You are on page 1of 431

ÇËSHTJE CIVILE

8
Nr.1419 i Regj. Themeltar
Nr.545 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: FADIL VALISI, perfaqesuar


nga Av. Shyqyri Dylgjeri
I PADITUR: RUHI VALISI, perfaqesuar nga
Av. Baki Leka
PALË E TRETË: KOMUNA KASHAR TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI:
Detyrimi i pales se paditur
dhe te personit te trete te me njohe
pronarin e vetem dhe te ligjshem
te siperfaqes se tokes bujqesore prej 5200 m2,
ndodhur ne fshatin Kashar.
Sigurimi i padise deri ne perfundim
te gjykimit te çeshtjes nga ana e gjykates,
te vendoset bllokimi me qellim
qe te mos tjetersohet ne persona te tjere.
Baza Ligjore: Neni 92, 153, 302, 296 i K.Civil,
202 e vijues te K.Pr.Civile,
ligji 7501, date 19.07.1991 "Per token buqesore"
V.K.M nr.161 - 259 i vitit 1991.

9
Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.506, date 04.02.2005 ka
vendosur:
Mospranimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes civile nr.4728/496
akti, date 07.06.2004 nga juridiksioni gjyqesor.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs, Ruhi Valisi i cili kerkon prishjen e
vendimit, dhe nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çeshtjes duke parashtruar
sa me poshte:
- Mosmarreveshja objekt gjykimi hyn ne juridiksionin administrativ dhe
duhet te shqyrtohet me pare nga Z.R.P.Paluajteshme Tirane dhe Z.Q.R.P.
Paluajteshme.

Ka paraqitur apel kundershtues paditesi Fadil Valisi, i cili kerkon lenien


ne fuqi te vendimit te gjykates shkalles se pare nr.506, date 04.02.2005, duke
parashtuar sa me poshte:
- Çeshtja i perket juridiksionit gjyqesor pasi objekti i mosmarreveshjes
eshte detyrim njohje pronar dhe eshte tager e pushtetit gjyqesor dhe jo atij
administrativ.
- Kjo çeshtje eshte shqyrtuar nga organet administrative, duke ezauruar
proçeduren administrative duke ja lene vendin proçedures gjyqesore.
- Pala e paditur kerkon zvarritjen e ketij proçesi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales
paditur Av. Baki Leka, qe kerkoi nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit
gjyqesor, perfaqesuesin e pales paditese Shyqyri Dylgjeri, qe kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i ndermjetem i Gjykates se shkalles se pare Tirane per
mospranimin e kerkeses se pales paditur per nxjerrjen e çeshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.
Paditesi Fadil Valisi pretendon se ne zbatim te Ligjit nr.7501, date
19.07.1991, mbi bazen e aktit te marrjes se tokes ne pronesi, ne vitin 1994 eshte
bere pronar i nje siperfaqe toke prej 5200 m2 te ndodhur ne fshatin Kashar me
kufij te percaktuar. Gjithashtu pranon qe edhe i padituri eshte pajisur me aktin e
marrjes se tokes ne pronesi, por pretendon se per nje pjese te siperfaqes ka mbi
vendosje midis dy pronave.
Ne rrethanat si me siper, me padi drejtuar gjykates, ka kerkuar detyrimin
e te paditurit ta njohe paditesin pronar te vetem te siperfaqes se tokes qe ai ka
perfituar mbi bazen e aktit te marrjes se tokes ne pronesi dhe njekohesisht ta

10
liroje dhe dorezoje ate ne favor te paditesit, padi e bazuar ne nenet 302, 296 e 92
te K.Civil dhe dispozita te tjera ligjore.
Ne seance gjyqesore i padituri Ruhi Valisi ka kerkuar nga gjykata
nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, me pretendimin qe me pare
paditesi duhet t’i drejtohet Zyres se Rregjistrimit te Pasurise te Paluajteshme
dhe ne vartesi te vendimit te saj mund t’i drejtohet gjykates per zgjidhjen e
konfliktit.
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendim te ndermjetem date
04.02.2005 ka vendosur mospranimin e kerkeses per nxjerrjen e çeshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor.
Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs ky konkluzion i gjykates
eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.
Paditesi Fadil Valisi ka paditur Ruhi Valisin dhe kerkon detyrimin e tij ta
njohe pronar per nje siperfaqe toke 5200 m2. Person i trete ne gjykim eshte
thirrur edhe Komuna Kashar.
Menyra si paditesi ka disponuar padine tregon se objekti i
mosmarrveshjes i percaktuar ne te ka te beje me konfliktin e paleve per
pronesine e nje siperfaqe toke, pra jemi para nje mosmarreveshje juridike civile
te pronesise qe hyn ne juridiksionin gjyqesor dhe duhet te shqyrtohet dhe
zgjidhet nga gjykata dhe jo organe te tjera administrative.
Ndryshe nga sa pretendon pala e paditur paditesi nuk ka konflikt me
Z.R.P.Paluajteshme dhe per padine qe ka ngritur nuk ka arsye ligjore qe
paraprakisht duhet t`i drejtohet asaj prandaj, me te drejte ky pretendim nuk
eshte marre ne konsiderate edhe nga ana e gjykates.
Mosmarreveshja midis paleve e percaktuar ne objektin e padise hyn nder
ato qe gjykata shqyrton mbi bazen e dispozitave te K.Civil, prandaj, vendimi i
ndermjetem i gjykates se shkalles se pare per mospranimin e kerkeses per
nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor eshte i drejte dhe duhet te lihet
ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem date 04.02.2005 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane per mosnxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 05.04.2005

11
Nr.1936/183 i Regj. Themeltar
Nr.546 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne daten 05.04.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: AGIM SUPARAKU,


MARJANTHI SUPARAKU,
INDRIT SUPARAKU,
DRITA MEHMETI, perfaqesuar nga
Av. Rustem Gjata dhe Av. Avni Shehu
TË PADITUR: MINISTRIA E BUJQESISE DHE
USHQIMIT, perfaqesuar nga
Av. i Shtetit Abaz Deda
MINISTRIA E EKONOMISE TIRANE,
perfaqesuar nga Av. i Shtetit Abaz Deda.
AGJENSIA KOMBETARE E
PRIVATIZIMIT, perfaqesuar nga
L. Lleshi me prokure
SHOQERIA "KAVEX-ELBASAN
TOBACCO CO" S.A., perfaqesuar
nga av. Sokol Shehu
PERSON I TRETË: ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME
ELBASAN, perfaqesuar nga
Av. i Shtetit Abaz Deda

12
OBJEKTI:
1. Shfuqizim i vendimit nr.2095/1, date 18.06.1998
te Ministrise se Ekonomise Tirane dhe
vendimit nr.1043/5, date 22.06.1998
te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit.
2. Konstatim i pavlefshem dhe anullim i kontrates se shitjes
nr.3528 Rep., nr.839 Kol., date 24.08.1999.
3. Fshirja nga regjistrat hipotekore.
Baza Ligjore: Nenet 300, 324 te K.Pr.Civile,
neni 92 i K.Civil,
neni 21 i Ligjit nr.7698, date 15.04.1993,
nenet 192, 198 te K.Civil,
Ligji nr.7843, date 13.07.1994,
Vendimet nr.25 dhe 26, date 24.04.2001 te
Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2591, date 09.06.2003


ka vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1106, date 23.10.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.2591, date 09.06.2003 te
Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare,


ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Agim
Suparaku, Marjanthi Suparaku, Indrit Suparaku, Drita Mehmeti, te cilet
kerkojne ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e kerkesepadise, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Pronari i truallit te cilit i eshte njohur pronesia mbi te "ipso lege" gezon te
drejten e aksionerit ne shoqerine tregtare shteterore ne perpjestim me
vleren e truallit te njohur ne pronesi.
- Tjetersimi i truallit ortakut te huaj eshte veprim juridik ne kundershtim
me ligjin, pasi ka cenuar te drejten e pronesise te mbrojtur me ligj.
- Veprimi juridik i shitjes se aksioneve nga shteti ortakut te huaj pa ankand
eshte veprim juridik ne kundershtim me ligjin.
- Sipas ligjit, para percaktimit te formules se privatizimit, Ministria
percakton pjesen e aksioneve per ish pronarin e truallit, pa e kushtezuar
me ndonje kerkese tjeter paraprake.
- Gjykatat nuk e kane te qarte se edhe aksionet jane objekt pronesie qe
materializojne vlerat e pasurise se luajteshme ose te paluajteshme. Ortaku

13
i huaj nuk ka qene bashkepronar me shtetin ne shoqeri, por vetem ortak
me nje pjese te caktuar te kapitalit te shprehur me aksione.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesit e pales
paditese, qe kerkuan ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e padise,
perfaqesuesit e pales paditur, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates
se apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rezulton nga aktet se me vendim gjyqesor nr.3567, date 01.04.1994 te
Gjykates se rrethit Tirane eshte rregjistruar si person juridik shoqeria e
perbashket "Kavex - Elbasan Tobacco" me pjese kapitali 49% N. Grumbullimit
dhe Perpunimit te Duhanit Elbasan dhe 51% shoqeria "Kavex - S.A".
Ne zbatim te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite tregetare" dhe
V.K.Ministrave nr.230, date 04.04.1998, M. Ekonomise ka miratuar fillimin e
proçedurave te privatizimit te pjeseve te kapitalit shteteror dhe M. Bujqesise si
perfaqesuese e shtetit per pjesen e kapitalit ne masen 49%, ka njoftuar ortakun
tjeter per blerjen e paketes se aksioneve.
Me eksperte te miratuar nga asambleja e ortakeve eshte bere vleresimi i
objektit dhe ne perfundim te proçedurave administrative me kontrate shitblerje
nr.3528/839, date 24.08.1999 eshte realizuar shitja e kuotave. Kjo kontrate eshte
depozituar ne rregjistrin tregetar dhe perfundimisht shoqeria "Kavex - S.A"
ngelet ortak i vetem i gjithe shoqerise me 100% te kapitalit.
Paditesat Agim Suparaku, etj., me vendimin nr.469/2, date 06.01.1995 te
K.K.K.Pronave Elbasan jane njohur pronar mbi nje siperfaqe trualli 2400 m2
dhe me te drejte parablerje per objekte dhe sheshe teknollogjike te ish Uzines se
Duhanit Elbasan te ndertuara pjeserisht ne pronen e tyre dhe mbi kete baze me
padi drejtuar gjykates kane kerkuar shfuqizimin e vendimit te M.Ekonomise dhe
Ministrise se Bujqesise dhe pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes te paketes
se aksioneve ne favor te shoqerise "Kavex - S.A" te bera mbi bazen e ketyre
vendimeve.
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e padise si te
pabazuar ne ligj dhe prova dhe Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur lenien ne
fuqi te ketij vendimi.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs pala
paditese, por ndryshe nga sa parashtrohet ne te konkluzioni i gjykates eshte i
drejte dhe i bazuar ne ligj.
Pavaresisht se paditesat jane ish pronare te truallit ne rastin konkret nuk
ju eshte shkelur asnje e drejte kushtetuese apo ligjore.
Proçedura e shitjes se kuotave te kapitalit shteteror eshte kryer konform te
gjitha kerkesave ligjore dhe nuk ka asnje shkak qe t’i beje ato te pavlefshme.

14
Ne baze te Ligjit nr.7926, date 21.04.1993 "Per transformimin e
ndermarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare" ndermarrjet kaluan ne nje regjim
tjeter juridik dhe aktiviteti i tyre rregullohej me Ligjin nr.7638, date 19.11.1992
"Per shoqerite tregtare".
Ne keto rrethana shitja e pjeses se kapitalit te shtetit nuk eshte privatizimi
i mirefillte per objekte konkrete, por shitje kuotash brenda shoqerise per te cilat,
ne baze te ligjit te sipermendur, duhej te respektohej fillimisht e drejta e
parablerjes e ortakut tjeter, e drejte e pasqyruar edhe ne nenin 7 te statutit te
krijimit te shoqerise se perbashket Kavex - Elbasan TOBACCO S.A., sipas te
cilit ne rast privatizimi ose ankandi te shoqerise ne perputhje me legjislacionin e
privatizimit, shoqeria Kavex S.A. gezon prioritet ne blerjen e pjesemarrjes se
pales shqiptare.
Ne qofte se kuaotat nuk do te bliheshin nga ortaku tjeter me çmimin qe
ofronte shitesi, vetem atehere ato mund te shiteshin me ankand dhe paditesat te
shfrytezonin te drejten e parablerjes si ish pronare te truallit. Simbas vendimit te
K.K.K.Pronave paditesat jane njohur pronare per nje siperfaqe trualli dhe jane
kompensuar per ate pjese qe zinin objektet e N. Grumbullim Duhanit dhe do te
realizonin te drejten e parablerjes sipas nenit 21 te Ligjit nr.7698, date
15.04.1993, vetem ne rast se objektet shiteshin simbas rregullave te privatizimit
te ekonomise shteterore. Perderisa nuk jemi para ketyre proçedurave paditesat
nuk mund te perfitojne nga ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave. Ne
rastin konkret objektet e permenduara jane pjese e kapitalit te shoqerise se
perbashket dhe shitja e tyre detyrimisht duhet t`ju nenshtrohet kerkesave te
Ligjit nr.7638, date 19.11.1002 "Per shoqerite tregtare".

PËR KËTO ARSYE


Kolegji civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1106, date 23.10.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 05.04.2005

15
Nr.1906/172 i Regj. Themeltar
Nr.547 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: VANGJEL LANGO, perfaqesuar


nga Av. D. Kore
I PADITUR: DEGA E POLICISE NDERTIMORE
VLORE, perfaqesuar nga Avokati
i Shtetit Shefqet Muci
PERSON I TRETË: BASHKIA SARANDE, perfaqesuar
nga Avokati i Shtetit Shefqet Muci

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimi i vendimit nr.468, date 27.8.2002
te Deges se Policise se Ndertimit Vlore.
Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues te K.Pr.Civile,
Nenet 115 e vijues te K.Pr.Administrative.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.606, date 02.06.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.419, date 09.12.2003 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit civil nr.606, date 02.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Sarande si vijon:

16
Pranimin e padise, shfuqizimin e vendimit nr.468, date 27.08.2002
te pales se paditur Drejtoria e Policise se Ndertimit, Dega Vlore.

Kunder vendimit nr.419, date 09.12.2003 te gjykates se apelit, ka ushtruar


rekurs Avokati i Shtetit, duke prashtruar keto shkaqe:
- a. Ne te dy gjykimet ka shkelje te renda te normave procedurale. Te dy
gjykatat kane pranuar si pale te trete Bashkine e Qytetit Sarande, ne nje
kohe qe akti administrativ i nxjerre nga ana e paditur, ben fjale per nje
tjeter lokal, qe eshte jashte juridiksionit te Bashkise Sarande dhe brenda
juridiksionit te Keshillit te Qarkut Vlore. Kjo edhe per faktin se dhe pas
shkrirjes se Keshillave te rretheve, kompetencat e ketyre te fundit iu
atribuan Keshillave te Qarkut.
- b. Te dy gjykatat ne arsyetimet e tyre e kane konstatuar vete kete gje, por
megjithate asnje prej tyre nuk ka analizuar faktin se pse eshte thirrur si
pale e trete Bashkia dhe jo Keshilli i Qarkut Vlore, ku ndodhen gjithe
praktikat e ish Keshillit te Rrethit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e
vendimit te Gjykates te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se shkalles se pare Sarande dhe kthimin e ceshtjes per
rigjykim, pasi degjoi perfaqesuesin e personit te trete, i cili kerkoi prishjen e
vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe lenien ne fuqi te vendimit te
Gjykates se shkalles se pare Sarande, pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese,
i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

VËREN
Si vendimi nr.419, date 9.12.2003 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, ashtu
edhe vendimi nr.606, date 2.6.2003 i Gjykates se shkalles se pare Sarande, jane
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat e
parashikuara nga neni 485/c te Kodit te Procedures Civile, ato duhet te prishen
dhe duhet te pushohet gjykimi i ceshtjes.
Eshte vertetuar se, Inspektori i Deges se Policise se Ndertimit prane
Bashkise Sarande, ka ushtruar kontroll ne objektin ne pronesi te paditesit
Vangjel Lango ne Butrint te Sarandes. Sipas procesverbalit date 26.8.2002, ka
rezultuar se behet fjale per nje ndertim te paligjshem.
Pas kesaj, me vendimin "Per prishje objekti" nr.468, date 26.8.2002 te
Kryetarit te Deges se Policise se Ndertimit prane Bashkise Sarande, duke
referuar kerkesat e nenit 3 te Ligjit nr.8408, date 25.9.1998 "Per policine e
ndertimit" dhe nenet 48, 70 dhe 77/2 te Ligjit nr.8405, date 17.9.1998 "Per
urbanistiken", ka denuar me prishje te objektit te quajturin Vangjel Shtuka.

17
Gjate gjykimit te ceshtjes, paditesi Vangjel Lango ka pretenduar se
vendimi i permendur eshte i paligjshem, mbasi ndertimi eshte realizuar me leje
te organit kompetent-K.Rr.T. prane Bashkise Sarande.
Ne te kundert, pala e paditur Dega e Policise se Ndertimit Sarande ka
pretenduar se vendimi eshte nxjerre ne perputhje me ligjin.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, Gjykata e shkalles se pare
Sarande ka rrezuar kerkese padine, ndersa Gjykata e Apelit Gjirokaster ka
pranuar kerkese padine.
Duke pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes dhe vendimin e gjykates se
apelit, ne raport me aktet e administruara ne dosje dhe kerkesat ligjore, Kolegji
Civil i Gjykates se Larte, cmon se ai eshte marre ne zbatim te keq te kerkesave
ligjore.
Sipas nenit 5 te ligjit nr.8408, date 25.08.1998 "Per Policine e Ndertimit",
policia e ndertimit në zbatim të kerkesave të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 "Për
urbanistikën" dhe të ligjit nr.8402, datë 10.09.1998 "Për kontrollin dhe
disiplinimin e punimeve të ndërtimit", kontrollon dhe merr masat e duhura për
pezullimin e punimeve, prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm, si dhe jep
dënimin me gjobë. Vendimin e prishjen e ndertimit Policia e Ndertimit e ka
mbeshtetur ne kerkesat e nenit 3 te ligjit te cituar "Per policine e ndertimit".
Akti per prishjen e ndertimit si akt administrativ i leshuar ne baze dhe per
zbatim te ligjit nga Policia e Ndertimit, duhet te kundershtohej prej anes paditese
brenda afateve te parashikuara nga neni 82 i Ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 "Per
urbanistiken". Sipas urdherimeve te kesaj dispozite, kunder vendimit te pales se
paditur, pala paditese mund te bente ankim brenda 5 diteve nga dita e njoftimit
prane Drejtorit te Policise se Ndertimit, i cili duhet te shprehet brenda 10 diteve.
Me tej kunder vendimit te ketij te fundit, mund te behet ankimi ne gjykaten e
rrethit, ku eshte kryer kundervajtja e pretenduar, brenda 5 diteve nga njoftimi i tij.
Ana paditese nuk ka respektuar proceduren administrative per
kundershtimin e aktit administrativ te prishjes se objektit. Ne keto kushte Kolegji
Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin se mosmarreveshja ne fjale nuk
eshte ne juridiksionin gjyqesor. Me pare, sikunder u permend me lart, paditesi
duhet te ndjeke rrugen administrative dhe pas kesaj, ne eventualitetin e marrjes se
nje pergjigje negative nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Ndertimit, mund
te kerkoje ne rruge gjyqesore.

18
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te nenit
485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.419, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster si dhe te vendimit nr.606, date 02.06.2003 te Gjykates se shkalles se
pare Sarande dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 05.04.2005

19
Nr.1937/184 i Regj. Themeltar
Nr.548 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: ADMINISTRATORET E
PERBASHKET TE SHOQERISE
"VEFA" SH.P.K., perfaqesuar prej
Av. Sh. Vruzhi dhe N. Ahmeti
I PADITUR: SHPETIM AHMETI, perfaqesuar
prej Av. Avni Shehu
PERSON I TRETË: NIKO VASO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e kontrates se shitblerjes dhe
kthimin e shumes 175.000 USD qe rrjedhin nga kontrata.
Baza Ligjore: Ligji 8472, date 08.04.1999
dhe neni 92 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.384, date 11.04.2003


ka vendosur:
Rrezimin e padise te ngritur nga pala paditese Administratoret e
Perbashket te Shoqerise "Vefa" sh.p.k. si te pabazuar ne ligj e ne
prova.

20
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.352, date 23.10.2003 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.384, date 11.04.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Sarande.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ne baze te nenit 472 te


Kodit te Proçedures Civile, kane ushtruar rekurs Administratoret e Perbashket te
Shoqerise "VEFA HOLLDING", te cilet kerkojne ndryshimin e ketij vendimi
dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Sarande nr.384, date 11.04.2003
duke vendosur pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Çmimi prej 200.000 USD, me te cilin prona eshte shitur nga i padituri
shoqerise "VEFA" ne vitin 1995, eshte tej mase i zmadhuar e nuk
perputhet aspak me vleren reale te tregut te lire, qe ka patur kjo prone ate
vit
- Kthimi i diferences se çmimit eshte i mbeshtetur ne ligjin nr.8472, date
08.04.1999, neni 1/1.
- Akti i ekspertimit i kryer nga ekspertet e caktuar nga gjykata eshte i
padrejte dhe absurd.
- Midis aktit te vleresimit te eksperteve kontabel te pavarur dhe aktit te
ekspertimit te caktuar nga gjykata ka diference te madhe e per rrjedhoje
bazuar ne nenin 229 te K.Pr.Civile ishte e domosdoshme kryerja e nje
ekspertimi te ri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatet e pales
paditese Sh. Vruzhi dhe N. Ahmeti, qe kerkuan ndryshimin e vendimeve dhe
pranimin e padise, ate te pales se paditur A. Shehu, qe kerkoi lenien e vendimit
ne fuqi dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e Apelit Gjirokaster nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin.
Ana paditese Administratoret e Perbashket te Shoqerise "Vefa" sh.p.k
kane paditur Shpetim Ahmetin dhe thirrur si person te trete NikoVason, duke
kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes dhe kthimin e shumes prej
175.000 USD, qe rrjedhin nga kontrata, bazuar ne ligjin nr.8472, date
08.04.1999 dhe ne nenin 92 te Kodit Civil.
Gjykata e shkalles se pare Sarande ka vendosur rrezimin e padise.
Gjykata e Apelit Gjirokaster ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates
se shkalles se pare Sarande, duke ndryshuar arsyetimin e vendimit. Konkretisht
Gjykata e Apelit Gjirokaster eshte shprehur se: "per rrezimin e kerkese padise
gjykata e apelit, arrin ne konkluzionin se si baze e arsyetimit te saj do te
sherbeje vendimi i Gjykates Kushtetuese nr.40, date 11.03.2002. Paditesi i eshte

21
drejtuar gjykates duke patur parasysh permbajtjen e nenit 3 te ligjit 8472, date
08.04.1999, i cili eshte shfuqizuar", etj.
Konkluzioni i gjykates se apelit nuk eshte i mbeshtetur ne ligj dhe
arsyetimi i vendimit eshte i gabuar. Ana paditese ka paraqitur padine duke
kerkuar pavlefshmerine e veprimit juridik dhe konkretisht te kontrates se
shitblerjes me nr.1563 Rep. dhe 1247 Kol., date 21.12.1995 per nje siperfaqe
prej 4950 m2 qe ka blere shoqeria "Vefa" sh.p.k. nga i padituri Shpetim Ahmeti
ne vendin e quajtur Berdenesh ne rrethit e Sarandes kundrejt vleres prej 200.000
USD.
Me vendimin nr.40, date 11.03.2002 te Gjykates Kushtetuese eshte
shfuqizuar neni 3 i ligjit nr.8472, date 08.04.1999 "Per rikthim ne shoqerite
huamarrese te vlerave financiare te perfituara nga ana e personave fizike e
juridike nga shitja e pasurive apo transaksioneve te pronesise qe trajtonte
rikthimin e vlerave financiare", porse gjykatat e apelit nuk ka patur parasysh
permbajtjen e nenit 4 te ketij ligji.
Sipas nenit 4 te ketij ligji "Personave fizike e juridike apo personat e
lidhur me ta, veprimet juridike te te cilave ne shitblerjen e pronave ne subjektet
e kontrollit shpallen te pavlefshme nga gjykata ne baze te neneve 92 e 94 te
Kodit Civil, kthejne prane administratorit shumat apo sendet e perfituara ose
kthejne kontraten ne çastin fillestar te saj".
Nga sa u parashtrua me siper rezulton se administratoret kane te drejte te
kerkojne pavlefshmerine e kontratave perkatese per kalimin e pasurise si ne
rastin konkret, bazuar ne nenin 92 te Kodit Civil dhe gjykatat ne kete rast duhet
te shqyrtojne mosmarreveshjen dhe te konkludojne per zgjidhjen e saj ne
themel, sikurse ne rastet e mosmarreveshjeve te tjera te kesaj natyre.
Ana paditese ka pretenduar per pavlefshmeri absolute te veprimit juridik,
konkretisht kontrates se shitblerjes, por duke patur parasysh permbajtjen e nenit
92 te Kodit Civil duhet te percaktoje dhe shkakun konkret te pavlefshmerise,
kurse ana e paditur duhet te parashtroje pretendimet e saj sipas rregullave te
caktuara proçedurale per shqyrtimin e çeshtjeve civile.
Ne keto rrethana ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.
Ne rigjykim te çeshtjes, gjykata e apelit ne baze te nenit 465 te
K.Pr.Civile mund te perserite teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor edhe
kryesisht, si dhe mund te marre prova te reja, si dhe duhet te zbatoje parimin
proçedural se pala qe pretendon ka dhe detyrimin te provoje pretendimin e bere.
Ne perfundim, gjykata e apelit duhet te shprehet per ligjshmerine dhe
bazueshmerine e vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke shqyrtuar
çeshtjen ne themel dhe jo duke paraqitur si argument shfuqizimin e nenit 3 te
ligjit te cituar me siper prej Gjykates Kushtetuese.

22
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.352, date 23.10.2003 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter
trup gjykues.

Tirane, me 05.04.2005

23
Nr.1918/175 i Regj. Themeltar
Nr.549 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: MIRJETA MEMLIKAJ, perfaqesuar


prej Av. Petrit Hysi
E PADITUR: BASHKIA BERAT, perfaqesuar
prej avokatit te shtetit Abaz Deda

OBJEKTI I PADISË:
Anullimi i aktit administrativ date 14.04.2003.
Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.533, date 30.06.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Anullimin e aktit administrativ nr.27, date 14.04.2003 te nxjerre
nga Kryetari i Bashkise Berat.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.544, date 16.12.2003 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.533, date 30.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Berat dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:
Rrezimin e padise.

24
Kunder vendimit te Gjykates Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit
te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Mirjeta Memlikaj, e cila kerkon
prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se
pare Berat nr.533, date 30.06.2003, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nuk eshte rrjedhoje e nje analize
teresore te provave dhe nuk percakton menyren e zgjidhjes, por vetem ka
konkluduar per ndryshimin e vendimit.
- Gjykata e apelit, duke ndryshuar vendimin e Gjykates se shkalles se pare
Berat, nuk arsyeton dhe argumenton pabazueshmerine ne ligj te vendimit
dhe nuk percakton dispozite ligjore perkatese.
- Perderisa çeshtja objekt mosmarreveshje lidhet me pronesine, zgjidhja e
se ciles nuk eshte ne kompetencen e Kryetarit te Bashkise, por si nje
çeshtje e mirefillte civile, çeshtja hyn ne juridiksionin gjyqesor.
- Zgjidhja e kesaj mosmarreveshje kerkon njohuri te posaçme teknike, gje
per te cilen bazuar ne nenin 224/a te K.Pr.Civile ben te domosdoshme
thirrjen nga gjykata te nje eksperti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales
paditese Petrit Hysi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, ate te pales se paditur
avokatin e shtetit Abaz Deda, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se
apelit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e Apelit Vlore, si dhe Gjykatat e shkalles se pare Berat nuk kane
respektuar dhe kane zbatuar keq ligjin.
Paditesia Mirjeta Memlikaj ka paditur Bashkine Berat, duke kerkuar
anullimin e Aktit Administrativ nr.27, date 14.04.2003 te nxjerre prej saj me
arsyetimin se eshte i paligjshem, pasi nepermjet tij eshte urdheruar te mbyllet
aktiviteti privat i Fatmir Memlikajt per "Furre Buke dhe tregtim te saj".
Kerkese padia e paraqitur prej paditeses eshte e pambeshtetur ne ligj.
Sipas aktit administrativ qe paditesia kerkon te anullohet eshte vendosur
mbyllja e aktivitetit privat te Fatmir Memelikajt, per shkak se objekti eshte
ndertuar pa leje ndertimi.
Sikurse parashtrohet nga permbajtja e aktit administrativ, urdherimet e tij
i drejtohen Fatimir Memlikajt per shkak ndertimi pa leje.
Persa siper personi qe legjitimohej per kerkimin e tij ne rruge gjyqesore,
pasi te kish ndjekur rrugen e ankimit administrativ, eshte Fatmir Memlikaj.

25
Paditesja Mirjeta Memlikaj si bashkeshorte e tij, ne rast se ushtron
aktivitet privat sipas kritereve ligjore nuk mund te mbroje te drejtat e saj te
pretenduara duke kundershtuar ndertimin pa leje me aktivitetin e ligjshem
privat, pasi aktivitetin privat mund ta ushtroje ne nje ndertim me leje, ne rast se
çmohet prej saj.
Persa u parashtrua me siper konkludohet se paditesja nuk legjitimohet ne
kerkimet e saj, prandaj ka vend per prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit
Vlore si dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Berat dhe pushimin e
gjykimit te çeshtjes.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.544, date 16.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore,
si dhe te vendimit nr.533, date 30.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Berat
dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 05.04.2005

26
Nr.1407 i Regj. Themeltar
Nr.550 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1407


qe i perket:

PADITËS: VLADIMIR PRIFTI, ne mungese


E PADITUR: QENDRA E FURNIZIMIT
MATERIALO TEKNIKE ME
RESIDENCE NE KOMUNEN MULLET
TIRANE, ne mungese
PERSON I TRETË: KONTROLLI I LARTE I SHTETIT,
ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Anullimin e aktit administrativ te urdher zhdemtimit
nr.8, date 16.10.2004 ne shumen 50.000 leke.
Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.s'ka, date 10.01.2005 ka


vendosur:
Shpalljen moskompetences per gjykimin e ceshtjes civile me
nr.207 me pale ndergjyqese padites Vladimir Prifti dhe i paditur
Qendra e Furnizimit Materialo Teknik me qender ne Mullet.
Urdherohet dergimi i akteve ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka bere ankim te vecante


paditesi Vladimir Prifti, ne baze te nenit 62 te Kodit te Procedures Civile, i cili
parashtron keto shkaqe:

27
- Ne rastin konkret ana e paditur ka si dege te saj Sektorin e Logjistikes ne
Drejtorine e Policise se Qarkut Berat.
- Padia rrjedh nga marredheniet e punes, pasi jam punonjes i Drejtorise se
Policise te Qarkut Berat ne Sektorin e Logjistikes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Irma Bala, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.1166/72, date 10.01.2005 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Berat
eshte i drejte, e si i tille lihet ne fuqi.
Gjykata e Rrethit Berat, ka shpallur moskompetencen per gjykimin e
ceshtjes civile me nr.207, me pale ndergjyqese padites Vladimir Prifti dhe e
paditur Qendra e Furnizimit Materialo Teknike me qender ne Mullet dhe ka
urdheruar dergimin e akteve ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane.
Me te drejte nga gjykata eshte zbatuar neni 43 dhe 61 te K.Pr.Civile.
Meqenese eshte konstatuar se, pala e paditur eshte person juridik me qender
ne Tirane dhe se nuk eshte rasti i caktuar ne paragrafin e 9 neni 43, qe padia mund
te ngrihet edhe ne gjykaten ku mund te kete dege te tij ka vendosur
moskompetencen per gjykimin e kesaj ceshtje, duke derguar ceshtjen Gjykates se
shkalles se pare Tirane.
Sa siper pretendimet e paditesit ne rekurs se, vendimi eshte ne kundershtim
me nenin 43, 47 te K.Civil, nuk jane te bazuara, per pasoje vendimi lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1166/72 akti, date 10.01.2005 te Gjykates se
shkalles se pare Berat.

Tirane, me 05.04.2005

28
Nr.1932/179 i Regj. Themeltar
Nr.551 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne daten 05.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.1932/179 akti, qe ju perket paleve:

PADITËS: SHEFQET BASTARI, perfaqesuar


nga Av.Ilir Selenica
TË PADITUR: TRASHEGIMTARET E SEIT
BASTARIT: GJYLE BASTARI,
QEMAL BASTARI, IKBAL BASTARI,
SHQIPE BASTARI,
HATILE BASTARI,
MALIQE BASTARI,
MAKBULE BASTARI,
PERPARIM BASTARI,
MERITA BASTARI, te perfaqesuar nga
Av. Eduart Halimi.

OBJEKTI PADISË:
Detyrimin e te paditurve
te njohin bashkepronar paditesin
ne pronat e fituara me vendimet
nr.11, date 10.01.1997,
nr.83, date 26.03.2000 te K.K.K.Pronave,
si dhe detyrimin te me njohin trashegimtar e
dorezimin e pasurise trashegimore.
Baza Ligjore: Nenet 222, 349 te K.Civil.

29
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.932, date 07.03.2003,
ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise te paditesit Shefqet Bastari, per pjesen e
pare te saj, qe i perket detyrimit per njohje bashkepronar, si te
pabazuar ne prova e ligj.
Pushimin e gjykimit, per pjesen tjeter te padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.131, date 12.02.2004, ka


vendosur :
Lenien ne fuqi te vendimit nr.932, date 07.03.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Shefqet Bastari, i cili parashtron keto
shkaqe:
- Me prokure av. Eduart Halimi, ka perfaqesuar 8 te paditur, duke mos
patur prokure per te paditurin Perparim Bastari, gjykimi eshte bere ne
mungese te ketij te fundit dhe nuk eshte marre vendim per gjykim ne
mungese te tij, si ne gjykaten e shkalles se pare dhe ate te apelit. Kurse
gjykata eshte shprehur sikur ky eshte perfaqesuar nga Avokati Eduart
Halimi. Kjo eshte shkelje e rende e normave procedurale dhe ben
vendimin te cenueshem.
- Gjykatat arsyetojne se nuk kemi qene familje bujqesore, se po te ishte e
tille prona do regjistrohej ne emer te K/familjarit Rexhep Bastari.
- Kemi pretenduar se prona ka qene ne emer te babait Ahmet Bastari, por
vertetimi i paraqitur ne Komision ka qene i fallsifikuar, prandaj kerkojme
te verifikohet edhe nje here.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales
paditese Av.Ilir Selenica, i cili kerkoi prishjen e vendimit, perfaqesuesin e pales
se paditur Av.Eduart Halimi, i cili kerkoi te lihet ne fuqi vendimi dhe diskutoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.131, date 12.02.2004 i Gjykates se Apelit Tirane eshte
rrjedhoje e mos respektimit te ligjit, si i tille duhet te prishet dhe ceshtja te
dergohet per rishqyrtim.
Nga gjykimi rezulton se, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te
Pronave i Keshillit te Rrethit Tirane, me vendimet nr.11, date 10.01.1997 dhe
nr.83, date 26.07.2000 u ka kthyer gjithsej 3,6 ha pyll, ish pronarit Seit Ahmet
Bastari, trashegimtareve te tij, te paditurve Gjyle Bastari, Qemal Bastari, etj.

30
Paditesi, me padine objekt gjykimi ka kerkuar te njihet bashkepronar ne
pronat qe u jane kthyer te paditurve me vendimet e sipercituar te
K.K.K.Pronave, si dhe dorezimin e pasurise trashegimore, me pretendimin se
keto prona, nuk jane te Seit Bastarit qe eshte i vellai, por jane pronat e Ahmet
Bastarit qe ka qene babai i tyre, ne baze te neneve 222 dhe 349 te K.Civil.
Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur
rrezimin e padise se paditesit Shefqet Bastari per njohjen bashkepronar si te
pabazuar dhe pushimin e gjykimit per pjesen tjeter te padise, pasi eshte hequr
dore nga gjykimi.
Mbi ankimin e paditesit, Gjykata Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin
e gjykates se shkalles se pare me arsyetimin se, nuk eshte provuar pretendimi i
paditesit se prona objekt gjykimi ka qene e babait te tij Ahmet Bastari dhe se
nuk ka ekzistuar familja buqesore para vitit 1944.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi Shefqet
Bastari dhe pretendon se, vendimi eshte marre mbi bazen e nje vertetimi te
fallsifikuar, sepse prona ka qene e regjistruar ne emer te Ahmet Seit Bastarit,
babait tone dhe dhe jo ne emer te Seit Ahmet Bastarit, sikunder eshte paraqitur
prej pales paditur ne K.K.K.Pronave.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, gjykata e apelit ne zgjidhjen e
mosmarreveshjes nuk ka zbatuar kerkesat e neneve 14, 16, 223, 224, 246, 252 te
Kodit te Procedures Civile.
Gjate gjykimit paditesi ka pretenduar se, prona objekt konflikti ka qene e
babait te tyre dhe jo e vellait Seit Bastari, se ato kane qene ne nje trung familjar
deri pas vitit 1945 dhe se vertetimi i leshuar nga hipoteka me date 16.12.1994,
me te cilin vertetohet se ne regjistrin hipotekor me nr.510, date 20.04.1944
figurojne ne pronesi te Seit Ahmet Bastarit, prona objekt konflikti nuk eshte i
sakte, eshte i fallsifikuar. Ne mbeshtetje te ketyre pretendimeve, paditesi ka
paraqitur nje vertetim negativ nr.ekstra, date 18.07.2001 te leshuar nga Zyra e
Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane, me te cilin vertetohet se eshte
demtuar fleta e rregjistrit ku mund te jete e regjistruar prona me nr.510, date
20.04.1944 ne emrin e Ahmet Seit Bastari ne fshatin Linxe e ku te jene bere dhe
pasqyruar ndryshimet e mevoneshme, si dhe certifikaten familjare me nr.1/38 te
vitit 1945 ku rezulton se, paditesi Shefqet Bastari me te vellain e tij Seit Bastari
dhe me prinderit, kane qene ne nje perberje familjare.
Ne rigjykim, gjykata duke zbatuar kerkesat e nenit 14 te K.Pr.Civile,
duhet te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me
ligjin, te hetoje nese prona objekt konflikti ka qene prone e babait te paditesit e
Ahmet Seit Bastari apo e Seit Ahmet Bastari, si dhe menyren e fitimit te
pronesise mbi te.
Te saktesohet burimi dhe origjina e vertetimit te pronesise date
16.12.1994, vertetimit negativ nr.eks, date 18.07.2001 te leshuar nga Zyra e
Hipotekes Tirane. Te verifikohet, duke bere kqyrjen ne vend, permbajtja e

31
ketyre shkresave, me kqyrjen e rregjistrave te hipotekes, mbi bazen e te cileve
jane leshuar ato.
Ne rigjykim, gjykata pervec sa siper, duhet te verifikoje ne zyren e
kadastres, nese figuron e rregjistruar prona objekt konflikti para vitit 1945, ne
pronesi te kujt, te babait Ahmet Bastari, apo te djalit tij Seit Bastari, si dhe te
pyeten kryesisht, me cilesine e deshmitareve, nepunesit e hipotekes dhe te
kadastres per te sqaruar vertetesine e permbajtje te vertetimit te pronesise, ku
eshte mbeshtetur K.K.K.Pronave dhe gjykata ne dhenien e vendimeve.
Ne rigjykim gjykata, pasi te hetoje ne drejtimet qe u cituan, do te kete
mundesi te zgjidhe mosmarreveshjen sipas kerkimeve te paleve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.131, date 12.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter
trup gjykues.

Tirane, me 05.04.2005

32
Nr.1895 i Regj. Themeltar
Nr.552 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 05.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe ju


perket paleve:

PADITËS: LAZER JAKAJ, ne mungese


I PADITUR: SIMON ZAJA, perfaqesuar
nga Av. A. Kolnikaj
PERSON I TRETË: KOMUNA BUSHAT, ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Pushim cenimi.
Baza Ligjore: Neni 292 i K.Civil
dhe neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.1159, date


03.07.2003, ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.350, date 09.12.2003, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1159, date 03.07.2003 te Gjykates se Rrethit
Shkoder dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

33
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Simon Gjergj Zaja, i cili parashtron keto
shkaqe:
- Gjykata e apelit ka interpretuar gabim objektin e padise, sepse nuk eshte
kerkuar te çbllokohet rruga nga bllokimi i paligjshem, por kerkohet te
çbllokohet servituti i kalimit te paditesit, kur ky servitut nuk ekziston,
ndaj padia duhej rrezuar dhe jo te pushohej gjykimi.
- Rruga qe pretendon paditesi si servitut kalimi, kalon nepermjet prones
shteterore, pra ai duhet me pare te marre te drejten e kalimit nga shteti
Komuna.
- Pushimi i gjykimit i jep te drejten paditesit te ngreje perseri te njejten
padi, duke vazhduar pafundesisht konflikti.
- Gjykata e apelit duhet te rrezonte padine pasi eshte pa objekt dhe padia qe
mund te ngrihet neser (kur ti jepet servituti) do jete padi me objekt.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales se
paditur Av. A. Kolnikaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, si dhe diskutoi
çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.350, date 09.12.2003 i Gjykates se Apelit Shkoder, eshte i
bazuar ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesi Lazer Jakaj eshte pronar i nje
magazine ish prone shtetrore (N.B.Bushat) me nje siperfaqe prej 710m2 ne
fshatin Rraneza Bushat te Rrethit Shkoder, me kufizimet perkatese, me
nr.pasurie 345/12. Kjo prone rrjedh nga privatizimi i objekteve shteterore nga
N.B.Bushat.
Kurse i padituri Simon Gjergj Zaja, ka ne pronesi nje siperfaqe pemtore
plus truall prej 960 m2, 200 m2 truall nga e cila 105 m2 ndertesa, ne fshatin
Rranxa Bushat, me kufizimet perkatese, me nr.pronesie 341/3.
Me padine objekt gjykimi paditesi Lazer Jakaj, ka kerkuar pushimin e
cenimit dhe lirimin e rruges se kalimit per ne objekt, magazine, ne baze te nenit
292 te K.Civil, me pretendimin se i padituri i ka zene rrugen e kalimit per ne
magazine.
Nga gjykimi ka rezultuar se, prona e paditesit lidhet me rrugen
automobilistike Tirane - Shkoder me dy rruge. Rruga nga krahu lindor te prones
eshte mbyllur me nje dere metalike ne gjeresi te rruges, kurse rruga ne drejtimin
prendimor eshte e lire.
Paditesi rezulton se, ka ngritur nje padi bazuar ne nenin 292 te K.Civil,
me te cilin kerkon gjyqesisht mbrojtjen e servitutit te kalimit (rrugor), per ne

34
objektin prone e tij, magazine, me pretendimin se i padituri ka zene rrugen
objekt konflikti, duke mos lejuar kalimin e tij ne nje rruge fshati qe eshte rruge
publike.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, per zgjidhjen e
mosmarreveshjes paditesi ka vene ne levizje gjykaten me nje padi qe s'mund te
ngrihej, duke ju referuar dispozitave te K.Civil qe rregullojne servitutin dhe
mbrojtjen e tij.
Sipas nenit 261 te K.Civil:
"Servituti eshte barra qe i ngarkohet nje prone per perdorimin dhe dobine
e nje prone te nje pronari tjeter".
Nga gjykimi ka rezultuar se, rruga objekt konflikti eshte rruge qe
percaktohet ne kategorine e rrugeve qe percakton ligji nr.8652, date 31.07.2000
"Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore" dhe Kodi Rrugor, e
tille qe administrohet nga organet e pushtetit vendor perkates sic eshte
"Komuna" dhe eshte prone e saj.
Sa siper, dispozita e K.Civil, ku eshte bazuar padia nuk eshte e duhura per
zgjidhjen e mosmarreveshjes, pasi per menyren e zgjidhjes se tyre, ligji i
sipercituar, per organizimin e qeverisjes vendore, ka parashikuar me dispozita te
vecanta, zgjidhjen e konflikteve qe lidhen me administrimin dhe perdorimin e
rrugeve qe administrohen nga vendoret.
Sa siper, konform nenit 468 te K.Pr.Civile, me te drejte nga gjykata eshte
pushuar gjykimi i ceshtjes dhe vendimi lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"a" te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.350, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit
Shkoder.

