You are on page 1of 9

UNIVERSITETI I GJILANIT ``KADRI ZEKA``

FAKULTETI JURIDIK

LÈNDA: E DREJTÈ CIVILE

TEMA: OBJEKTI I MARRÈDHëNIES JURIDIKE CIVILE

VITI AKADEMIK: 2022/23 STUDENTET:

BARTÈSI I LÈNDÈS (PROFESORI): ELMEDINÈ ALIU

PROF.ASS.DR. DETRINA ALISHANI SOPI ERDA LEKA

MA.SC. ARTON IBRAHIMI

GJILAN 2022

Permbajtja

Abstrakti..........................................................................................3

Hyrje................................................................................................4

Sendet `NOCIONI I SENDEVE`.....................................5

Ndarja e sendeve......................................................... 6

Sendet e luajtshme dhe tè paluajtshme............................. 7

Sendet nè qarkullim dhe jashtè qarkullimit........................8


Pasuritè publike............................................................ 9

Sendet nè qarkullim tè kufizuar........................................10

Parimi superficies solo cedit.............................................11

Sendet e konsumueshme dhe te pakonsumueshme..........12

Sendet e individualizuara dhe sendet e shquara sipas

gjiniè (gjenerike)......................................................... 13
Sende e zèvendèsueshme dhe tè

pazèvendèsueshme............................................................. 14

Sendet e pjesètueshme dhe tè papjesètueshme...................15

Sendet e thjeshta dhe tè pèrbèra..........................................16

Sendet kryesore dhe sendet aksesore...................................17

Sendet trupore dhe jotrupore..............................................18

Frutat (Fructus)..................................................................... 19

Paraja................................................................................... 20

Letrat me vlerè...................................................................... 21

Tè drejtat e personalitetit..................................................... 22

E drejta e autorit.................................................................... 23

Veprimet e njerèzve me karakter pasuror...............................24

E drejta e kèrkesès me karakter pasuror..................................25

2
Abstrakti
-Qellimi i ketij punimi eshte kuptimi i objektit te marrdhenieve juridike-civile dhe
ndarja e tyre ku si fillim do te flasim per sendet dhe ndarjen e sendeve dhe
kuptimin e seciles prej tyre

HYRJE
-Marrëdhënia juridike-civile, element të saj përveç subjektëve ka edhe objektin e saj për të cilin
subjektët hyjnë në ato marrëdhënie juridiko-civile. Objekt i marrëdhënies juridiko-civile janë:
sendet, të drejtat personale, veprimet e njerëzve me karakter pasuror si dhe pasuria në
kuptimin e ngushtë që nënkupton të drejtat e kërkesave me karakter pasuror. Objekt më i
shpeshtë i marrëdhënies juridiko-civile janë sendet andaj fillimisht do të trajtohet sendi si objekt
i marrëdhënies juridike-civile.

SENDET
Nocioni i sendeve:
-Nocioni mbi sendin është një çështje që në të shumtëm e rasteve caktohet me ligj,
respektivisht me kod civil, me rastin e rregullimit të të drejtës së pronësisë.

-Në literaturën juridike, sendi përkufizohet: ``Në kuptimin civil-juridik, send është pjesa
materiale e natyrës, që gjendet nën pushtetin e njeriut dhe mbi të cilin ekziston e drejta e
pronësisë, ose ndonjë e drejtë tjetër sendore``.

Ndarja e sendeve:
-Ndarja e sendeve është me rëndësi të veçantë për të drejtën sendore. Ndarja e sendeve, bëhet
në të gjitha sistemet juridike, ndarje e cila nuk ka vetëm qëllim praktik, por ka ndikim edhe në
vetë legjislacionin e sistemit juridik.
-Ndarja tradicionale e sendeve bëhet në: sende të luajtshme dhe sende të paluajtshme, sende
kryesore dhe aksesore, sende të thjeshta dhe të përbëra, sende të pjesëtueshme dhe të
papjesëtueshme, sende të konsumueshme dhe të pakonsumueshme, sende të zëvendësueshme
dhe sende të pazëvendësueshme, sende trupore dhe jotrupore si dhe sende në qarkullim dhe
jashtë qarkullimit.

