You are on page 1of 34

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DETYRË KURSI

MEDIA DHE KOMUNIKIM POLITIK

TEMA:ANALIZË LAJMI DHE MEDIA SHARE

PUNOI: ARTEA HAJDINI

GRUPI A
Analizë lajmi
Analiza e lajmit që është zhvilluar me poshtë është analizuar në datën
27 nëntor 2022.Në analizën e bërë është marr një lajm nga kronika e
zezë në tre media ku bëhet analizë e hollësishme për lajmin e njëjtë
nga televizione të ndryshme si Klan, Top Channel dhe Vizion Plus.Ky
lajm ka të bëjë me aksidentin e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Klan tv 19:39 27/11/2022

Strish:Aksidenti,humbin jetën dy persona

Nënstrish:Mjeti përplaset me trafikndarësen,në gjendje të rëndë


shoferi

Renditja e lajmit: I katërti në edicionin informativ

Pëshkrimi I lajmit:Këto jan pamjet e para vetëm pak minuta pas


aksidentit të rëndë në autostradën Durrës-Tiranë ku një automjet u
përplas fort me trafikndarësen dhe për pasojë dy të rinj humbën jetën
në vendngjarje, ndërsa një i tretë përfundoi në spital në gjendje kritike
për jetën.Aksidenti u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës
në autostradën Durrës-Tiranë, ku humbën jetën Silva Gjergji 26 vjeçe
dhe një pasagjere tjetër e identifikuar si Roxhensa Klironomi 24
vjeçe.Shkak i përplasjes së fortë dyshohet se u bë humbja e kontrollit
nga shoferi i makinës tip Ford, 26-vjeçari, Arbër Tivari.Ky i fundit
aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin intensiv të
bluzave të bardha, pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.Për
aksidentin e rëndë, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, me
qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe dinamikës së ngjarjes.Për
shoferin e automjetet Arbër Tivari policia ka lëshuar dhe nje urdhër
arresti.
Inserti:Imazhe nga vendi i ngjarjes,pamje të automjetit dhe
autostradës,pamje nga objektet e mbetura ne vendngjarje (atlete,pjesë
të makinës),foto të personave të përfshirë në aksident dhe imazhe nga
spitali.

Minutazhi I kronikës në studio:18 sekonda

Minutazhi I inserteve:1 minutë e 3 sekonda

Minutazhi total:1 minutë e 21 sekonda

Konotacioni I lajmit:Lajmi përcillet i qartë pasi jep informacionin e


nevojshëm dhe pamje të vendngjarjes.Gjithashtu se cilët janë të rinjtë
e përfshirë në aksident dhe çfarë ka ndodhur me ta.

Mesazhet:
-Theksohet se shkak ka qënë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të
automjetit.
-Nënkuptohet kujdesi që duhet patur në rrugë.
-Theksohet humbja e madhe si pasojë e aksidentit(humbja e jetës nga
2 vajzat dhe gjendja e rëndë shëndetësore e shoferit).

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.


Top Channel 19:42 27/11/2022

Strish: Humbin jetën dy vajza në aksident

Nënstrish: Arrestohet shoferi që përplasi makinën me trafikndarësen


në Tiranë-Durrës

Renditja e lajmit: I shtati në edicionin informativ

Pëshkrimi I lajmit:Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të


ditës të dielë në superstradën Tiranë-Durrës. Dy vajza humbën jetën
ndërsa u plagos rëndë drejtuesi i mjetit një 26 vjeçar nga Durrësi. Pas
përplasjes me trafikndarësen drejtuesi i automjetit tip ford ka humbur
kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore metalike të rrugës
të cilat janë futur brenda në kabinë duke shkaktuar vdekjen e
menjëhershme të dy vajzave që udhëtonin me të.Sipas policisë
viktimat janë Silva Gjergji 26 vjeçe dhe Roxhensa Klironomi 24 vjeçe
të dyja me banim në Durrës.Drejtuesi i mjetit ka marr dëmtime të
rënda në aksidentin që u regjistrua rreth orës e 1 e 15.Arbëe Tivari
është dërguae ne spitalin e traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin
e mjekëve.Policia ka kryer arrestimin e tij në ambjentet spitalore
kurse grupi hetimor po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të
ngjarjes.