Tirane, me 05.04.2005

35
Nr.1888/166 i Regj. Themeltar
Nr.553 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Shpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS: “M. LEKA” SH.P.K., ne administrim,


perfaqesuar nga administratorja
Donika Papa
TË PADITUR: DAUT MEHMETI, perfaqesuar
nga av. Avni Shehu
MEHMET HAMZA, ne mungese
AJET RUZI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Deklarimi i pavlefshem i veprimit juridik,
kontrates se shitjes nr.6247 Rep.,
nr.3046 Kol., date 07.12.1996.
Baza ligjore: Ligji nr.8472, date 08.04.1999
dhe neni 92 i K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.133, date 22.01.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

36
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1098, date 22.10.2003 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.133, date 22.01.2003 te
Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala paditese duke parashtruar si


me poshte:
- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin nr.8472, date 08.04.1999, pasi nga
ceshtja ka rezultuar se shitja nga te paditurit eshte bere me cmim disa
here me shume nga vlera reale, duke perfituar ne dem te kreditoreve
shumen objekt padie.
- Gjykata ka arsyetuar gabim edhe persa i perket fuqise prapavepruese te
ligjit te mesiperm. Kjo per faktin se vete ky ligj dhe e gjithe paketa ligjore
per veprimtarine e firmave piramidale ka qellim qe ne rruge procedurale
te rregulloje pasojat e ardhura nga keto veprime te mepareshme juridike.
- Edhe persa i perket ekspertimit gjykata perseri ka gabuar, pasi ne nuk
kemi qene dakort me konkluzionet e eksperteve dhe, duke pasur mendime
te kunderta, duhej nje ekspertim i ri qe nuk eshte bere, duke vepruar ne
kundershtim me nenin 229 te K.Pr.Civile.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e pales paditese qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe
kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne shkalle te pare, perfaqesuesin e te paditurit
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi
ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N:
Vendimi nr.1098, date 22.10.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.133, date 22.01.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor
Tirane, qe u perket paleve ndergjyqese, nuk eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet
te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel te dy gjykatat e faktit kane
pranuar rrethanat e ceshtjes si me poshte:
Te paditurit kane blere nga shteti (privatizuar) fabriken e pijeve alkolike
(per prodhimin e konjakut “Skenderbe”) nepermjet kontrates se shitjes date
30.02.1995, kundrejt cmimit 56.731.697 leke. Objekti ka vendndodhje e kufij te
percaktuar, siperfaqe te pergjitheshme 7875 m2, nga te cilat 4450 m2 siperfaqe
ndertimi dhe 3.425 m2 truall i lire. Me pas te paditurit me kontraten e shitjes
date 07.12.1996 ia shesin objektin shoqerise “M. Leka” sh.p.k. me cmimin
1.500.000 U.S.D. Ne zbatim te ligjit nr.8227, date 30.07.1997 “Per disa shtesa
dhe ndryshime ne ligjin nr.8215, date 09.05.1997 “Per kontrollin financiar te

37
personave juridike jo bankare, qe kane marre hua nga publiku i gjere”, shoqeria
“M. Leka” sh.p.k. u shpall skeme piramidale dhe u vendos nen administrim per
nxjerrjen e te ardhurave per shlyerjen e kreditoreve Administratoret e Shoqerise
“M. Leka” sh.p.k. ne administrim e nxorren objektin ne fjale ne shitje dhe me
kontraten e shitjes date 07.01.2000 pronesia e tij u ka kaluar bleresve Bujar
Hoxha e Kozma Vaqo kundrejt cmimit 90.000 leke.
Nepermjet padise objekt shqyrtimi pala paditese ka kerkuar deklarimin e
pavlefshmerise se veprimit juridik te shitjes te realizuar me kontraten date
07.12.1996 dhe detyrimin e pales se paditur per t`u kthyer administratoreve
shumen prej 93.218.3003 leke (diferencen midis cmimit te blerjes te dates
30.03.1995 dhe cmimit te shitjes me daten 07.12.1996), ne baze te nenit 2 te
ligjit nr.8472, date 08.04.1999 dhe te nenit 92 te Kodit Civil.
Gjykata e shkalles se pare e ka rrezuar padine, duke konkluduar se ceshtja
ne shqyrtim nuk paraqet asnje prej rasteve te pavlefshmerise absolute te
veprimit juridik (kontrates se shitjes), te parashikuara ne nenin 92 te Kodit
Civil, se ligji nr.8472, date 08.04.1999 nuk ka fuqi prapavepruese dhe se
Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.40, date 11.03.2002 ka shfuqizuar si
antikushtetues nenin 3 te Ligjit nr.8472, date 08.04.1999, i cili parashikonte se:
“Personat fizike dhe juridike, vendas a te huaj, te cilet, nepermjet fitimit te
pronesise nga privatizimi apo me menyra te tjera, kane perfituar vlera
financiare a pasurore nga subjektet e kontrollit a personat e lidhur me ta,
nepermjet kryerjes se veprimeve juridike te shitjes se pronave me cmime me te
larta se cmimi i privatizimit apo se cmimi mesatar perkates i shitjes ne tregun e
lire, detyrohen t`ia kthejne ato administratoreve te shoqerive huamarrese”.
Gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se pala paditese nuk ka arritur te
provoje se cmimi i blerjes se objektit nga shoqeria “M. Leka” sh.p.k. nuk
perfaqeson vleren reale te tregut. Ajo ka konkluduar se diferenca e cmimit, nga
blerja me 1994 ne shitjen me 1996, nuk eshte element i mashtrimit apo shkeljes
se ndonje dispozite, por eshte konjukture e tregut.Keto perfundime gjykata i ka
mbeshtetur edhe ne aktin e ekspertimit te urdheruar prej saj.
Gjykata e apelit nuk ka perseritur, qofte edhe pjeserisht, hetimin gjyqesor,
faktet dhe rrethanat e ceshtjes i ka marre te mireqena dhe nuk u ka bere ndonje
vleresim te ndryshem nga ai i gjykates se shkalles se pare, si dhe nuk ka bere
ndonje interpretim te ndryshem te ligjit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se te dy gjykatat ne shqyrtimin e
kesaj ceshtjeje nuk kane respektuar kerkesat e nenit 213, ne lidhje me nenin 12
te Kodit te Procedures Civile per zhvillimin e nje procesi te rregullt gjyqesor.
Pala paditese ka pretenduar se shitja e objektit e realizuar nga pala shitese
(te paditurit) me palen blerese, shoqerine “M. Leka” sh.p.k., qe me vone eshte
cilesuar shoqeri huamarrese jo bankare (skeme piramidale), eshte bere kundrejt
cmimit me te larte se cmimi i privatizimit ose cmimi mesatar perkates i shitjes
ne tregun e lire, prandaj ka kerkuar te kthehet “vlera per kthim” (diferenca).

38
Nepermjet ekspertimit eshte konkluduar se cmimi i blerjes nga shoqeria
“M. Leka” sh.p.k. nuk eshte me i larte se cmimi mesatar ne tregun e lire. Ky
ekspertim eshte kundershtuar nga pala paditese dhe eshte kerkuar te perseritet.
Ky kerkim i pales paditese nuk eshte marre fare ne shqyrtim nga gjykata e
apelit. Gjate rigjykimit te ceshtjes pales paditese i bie barra e proves per te
provuar sa eshte diferenca midis cmimit te shitjes se objektit (1.500.000 U.S.D.)
dhe cmimit mesatar te shitjes ne tregun e lire.
Ne rastin ne shqyrtim nuk mund te merret per baze krahasimi per
percaktimin e diferences cmimi i privatizimit ne vitin 1994. Midis shitjes se
pare e te dyte ka nje diference kohore rreth 2 vjet, d.m.th. objekti nuk eshte
rishitur menjehere pas privatizimit. Per rrjedhoje nuk mund te mos pranojme se
cmimi ne tregun e lire ka ndryshuar ne rritje. Atehere duhet te provohet sa eshte
diferenca midis cmimit te shitjes (1.500.000 U.S.D.) dhe cmimit mesatar ne
tregun e lire, masa e te cilit duhet, gjithashtu, te provohet nga pala paditese. Vec
kesaj, pala paditese duhet te provoje se diferenca eshte krijuar ne menyre jo
ligjore apo me mashtrim (neni1, pika 1.1).
Nga ana tjeter, pala e paditur ka te drejte te beje prapesime lidhur me sa
me lart. Konkretisht, ajo ka te drejte te provoje prapesimin qe vlera e shitjes se
objektit me tender nga administratoret eshte 90.000.000 leke + 19.241.542 leke;
gjithsej 109.241.542 leke. Gjithashtu, pala e paditur ka prapesuar se ajo kishte te
drejte te kerkonte zbatimin ne favor te saj te kerkeses se nenit 4 te Ligjit
nr.8472, date 08.04.1999 per “te kthyer kontraten ne castin fillestar te saj”,
d.m.th. qe pala paditese te merrte te gjithe shumen prej 1.500.000 U.S.D.
kundrejt rikthimit te objektit ne pronesine e te paditurve. Kjo, jo vetem qe nuk
do te demtonte interesat e te paditurve qe pretendojne se kane qene ne
mirebesim dhe nuk kane vepruar me mashtrim, por do te ishte edhe ne favor te
kreditoreve te cilet do te perfitonin jo 90.000.000 leke, (sa e kane blere objektin
personat e trete me tender), por 1.500.000 U.S.D. apo kundervleften e kesaj
shume te konvertuar ne leke.
Pala paditese ka barren e proves te provoje qe nuk ua ka mohuar kete te
drejte dhe mundesi te paditurve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c, te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1098, date 22.10.2003 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 07.04.2005

39
Nr.1406 i Regj. Themeltar
Nr.554 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Shpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile, qe u


perket:

PADITËSA: SHERIF HAKA


IBRAHIM HAKA, perfaqesuar
nga av. Seit Hoxha
TË PADITUR: BASHKIM ALLMETA,
perfaqesuar nga av. Irena Reso
KOMISIONI I NDARJES SE
TOKES KOMUNA KASHAR,
TIRANE, ne mungese
KOMISIONI I NDARJES SE
TOKES KESHILLI I QARKUT
TIRANE, ne mungese
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE
PALUAJTESHME TIRANA 1,
ne mungese
DRITAN CENA, perfaqesuar
nga av. Irena Reso
HAKIK DAKU, perfaqesuar
nga av. Irena Reso
ALBERT SALKU, perfaqesuar
nga av. Irena Reso
NDËRHYRES DYTËSOR: EMIN SUBASHI, ne mungese

40
OBJEKTI I PADISË:
a) Anullim i pjesshem i aktit te marrjes se tokes
ne pronesi te Bashkim Allmetes, qe mban daten 10.04.2002.
b) Çrregjistrimin nga Z.R.P.P. Tirana 1 te aktit te marrjes se tokes
per te paditurin Bashkim Allmeta qe mban daten 10.04.2002.
c) Detyrimin e Z.R.P.P. Tirana 1 te beje rregjistrimin e
aktit te marrjes se tokes ne pronesi ne favor te paditesave
qe eshte e vitit 1998 ne emer te Sherif Hakes
dhe Ibrahim Hakes per 5650 m2 dhe 3695m2.
d) Detyrimin e te paditurve te njohin paditesat pronare
per siperfaqen 4400 m2 toke, e cila eshte marre padrejtesisht
nga i padituri Bashkim Allmeta.
e) Pavlefshmeri e kontrates se shitjes qe kane bere
te paditurit me njeri tjetrin dhe zgjidhjen e pasojave.
Baza ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile,
neni 202 i K.Pr.Civile, neni 197/b i K.Civil.
Ligji nr.7501, date 19.07.1991 “Per token”,
Ligji nr.7843, date 13.07.1994 “Per Z.R.P.P.”,
Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.881 akti, date


18.01.2005 ka vendosur:
Mospranimin e kerkeses se te paditurit Dritan Cena per nxjerrjen e
ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekurs te paditurit dhe nderhyresi


dytesor, duke parashtruar si me poshte:
- Vendimi i gjykates se rrethit eshte haptas i kunderligjshem dhe abuziv, i
cili nuk garanton nje proces te drejte dhe te rregullt ligjor, duke
keqinterpretuar ligjin procedural dhe ate material.
- Gjykata e rrethit per nje ceshtje te tille pronesie detyrimisht duhet t`i
referohet praktikes gjyqesore unifikuese te Gjykates se Larte (vendimi
nr.686, date 11.05.2000).
- Provat shkresore te paraqitura jane te paregullta, nuk kane formen e
kerkuar nga ligji.
- Marrjen e mases provizore nga ana e gjykates per pezullimin e punimeve
ne pronen e te paditurit Haki Daku ne e konsiderojme te kunderligjeshme,
pasi gjykata nuk duhej te vepronte me procedure te pershpejtuar, por te
merrte dhe mendimin e eksperteve kontabel financiar.

41
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e te paditurve, qe kerkoi nxjerrjen e ceshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor, perfaqesuesin e paditesave, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.881 akti, date 18.01.2005 i Gjykates se rrethit gjyqesor
Tirane, me te cilin eshte vendosur mospranimi i kerkeses se te paditurit Dritan
Cena per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i bazuar ne ligj,
prandaj duhet te lihet ne fuqi.
Gjykata me te drejte ka konkluduar se paditesat e kane ezauruar rrugen e
ankimit administrativ kunder vendimeve te komisioneve perkatese te tokave ne
komisionet me te larta, ne pajtim me kerkesat e ligjit per token dhe te Vendimit
te Keshillit te Ministrave nr.151, date 22.03.2001 “Per disa shtesa dhe
ndryshime ne vendimin nr.230, date 22.07.1991 te Keshillit te Ministrave “Per
krijimin e komisioneve te tokave” (Pika 4, qe ndryshon piken 2 te kapitullit te
dyte, persa i perket kompetencave te komisionit te Qarkut).
Gjykata e shkalles se pare ka verejtur se Komisioni i Tokes i Qarkut u ka
kthyer njehere pergjigje paditesave lidhur me pretendimet e tyre per vendimet e
Komisionit te Tokes ne fshat e te Komisioneve te Tokes ne Komune.
Gjithashtu perfaqesuesi i paditesave paraqiti edhe nje kopje te vendimit
nr.09, date 03.09.2004 te Komisionit te tokes prane Keshillit te Qarkut Tirane
“Mbi deklarimin absolutisht te pavlefshem te vendimit nr.2, date 20.06.1996 te
Komisionit te tokes se rrethit Tirane”, si nje akt i nxjerre ne kapercim te
kompetencave ligjore te ketij komisioni dhe ne kundershtim flagrant me
dispozitat ligjore “Per token”.
Gjithashtu nepermjet shkreses nr.10/1 prot., date 15.02.2005 te Komunes
Kashar, sqarohet se Komisioni i Tokes i Komunes Kashar ka verifikuar aktet e
pronesise mbi token te ndergjyqesave dhe ka konkluduar se ato jane rregjistruar
ne Z.RR.P.P.
Duke qene se paditesat i kane ezauruar rruget e ankimit administrativ dhe
kane marre pergjigje nga komisionet perkatese, eshte e drejta e tyre t`i drejtohen
gjykates per zgjidhjen e konfliktit, duke kerkuar anullimin gjyqesisht te akteve
te pronesise qe pretendohet te jene te paligjshme dhe fshirjen e rregjistrimeve te
tyre ne Z.RR.P.P.

42
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.881 akti, date 18.01.2005 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Tirane.

Tirane, me 07.04.2005

43
Nr.1898/169 i Regj. Themeltar
Nr.555 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Zamir Poda Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1898/169, qe i perket:

PADITËS: PETRIT GOLEMI, ne mungese


I PADITUR: EDMOND GOLEMI, ne mungese
VLADIMIR GOLEMI, perfaqesuar
nga Av. Fatmir Braka

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim i nje shtepie e truallit te saj dhe oborrit
te ndodhur ne Rr. "Hoxha Tahsim" nr.159, Tirane.
Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil,
Neni 370 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.292, date 30.01.2003


ka vendosur:
Pranimin e padise.
Pjestimin e pasurise se paluajteshme shtepi dhe truall, te ndodhur
ne Rr. "Hoxha Tahsim" nr.159, Tirane si me poshte:
Paditesi Petrit Golemi do te marre truallin me siperfaqe 76.63 m2,
ku perfshihet depo dhe wc, me kufizimet: jugu - pasuri shteti, veriu
- Edmond Golemi, lindje - rruge pa krye, perendimi - shtepia dhe
kopshti qe iu mbetet shtetasve sipas variantit kater pjesa me ngjyre
te zeze.
I padituri Edmond Golemi do te marre shtepine dhe truallin nen
banese dhe oborr, perpara gjithsej me siperfaqe 77.368 m2, me
kufizimet:

44
Jugu- Petrit Golemi, Veriu - shtepi e Haxhi Abazit, Lindja - rruge
pa krye, Perendimi - shtepia dhe kopshti qe iu mbetet shtetasve.
I padituri Vladimir Golemi do te kompensohet ne vlere leku prej te
paditurit Edmond Golemi, ne shumen 673.750 leke per ¼ pjese te
truallit.
Detyrimin e te paditurit Edmond Golemi, te kompensoje paditesin
Petrit Golemi ne vleren 416.370 leke per ½ vlere te shtepise dhe te
paditurin Vladimir Golemi ne vleren 673.750 leke per vleren ¼ e
vleres se truallit.
Paditesi Petrit Golemi, do te kryeje me shpenzimet e tij hyrjen per
ne truallin qe ai do te marre, si dhe te behet ndarja e oborrit sipas
vijes A1 te percaktuar ne skicen e variantit 4 me shpenzimet e dy
paleve Petrit Golemi dhe Edmond Golemi.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.24, date 22.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.292, date 30.01.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Edmond Golemi, i cili kerkon
ndryshimin e vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit me vendimin e saj ka shkelur Nenin 207 te Kodit Civil,
duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare me nje
permbajtje krejt te ndryshme.
- Pretendimi im eshte per largimin e murit ndares ne nje distance 1.5m deri
ne 2m nga dritarja e shtepise, duke synuar ruajtjen e aspektit funksional te
saj.
- Vendimi i gjykates se apelit, eshte i bazuar ne prova konfliktuale, sepse
varianti 4 A per pjestimin e pasurise i prezantuar nga eksperti, u kerkua
nga ana jone, por nuk u mor aspak ne konsiderate nga gjykata.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare,


ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Vladimir
Golemi, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe dergimin e çështjes per
rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga ana e gjykatave jane lejuar shkelje te dispozitave ligjore, konkretisht
te Nenit 207 te Kodit Civil, duke mos marre ne konsiderate se cili nga
bashkepronaret banon ne shtepine objekt pjestimi dhe nevojat e tyre per
siperfaqe banimi.
- Gjykatat nuk kane marre parasysh kufijte dhe pronen konkrete objekt
gjykimi te percaktuar ne vendimin e fazes se pare. Ne menyre te
kundraligjshme eshte perfshire ne pjestim prona ne pronesi te vajzes time

45
Jonela Golemi, e cila eshte ne kufi me pronen per te cilen eshte kerkuar
pjestimi.
- Gjykata ka tejkaluar objektin e kerkesepadise dhe ka cenuar te drejten e
pronarit te ligjshem per gezimin e qete sendit.
- Gjykata nuk mori parasysh kerkesen time per perjashtimin e ekspertit per
shkaqe serioze njeaneshmerie e pamjaftueshmeri profesionale, i cili ka
zmadhuar artificialisht, pa asnje lloj dokumenti, siperfaqen e truallit te
Fili Golemit ne 154 m2, nderkohe qe ne vertetimin e pronesise trualli
percaktohet qarte me siperfaqe 110 m2.
- Varianti 4 i pranuar nga gjykata, ka percaktuar nje menye pjestimi qe jo
vetem mua me perjashton nga shtepia ku une aktualisht banoj (qe eshte ne
pronesi te vajzes time), por edhe me le nje pjese te kesaj shtepie, sallon
dhe dhome, pa asnje hyrje apo dalje.
- Ne vitin 1973 V. Golemi ka ndertuar nje shtepi me nje dhome e kuzhine,
prona objekt gjykimi, e cila eshte rregjistruar ne emrin e tij me vendim
gjyqesor. Kete prone ai ia ka dhuruar vajzes se tij Jonela Golemi.

Kunder-rekurs ka ushtruar paditesi Petrit Golemi, ne mbeshtetje te nenit


477 te K.Pr.Civile, i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e shkalles se pare ka vepruar drejt duke favorizuar te paditurin
Edmond Golemi, ne banesen ku ai efektivisht banon me familjen e tij.
Petrit Golemi dhe Vladimir Golemi nuk banojne ne kete shtepi. Per kete
te fundit kjo rrezulton edhe nga adresa e vene ne rekurs Rr."Mustafa
Lleshi".
- Shtesa eshte ndertuar nga babai yne Filip Golemi dhe sot aty jeton nena
jone Athina Golemi, prandaj nuk mund te jete prone e V. Golemi. Per
kete ne jemi pale kundershtare ne nje gjykim tjeter.
- Gentplanet e paraqitura nga V. Golemi bashkangjitur rekursit te tij jane te
fallsifikuara, sepse shtesa dhe depo jane prone e babait tone. Rregjistrimi
ne Z.R.P.P. ne emer te Jonela Golemi eshte bere mbi bazen e nje vendimi
gjyqesor deklarativ.
- Pretendimi qe ngre ne rekurs i padituri Edmond Golemi nuk qendron, se
ai mori banesen e vjeter me oborr, ndersa une mora depon me truall dhe
nuk kam se si e cenoj ate me kangjella qe do te kufizojne pronen time.
Persa i perket ndertimeve, per to do te merret leje ndertimi po u kryen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales se
paditur Av. Fatmir Braka, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes
per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne
teresi,

46
VËREN
Vendimi nr.24, date 22.01.2004, i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.292, date 30.01.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ai duhet te
prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, palet ndergjyqese jane
bashkepronare te nje shtepie banimi, te perbere nga nje dhome e kuzhine, banjo,
oborr, etj., e ndodhur ne Tirane ne rrugen "Hoxha Tahsim".
Paditesi me padine ne gjykim, ka kerkuar pjestimin e kesaj shtepie, si dhe te
truallit.
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e padise. Pjestimin
e pasurise se paluajteshme shtepi dhe truall, te ndodhur ne Rr. "Hoxha Tahsim"
nr.159, Tirane si me poshte:
Paditesi Petrit Golemi, do te marre truallin me siperfaqe 76.63 m2, ku
perfshihet depo dhe wc, me kufizimet: Jugu - pasuri shteti, Veriu - Edmond
Golemi, Lindje - rruge pa krye, Perendimi - shtepia dhe kopshti qe iu mbetet
shtetasve sipas variantit kater pjesa me ngjyre te zeze.
I padituri Edmond Golemi, do te marre shtepine dhe truallin nen banese
dhe oborr, perpara gjithsej me siperfaqe 77.368 m2, me kufizimet: Jugu - Petrit
Golemi, Veriu - shtepi e Haxhi Abazit, Lindja - rruge pa krye, Perendimi -
shtepia dhe kopshti qe iu mbetet shtetasve.
I padituri Vladimir Golemi do te kompensohet ne vlere leku prej te
paditurit Edmond Golemi, ne shumen 673.750 leke per ¼ pjese te truallit.
Detyrimin e te paditurit Edmond Golemi, te kompensoje paditesin Petrit
Golemi ne vleren 416.370 leke per ½ vlere te shtepise dhe te paditurin Vladimir
Golemi ne vleren 673.750 leke per vleren ¼ e vleres se truallit.
Paditesi Petrit Golemi, do te kryeje me shpenzimet e tij hyrjen per ne
truallin qe ai do te marre, si dhe te behet ndarja e oborrit sipas vijes A1 te
percaktuar ne skicen e variantit 4 me shpenzimet e dy paleve Petrit Golemi dhe
Edmond Golemi.
Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur lenien ne fuqi te ketij vendimi.
Kane ushtruar rekurs te paditurit Edmond dhe Vladimir Golemi dhe
kerkojne prishjen e vendimit, duke parashtruar Edmondi: Gjykata e apelit ka
shkelur nenin 207 te K.Civil, duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se
pare me permbajtje krejt te ndryshme. Vendimi eshte bazuar ne prova
konfliktuale, sepse varianti 4.A per pjestimin e pasurise i prezantuar nga eksperti,
u kerkua nga ana jone dhe nuk u mor parasysh nga gjykata.
I padituri Vladimir: Gjykata ka shkelur nenin 207, ajo nuk ka marre ne
konsiderate nevojat e bashkepronareve per siperfaqe banimi; jane lejuar shkelje
procedurale gjate gjykimit; nuk jane marre ne konsiderate kufijte dhe prova
konkrete objekt gjykimi, e percaktuar ne vendimin e fazes se pare te pjestimit;
gjykata ka zmadhuar siperfaqen e truallit ne 154 m, nderkohe qe ne vertetimin e

47
pronesise siperfaqja e tij percaktohet qarte 110 m2. Varianti 4 i pranuar nga
gjykata, jo vetem qe mua me le pa pjese, por me largon nga shtepia ku une banoj.
Gjithashtu ka ushtruar kunder rekurs dhe paditesi Petrit Golemi, i cili
kerkon lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, duke percaktuar se
pretendimet e parashikuara ne rekurset e te paditurve nuk jane te drejta, gjykata ka
zgjidhur drejt çeshtjen, duke favorizuar te paditurin Edmond, duke e lene ate ne
banesen ku ai efektivisht banon, Petriti dhe Vladimiri nuk banojne ne kete shtepi
dhe se shtesa e pretenduar nga Vladimiri eshte ndertuar nga babai yne Filipi dhe
aty banon nena jone, per kete ne jemi ne gjykim ne nje çeshtje tjeter.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon pjeserisht te drejte e te bazuara ne
ligj pretendimet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga te paditurit Vladimir
dhe Edmond Golemi, prandaj ato duhet te pranohen.
Rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore se, paditesi ka kerkuar pjestimin e nje
shtepie te perbere prej nje dhome, nje guzhine, banjo, oborr e wc.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin e saj te fazes se pare te
pjestimit, ka vendosur lejimin e pjestimit persa me siper, duke percaktuar dhe
pjeset takuese.
Ne fazen e dyte te pjestimit rezulton qe, banesa dhe trualli i pjestuar
perkatesisht te jene 64.89 m2 dhe 154 m2.
Ne dosjen gjyqesore gjithashtu del se, jane administruar disa vertetime
pronesie, te cilat gjykata pranon ne vendim se i ka administruar dhe i ka marre ne
konsiderate. Sipas vertetimit hipotekor nr.252, date 02.08.2002 siperfaqja e
baneses eshte 59,5 m2 dhe siperfaqja e truallit 110 m2.
Ne dosje gjithashtu ndodhet dhe nje vertetim pronesie me date 24.09.1994,
sipas rregjistrit hipotekor nr.2871, date 15.07.1994, ne baze te vendimit nr.9460,
date 01.07.1998 te Gjykates se Rrethit Tirane, ne pronesi te Vladimir Golemit
figuron nje dhome, nje sallon dhe nje guzhine e vogel, qe ndodhet ne pjesen
perendimore te baneses objekt pjestimi.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, ne rrethanat e sipercituara
gjykata nuk ka kryer nje hetim te plote e te gjithaneshem, ne perputhje me ligjin
sipas percaktimeve qe parashikon neni 14 i K.Pr.Civile.
Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te marre ne shqyrtim nese siperfaqet e
ndertimit, tashme ne pronesi te vajzes te te paditurit Vladimir, jane perfshire apo
jo ne pjestim.
Gjithashtu ne rigjykim, ne caktimin e pjeseve ne natyre mund te vihet ne
diskutim varianti c i pjestimit te paraqitur nga eksperti, ne te cilin perfshihet
siperfaqja e truallit te ndertimeve, te cilat sipas pretendimeve te paditurit Vladimir,
jane ne pronesi te vajzes se tij.
Ne rigjykim, gjithashtu gjykata duhet te kete ne konsiderate e te marre ne
shqyrtim siperfaqet e shtepise e oborrit, qe jane ne bashkepronesi te paleve
ndergjyqese dhe qe do t`i nenshtrohen pjestimit, pasi rezultojne te jene me shume
nga sa parashikohet ne vertetimin e pronesise me nr.252, date 2.08.2002.

48
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.24, date 22.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne kete gjykate, me trup tjeter gjykues.

Tirane, me 07.04.2005

49
Nr.1934/181 i Regj. Themeltar
Nr.556 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar

ne daten 07.04.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: XHEVDET GARXENAJ, perfaqesuar


me prokure nga Av.Flamur Qato
I PADITUR: SH.A "DRITA" TIRANE, perfaqesuar
me prokure nga Av. Gjergji Hysi

OBJEKTI:
1. Detyrimin e pales se paditur
te me ktheje shumen prej 3.269.009 leke.
2. Anullimin e urdherit te pales se paditur
Nr.66/1, date 02.05.1997 per te ndaluar shumen 7.5 milion leke.
3. Vendosjen e vendimit ne ekzekutim te perkohshem.
Baza Ligjore: Nenet 194, 214/1, 216
te Ligjit nr.7639, date19.11.1992 "Per shoqerite tregtare",
Nenet 608, 609, 653 te Kodit Civil,
Nenet 12, 32/2, 43/2, 317 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1934, date 06.11.2003


ka vendosur:
Pranimin e padise se pales paditese, duke anulluar urdherin e
nxjerre nga pala e paditur shoqeria tregtare "Drita" sh.a. Dega
Durres nr.66/1, date 02.05.1997 qe urdheron ndalimin e shumes
7.500.000 leke.

50
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.34, date 05.02.2004 ka
vendosur:
Mospranimit e ankimit te bere nga shtetasi Jovan Pjeshkazini ndaj
Vendimit nr.1934, date 06.11.2003 te Gjykates se shkalles se pare
Durres, pasi eshte bere nga nje person qe nuk legjitimohet te beje
ankim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare


ne mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur
Shoqeria "Drita" sh.a., e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e
ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- Me shoqerine "Drita" sh.a paditesi nuk ka asnje lidhje, ai genjen kur ne
kerkese padi pohon se eshte aktualisht aksioner i shoqerise "Drita" sh.a
me 16.5 %.
- Shoqeria "Drita" sh.a. eshte gjykuar pa u degjuar dhe pa u thirrur ne
gjykim, ne kundershtim me kerkesat e nenit 18 te K.Pr.Civile.
- Nga procesverbali gjyqesor date 06.11.2003 rezulton se Jovan
Pjeshkazini ka vene ne dijeni gjykaten se ai nuk e perfaqeson shoqerine
"Drita" sh.a., prandaj gjykata duhet te bente zevendesimin procedural
duke thirrur ne gjykim perfaqesuesin e shoqerise "Drita" sh.a.
- Gjykata e apelit duke mos percaktuar perfaqesuesin e pales se paditur e le
te pashkruar emrin.
- Me vendimin gjyqesor nr.25887, date 28.05.2001 eshte rregjistruar si
person juridik "Drita 1" sh.p.k ku Jovan Pjeshkazini eshte ortak me
51,007 % te kapitalit dhe administrator eshte paditesi Xhevdet Garxhenaj.
Ne momentin e rregjistrimit te padise date 27.06.2003 paditesi dhe Jovan
Pjeshkazini nuk kane asnje lidhje me personin juridik "Drita" sh.a.
- Pas ndarjes shoqeria "Drita" sh.a nuk ka qender Durres, ndersa ne aktin e
themelimit dhe statutin e shoqerise "Drita" sh.a kompetente per zgjidhjen
e mosmarreveshjeve eshte caktuar kompetente Gjykata e shkalles se pare
Tirane. Prandaj Gjykata e shkalles se pare Durres ka shkelur ligjin, duke
ndryshuar kompetencen tokesore te gjykimit te kesaj çeshtjeje.
- Paditesit i eshte parashkruar e drejta e ngritjes se padise, pasi nuk eshte
ushtruar brenda afatit 3-vjecar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales se
paditur Av. Gjergji Hysi, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe rrezimin e
padise, perfaqesuesin e paditesit Av. Flamur Qato, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe si diskutoi çeshtjen ne teresi,

51
VËREN
Vendimi nr.34, date 05.02.2004 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin
eshte vendosur mospranimi i ankimit te bere nga Jovan Pjeshkazini ndaj
vendimit nr.1934, date 06.11.2003 i Gjykates se shkalles se pare Durres eshte jo
i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ai duhet te prishet.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Xhevdet Garxenaj ka
qene aksioner ne shoqerine "Drita" sh.a Tirane, duke kryer njekohesisht dhe
detyren e ekonomistit ne kete shoqeri.
Ne mars te vitit 1997, ai me inisiativen e tij shumen prej 7.5 milion leke
te shoqerise e ka çuar ne shtepine e kunatit te tij, i cili kishte kasaforte metalike
dhe pas vendosjes ne kete te fundit ka marre me vehte çelesin e saj.
Paditesi ka pretenduar se ne kohen kur ishte shpallur gjendja e
jashtezakonshme eshte bere vjedhje ne shtepine e kunatit te tij ku eshte marre
dhe e gjithe sasia e lekeve te ndodhura ne kasaforte.
Pala e paditur me Urdherin nr.66/1, date 02.05.1997 ka urdheruar qe i
padituri te paguaje shumen prej 7.5 milion leke me arsyetimin se ai eshte fajtor
per kete dem.
Paditesi nder te tjera ka kerkuar anullimin e ketij urdheri, padi kjo e cila
eshte pranuar nga Gjykata e shkalles se pare Durres dhe vendimi i kesaj te
fundit eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin e tij nr.1025, date
03.10.2000 ka vendosur prishjen e vendimeve te mesiperme dhe pushimin e
gjykimit.
Gjithashtu Kolegjet e Bashkuara, te cilet kane shqyrtuar kerkesen ne
interes te ligjit te paraqitur nga paditesi Xhevdet Garxenaj, kane vendosur
pushimin e gjykimit te çeshtjes.
Pas kesaj Xhevdet Garxenaj me 27.06.2003 i eshte drejtuar me padi
gjykates, ku ka kerkuar detyrimin e shoqerise "Drita" sh.a. t’i ktheje shumen
7.069.009 leke qe ajo i ka mbajtur dhe anullimin e urdherit per t’i ndaluar
shumen 7.5 milion leke.
Ne gjykimin e kesaj çeshtjeje Gjykata e shkalles se pare Durres ka thirrur
si perfaqesues te pales se paditur Jovan Pjeshkazinin, por ky i fundit kur ka
marre dijeni ka pretenduar se nuk eshte perfaqesues i pales se paditur.
Sa me siper gjykata ka pranuar se pala e paditur ka marre dijeni per kete
gjykim dhe se nuk eshte paraqitur per shkaqe te arsyeshme, mandej ka zhvilluar
gjykimin ne mungese te saj.
Jovan Pjeshkazini ka bere ankim ne Gjykaten e Apelit Durres kunder
vendimit te gjykates se shkalles se pare. Kjo gjykate, me arsyetimin se ankimi
eshte bere nga persona qe nuk legjitimohen, ka vendosur mospranimin e
ankimit.
Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur shoqeria "Drita"
sh.a., e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim,

52
duke parashtruar se paditesi nuk ka njohje me shoqerine "Drita", Jovan
Pjeshkazini ka vene ne dijeni gjykaten se ai nuk perfaqeson shoqerine "Drita"
sh.a., gjykata duhej te kishte bere zevendesimin proçedural, etj.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon pjeserisht te drejta e te bazuara ne
ligj, pretendimet e parashtruara ne rekursin e pales se paditur "Drita" sh.a., si te
tilla ato duhen te pranohen.
Nga dosja gjyqesore nuk rezulton te jete sqaruar plotesisht ne se Jovan
Pjeshkazini konform kerkesave te Ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite
tregtare" eshte apo jo administrator i shoqerise "Drita" sh.a. Kjo gje behet e
domosdoshme per formimin e ndergjyqesise.
Pala paditese ne padine e saj kunder shoqerise "Drita" sh.a. ka percaktuar
si perfaqesues te kesaj te fundit Jovan Pjeshkazinin, i cili, ndonese ka mohuar
nje fakt te tille, eshte paraqitur ne nje seance dhe ka bere ankimin ne gjykaten e
apelit kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare.
Ne rigjykim, Gjykata e Apelit Durres duhet te sqaroje kete fakt.
Gjithashtu Gjykata e shkalles se pare Durres leterthirrjen Jovan
Pjeshkazini ja ka drejtuar si perfaqesues i shoqerise "Drita" sh.a. Ky veprim
vjen ndesh me paragrafin e dyte te nenit 141 te K.Pr.Civile, sipas te cilit
"Njoftimi per personat juridike jo shteterore behet ne qendren e tyre, nepermjet
dorezimit te kopjes se aktit perfaqesuesit ose personit te ngarkuar per te marre
njoftim dhe ne mungese te tyre, nje person tjeter qe punon ne kete qender te
personit juridik".
Ne varesi te sqarimit te rrethanave te mesiperme dhe me qene se Jovan
Pjeshkazini nuk eshte perfaqesues i shoqerise "Drita" sh.a mund te vendoset
thirrja e perfaqesuesit legjitim te kesaj te fundit.
Ne qofte se do te arrihet ne kete konkluzion çeshtja duhet te kthehet per
rigjykim ne Gjykaten e shkalles e pare Durres, pasi çeshtja keshtu rezulton te
jete gjykuar ne mungese te pales se paditur (perfaqesuesit e saj).

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.34, date 05.02.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne kete gjykate, me trup tjeter gjykues.

Tirane, me 07.04.2005

53
Nr.1928/178 i Regj. Themeltar
Nr.557 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Shpresa Beçaj Anetare
Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

KËRKUES: NEXHAT PAÇRAMI, ne mungese


PERSON I TRETË: PRODHIM KABLLO SH.A. SHKODER
D.R.I.S.SH. SHKODER, ne mungese

OBJEKTI:
Vertetim fakti juridik.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Shkoder me vendimin nr.1597, date


15.10.2003 ka vendosur:
Pranimin e kerkeses.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.20, date 03.02.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs Avokatia e Shtetit, e cila me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen kerkon prishjen e tij dhe
pushimin e gjykimit te çeshtjes.

54
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SE LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e
Avokatit te Shtetit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne
teresi çeshtjen,

VËREN
Kerkuesi me kerkesen e tij ka pretenduar se, ka punuar per nje kohe te
gjate prane Uzines se telave Shkoder dhe ne librezen e punes se tij eshte shenuar
vetem profesioni "fonditor". Per efekt te pensionit kerkuesit i nevojitet edhe lloji
i punes, d.m.th. nenkategorite e profesionit fonditor. Vertetimin e ketij fakti ne
mungese te dokumentacionit, kerkuesi deshiron ta provoje gjyqesisht.
Gjykatat kane pranuar kerkesen e kerkuesit.
Ne rekursin e paraqitur Avokati i Shtetit ka parashtruar se:
Jane shkelur kerkesat e Nenit 388 te K.Pr.C.
Dispozita e mesiperme e legjitimon kerkuesin vetem ne rastet kur, akti
eshte zhdukur, ka humbur, dhe nuk mund te behet perseri, ose nuk mund te
merret me ndonje rruge tjeter.
Gjate gjykimit te çeshtjes kerkuesi ka paraqitur dokumenta qe jane te
sakta por qe nuk perputhen me interesat e tij, nder to edhe nje vertetim te
leshuar nga Uzina e Telave. Ne keto rrethana kerkuesi nuk ploteson kerkesat e
dispozites se mesiperme.
Pra kerkuesi nuk mjafton qe te parashtroje pretendimin e tij, por duhet te
ushtroje edhe barren e proves, duke paraqitur dhe provuar faktin se aktet e
mesiperme nuk ekzistojne, d.m.th. nuk mundet te behen perseri.
Se eshte shkelur V.K.M. nr.526, date 20.12.1958 "Per ndarjen e puneve
ne kategori per efekt pensioni".
Ky eshte nje akt nenligjor, i cili ka qene ne fuqi ne kohen qe pretendon
kerkuesi. Kerkuesi nuk lejohej te kryente pune ne kundershtim me ato te
pershkruara ne kete vendim. Ne keto rrethana nga ana e gjykates ne dhenien e
vendimit duhet te kihen parasysh edhe kategorizimi i puneve qe bente ky akt
nenligjor dhe ne perputhje me te te vleresoje edhe pretendimet e kerkuesit
Ne rrethanat e mesiperme, arsyetimi i gjykates eshte ne kundershtim me
ligjin, dhe per pasoje vendimi duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per
shqyrtim po asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

55
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485 § c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.20, date 03.02.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 07.04.2005

56
Nr.1423 i Regj. Themeltar
Nr.558 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1423 qe i perket:

PADITËS : FIRMA "ELGAKOTI" ELBASAN,


perfaqesuar nga Administratori
i Shoqerise B. Ibro.
TË PADITUR: HAXHI SULA ELBASAN, ne mungese
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME
ELBASAN, ne mungese
ILIR DOKLE ELBASAN, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Deklarim te pavlefshem te aktit juridik, detyrim te Z.R.P.P,
per çrregjistrim ne baze te ligjit.
Baza Ligjore: Neni 92 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin e saj date 29.09.2004 ka


vendosur:
Moskompetencen e gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e
akteve Gjykates se shkalles se pare Elbasan.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.10, date 15.02.2005 ka vendosur:


Moskompetencen per gjykimin e kesaj çështje.
Dergimin e çështjes per gjykim Gjykates se Larte Tirane.

57
Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne mbeshtetje te Nenit
472 te K.Pr.Civile, ka bere ankim te veçante pala paditese firma "Elgakoti"
Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjyqtarja nuk pati parasysh mire kerkesen time per ta gjykuar kete
çështje ne Gjykaten e Tiranes, si gjykate me prestigjoze dhe e
painfluencuar si nga politika apo vese te tjera.
- I padituri eshte shoferi i Kryetarit te Gjykates se Elbasanit, i cili me ka
fshehur aktet proçedurale.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e pales
paditese, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
kthimin e ceshtjes ne kete gjykate per te vazhduar gjykimin, si dhe diskutoi
ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane, date 29.09.2004 eshte i
drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ai duhet te lihet ne fuqi.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, pala paditese ka paditur Haxhi
Sulen, Ilir Doklen me banim ne qytetin e Elbasanit dhe Z.R.P.Paluajteshme
Elbasan dhe kerkon deklarimin e pavlefshem te veprimit juridik te kalimit te
pasurise se paluajteshme nga Ilir Dokle tek Haxhi Sula dhe çrregjistrimin e saj nga
Z.R.P.Paluajteshme.
Kerkese padine e mesiperme e ka paraqitur ne Gjykaten e shkalles se pare
Tirane. Kjo gjykate ka deklaruar moskompetencen e saj dhe ia ka derguar aktet
Gjykates se shkalles se pare Elbasan, pasi ceshtja eshte ne kompetencen e kesaj te
fundit.
Paditesi ka bere ankim dhe kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se
shkalles se pare Tirane dhe kerkon qe ceshtjen ta gjykoje kjo gjykate.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon te drejte e te bazuar vendimin e
Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Vendimi i saj eshte i bazuar ne nenet 42, 45 te K.Pr.Civile.
Sipas nenit 42 te ketij kodi "Padite ngrihen ne gjykaten ku i padituri ka
vendbanimin ose vendqendrimin e tij dhe kur keto nuk duhen ne gjykaten e vendit
ku ai ka banesen e perkoheshme" dhe nenin 45 te po ketij Kodi thuhet se "Padite
per te drejten reale mbi sende te paluajteshme, per pjestimin e sendeve te
perbashketa dhe per posedimin ngrihen ne gjykaten e vendit ku ndodhen sendet
ose pjesa me e madhe e tyre".
Ne veshtrim te dispozitave te mesiperme drejt ka vepruar Gjykata e
shkalles se pare Tirane, qe ka shpallur moskompetencen e saj per gjykimin e kesaj
ceshtje dhe dergimin ne Gjykaten e shkalles se pare Elbasan, e cila eshte
kompetente per gjykimin e saj.

