për t’u lidhur me familjarët e të paraburgosurit për ti njoftuar, në orën 00:30 është
njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilës i është bërë me dije dhe adresa e banimit të të
ndjerit Renalt Tomor Tahiri. Gjithashtu është njoftuar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve,
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes nga salla operative, një ekip inspektimi i nivelit të lartë të DPB, me
Urdhër të Drejtorit të Përgjitshëm, ka inspektuar lidhur me rrethanat e vdekjes dhe zbatimin e
procedurave të pranimit, nga ora 23:00 deri në 04:00.
Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën drejtimin e Prokurorisë është duke bërë hetimin
lidhur me ngjarjen.

______________________________________________________________________________
DREJTORIA E PERGJITHSHME E BURGJEVE Rruga “Zef Serembe” Tiranë,
Tel +355 4 271437, Fax + 355 4 22 82 92, www.dpbsh.gov.al,e-mail: dpbsh@albaniaonline.net

You might also like