Inserti:Imazhe nga vendi i ngjarjes,imazhe nga mbetjet e


aksidentit(barrierat metalike,sendet personale,goma)dhe imazhe të
policisë ne vendngjarje.

Minutazhi I kronikës në studio:25 sekonda


Minutazhi I inserteve:1 minutë e 10 sekonda

Minutazhi total:1 minutë e 35 seknoda

Konotacioni I lajmit:Edhe në këtë rast lajmi jepet i qartë pasi tregohen


detajet e aksidentit dhe personat e identifikuar.Pothuajse jepen detaje
si te televizioni i më

Mesazhet:
-Mendohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia nga ana e
drejtuesit të automjetit.
-Theksohen pasojat e rënda si rezultat i humbjes së kontrollit.

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.


Vizion Plus 15:08 27/11/2022

Strish: Makina përplaset me trafikndarësen

Nënstrish: Humbin jetën dy vajza,plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Renditja e lajmit: I katërti në edicionin informativ

Pëshkrimi I lajmit:Një aksident tragjik i mori jetën dy vajzave në


autostradën Tirane-Durrës mëngjesin e kësaj të diele ndërkoh mbeti i
plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.Makina në të cilën udhëtonin tre të
rinjtë humbi kontrollin pranë Sukthit duke u përplasur me
trafikndarësen e betonit ndërsa më pas doli nga rruga dhe mori me
vete edhe barrieren metalike anësore.Si pasojë e goditjes së fortë
mbetën të vdekura nē vend 26 vjeçarja Silvia Gjergji banuese në
Mirditë dhe shoqja e saj Roxhesa Klironomi 24 vjeçe banuese në
Durrës.Shoferi i mjetit Arbër Tivari gjithashtu 26 vjeçar u transportua
me urgjencë në spital.Për të nxjerrë trupat e pajetë si dhe të plagosurit
nga makina e dëmtuar u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.Dy vajzat dhe i
plagosuri ishin nisur në drejtim të Tiranës në orët e para të mëngjesit
pasi darkuar në qytetin bregdetar.Sipas policisë shkak i përplasjes
fatale mund të jetë bërë shpejtësia e lartë e mjetit dhe konsumi i
alkoolit nga 26 vjeçari shofer;megjithëse i riu ndodhet në spitalin e
traumës policia e ka arrestuar atë nën akuzën shkelje e rregullave të
qarkullimit rrugor dhe aksident me pasojë vdekjen e më shumë se një
personi.

Inserti:Imazhe nga vendi i ngjarjes dhe pamje të mbetjeve në


vendngjarje .

Minutazhi I kronikës në studio:20 sekonda

Minutazhi I inserteve:27 sekonda


Minutazhi total:47sekonda

Konotacioni I lajmit:Në krahasim me dy televizionet e mësipërme ky


kanal tek përshkrimi jep më shumë detaje edhe pse lajmi transmetohet
më shpejt se dy kanalet e tjera.Lajmi vjen i qartë dhe i treguar me
detaje.

Mesazhet:
-Vihet theksi tek aksident si pasojë e shpejtësisë dhe konsumimit të
alkoolit nga ana e shoferit.
-Pasoja të rënda dhe humbje të jetëve nga pakujdesia.

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit


TABELA KRAHASUESE E ORAREVE

Kanali televiziv Fasha e orarit Minutazhi i Renditja e


kur shfaqet insertit lajmit
Klan Tv 19:39 1 minutë e 3 I katërti
sekonda
Top Channel 19:42 1 minutë e 35 I shtati
sekonda
Vizion Plus 15:08 27 sekonda I katërti

Sipas tabelës duket qartë se dy kanalet e para kanë patur kohën e


mjaftueshme për mbledhjen e informacionit pasi e shfaqin lajmin në
orë më të vonë pra në mbrëmje.Renditja që ata kanë bërë tregon sa
rëndësi i kanë kushtuar lajmit.Edhe pse Vizion Plus e shfaq lajmin i
pari pra më herët ai jep më shumë detaje se dy kanalet e mësipërme.
Top Channel edhe pse e rendit të shtatin ai e zgjat më shumë insertin
se dy kanalet e tjera.
Analizë lajmi

Analiza e lajmit që është zhvilluar më poshtë është analizuar në datën


27 nëntor 2022.Në analizën e bërë është marr një lajm nga politika në
tre media ku bëhet analizë e hollësishme për lajmin e njëjtë nga
televizione të ndryshme si Klan, Top Channel dhe Vizion Plus.Ky
lajm ka të bëjë me mbledhjen në kuvend bashkë të Kosovës dhe
Shqipërisë.