58
Vendbanimi i te paditurit eshte ne qytetin e Elbasanit, gjithashtu dhe
pasuria e paluajteshme objekt konflikti eshte po ne kete qytet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 42 dhe 45 te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit date 29.09.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Tirane.

Tirane, me 07.04.2005

59
Nr.1914/173 i Regj. Themeltar
Nr.559 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Shpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 07.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: VASIL ZHONGA, perfaqesuar


nga Av. P. Camo
I PADITUR: MINISTRIA E SHENDETESISE,
ne mungese
PERSON I TRETË: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL,
ne mungese

OBJEKTI:
Shfuqizimi i Urdherit te Ministrise se Shendetesise
nr.136, date 27.03.2000,
kthim ne punen e mepareshme dhe pagim page.
Baza Ligjore: Ligji nr.8549, date 11.11.1999
"Per Statusin e Nepunesit Civil",
Neni 1, 31, 153, 234 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3947, date 13.12.2000


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese-padise si te parashkruar.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.502, date 26.04.2001 ka


vendosur:
Ndryshimin e Vendimit nr.3947, date 13.12.2000 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

60
Pranimin e kerkese-padise te ngritur nga paditesi Vasil Zhonga,
duke e detyruar palen e paditur Ministrine e Shendetesise te
pranoje ne punen e meparshme paditesin dhe t’i paguaje pagen per
te gjithe kohen qe ka qendruar pa pune.

Gjykata e Larte Tirane, me vendimin nr.1122, date 21.11.2002 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.502, date 26.04.2001 te Gjykates se Apelit
Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit
Tirane me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.415, date 01.04.2003 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.3947, date 13.12.2000 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.
Pranimin e kerkese-padise te ngritur nga paditesi Vasil Zhonga,
duke e detyruar palen e paditur Ministrine e Shendetesise te
pranoje ne punen e meparshme paditesin dhe t’i paguaje pagen per
te gjithe kohen qe ka qendruar pa pune.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ne mbeshtetje te nenit 472


te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Ministria e Shendetesise, qe
kerkon prishjen e vendimit nr.415, date 01.04.2003 te Gjykates se Apelit Tirane,
duke parashtruar shkaqet e meposhteme:
- Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i bazuar ne ligj e ne prova.
- Mosmarreveshja mes paditesit dhe te paditurit duhej zgjidhur ne baze te
Kodit te Punes dhe jo sipas Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Per Statusin
e Nepunesit Civil".
- Arsyetimi i bere nga Gjykata e Apelit Tirane se mosmarreveshja e paleve
duhet te zgjidhet sipas dispozitave te ligjit "Per Statusin e Nepunesit
Civil" sepse midis paleve nuk ka patur kontrate pune eshte e pabazuar.
- Pranimi ne pune e i paditesit eshte bere ne vitin 1996 mbi bazen e Kodit
te Punes, sepse ligji per nepunesin civil ka dale ne vitin 1999 dhe te gjitha
mosmarreveshjet duhet te zgjidhen mbi bazen e Kodit te Punes.
- Me daljen e ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Per Statusin e Nepunesit
Civil" paditesit nuk i eshte dhene ky status, sepse nuk plotesonte kriteret
sipas ligjit. Ai eshte mbajtur ne pune sipas statusit qe kishte me emerimin
ne pune ne vitin 1996, fakt ky qe provohet me strukturen organike te
miratuar, bashkangjitur ketij rekursi.
- Argumentat e mesiperme tregojne se mosmarreveshja nuk eshte e
karakterit administrativ siç pranohet ne vendimin e gjykates se apelit,
megjithese percaktimi i karakterit te mosmarreveshjes ishte vene detyre
edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte.

61
Kunder rekursit te ushtruar nga pala e paditur Ministria e Shendetesise ka
paraqitur kunder rekurs paditesi Vasil Zhonga, i cili kerkon mospranimin e
rekursit, duke parashtruar shkaqet e meposhteme:
- Rekursi eshte paraqitur me daten 04.12.2003, nderkohe qe vendimi eshte
shpallur me daten 01.04.2003. Pra rekursi eshte paraqitur pas rreth 7
muajve nga dita e shpalljes se vendimit.
- Pala e paditur eshte vene ne dijeni te ketij vendimi, pasi une personalisht
kam depozituar nje kopje te ketij vendimi se bashku me kerkesen per
ekzekutim vullnetar te ketij vendimi ne protokollin e Ministrise se
Shendetesise.
- Nga Gjykata e shkalles se pare Tirane eshte leshuar Urdheri i Ekzekutimit
per kete vendim dhe njekohesisht eshte vene ne ekzekutim nga Zyra e
Permbarimit Tirane.
- Te gjitha keto veprime tregojne se Ministria e Shendetesise ka patur
dijeni per kete vendim shume kohe perpara se te depozitonte rekursin.
- Perfundimisht rekursi i paraqitur eshte jashte afateve ligjore te
parashikuara ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Shpresa Beçaj, avokatin e pales paditese
P. Camo, qe kerkoi mospranimin e rekursit dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Se vendimi nr.415, date 01.04.2003 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i
drejte, i bazuar ne ligj e si i tille duhet te lihet ne fuqi. Paditesi Vasil Zhoga ka
qene i punesuar prane anes se paditur, Ministria e Shendetesise, ne detyren e
"Pergjegjesit te Ofiçines se Transportit", detyre te cilen e ka ushtruar nga data
25.01.1996 e deri me 27.03.2000, date ne te cilen paditesi eshte larguar nga kjo
detyre ne baze te Urdherit nr.136, date 27.03.2000 te Ministrit te Shendetesise
me motivacionin "per inkompetence dhe zvarritje te detyrave te dhena nga
titullari".
Paditesi, duke mos qene dakort me kete Urdher, e ka kundershtuar ate ne
Gjykaten e shkalles se pare Tirane, duke kerkuar "Deklarimin absolutisht te
pavlefshem te zgjidhjes se kontrates se punes dhe kthimin ne detyren e
mepareshme", bazuar ne nenin 141-144 te K.Punes. Gjykata e shkalles se pare
Tirane, me vendimin nr.1571, date 17.05.2000 ka vendosur: Deklarimin e
mungeses se juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin se paditesi duhej t’i drejtohej
me pare Komisionit te Sherbimit Civil, per zgjidhjen e konfliktit.

62
Paditesi me pas, me daten 29.05.2000 i eshte drejtuar personit te trete,
Komisionit te Sherbimit Civil, me nje ankese per zgjidhjen e konfliktit. Personi
i trete nuk eshte shprehur ne lidhje me kete kerkese, megjithese ne baze te nenit
8, pika 2 e ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i Nepunesit Civil" kishte
detyrimin ligjor per zgjidhjen e ketij konflikti brenda 30 diteve nga data e
regjistrimit te ankeses.
Me daten 26.07.2000, paditesi perseri i eshte drejtuar Gjykates se shkalles
se pare Tirane me padine objekt gjykimi.
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.3947, date 13.12.2000
ka vendosur:
Rrezimin e kerkese-padise si te parashkruar.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.502, date 26.04.2001 ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.3947, date 13.12.2000 te Gjykates se shkalles
se pare Tirane.
Pranimin e kerkese padise se ngritur nga paditesi, Vasil Zhonga, duke e
detyruar palen e paditur Ministrine e Shendetesise te pranoje ne punen e
mepareshme paditesin dhe t’i paguaje pagen per te gjithe kohen qe ka qendruar
pa pune.
Gjykata e Larte Tirane, me vendimin nr.1122, date 21.11.2002 ka
vendosur:
Prishjen e vendimit nr.502, date 26.04.2001 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter
trup gjykues.
Gjykata e Apelit Tirane, ne zbatim te detyrave te lena nga Gjykata e Larte
ne vendimin nr.1122, date 21.11.2002, si ka marre çeshtjen ne shqyrtim, ne
perfundim me vendimin nr.415, date 01.04.2003 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit 3947, date 13.12.2000 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane.
Pranimin e kerkese padise se ngritur nga paditesi Vasil Zhonga, duke e
detyruar palen e paditur Ministrine e Shendetesise te pranoje ne punen e
meparshme paditesin dhe t’i paguaje pagen per te gjithe kohen qe ka qendruar
pa pune.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, si shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosje,
pretendimet e ngritura ne rekurs, veren se Gjykata e Apelit Tirane e ka zgjidhur
çeshtjen ne zbatim te drejte te ligjit.
Pretendimi i ngritur ne rekurs nga pala e paditur Ministria e Shendetesise
se konflikti duhej te zgjidhej duke e bazuar ne Kodin e Punes dhe jo sipas ligjit
"Per Statusin e Nenpunesit Civil", rezulton te jete i pabazuar, per shkak se vete
pala e paditur lidhur me kete fakt ka mbajtur qendrim te ndryshem. Keshtu kur
padia eshte ngritur duke perdorur si shkak ligjor dispozitat e Kodit te Punes,
pala e paditur ka kerkuar qe çeshtja te shpallet jashte juridiksionit gjyqesor dhe
konflikti te zgjidhet nga Komisioni i Sherbimit Civil, me arsyetimin se paditesi

63
gezon statusin e nepunesit civil. Gjithashtu ky pretendim rezulton i pabazuar
edhe per nje fakt tjeter, ne Urdherin nr.136, date 27.03.2000, eshte percaktuar
qe largimi nga detyra per paditesin eshte bere bazuar ne ligjin nr.8549, date
11.11.1999 "Per Statusin e Nepunesit Civil", keshtu qe pala paditese rezulton ta
kete te pambeshtetur kete pretendim te sajin.
Gjithashtu, nga hetimi gjyqesor ka rezultuar se paditesi perpara hyrjes ne
fuqi te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Per Statusin e Nepunesit Civil" eshte
trajtuar me ligjin nr.8095, date 21.03.1996 "Per Sherbimin Civil", ligj i cili eshte
abroguar me hyrjen ne fuqi te ligjit "Per Statusin e Nepunesit Civil" dhe
asnjehere nuk eshte trajtuar me Kodin e Punes (Shkresa nr.278, date
26.08.1998, faqe 7 e dosjes).
Persa i perket pretendimit te ngritur ne kunder rekurs nga ana e paditesit,
se rekursi eshte paraqitur ne Gjykaten e Larte jashte afatit 30 ditor te percaktuar
ne Kodin e Procedures Civile, nga shqyrtimi i akteve te gjendura ne dosjen
gjyqesore rezulton qe ky pretendim eshte i pabazuar. Pala e paditur ka qene ne
mungese ne gjykimin ne gjykaten e apelit, nderkohe qe komunikimi i vendimit
pales se paditur i eshte bere me shkresen nr.711, date 12.11.2003 te gjykates se
apelit. Ministria e Shendetesise ka paraqitur rekurs kunder vendimit te Gjykates
se Apelit Tirane me daten 04.12.2003, pra brenda afatit 30 ditor te parashikuar
ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Ne keto rrethana shkaqet parashtruara ne rekursin e paraqitur nga pala e
paditur nuk jane te bazuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.415, date 01.04.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 07.04.2005

64
MENDIMI I PAKICËS
Jam kunder vendimit te shumices, ne çeshtjen me pale ndergjyqesa
padites Vasil Zhonga dhe e paditur Ministria e Shendetesise me objekt,
shfuqizimin i Urdherit te Ministrise se Shendetesise nr.136, date 27.03.2000 e
tjere, e cila ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.
Kjo e fundit ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.3947, date 13.12.2000 te
Gjykates se shkalles se pare Tirane e cila ka pas rrezuar kerkese padine e
paditesit Vasil Zhonga, duke e pranuar ate dhe detyrimin e pales paditese per te
pranuar ne punen e mepareshme paditesin dhe t’i paguaje pagen per te gjithe
kohen qe ka qendruar pa pune.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin e tij nr.1122, date
21.11.2002 ka vendosur prishjen e ketij vendimi, duke lene detyre qe nga
gjykata e apelit te sqarohet ne rigjykim percaktimi i sakte i karakterit te
mosmarreveshjes. Ne vartesi te saj eshte se cilat dispozita ligjore do te
zbatohen.
Gjykata e Apelit Tirane, ne gjendjen qe kane qene aktet pa kryer hetim
gjyqesor ne rigjykim ka ripranuar se paditesi ka statusin e nepunesit civil, "pasi
midis paleve mungon kontrata e punes".
Sa me siper vjen ne kundershtim me paragrafin e dyte te nenit 493 te
K.Pr.Civile ku thuhet se "Detyrat e lena nga Gjykata e Larte jane te
detyrueshme per gjykaten qe rishqyrton çeshtjen, e cila, pasi zbaton keto detyra,
vendos sipas bindjes se saj".
Per sa me siper kam mendimin se duhej te ishte vendosur prishja e
vendimit nr.415, date 01.04.2003 i Gjykates se Apelit Tirane dhe detyrimi i
çeshtjes kesaj te fundit per kryerjen e detyrave te lena nga Kolegji Civil i
Gjykates se Larte me vendimin e tij nr.1122, date 21.11.2002.

Vladimir Metani

65
Nr.1935/182 i Regj. Themeltar
Nr.560 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Shpresa Beçaj Anetare

ne daten 07.04.2005, ne seancen gjyqesore mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: ENGJELLUSHE ESTREFI,


perfaqesuar nga Av. E. Hoxha
I PADITUR: GEZIM DURO, ne mungese
PERSON I TRETË
(NDËRHYRËS KRYESOR): KUJTIM TROPLINI, ne mungese

OBJEKTI:
Detyrimin e te paditurit te liroje dhe dorezoje
katin e pare te perbere prej tre dhoma e kuzhine, korridor
dhe banjo te nje banese 2 kateshe prone e paditeses.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.
OBJEKTI I NDËRHYRJES KRYESORE:
Detyrimi i paditeses te me njohe
bashkepronar ne banesen 2 kateshe.
Baza ligjore: Neni 163 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1075, date 16.06.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkesepadise se paditeses Engjellushe Estrefi, duke
detyruar te paditurin Gezim Duro te liroje e dorezoje katin e pare te
perbere prej tre dhoma e kuzhine, korridor dhe banjo te nje banese
2 kateshe te ndodhur ne Lagjen nr.13, Plazh Durres, prone e
paditeses.

66
Rrezimin e kerkesepadise se nderhyresit kryesor Kujtim Troplini.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.575, date 23.12.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1075, date 16.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare,


ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs nderhyresi kryesor
Kujtim Troplini, i cili kerkon ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e kerkeses
se tij per njohje bashkepronar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Shpresa Beçaj, avokatin e pales paditese
E. Hoxha, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe
si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Paditesja Engjellushe Estrefi i eshte drejtuar Gjykates shkalles se pare
Durres me padine e kerkimit te sendit (rivendikimit), kunder te paditurit Gezim
Duro, me pretendimin se ajo eshte pronare e baneses objekt gjykimi dhe i
padituri eshte posedues i paligjshem.
I padituri Gezim Duro ka pretenduar se eshte posedues i ligjshem i katit
te pare te baneses dhe posedimin e ka fituar ne baze te kontratave te qirase te
lidhura me shtetasin Kujtim Troplini.
Ne gjykim ka nderhyre me cilesine e nderhyresit kryesor, personi i trete
Kujtim Troplini, duke kerkuar detyrimin e paditeses ta njohe ate bashkepronar
ne banesen dy kateshe me pretendimin se shtepine objekt gjykimi e ka ndertuar
ai me parate qe i ka marre hua paditeses. Duke mos qene ne gjendje te shlyente
kete hua, ai ka pretenduar se ka rene ne marreveshje me paditesen qe katin e
pare te baneses ta mbante ai, ndersa katin e dyte paditesja.
Gjykata e shkalles se pare Durres, mbeshtetur ne te dhenat e akteve te
paraqitura me cilesine e provave, ne perfundim te gjykimit, ka vendosur
pranimin e padise se paditeses Engjellushe Estrefi, rrezimin e kerkese padise se
nderhyresit kryesor Kujtim Troplini, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga
Gjykata e Apelit Durres.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, si shqyrtoi shkaqet e ngritura ne rekurs
te nderhyresit kryesor, provat e ndodhura ne dosje ne baze te te cilave dy
gjykatat kane mbeshtetur vendimet e marra prej tyre, çmon se vendimi nr.575,
date 23.12.2003 me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.1057, date 16.06.2003
i Gjykates se faktit Durres, eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Kolegji Civil arrin ne kete konkluzion per shkaqet si me poshte:

67
Gjate shqyrtimit te çeshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare dhe te Apelit
Durres ka rezultuar se paditesja Engjellushe Estrefi ka provuar te drejten e saj te
pronesise mbi banesen dy kateshe objekt gjykimi ne baze te vertetimit hipotekor
me nr.rregjistri hipotekor nr.982, date 27.10.2000 dhe te drejten e pronesise mbi
truallin ne baze te kontrates shitblerjes date 28.06.1999 midis paditeses dhe
pronareve te truallit.
Gjate shqyrtimit te çeshtjes ne dy shkallet e gjykimit paditesja ka provuar
se nderhyresi kryesor Kujtim Troplini eshte kujdesur per ndertimin e baneses
dhe ky i fundit eshte paguar per punen e tij. Ky fakt eshte vertetuar me
proçesverbalin e kolaudimit ku vlera e objektit rezulton te jete 2.456.200 leke
ndersa financimi i paditeses ka qene ne vleren 70.000.000 lireta.
Nderhyresi kryesor ne gjykim nuk ka provuar pretendimet e tij ne lidhje
me bashkepronesine ne banesen objekt gjykimi, menyren e lindjes se saj, llojin
e saj, pasi nuk eshte vertetuar qe ai te kete kontribuar per financimin e baneses
apo bashkepronesia te kete lindur per ndonje shkak tjeter te parashikuar ne ligj.
Pra nderhyres kryesor, Kujtim Troplini nuk ka vertetuar para gjykates se eshte
subjekt i te drejtes se pronesise mbi te njejten banese me paditesen Engjellushe
Estrefi.
Edhe pretendimi i te paditurit Gezim Duro se eshte posedues i ligjshem i
katit te pare te baneses, si rezultat i kontratave te qirase date 23.07.2001 dhe
25.09.2002, te lidhura me nderhyresin kryesor kane rezultuar te pabazuara. Nga
shqyrtimi i mosmarreveshjes nga gjykatat eshte provuar se, te dyja kontratat si
objekt qiraje i perkasin baneses qe i eshte njohur me vertetim fakti ne pronesi
nderhyresit kryesor dhe jo baneses objekt gjykimi.
Ne rrethanat e mesiperme, Kolegji Civil çmon se mosmarreveshja objekt
gjykimi eshte zgjidhur drejt dhe ne perputhje me ligjin nga Gjykata e Apelit
Durres dhe shkaqet e parashtruara ne rekurs nuk jane nga ato qe parashikon neni
472 i K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"a" te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.575, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 07.04.2005

68
Nr.1966/192 i Regj. Themeltar
Nr.561 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: AJET SHALESI, përfaqësuesi


në mungesë
I PADITUR: SHOQERIA E SIGURIMEVE “SIGAL”
SHA, përfaqësuar nga av. Gjelosh Qokaj

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i të paditurit për pagimin e demit
të shkaktuar në mjetin e paditësit,
pagimin e kamatë-vonesave,
pagimin e fitimit të munguar,
si dhe pagimin për parkimin.
Baza Ligjore: Nenet 481 e 640 e Kodit Civil,
Dekreti nr.295, date 15.09.2002
“Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve
motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”

Gjykata e shkallës së parë Korçë me vendimin nr.2079, date 10.11.2003


ka vendosur:
Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.
Detyrimin e pales së paditur Shoqëria “Sigal” sha, Dega Korçë, të
paguajë në favor të paditësit dëmin e shkaktuar mjetit të tij në
masën 633.300 lekë.

69
Detyrimin e pales së paditur t’i kthejë paditësit shumën 400 lekë në
ditë të paguar prej tij për parkimin e mjetit. Ky detyrim fillon më
datën 10.09.2002 dhe vazhdon deri në ditën e ekzekutimit të
vendimit.
Pushimin e gjykimit në lidhje me kërkimet për pagimin e kamatë
vonesave mbi shumën e demit, si dhe pagimin e demit që vjen nga
mospërdorimi i mjetit si taksi.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.26, date 12.02.2004 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.2079, date 10.11.2003 të Gjykatës së
shkallës së parë Korçë.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Akt ekspertimi date 03.07.2003 është shkencërisht i papranueshëm, pasi
është kryer një vit pas ndodhjes së aksidentit, me anë të një vlerësimi me
sy të lire të disa pamjeve fotografike.
- Dokumenti mbi të cilin është bazuar gjykata për parkimin e automjetit të
dëmtuar është i falsifikuar. Vërtetimi i paraqitur nga paditësi nuk përbën
prove, sipas neneve 260 e vijues të K.Pr.C. Ne disponojme prova,
konfirmim zyrtar nga organet tatimore, që provojnë se pika e karburantit
dhe e parkimit “EMBASKO” e ka mbyllur aktivitetin e saj ekonomik
para dy vjetësh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e pales së
paditur, av. Gjelosh Qokaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së
shkallës së pare dhe atij të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për
rishqyrtim në gjykatën e apelit dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Paditësi Ajet Shalësi i është drejtuar gjykatës me kërkimin për detyrimin
e të paditurit, Shoqëria e Sigurimeve “Sigal” sha, t’i paguajë dëmin që ka pësuar
automjeti i tij, për shkak të aksidentit autombilistik të shkaktuar nga automjeti i
drejtuar nga shtetasi Dalip Malësia, meqënëse automjeti i këtij të fundit në
momentin e aksidentit ishte i siguruar pranë palës së paditur.
Pas shqyrtimit gjyqësor të çështjes gjykata ka pranuar se, më datën
26.05.2002, rreth ores 0800, në rrugën nacionale Korçë-Maliq, janë përplasur
automjeti mikrobuz tip “Benz”, me targë KO 086A, i drejtuar nga paditësi Ajet
Shalësi me automjetin kamionin tip “Benz”, me targë KO 8732, i drejtuar nga
shtetasi Dalip Malësia.

70
Nga procesverbali i dates 10.06.2002 i mbajtur nga inspektorët e policisë
rrugore, rezulton se, fajtor për aksidentin ka qenë shtetasi Dalip Malësia, i cili
nuk ka respektuar nenin152/a te Kodit Rrugor.
Shtetasi Dalip Malësia kishte lidhur kontratë sigurimi për automjetin e tij
me palën e paditur, shoqërinë e sigurimeve “Sigal” sha. Për rrjedhojë, paditësi
Ajet Shalësi i është drejtuar kësaj shoqërie, për pagimin e demit të shkaktuar
mjetit të tij.
Paditësi i është drejtuar gjykates, pasi e pala e paditur edhe pse ka kaluar
afati 90 ditor, nuk i është përgjigjur për pagimin e demit.
Pala e paditur nuk ka pranuar faktin se, fajtor per aksidentin ka qene
shtetasi Dalip Malësia, duke mos qenë dakort me procesverbalin e inspektorëve
të policisë rrugore.
Për këtë arsye gjykata ka caktuar edhe një grup ekspertësh, të cilët kanë
arritur në të njëjtin konkluzion, se aksidenti autombilistik ka ndodhur për shkak
të manovrimit të gabuar të drejtuesit të kamionit, shtetasit Dalip Malësia, i cili
ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjykata ka caktuar ekspert edhe për vlerësimin e demit që ka pësuar
automjeti i paditësit.
Në këto kushte, ky Kolegj gjykon se, gjykata e shkallës së pare ka
vepruar në përputhje me kërkesat ligjore përsa i përket përcaktimit të shkakut të
aksidentit dhe të dëmit që ka pësuar automjeti i paditësit, prandaj me të drejtë
vendimi i saj është lënë në fuqi nga gjykata e apelit.
Përderisa është arritur në përfundimin se, shkaku determinant që ka sjellë
si pasojë aksidentin autombilistik ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit
rrugor nga shtetasi Dalip Malësia dhe meqënëse automjeti që ai drejtonte ka
qenë i siguruar pranë pales së paditur, kjo e fundit duhet të përgjigjet ndaj
paditësit për dëmin që ka pësuar automjeti i tij.
Kështu, pretendimi i ngritur në rekurs nga pala e paditur lidhur me këtë
pikë është i pabazuar, prandaj nuk pranohet.
Sipas dekretit nr.285, date 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të
mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”,
miratuar me ligjin nr.764, date 01.12.1992, për përgjegjësinë e mbajtësit të
mjetit motorrik ndaj një pale të tretë, pra ndaj personit të dëmtuar, do të
përgjigjet shoqëria e sigurimit pranë së cilës është siguruar mjeti përgjegjës.
Ka rezultuar se, mjeti i përgjegjësit të demit në momentin e ndodhjes së
aksidentit ka qenë i siguruar pranë pales së paditur me anë të kontratës së
sigurimit me nr.027017, me afat vlefshmërie deri më datën 18.07.2002.
Ndërsa pretendimi tjetër i paraqitur në rekursin e pales së paditur, lidhur
me detyrimin e saj për pagimin e shpenzimeve që ka bërë paditësi për parkimin
e mjetit të dëmtuar, konsiderohet i drejtë nga ky kolegj dhe për rrjedhojë
pranohet.

71
Në këtë rast çmohet se, nuk ka pasur vend për “parkim të detyrueshëm”
të mjetit të dëmtuar dhe aq më tepër në parkingun që paditësi pretendon se ka
paguar 400 lekë në ditë.
Rezulton se, paditësi i ka pasur mundësitë që mjetin e dëmtuar ta mbante
në territorin e shtëpisë së tij private në fshatin ku banon. Prandaj, ky kërkim nuk
mund të ngrihej.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/“a” dhe “e” te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.26, date 12.02.2004 te Gjykates se Apelit
Korçë, me përjashtim të pjesës që bën fjalë për detyrimin e pales së paditur,
Shoqëria e Sigurimeve “Sigal” sh.a. me pagimin për parkimin e mjetit.
Prishjen për këtë pjesë të vendimit nr.26, date 12.02.2004 të Gjykatës së
Apelit Korçë dhe të vendimit nr.2079, date 10.11.2003 të Gjykatës së shkallës
së pare Korçë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Tirane, me 12.04.2005

72
Nr.1983/196 i Regj. Themeltar
Nr.562 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS I KUNDËRPADITUR: ILIR KADARE,


përfaqësuesi në mungesë
TË PADITUR: DASHAMIR SELMANI,
përfaqësuesi në mungesë
ZYRA E REGJISTRIMIT
TË PASURIVE TË
PALUAJTSHME (Z.R.P.P.)
VLORË, përfaqësuesi
në mungesë
I PADITUR KUNDËRPADITËS: DASHAMIR SELMANI
PERSON I TRETË: RUSVELT XHELO,
përfaqësuesi në mungesë

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimi i Z.R.P.P. Vlorë të dorëzojë e korrigjojë
vërtetimin hipotekor nr.1139 për pasurinë e paluajteshme
(truall) me sipërfaqe 300 m2.
Detyrimin e të paditurit Dashamir Selmani
të lirojë e dorëzojë truallin e zënë padrejtësisht,
si dhe pushimin e cënimit.
Baza ligjore: Nenet 296 e 302 të Kodit Civil,
ligji nr.7843, date 13.07.1994
“Për regjistrimin e pasurive të paluajteshme”.

73
OBJEKTI I PADISË (SË PERSONIT TË TRETË):
Detyrimin e paditësit Ilir Kadare të lirojë
e dorëzojë truallin prej 60 m2,
si dhe detyrimin e Z.R.P.P. të korrigjojë
regjistrin hipotekor nr.1139, në kufirin perëndimor të tij.
Baza ligjore: Nenet 189 e 190 të K.Pr.C.,
nenet 296 e 302 të K.C.,
si dhe ligji nr.7843, date 13.07.1994
“Për regjistrimin e pasurive të paluajteshme”.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të
kontratës së shitjes nr.1414 rep., date 23.08.2000
dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparëshme
Baza ligjore: Neni 92/a i K.C.

Gjykata e shkallës së parë Vlorë me vendimin nr.112, date 29.01.2003 ka


vendosur:
Rrëzimin e padisë së paditësit Ilir Kadare kundër të paditurit
Dashamir Selmani dhe Z.R.P.P. Vlorë, me objekt detyrimin e
Z.R.P.P. të korrigjojë vërtetimin hipotekor nr.1139, për një pasuri
të patundshme trualli prej 300 m2, detyrimin e të paditurit
Dashamir Selmani të lirojë e dorëzojë truallin e zënë padrejtësisht,
si dhe pushimin e cënimit në pronësi, si të pabazuar në ligj e në
prova.
Rrëzimin e padisë së personit të tretë kundër paditësit Ilir Kadare
me objekt lirimin e dorëzimin e truallit prej 60 m 2, prone e tij në
kufirin lindor, si dhe detyrimin e Z.R.P.P. të korrigjojë regjistrin
hipotekor nr.1139, në kufirin perëndimor të tij, si të pabazuar në
ligj e në prova.
Mospranimin e kërkesës së paditësit për pagimin nga i padituri
Dashamir Selmani të shpenzimeve gjyqësore, në masën 50.000
lekë.
Pushimin e gjykimit të kundërpadisë të të paditurit Dashamir
Selmani për pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitjes
nr.1414, date 23.08.2000, pasi i padituri hoqi dore nga gjykimi i
kundërpadisë.

Gjykata e apelit Vlorë me vendimin nr.448, date 05.11.2003 ka vendosur:


Lënien në fuqi të vendimit nr.112, date 29.01.2003 te Gjykates se
shkalles se parë Vlorë.

74
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditësi, i cili
parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Gjykata, megjithëse ka pranuar kërkesën për veçimin e një pjese të
objektit të padisë, ka dhënë vendim edhe për këtë pjesë të padisë, duke
shkelur vendimin e ndërmjetëm të saj.
- Kqyrja në vend e dates 03.11.2003 prej gjykates se apelit është bërë pa u
njoftuar paditësi, duke u lejuar kështu një shkelje e rëndë procedurale.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne
teresi,

VËREN
Me padinë objekt gjykimi paditësi Ilir Kadare i është drejtuar gjykatës,
pasi pretendon se është pronar i një sipërfaqeje trualli prej 300 m 2, që ndodhet
në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Vlorës, të regjistruar në regjistrin nr.1139,
volumi 4, faqe 51 të Z.R.P.P. Vlorë.
Kjo Zyrë, mbi kërkesën e tij, i ka lëshuar paditësit një vërtetim hipotekor
me shënimin “ndalohen transaksionet, pasi ka konflikt gjyqësor”. Për këtë arsye
paditësi i ka kërkuar gjykatës që, mbështetur në ligjin nr.7843, date 13.07.1994
“Për regjistrimin e pasurive të paluajteshme” të detyrohet Z.R.P.P. Vlorë të
korrigjojë vërtetimin e mësipërm hipotekor.
Po kështu, paditësi i është drejtuar gjykatës me pretendimin se, i padituri
Dashamir Selmani ka ndërtuar një mur rrethues dhe se nga ndërtimi i këtij muri
ky i paditur i ka zënë 100 m 2 truall, duke e cënuar në pronësi. Prandaj, i ka
kërkuar gjykatës detyrimin e të paditurit Dashamir Selmani të lirojë e dorëzojë
truallin e zënë, si dhe pushimin e cënimit në pronësi.
Në gjykim ka ndërhyrë personi i tretë Rusvelt Xhelo, i cili me padi ka
kërkuar lirimin dhe dorëzimin e nje sipërfaqe prej 60 m 2 nga paditësi Ilir
Kadare, duke pretenduar se ajo gjendet ne sipërfaqen prej 440 m 2 të blerë prej
tij, nga shtetasi Azbi Kuçi.
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes gjykata ka pranuar të provuar se, në
vitin 1956, babai i paditësit ka blerë nga shtetasit Ahmet Kondo një truall prej
400 m2 (pershire ketu edhe nje siperfaqe ndertimore 85 m2).
Me vendimin nr.374, date 16.04.1999 të Gjykates se shkalles se pare
Vlorë ka bërë vërtetimin e faktit juridik të njohjes pronar mbi nje siperfaqe prej
600 m2 (ku figuron nje siperfaqe ndertimore 192 m 2). Kjo pronësi është
regjitruar në hipotekë.
Nga kjo sipërfaqe i është shitur paditësit 300 m2.
Kështu, i ati i paditësit, Mehmet Kadare, e ka shtuar sipërfaqen e truallit
në pronësinë e tij me anë të vendimit të mësipërm gjyqësor, nga 400 m 2 në 600
m2. Gjithashtu, ka rritur edhe sipërfaqen ndërtimore, nga 85 m 2 në 192 m2. Pra,

75
për këtë shkak paditësi Ilir Kadare ka përfituar 300 m2 truall nëpërmjet kontratës
së shitjes së mësipërme.
Në këto kushte, kur i ati i paditësit nuk mund të ketë 600 m 2 truall, por
vetëm 400 m2, aq sa ka blerë, nuk mund të bëhej kontrata e mësipërme e shitjes
date 23.08.2000 për sipërfaqen 300 m2 truall në favor të paditësit si blerës, duke
i mbetur atij vetë (të atit të paditësit) jo 100 m2, por 300 m2 truall.
Për këto arsye, gjykata e shkalles se pare ka arritur në përfundimin se
padia e paditësit është e pabazuar në ligj. Ky përfundim është rrjedhojë e një
analize të hollësishme të provave të marra dhe të shqyrtuara në seance
gjyqësore, prandaj çmohet se, edhe gjykata e apelit me të drejtë ka lënë në fuqi
vendimin e asaj gjykate.
Lidhur me murin që kufizon pronën e të paditurit Dashamir Selmani
rezulton se, ai mur nuk është i ri dhe se rripi i truallit me sipërfaqe 79 m 2
shërben për të si rrugë e vetme e mundshme për të dalë në rrugë publike.
Gjithashtu rezulton se, mbivendosja e pronave formohet nëse do të
pranohej që, sipërfaqja e truallit në pronësi të paditësit Ilir dhe të atit të tij
Mehmet Kadare ishte jo 400 m2, por 600 m2. Por vërtetimi i lartpërmendur i
faktit juridik të pronësisë i bërë me vendimin nr.374, date 16.04.1999 ka
karakter deklarativ dhe nuk ka fuqi detyruese për palët në këtë gjykim.
Kështu, duke qenë se sipërfaqja e truallit në pronësi të të lartpërmendurve
(babë e bir) është gjithsej 400 m2, po aq sa është blerë në vitin 1956, nuk bëhet
fjalë për mbivendosje me asnjë prone tjetër.
Nga ana tjetër, rezulton se pakësimi i truallit në pronësi të personit të tretë
Rusvelt Xhelo është vetëm hipotetik, pra nëse do të pranohej se paditësi së
bashku me të atin e tij ka në pronësi 600 m2 truall. Personi i tretë e disponon dhe
e ka të rrethuar të gjithë sipërfaqen e truallit që ai ka blerë.
Në përfundim, ky Kolegj çmon se, gjykatat pasi e kanë gjetur kontratën e
shitblerjes date 23.08.2000 absolutisht të pavlefshme, me të drejtë i kanë rrëzuar
padinë paditësit Ilir Kadare.
Pretendimi i ngritur ne rekurs nga paditësi se, gjykata e shkallës së pare,
megjithëse ka pranuar kërkesën për veçimin e një pjese të objektit të padisë,
përsa i përket kërkimit për detyrimin e Z.R.P.P. për të korrigjuar vërtetimin
hipotekor, është shprehur edhe për këtë pjesë në vendimin përfundimtar, nuk
pranohet pasi nuk mbështetet në ligj.
Ky kërkim është i lidhur në mënyrë organike me objektin e padisë së
paditësit që shqyrtohet nga gjykata dhe përderisa nuk del tej caqeve dhe
kuptimit të kërkesave të paditësit, nuk mund të konsiderohet shkelje.
Gjykata, kur konstaton pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitjes së
pasurisë së paluajteshme, ku bazohet origjina e pronës, nuk mund të mos
shprehet në vendimin përfundimtar lidhur me vërtetimin e pasurisë që lëshohet
nga Z.R.P.P.

76
Edhe pretendimi tjetër i ngritur në rekurs nga paditësi, se këqyrja në vend
e datës 03.11.2003 nga gjykata e apelit është bërë pa u njoftuar paditësi, nuk
pranohet nga ky Kolegj, pasi kjo nuk përbën shkak për prishjen e vendimit të
asaj gjykate.
Rezulton që, pavarësisht se kqyrja është bërë në mungesë të palëve, kjo
shkelje procedurale nuk ka ndikuar në dhënien e vendimit nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.448, date 05.11.2003 të Gjykates se Apelit
Vlorë.

Tirane, me 12.04.2005

77
Nr.1990/199 i Regj.Themeltar
Nr.563 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: BILBIL MEMA


E PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e pales se paditur te me sistemoje
me pune ne funksionin e policise sipas grades,
si dhe te me paguaje pagen nga data 29.09.2003.
Baza Ligjore: Neni 9, 19/4 i ligjit nr.8553, date 25.11.1999
"Per Policine e Shtetit",
neni 23 i Ligjit nr.8643, date 20.07.2000
"Per Gradat ne Policine e Shtetit".

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5623, date 30.12.2003


ka vendosur:
Pranimin e padise.
Detyrimin e te paditurit Ministria e Rendit Publik, te sistemoje
paditesin Bilbil Mema ne pune, sipas grades qe ai mban.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.163, date 17.02.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.5623, date 30.12.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

78
Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, baze te nenit 472 te Kodit te
Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Ministria e Rendit Publik, e cila kerkon
ndryshimin e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane
nr.5623, date 30.12.2003 e vendosjen e pushimit te gjykimit, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Vendimet objekt ankimi, jane vendime qe cenojne parimin procedural te
parashikuar nga neni 6, mbi detyrimin per t`u shprehur mbi gjithcka qe
kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet.
- Vendimet jane shprehje e cenimit te parimit te legjimitetit te paleve ne
procesin civil, pasi paditesi ka kerkuar sistemimin e tij ne pune sipas
grades qe mban dhe qe lirimi dhe emerimi ne kete detyre eshte ne
kompetence te Kryeministrit dhe jo te Ministrit te Rendit Publik.
- Urdheri i lirimit nga detyra i paditesit, nr.406, date 22.08.2002 i Keshillit
te Ministrave, nuk eshte bere objekt i asnje procedure administrative apo
gjyqesore, ne kete kuptim ka humbur cdo lloj afati per ta kundershtuar
kete urdher.
- Gjykatat ne menyre paradoksale i njohin M.R.P. detyrimin per te
sistemuar ne pune paditesin, me arsyetimin se referimi i M.R.P. ne
vendimin Unifikues nr.31, date 14.04.2003, eshte i gabuar pasi nuk kemi
te bejme me nje rikthim ne pune.
- Ligji "Per Policine e Shtetit", nuk parashikon te drejten e ish punonjesve
te policise se shtetit te kerkojne gjyqesisht kthimin ne pune.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani,
pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e avokatit Artan Hajdari te pales
paditese Bilbil Mema, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.163, date
17.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane,
ne mungese te pales se paditur, Ministria e Rendit Publik,
dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet nr.163, date 17.02.2004 i Gjykates se Apelit Tirane dhe
nr.5623, date 30.12.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, jane pjeserisht te
mbeshtetur ne ligj, prandaj duhet te ndryshohen.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Tirane, me daten 14 nentor 2003 eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga paditesi Bilbil Mema, me pale te paditur
Ministria e Rendit Publik dhe me objekt: "Detyrimin e pales se paditur te me
sistemoje ne pune ne funksionin e punonjesit te policise sipas grades, si dhe te
me paguaje pagen, duke filluar nga data 29 Shtator 2003". Mbeshtetje dhe

79
shkak ligjor i padise jane nenet 9 dhe 19, pika 4 te ligjit nr.8553, date
25.11.1999 "Per Policine e Shtetit", si dhe neni 23 i ligjit nr.8643, date
20.07.2000 "Per gradat ne Policine e Shtetit".
Paditesi Bilbil Mema, eshte punonjes dhe oficer ne strukturat e Ministrise
se Rendit Publik, nga viti 1982. Ne vijim te karrieres se tij policore, ne nentor te
vitit 2000, ai eshte emeruar nga Keshilli i Ministrave ne detyren e Drejtorit te
Pergjithshem te Policise se Shtetit. Gjithashtu, me dekretin e Presidentit te
Republikes nr.3232, date 22.01.2002, me propozimin e Ministrit te Rendit
Publik dhe miratimin e Kryeministrit, paditesit i eshte dhene grada "drejtues i
pare", qe i perket rolit madhor te punonjesve te Policise se Shtetit.
Me shkresen nr.2607 Prot., te dates 19.08.2002, Ministri i Rendit Publik,
ka urdheruar pezullimin e paditesit nga detyra e Drejtorit te Pergjithshem te
Policise se Shtetit, motivuar nga neglizhenca te perseritura ne kryerjen e
detyres, paaftesi ne organizimin e drejtimin e policise, etj. Me propozimin e
Ministrit te Rendit Publik, mbeshtetur ne nenin 9, shkronja "ç" te ligjit nr.8553,
date 25.11.1999 "Per Policine e Shtetit", Keshilli i Ministrave ka nxjerre
vendimin nr.406, date 22.08.2002 per lirimin e drejtuesit te pare, Bilbil Mema,
nga detyra e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit.
Mbeshtetur ne nenin 23 te ligjit nr.8643, date 20.07.2000 "Per gradat ne
Policine e Shtetit", Ministri i Rendit Publik, me urdherin nr.20/4, date
02.09.2002, ka urdheruar venien e paditesit Bilbil Mema ne dispozicion te
Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, duke caktuar qe efektet
financiare te ketij pozicioni te ri te paditesit, fillojne nga data 27.09.2002.
Drejt fundit te periudhes maksimale 12 mujore, te kohes se qendrimit ne
dispozicion, paditesi, me shkresen e dates 16.09.2003, i ka shprehur te paditurit
vullnetin e tij per te ushtruar edhe detyren e Keshilltarit te Ministrit te Rendit
Publik, duke i kujtuar njekohesisht se mbaronte periudha 12 mujore, qe ai mund
te mbahej, ne dispozicion dhe se, ekzistonte detyrimi ligjor qe ai te sistemohej,
ne detyre sipas rolit dhe grades perkatese.
Per shkak te kalimit te afatit ligjor 12 mujor te kohes se qendrimit ne
dispozicion dhe te nderprerjes se pages per pozicion me daten 27.09.2003,
paditesi i eshte drejtuar gjykates me kerkimin qe te detyroje te paditurin qe te
permbushe detyrimet ligjore per sistemimin e tij ne pune sipas rolit dhe grades,
si dhe per t’i paguar pagen per dispozicionin duke filluar nga data 27.09.2003.
Kolegji Civil, çmon pjeserisht te drejta dhe te bazuara ne ligj vendimet e
te dy gjykatave dhe te pambeshtetura pretendimet e parashtruara ne rekursin e
pales se paditur.
Ne zbatim dhe interpretim te ligjit dhe nga aktet e shqyrtuara ne dosjen
gjyqesore rezulton se, nuk jemi perpara rasteve te parashikuara ne nenet 20 dhe
29 te ligjit nr.8553, date 25.11.1999 "Per Policine e Shtetit" dhe akteve
nenligjore te nxjerra ne baze e per zbatim te tij, lidhur me largimin apo
perjashtimin e punonjesit te policise nga Policia e Shtetit, si dhe per masat
disiplinore ndaj tyre.