Sendet e luajtshme dhe të paluajtshme:


-Nocioni i sendit të luajtshëm në të drejtën tonë pozitive është i përcaktuar me Ligjin për
pronësinë dhe të drejtat e tjera sendore. Ligji Nr.03/L-154, i cili në nenin 9, paragrafi 1, ku
thuhet ``sendet e luajtshme janë objekte trupore të pavarura që nuk janë në mënyrë të
përhershme të lidhura me tokën ose pjesët e tokës dhe që në përgjithësi mund të lëvizin``, pra
send i luajtshëm konsiderohet ai send i cili mund të bartet prej një vendi në një vend tjetër pa i
ndryshuar esenca``.

-Ligji për pronësinë dhe të drejtat e tjera sendore e Kosovës sipas nenit 10 të këtij ligji, paragrafi
1, përcakton se: ``paluajtshmëria është një pjesë e caktuar e sipërfaqes tokësore e cila është e
kufizuar ose mund të kufizohet``. Paluajtshmëria përfshinë pasurinë nëntokësore, bimët me
rrënjët nëntokësore, dhe objektet e tjera të lidhura me bazamentin tokësor.

Sendet në qarkullim dhe jashtë qarkullimit:


-Aftësia e sendeve që të paraqiten si objekte të të drejtave subjektive dhe si objekte të punëve
juridike quhet aftësia qarkulluese e sendeve. Sendet të cilat nuk mund të jenë në qarkullimin
juridik, konsiderohen si të mira të përgjithshme dhe këto nuk mund të jenë objekt i ndonjë të
drejte sendore, sepse janë në funksion të plotësimit të nevojave të përbashkëta të të gjithë
njerëzve. Në këtë grup bëjnë pjesë: ajri i lirë në atmosferë, deti i hapur, lumenjtë etj.

Pasuritë publike:
-Të mirat materiale të natyrës, që janë në funksion të plotësimit të nevojave të të gjithë
personave, ndryshe quhen pasuri publike. Pasuri publike konsiderohen: deti i hapur, lumenjtë e
lundrueshëm, rrugët etj.
-Kodi Civil i Shqipërisë, nocionin e pasurisë publike e përcakton në nenin 152, ku thuhet: ``Llojet
e pasurisë publike caktohen me ligj``.

Sendet në qarkullim të kufizuar:


-Qarkullim i kufizuar i sendeve mund të jetë sipas ligjit, kur ai ndalon vënien në qarkullim të lirë
të sendit të caktuar. Në legjislacionin slloven parashihet se objekt i së ``drejtës sendore nuk
mund të jetë një send i cili me ligj është ndaluar të jetë objekt i të drejtave sendore``. Në
qarkullim të kufizuar, sot janë armët, mjetet narkotike, shumica e barërave etj.

10

Parimi superficies solo cedit:

-Parimi superficies solo cedit,të cilin e njihte e drejta romake nënkupton


faktin se, cdo gjë që është e ngulitur në tokë i takon pronarit të tokës.

11

Sendet e konsumueshme dhe të pakonsumueshme:


-Sendet konsumueshme janë të gjitha ato sendet të cilat me një të përdorur
konsumohen ose dukshëm zvogëlohet vlera e tyre.Në literaturën juridike thuhet
se : ``Të konsumueshme janë ato sende të cilat me një të përdur harxhohen
(zhduken)ose dukshëm zvogëlohet substanca.

-Ndërsa, sendet të pakonsumueshme janë të gjitha ato sende të cilat nuk


harxhohen me një përdorim.Ato kanë për qëllim përdorimin për një kohë më të
gjatë.

12

Sende të individualizuara dhe sendet e shquara sipas gjinisë:


(gjenerike)

-Sende të individualizuara konsiderohen ato sende të cilat janë unike në gjininë e


tyre, për shembull vetura unikate. Për dallim nga sendet e individualizuara, sende
gjenerike konsiderohen ato sende që përcaktohen sipas llojit dhe sasisë, p.sh.,
librat e njëjta në shitore.

-Sendet e shquara për nga gjinia kurrë nuk mund të asgjësohen, ndërsa ato të
përcaktuara individualisht, mund të asgjësohen.

13

Sendet e zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshme:


-Send i zëvendësueshëm, është ai send, që në vend të të cilit mund të vij një send
tjetër i ngjashëm, me veti të njëjta, me destinim dhe vlerë të njëjtë (sendet e
konsumuara dhe ato gjenerike)"

-Ndërsa, sende të pazëvendësueshme janë sendet të cilat nuk mund të


zëvendësohen me një send tjetër, për shembull, piktura.