Klan Tv 19:32 27/11/2022

Strish:Jubileu i pavarësisë mbledh bashkë 2 kuvendet Shqipëri-


Kosovë

Nënstrish:Mesazhet e Ramës dhe Kurtit për 110 vjetorit të pavarësisë

Renditja e lajmit: I pari në edicionin informativ

Pëshkrimi I lajmit: 110 deputetë të Kosovës udhëtuan drejt Tiranës


për t’u bërë bashkë në të parin Kuvend të madh të shqiptarëve. Një
mbledhje simbolike për të kujtuar 110-vjetorin e asaj dite ku po njësoj
shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës u bënë bashkë për të
shpallur Pavarësinë.Mesazhet e kryetarëve të 2 parlamenteve, por dhe
kryetarëve të grupeve parlamentare të partive këndej e andej kufirit,
bashkohen tek e njëjta pikë, kufijtë formalë nuk duhet të pengojnë 2
shtetet të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Të njëjtin mesazh jep
dhe kryeministri Albin Kurti.“Nëse e ndalim përpjekjen, nëse
pushojmë së punuari, menjëherë rrezikojmë. pra rrezik është
mosveprimi, jo veprimi”, ka thënë Kurti.Kryeministri Rama e nis
fjalën duke sjellë disa fakte, për të cilat publikisht nuk ka pasur një
analizë sipas këndvështrimit të tij: Fati tragjik i pjesës më të madhe të
firmëtarëve të Pavarësisë.“I takon institucioneve tona, vendosjes aty
ky duhet në libra dhe në hapësira të përbashkëta, atyre 40 burrave pa
të cilët mexhelisi i historisë sonë nuk dihet se si do të ishte”, ka thënë
Rama.Por Rama ndërsa rendit të gjitha argumentat që dëshmojnë se
shqiptarët në të gjitha shtetet e Ballkanit ku janë shumicë a pakicë,
janë në një pozicion shumë të favorshëm në raportet me
ndërkombëtaret, kujton se mes vetes lufta nuk resht, ashtu si 110 vite
më parë.“Përsëri edhe sot, nuk besoj se shqiptarët më mirë në raport
me vetveten”, është shprehur Rama.2 kryeministrat Rama e Kurti
folën dhe për projektet konkrete që janë jetësuar falë marrëveshjeve të
firmosura në 8 mbledhjet e përbashkëta të 2 qeverive.“Kemi tashmë
abetaren e përbashkët dhe po punohet për fjalorin e përbashkët. Kemi
financuar së bashku fizibilitetin për hekurudhën Durrës-Prishtinë e
cila do ta lidhë Durrësin, Portin e Shqipërisë dhe Kosovës me Portin
e Thatë në Prishtinë”, ka thënë Kurti.“Pavarësisht të gjitha llafeve në
fillim të 6-mujorit të dytë të vitit të ardhshëm ne do të jemi në kantier,
në portin e ri të Porto Romanos. Në 12 Dhjetor, unë shpresoj që të na
bashkohen në prezantimin e madh publik të projektit
përfundimtar”, ka thënë Rama.Por në këtë ditë të madhe për të 2
shtetet, Edi Rama mendon se 2 janë personat të cilët i mungojnë kësaj
panorame.“Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot, Hashim
Thaçi i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që
vazhdon”, ka thënë Rama.Kur kryeministri Rama mori fjalën,
kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin lanë sallën.
Arsyet i dha në oborrin e Kuvendit.“U largova për të përfaqësuar
popullin opozitar. Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj
Kosovës”, është shprehur Berisha.Propozimi i ardhur nga mazhoraca
socialiste është që mbledhja e radhës mes dy parlamenteve të mbahet
në 10 Qershorin e vitit të ardhshëm për të festuar së bashku 145-
vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Inserti:Imazhe nga kuvendi,takimet mes deputetëve dhe pjesë nga
fjalimet e dy kryeministrave edhe gjithashtu një fragment nga fjala e
z.Sali Berisha.