80
Paditesi, eshte liruar nga detyra e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se
Shtetit, ne zbatim te procedurave dhe kritereve te parashikuara, per emerimin
dhe lirimin nga ky funksion, ne nenin 9 te ligjit nr.8553, date 25.11.1999 "Per
Policine e Shtetit".
Ne kuptim dhe interpretim te dispozitave ligjore te lartpermendura, si dhe
sipas akteve qe ndodhen ne dosje, ndaj paditesit nuk eshte marre asnje mase
disiplinore dhe ai nuk eshte larguar ose perjashtuar nga strukturat e Policise se
Shtetit. Njekohesisht, paditesi ishte dhe eshte punonjes e pjestar i rolit madhor
ne strukturen e Policise se Shtetit dhe mban graden me te larte te karrieres
policore, ate te drejtuesit te pare. Funksionet dhe marredheniet e sherbimit
("kontrates") publik te paditesit me institucionin e Policise se Shtetit, nuk jane
nderprere dhe as nuk kane perfunduar. Per rrjedhoje nuk jemi perpara trajtimit
te rasteve te perfundimit te "kontrates se sherbimit publik" dhe rikthimit ne
detyre.
Ne keto rrethana, eshte i pambeshtetur pretendimi i pales se paditur se
gjykatat kane dhene vendime ne kundershtim me ligjin dhe udhezimet detyruese
te Vendimit Unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.31,
date 14.04.2003. Ne padine dhe kerkimet e paditesit, si dhe ne vendimet e
gjykatave, nuk eshte kerkuar dhe vendosur ndryshimi a shfuqizimi i vendimit te
Keshillit te Ministrave nr.406, date 22.08.2002, per lirimin e paditesit nga
detyra e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit.
Kerkimet e paditesit jane trajtuar dhe vendimet e gjykatave jane
mbeshtetur:
- ne nenin 19, pika 4 te ligjit nr.8553, date 25.11.1999 "Per Policine e
Shtetit", sipas te cilit "... emerimi dhe lirimi ne funksion brenda rolit madhor
behet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit (te Rendit Publik)",
- ne nenin 23 te ligjit nr.8643, date 20.07.2000 "Per gradat ne Policine e
Shtetit", qe ben rregullimin e procedurave, kritereve dhe kohes se qendrimit ne
dispozicion si dhe te trajtimit financiar sipas pages per dispozicionin.
Kolegji Civil cmon te mbeshtetura ne ligj qendrimin e te dy gjykatave
lidhur me ndertimin drejt te ndergjyqesise dhe legjitimimin pasiv te te paditurit,
Ministria e Rendit Publik dhe, ne pergjithesi, arsyetimin e tyre per mbeshtetjen
ne ligj dhe prova te vendimeve te dhena.
Megjithese i gjen te pambeshtetura ne ligj pretendimet e pales se paditur,
Kolegji Civil cmon se, te dy vendimet e gjykatave duhet te ndryshohen per
shkak se dispozitivet e tyre nuk jane plotesisht ne koherence me vete pjesen
arsyetuese te vendimeve dhe me kuptimin e interpretimin e sakte te dispozitave
ligjore ku ato jane mbeshtetur.
Eshte e vertete se i padituri, ne zbatim te nenit 19, pika 4 te ligjit nr.8553,
date 25.22.1999 "Per Policine e Shtetit", nuk eshte organi i emerteses per
paditesin. Por, nga ana tjeter, i padituri ka detyrimin ligjor te shprehur per t’i
propozuar organit te emerteses, Kryeministrit, emerimin e paditesit ne
funksione dhe detyra sipas rolit dhe grades perkatese. Qellimi i ligjvenesit me

81
urdherimet qe ka vendosur ne kete dispozite, eshte i qarte dhe nuk le vend per
diskrecion lidhur me kompetencat, pergjegjesite dhe rradhen e zbatimit te tyre
per ushtrimin e veprimtarise administrative dhe te nismes e ndjekjes se
miratimit dhe zbatimit te aktit perkates. Ligjshmeria dhe normaliteti i
funksionimit te institucioneve tona kushtetuese, i detyron ato dhe hallkat
perberese te tyre, qe te permbushin detyrimet perkatese ligjore ne procesin
administrativ per shprehjen e vullnetit, te materializuar ne fazat e pergatitjes,
propozimit dhe miratimit te akteve administrative. Kapercimi i ketyre fazave te
procedures administrative perben shkelje te ligjit.
Organi i emerteses per paditesin sipas ligjit, Kryeministri, nuk ka
diskrecion dhe as pergjegjesine e detyrimin ligjor qe te vendose dhe nxjerre
aktin administrativ te emerimit te paditesit ne detyre, pa u derguar dhe pa
shqyrtuar paraprakisht propozimin perkates te Ministrit te Rendit Publik. Keshtu
ka urdheruar ligji dhe ne kete menyre, duhet te realizohen e funksionojne
procedurat, organet dhe institucionet e administrates publike ne kuptimin e
zgjeruar te ketij perkufizimi juridik.
Ne rastin konkret te kesaj ceshtjeje, i padituri, pasi te kete cmuar rrethanat
e tjera konkrete te veprimtarise administrative dhe funksionimit te institucionit,
ka detyrimin ligjor qe, brenda nje kohe te arsyeshme, te shprehe vullnetin dhe
procedoje administrativisht me shkrim, duke i propozuar Kryeministrit
sistemimin ne detyre te paditesit. Ne mbeshtetje te ketij argumenti jane vete,
aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ku, per shembull, si ne rastin e emerimit
dhe lirimit nga detyra e Drejtorit te Pergjithshem te Policise, ashtu edhe ne
rastin e dekretimit nga Presidenti i Republikes per dhenien e grades "drejtues i
pare", vendimet jane marre vetem pas propozimeve paraprake perkatese te anes
se paditur.
Te dy gjykatat kane gabuar ne dispozitivin e vendimeve kur detyrojne te
paditurin qe "... te vazhdoje te paguaje ne favor te paditesit, pagesen
kalimtare...". Ne kuptim dhe interpetim te drejte te ligjit, nisur nga rrethanat e
ceshtjes dhe te pozicionit te paditesit, nuk parashikohet trajtimi i tij me pagese
kalimtare, por me vazhdimin e pages per dispozicionin ne perputhje me rolin,
graden dhe funksionin e tij. Edhe paditesi, ne kerkimet e tij, nuk ka parashtruar
kerkese per pagese kalimtare, por vazhdimin e pages duke filluar qe nga data
27.09.2003.
Gjithashtu, Kolegji Civil cmon te pambeshtetur ne ligj nderprerjen e
pageses se pages per dispozicionin qe duhet te perfitonte paditesi ne perfundim
te afatit 12 mujor te kohes se qendrimit ne dispozicion te parashikuar ne nenin
23 te ligjit nr.8643, date 20.07.2000 "Per gradat ne Policine e Shtetit". Nisur nga
qellimi i ligjvenesit e kuptimi i kesaj dispozite, rrethanat e ceshtjes jane ne favor
te te drejtes dhe kerkimeve te paditesit. Kjo dispozite ka per qellim dhe synon te
mbroje marredheniet juridike qe lidhen me karrieren policore dhe funksionimin
e Policise se Shtetit. Venia ne dispozicion lidhet me motive te ndryshme qe
cmohen nga organi kompetent sipas ligjit, duke mbrojtur njekohesisht karrieren

82
e oficereve madhore, por edhe per te minimizuar pasojat e ekzagjeruara
financiare dhe administrative. Per keto arsye, ligjvenesi ka disponuar se organi
kompetent te mos zgjase periudhen e kohes se qendrimit ne dispozicion per me
shume se 12 muaj. Qellimi i dispozites dhe ky afat 12 mujor nuk lidhen me
pagen, por me ceshtjet dhe kohen e qendrimit ne dispozicion. Paga, edhe pse nje
element i rendesishem, eshte pasoja dhe jo shkaku e qellimi i dispozites.
Nisur nga ky kuader ligjor, si dhe nga aktet qe ndodhen ne dosje, detyrimi
i paditesit eshte qe te pranoje detyren a funksionin qe i ngarkohet sipas sipas
rolit madhor dhe grades perkatese. Ndersa, nga ana tjeter, detyrimi i te paditurit
eshte qe te permbushe procedurat dhe aktet qe lidhen me sistemimin ne detyre
te paditesit dhe respektimin e afatit te qendrimit ne dispozicion te tij. Rezulton
se paditesi eshte vendosur ne dispozicion me urdherin nr.20/4, date 02.09.2002
te Ministrit te Rendit Publik, nderkohe qe nuk u paraqit asnje prove shkresore
per berjen e propozimit nga i padituri per sistemimin e paditesit ne detyre dhe
per refuzimin perkates te ketij te fundit, me perjashtim te letres se drejtuar te
paditurit me daten 17.09.2003, me te cilen shprehet gatishmeria e vullneti per te
ushtruar detyra prane te paditurit dhe strukturave te tjera te Policise se Shtetit.
Ne rrethana te tilla, meqenese paditesi eshte punonjes i Policise se Shtetit
ne rolin madhor me graden me te larte "drejtues i pare" dhe, per shkaqe qe nuk
varen prej tij e qe perbejne detyrim ligjor per te paditurin, nuk eshte bere
sistemimi i tij ne detyre, duke zbatuar nenin 23 te ligjes nr.8643, date
20.07.2000 "Per gradat ne Policine e Shtetit", gjykatat duhet te kishin detyruar
te paditurin qe te vazhdonte dhenien e pages se dispozicionit deri ne sistemimin
ne detyre te paditesit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen “d” te nenit
485 te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.163, date 17.02.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane dhe te vendimit nr.5623, date 30.12.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Tirane, duke vendosur detyrimin e te paditurit, Ministria e Rendit Publik, t’i
paguaje paditesit Bilbil Mema, pagesen sipas rolit dhe grades deri ne sistemimin
e tij ne funksion sipas ligjit.

Tirane, me 12.04.2005

83
Nr.1963/191 i Regj. Themeltar
Nr.564 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: SHEMSI HOXHA, perfaqesuar


nga Av. Haneme Bakia
I PADITUR: HASAN YZEIRI, perfaqesuar
nga Av. Arqile Nini

OBJEKTI I PADISË:
Ndalim cenim pronesie.
Baza Ligjore: Nenet 296 dhe 302 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Berat, me vendimin nr.168, date 30.03.2001 ka


vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.494, date 30.10.2001 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.168, date 30.03.2001 te Gjykates se shkalles
se pare Berat dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt, pushimin e
gjykimit te çeshtjes.

84
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.732, date 17.04.2003
ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.494, date 30.10.2001 te Gjykates se Apelit
Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit
Vlore, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.53, date 18.02.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.168, date 30.03.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Berat dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:
Pranimin e padise, detyrimin e te paditurit Hasan Hyzeiri te
pushoje cenimin ne pronesi dhe te mos e perserise ne te ardhmen,
duke prishur murin e lokalit te tij, mbeshtetur ne murin e
magazines se paditurit ne faqen perndimore te saj, ne gjatesine 16.7
m. dhe lartesi 3.25 m. (sipas aktit te ekspertimit, skicat 1 dhe 2) me
shpenzime te paditurit

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit


te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Hasan Yzeiri, i cili kerkon prishjen e
ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare
Berat nr.168, date 30.03.2001, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ndertimi i dyqanit eshte bere me leje te rregullte ndertimi dhe se per
ndertimin e tij eshte marre kredi, eshte blere dhe trualli e bere rregjistrimi
ne hipoteke.
- Ndertimi eshte bere kur pronar i magazines ishte shteti dhe eshte bere me
pelqimin e tij dhe blerja nga paditesi nuk e legjitimon ate ne ngritjen e
kesaj padie, pasi ne ate gjendje e bleu.
- Gjykata e shkalles se pare Berat ka vepruar drejt duke patur parasysh
nenin 272 te K.Civil.
- Per cenimet e pronesise ne ndertim ligji ka parashikuar nje afat kohor per
ngritjen e padise, jo me teper se nje vit, me kusht qe te mos kete
perfunduar ndertimi i objektit e pasqyruar kjo ne nenin 303 te K.Civil

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani,
pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e avokatit Haneme Bakia te pales
paditese Shemsi Hoxha, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.53, date
18.02.2004 te Gjykates se Apelit Vlore,
mbrojtjen dhe mendimet e avokatit Arqile Nini te pales se paditur Hasan
Yzeiri, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit nr.53, date 18.02.2004 te Gjykates se
Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.168, date 30.03.2001 te Gjykates
se Rrethit gjyqesor Berat,
dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

85
VËREN
Vendimi nr.53, date 18.02.2004 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i
mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.
Nga hetimi gjyqesor i çeshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Ne Gjykaten e Rrethit gjyqesor Berat, me daten 13 Nentor 2000 eshte
rregjistruar padia e paraqitur nga paditesi Shemzi Hoxha me pale te paditur
Hasan Yzeiri dhe me objekt dhe shkak ligjor ndalim cenimi pronesie, detyrimin
e te paditurit te prishe objektin e ndertuar mbi muret prone e paditesit ne baze te
neneve 296 dhe 302 te Kodit Civil.
Paditesit Shemzi Hoxha, me vendimin nr.245, date 11.06.1995 te
K.K.K.Pronave, i eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe 1512 m2, si dhe i
eshte njohur e drejta e parablerjes ne rastin e privatizimit te nje objekti
magazine e ish Ndermarrjes se Grumbullimit me siperfaqe 1020 m2, te cilen e
kane blere me pas sipas dispozitave ligjore ne fuqi.
Me kontraten e pjestimit te dates 22.01.1998, paditesi ka marre ne
bashkepronesi gjysmen e objektit magazine me siperfaqe 510 m2, siperfaqe kjo
qe ndodhet ne anen perendimore te objektit.
Sipas akteve te dosjes gjyqesore, pala e paditur me date 07.12.1991 ka
nxjerre leje ndertimi per ndertimin e nje objekti bar-bufe me siperfaqe 40 m2,
per ndertimin e se ciles ka marre edhe nje kredi bankare me date 09.01.1992 per
shumen 80.000 leke. Pas kryerjes se ndertimit, i padituri ka bere vertetim
gjyqesor te faktit per lokalin dhe me vone edhe rregjistrimin ne
Z.R.P.Paluajteshme. Gjithashtu, i padituri ka blere edhe truallin 40 m2 me
kontraten e shitjes se dates 04.08.1995, me nr.1859 Rep. dhe nr.1084 Kol. me
organet e pushtetit vendor.
Paditesi ka ngritur padi kunder te paditurit me pretendimin se objekti i
ketij te fundit ndodhet i mbeshtetur ne pronen (murin e magazines) e tij, e cenon
ne kete menyre ne te drejtat e tij, duke kerkuar pushimin e cenimit te pronesise
dhe detyrimin e te paditurit per te mos e perseritur kete cenim ne te ardhmen.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Berat, me vendimin nr.168, date 30.03.2001
ka vendosur rrezimin e padise, ndersa Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin
nr.494, date 30.10.2001 ka vendosur prishjen e ketij vendimi dhe duke e gjykuar
çeshtjen ne fakt, pushimin e gjykimit te çeshtjes.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.732, date 17.04.2003
ka vendosur te prishe vendimin nr.494, date 30.10.2001 te Gjykates se Apelit
Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me
tjeter trup gjykues.
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.53, date 18.02.2004 ka ndryshuar
vendimin nr.168, date 30.03.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Berat dhe
duke e gjykuar çeshtjen ne fakt ka vendosur pranimin e padise, detyrimin e te
paditurit Hasan Yzeiri te pushoje cenimin ne pronesi dhe te mos e perserise ne

86
te ardhmen, duke prishur murin e lokalit te tij, mbeshtetur ne murin e magazines
se paditurit ne faqen perendimore te saj, ne gjatesine 16.7 m dhe lartesi 3.25 m
(sipas aktit te ekspertimit, skicat 1 dhe 2) me shpenzimet e te paditurit.
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te
lihet ne fuqi, ndersa kerkimet e te paditurit nuk permbajne argumenta qe mund
te perbenin baze per vertetimin e mosrespektimit dhe zbatimit te te keq te ligj
nga kjo gjykate.
Kerkimet e paditesit jane parashtruar ne formen e padine mohuese, per
ngritjen dhe pranimin e se ciles duhet te plotesohen disa kritere dhe rrethana. Si
nje padi e tille, nga gjykimi eshte vertetuar se paditesi eshte pronar i magazines,
nderkohe qe provohet se i padituri nuk ka te drejte qe te nderhyje duke e kryer
ndertimin e tij (te mevonshem nga ai i paditesit) dhe mbeshtetur mbi pronen e
paditesit, duke bllokuar muret e dritaret e saj. Ne kete menyre i padituri ka kryer
konkretisht, materialisht, cenim te pronesise mbi sendin duke bere veprime te
cilat ka te drejte t’i beje vetem pronari, perfshire mbeshtetjen ne mur, bllokimin
e dritareve, etj. Per shkak te natyres se tij, ndertimi i te paditurit perben nje
nderhyrje e cenim te vazhdueshem e te panderprere ne te drejtat reale te
pronesise se paditesit.
Nga ana tjeter, gjate gjykimit, me prova shkresore dhe me aktet e
ekspertimit rezulton e provuar se ndertimi i te paditurit eshte bere jashte
kondicioneve urbanistike, duke u mbeshtetur ne muret dhe dritaret e prones se
paditesit dhe, njekohesisht, eshte nje ndertim i paligjshem edhe ne ate pjese qe
tejkalon vete lejen e ndertimit ku vete i padituri mbeshtet pretendimet e tij.
Keshtu, ndertimi i te paditurit, ne dem te paditesit, ne kundershtim me
legjislacionin urbanistik, etj. dhe me vete lejen e ndertimit, tejkalon siperfaqen
ndertimore se paku me 42 m2 dhe po keshtu ne pikepamje te gjatesise, lartesise
dhe gjeresise, sipas percaktimeve te detajuara te treguara ne aktet e ekspertimit
kryer nga gjykata e apelit.
Rrethanat dhe lloji i pergjegjesise se te paditurit per kete gjendje
paligjshmerie nuk perben ndonje justifikim per te prapesuar padine e paditesit,
ndersa, nga ana tjeter, kjo padi (si padi mohuese) nuk i nenshtrohet parashkrimit
shues. Se fundi rrethanat e çeshtjes jane te tilla qe nuk perfshihen ne zbatimin e
nenit 303 i K.Civil, sepse ky i fundit ka te beje me nje rast te posaçem te
cenimit te pronesise, me rastin kur eshte duke filluar ose ne kryerje e siper nje
ndertim i ri.
Ne perfundim, Kolegji Civil çmon se, shkaqet e parashtruara ne rekurs
nga ana e paditur nuk permbajne elemente qe lidhen me zbatimin e rasteve te
parashikuara ne nenin 472 te Kodit te Procedures Civile.

87
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit
485 te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.53, date 18.02.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 12.04.2005

88
Nr.1997/200 i Regj. Themeltar
Nr.565 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: ALB-TELEKOM SH.A. RAJONI


TIRANE, perfaqesuar prej avokatit
te shtetit Kadri Skera
I PADITUR: ADRIANA KETA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Permbushja e detyrimit
ne vleren 61.160.40 leke me kamate.
Baza Ligjore: Neni 153 dhe 168 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1578, date 14.04.2003,


ka vendosur:
Pranimin pjeserisht te kerkese padise.
Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit shumen prej 2.000
leke si vlere te papaguar per periudhen Maj - Gusht 1999.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.234, date 26.02.2004, ka


vendosur:
Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Albtelekom, i cili kerkon
prishjen e vendimit te gjykates se apelit, duke parashtruar keto shkaqe:

89
- Autorizimi i Drejtorit per firmosjen e ankimit nga n/drejtori ekonomik do
te paraqitej ne seancen gjyqesore ne gjykaten e apelit.
- Juristja e institucionit per arsye pune nuk arriti qe te paraqitej ne seancen
gjyqesore te Gjykates se Apelit Tirane

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales
paditese Av. i Shtetit Kadri Skera, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se
apelit, ne mungese te anes se paditur dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e Apelit Tirane nuk ka respektuar dhe ka zbatuar gabim kerkesat
ligjore.
Ana paditese Albtelekom sh.a filiali Tirane ka paditur Adriana Keten,
duke kerkuar permbushje detyrimi ne vleren 61.160.40 leke, kerkese e cila eshte
pranuar pjeserisht prej Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane ka paraqitur
ankim ana paditese, ankim i cili eshte nenshkruar prej Entjola Barçit, me detyre
n/drejtore ekonomike.
Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur mospranimin e ankimit, duke
parashtruar se ankimi ishte paraqitur nga nje person qe nuk legjitimohej.
Sipas nenit 453 te Kodit te Proçedures Civile ankimi qe i drejtohet
gjykates se apelit duhet te nenshkruhet nga vete pala, avokati ose perfaqesuesi i
pajisur me prokure. Sipas nenit 455/II i K.Pr.Civile, kur nuk plotesohen kushtet
e parashikuara nga ligji ne lidhje me paraqitjen e ankimit, si dhe ato te neneve
453 dhe 454 te K.Pr.Civile, gjykata duhet te njoftoje palen qe te ndreqe te metat
brenda 5 diteve, ne te kundert ankimi kthehet.
Ne rastin konkret gjykata e apelit duhet t’i krijonte mundesi pales paditur
per te plotesuar mangesite e lejuara ne paraqitjen e ankimit, sipas kerkesave
ligjore te permendura me siper dhe ne rast te mosplotesimit te tyre, mund te
kthehej ankimi.
Per sa siper çmohet se ka vend per prishjen e vendimit te gjykates se
apelit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te
Proçedures Civile,
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.234, date 26.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim prane asaj gjykate me tjeter trup gjykues.
Tirane, me 12.04.2005

90
Nr.1492 i Regj. Themeltar
Nr.566 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 12.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.1492 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: PILO GJONI, ne mungese


TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE QARKU VLORE,
QIRJAKO STEFANI,
PETRO STEFANI,
POLIKSENI STEFANI, ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Kundershtimi i vendimeve nr.30, date 06.11.1998
te K.K.K.Pronave te Rrethit Sarande
dhe i vendimit nr.184, date 26.12.1995 te Bashkise Sarande.
Baza Ligjore: Neni 27/a i ligjit 7698, date 15.04.1993
dhe 31-32-153 e 154 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.715, date 06.10.2004,


ka vendosur:
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile nr.813
Akti, date 20.07.2004, rregjistrimi ne lidhje me padine e paditesit
Pilo Gjoni per kundershtimin e vendimit me nr.30, date 06.11.1998
te ish K.K.K.Pronave te Rrethit Sarande dhe orientimin e paditesit
Pilo Gjoni, t’i drejtohet Komitetit Shteteror "Per Kthimin e
Kompensimin e Pronave ish Pronareve".
Pushimin e gjykimit te ceshtjes civile nr.813 Akti ne lidhje me
pjesen e padise se paditesit Pilo Gjoni, per kundershtimin e

91
vendimit me nr.184, date 26.12.1995 te ish K.K.K.Pronave
Sarande, per shkak te moslegjitimimit aktiv.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne baze te nenit 59 te


Kodit te Procedures Civile, ka bere ankim te vecante paditesi Pilo Gjoni, i cili
parashtron keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates eshte i kunderligjshem, pasi ligji i ri nr.9235, date
29.072004 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave", nuk trajton
ceshtjet qe jane ne gjykim, qe do thote se ato ceshtje do zgjidhen nga
gjykata.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.715, date 06.10.2004 i Gjykates se shkalles se pare Sarande,
duhet prishur dhe ceshtja te dergohet per vazhdimin e gjykimit.
Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.715, date 06.10.2004,
ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit te ceshtjes civile, me objekt
kundershtim i vendimeve te K.K.K.Pronave Sarande date 06.11.1998 dhe
26.12.1995, me padites Pilo Gjoni dhe te paditur Qirjako Stefani, etj.
Gjykata ne vendimin e marre arsyeton se, me hyrjen ne fuqi te ligjit
nr.9235, date 29.07.2004, "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ", eshte
shfuqizuar ligji nr.7698, date 15.04.1993 dhe ceshtja ne gjykim, me objekt
kundershtim i vendimeve te K.K.K.Pronave, duhet te shqyrtohet nga Komiteti
Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, sipas procedurave qe
parashikon ligji i ri.
Vendimi i siperm i gjykates se shkalles se pare, vjen ne kundershtim me
zgjidhjen e dhene ne vendimin unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates
se Larte nr.7, date 24.03.2005.
Sipas vendimit te siperm, ceshtjet qe jane ne gjykim, me objekt
kundershtim vendimi te K.K.K.Pronave, mbeten ne juridiksionin gjyqesor, edhe
me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri, per pasoje duhet te vazhdoje shqyrtimi i tyre nga
gjykatat perkatese.

92
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 59 te Kodit te Proçedures
Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.715, date 06.10.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Sarande dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit nga Gjykata e
shkalles se pare Sarande.

Tirane, me 12.04.2005

93
Nr.1951/189 i Regj. Themeltar
Nr.567 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 12.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.1951/189 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: MUHAMET BOKSHI, perfaqesuar


nga Av. D. Kore
I PADITUR: HYSEN SALIHAJ, perfaqesuar
nga Av. K. Capo

OBJEKTI PADISË:
Konstatimin e pavlefshmerise te kontrates se shitjes
me nr.9059/2551, date 20.07.1994,
si dhe kthimin e shumes 1.200.000 leke
bashke me fitimin e munguar.
Baza Ligjore: Neni 32/a te K.Pr.Civile,
si dhe nenet 92/a, b dhe 94/c te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5960, date 25.11.1997,


ka vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.650, date 24.03.1998, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.5960, date 25.11.1997 te Gjykates se
Rrethit Tirane.

94
Gjykata e Larte me vendimin nr.1253, date 23.12.1999 ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.650, date 24.03.1998 te Gjykates se
Apelit Tirane.

Kolegji Seleksionues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte me


vendimi nr.M-54 ka vendosur:
Mospranimin e rekursit te paraqitur nga paditesi Muhamet Bokshi,
si te pabazuar ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.70, date 11.07.2002 ka


vendosur:
Pranimin e kerkeses per rishikimin e vendimit te formes se prere
nr.5960, date 25.11.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane, te paraqitur
nga kerkuesi Muhamet Bokshi.
Prishjen e vendimit nr.5960, date 25.11.1997 te Gjykates se Rrethit
Tirane dhe te gjitha vendimeve te dhena me pas ne shkallet e tjera
te gjykimit per kete ceshtje dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1783, date 24.04.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Konstatimin e pavlefshmerise te veprimit juridik te realizuar me
kontraten e shitjes me nr.9059 rep. dhe nr.2551 kol. te dates
20.07.1994 midis paditesit Muhamet Bokshi dhe te paditurit Hysen
Salihaj.
Detyrimin e te paditurit Hysen Salihaj, t'i ktheje paditesit Muhamet
Bokshi shumen prej 1.200.000 leke, si cmim te paguar per truallin
me siperfaqe prej 172,5 m2, si dhe interesat mbi kete shume ne
masen 2.673.885 leke, te cilat i perkasin periudhes 20.07.1994 -
04.02.2003.

Gjykata Apelit Tirane me vendimin nr.178, date 18.02.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1783, date 24.04.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri Hysen Salihaj (Gilani), i cili
parashtron keto shkaqe:
- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin persa i perket forces provuese te proves
se re ne institutin e rishikimit.
- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin civil shqiptar, persa i perket konstatimit
te pavlefshmerise se nje kontrate shitje.

95
- Gabimisht gjykatat marrin objekt te kontrates vetem shitjen e truallit i cili
ka qene i imi, por me kete kontrate kam shitur edhe lejen e ndertimit ne
favor te Hysen Gjilanit, se bashku me projektin, si rezultat i kesaj shitje
paditesi ka ndertuar e gezuar shtepine ne truallin e shitur prej meje dhe
lejen e ndertimit te shitur prej meje. Pra paditesi ka perfituar frutat e
kontrates e ka shitur shtepine 90.000 USD. Pra kontrata e ligjshme sjell
pasoja juridike.
- Gjykata ka zbatuar keq ligjin persa i perket faktit qe ajo perpiqet te
pranoje se paditesi e ka blere truallin nga shteti, pasi kjo kontrate eshte ne
kundershtim me ligjin, Bashkia nuk ka patur tager per shitje trualli.
- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin, lidhur me fuqine provuese te provave
shkencore, pasi gjykata pa marre parasysh aktet e ekspertimeve me
arsyetim te relatuar nga Z.R.P.P., ka hedhur poshte aktet e ekspertimit ku
provojne pronesine e truallit te shitur nga ana ime.
- Gjykata arsyeton gabim se, trualli objekt konflikti eshte prone e shtetasit
Agron Gina, pasi nuk provohet qe KKKP, t'i kete kthyer kete truall
familjes "Gila".
- Eshte pretenduar per mashtrim, per cfare eshte filluar ceshtje penale dhe
kam marre pafajesi me vendim penal e per rrjedhoje nuk ekziston
mashtrimi.
- Gjykata nuk ka zgjidhur drejt pasojat e pavlefshmerise, pasi neqoftese
kemi pavlefshmeri absolute cdo gje duhet t'i kaloje shtetit dhe nuk i
detyrohem paditesit, neqoftese kemi pavlefshmeri relative atehere
paditesi duhet te ktheje token ne gjendjen qe ja kam dhene ose cmimin e
tregut te sotem, per rrjedhoje gjykata duhet te kishte thirrur person te trete
dhe pronarin e ri te nderteses ne truallin qe i kam shitur paditesit.

Kunder rekursit ka ushtruar kunder rekurs paditesi Muhamet Bokshi, i cili


kerkon te mos pranohet rekursi, pasi nuk ka shkaqe ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales
paditese dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.178, date 18.02.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, si dhe
vendimi nr.1783, date 24.04.2003 i Gjykates se Rrethit Tirane, jane marre ne
zbatim te keq te ligjit procedural e material, si te tille duhen prishur dhe ceshtja
t`i dergohet per rishqyrtim Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Rezulton se, ne gjykim eshte ngritur padia nga Muhamet Bokshi, per
pavlefshmeri kontrate shitje nr.9059/2551, date 20.07.1994, kthim shume
1.200.000 leke dhe fitimin e munguar.

96
Paditesi, kerkon pavlefshmerine e kontrates se shitjes se nje trualli, me
siperfaqe 172.5 m2, ndodhur ne Lagjen "Sulejman Pasha" Tirane, mes paleve
shites Hysen Salihaj dhe bleres Muhamet Bokshi, me pretendimin se, i padituri
ka shitur nje truall qe nuk e ka pasur ne pronesi te tij.
Ne vitin 1996, mes paleve, shitese Bashkia Tirane dhe blerese Muhamet
Bokshi, eshte realizuar nje kontrate shitje tjeter, per siperfaqen e truallit 172.5
m2, te cilen Bashkia e ka pretenduar si truall ne pronesi te saj.
Me vendimin nr.5960, date 25.11.1997 te Gjykates se Rrethit Tirane eshte
vendosur rrezimi i padise se paditesit.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.650, date 24.03.1998 ka
vendosur:
"Lenien ne fuqi te vendimit nr.5960, date 25.11.1997 te Gjykates se
Rrethit Tirane."
Gjykata e Larte me vendimin nr.1253, date 23.12.1999 ka vendosur:
"Lenien ne fuqi te vendimit nr.650, date 24.03.1998 te Gjykates se Apelit
Tirane."
Me kerkese te paditesit per rishikim vendimi ne Gjykaten e Larte kjo e
fundit me vendimin nr.70, date 11.07.2002 ka vendosur: prishjen e te dyja
vendimeve te dhena nga gjykimi i ceshtjes, sipas radhes se cituar me siper dhe
dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Rrethit Tirane.
Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.1783, date 24.04.2003
ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise. Konstatimin e pavlefshmerise se veprimit
juridik te shitjes me nr.905.9 rep. dhe nr.2551 Kol., date 20.07.1994.
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.178, date 18.02.2004 ka
vendosur:
"Lenien ne fuqi te vendimit nr.1783, date 24.04.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane".
Kunder vendimit te gjykates se apelit eshte paraqitur rekurs, nga i
padituri, nder te tjera pretendohet se, Bashkia Tirane nuk e ka patur pronesine e
truallin te shitur, vertetimet e Zyres se Rregjistrimit provojne pronesine time
mbi truallin e shitur, gjykata duhej te therriste ne gjykim pronarin e ri te
ndertesave, eshte pretenduar per mashtrim por kam marre pafajesi me vendim
penal.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, vendimet e dhena nga
gjykatat duhen prishur per shkelje te normave procedurale, neni 467/a, 472 te
K.Pr.Civile, per nje hetim te plote te ceshtjes si dhe kerkesave te ligjit material
dispozitave te K.Civil, qe bejne fjale per pavlefshmerine e veprimeve juridike.
Ne rigjykim duhet te formohet drejte ndergjyqesia, duke u thirrur si te
trete Bashkia Tirane, ose te trete qe terheqin interesa ne kete gjykim, per te
degjuar pretendimet e kesaj pale lidhur me pronen ne konflikt, siperfaqen e
truallit 172.5 m2 shitur prej saj ne 1996 paditesit M. Bokshi, dokumentacion qe

97
disponon ajo ne lidhje me pronesine e pretenduar prej saj, konformimin e
prones, menyren e fitimit te pronesise, vendndodhjen, etj.
Te thirren si te trete, perfaqesuesit e familjes "Gina", Agron Gina, ose
tjeter i kesaj familje, qe kane lidhje dhe mund te perfaqesojne familjen e
Myrteza Gines, per te cilat, eshte shprehur Komisioni i Kthimit te Pronave
Tirane, me vendimet nr.983, date 21.12.1994 dhe vendimi nr.807, date
13.03.1996, per te degjuar shpjegimet e tyre ne lidhje me kompensimin e prones
qe u eshte njohur, kthyer apo kompensuar atyre sipas vendimeve te
K.K.K.Pronave dhe nese ka lidhje me truallin 172.5 m2, objekt konflikti,
pronesine e te cilit e mban i padituri.
Ne lidhje me vendimin e K.K.K.Pronave te sipercituar duhet te
administrohet vendimi gjyqesor i Gjykates se Rrethit Tirane nr.9505, date
13.11.1995, dosja me dokumentat perkatese, qe i takojne kesaj ceshtje (perfshire
dokumentacionin mbi bazen e te cilit i eshte njohur apo kompensuar prona
familjes "Gina)" dhe te sqarohen shkaqet dhe menyra e ndryshimit te vendimeve
te K.K.K.Pronave, nga gjykata.
Nga Zyra e Rregjistrimit eshte paraqitur relacioni qe ben fjale per pronen
ne konflikt, relacion qe ka sherbyer si shkak per te rishikuar vendimet e
meparshem dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim.
Por, gjykata ka detyrim te analizoje kete prove nga pikepamja e fuqise
provuese qe ligji kerkon, ne raport me provat e tjera qe ndodhen ne dosje, sic
jane vertetimet e pronesise leshuar nga hipoteka, qe pasqyrojne te gjitha
transkriptimet e truallit te pretenduar nga i padituri, qe nga viti 1938, 1964,
1914, qe vertetojne pronesine e trashegimlenesit te te paditurit, mbi siperfaqen
172.5 m2 +33 m2, ne konflikt, vertetime pronesie keto qe jane akte zyrtare qe
kane fuqi provuese dhe nuk rezulton te jene kundershtuar sipas ligjit.
Te sqarohet, duke kqyrur ne vend rregjistrat e pasurise se paluajteshme,
duke pyetur deshmitare, punonjes te zyres, qe kane leshuar vertetimin e
pronesise te vitit 1998 (ndodhur ne dosje), sic citohet edhe ne relacionin e Zyres
se Rregjistrimit, ne lidhje me shenimet per "inskriptim" te prones ne vitin 1975,
ciles prone i takojne keto shenime dhe shkakun e pasqyrimit te tyre ne kete
vertetim pronesie, leshuar nga hipoteka dhe cituar ne relacionin e Zyres se
Rregjistrimit.
Me grup ekspertesh, te percaktohet vendndodhja e truallit 172.5 m2 qe
bejne fjale kontrata e shitjes e vitit 1994 dhe ajo e vitit 1996, kufitaret e ketij
trualli dhe nese ka lidhje me truallin e familjes "Gina".
Duke analizuar provat qe merren gjate rigjykimit, sipas detyrave te
siperme, gjykata te arsyetoje, nese jane kushtet qe ligji kerkon per vlefshmerine
e shitjes se realizuar mes paleve Muharrem Bokshi (bleres) e Hysen Salihaj
(shites), ne te kundert te analizoje, rastet e pavlefshmerise se veprimit dhe
shkaqet e saj, duke u shprehur sipas kerkimeve edhe ne lidhje me pasojat e
pavlefshmerise. Nese ka fitim te munguar, ne kushtet qe ligji kerkon, t'i jepet
pergjigje edhe ketij kerkimi te pales ne padi.

98
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.178, date 18.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe vendimit nr.1783, date 24.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane
dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim Gjykates se shkalles se pare Tirane, me
tjeter trup gjykues.

Tirane, me 12.04.2005

99
Nr.1943/186 i Regj. Themeltar
Nr.568 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.1943/186 qe i perket:

PADITËS: INSPEKTORIATI SHTETEROR I


KONTROLLIT TE NAFTES, GAZIT
DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE,
ne mungese
TË PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E
TATIMEVE
DEGA E TATIM TAKSAVE TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Anullim i aktit administrativ nr.11987/2,
date 10.06.2002 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve
per pagimin e T.V.SH-se
dhe gjobes perkatese ne masen 10.881.901 leke.
Baza Ligjore: Nenet 41, 42 e vijues
te ligjit nr.7928, date 27.04.1995,
ligji nr.8560, date 22.12.1999,
neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1085, date 17.03.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

100
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.73, date 29.01.2004 ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.1085, date 17.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane ne kete menyre: Pranimin e pjesshem te
padise duke anulluar masen e gjobes ne 50% te vleres.
Lenien ne fuqi te vendimit per pjeset e tjera.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare


ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Dega
e Tatim Taksave Tirane, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e
kerkes padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjate proçesit gjyqesor pala paditese pretendoi se nuk ishte subjekt i
tatimit mbi vleren e shtuar, por ky pretendim nuk qendron per faktin se
kjo shoqeri eshte person juridik dhe kryen sherbime ndaj te treteve
kundrejt pageses.
- Shoqeria ka deklaruar vetem blerjet me T.V.SH, ndersa nuk ka deklaruar
te ardhurat per shitjet e realizuara nga shoqeria per muajt gusht 200l -
shkurt 2002.
- I.SH.K.N.G.-ja eshte subjekt i sektorit te bisnesit te madh, qe do te thote
se eshte gjithashtu subjekt i T.V.SH.-se.
- Duke qene nje shoqeri qe kryhen aktivitet fitimprures dhe realizon te
ardhura, lind detyrimi i deklarimit te ketyre te ardhurave ne organin
tatimor.
- Kerkesa e pales paditese per anullimin e gjobes duke qene dakort me
detyrimin e T.V.SH.-se nuk qendron, pasi mospagimi ne kohe dhe ne
menyren qe percakton ligji i T.V.SH.-se çon ne vendosjen e gjobes per
T.V.SH.-ne, e cila eshte po aq e detyrueshme per t’u paguar sa dhe
detyrimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese te paleve
dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Gjykata e Apelit Tirane nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin ne
lidhje me gjoben.
Ana paditese, Inspektoriati Shteteror i Kontrollit te Naftes, Gazit dhe
nenproduketeve te tyre, ka paditur Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve dhe
Degen e Tatim Taksave Tirane, duke kerkuar anullimin e aktit administrativ
date 10.06.2002, ne lidhje me pagimin e T.V.SH.-se dhe gjoben perkatese.

101
Gjykata e shkalles se pare ka vendosur rrezimin e padise, kurse Gjykata e
Apelit Tirane, ka vendosur ndryshimin e vendimit ne lidhje me detyrimin per
pagimin e gjobes duke e ulur ate ne masen 50% te vleres se caktuar si gjobe.
Ana e paditur ne rekursin e paraqitur kunder vendimit te gjykates se apelit
ka pretenduar se ajo gjykate ka ndryshuar masen e gjobes, duke mos parashtruar
argumentat perkatese.
Pretendimet e parashtruara prej anes se paditur jane te bazuara ne ligj.
Ana paditese ka pretenduar se nuk ka qene subjekt i T.V.SH.-se dhe per
rrjedhoje detyrimet e caktuara ndaj saj ne lidhje me T.V.SH.-ne dhe gjoben nuk
jane te ligjshme.
Ne fakt gjate gjykimit eshte vertetuar se ana paditese ka qene subjekt i
T.V.Sh-se dhe sikurse ka rezultuar gjate gjykimit ajo ka bere dhe pagesat
perkatese ne lidhje me kete detyrim. Pala paditese e ka pranuar kete detyrim dhe
nuk ka paraqitur as rekurs kunder vendimit te gjykates se apelit.
Mosmarreveshja eshte kufizuar ne lidhje me detyrimin per pagimin e
gjobes.
Gjykatate e apelit ka ulur masen e gjobes duke parashtruar si argument
faktin se ana paditese ka pagur T.V.Sh-ne dhe se te ardhurat e saj jane jo te
medha.
Ky konkluzion i gjykates se apelit nuk eshte i bazuar ne ligj dhe nuk
rezulton qe ajo t’i jete referuar zbatimit te dispozitave ligjore konkrete. Ne
rastin konkret ana paditese ka pretenduar se nuk ishte subjekt i tatimit mbi
vleren e shtuar dhe per rrjedhoje nuk kish shkelur kerkesat ligjore.
Ne kete rast ana e paditur duke patur parasysh kerkesat e ligjit nr.7929,
date 27.04.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar", si dhe udhezimin nr.8, date
05.01.2000 "Per tatimin mbi vleren e shtuar", i dale ne baze dhe per zbatim te
ligjit, duhet te percaktonte shkeljet administrative perkatese ne baze te te cilave
do te percaktohej dhe gjobe si denim.
Per kete duhej te saktesohej ne se gjoba eshte caktuar ne baze te nenit 57
te ligjit 7928, date 27.04.1995, apo per zbatim te denimeve te parashikuara ne
piken 16 te udhezimit te cituar me siper, te dale ne zbatim te ligjit, duke
percaktuar ne menyre te sakte natyren e shkeljes dhe gjoben qe mund te
zbatohet per shkeljen konkrete, pasi nga parashtrimet e paleve nuk percaktohet
baza ligjore perkatese per te konkluduar per masen e gjobes qe duhet te
aplikohet.
Persa siper ne lidhje me gjoben ka vend qe vendimi te prishet dhe çeshtja
te dergohet per rishqyrtim.
Ne rigjykim gjykata e apelit ne zbatim te nenit 465 te K.Pr.Civile mund te
perseriste pjeserisht ose teresisht hetimin gjyqesor, si dhe te marre provat e reja
dhe ne perfundim do te konkludoje drejt per zgjidhjen e mosmarreveshjes.

102
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.73, date 29.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe
dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup
gjykues ne lidhje me gjoben.
Lenien e vendimit ne fuqi per pjeset e tjera.

Tirane, me 12.04.2005

103
Nr.1789/132 i Regj. Themeltar
Nr.569 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Evjeni Sinoimeri Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1789/132 qe i perket:

KËRKUES: KARAFIL BAZE, ne mungese


PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kerkohet mase provizore e pezullimit te
ekzekutimit te vendimit nr.2032, date 16.05.2002
te Gjykates se shkalles se pare Tirane
mbi apartamentin ne pronesi te kerkuesit
te ndodhur ne rrugen "Riza Çuka",
pallati 4, shkalla 14, ap.168, Tirane.
Baza Ligjore: Nenet 202, 204 e vijues,
449 e 615, pika "a" te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.776 Akti, date


04.07.2003 ka vendosur:
Pranimin e kerkeses.
Sigurimin e padise, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit
nr.2032, date 16.05.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Detyrimin e pales kerkuese qe brenda afatit 15 ditor te paraqese
prane kesaj gjykate kerkese-padine, per te cilen jepet masa e
sigurimit.