14

Sendet e pjestueshme dhe të papjestueshme:


-Për sendet e pjesëtueshme, prof. Vedrish shkruan: "Të pjesëtueshme janë ato
sende të cilat mund të ndahen në më shumë pjesë të llojit të njëjtë, ashtu që të
mos i humbet cilesia fillestare ose të mos i zvogëlohet vlera në masë të
konsiderueshme".

15

Sendet e thjeshta dhe sendet e pëerbëra:


-Në të drejtën sendore send i thjeshtë, është ai send që paraqet një tërësi natyrale të një gjinie,
p.sh., një copë stofi, guri, shtylla, etj., respektivisht sendi i thjeshtë është objekti që nga vet
sendi është i thjeshtë, ku pjesët e saj nuk njihen (duken)' I përbërë është sendi i cili përbëhet
prej shumë pjesësh të ndryshme, p.sh. një këmishë.

16

Sendet kryesore dhe aksesore:


-Send kryesore konsiderohet ajo pjesë e sendit që përmban në vetvete karakteristikat e tërë
sendit, i cili mund të jetë objekt i ndonjë të drejte sendore, ndërsa aksesore konsiderohen pjesët
përbërëse pa të cilat sendi kryesor do të pushonte të ishte me të vërtetë ai që ka qenë.

17

Sendet trupore dhe jotrupore:

-Ndarje në sende trupore dhe jotrupore, LPDTS i Kosovës, e ka rregulluar mjaft mirë, ku në
nenin 11, parashihet "Të drejtat jotrupore janë të drejtat sendore të kufizuara që përfshijnë,
kërkesën për të kërkuar nga një person tjetër kryerjen e një veprimi të caktuar, posaçërisht
pagesën e të hollave". Ndërkaq në nenin 8, thuhet "Sende konsiderohen sende të luajtshme, të
paluajtshme dhe të drejta jotrupore".

18

Frutat:

-LPDTS-ja, i Kosovës, frutat si send i rregullon me nenin 16 të këtij ligjit ku përcaktohet "Frutat të
një pasurie ose të drejte jopersonale janë përfitimet natyrore dhe ligjore, të cilat
drejtpërsëdrejti burojnë nga pasuria apo e drejta jopersonale nga përdorimi faktik apo juridik i
tyre pa zvogëlimin e vlerës së pasurisë ose të drejtës jopersonale".

19

Paraja:
-Paraja konsiderohet send i luajtshëm i zëvendësueshëm, i konsumueshëm, i
pjesëtueshëm dhe sipas gjinisë. I shquar për nga gjinia. Paraja zëvendësohet, jo
vetëm për llojin e vet, por me të mund të zëvendësohet edhe me çdo send tjetër,
qoftë i shquar sipas gjinisë, apo individualisht.

20

Letra me vlerë:

-Letra me vlerë mund të përcaktohet si dokument, si punë juridike, por edhe si


send, siç u tha më lart. Në Kosovë, letrat ine vlerë, rregullohen me Ligjin mbi
Marrëdhëniet e Detyrimeve i Kosovës" në nenin 217. paragrafi 1, thuhet "Letra me
vlerë është dokument me shkrim me të cilin emetuesi (lëshuesi) i saj detyrohet se
do ta përmbushë detyrimin e shkruar në këtë dokument poseduesit të saj të
ligjshëm".
21

Të drejtat e personalitetit:

-Të drejtat e personalitetit janë vlera personale të lidhura ngushtë për


personalitetin fizik dhe janë pjesë integrale e këtij personaliteti.

22

E drejta e autorit:

-E drejta e autorit, si e drejtë subjektive personale paraqet pushtetin juridik të


karakterit absolut lidhur me krijimtarinë intelektuale që ka cilësinë e veprës së
autorit. Ajo ka edhe karakter pasuror.

23

Veprimet e njerëzve me karakter pasuror:

-Veprimet e njerëzve me karakter pasuror janë gjithashtu objekt i marrëdhënies


juridiko-civile. P.sh., kontraktimi i këngëtarit për muzikën e dasmës është veprim
njerëzor me karakter pasuror i këngëtarit.

24

E drejta e kërkesës me karakter pasuror:

-Me të drejten e kërkesës si objekt i marrëdhënies detyrimore, kuptojmë të


drejtën e kreditorit mbi ndonjë vlerë të caktuar parash, me të cilën blen ndonjë
send të caktuar nga shitësi.

25

You might also like