Minutazhi I kronikës në studio:14 sekonda

Minutazhi I inserteve:3 minuta

Minutazhi total:3 minuta e 14 sekonda

Konotacioni I lajmit:Lajmi përcillet i qartë pasi jep informacionin e


nevojshëm me pamje të kuvendit dhe fjalimet e kryeministrave.Nga
vet përshkrimi i lajmit kjo kuptohet.

Mesazhet:
-Tregohet bashkëpunimi mes dy shteteve.
-Theksojnë mbështetjen dhe ndërveprimin që Kosova ka me
Shqipërinë.
-Jepet mesazhi i opozitës duke u shfaqur z.Sali Berisha

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.


Top Channel 19:32 27/11/2022

Strish:Shqipëri-Kosovë, një parlament

Nënstrish:Deputetët mblidhen në Tiranë në 110 vjetorin e pavarësisë.

Renditja e lajmit:I pari në edicionin informativ

Përshkrimi i lajmit: Për herë të parë deputetët e parlamentit të


Kosovës dhe ata të Shqipërisë u ulën te gjithë bashkë në  sallën e
kuvendit të Shqipërisë duke dërguar fuqishëm mesazhin e bashkimit
jo thjesht në mënyrë simbolike. Lindita Nikolla, kryetare e
parlamentit të Shqipëri dhe homologu nga Kosova, Glauk Konjufca
ishin të parët që folën në këtë seancë të përbashkët të dy
parlamenteve. Nikolla: Mënyra e të menduarit të shqiptarëve të
ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeopolitik dhe pozitën e
shqiptarëve në këtë realitet gjeopolitik. 

 Konjufca: I vetmi shtet në mes të Evropës i lidhur me Rusinë është


Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te
financimi i grupeve kriminale. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e
Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.

Emocionet e të ulurit bashkë në një sallë i përmblodhi më këtë fjali


deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

 Lila: Uaaaa çfarë hapje sot në kuvendin e Shqipërisë, më e bukura


në botë.
Dy kryeministrat, Kurti dhe Rama nuk e fshehën gëzimin që ia dolën
të mbledhin dy parlamentet në një sallë.

Kurti: Shqiptarët të bëhen bashkë jo vetëm për festa, dhe jo vetëm në


rang politikanësh. Ndër të tjera, Kurti theksoi se kjo e sotmja nuk
duhet të jetë vetëm një ditë feste, por edhe një ditë reflektimi.

Rama: Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt,


por përsëri edhe sot unë nuk besoj se shqiptarët janë më mirë në
raport me vetveten. E le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm
pamjes së sotme të Kosovës krahasuar me jo shumë vite më parë. Unë
nuk besoj se do të ishte e ndershme që të shtyheshin shumë dhe të
thoshin: “po, ne e kishim imagjinuar që në 110 vjetorin e pavarësisë
së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë, do të ishte sovrane dhe
pavarësia e saj do të ishte përfundimtare.

Sali Berisha me mbështetësit e bojkotoi fjalën e kryeministrit Rama


duke nxjerrë në pah ndasitë e thella të politikës së brendshme
shqiptare.

 Berisha: Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në


mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë
këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të
justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit.
Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i
rrezikshëm për kombin shqiptar.

Inserti:Imazhe nga kuvendi,lidhje direkte me gazetarin përpara


kuvendit dhe pjesë të fjalimeve të mbajtura.
Minutazhi I kronikës në studio:26 sekonda

Minutazhi I inserteve:1 munutë e 58 sekonda

Minutazhi total:2 minuta e 24 sekonda

Konotacioni I lajmit:Në këtë televizion kemi një lidhje direkte me


gazetarin i cili ndodhet dhe qëndron përpara kuvendit.Nuk mungojnë
pjesë nga fjalimet dhe lajmi vjen i qartë.Detaje të asaj cka eshte folur
ne mbledhje gjithashtu nuk mungojne.