104
Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.172, date 11.12.2003 ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.776, date 04.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.
Rrezimin e kerkeses se bere nga kerkuesi Karafil Baze, per
sigurimin e padise dhe pezullimin e ekzekutimit te vendimit
nr.2032, date 16.05.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 209 te


K.Pr.Civile, ka bere ankim kerkuesi Karafil Baze, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nga gjykata e apelit jane lejuar shkelje te renda procedurale. Ankimi i
veçante ne gjykaten e apelit, eshte bere jashte afatit ligjor te parashikuar
ne nenin 209 te K.Pr.Civile.
- Kerkuesi eshte pronar i ligjshem i apartamentit dhe asnjehere nuk i eshte
kerkuar lirimi dhe dorezimi i tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe pasi bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.172, date 11.12.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte vendosur ndryshimi i vendimit nr.776, date 04.07.2003 i Gjykates se
shkalles se pare Tirane, eshte i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne
fuqi.
Nga aktet e dosjes gjyqesore del qe kerkuesi te kete blere me date
08.11.1999 nga Sefer Cani, ish bashkeshort i Trendelina Musarajt, nje apartament.
Zyra e Permbarimit Tirane, ka leshuar kerkesen per ekzekutimin vullnetar te
vendimit nr.2032, date 16.05.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, per te
liruar e dorezuar kete apartament.
Kerkuesi me padine ne gjykim, kerkon pezullimin e ekzekutimit te ketij
vendimi, pasi me pas do te paraqese padi ne gjykate me objekt kundershtim te
veprimeve permbarimore bazuar ne nenin 612 te K.Pr.Civile.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, ka vendosur pranimin e kerkeses,
sigurimin e padise, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit nr.2032, date
16.05.2002 te Gjykates se Rrethit Tirane.
Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur ndryshimin e ketij vendimi dhe
rrezimin e kerkeses se kerkuesit Karafil Baze.
Kerkuesi Karafil Baze ka paraqitur rekurs, ku kerkon prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare
Tirane, per shkak se sipas tij eshte shkelur ligji, objekti nuk eshte ai i percaktuar

105
ne lajmerimin e permbaruesit gjyqesor, apartamenti qe kerkohet te lirohet eshte ne
pronesine time.
Pretendimet e parashtruara ne rekursin e kerkuesit Karafil Baze jane jo te
drejta e te bazuara ne ligj, si te tilla ato nuk duhet te pranohen.
Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka shqyrtuar dhe cmuar faktet e ndodhura ne
dosjen gjyqesore, ka vendosur drejt duke ndryshuar vendimin e Gjykates se
shkalles se pare Tirane, duke i rrezuar kerkesen per pezullimin e vendimit
nr.2032, date 16.05.2002, me te cilin apartamenti objekt konflikti, i eshte lene
Trendelina Musarajt nga pjestimi si pasuri ne bashkepronesi te kesaj te fundit dhe
ish bashkeshortit te saj Sefer Cani.
Kerkuesi, ashtu si ka pranuar ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Tirane,
krahas kerkeses per pezullimin e ekzekutimit te vendimit nr.2032, date
16.05.2002, ka kerkuar detyrimin e Trendelina Bazes, qe t'i paguaje atij
shpenzimet e bera ne banesen qe pretendon te mbetet ne pronesi te tij. Kerkese
padia per kerkimin e shpenzimeve eshte pranuar nga Gjykata e shkalles se pare
Tirane, me vendimin nr.4576, date 06.11.2003.
Ne kushtet e mesiperme, pretendimet e kerkuesit Karafil Baze, lidhur me
pronesine e apartamentit mbeten formale, pasi ato nuk gjejne mbeshtetje ne nenin
612 te K.Pr.Civile, padi te cilen ai ka pretenduar se do te ngreje.
Trendelina Baze, pervec vendimit te pjestimit te ketij apartamenti dhe me
vendimin gjyqesor te formes se prere, eshte provuar bashkepronesia mbi te
(apartamentin).

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/"a" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.172, date 11.12.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 01.04.2005

106
Nr.2505/497/3 i Regj. Themeltar
Nr.570 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar
Evgjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2004 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS TË KUNDËRPADITUR: QERIME LIKA,


FATBARDHA LIKA,
VATHE KADIU (LIKA),
perfaqesuar nga
av. Dashamir Kore
I PADITUR KUNDËRPADITËS: ESAT BUZI, perfaqesuar
nga av. Enkelina Qirjako
E PADITUR: ERVEHE BUZI,
perfaqesuar nga
av. Enkelina Qirjako
I PADITUR: K.K.K. PRONAVE,
LUSHNJE, ne mungese
PERSON I TRETË: SEFER KASAPI,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kthim sendi,
ne baze te nenit 296 te Kodit Civil.
OBJEKTI I KUNDËRPADISË:
Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave Lushnje,
ne baze te ligjit nr.7968, date 15.04.1993.

107
Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje, me vendimin nr.398, date 17.06.2002
ka vendosur:
Rrezimin e padise se paditesave.
Pranimin e kunderpadise. Te anulloje vendimin e K.K.K.Pronave
nr.60, date 22.06.1999. Detyrimin e pales se trete Sefer Kasapi te
njohe pronar te paditurin kunderpadites Esat Buzi per siperfaqen
3.500 m2 me kufizimet perkatese.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.47, date 04.02.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.398, date 17.06.2002 te Gjykates se
rrethit gjyqesor Lushnje dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt:
Pranimin e padise se paditesave Qerime Lika, Fatbardha Lika e
Vathe Kadiu.
Detyrimin e te paditurve kunder padites Esat Buzi, Ervehe Buzi e
Sefer Kasapi te lirojne e dorezojne nje siperfaqe trualli prej 2430m 2
me kufizimet: V - Rruga, J - Esat Buzi, P - Rruge, L - Rruge e
ndodhur ne parcelat nr.596/28, 596/27 (sipas skices me ngjyre
portokalli, akti i ekspertimit fq.144).
Rrezimin e kunderpadise te paditurit kunderpadites Esat e Ervehe
Buzi.

Kunder ketij vendimi eshte ushtruar rekurs nga pala e paditur


kunderpaditese Esat Buzi, duke parashtruar si me poshte:
- Jam pronar i nje trualli me siperfaqe 3.500 m2, e cila bie mbi truallin e
paditesave, ne baze te nje kontrate te rregullt me personin e trete.
- Toka qe K.K.K.Pronave Lushnje u ka njohur dhe kthyer (5.000 m 2)
paditesave nuk eshte toke truall, por toke bujqesore, pra eshte zbatuar keq
ligji nr.7698, date 15.04.1993.
- Toka qe kam blere une ndodhet ne fshatin Karbunare e Poshtme dhe jo ne
lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Ekspertet kane percaktuar se toka ne fjale
ndodhet jashte vijes se verdhe, pra nuk eshte toke truall.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e te paditurve Buzi, qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit
dhe lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare, perfaqesuesin e paditesave, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.47, date 04.02.1003 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin
eshte vendosur ndryshimi i vendimit nr.398, date 17.06.2002 te Gjykates se

108
rrethit gjyqesor Lushnje, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe
ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:
Personi i trete Sefer Kasapi ka perfituar nje siperfaqe toke te cilesuar toke
bujqesore, ullishte, me vendndodhje Karbunare Lushnje, ne zbatim te ligjit
nr.7501, date 01.08.1991 “Per Token”. Pronesia e tij mbi kete toke bujqesore
rezulton prej aktit te marrjes se tokes ne pronesi date 20.09.1996, ne te cilin
pasqyrohen parcelat nr.592/65 dhe 105/13+24, me siperfaqe te pergjitheshme
4800 m2, me kufij te percaktuar.
Me marreveshjen noteriale date 29.12.1998 personi i trete Sefer Kasapi
ka marre persiper qe nga kjo siperfaqe toke t`i shese te paditurit kunderpadites
siperfaqen prej 3500 m2 kundrejt cmimit prej 1.000.000 leke.
Shitesi e ka marre ne dorezim shumen e mesiperme, ndersa bleresi ka
marre token ne dorezim me kushtin qe do te behej pronar kur te hartohej
kontrata perfundimtare, pasi shitesi te pajisej me certifikaten e pronesise prej
Z.RR.P.P.
Me vone, me vendimin nr.60, date 22.06.1999 Komisioni i Pronave prane
Bashkise Lushnje ka vendosur t`u ktheje ne natyre paditesave siperfaqen prej
5.000 m2 toke truall te ndodhur ne Lagjen “Xh. Nepravishta” (ish Reparti
Ushtarak 6620) tek vendi Kodra e Bajameve, me kufizime te percaktuara.
Duke pretenduar se toka e kthyer nga Komisioni i Pronave ka
mbivendosje me token qe kane perfituar te paditurit Esat e Ervehe Buzi prej
personit te trete Sefer Kasapi, paditesat Lika kane ngritur padine per lirimin e
dorezimin e tokes (neni 296 i K.Civil), ndersa i padituri Esat Buzi ne gjykimin e
filluar ka ngritur kunderpadine me objekt anullimin e vendimit te Komisionit te
Pronave.
Gjate gjykimit ne shkalle te pare ekspertet kane konkluduar se pronat
sipas vendimit te Komisionit te Pronave, nga njera ane dhe sipas aktit te marrjes
se tokes bujqesore ne pronesi, nga ana tjeter, kane mbivendosje ne siperfaqen
prej 2430 m2, siperfaqe ne te cilen te paditurit kane ndertuar nje shtepi banimi.
Rezulton gjithashtu se i padituri Esat Buzi ka privatizuar me pare edhe
nje ndertese te ish-Repartit Ushtarak me siperfaqe 107 m2 qe kufizohet me
siperfaqen qe i ka blere personit te trete.
Gjykata e shkalles se pare ka rrezuar padine dhe ka pranuar
kunderpadine, duke arsyetuar se siperfaqja ne konflikt eshte toke bujqesore e
ndare sipas ligjit “Per Token”, fakt qe eshte konfirmuar edhe prej Komisionit
Qendror te Kthimit e Kompensimit te Pronave.
Ndersa gjykata e apelit ka pranuar padine dhe ka rrezuar kunderpadine,
duke arsyetuar kryesisht qe i padituri kunderpadites Esat Buzi nuk legjitimohet
ne ngritjen e kunderpadise.

109
Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se ky arsyetim i gjykates se
apelit eshte i gabuar. I padituri kunderpadites Esat Buzi legjitimohet ne ngritjen
e kunder padise, sepse ai ka nje interes te ligjshem per te mbrojtur.
Personi i trete Sefer Kasapi ne kohen e lidhjes se akt-marreveshjes
noteriale me te paditurin kunderpadites per shitjen e tokes ka qene i njohur
pronar i saj. Ai ka qene i pajisur me aktin e marrjes se tokes bujqesore ne
pronesi, por nuk ka qene i pajisur ende me Çertifikaten e Pronesise leshuar nga
Z.RR.P.P. Ai ka fituar posedimin e gezimin e tokes, kundrejt pagimit te cmimit
perkates.
Ne keto rrethana gjykata e apelit duhet ta konsideroje te legjitimuar te
paditurin kunderpadites dhe t`i hyje shqyrtimit te ceshtjes ne themel, duke u
shprehur per bazueshmerine ose jo ne ligj e ne prova te vendimit te gjykates se
shkalles se pare.
Per te dhene nje zgjidhje te drejte te ceshtjes duhet te percaktohet cili ka
qene regjimi juridik i tokes objekt konflikti ne kohen e hyrjes ne fuqi te ligjit
nr.7698, date 15.04.1993.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.47, date 04.02.2003 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.04.2004

110
Nr.1855/154 i Regj. Themeltar
Nr.571 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:

PADITËS: PORTI DETAR SHENGJIN SH.A.,


ne mungese.
TË PADITUR: GJOVALIN KADELI, perfaqesuar
nga av. Petrit Petriti.
SEKSIONI I FINANCES PRANE
QARKUT LEZHE, ne mungese
PERSON I TRETË: MINISTRIA E EKONOMISE TIRANE,
ne mungese
MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE
TELEKOMUNIKACIONIT TIRANE
ne mungese
AVOKATI I SHTETIT, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e veprimit juridik
te kontrates se blerjes se truallit e dates 13.04.2001.
Baza ligjore: Neni 92 i K.Civil
dhe ligji nr.8306, date 14.03.1998.

111
Gjykata e rrethit gjyqesor Lezhe, me vendimin nr.230, date 16.06.2003 ka
vendosur:
Rrezimin e padise si te pambeshtetur ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.354, date 12.12.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.230, date 16.06.2003 te Gjykates se
rrethit gjyqesor Lezhe.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala paditese Porti Detar


Shengjin Sh.A., duke parashtruar si me poshte:
- Si vendimi i rrethit ashtu edhe vendimi i apelit jane te pambeshtetur ne
prova dhe ne ligje.
- Trualli objekt konflikti eshte brenda territorit te Portit te Shengjinit dhe i
perfshire ne kapitalin e pergjithshem te Portit.

Eshte ushtruar rekurs dhe nga Avokatura e Shtetit, duke parashtruar si me


poshte:
- Kontrata nuk ka formen e kerkuar nga ligji.
- Edhe sikur pala shitese te ishte perfaqesuese e Qarkut, Qarku nuk eshte
pronar i tokes qe kane shitur personat Llesh Zefi e Pashk Ndoci.
- Pjesemarrja si shites i perfaqesuesit te seksionit te urbanistikes eshte pa
kuptim.
- Nuk del sakte prone e kujt ka qene ky truall.
- Ne jemi shoqeri aksionere me kapital shteteror ne sektore te rendesishem
te vecante te ekonomise dhe funksionojme ne baze te legjislacionit ne
fuqi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,
perfaqesuesin e te paditurit Kadeli, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.354, date 12.12.2003 i Gjykates se Apelit Shkoder, me te
cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.230, date 16.06.2003 i Gjykates se rrethit
gjyqesor Lezhe, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te
dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.
Pala paditese, Porti Detar Shengjin sh.a., me kerkespadi drejtuar gjykates,
duke paditur Gjovalin Kadelin, administrator i shoqerise Kadeli, si dhe
Seksionin e Finances Qarku Lezhe, ka kerkuar pavlefshmerine e veprimit

112
juridik, ate te kontrates se blerjes se truallit date 13.04.2001 me pretendimin se
nuk eshte marre miratimi i pales paditese Porti Detar Shengjin sh.a.
I padituri pretendon se eshte pronar i siperfaqes prej 180 m2 truall me
kufijte perkates dhe e ka perfituar pronesine me anen e kontrates se shitjes date
13.04.2001, te lidhur ndermjet paleve, te paditurve Gjovalin Kadeli dhe
Seksioni i Finances e Seksionit i Urbanistikes te Keshillit te Rrethit Lezhe, e
noterizuar dhe e rregjistruar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te
Paluajteshme Lezhe me numrin perkates dhe, sipas tij, e realizuar ne formen qe
kerkon ligji, duke permbushur edhe detyrimet kontraktore, pagimin e vleres se
truallit ne shumen 144.288 leke.
I padituri pretendon gjithashtu se blerjen e siperfaqes se truallit e ka kryer
ne perputhje te plote me kriteret ligjore te percaktuara ne ligjet e vecanta, sic
eshte ligji nr.7512, date 10.08.1991 dhe aktet ligjore ne zbatim te tij, pasi
zhvillon aktivitet ekonomik ne kuadrin e shoqerise tregtare Kadeli sh.p.k.
Nderkohe, ne funksion te ketij aktiviteti, i padituri pretendon se, ne pajtim
me dispozitat e ligjit per urbanistiken, duke realizuar te gjitha procedurat e
nevojshme, ka marre lejen e ndertimit te objektit “restorant - zyra - hotel”, me
vendimin nr.4, date 05.10.1999 te K.RR.T. Lezhe dhe ka respektuar kondicionet
urbanistike.
Pala paditese, Porti Detar Shengjin sh.a., me objekt veprimtarie
koordinimin e aktivitetit tregtar, brenda teritorit te portit, pretendon se i padituri
Gjovalin Kadeli ne menyre te kunderligjshme e ka zhveshur nga pronesia e
truallit, prandaj ka kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes se truallit
bazuar ne nenin 92 te K.Civil dhe ne ligjin nr.8306, date 14.08.1988 “Per
strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te vecante”.
Gjykata e rrethit gjyqesor Lezhe e ka rrezuar padine me arsyetimin se
citimi nga pala paditese i nenit 92 te K.Civil dhe i ligjit per strategjine e
privatizimit nuk jane te mjaftueshme per te kerkuar qe nje veprim juridik te
konsiderohet si i pavlefshem, pasi dispozita e mesiperme eshte referuese dhe
kerkon shkeljen konkrete te dispozitave ligjore. Kurse ligji i cituar ka te beje me
strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te vecante dhe se nga ana e te
paditurve nuk eshte vepruar ne kundershtim me kete ligj, pasi nuk kane shitur
objektet e pales paditese, por eshte shitur siperfaqja e truallit prej 180 meter
katror.
Gjithashtu, gjykata e rrethit vazhdon me arsyetimin e saj se kur
Ndermarrja shteterore e Portit Detar Shengjin eshte shnderruar ne shoqeri
anonime, siperfaqja e truallit 180 meter katror, nuk ka kaluar ne pronesi te kesaj
te fundit, sepse kalimi ne pronesi te pales se paditur ishte bere me perpara se
ndermarrja shteterore te ishte shnderruar ne shoqeri anonime. Per pronen
shteterore eshte shteti nepermjet organeve te tij kompetente, i cili ben kalimin
ligjor ne pronesi te te treteve.
Gjykata e apelit me vendimin e saj nr.354, date 12.12.2003 ka lene ne
fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Lezhe, me arsyetimin se gjykata ka

113
konstatuar se shitja e siperfaqes se truallit prej 180 m2 eshte bere ne perputhje
me ligjin e konkretisht referuar ligjit nr.7512, date 10.08.1991 dhe ndryshimeve
te tij, si dhe akteve nenligjore te nxjerra ne baze e per zbatim te ketyre ligjeve.
Sipas gjykates se apelit, ligji nr.8306, date 14.08.1998 “Per strategjine e
privatizimit te sektoreve te vecante” eshte ligj parimor. Ai nuk ka ndonje
kufizim lidhur me kete shitje te siperfaqes 180 m2, e cila as qe ka kaluar
ndonjehere ne pronesi te pales paditese, ne kapitalin themelor te saj, gje qe
provohet si nga provat shkresore te paraqitura nga paditesi, ashtu edhe nga akti i
rregjistrimit te pronesise ne Z.RR.P.P. Lezhe dhe bilancet e kesaj shoqerie.
Ne kundershtim me qendrimet e te dy gjykatave te faktit, Kolegji Civil i
Gjykates se Larte veren se vendimet e te dyja gjykatave jane marre ne
interpretim dhe zbatim te gabuar te ligjit.
Se pari, si nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit nuk eshte vleresuar nese
trualli objekt konflikti ne kohen e shitjes ka qene brenda territorit te portit apo
jashte tij.
Se dyti, gjykatat i jane referuar ligjit nr.7512, date 10.08.1991 “Per
sanksionimin dhe mbrojtjen e prones private, te nismes se lire te veprimtarive
private te pavarura dhe privatizimit”, ndryshimeve te tij, si dhe akteve ligjore te
nxjerra ne baze e per zbatim te ketij ligji, pa iu referuar ndonje dispozite
perkatese.
Gjithashtu duhet theksuar se edhe ligji i lartpermendur eshte zbatuar keq
nga gjykata.
Me konkretisht ne nenin 3, paragrafi 3 te tij theksohet shprehimisht se:
“Ndermarrjet ose njesite e tjera shteterore, te degeve me rendesi te
vecante te ekonomise kombetare: industria e energjitikes dhe e mineraleve, e
naftes dhe e gazit, postat, telekomunikacionet, pyjet dhe ujerat, rruget
automobilistike e hekurudhore, portet detare, aeroportet, transporti ajror e
hekurudhor, privatizohen ne raste te vecanta me ligj”.
Persa me siper, ne baze te nenit 4 te ligjit nr.8306, date 14.08.1998 “Per
strategjine e privatizimit te sektoreve te vecante”, portet detare konsiderohen si
sektore te vecante te ekonomise.
Si rrjedhim, Porti Detar i Shengjinit duke perfshire dhe truallin brenda
kufizimeve te tij konsiderohet si sektor me rendesi te vecante i ekonomise.
Per pasoje ky ligj, nepermjet nenit 13 te tij, ngarkon Ministrine e
Ekonomise Publike dhe Privatizimit, me cilesine e perfaqesuesit te pronarit te
prones shteterore, te realizoje zbatimin e strategjise se privatizimit per sektoret e
percaktuar ne nenin 4 e, si rrjedhim, ne rastin konkret edhe te portit detar te
Shengjinit, duke respektuar te gjitha procedurat perkatese ne perputhje me
kuadrin ligjor te miratuar.
Ne rastin konkret rezulton se kontrata e lidhur midis paleve bie ndesh me
ligjin e lartpermendur dhe konkretisht me nenin 3 te tij, ku percaktohet qarte se:
“ndermarrjet shteterore apo shoqerite tregtare me kapital shteteror qe veprojne
ne sektore me rendesi te vecante te ekonomise jane te hapura per privatizim”

114
dhe me nenin 5 te tij ku percaktohet qarte se “percaktimi i formes dhe i
struktures se formules se privatizimit te shoqerive me kapital shteteror ne
sektoret me rendesi te vecante behet me ligj”.
Si perfundim, Porti Detar Shengjin dhe pjese te vecanta te tij, sic eshte
edhe trualli qe pretendon se ka blere i padituri, ne qofte se ndodhet brenda
kufijve te Portit, nuk mund te kaloje ne pronesi te personave te trete private me
shitje direkte duke u paraqitur si shites seksionet e qarkut Lezhe, por nepermjet
nje ligji te vecante ku percaktohet edhe formula e privatizimit e modalitetet e
tjera.
Per arsyet e parashtruara me lart vendimi i gjykates se apelit duhet te
prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate. Gjate rigjykimit te
ceshtjes duhet te verifikohet vetem fakti ne se trualli qe i eshte shitur te paditurit
Kadeli, mbi te cilin ai ka ndertuar lokalin, ndodhet apo jo brenda kufijve te
siperfaqes funksionale te Portit Detar Shengjin. Nuk ka rendesi fakti ne se ky
truall eshte perfshire apo jo ne kapitalin e shoqerise anonime, qe u krijua pas
transformimit te Ndermarrjes Shteterore te Portit Shengjin. Trualli mbetet prone
shteterore dhe perfshirja ne kapitalet e shoqerise anonime eshte nje veprim qe
mbetet te kryhet nga organet shteterore qendrore qe ushtrojne te drejten e
pronesise ekskluzive te pronarit shtet. Kete te drejte nuk jane ngarkuar me ligj
per ta ushtruar seksionet e qarkut Lezhe.
Persa u perket investimeve te kryera ne kete truall nga i padituri Kadeli,
ato rezultojne te vendosura ne nje truall qe nuk ka kaluar ligjerisht ne pronesi te
tij dhe, si te tilla, konsiderohen ndertime te paligjeshme. Ne rast se ne te
ardhmen do te cmohet se ato duhet te prishen, atehere, qe i padituri Kadeli te
perfitoje demshperblimin duhet te provoje se ato i ka ndertuar me mirebesim.
Gjithsesi, zgjidhja e ketyre problemeve nuk i takon ketij gjykimi. Gjate
rigjykimit gjykates i takon te shprehet vetem per kthimin e cmimit te paguar per
truallin.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.354, date 12.12.2003 te Gjykates se Apelit
Shkoder dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 14.04.2005

115
Nr.1926/177 i Regj. Themeltar
Nr.572 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 07.04.2005 dhe 14.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen


civile nr.1926/177 akti qe i perket:

PADITËS: VIOLETA KANANI, perfaqesuar


nga av. Viktor Ikonomi
I PADITUR: BASHKIA FIER, perfaqesuar nga juristja
Esmeralda Opingari dhe avokati i shtetit
Petrit Myftari

OBJEKTI:
Permbushje detyrimi ne shumen 5.179.000 leke,
shperblim demi deri ne momentin e ekzekutimit.
Baza Ligjore: Nenet 450, 463, 480, 698 te Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.909, date 29.05.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise se paditeses.
Detyrimin e pales se paditur Bashkia Fier t’i paguaje paditeses
detyrimin prej 4.807.260 leke dhe kamate vonesat ne shumen
3.732.160 leke, si dhe kamate vonesat deri ne ekzekutimin e
vendimit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.514, date 26.12.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.909, date 29.05.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Fier.

116
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te
K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Bashkia Fier, e cila kerkon
prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Midis pales paditese dhe Bashkise Fier nuk ka asnje kontrate apo
marreveshje kontraktore apo ndonje lloj marreveshje tjeter detyrimi.
- Ne asnje shkrese te Bashkise Fier nuk eshte marre persiper detyrimi per te
shlyer palen paditese per shumat e lekeve qe ajo pretendon se i takon nga
investimi dhe menaxhimi ne kampingun "RADI", qe ka sherbyer per
strehimin e kosovareve te ardhur ne Shqiperi gjate luftes ne Kosove.
- Ne rast se paditesja kerkon detyrime per investimet e saj, ajo duhet t’i
drejtohet M.P.V.D. dhe Ministria e Financave per te shlyer detyrimet e
prapambetura.
- Gjykatat gabimisht kane pranuar lindjen e marredhenieve te detyrimit
midis paleve, duke u bazuar ne nenin 80 te Kodit Civil.
- I pabazuar eshte konkluzioni i gjykatave, te cilat ne vendimet e tyre i jane
referuar nenit 455 te Kodit Civil.
- Dihet boterisht dhe e dokumentuar se emergjenca e krijuar ne vitin 1999
nga eksodi i kosovareve nuk u perballua nga fondet e pushtetit lokal.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, perfaqesuesin e pales
paditese, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesit
e pales se paditur juristen Esmeralda Opingari dhe avokatin e shtetit Petrit
Myftari, qe kerkuan prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te
çeshtjes dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur - Bashkia Fier, permban shkaqe nga
ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se
Apelit Vlore nr.514, date 26.12.2003, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates
se Rrethit Fier qe kishte pranuar padine, duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet
per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.
Nga te dyja gjykatat jane pranuar rrethanat e çeshtjes si me poshte:
Paditesja Violeta Kanani ka qene pronare e kampingut "RADI" te
ndodhur ne qytetin e Fierit, i cili ne kohen e luftes ne Kosove ka sherbyer per
strehimin e kosovareve te ardhur ne vendin tone. Kampingu ka funksionuar per
periudhen 22.04.1999 deri ne 07.07.1999. Per pershtatjen e tij per banim nga
ana e paditeses jane kryer punime ndertimore, si dhe jane blere materialet qe do
te perdoreshin me kete rast. Gjithashtu paditesja ka financuar vete dhe per
mbajtjen me ushqim te familjeve te strehuara ne te. Midis paleve nuk ka patur
ndonje kontrate te shkruar me kete rast, por nepermjet shkresave te Prefektures
eshte bere konfirmimi i njohjes se ketij kampingu. Paditesja ka pretenduar se

117
per gjithe periudhen e mesiperme ka shpenzuar shumen 14.307.260 leke
(katermbedhjetemilione e treqind e shtatemije e dyqind e gjashtedhjete). Nga
kjo shume, mbi bazen e kerkeses se pales se paditur prane Ministrise se
Pushtetit Lokal, eshte financuar nje sasi prej 9.500.000 (nentemilione e
peseqindmije) leke, te cilat paditesja i ka terhequr. Pretendimet ne kete gjykim
jane per pagimin e diferences midis shpenzimeve te pretenduara dhe shumes se
paguar, si dhe te interesave mbi te.
Te dyja gjykatat kane pranuar se pavaresisht nga mungesa e nje kontrate
ne pikepamje formale, pala e paditur ka kryer veprime qe perbejne nje marrje
persiper te detyrimit. Si te tilla veprime jane permendur ne vendimet e
gjykatave shkresat e shumta te perpiluara nga vete pala e paditur,
korrespondenca mes saj dhe Ministrise se Pushtetit Lokal si dhe terheqja e nje
kesti prej paditeses. Per sa siper gjykatat kane pranuar teresisht kerkimet e
paditeses per pagimin e diferences si dhe kane llogaritur interesat per kohen qe
pala e paditur ka qene ne vonese, duke e detyruar palen e paditur per shumen
8.539.420 leke. Pala e paditur vazhdimisht ka pretenduar se nuk eshte ajo qe
duhet te detyrohet per shumen e mesiperme por Ministria e Pushtetit Lokal, e
cila sipas V.K.M. nr.149, date 02.04.1999 si dhe udhezimeve te dala per zbatim
te tij, eshte ngarkuar me administrimin e fondeve per ndihmat. Gjykatat e kane
rrezuar kete pretendim dhe kane konkluduar se eshte Bashkia ajo qe duhet te
pergjigjet.
Pretendimi i mesiperm eshte ngritur dhe ne rekursin e pales se paditur.
Lidhur me te Kolegji Civil konkludon se drejt ka vepruar gjykata kur arrin ne
perfundimin se pala e paditur ka legjitimitetin pasiv per nje kerkim te tille. Kjo
referuar si V.K.M. te cituar me lart ashtu dhe Udhezimit nr.4, date 03.04.1999
dale per zbatim te tij. Keshtu ne piken 7 te V.K.M. nr.149, date 02.04.1999
"Per procedurat e evidentimit, perdorimit dhe raportimit te ndihmave
financiare te donatoreve te ndryshem per te ardhurit nga Kosova" parashikohet:
"Fondet e mesiperme administrohen nga Ministria e Pushtetit Lokal ne
bashkepunim me Zyren per refugjatet, te cilet sipas kerkesave te keshillave te
rretheve, bashkive dhe komunave, percaktojne destinacionin e perdorimit te
fondeve. Mbi kete baze Ministria e Pushtetit Lokal ben transferimin ne
prefektura dhe keto te fundit, ne bashki, komuna e keshilla rrethesh". Po i njejti
percaktim jepet dhe ne piken 6 te udhezimit nr.4, date 03.04.1999 dale per
zbatimin e V.K.M. nr.149. Sipas percaktimeve te mesiperme Ministria e
Pushtetit Lokal eshte ajo qe administron fondet e ndihmave, por veprimet per
levrimin e fondeve i jane ngarkuar organeve te qeverisjes vendore
(prefekturave, bashkive e komunave), te cilat duhet te paraqesin prane
Ministrise kerkesat perkatese. Pra jane keto organe si hallka lidhese midis
subjekteve fizike apo juridike dhe Ministrise. Veç sa siper, nga permbajtja e
akteve te mesiperme rezulton gjithashtu qe atyre t’u jete ngarkuar edhe detyra e
lidhjes se kontratave me subjektet si dhe e paraqitjes se situacioneve faktike ne
Ministrine e Pushtetit Lokal. Perderisa si pale ne kontrate do te jene keto

118
organe, kuptohet qe jane ato qe do te ngarkohen dhe me detyrimet perkatese per
moskryerjen e pagesave. Marredheniet midis tyre me Ministrine qe siguron
fondet ne fund te fundit jane marredhenie te karakterit administrativ, ndersa
marredheniet midis subjekteve (fizike apo juridike) dhe ketyre organeve jane
padyshim marredhenie juridiko-civile.
Por ndersa drejt gjykata ka zgjidhur problemin e legjitimitetit pasiv, ajo
nuk ka respektuar kerkesat ligjore lidhur me zgjidhjen e çeshtjes ne themel.
Paditesja ka pretenduar se shuma qe ajo ka shpenzuar ne total ka qene
14.307.260 leke dhe gjykata kete fakt e ka marre te mireqene, pa i`a nenshtruar
ate bisedimit. Udhezimi qe cituam me lart ne piken 6 te tij parashikon qarte "…
prefekturat bejne transferimet e fondeve ne komuna, bashki e keshilla rrethesh
sipas preventivave dhe situacioneve faktike te sjella nga to". Kjo do te thote qe
organet e mesiperme duhet te konfirmojne nepermjet situacioneve shpenzimet e
kryera nga subjektet. Edhe ne shkresen date 08.06.1999 te Prefektures Fier me
te cilen konfirmohet njohja e kampingut thuhet nder te tjera "… Bashkia Fier do
te hartoje dhe konfirmoje ne Prefekture projekt-preventivat e investimeve qe
jane kryer dhe do te kryhen ne objektet perkatese te ketij kampingu". Por nga
administrimi i dosjes nuk rezulton nje konfirmim i tille. Bashkia Fier ne nje
shkrese me date 07.04.2000 drejtuar Ministrise se Pushtetit Lokal permend nder
te tjera " … iniciativa private e ndermarre per kete objekt nuk na lejoi te
merreshim me menaxhimin e tij, duke mos lejuar as edhe Kryqin e Kuq
Hollandez qe shkoi ta menaxhonte. Kemi bere vetem evidentimin sipas te
dhenave qe deklaroheshin prej tyre dhe jo duke numuruar personat e strehuar
ne te". Nga ana tjeter nga dokumentat e ndodhura ne dosje vetem per nje sasi te
vogel shpenzimesh rezulton te jete marre miratimi i Kryetarit te Bashkise.
Nisur nga sa me siper, gjykata duhet te verifikonte vertetesine e
pretendimeve te paditeses lidhur me shumen e shpenzuar prej saj. I takon
paditeses barre per te provuar sa me siper ne kuptim te nenit 12 te K.Pr.Civile.
Sa me siper gjykata duhet t`i plotesoje ne rigjykim. Hetimi ne kete
drejtim si dhe per sa do te çmoje vete ajo gjykate do te çojne ne dhenien e nje
vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.514, date 26.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore
dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 14.04.2005

119
Nr.1773/128 i Regj. Themeltar
Nr.573 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.1773/128 akti qe i perket:
PADITËSE: ELI GJONI, perfaqesuar nga
Av. Arben Prifti
TË PADITUR: BASHKIA SARANDE, ne mungese
DHIMITER QIRJAZI
ZIA ALIZOTI
LEFTER GJINI
ILIRJAN DRACI
HAXHI PRODA
ARTAN NEBIU
ARETO CICI, perfaqesuar
nga Av. Dhimitraq Prifti

OBJEKTI:
Pushim cenimi ne pronesi.
Kundershtim i vendimit te Bashkise Sarande.
Kundershtim i vendimit te K.R.Teritorit Bashkise.
Shfuqizim i lejes se ndertimit me favor te Haxhi Prodes.
Prishjen e kontrates se shitblerjes,
marrjen e mases se sigurimit te padise.
Baza Ligjore: Neni 31, 153, 154,
157, 202, 206 te K.Pr.Civile,
302 i K.Civil.

120
Gjykata e Rrethit Sarande, me vendim nr.295, date 26.03.2003 ka
vendosur:
Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile me nr.247/7 akti, me date
rregjistrimi 29.01.2000 per mungese legjitimimi te pales paditese.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.440, date 24.12.2003 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.295, date 26.03.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Sarande dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt vendosi;
Pranimin e pjesshem te padise se paditeses Eli Gjoni, duke detyruar
te paditurit Dhimiter Qirjazi, Zija Alizoti, Lefter Gjini, Artan
Nebiu e Areto Cici te pushojne cenimin ne pronesi te paditeses
duke prishur punimet e ndertimit ne siperfaqen 10.56 m2 (0.88m x
12m) sipas skices se eksperteve Luan Bufi e Jorgji Stasa dhe
mosperseritjen ne te ardhmen.
Rrezimin e padise ne lidhje me te paditurin Haxhi Proda dhe
vendimit nr.01, date 19.06.2000 te Bashkise Sarande, vendimit
nr.04 date 20.121999 te K.Rr.T.-se Bashkise, ne favor te Haxhi
Prodes.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs te paditurit Zija Alizoti, Dhimiter


Qirjazi, Lefter Gjini, Artan Nebiu, Areto Cici, Haxhi Proda dhe Ilirjan Draci, te
cilet kerkojne prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaser dhe lenien ne
fuqi te vendimit te Gjykates se faktit Sarande, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit ka vendosur ne kundershtim me provat shkresore te
administruara ne seance gjyqesore dhe bie ndesh me to.
- Gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin material. Te paditurit çdo veprim e
kane bere ne perputhje me ligjin.
- Ne nuk e kemi cenuar ne pronesi paditesen.
- Konkluzionet e eksperteve jane te gabuara. Prona e paditeses nuk
kufizohet me pronen e te paditurve.
- Ne gjykim jane administruar prova te fallsifikuara.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, avokatin e pales
paditese Arben Prifti, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,
ate te pales paditur av. Dhimitraq Prifti, qe kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare
dhe si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

121
VËREN
Rekursi i paraqitur nga te paditurit Dhimiter Qirjazi, etj, nuk permban
asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i
Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.440, date 24.12.2003, i cili ka prishur
vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine duke detyruar te paditurit
te pushojne cenimin ne pronesi dhe te prishin punimet e ndertimit ne siperfaqen
10.56 m2, si dhe ka rrezuar padine ndaj te paditurit Haxhi Proda, duhet te lihet
ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
me kontraten e shitjes date 19.08.1996 te lidhur midis saj dhe Seksionit te
Finances prane Bashkise Sarande, paditesja Eli Gjoni eshte bere pronare mbi nje
truall me siperfaqe 100 m2 me kufij te cituar ne kete akt. Shitja eshte bere pasi
me pare dhe konkretisht ne daten 28.02.1995, Keshilli Bashkiak me vendimin
nr.4 ka miratuar si shesh ndertimi parcelen "B7", pasi me pare kete zone ishte
miratuar studimi urbanistik me vendim te K.R.T. nr.114, date 13.05.1994.
Trualli i mesiperm eshte rregjistruar menjehere pas blerjes ne Zyren e
Hipotekes, por nuk eshte bere rregjistrimi edhe ne Zyren e Rregjistrimit te
Pasurive te Paluajteshme per shkak te mungeses se disa dokumentave qe
pershkruhen ne pergjigjen e kthyer nga kjo Zyre per avokatin e pales.
Te paditurit Zija Alizoti, etj. jane te gjithe banore te pallatit nr.49 (kufi
me truallin e paditeses). Me kontraten e shitjes date 20.09.2000, ata jane bere
pronare te nje trualli me siperfaqe 93 m2, mbi te cilin kane filluar te kryejne
punime per ndertimin e nje shtese anesore te pallatit. Shitja eshte bazuar ne
vendimin nr.6, date 09.04.2000 te K.R.T. dhe vendimit te Keshillit Bashkiak
nr.1, date 01.07.2000. Punimet kane filluar sipas nje leje ndertimi dhe trualli
eshte rregjistruar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.
Edhe i padituri Haxhi Proda eshte kufitar me pronen e paditeses por ne
krahun e kundert me te paditurit e tjere. Ai, me kontraten e shitjes date
18.12.2000, ka blere nga Seksioni i Finances nje truall me siperfaqe 80 m2 dhe
sipas nje leje ndertimi te rregullt ka ndertuar nje garazh.
Paditesja ka pretenduar se nga ndertimi i shteses anesore te pallatit si dhe
nga ndertimi i garazhit cenohet ne pronesine e saj mbi truallin, ndaj ka kerkuar
ndalimin e cenimit ne pronesi, si dhe ka goditur aktet e nxjerra per te paditurit
(leje ndertimi apo dhe aktet e pronesise).
Gjykata e rrethit ka pranuar ne vendimin e saj se trualli me te cilin eshte
trajtuar paditesja nuk shtrihet ne truallin ku te paditurit po kryejne shtesen
anesore te pallatit. Kete konstatim ajo e ka bere vete mbi bazen e nje krahasimi
me sy te lire qe i ka bere dokumentacionit qe dispononte secila nga palet. Duke
qene se ajo nuk dispononte prova qe te ishte pronare mbi pronen objekt
konflikti, gjykata ka vleresuar se asaj i mungon legjitimiteti aktiv per te ngritur
kete padi dhe per rrjedhoje ka pushuar gjykimin.

122
Gjykata e apelit ka konstatuar se vendimi i gjykates se rrethit eshte i
gabuar, sepse nuk ndodhemi para ndonje nga rasteve te pushimit te gjykimit te
parashikuara ne K.Pr.Civile. Gjykata, sipas saj, duhet te shqyrtonte çeshtjen ne
themel dhe te vendoste pranimin ose rrezimin e padise. Meqenese çeshtja ka
qene prishur dhe nje here me pare, gjykata e apelit e mbajti vete per shqyrtim si
gjykate e shkalles se pare.
Per te sqaruar pretendimet e paditeses ajo ka thirrur nje grup ekspertesh,
te cilet kane arritur ne perfundimin se plintat e hedhura ne ndertimin e shteses
anesore te kryer nga te paditurit kane hyre ne truallin e paditeses ne nje
siperfaqe 10.56 m2 (0.88 m x 12 m). Lidhur me te paditurin tjeter Haxhi ata
kane konstatuar se ndertimi i garazhit eshte kryer plotesisht ne truallin e tij dhe
nuk ka asnje mbivendosje me truallin e paditeses. Per sa me siper, si dhe duke
analizuar ne teresi te gjithe dokumentacionin e dosjes, kjo gjykate ka pranuar
padine kundrejt te paditurve Zija Alizoti, etj., per siperfaqen 10.56 m2 dhe ka
rrezuar ate kundrejt te paditurit Haxhi Proda. Bashke me te eshte rrezuar padia
dhe per kerkimet e tjera per kundershtimin e lejes se ndertimit apo aktin e
pronesise se tij.
Konkluzioni i mesiperm i gjykates eshte i drejte e i bazuar ne ligj.
Me te drejte arsyeton gjykata e apelit se gabimisht gjykata e rrethit e ka
trajtuar çeshtjen si mungese legjitimiteti aktiv te paditeses. Ka rezultuar me
aktet e permendura me lart qe ajo eshte pronare e truallit 100 m2. Nese te
paditurit me ndertimet e tyre cenojne ose jo paditesen kjo eshte ceshtje fakti qe
lidhet me themelin e kerkimeve dhe qe duhet zgjidhur sipas rastit me pranimin
apo rrezimin e padise.
Pikerisht ne shqyrtimin e faktit eshte perqendruar gjykata e apelit. Me te
drejte ajo ka thirrur per kete qellim eksperte, pasi çeshtja eshte e nje fushe ku
nevojiten njohuri te posaçme. Gabimisht gjykata e rrethit ka menduar se mund
te vleresonte vete sipas dokumentave nese ka ose jo cenim ne pronen e
paditeses. Ne ndryshim me çfare ka pranuar ajo ne vendimin e saj, ekspertet
kane spjeguar se plintat e shteses anesore kane hyre ne pronen e paditeses ne nje
siperfaqe 10.56 m2. Me te drejte per kete pjese gjykata ka pranuar padine dhe i
ka detyruar te paditurit te prishin ndertimin vetem per kete pjese. Lidhur me te
paditurin Haxhi me te drejte eshte rrezuar padia, pasi nuk ka rezultuar qe ne
veprimet e tij te kete cenim pronesie.
Gjate gjykimeve, si dhe ne rekursin e paraqitur eshte pretenduar nga pala
e paditur se sheshi i dhene per paditesen i eshte kembyer nga Bashkia me nje
shesh te ndodhur ne vend tjeter. Por gjate gjykimit nuk rezultoi qe paditeses t`i
jete anulluar kontrata per kete siperfaqe dhe t`i jete shitur nje tjeter apo qofte
dhe te jete bere kembimi edhe pse siç pranon gjykata ajo aktualisht nuk ka kryer
asnje ndertim mbi te dhe nuk disponon as leje ndertimi.

123
I pabazuar eshte edhe pretendimi tjeter i te paditurve se akti i pronesise
dhe aktet e tjera te organeve te pushtetit qe kane sherbyer per dhenjen e tij jane
te fallsifikuara e nuk duhet te merren parasysh. Derisa ato akte nuk jane goditur
per fallsitet, konform kerkesave ligjore, ato jane ne fuqi dhe si te tilla nuk ka se
si te mos merren ne konsiderate.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.440, date 24.12.2003 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 14.04.2005

124
Nr.1958/190 i Regj. Themeltar
Nr.574 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.1958/190 akti qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: HYSEN XHAJA, perfaqesuar


nga Av. Viktor Ikonomi
I PADITUR K/PADITËS: KRYEGJYSHATA
BEKTASHIANE SHQIPTARE,
perfaqesuar nga Av. Luli Ndoja
PERSONA TË TRETË: K.K.K. PRONAVE ELBASAN
MUHAMET ALICKA
ARTUR KARANXHA
EMINE SULMINA
HASAN SEJDINI
ILIR LLESHI
JANI KOCOLLARI
REXHEP DOSKU
SHYQYRI KALOTI, perfaqesuar
nga Av.Petrit Hysi
DHORI BUZO
HAMIDE DEDA
TOMORR BAHITI
KUJTIM XHANI
DHORI THANA

125
OBJEKTI I PADISË:
Njohje pronesie trualli, neni 22 i ligjit nr.7698.
Anullim vendimi nr.112, date 18.09.1999 te K.K.K.P.
Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993.
OBJEKTI I K/PADISË:
Detyrimin njohje pronare mbi nje sip. trualli.
Baza Ligjore: Neni 388 i K.Pr.Civile dhe 169 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.2518, date


08.10.1996 ka vendosur:
Pranimin e padise se paraqitur nga paditesi Hasan Xhaja, duke u
njohur e ndjera Vule Maluta (Sulova) pronare mbi nje truall prej
3047 m2, te cilin e ka pasur ne pronesi para vitit 1945 dhe qe
ndodhet ne ish-lagjen "Dylgjer Hysen", lagje "Partizani" e
kufizuar; V - Familja Kocolari dhe Kaloti, J - Rruge, L - Familja
Zabeli dhe P - Kopshti i te zotit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.7225, date 20.12.1996 ka


vendosur:
Lenjen ne fuqi te vendimit.

Gjykata e Kasacionit, me vendimin nr.1539, date 12.11.1997 ka


vendosur:
Prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e padise. Pranimin e
kunderpadise, duke njohur pronare per sip. e truallit prej 3047 m2
Kryegjyshaten Bektashiane Shqiptare.

Gjykata e Larte, Kolegjet e Bashkuara, me vendimin nr.667, date


12.05.2000 ka vendosur:
Prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Elbasan, te
Gjykates se Apelit Tirane dhe te Gjykates se Kasacionit dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare
Elbasan.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.546, date 15.04.2002


ka vendosur:
Pranimin pjeserisht te padise, duke njohur paditesin pronar te nje
trualli me sip.2865 m2 te ndodhur ne lagjen "Partizani" te qytetit
Elbasanit me kufizime: V - Familja Koçollari e Kaloti, J - Rruge
kryesore, L - Familja Zabeli dhe Aliçka dhe P - Prona e Vule
Mallutes.

126
Konstatimin e pavlefshmerise te vendimit nr.112, date 18.09.1999
te K.K.K.P. Elbasan.
Rrezimin e kunderpadise si te pambeshtetur ne prova e ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.572, date 20.11.2002 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs Kryegjyshata Boterore Bektashiane e


Shqiperise, e cila kerkon prishjen e vendimeve gjyqesore, perkatesisht te
Gjykates se Apelit Durres dhe Gjykates se faktit Elbasan dhe dergimin e
çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Elbasan, per objektin
vertetim fakti, ose prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet jane rezultat i nje proçesi jo te rregullt ligjor. Gjykata ne
shkalle te pare, me paraqitjen e vendimit te K.K.K.Pronave, keshilloi
palen e paditur te bente shtim te objektit te padise per konstatim te
pavlefshem te vendimit, çka bie ne kundershtim me nenin 72/4 te
K.Pr.Civile.
- Nga te dy shkallet e gjykimit eshte shkelur neni 185 i K.Pr.Civile, pasi
paditesi nuk ka te drejte te ndryshoje shkakun ligjor dhe objektin e
padise, shtesa e paraqitur nga paditesi perben padi te re me objekt tjeter
dhe shkak ligjor tjeter dhe nuk ka lidhje me objektin per vertetim fakti.
Ne keto kushte gjykata e apelit duhej te prishte vendimin dhe te pushonte
gjykimin.
- Gjykatat nuk i jane permbajtur detyrave te lena nga Kolegjet e Bashkuara
te Gjykates se Larte, madje as nuk i referohen atij vendimi ne arsyetimin
e vet, gje e cila bie ne kundershtim me nenin 493/2 K.Pr.Civile.
- Ekspertet ne aktin e ekspertimit kane dhene mendim juridik, ne
kundershtim me nenin 224/b te K.Pr.Civil, kane bere vleresim te provave,
nuk jane bazuar ne provat e administruara ne seance gjyqesore, por ne
provat e marra privatisht nga pala paditese.
- Ne jemi pronare te sip.3047 m2 qe ne vitin 1900 e qe me pas na eshte
njohur e kthyer nga K.K.K.P.-ve. Kjo provohet me nje sere provash siç
jane vertetimi i zyres se R.P.P. mbi pronesine e Teqese date 30.6.1936,
vendimi i Gjykates Elbasan nr.68, date 11.2.1963 per vertetimin e kufijve
nga pala paditese, ku pranohet fakti se nga veriu kufizohet me Teqen
Bektashiane, hartat e viteve te ndryshme ku percaktohet qarte Teqeja,
tyrbet dhe sip.e truallit prej 3695 m2, historiku i Teqeve Bektashiane, etj.,
prova te cilat te gjitha perkojne me njera tjetren.

127
- Nga provat e paraqitura nga pala paditese provohet e kunderta e
pretendimit te tyre, pasi ne testamentin e lene permendet vetem shtepia pa
asnje meter/katror toke dhe ne kufizimet del se jemi kufitare me njeri
tjetrin.
- Paditesi nuk legjitimohet ne kerkimet e tij, pasi nuk i eshte drejtuar me
pare K.K.K.P.-ve e me pas gjykates ne qofte se ka konflikt.
- Ne jemi pronare te prones objekt gjykimi dhe per faktin e parashkrimit
fitues, pasi kemi rreth 100 vjet qe e posedojme dhe ne vitin 1967 na eshte
shtetezuar bashke me truallin dhe objektet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, avokatin e pales
paditese te kunderpaditur Viktor Ikonomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
te gjykates se apelit, si degjoi avokatin e pales se paditur kunderpaditese Luli
Ndoja, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit, ate te pales
se trete Av.Petrit Hysi, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit
dhe si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala e paditur Kryegjyshata Bektashiane
Shqiptare, si dhe Artur Karanxha, etj., nuk permban asnje nga shkaqet e
parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit
Durres nr.572, date 20.11.2002, i cili ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se
rrethit qe kishte pranuar padine, duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
paditesi Hysen Xhaja eshte trashegimtar i trashegimleneses Vule Malluta
(Sulova), e cila ka qene bashkeshortja e sheh Hysen Suloves. Ai ka pretenduar
se nga trashegimlenesja ka trasheguar nje siperfaqe prej 3047 m2 toke dhe duke
qene se per kete nuk ka disponuar dokumentacionin e mjaftueshem per t’ju
drejtuar K.K.K.Pronave, ka kerkuar gjyqesisht vertetimin e nje fakti te tille. Me
vendim gjyqesor eshte pranuar kerkesa per kete siperfaqe, por vendimi eshte
prishur me pas nga Gjykata e Kasacionit.
Edhe pala e paditur ka pretenduar se ka qene pronare mbi nje teqe te
ndodhur pikerisht ne truallin e mesiperm. Me vendim gjyqesor eshte pranuar ky
kerkim, por me pas edhe ky vendim eshte prishur nga Gjykata e Kasacionit. Me
rastin e prishjes se ketyre vendimeve jane orientuar palet qe te kerkojne
vertetimin e fakteve te mesiperme ne gjykim me pale kundershtare.
Pikerisht me padine objekt gjykimi pala paditese ka kerkuar detyrimin e
te paditurit ta njohe ate pronar mbi siperfaqen 3047 m2, ndersa te paditurit me
kunderpadi kane kerkuar detyrimin per tu njohur pronar mbi truallin e nje teqe -
tyrbe te ngritur po ne kete vend. Fillimisht me vendim te gjykates se rrethit, i
cili u la ne fuqi dhe nga gjykata e apelit, eshte pranuar padia dhe eshte njohur

128
paditesi pronar mbi siperfaqen e pretenduar. Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka
ndryshuar te dy keto vendime dhe ka rrezuar padine e pranuar kunderpadine.
Bazuar ne kete vendim, K.K.K.Pronave me vendimin nr.1539, date 12.11.1997 i
ka njohur pronesine pales se paditur mbi nje siperfaqe truall prej 3047 m2 dhe
nga kjo i ka kthyer si te lire siperfaqen prej 865 m2. Kjo siperfaqe eshte
rregjistruar dhe ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme. Meqenese
ky vendim eshte dhene ne kohen qe midis paleve po zhvillohej gjykimi per
njohje pronesie, (pasi me vendim te Kolegjeve te Bashkuara jane prishur te
gjithe vendimet e dhena deri ate moment e çeshtja eshte kthyer per rigjykim)
pala paditese ka shtuar objektin e padise, duke kundershtuar njekohesisht dhe
vendimin e mesiperm te Komisionit te dhene ne favor te te paditurit.
Ne rigjykim nga te dy gjykatat jane pranuar rrethanat e çeshtjes si me
poshte:
Ne lagjen "Dylgjeri Hysen", sot lagja "Partizani" Elbasan,
trashegimlenesja Vule Malluta (Sulova) - bashkeshorte e sheh Hysen Suloves,
ka patur ne pronesi nje shtepi, si dhe kopsht e baçe sipas dokumentave te
perkthyera nga turqishtja qe referojne ne vitet 1875 e 1907. Ne vitet 1900 -
1920 ne kopshtin e kesaj shtepie sheh Hysen Sulova ka ndertuar nje teqe, e cila
sipas historikut te sjelle nga pala e paditur eshte emertuar me emra te ndryshem
sipas baballareve qe ajo ka patur ne vite. Teqja sot nuk ekziston me, pasi eshte
prishur mbas marrjes nga shteti. Pala e paditur ka pretenduar se trualli ku eshte
ndertuar teqja i eshte dhuruar kesaj te fundit nga pronari i saj sheh Hyseni. Per
te percaktuar vendndodhjen e kufizimet e truallit te pretenduar nga paditesi, si
dhe te truallit mbi te cilin ka qene ndertuar teqja, gjykata ka thirrur grup
ekspertesh, te cilet nga matjet ne vend kane percaktuar se ato mbivendosen dhe
madhesia e truallit objekt gjykimi eshte 2865 m2. Lidhur me pretendimin se
pala e paditur eshte bere pronare mbi kete truall me dhurim nga pala paditese,
gjykata argumenton se nje gje e tille nuk eshte vertetuar, pasi kalimi i pronesise
se sendeve te paluajteshme nuk mund te behet pa nje akt shkresor. Nga ana
tjeter vendimi i K.K.K.Pronave per te paditurin eshte dhene sipas saj, mbi bazen
e nje vendimi qe me pas eshte prishur e si i tille nuk mund te sjelle asnje pasoje.
Per sa me siper, gjykata e rrethit ka pranuar padine per njohje pronesie mbi
siperfaqen e percaktuar nga ekspertet dhe ka konsideruar te pavlefshem
vendimin e K.K.K.Pronave.
Vendimi i mesiperm me te njejtin arsyetim eshte lene ne fuqi dhe nga
gjykata e apelit. Ajo i ka dhene njekohesisht pergjigje pretendimeve te pales se
paditur lidhur me legjitimitetin e paditesit ne ngritjen e padise, si dhe te shteses
se objektit te padise, me mosvleresimin objektiv te provave apo me mangesite
ne aktin e ekspertimit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se vendimi i gjykates se apelit
eshte rrjedhoje e zbatimit te drejte te ligjit.

129
Ne nje kohe qe te gjithe vendimet e mepareshme te gjykates dhene ne
favor te te dy paleve jane prishur, me te drejte çeshtja eshte gjykuar si nje
konflikt i mirefillte civil qe lidhet me pronesine e nje trualli. Ligjshmeria e
dhenjes se vendimit te K.K.K.P. duhet pare e ndervarur nga zgjidhja ne themel e
problemit te pronesise.
Eshte vertetuar ne menyre te pakontestueshme me dokumenta te
hereshme (vitet 1875-1907) se bashkeshortet Vule dhe Hysen Sulova kane qene
pronare te kesaj shtepie dhe te truallit rreth saj (baçe e kopsht). Eshte vertetuar
gjithashtu se teqja e pretenduar nga pala e paditur ka qene ndertuar pikerisht
mbi kete truall nga ish pronari sheh Hysen Sulova. Vete pala e paditur ne
gjykim ka pranuar faktet si me siper, por pretendon se me ndertimin e teqes asaj
i eshte dhuruar edhe trualli. Qe ne kete moment barra e proves sipas nenit 12 te
K.Pr.Civile i ka kaluar pales se paditur, e cila kishte detyrimin te provonte
pretendimin e saj. Siç me te drejte pranojne te dy gjykatat, ajo nuk mundi ta
beje nje gje te tille. Te vetmet prova te sjella prej saj, vertetuan ekzistencen e
nje teqeje ne kete vend, gje qe nuk mohohet as prej pales paditese, por nuk
vertetuan qe trualli mbi te cilin qe ndertuar t’i jete dhuruar. Drejt arsyetojne
gjykatat se kalimi i pronesise mbi sende te paluajteshme behet sipas rregullave
te percaktuara me saktesi ne ligjin material civil. Gjykata ka analizuar dhe i ka
dhene pergjigje gjithashtu edhe proves se re te sjelle ne gjykaten e apelit nga
pala e paditur, nga e cila, sipas pales se paditur, rrjedh shtimi i prones se teqese
dhe me nje siperfaqe tjeter. Siç me te drejte pranohet kjo prove nuk sjell asnje te
re lidhur me siperfaqen objekt konflikti pasi nuk verteton qe kjo siperfaqe te
kete kaluar ne pronesi te saj por veçse ne posedim.
Ne rekursin e paraqitur veç te tjerash pala e paditur ka pretenduar per
shkelje procedurale qe lidhen me moszbatimin nga gjykatat me te uleta te
detyrave te Gjykates se Larte. Kolegji Civil konstaton se ky pretendim eshte i
pabazuar. Pavaresisht se ne vendimet e gjykatave nuk eshte cituar ne menyre te
shprehur, ne fakt i eshte kushtuar kujdes nga gjykatat zbatimit te detyres se lene
per percaktimin e vendndodhjes dhe siperfaqeve respektive te pronave te
pretenduara nga palet nepermjet grupit te eksperteve. Lidhur me mendimin e
dhene nga keta te fundit, eshte gjithashtu i pabazuar pretendimi i pales se
paditur se ata kane dhene mendim juridik. Nga akti i ekspertimit nuk rezulton
nje fakt i tille. Pretendimeve te tjera te rekursit per mungesen e legjitimitetit te
pales paditese ne ngritjen e padise apo dhe per zgjidhjen ne themel te çeshtjes, u
eshte dhene drejt pergjigje nga gjykata e apelit.

130
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.572, date 20.11.2002 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 14.04.2005

131
Nr.1949/188 i Regj. Themeltar
Nr.575 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1949/188 qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "CIPA" SH.P.K.,


perfaqesuar nga Av. K. Lloha
I PADITUR: GENTIAN GJOKA, perfaqesuar
nga Av. O. Samarxhi

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurit
te paguaje 464.700 leke
per mall te blere pa paguar,
shperblimin e demit te shkaktuar,
shpenzimet gjyqesore e kamate vonesat.
Baza Ligjore: Nenet 733, 736, 743 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.1018, date 12.04.2000 ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Detyrimin e te paditurit Gentian Gjoka, t’i paguaje pales paditese
Shoqerise "CIPA" sh.p.k., shumen 420.191 leke, si dhe kamate
vonesat nga data 1.07.1999 deri ne diten e ekzekutimit.
Pushimin e gjykimit persa i perket shperblimit te demit.

132
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.818, date 03.07.2001 ka
vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1018, date 12.04.2000 te Gjykates se Rrethit
Tirane dhe kthimin e ceshtjes po ne ate gjykate, me tjeter trup
gjykues.

Gjykata e Larte, me vendimin civil nr.1351, date 27.12.2002 ka vendosur:


Mospranimin e rekursit te paraqitur nga pala paditese Shoqeria
"CIPA" sh.p.k. Tirane.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr.1191, date 21.03.2003 ka


vendosur:
Detyrimin e te paditurit Gentian Gjoka, t’i paguaje pales paditese
shoqerise "CIPA" sh.p.k, shumen 420.191 leke, si dhe kamate
vonesat per kete shume, duke filluar nga data 22.06.1999 deri ne
ekzekutim te vendimit, duke i llogaritur ato sipas interesave vjetore
bankare.
Pushimin e gjykimit persa i perket shperblimit te demit.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin civil nr.153, date 17.02.2004 ka


vendosur:
Mospranimin e ankimit.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs i padituri Gentian Gjoka, i cili


kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes
per rigjykim, duke parashtruar sa me poshte:
- Gjykata e apelit ka gabuar ne perllogaritjen e afatit sipas nenit 444 te
K.Pr.C. Ne nenin 443 te K.Pr.Civile, percaktohet qarte se keto afate jane
te prere dhe fillojne nga dita e neserme e shpalljes se vendimit.
- Kjo rezulton qarte dhe ne nenin 148 te K.Pr.Civile, sipas te cilit kur afati
eshte caktuar me dite, perjashtohet dita ne te cilen ka filluar ngjarja.
- Ankimi eshte paraqitur diten e fundit te afatit dhe jo jashte tij dhe si i tille
duhet te pranohej.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se
paditur, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes
per rigjykim po ne gjykaten e apelit, perfaqesuesin e pales paditese, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

133
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te prishet per zbatim te keq te
ligjit procedural.
Rezulton se, mbi padine e ngritur nga Shoqeria "Cipa" sh.p.k. kunder
Gentian Gjoka, Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur detyrimin e te
paditurit t'i paguaje pales paditese shumen 420.191 leke, si dhe kamate vonesat
mbi kete shume te llogaritur sipas interesave vjetore bankare deri ne ekzekutimin
e vendimit.
Gjykata e Apelit Tirane, ka vendosur mospranimin e ankimit te paraqitur
nga pala e paditur me arsyetimin se, ankimi eshte paraqitur tej afatit ligjor te
parashikuar ne nenin 444 te K.Pr.Civile.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka bere rekurs i padituri
Gentian Gjoka dhe rezulton se, shkaqet jane te bazuara ne nenin 472 te
K.Pr.Civile dhe bejne fjale per zbatim te keq te ligjit procedural.
Gjykimi i ceshtjes ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, me date
21.03.2003, eshte bere ne mungese te pales se paditur Gentian Gjoka dhe
nepermjet postes i eshte komunikuar atij kopje e vendimit.
Me date 29.04.2003, i padituri ka dorezuar ne sekretarine e kesaj gjykate,
ankimin kunder vendimit te lartpermendur, por Gjykata e Apelit Tirane, ka
konkluduar se ai eshte jashte afatit ligjor 15 ditor, duke llogaritur ne kete afat,
edhe daten 14.04.2004, kur eshte bere njoftimi i vendimit dhe ka vendosur
mospranimin e ankimit.
Ky konkluzion i gjykates eshte i gabuar.
Lajmerim marrja per komunikimin e vendimit te gjykates se shkalles se
pare, ne adrese te te paditurit Gentian Gjoka, nuk ka te shenuar daten e marrjes ne
dorezim te vendimit e per rrjedhoje nuk dihet sakte kur fillon te ece afati i ankimit
sipas nenit 444 te K.Pr.Civile, kunder vendimit nr.1191, date 21.03.2003 te
gjykates se shkalles se pare. Gjykata e apelit, nisur nga pohimi i pales se paditur,
ka pranuar daten 14.04.2003, si date te njoftimit te vendimit, por llogaritja e afatit
te ankimit 15 dite, eshte bere ne kundershtim me kerkesat e ligjit.
Gjykata e apelit, ka keq interpretuar nenin 444 te K.Pr.Civile, duke
llogaritur ne afatin 15 dite te ankimit edhe diten e komunikimit te vendimit, pra
daten 14.04.2003.
Ne baze te nenit 443 te K.Pr.Civile, afati i ankimit ne gjykaten e apelit eshte
15 dite.
Ne baze te nenit 444 te K.Pr.Civile, ky afat fillon nga dita e neserme e
shpalljes se vendimit perfundimtar te gjykates se shkalles se pare dhe kur ceshtja
eshte gjykuar ne mungese te njeres pale, ky afat fillon nga dita e njoftimit te
vendimit, por ndryshe nga sa pranon gjykata e apelit, data e njoftimit te vendimit
nuk llogaritet ne afatin e ankimit. Gjykata nuk ka patur parasysh kerkesat e
paragrafit te I-re te nenit 148 te K.Pr.Civile, sipas te cilit kur afati eshte caktuar me
dite dhe me ore, perjashtohet dita dhe ora ne te cilen ka filluar ngjarja ose koha

134
nga e cila duhet te filloje afati, prandaj afati i ankimit duhet te llogaritet nga data
15.04.2004, pa perfshire ne te daten 14.04.2003 te njoftimit te vendimit.
Gjykata e Apelit Tirane nuk ka patur gjithashtu parasysh edhe kerkesat e
paragrafit te IIIte te nenit 148 te K.Pr.Civile, sipas te cilit, kur dita e fundit e nje
afati bie ne nje dite pushimi, afati mbaron ne diten e punes, qe vjen pas asaj te
pushimit. Simbas kalendarit, data 28.04.2003 ka qene dite pushimi per shkak te
festes zyrtare te pashkeve ortodokse, prandaj edhe sikur te ishte ajo dita e fundit e
ankimit do te shtyhej per daten 29.04.2003.
Ne keto rrethana edhe neqoftese llogaritja e afatit te ankimit do te fillonte
nga data 14.04.2003, ankimi i paraqitur me date 29.04.2003, rezulton perseri
brenda afatit 15 ditor te parashikuar ne ligj, prandaj gjykata e apelit ishte e
detyruar te shqyrtonte ceshtjen ne themel dhe jo te vendoste mospranimin e
ankimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.153, date 17.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, po prane asaj gjykate, por me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 14.04.2005

135
Nr.1984/197 i Regj. Themeltar
Nr.576 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne daten 14.04.2005, mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore çeshtjen civile me


nr.1984/197 akti, qe u perket paleve:
PADITËS: FIRMA NDERTUESE "SUPER
BETON" MATI, perfaqesuar nga
Av. Luan Hasani
I PADITUR: FIRMA NDERTUESE "REXHEPI",
perfaqesuar nga Av.Zana Hasko
MERKUR SHERIFI
JOLANDA BAJRAMI
LAVDIE RAMA
AGIM JANJAJ
GENCI MULLETI
ILIR THIMJO
ALFRED CAKO
LILI THOMA
FATIME THOMA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Konstatimi i pavlefshmerise se kontratave te shitjes
se apartamenteve te ndodhura ne
Rrugen "Muhamet Gjollesha", p.10/1
te lidhura mes pales se paditur Firma "Rexhepi" dhe te paditurve
dhe rregjistrimit hipotekor perkates te te paditurve.
Baza Ligjore: Neni 92 i K.Pr.Civile.

136
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1564, date 24.04.1998,
ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Konstatimin e pavlefshem te 13 kontratave te shitjes se
apartamente te ndodhura ne Rr."Muhamet Gjollesha", P.10/1 te
lidhura mes paleve te paditura Firmes "Rexhepi" dhe te paditurve
Merkur Sherifi, Jolanda Bajrami, Lavdie Rama, Agim Janjaj,
Genci Mulleti, Ilir Thimjo, Alfred Cako, Lili Thoma dhe Fatime
Thoma. Sigurimin e objektit te padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.796, date 17.06.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1299, date 03.04.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane me plotesimin: te paditurit Merkur Sherifi,
Jolanda Bajrami, Lavdie Rama, Agim Janjaj, Genci Mulleti, Ilir
Thimjo, Alfred Cako, Lili Thoma dhe Fatime Thoma do te
qendrojne ne banesat objekt gjykimi, deri sa i padituri Firma
"Rexhepi" te ktheje shumat perkatese sipas kontrates se shitjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs i padituri firma "Rexhepi" sh.p.k, i cili
kerkon prishjen e dy vendimeve, ate te gjykates se shkalles se pare dhe ate te
Gjykates se Apelit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
- I padituri firma ndertuese "Rexhepi" sh.p.k kishte kontraten me pronaret e
truallit dhe lejen e ndertimit, ne keto kushte me perfundimin e pallatit ajo
e ka rregjistruar pronen dhe ka shitur apartamentet te paditurve te tjere,
veprim ky ne perputhje te plote me ligjin.
- Te paditurit e tjere kane qene me cilesine e porositesave ne kontratat e
sipermarrjes dhe kane paguar kestet sipas ketyre kontratave, duke u bere
realisht dhe pronare te ketyre apartamenteve.
- Te paditurit e tjere, marredheniet me ndertuesin e kane filluar shume kohe
perpara se te lidheshin kontratat objekt gjykimi dhe ne keto kushte ata
jane investitore te ndertimit te ketij pallati, porosites te apartamenteve qe
me pas i kane regjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme.
- Paditesi Firma ndertuese "Super Beton" dhe i padituri firma ndertuese
"Rexhepi" duhej te ndanin mes tyre fitimin e krijuar nga kjo sipermarrje.
- Ne kohen e nenshkrimit te kontratave prona ka qene e rregjistruar per
llogari te firmes "Rexhepi" sh.p.k.
- Per sa kohe nuk eshte konstatuar i pavlefshem juridikisht proçesi i lidhjes
se kontratave nuk mund te konstatohen kontratat te pavlefshme.
- Nga gjithe ky proçes te paditurit e tjere dalin te humbur, pasi çmimi i
paguar prej tyre i pergjigjet nivelit te çmimeve te vitit 1995.

137
Para relatimit te çeshtjes ne seance gjyqesore, perfaqesuesja e pales
paditur paraqiti nje kerkese me shkrim te shoqerise "Rexhepi" sh.p.k. te
nenshkruar nga Administratori i saj Petrit Rexhepi dhe perfaqesuesi me prokure
Genti Rexhepi, ku deklarojne se ne baze te nenit 490 te K.Pr.Civile heqin dore
nga rekursi kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane nr.796, date
17.06.2003. Akti i heqjes dore ju njoftua edhe perfaqesuesit te pales paditese qe
ishte prezent.
Ne rrethanat si me siper, mbeshtetur ne nenin 490/3 te K.Pr.Civile, duhet
te vendoset pushimi i gjykimit te çeshtjes ne Gjykaten e Larte.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 490 te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile qe ju perket paditesit shoqerise
"Super Beton" Mati, te paditurve shoqerise "Rexhepi" sh.p.k., etj., per shkak te
heqjes dore nga rekursi nga pala e paditur.

Tirane, me 14.04.2005

138
Nr.1728/115 i Regj. Themeltar
Nr.579 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005, 12.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: SEIT BESHIRI, perfaqesuar


nga Av. Sh. Venxha
TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE PRANE
KESHILLIT TE RRETHIT
KORCE, ne mungese
BAJRAM QELIBARI,
perfaqesuar nga
Av. A. Haxhi
SHEFQET QELIBARI
BARI GEGA
MARJETA GEGA
FERDINAND GEGA
NAMIK GEGA, ne mungese
NDËRHYRËS KRYESOR
BASHKUAR ME PADITËSIN: LUAN BESHIRI,
perfaqesuar nga
Av. Sh. Venxha

OBJEKTI I PADISË:
Anullim i pjesshem i vendimit nr.169, date 28.05.1999
te K.K.K.Pronave ish pronareve.
Detyrim per njohje pronar mbi nje siperfaqe prej 113.000 m2.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993, neni 296 i K.Pr.Civile.

139
Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.275, date 07.02.2001, ka
vendosur:
Rrezimin e kerkese padise se paditesit Seit Beshiri dhe te
nderhyresit kryesor Luan Beshiri me te paditur Bajram Qelibari,
etj., si dhe K.K.K.Pronave, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.172, date 10.05.2001, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.275, date 07.02.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Korce, si me poshte:
Anullimin pjeserisht te vendimit nr.169, date 28.05.1999 te
K.K.K.Pronave, pika 1/a, parcela nr.7, per siperfaqen 1200 m2 dhe
detyrimin per te njohur paditesin pronar mbi kete siperfaqe toke.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.117 date 19.11.2002,ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.172, date 10.05.2001 te Gjykates se Apelit
Korce dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me
tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.203, date 11.07.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.275 date 07.02.2001 te Gjykates se
Rrethit Korce.

Kunder vendimit nr.203, date 11.07.2003 te Gjykates se Apelit Korce,


kane ushtruar rekurs Seit e Luan Beshiri, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Gjykata e apelit nuk ka administruar dosjen e vendimit te
K.K.K.Pronave objekt gjykimi, si dhe dosjet gjyqesore te vertetimit te
faktit te bera prej paditesave.
- b. Nuk eshte kryer riekspertim per te sqaruar problemin e mbivendosjes
se pronave te pretenduara prej paleve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e paditesit dhe nderhyresit kryesor, i cili kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, pasi
degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
gjykates se apelit,

VËREN

140
Vendimi nr.203, date 11.07.2003 i Gjykates se Apelit Korce eshte
rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me kerkesat
e parashikuara ne nenin 485/a te K.Pr.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Eshte vertetuar se paditesi Seit Beshiri dhe nderhyresi kryesor i bashkuar
me te, Luan Beshiri, me Aktet e marrjes se tokes ne pronesi, respektivisht me
nr.599, date s`ka dhe nr.600, date 11 gusht 2000, nder te tjera kane marre edhe nga
900 m2 toke ne parcelat 117/34 dhe 117/35. Aktet ne fjale referojne ne kerkesat e
Ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per token". Po ashtu me vendimet nr.1537 dhe
1538, date 14.06.1995 te Gjykates se shkalles se pare Korce, te permendurit kane
vertetuar gjyqesisht pronesine mbi dy banesa, te cilat zene respektivisht nga 451
dhe 587 m2, ne qytetin e Korces, me kufizimet perkatese.
Nga ana tjeter, eshte vertetuar se te paditurit Shefqet dhe Bajram Qelibari si
dhe Bari, Marjeta, Ferdinand dhe Namik Gega, me vendimin nr.169, date
28.05.1999 te K.K.K.Pronave jane njohur pronare, duke ju kthyer nder te tjera
edhe nje siperfaqe prej 1800 m2 ne parcelen e numertuar "7". Ky numertim eshte
bere sipas percaktimit te bere nga studimi urbanistik, realizuar me vendimin date
26.04.1999 te K.Rregullimit te Territorit Korce.
Pala paditese pretendon se pikerisht kjo siperfaqe toke prej 1800 m2
akorduar me vendimin e cituar te K.K.K.Pronave ne favor te te paditurit,
mbivendoset ne pronen e tyre, prandaj edhe kerkohet anullimi i atij vendimi.
Ne te kundert te paditurit, kane pretenduar se prona e njohur dhe kthyer me
vendimin e permendur te K.K.K.Pronave eshte percaktuar qarte dhe nuk ka asnje
lidhje me banesat dhe trojet mbi te cilat ato jane vendosur. Po ashtu, sipas tyre
aktet e marrjes se tokes ne pronesi nuk mund te jene te sakta, mbasi ne rastin
konkret kemi te bejme me siperfaqe toke te ish Ndermarrjes Buqesore, te cilat nuk
trajtoheshin nga Ligji nr.7501, date 19.7.1991 "Per token". Keto akte gjithashtu
jane konsideruar te paligjshme edhe nga institucioni i Kontrollit te Larte te Shtetit.
Mbasi ka zhvilluar rigjykimin e ceshtjes, ne funksion te detyrave te lena me
vendimin nr.117, date 19.11.2002 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, Gjykata
e Apelit Korce ka konkluduar per lenien ne fuqi te vendimit nr.275, date
07.02.2001 te Gjykates se shkalles se pare, duke konfirmuar rrezimin e kerkese
padise.
Duke e pare ne teresine e tij vendimin Gjykates se Apelit Korce, gjykimin
dhe rigjykimin e ceshtjes, rezulton se ai eshte i drejte dhe ne perputhje me
kerkesat ligjore.
Se pari: jane respektuar ne teresi kerkesat e nenit 486 te K.Pr.Civile, duke u
kryer veprimet qe lidhen me detyrat dhe orientimet e vendimit te Kolegjit Civil te
Gjykates se Larte.
Me te drejte arrihet ne perfundimin se Aktet e marrjes se tokes ne pronesi
ne favor te pales paditese dhe nderhyresit kryesor, respektivisht Seit dhe Luan
Beshiri, jane te pavlefshme.Te dy aktet rezultojne se jane nxjerre nga Komisioni
i ndarjes se tokave - organ qe nuk e kishte ne kompetence nje gje te tille.
Sikunder eshte pranuar nga gjykimi i ceshtjes dhe provat e administruara ne

141
dosjen gjyqesore, ne rastin konkret behet fjale per toka te ish Ndermarrjes
Bujqesore Korce te kthyera ne truall me Vendim te K.RR.T. se Republikes date
04.02.1994. Eshte e vertete se ne veshtrim te kerkesave te vendimit te
K.Ministrave nr.452, date 17.10.1992, Komisioni i Ndarjes se tokave ka qene
ngarkuar me kete funksion, por sipas kerkesave te vendimit te K.Ministrave
nr.331, date 26.06.1995, nje kompetence e tille i eshte hequr.
Sikunder pranohet, paditesi dhe nderhyresi kryesor e kane fituar
pronesine mbi token, si perdorues te saj-anetare te Ndermarrjes Bujqesore.
Mirepo kjo kategori, ne veshtrim te kerkesave nenit 1 te Dekretit nr.1431, date
27 mars 1996, qe ka ndryshuar Ligjin nr.8053, date 21.12.1995, "Përdoruesit e
tokave bujqësore brenda vijave kufizuese ose në zonat me përparësi turizmi do
të kompensohen me truall në zonat urbane ose në bregdet, në momentin që
toka e tyre do të përdoret për kompensim fizik ose në rastet e ndërtimeve
publike". Me tej akoma,"përdoruesit e këtyre kategorive të tokave bujqësore
do të paraqesin në komisionet shtetërore të kthimit dhe kompensimit të
pronave dokumentet që vërtetojnë marrjen e tokës në përdorim, në afatet që
përcaktohen në ligjet për kthimin dhe kompensimin e pronave". Pra kjo
kategori qe ka ne perdorim siperfaqe toke brenda vijave kufizuese te qytetit,
duhet te pershkoje nje procedure ligjore, qe ka te beje me pergatitjen e
dokumentacionit perkates dhe mandej t’i drejtohet Komisionit te Kthimit te
Pronave. Sa siper, me te drejte ne vendimin e Gjykates se Apelit Korce, arrihet
ne perfundimin se paditesi dhe nderhyresi kryesor nuk legjitimohen ne kerkimin
e tyre.
Nga sa u tha dhe analizua, cmohet se shkaqet e parashtruara nga ana e pales
se paditur ne rekursin e paraqitur, nuk jane te tilla qe ne veshtrim te kerkesave te
nenit 472 te K.P.Civile, te motivojne apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates
se Apelit Korce.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.203, date 11.07.2003 te Gjykates se Apelit
Korce.

Tirane, me 12.04.2005

142
Nr.1814/141 i Regj. Themeltar
Nr.580 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u


perket:
PADITËS: GANI ZHEGU, perfaqesuar nga
Avokat L. Ndoja
FATIME KATROSHI, REXHEP ZITI,
ne mungese
TË PADITUR: ZENEPE ZHEGU, GUGASH ZHEGU,
DUHIJE ZHEGU, BUJAR ZHEGU,
ERMIRA ZHEGU, SADETE ZHEGU,
perfaqesuar nga avokat V.Plaku,
SUZANA ZHEGU, ENGLI ZHEGU,
BUKURIE ZHEGU, BEDRIE ZITI,
SKENDER ZITI DHE RAMAZAN ZITI,
HALIL ZHEGU, ARDIAN ZHEGU,
ne mungese,
K.K.K. PRONAVE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Njohje e trashegimlenesve Dalip e Sofie Zhegu
si pronare te vetem te tokes prej 51 dy.
Anullimin e vendimit nr.6, date 19.04.1995
te K.K.K.Pronave Tirane,
Ndryshimin e vendimit nr.728, date 23.09.1994
te K.K.K.Pronave Tirane.

143
Detyrimin e te paditurve te na njohin bashkepronare
ne te gjithe siperfaqen e tokes
qe kane patur ne pronesi trashegimlenesit.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.4.1993,
nenet 32 e 185 te K.Pr.C.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2129, date 7.6.2001 te


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.8, date 20.11.2003, mbasi ka


prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka gjykuar ceshtjen si
shkalle e pare, ka vendosur rrezimin e kerkese padise.

Kunder vendimit nr.8, date 20.11.2003 te Gjykates se Apelit Tirane ka


ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Duke e gjykuar ceshtjen si shkalle e pare, gjykata e apelit duhet te
merrte te gjithe provat e kerkuara nga ana e jone, mbasi gjykimi i pare
ishte nul.
- Keshtu ne kerkuam nje ekspertim te ri, mbasi dy nga ekspertimet e tjera
nuk u moren fare parasysh nga gjykimi. Po ashtu nuk u mor parasysh
kerkesa per thirrjen ne gjyq si deshmitare te kufitareve tane.
- b. Ne kundershtim me ligjin gjykata ka rrezuar padine, duke u mbeshtetur
ne nje vertetim kadastral, i cili nuk eshte prove mbasi nuk tregon
origjinen e prejardhjen e prones. Praktika gjyqesore ka konfirmuar se nuk
mund te njihet pronar i nje siperfaqe toke ose trualli nje person qe me
vertetim fakti ose vetem me rregjistrime te pas vitit 1946, pa u treguar
burimi i proves.
- c. Ne kundershtim me nenin 391 te K.Pr.C., gjykata pranon se pronesia e
Abdyl Zhegut, vertetohet edhe me vendim gjyqesor fakti, ne nje kohe qe
gjyqi eshte zhvilluar pa pale kundershtare, aq me teper kur ne nuk kemi
qene pale ne gjykim.
- d. Qe toka ka qene prone e Dalip dhe Sofie Zhegut, vertetohet me akt
shitjen me kondite riblerje te bere nga Dalip Zhegu me Shaqir Katroshin
ne daten 19 dhjetor 1937, nga ku rezulton se ai ka patur 51 dy. toke. Ai ka
shitur 41 dy dhe e shoqja e tij Sofia e ka riblere ne vitin l939.

Pala e paditur ka paraqitur kunderrekurs, duke parashtruar:


- a. Per te tre vendimet e K.K.K.Pronave eshte shprehur Gjykata e Larte ne
Kolegje te Bashkuara me vendimin nr.78, date 12.11.2002. Aktualisht
pasuria eshte pjestuar dhe jane bere veprimet perkatese ne Zyren e
Rregjistrimt te Pasurise se Paluajteshme.

144
- b. Pala paditese kerkon siperfaqen ne emer te trashegimlenesit tone Abdyl
Zhegu, por ajo nuk disponon asnje dokument pronesie. Ne disponojne
vertetimin kadastral te vitit 1946.
- c. Gjate gjykimit te ceshtjes jane bere te gjitha sqarimet e nevojshme ne
lidhje me plan vendosjen e prones dhe jane rrafshuar qendrimet e
eksperteve.
- d. Nuk ka perseritje te vendimeve te K.K.K.Pronave. Vendimi nr.120,
date 15.06.1995 i K.K.K.Pronave ka shtuar siperfaqen e kthyer me
vendimin e meparshem nga 5.000 ne 10.000 m2 gjithsej, ne zbatim te
ndryshimit te ligjit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi prishjen e
vendimeve te gjykates se apelit dhe te shkalles se pare dhe kthimin e ceshtjes
per rigjykim ne gjykaten e apelit, pasi degjoi perfaqsuesin e pales se paditur, i
cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

VËREN
Vendimi nr.8, date 20.11.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte
rrjedhoje e zbatimit dhe respektimit te ligjit. Per pasoje, ne perputhje me
kerkesat e nenit 485/a te K.P.Civile, ai duhet te lihet ne fuqi.
Eshte vertetuar se me vendimin nr.728, date 23.9.1994 te K.K.K.Pronave
Tirane, ne favor te trashegimtareve te Sofie Zhegut, qe jane te dy palet si
paditesit dhe te paditurit, eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe trualli prej
31.730 m2, nga te cilat i kthehen 5.000 m2 (dy parcela 3.440+1.560 m2), ndersa
pjesa tjeter prej 26.730 m2 i kompensohet.
Dokumentacioni mbi te cilin mbeshtetet vendimi ne fjale eshte
rregjistrimi hipotekor nr.81, date 09.02.1939.
Po ashtu, me vendimin nr.120, date 15.06.1995 te K.K.K.Pronave, ne
favor te trashegimtareve te Sofie Zhegut eshte njohur dhe kthyer pronesia mbi
nje siperfaqe tjeter prej 5.000 m2, duke bere spostim te nje siperfaqe prej 3.440
m2 brenda po siperfaqes se njohur ne favor te tyre. Sipas ketij vendimi
saktesohet perfundimisht vendimi i meparshem me nr.728, date 23.09.1994 i
K.K.K.Pronave, duke u kthyer ne teresi 10.000 m2.
Se fundi, me vendimin nr.6, date 19.04.1995 te K.K.K.Pronave, ne favor
te trashegimtareve te Abdyl Zhegut (vella i paditesit Gani Zhegu), qe jane te
paditurit, eshte njohur pronesia mbi nje siperfaqe prej 39.000 m2 ne Lagjen
Xhami Sherif, nga te cilat i kthehet 10.000 m2, ndersa pjesa tjeter i
kompensohet. Dokumentacioni mbi te cilin mbeshtetet vendimi ne fjale eshte
rregjistrimi kadastral i vitit 1946, libri 4, faqe 5, rreshti 8, si dhe vendimi

145
nr.6057, date 30.11.1994 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, qe ka saktesuar
kufijte e prones.
Pala paditese, duke pretenduar se e gjithe prona qe behet fjale ne te tre
vendimet e permendura te K.K.K.Pronave, rrjedh nga prinderit Dalip e Sofie
Zhegu, ka kerkuar me padi anullimin e vendimit nr.6, date 19.4.1995 te
K.K.K.Pronave, ndryshimin e vendimit nr.728, date 23.9.1994 te
K.K.K.Pronave, si dhe detyrimin e te paditurve te njohin bashkepronare ne te
gjithe pronen.
Ne te kundert, pala e paditur ka pretenduar se prona e njohur dhe kthyer
me vendimin nr.6, date 19.04.1995 te K.K.K.Pronave, ka qene e
trashegimlenesit te tyre Abdyl Zhegu dhe nuk ka lidhje me pronat e tjera qe
rrjedhin nga nena e babait te tyre, Sofie Zhegu. Per me teper, pretendojne ata, ka
nje vendim gjyqesor te formes se prere kaluar ne te gjitha shkallet e gjykimit,
ndermjet po ketyre paleve per pjestimin e siperfaqes se tokes fituar me vendimet
nr.728, date 23.9.1994 dhe nr.120, date 15.6.1995 te K.K.K.Pronave. Keshtu qe
sipas tyre nuk ka vend te kerkohet nga paditesi sic edhe ka kerkuar.
Mbasi ka zhvilluar gjykimin e ceshtjes, Gjykata e Apelit Tirane ka
vendosur per rrezimin e kerkese padise.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, Kolegji Civil i Gjykates
se Larte, cmon se drejt ka vepruar Gjykata e Apelit Tirane, qe mbasi ka
rishqyrtuar ceshtjen, ka konkluduar per rrezimin e kerkese padise.
Ne thelb, si rrjedhoje e shqyrtimit gjyqesor, eshte vertetuar se te dy
pronat, ajo ne emer te Sofie Zhegut dhe ajo ne emer te Abdyl Zhegut, nuk kane
lidhje me njera tjetren. Ato figurojne te rregjistruara vecmas njera nga tjetra ne
emer te personave te ndryshem, respektivisht te Sofie Zhegut dhe Abdyl
Zhegut, e para rezulton e rregjistruar ne Zyren e Hipotekes, ndersa e dyta ne
rregjistrimet kadastrale te vitit 1946, me origjine para reformes agrare. Ne rast
se prona ne teresi do te vinte nga Dalip dhe Sofie Zhegu, nuk kishte se perse ato
te figuronin te ndara, si persa i perket rregjistrimit, ashtu edhe shtrirjes e
kufitareve. Me te drejte gjate gjykimit te mosmarreveshjes, ne perputhje me
kerkesat e neneve 224/a dhe 229 te K.Pr.Civile, eshte vendosur kryerja e
ekspertimit dhe riekspertimit topografik. Perfundimet e arritura ne keto akte
kane saktesuar vendndodhje te ndryshme te pronave, si dhe kufitare te
ndryshem, duke konfirmuar pretendimet e pales se paditur dhe rrezuar ato te
pales paditese. Edhe persa i perket origjines, sipas dokumentacionit te
administruar ne gjykim, prona e njohur dhe kthyer ne favor te Sofie Zhegut
eshte siperfaqja e tokes shitur me aktin e dates 19 dhjetor 1937 nga Dalip Zhegu
ne favor te Shaqir Katroshit dhe riblere po nga Sofia ne vitin 1939. Ndersa
prona njohur e kthyer ne favor te Abdyl Zhegut nuk rezulton te permendet ne
emer te Dalip e Sofie Zhegut. Nga ana tjeter, gjate gjithe gjykimit (perfshire
edhe gjykimin e meparshem te pjestimit te pasurise) pala paditese nuk solli
asnje prove qe te vertetoje se siperfaqja e tokes njohur e kthyer ne favor te

146
Abdyl Zhegut, te rridhte nga babai e nena e ketij te fundit, kur ne te kundert pala
tjeter (te paditurit) ka vertetuar pronesine e tyre.
Me tej akoma, me te drejte arsyeton Gjykata e Apelit Tirane ne vendimin
e saj se nuk ka vend per te cenuar vendimet e permendura te K.K.K.Pronave
edhe per nje shkak tjeter. Keto vendime te K.K.K.Pronave jane konfirmuar edhe
ne gjykimin e meparshem per pjestim te siperfaqeve te tokes ndermjet po ketyre
paleve ne gjykim. Pra pikerisht per siperfaqen prej 10.000 m2, njohur dhe
kthyer me vendimet e permendura nr.728, date 23.9.1994 dhe nr.120, date
15.6.1995, me vendimin nr.2368, date 23.5.1997 te gjykates se shkalles se pare,
lene ne fuqi me vendimet nr.1226, date 28.10.1999 te gjykates se apelit dhe
vendimin nr.78, date 12.11.2002 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se
Larte, eshte vendosur pjestimi ndermjet paleve ne gjykim. Pra eshte konfirmuar
se kjo prone qe rridhte nga Sofie Zhegu, nuk ka patur lidhje me ate te njohur e
kthyer ne favor te Abdyl Zhegut. Me fjale te tjera, ne teresi behet fjale per dy
prona te ndryshme, nje prone qe rridhte nga prinderit dhe nje prone tjeter qe
figuronte ne emer te djalit te madh-Abdyl Zhegu. Ne rast se pala paditese do te
kishte pretendime rreth vendimeve te K.K.K.Pronave, sikunder i ka ne kete
gjykim, i kishte te gjitha mundesite qe ne fazen e pare te pjestimit ne gjykimin e
meparshem, te kerkonte ne perputhje me kerkesat ligjore. Ne kete
kendveshtrim, nuk ka vend dhe nuk mund te kerkohet ndryshimi apo anullimi i
vendimeve te permendura te K.K.K.Pronave, si dhe i kerkimeve te tjera.
Persa i perket shkaqeve te parashtruara ne rekursin e paraqitur nga palet
paditese, cmohet se ato nuk qendrojne dhe nuk jane te tilla qe te motivojne apo
perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane. Ato kane te bejne me
analize te provave, gje qe ne veshtrim te kerkesave te nenit 472 te K.Pr.Civle,
nuk perbejne objekt shqyrtimi ne Gjykaten e Larte. Megjithate pretendimet e
ngritura, pergjithesisht kane marre pergjigje ne analizen e bere ne vendimin e
gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konform nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.8, date 20.11.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 12.04.2005

147
Nr.1489 i Regj. Themeltar
Nr.597 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.1489, qe i perket:

PADITËSE: MALIA QENDRO


I PADITUR: KOMUNA LUKOVE, e perfaqesuar
ligjerisht prej kryetar Fitim Hizmo
dhe ne gjykim ne mungese
KESHILLI I QARKUT SEKSIONI I
ADMINISTRIMIT E MBROJTJES SE
TOKES, RRETHI SARANDE

OBJEKTI I PADISË:
Kerkohet njohja e te drejtes se ish pronesise
mbi nje siperfaqe toke bujqesore te tjetersuar ne truall,
ndodhur ne fshatin Piqeras, e vlefshme per efekte
te kthimit e kompensimit nga K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993,
ligji nr.7699, date 21.04.1993,
V.K.M. nr.560, date 16.10.1995,
si dhe nenet 153, 154 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, me vendimin nr.763, date


18.10.2004, ka vendosur:
Pranimin e kerkeses.