Mesazhet:
-Deputetët ulen bashkë që të tregojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen
e fuqishme që i japin njëra-tjetrës dy shtetet.
-Të mbrohen interesat nga cënimet që vijnë nga Serbia.
-Nuk mungon mendimi i opozitës dhe revolta ndaj kreut të shtetit.

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.


Vizion Plus 27/11/2022 ora 15:01

Strish:Shqipëria e Kosova në një kuvend

Nënstrish: Rama e Kurti:të bëhemi më shpesh bashkë,por jo për të


penguar

Renditja e lajmit: I pari në edicionin informativ

Pëshkrimi I lajmit: 110 vjetori i pavarësisë u shenjua për herë të parë


me mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve të Shqipërisë dhe
Kosovës në Tiranë.Dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti u
takuan në hyrje për të shkuar bashkë në sallën e kuvendit.Edi Rama
dhe Albin Kurti thanë se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës
duhet të udhëhiqet nga bashkëpunimi dhe jo krijimi i pengesave si në
politikën e brendshme dhe të jashtme të tyre. Rama shprehet se:Ne
vazhdojmë të bëjmë çmos të pengojmë njëri-tjetrin, herë me sukses,
herë pa sukses. Sot është një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje,
pavarësisht mëse do donin ta panonin njëri-tjetrin ose mos e pranonin
njëri-tjetrin, qoftë në një mëhallë në jetën e përditshme.Albin Kurti
shprehet: Ndarjet krahinore, bajraktarizmat janë pengesë e
prapambeturi edhe sot. Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa
më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar, por për
të kontribuar. Shqetësimi i Albin Kurtit ishte emigrimi i të rinjve dhe
për këtë fajtor bëri qeverisjen.Ai tha: E di se atje nuk po shkoni për
qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që tu
kthejmë besimin në institucione, në drejtësi, në shtet, në politikë që ju
ta mendoni rritjen e fëmijëve tuaj në atdheun tuaj, si opsionin më të
mirë. Edi Rama pati rastin që t’i tregonte edhe parlamentarëve të
Kosovës se porti i ri i Durrësit, i shumëkundërshtuar nga opozita është
edhe në të mirën e tyre.Rama tha: Punën e nisur, për të bërë realitet
atë që është vepra më e madhe Portin dhe hekurudhën, që do të jetë
një porti i përbashkët, i shtrirë nga Durrësi në Prishtinë dhe në Strugë,
me dy porte të thata që do lidhen me hekurudhë. Nga parlamenti i
Shqipërisë, Glauk Konjufca u tha deputetëve shqiptarë se Serbia po
synon destabilizimin e Kosovës.
 Glauku tha: Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj që është
destabilizimi i Kosovës dhe  ndarja faktike e shtetit tonë. Serbia na
lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete prej diplomacisë
e deri te financimi dhe kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me
krimin brenda vendit tonë. Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria me
Kosovën aq më lehtë do jetë për t’i mbrojtur interesat jetike të kombit
tonë. Të qënurit në të njëjtën sallë, u shfrytëzua edhe nga Enkelejd
Alibeaj për t’ua thënë përballë se Partia Demokratike është kundër
nismës Ballkani i Hapur.Ai tha se : PD do e shoh Serbinë vetëm me
sytë e Kosovës. Kundërshtitë tona energjike ndaj projektit ish mini
shngen apo Open Ballkan kanë qenë mbi të gjitha se Kosova kurrë
nuk e pranoi se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e
Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e
të paqartë.  Nga socialistët u propozua që mbledhja e ardhshme e
përbashkët të mbahet në 10 qershorin e vitit të ardhshëm në Prizren,
për 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Për ata që sot
munguan, ish-udhëheqësit e UÇK-së mes të cilëve ish-presidenti
Hashim Thaçi pasi po përballen me drejtësinë, të hënën një grup
deputetësh do të udhëtojnë drejt Hagës për t’ua uruar festën e
pavarësisë.
 

Inserti:Imazhe nga kuvendi,pjesë të fjalimeve nga 2 kryeministrat dhe


2 deputetët dhe imazhe nga organizimi festiv.