148
Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile nr.802 akti,
date 20.07.2004, duke orientuar palen paditese Malia Qendro t’i
drejtohet Komisionit te Kthimit te Pronave te Qarkut Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka paraqitur rekurs


paditesja Malia Qendro, nepermjet mbrojtesit te saj av. Kristo Milo dhe kerkon
prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Nga ana e gjykates se faktit nuk eshte respektuar, por eshte zbatuar keq
ligji. Keto lloj gjykimesh jane gjykime te vertetimit te faktit juridik dhe
gjykimi i tyre eshte kompetence vetem e gjykates.
- Bazuar ne nenin 1 te K.Pr.Civile, gjykata duhet t’i jape zgjidhje ceshtjes
edhe pse ligji i ri i pronave ka ndonje boshllek.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha dhe pasi bisedoi ceshtjen
ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande vjen ne kundershtim me
ligjin e per kete shkak ai duhet prishur e ceshtja te kthehet per vazhdimin e
gjykimit ne po ate gjykate.
Nga aktet e ndodhura ne dosje, rezulton se paditesja Malia Qendro, ka
paditur Keshillin e Qarkut Vlore, seksionin e administrimit e mbrojtjes se tokes
te rrethit Sarande dhe Komunen Lukove, me objekt detyrimin e tyre per ta
njohur pronare mbi nje siperfaqe toke ne fshatin Piqeras. Sipas objektit te
padise, ky gjykim behet me qellim qe paditesja t`i kerkoje me pas
K.K.K.Pronave kthimin apo kompensimin e prones se saj. Kerkese padia eshte
depozituar ne daten 16.06.2004 dhe Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, pasi ka
zhvilluar disa seanca gjyqesore, ne ate te dates 18.10.2004, me arsyetimin se
“.... sipas nenit 18/1, germa “ç” e ligjit nr.9235, date 29.07.2004, kompetente
per te konfirmuar te drejten e pronesise se subjekteve te shpronesuara jane
komisionet vendore te K.K.K.Pronave ...”, ka nxjerre ceshtjen jashte
juridiksionit gjyqesor dhe ka orientuar paditesen t’i drejtohet K.K.K.Pronave te
Qarkut Vlore.
Ky vendim eshte i gabuar ligjerisht jo vetem per faktin se gjykimi i saj ka
filluar perpara se te miratohet dhe te hyje ne fuqi ligji i ri per kthimin dhe
kompensimin e pronave ish pronareve, por edhe se eshte gabuar lidhur me
objektin e padise qe gjykata ka patur ne shqyrtim. Objekti i kesaj ceshtje civile
ishte vertetimi i faktit juridik te pretenduar nga paditesja per shkak te mungeses
se dokumentacionit te nevojshem qe asaj i duhet per te kerkuar me tej ne
autoritet perkatese vertetimin e pronesise per siperfaqen e toke dhe kerkimin me

149
pas te te drejtave qe rrjedhin per kete shkak. Pra, ky gjykim ka te beje me nje
vertetim fakti dhe jo me njohje, kthim a kompensim prone dhe per pasje,
vertetimi i faktit juridik, sipas nenit 388 e vijues te K.Pr.Civile, behen me
vendim gjyqesor.
Kolegji cmon se nxjerrja jashte juridiksionit gjyqesor i kesaj ceshtje dhe
dergimi i saj per kompetence Komisionit te K.K.Pronave, jo vetem qe eshte i
gabuar ligjerisht, por gabimisht krijon konfuzion lidhur me te drejtat dhe
kompetencat qe ne keto raste kane gjykatat ne raport me ato te organeve
administrative. Sipas ligjit per kthimin e kompensimin e pronave, si atij te vitit
1993, ashtu dhe ligjit te ri te vitit 2004, gjykata nuk kthen, as nuk konfirmon
prona, por vendos lidhur me mosmarrveshjet qe lindin si rezultat i vendimeve te
marra nga organet kompetente, komisionet e kthimit te pronave. Me kete rast,
Kolegji ve ne dukje se vertetimi i faktit juridik ne rruge gjyqesore nuk duhet
kuptuar si nje vendim detyrues per autoritetet administrative, por si nje akt
orientues per to, qe ne perputhje me teresine e dokumentacionit qe
administrojne, te japin vendime ne perputhje me ligjin.
Kolegji konstaton gjithashtu pasaktesi ne vendimin e gjykates edhe persa
i perket kerkeses se bere ne seance gjyqesore nga perfaqesuesi i pales paditese.
Sipas procesverbalit gjyqesor, faqe 8, rezulton se nga perfaqesuesi i pales
paditese eshte kerkuar qe per kete ceshtje te mbahet qendrim, si edhe per ceshtje
te tjera, duke iu referuar nenit 297/a te K.Pr.Civile, i cili ben fjale per pezullimin
e gjykimit per shkak te pritjes se zgjidhjes se nje ceshtje tjeter, penale, civile,
ose administrative dhe nuk eshte kerkuar ashtu sic pasqyrohet ne vendim, qe
ceshtja te nxirret jashte juridiksionit gjyqesor.
Kjo pasaktesi e lehte ne dukje, cmohet nga Kolegji e rende ne vetvete,
per se, me pasoja per vete ceshtjen, pasi rezulton se eshte pranuar kerkesa e
paditesit per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit, kur nje gje e tille nuk eshte
kerkuar. Vete paditesja ne zbatim te nenit 201/1 te K.Pr.Civile nuk kishte
nevoje te bente nje kerkese te tille, por mund te hiqte dore nga gjykimi, ose te
mosparaqitej ne gjykim dhe ceshtja te pushohej per shkak te nenit 179/1 te
K.Pr.Civile, gje qe s`e ka bere sepse ne te kundert sa thuhet ne vendim, ka
dashur t’i shqyrtohet padia nga gjykata.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.763, date 18.10.2004 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Sarande dhe dergimin e akteve ne ate gjykate per vazhdimin e
gjykimit.
Tirane, me 14.04.2005

150
Nr.1971/193 i Regj. Themeltar
Nr.598 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim çshtjen civile me


nr.1971/193, qe i perket:

PADITËS: KOMUNA MIRAS


I PADITUR: SEFEDIN LUMI, YDBI LUMI,
XHEVDET LUMI, LIMAN LUMI
K.K.K. PRONAVE TE QARKUT
KORÇE

OBJEKTI I PADISË:
Anullim i vendimit te K.K.K.Pronave
te rrethit Devoll nr.52, date 25.01.1996.
Baza Ligjore: Neni 27 i ligjit
“Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Korce, me vendimin nr.524, date 10.03.2003,


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.310, date 12.11.2003, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.524, date 10.03.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Korce si me poshte:

151
Pranimin e padise se paditesit Komuna Miras duke anulluar piken
1/b te vendimit nr.52, date 25.01.1996 te K.K.K.Pronave te
Keshillit te Rrethit Devoll, persa i perket kthimit si te lire te
siperfaqes prej 5.000 m2 fushe sporti te fshatit Koshnice.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, kane paraqitur rekurs te paditurit


Ydbi, Liman dhe Xhevdet Lumi, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Korce, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ka shkelje te renda procedurale, gjykimi ne apel eshte bere ne mungese te
njerit prej te paditurve Sefedin Lumi, i cili nuk eshte njoftuar ne perputhje
me nenet 130 dhe 131 te K.Pr.Civile.
- Gjykata e Apelit Korce ka urdheruar perseritjen e pjesshme te hetimit
gjyqesor, duke vendosur qe te thirret specialisti i urbanistikes se
Komunes Miras, i cili ne shkalle te pare ka qene perfaqesues i pales
paditese.
- Njohja e pronesise, kthimi, dhe regjistrimi ne zyren e pasurive te
paluajteshme eshte bere me dijenine e plote te pales paditese dhe nuk
eshte kontestuar ne asnje moment.
- Prona e kthyer ne kete rast nuk perben nje veper kulturore apo artistike,
sic e kerkon ligji.
- Çdo Komune, Bashki ose Qark eshte organ qeverisje ne vazhdimesi dhe
ne kete kontekst eshte i pashpjegueshem ky qendrim i Komunes Miras.
- Specialisti i komunes ne gjykimin ne apel ben fjale per dokumenta te
falsifikuara, nderkohe qe ky pretendim merret ne konsiderate nga gjykata
e apelit dhe nuk ka asnje prove ne dosje qe te provoje kete fakt.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne shkelje te dispozitave te Kodit
te Procedures Civile e per kete shkak ceshtja duhet prishur e kthyer per rigjykim
ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Paditesi Komuna Miras ka paditur Sefedin Lumi, etj., banor te fshatit
Koshnice te rrethit Devollit, si dhe K.K.K.Pronave te Qarkut Korçe, me objekt
anullimin e vendimit te ketij komisioni i cili ka kthyer ne favor te te paditurve
nje siperfaqe toke, e cila ne pjesen me te madhe te saj sherben si fushe sporti per
fshatin Koshnice. Gjate gjykimit ne shkalle te pare, Kryetari i Komunes Miras
ka autorizuar zotin Meleq Gupi, specialist i zyres se urbanistikes, te perfaqesoje
komunen ne gjykimin e kesaj ceshtje. Mbi kete autorizim ky punonjes ka

152
perfaqesuar komunen ne seancen kryesore te kesaj ceshtje, ate te dates
05.03.2003, ne te cilen eshte zhvilluar e perfunduar gjithe hetimi gjyqesor.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe, me vendimin nr.524, date 10.03.2003, pasi ka
administruar provat shkresore e ka degjuar pretendimet e palever, ka vendosur
te rrezoje kerkese padine e paditesit Komuna Miras. Mbi ankimin e paditesit
dhe avokatit te shtetit ceshtja eshte shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Korçe, e cila
ne daten 12.11.2003 ka perseritur pjeserisht shqyrtimin gjyqesor, duke thirrur ne
gjykim me cilesine e deshmitarit perfaqesuesin e pales paditese ne gjykimin ne
shkalle te pare, shtetasin Meleq Gupi. Pasi ka marre shpjegime prej tij “si
specialist i urbanistikes”, Gjykata e Apelit Korçe ka mbyllur shqyrtimin
gjyqesor dhe ka vendosur te ndryshoje vendimin e gjykates se shkalles se pare
dhe te pranoje kerkese padine e paditesit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se thirrja si deshmitar i
perfaqesuesit te pales paditese vjen ne kundershtim me nenin 235/1 te
K.Pr.Civile, e cila eshte nje dispozite urdheruese qe nuk lejon qe perfaqesuesit e
paleve ne ceshtje te thirren si deshmitare lidhur me rrethana per te cilat eshte
vene ne dijeni per shkak te detyres se tij si perfaqesues. Edhe pse ne vendimin
gjyqesor eshte thene se “… u thirr specialisti i urbanistikes se Komunes
Miras…” dhe nuk eshte perdorur fjala deshmitar, eshte e kuptueshme qe pozita
procedurale e Meleq Gupit ka qene ajo e deshmitarit. Ky perfundim vjen per
shkak se po te ish thirrur me cilesine e ekspertit, gjykata duhej te merrte vendim
te ndermjetem, ku te percaktonte edhe detyra konkrete per ekspertin, neni 227 e
vijues i K.Pr.Civile. Megjithate edhe ne kete rast, thirrja si ekspert i
perfaqesuesit te pales paditese do te ishte ne kundershtim me ligjin dhe
konkretisht nenet 224/a e 225 te K.Pr.Civile dhe nje gabim i rende ligjor per se.
Eshte ne kundershtim te hapur me parimet e nje proces te rregullt ligjor fakti qe
paleve ne nje proces civil t’u kerkohet te bejne njekohesisht edhe detyren e
ekspertit per te njejten ceshtje.
Shkelja procedurale e bere nga gjykata e apelit cmohet jo vetem e tille ne
vetvete, por edhe me pasoje per vete ceshtjen. Kane qene shpjegimet e
deshmitarit Meleq Gupi, te cilat nder te tjera, kane cuar gjykaten e apelit ne
perfundim diametralisht te kundert me zgjidhjes nga gjykata e shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.310, date 12.11.2003 te Gjykates se Apelit Korçe
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.04.2005

153
Nr.1496 i Regj. Themeltar
Nr.599 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1496 qe i perket:

PADITËS: PELLUMB MALO, ne mungese


I PADITUR: BASHKIA KONISPOL, ne mungese
DREJTORIA E SHERBIMIT PYJOR,
ne mungese
PERSON I TRETË: KESHILLI I QARKUT VLORE,
ne mungese
ZYRA E ADMINISTRIMIT DHE
MBROJTJES SE TOKES TE RRETHIT
SARANDE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Vertetim i faktit juridik te ish bashkepronesise te Izet Malos
te ndodhur brenda territorit te Qytetit Konispol.
Baza Ligjore: Nenet 32/c, 153, 154 te K.Pr.Civile,
V.K.M. nr.560, date 16.10.1995
"Per masat per zbatimin e Ligjit nr.7699, date 21.04.2003",
"Per kompensimin ne vlere te ish pronareve te tokes bujqesore,
kullotave livadheve, tokave pyjore dhe pyjeve".

154
Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.895, date 01.12.2004
ka vendosur:
Nxjerrjen e ceshtjes civile nr.865 Rregj. Themeltar, date
08.09.2004, jashte juridiksionit gjyqesor.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ne mbeshtetje te nenit 59 te


K.Pr.Civile, ka bere ankim te vecante paditesi Pellumb Malo, i cili kerkon prishjen
e vendimit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim, ne te cilin nuk ka parashtruar asnje
shkak per prishjen e tij:

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.895, date 01.12.2004 i Gjykates se shkalles se pare Sarande,
eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet
po ne kete gjykate per vazhdimin e gjykimit.
Rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore se, paditesi Pellumb Malo, ka
kerkuar te vertetoje faktin juridik te bashkepronesise se trashegimlenesit te tij Izet
Malo, mbi nje siperfaqe pyje e toka bujqesore.
Gjykata e shkalles se pare Sarande, ka vendosur sa me lart bazuar ne nenin
18 te Ligjit nr.9236, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones.
Sipas ketij neni Komisionet Vendore “… u konfirmojne te drejten e pronesise
subjekteve te shpronesuara, duke leshuar dokumentin perkates per njohjen, masen
dhe menyren e kthimit ose te kompensimit, sipas modelit te percaktuar nga
Komiteti Shteteror i Kthimit e Kompensimit te Pronave …".
Ne ceshtjen objekt shqyrtimi, paditesi ka kerkuar, meqenese i mungojne
aktet e pronesise per siperfaqet qe ai pretendon, te vertetoje kete fakt.
Pasi te kete vendosur gjykata, atehere i lind e drejta qe sipas ligjit te
sipercituar, t'i drejtohet Komisionit Vendor te Kthimit dhe Kompensimit te
Pronave, i cili vendos konform nenit 18.
E drejta per te kerkuar vertetimin gjyqesor te fakteve, e parashikuar ne
nenin 388 te K.Pr.Civile, ka te beje me ato raste kur: "akti eshte zhdukur, ka
humbur dhe nuk mund te behet perseri ose nuk mund te merret me ndonje rruge
tjeter". Vendimi qe merret ne kete rast, ne qofte se, gjykata nga administrimi,
cmimi dhe vleresimi i provave te shqyrtuara, bindet dhe verteton faktin e
pronesise, nuk zevendeson aktin e pronesise, por ai i krijon mundesine kerkuesit
qe t'i drejtohet Komisionit te Kthimit te Pronave. Eshte ky i fundit qe gjate
shqyrtimit te marre ose jo parasysh se cfare pasqyrohet ne vendimin gjyqesor te
vertetimit te faktit, pasi nje vendim i tille nuk ka fuqi detyruese per te tretet.

155
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 59 e vijues te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.895, date 01.12.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Sarande dhe dergimin e ceshtjes po ne kete gjykate per vazhdimin e gjykimit, pasi
ceshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.

Tirane, me 14.04.2005

156
Nr.1977/194 i Regj. Themeltar
Nr.600 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1977/194, qe i perket:

PADITËS: KRISTO ZIKO, ne mungese


I PADITUR: ARISTOKLI STEFO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Kerkim sendi, truall me siperfaqe 116,8 m2.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Korçë me vendimin nr.1401, date 07.07.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise se paditesit Kristo Ziko, me objekt
kerkim sendi, trualli me siperfaqen 116,8 m2, si e pabazuar ne
prova.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.307, date 06.11.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1401, date 07.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Korçë.

157
Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare
ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Kristo
Ziko, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes per rigjykim,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka vleresuar nje ekspertize jo reale dhe nuk nuk pranoi te beje
matjen e distances prej 68,5 m, qe te vertetohej pretendimi im.
- Prona ime eshte e rrethuar me mure dhe vetem ne pjesen perendimore ajo
eshte prishur nga i padituri, i cili ka zaptuar dhe rrugen e fshatit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, rekursi kunder vendimit nr.307,
date 06.11.2003 te Gjykates se Apelit Korce, nga paditesi Kristo Ziko, eshte
paraqitur jashte afatit ligjor te percaktuar ne nenin 476 te K.Pr.Civile.
Ndodhur para ketij fakti, duhet te pushohet gjykimi i ceshtjes ne kete
Kolegj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 476/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te ceshtjes ne kete Kolegj, per shkak te paraqitjes
jashte afatit te rekursit.

Tirane, me 14.04.2005

158
Nr.1980/195 i Regj. Themeltar
Nr.601 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1980/195 qe i perket:

PADITËS: RAMIZ TAFA, NOVRUZ TAFA,


ZIHNI TAFA, BANUSH JARUA,
KAMBER TAFA, ZAGOLL TAFA,
ne mungese
TË PADITUR: LLAZI MILE, VANGJEL MILE,
VASILLAQ MILE, TRIFON MILE,
ARISTIR MILE, NIKOLLAQ MILE,
PALUSH MILE, MICO MILE,
ne mungese
PERSONA TË TRETË: KADASTRA PRANE QARKUT FIER
QARKU FIER
KOMUNA QENDER FIER, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pushim cenimi ne pronesi,
detyrimin e te paditurve t'i njohin pronare,
pavlefshmeri absolute te akteve
te marrjes se tokes ne pronesi te te paditurve.
Baza Ligjore: Neni 302 i K.Civil
dhe ligji nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token".

159
Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.28, date 11.01.2001, ka
vendosur:
Te nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor gjykimin e kesaj ceshtje.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, mbi ankimin e paditesave, me


vendimin nr.57, date 02.05.2001 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.28, date 11.01.2001 te Gjykates se shkalles
se pare Fier dhe dergimin e ceshtjes per gjykim ne po ate gjykate,
me trup tjeter gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1582, date 20.12.2002,


ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise se paditesit Banush Jarua, duke
detyruar te paditurin Llazi Mile per siperfaqen 1500m2, Aristir
Mile per siperfaqen prej 250m2, Trifon Mile per siperfaqen prej
750m2, siperfaqe te ndodhura ne parcelen me nr.Kadastral 59/22,
te njohin si pronar paditesin Banush Jarua.
Pranimin e pjesshem te padise se paditesit Zini Tafa, duke detyruar
te paditurin Aristir Mile, per siperfaqen 250m2, Trifon Mile per
siperfaqen prej 250m2, Palush Mile per siperfaqen prej 500m2 dhe
Nikollaq Mile per siperfaqen prej 500m2, siperfaqe te ndodhura ne
parcelen me nr.Kadastral 59/21 te njohin si pronar paditesin Zihni
Tafa.
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te "akteve te marrjes se
tokes ne pronesi" te te paditurve Llazi, Trifon, Aristir, Palush dhe
Nikollaq Mile, ne pjesen qe perfshin keto siperfaqe: Ne parcelen
me nr.Kadastral 59/22 Llazi Mile me siperfaqen prej 1500m2,
Aristir Mile per siperfaqen prej 250m2, Trifon Mile per siperfaqen
prej 750m2, ne parcelen me nr.Kadastral 59/21 Aristir Mile, per
siperfaqen prej 250m2, Trifon Mile per siperfaqen prej 250m2,
Palush Mile per siperfaqen prej 500m2 dhe Nikollaq Mile per
siperfaqen prej 500m2.
Rrezimin e kerkimit te paditesave Banush Jarua dhe Zini Tafa, per
pushim e cenimit te te paditurve ne pronesi te tyre, si kerkim i
pabazuar ne ligj dhe ne prova.
Rrezimin e padise se paditesave Ramiz, Novruz, Kamber dhe
Zagoll Tafa, si padi e pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Vlore, mbi ankimin e te dy paleve, me vendimin nr.525,


date 02.12.2003 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1582, date 20.12.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Fier dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

160
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te Nenit 472 te
K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Ramiz Tafa, Novruz Tafa, Zihni
Tafa, Banush Jarua, Kamber Tafa, Zagoll Tafa, e cila kerkon prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çështjes per rigjykim ne po ate
gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit nuk ka marre parasysh vendimin e Kolegjeve te
Bashkuara te Gjykates se Larte nr.57, 02.05.2001.
- Gjykata nuk verifikoi provat e administruara ne gjykim, nga te cilat
rezulton qe ne e kemi ezauruar rrugen administrative sipas shkreses date
15.04.1998, e cila i drejtohet Keshillit te Rrethit dhe ky i fundit ne
mbledhjen e tij me vendimin nr.5, date 08.05.1998 na ka orientuar t’i
drejtohemi gjykates.
- Gjykata gabon ne konkluzionin e saj, duke keqinterpretuar ndarjen
administrative te Rrethit Fier, sepse ne Komunen Qender Fier nuk
perfshihet fare fshati Cifci, perkundrazi qe para vitit 1990, ka qene pjese
perberese e qytetit te Fierit, c’ka rezulton te jete edhe sot.
- Toka ne momentin qe i eshte dhene pales se paditur ka qene toke me
regjim juridik toke truall, ndaj nuk duhet te ishte objekt i Ligjit nr.7501,
paditesit nuk kane qene punetore te ish N.B. Grecalli, qe te trajtoheshin
me toke nga kjo Ndermarrje, toka objekt gjykimi i eshte dhene ne
kompetence Komisionit te fshatit Zhupan dhe jo lagjes se Qytetit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.525, date 02.12.2003 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin
eshte vendosur prishja e vendimit nr.1582, date 20.12.2002 i Gjykates se shkalles
se pare Fier dhe pushimi i gjykimit te ceshtjes, eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj,
prandaj ai duhet te prishet dhe ceshtja t'e dergohet per gjykim po ne kete gjykate.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se, paditesat jane banore te fshatit
Zhupan te Komunes Qender Fier dhe kane marre token, ne baze te Ligjit nr.7501,
date 19.07.1991 "Per token". Ato jane pajisur me "aktet e marrjes se tokes ne
pronesi", te leshuar nga Komisioni i Ndarjes se Tokes dhe te konfirmuara nga
Kadastra Fier. Paditesat i kane kerkuar Z.R.P.Paluajteshme per rregjistrimin e
pronave te perfituara nga ligji, por kjo e fundit i ka njoftuar se dhe te paditurit
kerkojne gjithashtu rregjistrimin e po ketyre pronave, te cilat dhe ata i kane
perfituar ne te njeten menyre, por nga Komisioni i Ndarjes se Tokes se fshatit
Çifçi.

161
Paditesat duke pretenduar se jane pronare te ligjshem, me padine ne
gjykim, kane kerkuar pushimin e cenimit nga te paditurit, detyrimin qe te njihen
pronare prej tyre dhe pavlefshmerine e "akteve te marrjes se tokes ne pronesi".
Gjykata e shkalles se pare Fier, ka vendosur pranimin e pjesshem te padise
te paditesave Banush Jarua, Zihni Tafa, konstatimin e pavlefshmerise absolute te
"akteve te marrjes se tokes ne pronesi" te te paditurve Llazi, Trifon, Aristir, Palush
dhe Nikollaq Mile, ne pjesen qe perfshin siperfaqet perkatese. Rrezimin e kerkimit
te paditesave Banush Jarua dhe Zihni Tafa, per pushimin e cenimit te te paditurve
ne pronesi te tyre, si kerkim i pabazuar ne ligj dhe ne prova
Rrezimin e padise se paditesave Ramiz, Novruz, Kamber dhe Zagoll Tafa si
padi te pabazuar ne ligj dhe ne prova.
Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se
shkalles se shkalles se pare Fier dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Kunder ketij vendimi kane ushtruar rekus paditesat Ramiz, Novruz, Zihni,
Kamber, Zagoll Tafa dhe Banush Jarua, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te
Gjykates se Apelit Vlore, duke parashtruar nder shkaqet dhe se, kjo e fundit nuk
ka marre parasysh vendimin e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.57,
date 02.05.2001, me te cilin eshte zgjidhur ceshtja qe ka te beje me juridiksion, ajo
eshte ne juridiksion gjyqesor.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon te drejte e te bazuar ne ligj,
pretendimin e parashtruar ne rekursin e paraqitur nga paditesat, si i tille ai duhet te
pranohet.
Rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore se, Kolegjet e Bashkuara me
vendimin nr.57, date 02.05.2001, kane vendosur prishjen e vendimit nr.28, date
11.01.2001 te Gjykates se shkalles se pare Fier dhe dergimin e ceshtjes ne po kete
gjykate per vazhdimin e gjykimit.
Me vendimin e mesiperm, Gjykata e shkalles se pare Fier kishte vendosur
nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor, gjykimin e ceshtjes qe u perket paleve ne
kete gjykim.
Me vendimin e tyre, Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte per ceshtjet
objekt gjykimi, e kane zgjidhur ceshtjen qe ka te beje me juridiksion, ato kane
konkluduar se ceshtja ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.
Duke qene se Gjykata e Larte, sipas neneve 59 e 60 te K.Pr.Civile, e vetme
ajo qe zgjidh pretendimet dhe mosmarreveshjet qe kane te bejne me juridiksion
dhe se per ceshtjen objekt gjykimi ka marre vendim, nuk ka vend qe sa me siper te
merret ne shqyrtim nga gjykatat e niveleve te tjera.
Vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar, ajo duhej te kishte shqyrtuar
bazueshmerine ne ligj dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier.

162
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"c" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.525, date 02.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore dhe
dergimin e ceshtjes per rigjykim po ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 14.04.2005

163
Nr.2103/229 i Regj. Themeltar
Nr.682 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.04.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: VIDUSH BISTAKU, TOM MIRAKU,


ortakë në shoqërinë "Fabrika e Tapeteve
Shkoder" shpk, përfaqësuar nga
Av. R. Nehani
E PADITUR: SHOQËRIA "GEORGICA" SHPK,
DEGA TIRANË, ne mungese
PERSON I TRETË: BANKA ITALO SHQIPTARE (BIA),
përfaqësuar nga Av. S. Elmazaj
dhe G. Dudushi

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e garancive hipotekore pjeserisht
lidhur me akt dorezaninë për kredi
të marrë në favor të anës së paditur,
me fshirje te pengimit ne hipoteke,
transkriptuar me datë 05.02.2002.
Baza Ligjore: Nenet 584/b, 54 e vijues të K.Civil.

Gjykata e shkallës së parë Shkodër, me vendimin nr.1686, date


31.10.2003 ka vendosur:
Pranimin e kërkesëpadisë për pavlefshmërinë e akt-dorëzanisë
hipotekore me nr.Kr.571/180 dhe Kr.573/180, date 07.05.1998, te
regjistruar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtëshme

164
(Z.R.P.P.) Shkodër, më datën 05.05.2002 në favor të Bankës Italo
Shqiptare, mbi objektet Fabrika e Tapeteve Shkoder, kundër anës
së paditur.
Fshirjen nga radhori i pronesise nr.130, date 01.07.1996 te Z.R.P.P.
Shkoder, te ketyre dorezanive hipotekore, duke mbetur pronë e lirë
në favor të paditësave.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.33, date 09.02.2004 ka


vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.1686, date 31.10.2003 te Gjykatës së
shkallës se parë Shkodër.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bërë rekurs person i tretë, i cili


kerkon ndryshimin e vendimeve, duke parashtruar këto shkaqe:
- Paditësit nuk legjitimohen në ngritjen e padisë për pavlefshmërinë e
veprimit juridik, pasi ata nuk janë palë në këtë veprim.
- Fakti qe paditesit jane dy nga ortaket e shoqerise nuk u jep atyre te
drejtën që të veprojnë në emër të shoqërisë.
- Gjykata ka kryer shkelje procedurale, sipas neneve 472/c dhe 28 të Kodit
të Procedurës Civile (K.Pr.P.), pasi ka gjykuar mbi vlefshmërinë e
vendimeve të asamblesë së ortakeve.
- Gjykata ka zbatuar keq ligjin, duke e konsideruar hipotekën e të tretit, si
dorëzani, pasi ato janë mjete të ndryshme për sigurimin e detyrimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet
e perfaqesuesit te pales paditese, avokatit Rezart Nerhani, i cili kerkoi lenien ne
fuqi te vendimit nr.33, date 09.02.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder, ne
mungese te pales se paditur, pasi degjoi mbrojtjen dhe mendimet e dy
perfaqesuesve te personit te trete, avokatet Sokol Elmazaj dhe Geodon Dudushi,
te cilet kerkuan prishjen e vendimit nr.33, date 09.02.2004 te Gjykates se Apelit
Shkoder dhe te vendimit nr.1686, date 31.10.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Shkoder dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.33, date 09.02.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder dhe
vendimi nr.1686, date 31.10.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Shkoder, jane
rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te keq te ligjit.
Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e
gjykimit rezulton se:
Paditesat Vidush Bistaku dhe Tom Miraku, me palen e paditur "Georgica"
sh.p.k, Dega Tirane, kane themeluar dhe jane ortake ne raportet perkatesisht 25%,

165
15% dhe 60% ne shoqerine tregtare me pergjegjesi te kufizuar "Fabriken e
Tapeteve Shkoder" sh.p.k. Selia e shoqerise eshte ne qytetin e Shkodres dhe
administrator i pergjitheshm i saj eshte zoti Marcelo Aloisi. Kjo shoqeri eshte e
regjistruar prane Rregjistrit Tregtar me vendimin nr.9819, date 21.03.1995 te
Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.
Pala e paditur "Georgica" sh.p.k Dega Tirane, ne cilesine e saj si person
juridik me vehte, per qellime te financimit dhe realizimit te objektit te
veprimtarise se saj, nepermjet kontratave nr.K/R 571/180 dhe 573/182, date
07.05.1998, ka marre nga Banka Italo-Shqiptare kredi ne shuma te
konsiderueshme, per shlyerjen e te cilave ka paraqitur si mjet per sigurimin e
ekzekutimit te detyrimeve nje kontrate dorezanie, ne te cilen, shoqeria tregtare
"Fabrika e Tapeteve Shkoder" shpk, behet dorezanese per detyrimet e shoqerise
“Georgica” shpk, Dega Tirane, duke ofruar si garanci hipotekore ne favor te te te
tretit, Bankes Italo-Shqiptare, pasurine e paluajteshme Fabrika e tapeteve Shkoder.
Keto akte jane transkriptuar ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme,
Dega Shkoder, ne rradhorin e pronesise nr.1340, date 01.07.1996.
Ne dosjen gjyqesore eshte administruar procesverbali i dates 29.04.1998 i
asamblese se pergjithshme te ortakeve te shoqerise tregtare "Fabrika e Tapeteve
Shkoder" shpk, me te cilin kjo shoqeri ka vendosur dhe deleguar administratorin e
pergjithshem te saj, per te kryer aktet e mesiperme te dorezanise hipotekore te
lartpermendura. Dy nga tre ortaket e shoqerise, paditesa ne kete gjykim, kane
pretenduar se ky vendim asambleje eshte absolutisht i pavlefshem, sepse nuk
pasqyron realitetin e mos pjesemarrjes dhe mungeses se pelqimit te njerit prej
tyre, eshte ne kundershtim me vete statutin e shoqerise, etj. Per kete arsye, duke u
nisur nga pozita e tyre si ortake ne shoqeri me palen e paditur, duke pretenduar
cilesine e tyre si "bashkepronare" te pasurise se shoqerise te vendosur ne dorezani
hipotekore, kane paditur ortakun tjeter te shoqerise dhe kane kerkuar
pavlefshmerine e akteve te dorezanise hipotekore te lidhur ndermjet shoqerise se
tyre "Fabrika e Tapeteve Shkodra" Shpk dhe Bankes Italo-Shqiptare.
Te dy gjykatat kane vendosur pranimin e padise per pavlefshmerine e
aktit te dorezanise hipotekore te lidhur ndermjet shoqerise “Fabrika e Tapeteve
Shkoder” shpk dhe Bankes Italo Shqiptare, duke i gjetur te mbeshtetura ne ligj
kerkimet e paditesave dhe rrezuar pretendimet e te paditurit dhe personit te
trete, nisur nga arsyetimi se eshte i pavlefshem vendimi i asamblese se
pergjithshme te ortakeve, ku eshte lejuar dorezania hipotekore ne favor te
personit te trete per detyrimet e pales se paditur.
Personi i trete ka pretenduar ne rekurs se paditesit nuk legjitimohen per
ngritjen e padise per shkak se ata nuk jane pale te kontrates se dorezanise
hipotekore dhe se ortaket e nje shoqerie zoterojne kuota te kapitalit te saj por
nuk konsiderohen pronare te pasurive konkrete te tyre, te cilat jane prone e
shoqerise, etj.

166
Si vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder, ashtu edhe vendimi i Gjykates
se Rrethit gjyqesor Shkoder, jane rezultat i mosrespektimit dhe zbatimit te keq
te ligjit.
Objekti i padise dhe kerkimet e paditesave lidhen me pavlefshmerine e
aktit te dorezanise hipotekore, te lidhur ndermjet shoqerise "Fabrika e Tapeteve
Shkoder" shpk dhe personit te trete ne kete gjykim, Bankes Italo-Shqiptare.
Nderkohe, pale ne kete gjykim jane, ne cilesine e paditesit, dy nga ortaket e
shoqerise se lartpermendur dhe, ne cilesine e te paditurit, ortaku i trete i kesaj
shoqerie. Nga shqyrtimi i akteve te administruara ne dosjen gjyqesore rezulton
se, as paditesit dhe as i padituri nuk jane pale te aktit te dorezanise hipotekore
per te cilin kerkohet pavlefshmeria.
Pretendimet e paditesave per pavlefshmeri te aktit te dorezanise
hipotekore duke u nisur nga arsyetimi dhe kerkimi se eshte i pavlefshem
vendimi i asamblese se pergjithshme te ortakeve, ku mbeshtetet vullneti i
shoqerise per te lidhur kontraten e dorezanise hipotekore, nuk i legjitimon ata ne
ngritjen e padise me kete objekt, nisur nga cilesia e tyre dhe e te paditurit si
ortake te kesaj shoqerie.
Dy ortaket e shoqerise, ne poziten e paditesave ne kete gjykim, duhet te
ngrinin padi te vecante per te kerkuar deklarimin e pavlefshem te vendimit te
asamblese se pergjithshme te ortakeve te shoqerise, per shkaqe qe ata cmojne,
perfshire edhe pretendimet ne kete gjykim per mungese te ortakeve ne mbledhje
apo te quorum-it per vendimmarrje, per ndalimet e marreveshjeve ndermjet
shoqerise dhe ortakut ose administratorit qe nuk eshte person juridik, etj.
Dy ortaket e shoqerise nuk mund t’i drejtohen e kerkojne nga ortaku tjeter
i saj qe te beje te pavlefshme aktin e dorezanise hipotekore, sepse ky akt eshte
bere nga shoqeria dhe jo nga ortaku i paditur. Nisur nga rrethanat e ceshtjes,
interesi i ligjshem primar mund te kerkohet dhe zgjidhet sipas legjislacionit
tregtar dhe akteve te shoqerise me padi tjeter, nisur nga pozita ligjore e ortakut
te nje shoqerie tregtare me pergjegjesi te kufizuar. Ketu perfshihen edhe ceshtjet
e marredhenieve, pjesemarrjes, zoterimit dhe te drejtave te tjera te ortakeve ne
raport me kapitalin themeltar te shoqerise, aktivet dhe organet e saj.
Eshte i gabuar arsyetimi i dy gjykatave qe i konsideron sendet (aktivet) ne
pronesi te shoqerise si sende ne bashkepronesi te individeve a subjekteve ortake
te shoqerise dhe, nisur nga kjo, pranimin e pretendimeve te ortakeve per t’u
sjelle si pronare apo bashkepronare te ketyre sendeve kundrejt njeri-tjetrit, por
edhe ndaj te treteve. Te tretet nuk hyjne ne marredhenie juridike dhe nuk kane
detyrime a te drejta me ortaket por me shoqerine si subjekt i se drejtes civile, e
ne vecanti asaj tregtare. Edhe sipas nenit 31 te Kodit Civil, jane organet e
shoqerise ato qe kane te drejten te vendosin, veprojne dhe perfaqesojne
shoqerine ne raport me te tretet.
Fakti qe dorezania ne emer te shoqerise eshte bere per te garantuar
shlyerjen e detyrimeve te te paditurit, njekohesisht ortak i asaj shoqerie, lejohet
nga ligji dhe, ne cdo rast, eshte indiferente ne lidhje me ceshtjen ne gjykim per

167
te justifikuar ngritjen e padise. Kjo rrethane nuk perben mbeshtetje ligjore per te
ngritur padi me pale ndergjyqese ortaket e shoqerise. Ne kete gjykim, i padituri
eshte ne kete pozite procedurale per shkak se eshte perfitues i aktit te dorezanise
hipotekore te bere nga shoqeria dhe per te cilin kerkohet pavleshmeria.
Gjithashtu edhe per shkak se eshte ortak i shoqerise. Ai (jo ne cilesine e ortakut
por ne ate te nje personi juridik tjeter) nuk mund te paditet nga dy ortaket e tjere
te shoqerise per kete shkak, por, nese jane kushtet ligjore, vetem nga vete
shoqeria, nepermjet organeve qe e perfaqesojne ligjerisht dhe pas vendimeve te
marra nga keto organe sipas ligjit dhe statutit.
Pra padia eshte ngritur gabim, sepse nisur nga palet ndergjyqese dhe
shkaku ligjor i saj, nuk mund te kerkohej pavlefshmeria e aktit te dorezanise
hipotekore, por pavlefshmeria e vendimit te asamblese qe rregullon
marredheniet ndermjet ortakeve.
Nisur nga rrethanat e ceshtjes eshte e kuptueshme se personi i trete,
Banka Italo-Shqiptare, ka vepruar sipas ligjit dhe ne mirebesim. Personi i trete
nuk ka barren e proves per te provuar vlefshmerine e veprimeve ndermjet
ortakeve. Veprimet e personit te trete jane mbeshtetur ne vendimet e organit
kompetent vendimarres te shoqerise, asamblese se pergjitheshme te ortakeve, qe
ka lejuar kryerjen e aktit te dorezanise hipotekore dhe ka autorizuar
administratorin e shoqerise te negocioje dhe nenshkruaje me personin e trete
aktin e dorezanise hipotekore.
Ne perfundim, Kolegji Civil cmon se duhet te ndryshohen vendimi nr.33,
date 09.02.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder, vendimi nr.1686, date 31.10.2003
i Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe padia te rrezohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "d" te nenit
485 te Kodit te Procedures Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.33, date 09.02.2004 te Gjykates se Apelit
Shkoder, te vendimit nr.1686, date 31.10.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor
Shkoder dhe rrezimin e padise.