Minutazhi I kronikës në studio:17 sekonda

Minutazhi I inserteve:3 minuta e 7 sekonda

Minutazhi total:3 minuta e 24 sekonda


Konotacioni I lajmit:Edhe në këtë televizion lajmi vjen i qartë dhe me
detaje të hollësishme dhe në ndryshim nga dy kanalet e mësipërme ka
pjesë dhe nga 2 fjalimet e deputetëve të tjerë.

Mesazhet:
-Vihet theksi tek bashkëpunimi i dy shteteve,por pa penguar njëri-
tjetrin.
-Akuzohet qeveria për largimin e të rinjve nga vendi.
-Tregohet qartë raporti me Serbinë dhe si e shohin 2 shtetet Serbinë.
-Mbyllet duke theksuar marrëdhëniet e mira mes Shqipërise dhe
Kosovës.

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.


TABELA KRAHASUESE E ORAREVE

Kanali televiziv Fasha e orarit Minutazhi i Renditja e


kur shfaqet insertit lajmit
Klan Tv 19:32 3 minuta I pari
Top Channel 19:32 1 minutë e 58 I pari
sekonda
Vizion Plus 15:01 3 minuta e 7 I pari
sekonda

Tek të tre kanalet lajmi vjen i qartë dhe i renditur tek të parët e
ditës.Detajet nga asnjë kanal nuk mungojnë dhe të tre kanalet i
shoqërojnë insertet me pjesë të fjalimeve nga deputetët.Top Channel
në krahasim me dy kanalet e tjera e jep në mënyrë të shkurtuar lajmin
por pjesët e rëndësishme nuk mungojnë.Vizion Plus e shfaq lajmin më
parë dhe më gjatë çka tregon një mbledhje informacioni të mirë.
Analizë lajmi
Analiza e lajmit që është zhvilluar me poshtë është analizuar në datën
2 dhjetor 2022.Në analizën e bërë është marr një lajm nga ekonomia
në tre media ku bëhet analizë e hollësishme për lajmin e njëjtë nga
televizione të ndryshme si Klan, Top Channel dhe Vizion Plus.Ky
lajm ka të bëjë me rritjen e çmimit të karburantit.

Tv Klan 19:47 02/12/2022

Strish:Rriten çmimet e karburanteve


Nënstrish:Nafta do të shitet 8 lekë më shtrenjtë,benzina 4 lekë më
shumë

Renditja e lajmit:i dhjeti në edicionin informativ

Përshkrimi i lajmit: Rritet me 8 Lekë çmimi i naftës në Shqipëri.


Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të tregtohet me
214 Lekë, nga 206 që ishte më parë.Rritje ka pësuar edhe çmimi i
benzinës. Në pikat e tregtimit të karburanteve një litër benzinë do u
kushtojë qytetarëve 4 Lekë më shumë, duke u tregtuar me 195 lekë
nga 191 që ishte më parë.I vetmi çmim i pandryshuar mbetet ai i
gazit, që prej ditësh është 71 Lekë/litër.Sipas Bordit të Transparencës,
vendimet për ndryshimin e çmimit të karburanteve në vend bazohen
në lëvizjen e bursës Platts të Mesdheut, si dhe faturave të
operatorëve.Vendimi i bordit vjen në një kohë kur edhe në tregjet
ndërkombëtarë, çmimi i arit të zi të papërpunuar ka arritur në nivelet
më të ulëta që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë.Kështu në bursën e
Teksasit në datën 2 Dhjetor nafta arriti në çmimin 82 dollarë për fuçi,
ndërsa në bursën e Londrës në 87.7 dollarë.
Inserti:E shoqëruar me imazhe të karburanteve,naftës,një tabele
përmbledhëse ku tregohej se si ndryshonin rritjet e çmimit dhe pamje
nga portet.

Minutazhi I kronikës në studio:18 sekonda

Minutazhi I inserteve:1 minutë

Minutazhi total:1 minutë e 18 sekonda

Konotacioni I lajmit:Lajmi vjen i qartë dhe i detajuar me vendimet e


bordit ku tregohet se si ndryshuan çmimet pra si ishin dhe si u
bënë,duke dhënë dhe shembuj të shteteve të tjera.

Mesazhet:
-Çmimet sa po vinë dhe po shkojnë drejt rritjes
-Tregohet se si aktorët e jashtëm ndikojnë në politikat e vendeve.
(konflitiki i Ukrainës)

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.

Top Channel 19:44 02/12/2022


Strish:Brodi shtrenjtoi naftën

Nënstrish:Rritja abuzive,me të njëjtin nivel në bursë,në shkurt nafta


ishte 195 lekë

Renditja e lajmit:I gjashti në edicionin informativ

Përshkrimi i lajmit: Në vendimin e sotëm çmimi i naftës shkon në 214


lekë nga 206 lekë që ishte. Në datën 28 nëntor kur çmimi i naftës ishte 211
lekë, bordi bëri uljen vetëm me 5 lekë ndërsa në bursa nafta ra me 60
dollarë për ton. Ndërsa kur nafta rritet me 56 dollarë për ton, bordi e rrit
çmimin me 8 lekë. Pra 3 lekë më shumë për qytetarët shqiptarë, në kushtet
kur edhe dollari është dobësuar nga vendimi i fundit.

Përveç kësaj në një vështrim kohor, çmimet në bursa janë në nivele të


ngjashme me muajin shkurt.  Në atë kohë, ende i pakrijuar Bordi i
Transparencës, çmimet në treg qëndronin në nivelin e 180-195 lekëve në
pompat e naftës, ndërsa me ndërhyrjen e Bordit në mars çmimi arriti deri në
217 lekë. Ndërkohë çudia më e madhe është vendi fqinj Maqedonia e
Veriut. Përtej kufirit komisioni rregullator uli çmimin e naftës me 4 lekë në
datën 1 Dhjetor, për shkak të rënies së çmimit në bursa.

Dy vende në të njëjtin rajon me diferenca kaq të dukshme tregon se


mekanizmi është prishur dhe diçka nuk po funksionon. Edhe më shumë
mbështetet kjo nga fakti se disa prej pikave të karburantit në vend e shesin
gjithmonë më lirë se çmimi tavan i Bordit naftën. Top Channel ende po pret
të marrë pjesë në një mbledhje të Bordit ndërsa kërkesa zyrtare vazhdon të
mos marrë përgjigje.
Inserti:imazhe nga mbledhja e bordit,nga pika karburantesh ,imazhe
nga bursat dhe tabela krahasuese të rritjes së çmimeve dhe një postim
i një prej gazetarëve të televizionit.
Minutazhi I kronikës në studio:26 sekonda

Minutazhi I inserteve:1 minutë e 28 sekonda

Minutazhi total:2 minuta e 4 sekonda

Konotacioni I lajmit:Lajmi edhe këtu vjen i qartë me informacionet e


nevojshme,për më tepër te ky televizion kemi dhe një kërkesë që
gazetari i televizionit ka bërë për pjesëmarrjen në takimey e bordit të
transparencës.

Mesazhet:
-Krahason rritjet e pësuara dhe mënyrën se si dhe kur po ndodhin këto
rritje.
-Ndryshimet që kemi me vendin fqinj që tregon se diçka nuk po
funksionon(me Maqedoninë)
-Tregon se kërkesa e bërë prej gazetarit nuk po merr ende përgjigje.

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.


Vizion Plus 15:13 02/12/2022

Strish:Rritet me 8 lekë çmimi i naftës

Nënstrish:Shtrenjtohet edhe benzina,gazi nuk ndryshon

Renditja e lajmit:i teti në edicionin informativ

Përshkrimi i lajmit: Bordi i transparencës është mbledhur këtë të


premte duke vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend
Bordi ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në 214 lekë/litër nga 206 që
ishte vendosur tre ditë më parë.Edhe çmimi i benzinës është rritur me
4 lekë për litër.Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.Vendimi hyn në fuqi
sot, 2 dhjetor në orën 16:00.

Inserti:Shoqërohet vetëm me fragmente dhe imazhe nga pika


karburantesh.

Minutazhi I kronikës në studio:40 sekonda

Minutazhi I inserteve:mungon inserti pasi prezantimi i lajmit bëhet në


studio

Minutazhi total:40sekonda
Konotacioni I lajmit:Në këtë televizion lajmi nuk vjen në mënyrë aq
të qartë dhe të detajuar sa dy televizonet e mësipërme.

Mesazhet:
-Çmimet e karburantit përveç gazit po rriten.

Mbyllja e lajmit:Lajmi mbyllet menjëherë pas insertit.

TABELA KRAHASUESE E ORAREVE

Kanali televiziv Fasha e orarit Minutazhi i Renditja e


kur shfaqet insertit lajmit
Klan Tv 19:47 1 minutë I dhjeti
Top Channel 19:44 1 minutë e 28 I gjashti
sekonda
Vizion Plus 15:13 40 sekonda I gjashti

Siç duket edhe nga tabela Vizion Plus e jep më parë lajmin dhe
ndoshta ndikon në mosdhënien e shumë detajeve pasi dy kanalet e
tjera e japin më qartë dhe në një kohë më të gjatë.Tek të tre kanalet
lajmi nuk zë pjesën më të rëndësishme të lajmeve të ditës pasi renditet
pas të tretit apo të katërtit që mund të konsiderohet me rëndësi.
MEDIA SHARE

Më poshtë paraqiten rezultatet e një anketimi të realizuar nëpërmjet


rrjetit social Instagram mbi shikueshmërinë e 3 programeve të ditës së
Shtunë 12 nëntor 2022 ora 21:00.Kanalet televizive ishin Tv
Klan,Top Channel dhe RTSh. ku secila kishte programacionin e vet.

Kanali dhe Shikueshmëria


programacioni
Tv Klan 33 persona 38%
(Klanifornia)
Top Channel ( Më lër 50 persona 57%
të flas)
RTSH (Quiz Show) 5 persona 5%
60

50

40

30

20

10

0
TV KLAN(KLANIFORNIA) TOP CHANNEL(ME LER TE RTSH(QUIZ SHOW)
FLAS)
Shikueshmeria

Më poshtë paraqiten rezultatet e një anketimi të realizuar nëpërmjet


rrjetit social Facebook mbi shikueshmërinë e 3 programeve të ditës së
Shtunë 12 nëntor 2022 ora 21:00.Kanalet televizive ishin Tv
Klan,Top Channel dhe RTSh. ku secila kishte programacionin e vet.

Kanali dhe Shikueshmëria


programacioni
Tv Klan 8 persona
(Klanifornia)
Top Channel ( Më lër 1 person
të flas)
RTSH (Quiz Show) 2 persona
9

0
TV KLAN(KLANIFORNIA) TOP CHANNEL(ME LER RTSH(QUIZ SHOW)
TE FLAS)
SHIKUESHMERIA

Më poshtë paraqiten rezultatet e një anketimi të realizuar nëpërmjet


telefonatave në fasha të ndryshme oraresh sipas grupmoshave mbi
shikueshmërinë e 3 programeve të ditës së Shtunë 12 nëntor 2022 ora
21:00.Kanalet televizive ishin Tv Klan,Top Channel dhe RTSh. ku
secila kishte programacionin e vet.

Telefonatat e realizuara në fasha te ndryshme oraresh

Personat Mosha Ora Programacioni


A.K 60 vjec 21:00 TV KLAN
F.K 55 vjec 21:10 TV KLAN
E.H 50 vjec 21:15 TOP
CHANNEL
T.H 53 vjec 21:30 TOP
CHANNEL
M.Q 49 vjec 21:45 RTSH
J.Q 46 vjec 22:00 TV KLAN
I.S 51 vjec 22:10 TOP
CHANNEL
M.B 45 vjec 22:20 RTSH
M.RR 47 vjec 22:45 TV KLAN
V.S 43 vjec 23:00 TOP
CHANNEL

4 persona TV Klan
4 persona Top Channel
2 persona RTSH

4.5

3.5

2.5

1.5

0.5

0
TV KLAN TOP CHANNEL RTSH
SHIKUESHMERIA
KRAHASIM I TRE REZULTATEVE INSTAGRAM,FACEBOOK
DHE TELEFONATAT E REALIZUARA.

60

50

40

30

20

10

0
TV KLAN TOP CHANNEL RTSH

INSTAGRAM FACEBOOK TELEFONATAT

You might also like