Tirane, me 19.04.2005

168
MENDIMI I PAKICËS
Ne, gjyqtaret ne pakice, jemi kunder qendrimit te shumices per
ndryshimin e vendimit nr.33, date 09.02.2004 te Gjykates se Apelit dhe te
vendimit nr.1686, date 31.10.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe
rrezimin e padise.
Shumica nuk duhej te pranonte pretendimin e personit te trete te paraqitur
ne rekurs se, paditesit nuk legjitimohen ne ngritjen e padise per shkak se nuk
jane pale te kontrates se dorezanise hipotekore.
Sipas nenit 32, pika “a” te Kodit te Procedures Civile (K.Pr.C.), padia
mund te ngrihet per te kerkuar rivendosjen e nje te drejte ose interesi te ligjshem
qe eshte shkelur. Kjo nenkupton se, persa kohe qe personi mendon se i eshte
shkelur nje interes i tille, ai nuk mund te kete kufizim qe te ngreje padi per
pavlefshmerine e nje veprimi juridik, pavaresisht se nuk eshte pale ne të.
Ne kete rast paditesat kerkojne mbrojtjen e interesave te tyre pasurore,
per shkak te veprimeve abuzive qe ka kryer administratori i shoqerise, ne
kundershtim me ligjin “Per Shoqerite Tregtare”, neni 17/1. Sipas kesaj dispozite
qe ben fjale per kompetencat e administratorit ndaj te treteve, ne marredhenie
me keta te fundit ai angazhon shoqerine nepermjet akteve qe jane ne perputhje
me objektin e veprimtarise se saj. Ne kete objekt, sic rezulton nga vendimi
nr.9819, date 21.03.1995 i Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane per regjistrimin e
personit juridik, shoqeria “Fabrika e Tapeteve Shkodra” shpk ka pasur prodhim,
blerje, shitje, etj. te tapeteve e sixhadeve, etj., por nuk ka pasur dhenie garancie
pasurore ne favor te te treteve. Aq me teper, kur dhenia e kesaj garancie mbi
asetet e fabrikes se mesiperme per marrjen e kredise ne shuma te medha nga
personi i trete, Banka Italo-Shqiptare, per Fabrikem e Domateve (Salces), nuk
ka asnje lidhje me veprimtarine e shoqerise se mesiperme.
Keshtu, garancia eshte dhene per nje kredi te marre nga nje shoqeri tjeter
tregtare italiane, me veprimtari ne fushen e perpunimit te produketeve
bujqesore.
Autorizimi per kete garanci eshte dhene nga asambleja e ortakeve te
shoqerise “Fabrika e Tapeteve Shkodra” shpk e mbledhur me daten 29.04.1998.
Por, kjo mbledhje e asamblese se mesiperme eshte kontestuar per shkak se,
vendimet e saj jane marre ne kundershtim me kerkesat e nje procesi te rregullt
ligjor, ne mungese te njerit prej ortakeve te shoqerise, paditesit Tom Miraku, i
cili figuron sikur ka qene i pranishem.
Ne keto kushte, “Fabrika e Tapeteve Shkodra”shpk, e perfaqesuar nga
administratori i mesiperm, Z. Marcello Aloisi ka lidhur me personin e trete,
Banka Italo-Shqiptere, nje “akt-dorezanie hipotekore”, nr.1, date 07.05.1998.
Me kete akt shoqeria e mesiperme eshte bere dorezanese deri ne shumen
386.796 USD ne favor te “Georgica Dega Tirane”shpk, administrator i vetem i
se ciles eshte po Z. Marcello Aloisi.

169
Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine per pavlefshmerine e akt-
dorezanise hipotekore te mesiperme dhe gjykata e apelit ka lene ne fuqi
vendimin e saj, duke pranuar dhe argumentuar se paditesat, si ortake te
shoqerise, legjitimohen ne ngritjen e padise.
Gjithashtu, gjykatat e mesiperme kane pranuar pozita procedurale te pales
se paditur, pasi ajo eshte perfituese e akt-dorezanise hipotekore, per te cilin
eshte kerkuar pavlefshmeria.
Ne kete rast, duhet te pranohet se, ne kushtet kur nje nga ortaket e
shoqerise me cilesine edhe te administratorit te saj pretendohet se i ka sjelle
dem shoqerise, duke shperdoruar kompetencat dhe perfituar nga nje mbledhje e
parregullt e asamblese se ortakeve te kesaj shoqerie, ortaket e tjere nuk mund te
mos legjitimohen per te kerkuar pavlefshmerine e veprimeve juridike te kryera
prej tij ne emer te shoqerise.
Prandaj, ndryshe nga shumica mendojme se, me te drejte paditesat kane
kerkuar pavlefshmerine e akt-dorezanise hipotekore, per fshirjen e regjistrimit
perkates te hipotekes, me qellim qe te mbetet prona e lire. Ndersa,
pavlefshmerine e vendimit te asamblese se ortakeve gjykata eshte e detyruar ta
konstatoje gjate shqyrtimit te ceshtjes, perderisa veprimet e personit te trete,
Banka Italo-Shqiptare, siç pranon edhe shumica, jane mbeshtetur ne kete
vendim te organit kompetent vendimmarres te shoqerise, qe ka lejuar kryerjen e
aktit te mesiperm dhe ka autorizuar administratorin e saj te negocioje dhe
nenshkruaje me personin e trete ate akt.
Ne keto kushte, shkaqet qe pranon shumica per ndryshimin e vendimeve
te te dyja gjykatave dhe rrezimin e padise mendojme se nuk gjejne mbeshtjetje
ne rastin ne gjykim. Per rrjedhoje, çmojme se vendimi i gjykates se apelit duhet
te lihet ne fuqi.

Irma Bala Perikli Zaharia

170
Nr.2008/204 i Regj. Themeltar
Nr.683 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 19.04.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: YLLI SELA, përfaqësuesi në mungesë


E PADITUR: DREJTORIA E POLICISË QARKU
DIBER, përfaqësuesi në mungesë

OBJEKTI I PADISË:
Anullimin e urdherit nr.659, date 27.05.2003,
rikthimin në punen e mepareshme
dhe pagimin e demshperblimit
per largimin padrejtesisht nga puna.
Baza Ligjore: Neni 324 i Kodit të Procedurës Civile,
neni 144 i Kodit të Punës,
nenet 19/1, 30/2 e 30/5 te ligjit nr.8553,
date 25.11.1999 “Për policinë e shtetit”.

Gjykata e shkallës së parë Dibër me vendimin nr.346, datë 08.10.2003 ka


vendosur:
Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.
Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësin Ylli Sela
me 12 paga mujore, ku paga mujore të llogaritet e barabartë me
pagën bruto të paditësit në muajin e fundit të punës pranë palës së
paditur.
Rrëzimin e kërkesës për rikthimin e paditësit në punën e
meparëshme, si të pabazuar ne ligj.

171
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.228, datë 02.03.2004 ka
vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.346, datë 08.10.2003 te Gjykatës së
shkallës së parë Dibër.

Kunder vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs pala e paditur, e cila


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Vendimet jane te pabazuar ne ligj e prova. Për këtë arsye kërkojmë
prishjen e tyre dhe lënien në fuqi të urdhërit të Drejtorit të Policisë së
Qarkut nr.659, date 27.05.2003.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes gjykata ka pranuar të provuar se,
paditësi Ylli Sela ka qenë në marrdhënie pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë
së Qarkut Dibër si shofer, nga viti 1997.
Me urdhërin 154, date 31.10.2001 është përjashtuar nga policia për shkak
se ka goditur një punonjës policie, brenda ambienteve të Drejtorise se Policisë.
Kjo mase disiplinore ka mbetur në fuqi deri ne Shkurt te vitit 2002, kohë
kur paditesi është rimarrë në punë si shofer.
Pasi ka rifilluar punë, paditesi ka punuar deri me 10.06.2003, kur me
urdherin nr.659, date 27.05.2003 është përjashtuar nga Policia e Shtetit me
motivacionin “Pranuar ne polici ne kundershtim me kerkesat e nenit 20 te Ligjit
nr.8553, date 25.11.1999 “Per policinë e shtetit””.
Gjykata e shkallës së pare Dibër, pasi ka analizuar rrethanat e faktit në
këndvështrimin e ligjit të mësipërm, ka konkluduar se urdhëri nr.659, date
27.05.2003 nuk është marrë në përputhje me atë ligj.
Ky konkluzion është konsideruar i drejtë nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe
po kështu vlerësohet edhe nga ky Kolegj i Gjykatës së Lartë.
Gjykata ka argumentuar se, në urdhërin e largimit të paditësit nga puna
nuk përmendet asnjë nga kriteret e përcaktuara në nenin 16 të ligjit të mësipërm,
por citohet një masë disiplinore që ka marrë paditësi më përpara, megjithëse kjo
është shuar në kohën që paditësi është rimarrë në punë.
Me këtë rast gjykata ka bërë të qartë kuptimin e ligjit të larpërmendur
lidhur me kriteret për t’u pranuar në polici.
Kushti i vënë, nga neni 20, pika 3/c, për kriteret e pranimit, lidhet me
punonjësit e policisë të pranuar në polici para hyrjes në fuqi të ligjit nr.8553,
date 25.11.1999 “Për policinë e shtetit”.

172
Në rastin e paditësit gjykata ka sqaruar se, ai është rimarrë në polici pas
hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për rrjedhojë prezumohet se janë pasur parasysh
kriteret e pranimit në polici.
Megjithëse gjykata e ka konsideruar të paligjshëm urdhërin për largimin
nga puna të paditësit, ka arsyetuar drejt se, paditësi nuk mund të realizojë
gjyqësisht të drejtën e rikthimit në punën e mëparshme, pasi një e drejtë e tillë
nuk parashikohet në ligjin e mësipërm dhe se rikthimi në punë është në
diskrecion të administrates se policisë e ky diskrecion nuk i nënshtrohet
shqyrtimit gjyqësor.
Nga ana tjetër, gjykata e ka konsideruar të drejtë dhe të bazuar në ligj
kërkesën e paditësit për dëmshpërblim, për shkak të largimit nga puna pa
shkaqe të arsyeshme.
Në këto kushte, ky Kolegj çmon se, vendimi i gjykatës së apelit që ka
lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së pare është i drejtë.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.228, date 02.03.2004 të Gjykatës së Apelit
Tiranë.

Tirane, me 19.04.2005

173
Nr.2000/201 i Regj.Themeltar
Nr.684 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: DRITA DUKA


VIOLETA HAJDINI
FATMIR MAHO, perfaqesuar
nga avokat A. Vasha
TË PADITUR: EQEREM MUCA, perfaqesuar
nga avokat O. Samarxhi
LUMTURI MUCA, perfaqesuar
nga avokat V. Germenji
MEFAIL MUCA
ARJAN MAHO
SABAHETE CAMAKU
PELLUMB RADUCI
AGIM RADUCI
SERVETE LANI
PRANVERA RADUCI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim te pasurise se paluajteshme
nje banese e truall me siperfaqe 280 m2 (Faza e Pare).
Baza Ligjore: Nenet 207, 227 te Kodit Civil.

174
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3664, date 01.10.2002
ka vendosur:
Lejimin e pjestimit te nje siperfaqje trualli prej 280 m2 e rrethuar
dhe me porte me vehte e ndodhur ne rrugen "Qemal Stafa”, nr.233
ne Tirane, midis paleve ndergjyqese duke percaktuar edhe pjeset
takuese te ndergjyqesive dhe konkretisht: Paditesit Violeta Hajdini,
Drita Duka, i paditur Eqerem Muca dhe nderhyresja kryesore
Lumturi Muca te marrin nga 60/400 pjese te pasurise se
perbashket. Personi i trete Mefail Muca te marre 50/400 pjese te
pasurise se perbashket. Personi i trete Arjan Maho dhe paditesi
Fatmir Mako te marrin nga 30/400 pjese te pasurise se perbashket.
Personat e trete Sabajet Cumaku, Pellumb Raduci, Agim Raduci,
Servete Lamce Pranvera Raduci te marrin nga 10/400 pjese te
pasurise trashegimore, oborrit objekt gjykimi.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.657, date 22.05.2003 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit civil nr.3664 akti, date 01.10.2002 "Fazes se
Pare te Pjestimit" te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1, date 05.03.2004 ka vendosur:


Lejimin e pjestimit te nje dhome ne katin e dyte te shtepise te
ndodhur ne rrugen “Qemal Stafa” nr.233, ne mes paditeses Drita
Duka e te paditurit Eqerem Muca, te nje salloni qe ndodhet ne katin
e pare te shtepise dhe te nje trualli 280 m2 qe perbehet nga pjesa e
lire e pjesa qe ze shtepia ne mes te paditeses Violeta Hajdini, Drita
Dukes, Fatmir Mahos dhe te paditurve Eqerem Muca, Mefail
Muca, Arjan Maho, Sabahete Camaku, Pellumb Raduci, Agim
Raduci, Servete Lani, Pranvera Raduci, duke marre si pjese takuese
per dhomen ne katin e dyte nga ½ pjese paditesja Drita Duka dhe i
padituri Eqerem Muca dhe per sallonin ne katin e pare e truallin
Drita Duka, Violeta Hajdini, Eqerem Muca e Lumturi Muca nga
60/400 pjese secili, Mefail Muca 50/400 pjese, Sabahete Camaku,
Agim Raduci, Pellumb Raduci. Servete Lani e Pranvera Raduci
nga 10/400 pjese secili dhe Fatmir Maho e Arjan Maho nga 30/400
pjese secili.
Dergimin e ceshtjes ne gjykaten e shkalles se pare per vazhdimin e
fazes se dyte te pjestimit.

175
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te
K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Drita Duka, etj., e cila kerkon
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim
prane kesaj gjykate me tjeter trup gjykues, duke parashtruar keto shkaqe:
- E drejta e pronesise te gjithe trashegimtareve (bashkepronare) u lind
pjeserisht nga trashegimia testamentare dhe pjeserisht nga trashegimia
ligjore.
- Eshte shkelur parimi i barazise se paleve dhe parimi i disponibilitetit ne
gjykim. Gjykata nuk ka trajtuar fare provat e paditesave, siç jane
vertetimet hipotekore qe tregojne bashkepronesine e detyrueshme.
- Vendimi nr.681, date 02.05.1990 ka fuqi detyruese vetem kundrejt dy
subjekteve pjesemarres ne kete gjykim qe jane Lumturia dhe Eqeremi.
Kete argumentim e beme dhe ne gjykim per te rrezuar pretendimin e te
paditurit per ndodhjen para "gjëse se gjykuar".
- Gjykata nuk lejon pjestimin e sendit objekt konflikti, por e cungon kete
objekt vetem ne nje dhome, sallon dhe truallin. Sipas vendimit te gjykates
palet duhet te ngrejne padi tjeter pjestimi per te ndare shkallet mes tyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales
paditese A. Vasha e ate te te paditures L. Muca Av. V. Germenji, qe kerkuan
lenien ne fuqi te vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim, ate te te
paditurit Eqerem Muça Av. O. Samarxhi, qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi
dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne
fuqi.
Paditesat kane kerkuar, duke thirrur te paditurit si bashkepronare ne
gjykim, pjestimin e nje banese dhe truallit perkates.
Bashkepronesia mbi banesen dhe truallin eshte krijuar sipas disponimit
me testament te trashegimlenesit Gani Muça.
Grupet e bashkepronesise mbi pjese te caktuara te baneses kane
ndryshuar me zgjidhjen qe kane bere bashkepronaret midis tyre.
Gjykata, duke patur parasysh bashkepronaret, sendet ne bashkepronesi
dhe pjeset takuese te tyre, ka lejuar pjestimin e sendeve ne bashkepronesi ne
proporcion me pjeset perkatese.
Bashkepronesia mbi kete banese ka qene krijuar ne pjese konkrete me
bashkepronare konkrete sipas testamentit dhe nuk eshte kundershtuar nga palet,
duke sjelle bashkepronesi ne pjese per pjese te caktuara te sendit.

176
Ne kete situate faktike dhe mbi kerkimet e paleve gjykata, duke patur
parasysh kerkesat ligjore, ka lejuar pjestimin e sendeve, sipas kritereve ligjore
per fazen e pare te pjestimit.
Kunder vendimit kane paraqitur rekurs paditesat, permbajtja e te cilit
eshte e paqarte dhe e pambeshtetur me kriteret ligjore per paraqitjen e rekursit te
parashikuara nga neni 472 i Kodit te Proçedures Civile.
Ne keto rrethana, ku ne rekurs nuk ngrihet asnje shkak ligjor qe mund te
ndikoje ne cenimin e vendimit, Kolegji Civil çmon se ka vend per lenien ne fuqi
te vendimit me saktesimin qe ne pjestim te perfshihet i gjithe trualli qe eshte
280 m2, perfshi edhe ate qe ze ndertesa.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1, date 05.03.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane me saktesimin qe ne pjestim te perfshihet gjithsej siperfaqja prej 280 m2
qe ze shtepia dhe oborri.

Tirane, me 19.04.2005

177
Nr.2098/222 i Regj. Themeltar
Nr.685 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 19.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


pale:

PADITËS: HASAN LUSHA, perfaqesuar


prej Av. M. Ostreni
TË PADITUR: 1. MINISTRIA E RREGULLIMIT TE
TERRITORIT DHE TURIZIMIT,
perfaqesuar prej avokatit te shtetit
Petrit Myftari
2. BASHKIA KAMEZ, perfaqesuar
prej avokatit te shtetit Petrit Myftari
PERSONI I TRETË: 1. KESHILLI I QARKUT TIRANE
perfaqesuar prej avokatit te shtetit
Petrit Myftari
2. I.S.P.U.N. TIRANE (INSTITUTI I
STUDIMEVE E PROJEKTIMEVE TE
UJESJELLESAVE TE NDERTIMIT
TIRANE), perfaqesuar prej avokatit
te shtetit Petrit Myftari
3. FIRMA "ARBERI" SH.P.K. MAT,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Eleminimi i demeve dhe difekteve te apartamentit.
Baza Ligjore: Neni 864 dhe 865 i K.Civil.

178
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3455, date 29.07.2003
ka vendosur:
Detyrimin e te paditurit M.R.T.T. per te shperblyer paditesin Hasan
Kusha per demin e pesuar ne masen 1.222.838 leke.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1282, date 16.12.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.3455, date 29.07.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane dhe vendimit te Gjykates se


shkalles se pare Tirane ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar
rekurs pala e paditur M.Rr.T.T., e cila kerkon ndryshimin e te dy vendimeve,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Kerkese padise i mungonte mbeshtetja e sakte ligjore, pasi nenet 864 dhe
865 te K.Civil rregullojne mosmarreveshjet kontraktuale qe kane lindur
pas realizimit te vepres midis porositesit (Ministria e Rregullimit te
Territorit dhe Turizmit) dhe sipermarresit (firmes Arbri). Ne rastin ne
fjale paditesi nuk ishte pale ne kete marredhenie kontraktuale.
- Paditesi legjitimohet qe te ngreje padi kunder sipermarresit dhe jo kunder
investitorit.
- Procedimi per kete kontrate nga ana e M.Rr.T.T. si investuese ka qene ne
perputhje me ligjin dhe ne aktin e marrjes ne dorezim jane parashikuar
dhe pergjegjesite e sipermarresit per cilesine e punimeve.
- Nuk qendron pretendimi i ekspertit se defektet kane qene qe ne kohen e
ndertimit dhe ky fakt provohet me deklaraten e paditesit date 08.12.1998.
- Gjykimi i zhvilluar ne fakt dhe ne apel eshte ne mungese te personit te
trete ISPUN Tirane eshte mbyllur ne vitin 2000 dhe nuk i ushtron me
funksionet e tij.
- Gjykata e shkalles se pare e ka paragjykuar ceshtjen ne favor te paditesit
kur arsyeton se kontrata e sipermarrjes eshte kontrate ne dobi te personit
te trete.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, avokatin e pales
paditese M. Ostreni, qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, ate te pales se paditur
avokatin e shtetit Petrit Myftari, qe kerkoi ndyshimin e vendimeve dhe rrezimin
e padise dhe si shqyrtoi aktet ne teresi,

VËREN
Paditesi Hasan Lusha dhe familja e tij eshte zhvendosur nga banesa e tij e
ndodhur ne Boville per shkak te ndertimit te rezervuarit te Bovilles.

179
Paditesi eshte caktuar te vendoset ne banese sipas kritereve te caktuara ne
fshatin Zall Mner i Ri.
Levizja e paditesit, krahas familjeve te tjera, eshte bere e kontrolluar dhe
nepermjet kontributit financiar te shtetit per ndertimin e banesave, ne te cilat do
te sistemohej dhe paditesi me familjen.
Ne kete situate ana e paditur Ministria e Rregullimit te Territorit dhe
Turizmit ka lidhur kontrate sipermarrje me shoqerine "Arberi" sh.p.k. Mat per
ndertimin e banesave. Banesat prej anes se paditur jane marre ne dorezim dhe
kjo e fundit, ne zbatim te akteve ligjore, i ka dorezuar paditesit banesen
perkatese.
Paditesi ka konstatuar se banesa ka difekte ne punimet e bera aq sa jane
krijuar kushte jo te favorshme per perdorimin dhe banimin normal.
Ne rrethanat kur mosmarreveshjen nuk e ka zgjidhur dot jashte
gjyqesisht, paditesi i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar detyrimin e anes se
paditur per eleminimin e demeve dhe difekteve ne apartamentin e dhene ne
perdorim.
Gjate gjykimit ka rezultuar se banesa ka kushte te papershtateshme per
banim dhe se vleresimi i demeve pas ekspertimit ka rezultuar ne vleren
1.222.838, per te cilen gjykatat kane detyruar te shperblejne paditesin ana e
paditur Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit.
Gjykatat e kane zgjidhur mosmarreveshjen pjeserisht drejt.
Objekt i kerkimit te paditesit ka qene eliminimi i demeve dhe difekteve te
apartamentit. Gjate gjykimit keto pretendime kane rezultuar te ligjshme dhe
nepermjet ekspertimit eshte percaktuar dhe vlera e punimeve per te kthyer
banesen ne gjendjen normale.
Gjykatat kane gabuar pasi kane dale tej objektit te kerkimit kur kane
vendosur detyrimin e anes se paditur per shperblimin e demit, pasi gjykatat
duhet te kishin vendosur detyrimin e anes se paditur per eleminimin e demeve
dhe defekteve te baneses.
Gjykata sipas nenit 28 te K.Pr.Civile, duhet te shprehet per te gjitha
kerkesat qe parashtrohen ne padi, pa i kaluar kufijte e saj, duke realizuar nje
gjykim te drejte, te pavarur dhe te paanshem brenda nje afati te arsyeshem.
Ne rastin konkret gjykata ka kapercyer kufijte e kerkimit, prandaj ka vend
per ndryshimin e vendimeve duke vendosur vetem ne lidhje me kerkimin e
paditesit per detyrimin e anes se paditur per eliminimin e demeve dhe defekteve
te baneses, pasi banesa e dhene ne perdorim paditesit duhet te plotesoje kushtet
e nevojshme per banim.
Pretendimet e anes paditur se ajo ka qene investuese dhe se ndertimet i ka
bere sipermarresi e per rrjedhoje duhet te pergjigjet ai, nuk gjejne mbeshtetje
ligjore.
Ana e paditur Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ka pasur
detyrimin per ndjekjen e punimeve si rrjedhoje e lidhjes se kontrates se
sipermarrjes me firmen "Arberi" sh.p.k. Mat.

180
Paditesit banesen ia ka dorezuar ana e paditur dhe ajo duhet te pergjigjet
ndaj tij, ndersa ana e paditur per demet qe mund t’i vijne ne kete rast mund t’i
drejtohet sipermarresit, i cili ishte i detyruar te realizonte punime me cilesi.
Ne keto rrethana Kolegji Civil çmon se, mosmarreveshja mund te
zgjidhet sipas kerkimit te bere dhe nga ky Kolegj, duke vendosur ndryshimin e
vendimeve si te gjykates se apelit ashtu dhe te gjykates se shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.1282, date 16.12.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane, si dhe te vendimit nr.3455, date 29.07.2003 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane, duke vendosur detyrimin e anes se paditur Ministrise se Rregullimit
te Territorit dhe Turizmit te eliminoje demet dhe difektet ne banesen e dhene
paditesit ne vleren prej 1.222.838 leke sipas zerave te percaktuara ne aktin e
ekspertimit.

Tirane, me 19.04.2005

181
Nr.2087/222 i Regj. Themeltar
Nr.686 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2087/222 akti qe i perket:

PADITËSE: MERITA LULO


I PADITUR: YLLI LULAJ
LEONARD LULAJ
PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT DURRES

OBJEKTI:
Kundershtim e veprimeve permbarimore.
Baza Ligjore: Neni 611 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendim nr.1275, date 11.07.2003


ka vendosur:
Rrezimin e padise se paditeses Merita Lulo kunder te paditurve
Ylli e Leonard Lulaj me person te trete Zyra e Permbarimit Durres,
me objekt: kundershtim veprimesh permbarimore, si te
pambeshtetur ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.46, date 10.02.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1275, date 11.7.2003 te Gjykates se
rrethit Durres.

182
Kunder vendimit ka ushtruar rekurs paditesja Merita Lulo, e cila kerkon
prishjen e vendimeve gjyqesore, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi gjyqesor i kthyer ne titull ekzekutiv eshte i detyrueshem per
zbatim nga ana e Zyres se Permbarimit.
- Afatet e parashkrimit te ekzekutimit te vendimit gjyqesor nuk jane shuar.
- Vendimi gjyqesor duhet te ekzekutohet i teri dhe jo pjeserisht dhe kjo nuk
varet nga qendrimi subjektiv i permbaruesit gjyqesor.
- Mosnderhyrja e permbaruesit gjyqesor per ekzekutimin e vendimit
gjyqesor per pushimin e cenimit te pronesise ka sjelle qe te paditurit nuk
kane nderprere punimet, gje qe tregon se cenimi i pronesise vazhdon.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve
dhe si shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga paditesja Merita Lulo nuk permban asnje nga
shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates
se Apelit Durres nr.46, date 10.02.2004, i cili ka lene ne fuqi vendimin e
gjykates se rrethit qe kishte rrezuar padine, duhet te lihet ne fuqi.
Te dy gjykatat pranojne rrethanat e çeshtjes si me poshte: Midis paditeses
Merita Lulo dhe te paditurve Ylli dhe Leonard Lulo eshte zhvilluar nje gjykim,
ne perfundim te te cilit me vendimin nr.489, date 24.05.1999 te gjykates se
rrethit i cili eshte ndryshuar pjeserisht me vendimin nr.470, date 09.09.1999 te
gjykates se apelit, eshte vendosur detyrimi i te paditurve Ylli dhe Leonard Lulo
te pushojne cenimin qe i bejne paditesave ne pronesi duke nderprere punimet ne
banesen dy kateshe, te paguajne demin e shkaktuar nga prishja e murit rrethues
ne vleren 7.500 leke, si dhe te lirojne e dorezojne paditeses katin e dyte te kesaj
banese.
Per vendimin e mesiperm eshte leshuar urdheri i ekzekutimit dhe ka
filluar ekzekutimi nga Zyra e Permbarimit. Ne daten 31.07.2000 nga kjo Zyre
eshte mbajtur nje proçesverbal per ekzekutimin e vendimit ne te cilin kane
nenshkruar dhe palet. Nga permbajtja e proçesverbalit rezulton se te paditurit e
kane liruar katin e dyte sipas urdherimeve te vendimit, ndersa lidhur me
detyrimin tjeter per pushimin e cenimit ne pronesi eshte thene se nuk mund te
ekzekutohet sepse nuk eshte vendosur ne vendim.
Mbi kerkesen e paditeses, Zyra e Permbarimit ne daten 09.10.2000 ka
leshuar perseri nje urdher per ekzekutimin e vendimit te mesiperm. Te paditurit,
duke pretenduar se ky vendim eshte ekzekutuar njehere kane kerkuar
pavlefshmerine e ketij urdheri dhe me vendimin e Gjykates se rrethit Durres
date 21.11.2000, qe ka marre forme te prere, eshte vendosur anullimi i tij.

183
Me padine ne gjykim paditesja ka kundershtuar perseri veprimet
permbarimore ne mbeshtetje te nenit 611 te K.Pr.Civile, duke pretenduar se
titulli ekzekutiv nuk eshte ekzekutuar plotesisht.
Gjykata e rrethit ka konstatuar se kerkimi i paditeses eshte tej afatit ligjor
prej 5 ditesh te parashikuar ne nenin 610 te K.Pr.Civile dhe per kete arsye ka
vendosur rrezimin e padise.
Edhe gjykata e apelit ka lene ne fuqi me te njejtin arsyetim vendimin e
gjykates se rrethit.
Konkluzioni i mesiperm eshte i drejte e i bazuar ne ligj.
Neni 610 parashikon: "Kunder veprimeve te permbaruesit gjyqesor dhe
kunder refuzimit te tij per te kryer nje veprim, palet mund te bejne ankim ne
gjykaten qe ekzekuton vendimin brenda 5 diteve nga dita e kryerjes se veprimit
apo e refuzimit kur palet kane qene te pranishme ne kryerjen e veprimit, ose
kane qene thirrur edhe ne raste te tjera nga dita qe i eshte njoftuar ose kane
marre dijeni per veprimin ose refuzimin".
Ka rezultuar se ne veprimet e Zyres se Permbarimit per ekzekutimin e
vendimit, daten 31.07.2000, paditesja ka qene e pranishme. Ne kuptim te
dispozites se mesiperme afati 5 ditor i kundershtimit duhet te fillonte ne kete
date. Ne fakt padia eshte paraqitur ne gjykate ne daten 19.11.2002, pra jashte
ketij afati. Ne keto rrethana me te drejte gjykata ka vendosur rrezimin e padise.
Pretendimet e paditeses ne rekurs i referohen themelit te çeshtjes, faktit
qe vendimi gjyqesor duhej ekzekutuar ne teresine e tij. Lidhur me themelin
gjykata nuk e ka vene ne bisedim çeshtjen, sepse eshte konsideruar jashte afatit
ndaj dhe keto pretendime nuk qendrojne.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.46, date 10.02.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 14.04.2005

184
Nr.3545/1436/21 i Regj. Themeltar
Nr.687 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Vladimir Metani Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 23.12.2004 dhe 20.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen


civile nr.3545/1436/21 akti qe i perket:

PADITËS: AMBASADA ZVICERANE,


perfaqesuar nga Av. Ilir Selenica
TË PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar
nga Av. Natasha Kondi.
SHOQERIA "TEKNOPROJEKT",
perfaqesuar nga Av. Fatos Lulo
NDËRHYRËS DYTËSOR
ME PADITËSIN: SHOQERIA "LANI" SH.P.K.,
perfaqesuar nga Av. Fatmir Braka
NDËRHYRËS DYTËSOR
ME TË PADITURIN: ASTRIT DAÇI
MEDIHA HOTI
NESIME MULLAHI
ETLEVA MULLAHI
SUZANA ZEROLINI, perfaqesuar
nga Av. Fatos Lulo
PERSONA TË TRETË: K.RR.TERITORIT PRANE
BASHKISE TIRANE, perfaqesuar
nga Av. Natasha Kondi
K.R.T.R.SH, ne mungese

185
OBJEKTI I PADISË:
Deklarimi absolutisht i pavlefshem i
lejes se ndertimit nr.766, date 22.12.1998.
Baza Ligjore: Neni 116 i K.Pr.Administrative,
Neni 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e rrethit Tirane, me vendim nr.2253, date 28.05.2002 ka


vendosur:
Pranimin e padise si te mbeshtetur ne ligj.
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te aktit administrative te
lejes se ndertimit nr.766, date 22.12.1998 te nxjerre nga K.K.R.T
prane Bashkise Tirane te dhene ne favor te shoqerise
"Teknoprojekt" sh.p.k.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim nr.1059, date 03.10.2003 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit civil nr.2253, date 28.05.2002 te Gjykates se
rrethit Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka ushtruar rekurs pala


paditese, Ambasada e Konfederates Zvicerane, e cila kerkon prishjen e vendimit
duke parashtruar keto shkaqe:
- Se pari: Gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin nr.8405, date 17.09.1998
"Per urbanistiken", duke arsyetuar se nga ndertimi i kryer prej pales se
paditur, anes paditese nuk i jane cenuar interesat. Ky ligj parashikon
distancat lidhur me ndertimet qe kane dritare perballe njera-tjetres dhe ne
rastin konkret distanca duhet te jete 34 m nderkohe qe eshte 15 m, nga
kjo del qarte qe na eshte cenuar interesi yne i ligjshem.
- Se dyti: Gjykata ka zbatuar gabim ligjin dhe ne arsyetimin se padia nuk
eshte ngritur brenda 30 diteve dhe gjykata e rrethit nuk duhet te
procedonte per zgjidhjen e tij, sipas nenit 116/c te K.Pr.Administrative.
Ne mendojme se duhet te zbatohet Kodi i Proçedurave Administrative ne
çeshtjet administrative ashtu sikunder eshte dhe konflikti yne.
- Se treti: Gjykata ka zbatuar gabim ligjin ne arsyetimin se leja e ndertimit
eshte konsideruar e rregullt. Sikurse rezultoi gjate gjykimit te
K.R.T.R.SH. nuk ka mare vendim pasi me sa duket ka zbatuar drejt ligjin
e konkretisht nenin 36 te K.Pr.Civile.
- Se katerti: Gabim ka vendosur gjykata dhe kur ka pushuar gjykimin,
nese paditesi nuk legjitimohet ne padi duhet te vendoset rrezimi i padise
jo pushimi i gjykimit.

186
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs shoqeria "Lani"
sh.p.k, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi
te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:
- Se pari: Eshte i gabuar pretendimi i shumices se “nuk del qe pales se
paditur t’i jene cenuar interesat”.
- Se dyti: Edhe pretendimi se “pala paditese nuk rezulton te kete reaguar
me padi brenda afatit 30-ditor qe urdheron dispozita 328 i K.Pr.Civile”
eshte perseri i gabuar.
- Se treti: Arsyetimi i shumices se “per natyren juridike te ketij konflikti
gjykata nuk duhet te procedonte per zgjidhjen e tij sipas nenit 116/c te
K.Pr.Administrative” pasi çeshtja eshte administrative dhe duhet te
zbatohen dispozitat ligjore qe jane ne fuqi.
- Se katerti: Nuk ka vend per te zbatuar ankimin ne rruge administrative,
pasi ne rastin konkret me padi kerkohet konstatimi i pavlefshmerise
absolute te aktit administrativ dhe K.Pr.Administrative nuk parashikon
proçedure te posaçme per kerkimin e pavlefshmerise absolute.
- Se fundi: Ndryshe nga sa arsyeton gjykata se “K.R.T.R.Sh. e ka
konsideruar te rregullt lejen” ne fakt K.R.T.R.Sh. nuk ka marre asnje
vendim lidhur me çeshtjen e lejes ne fjale.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e
Ambasades Zvicerane Av. Ilir Selenica, i cili kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit,
perfaqesuesen e Bashkise Tirane Av. Natasha Kondi, e cila kerkoi lenien ne fuqi
te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesi i shoqerise "Lani" sh.p.k.
Av. Fatmir Braka, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit, perfaqesuesi i Astrit Dacit, etj.,
Av. Fatos Lulo, i cili kerkoi rrezimin e padise duke u pranuar pjeserisht ato qe
tha juristja e Bashkise,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala paditese Ambasada Zvicerane dhe
nderhyresit dytesore - Shoqeria "Lani" sh.p.k., etj, nuk permban asnje nga
shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i nr.1059, date
03.10.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka prishur vendimin e gjykates se
rrethit dhe ka pushuar gjykimin e çeshtjes eshte i drejte persa i perket
konkluzionit te arritur dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
me vendimin e K.R.T. prane Bashkise Tirane nr.766, date 22.12.1998, pales
paditese - shoqerise "Teknoprojekt" i eshte dhene leja per ndertimin e nje
objekti 16 katesh ne rrugen "Donika Kastrioti" Tirane. Kjo leje eshte dhene pasi

187
me pare me vendimin nr.670, date 23.10.1998 eshte miratuar sheshi i ndertimit
per ngritjen e nje objekti te tille nga pala paditese. Me vendime te Prefektures e
Ministrise se Puneve Publike si dhe te Policise se Ndertimit te viteve 1999 e
2000 eshte vendosur pezullimi i punimeve te ndertimit te ketij objekti derisa te
shqyrtohej leja e dhene nga K.Rr.T.Sh-ja. Akti i pezullimit i Policise se
Ndertimit eshte kundershtuar ne gjykime te mepareshme prej pales se paditur,
shoqerise "Teknoprojekt" dhe ne perfundim te gjykimit ne te gjithe shkallet,
Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit
qe kishte rrezuar padine.
Çeshtja ne gjykim eshte iniciuar nga pala paditese Ambasada Zvicerane e
cila fillimisht ka kerkuar kallzimin e nje punimi te ri dhe te nje demi te
mundshem sipas nenit 303 te K.Civil si dhe ndalimin e cenimit ne pronesi.
Menjehere pas paraqitjes se padise eshte shtuar objekti i saj edhe me kerkimin
per kundershtimin e lejes se ndertimit dhene ne favor te pales se paditur. Kjo
shtese pasi i eshte komunikuar sipas rregullave proceduriale pales se paditur,
eshte pranuar per shqyrtim nga gjykata. Shkaku ligjor per te cilin eshte
kundershtuar leja e ndertimit ka qene se ajo eshte dhene sipas ligjit nr.7693,
date 06.04.1993 "Per urbanistiken", ne nje kohe qe ky ligj ishte shfuqizuar dhe
ne daten 25.10.1998 kishte hyre ne fuqi ligji i ri nr.8405. Ky ligj parashikonte
nje perberje te ndryshme nga ligji i meparshem te K.R.T.-ve prane Bashkive.
Sipas pales paditese leja e dhene nga nje K.R.T. e vjeter, e cila ishte nje organ i
suprimuar me ligjin e shfuqizuar, nuk mund te sjelle asnje pasoje si akt
absolutisht i pavlefshem.
Ne gjykim ka hyre me cilesine e nderhyresit dytesor qe bashkohet me
palen paditese edhe shoqeria "Lani" sh.p.k., e cila ka ndertuar nje pallat 18
katesh ne kufi me objektin qe po nderton pala paditese. Gjykata e shkalles se
pare ka gabuar qe e ka legjitimuar Shoqerine "Lani" sh.p.k. si nderhyres dytesor
ne çeshtjen ne gjykim. Sipas nenit 141 te K.Pr.Civile, "Kushdo mund te
nderhyje ne nje proçes gjyqesor qe zhvillohet ndermjet personave te tjere, kur
ka interes per te mbeshtetur njeren ose tjetren pale, me te cilen bashkohet ne
gjykim per ta ndihmuar ate". Mirepo rasti ne shqyrtim nuk eshte i tille. Shoqeria
"Lani" sh.p.k. nuk lidhet me interesat qe mbron paditesi ne kete gjykim, prandaj
nuk mund te bashkohet me te proceduralisht e ta mbeshtese ate ne gjykim. Ne
qofte se ndertimi i te paditurit do te cenoje njekohesisht edhe ndonje te drejte
apo interes te ligjshem te saj, shoqeria "Lani" sh.p.k. ka te drejte t’i mbroje vete
ato, duke nisur proçeduralisht nje gjykim te ri, te pavarur nga ky gjykim qe po
shqyrtojme. Me cilesine e nderhyresit dytesor qe bashkohet me te paditurin ka
nderhyre edhe familja Mullai, pronare e truallit mbi te cilin po behet ndertimi
nga i padituri.
Me pas dhe konkretisht ne daten 25.03.2002, vete pala paditese ka hequr
dore nga kerkimi per kallzimin e nje punimi te ri dhe ndalim cenimi ne pronesi,
duke mbetur vetem te kerkimi per pavlefshmerine e aktit administrativ. Po kete
date, mbi bazen e kerkeses se paditesit gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit

188
te çeshtjes per kete pjese dhe ka vazhduar gjykimin vetem per çfare ka mbetur
ne kerkimet e pales paditese.
Gjykata e rrethit ne vendimin e saj pranon se ne kohen kur eshte miratuar
leja e ndertimit per te paditurin, ishte shfuqizuar ligji nr.7693, date 06.4.1993
"Per urbanistiken". Ligji i ri nr.8405, date 17.09.1998 parashikonte nje perberje
krejt te re te K.R.T., si nga pikepamja numerike ashtu dhe nga kriteret e
perzgjedhjes se anetareve te saj. Ai ne asnje dispozite te tij nuk parashikonte
vazhdimesine e punes se K.R.T se vjeter deri ne krijimin e K.R.T.-se se re. Per
pasoje çdo akt administrativ i marre nga nje organ i tille i suprimuar duhet
konsideruar nul dhe nuk prodhon asnje pasoje juridike. Per sa me siper kjo
gjykate ka pranuar padine duke konstatuar pavlefshmerine e lejes se ndertimit.
Pala e paditur ka parashtruar para gjykates se rrethit mungesen e
legjitimitetit aktiv te pales paditese ne ngritjen e kesaj padie si dhe pretendime
te tjera qe lidhen me afatin e paraqitjes se padise, perfundimin e ankimit ne
rruge administrative, apo dhe lidhur me themelin e çeshtjes. Por, ndersa ne
vendimin e gjykates gjen pergjigje rrezimi i disa pretendimeve, nuk thuhet asgje
lidhur me pretendimin per mungesen e legjitimitetit te pales paditese.
Gjate shqyrtimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit, nga kjo gjykate eshte
verejtur se K.Rr.T.Sh.-ja, edhe pse kishte kaluar nje kohe e gjate nga pezullimi i
punimeve dhe, sipas ligjit "Per urbanistiken", kishte detyrimin te shprehej
lidhur me ligjshmerine e tij, ende nuk e kishte marre ne shqyrtim kete çeshtje.
Mbi kerkimin e disa hershem te gjykates, eshte marre pergjigjja e dates
03.07.2003, nga e cila ka rezultuar se leja e ndertimit objekt gjykimi eshte
konsideruar nga ky organ si e vlefshme.
Ne ndryshim nga gjykata e rrethit, gjykata e apelit ka konkluduar se nuk
rezulton qe pales paditese t’i jene cenuar interesat nga dhenja e lejes se
ndertimit pales se paditur. Gjithashtu, ne veshtrim te nenit 328 te K.Pr.Civile
nuk rezulton te jete zbatuar afati 30 ditor per kundershtimin e aktit. Per sa me
siper ajo ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pushuar gjykimin e
çeshtjes.
Kolegji Civil e konsideron te drejte vendimin e gjykates se apelit lidhur
me perfundimin ne te cilin ajo ka arritur, por vlereson se ai eshte i
paargumentuar lidhur me sa konkludohet. Duke qene se zgjidhja perfundimtare
vleresohet e drejte, ky kolegj e quan me vend te plotesoje kete vendim me
argumenta te tjera. Keto argumenta kane te bejne thjesht me zbatimin e ligjit
mbi fakte te pranuara nga gjykatat, prandaj nuk ka asnje pengese qe te behen
prej kesaj gjykate.
Pas heqjes dore nga kerkimi per ndalimin e cenimit ne pronesi dhe
kallzimin e nje punimi te ri, gjykimi ka vazhduar vetem me shqyrtimin e
kerkimit per pavlefshmerine e aktit administrativ, lejes se ndertimit. I vetmi
shkak i pretenduar nga pala paditese ka qene dhenia e saj nga nje organ jo
kompetent. Sipas nenit 6 te K.Pr.Civile "Gjykata qe gjykon mosmarreveshjen
duhet te shprehet mbi gjithcka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet". Per

189
rrjedhoje gjykata e ka zhvilluar hetimin vetem rreth ketij shkaku te pretenduar
nga pala paditese. Pikerisht ketu ka gabuar gjykata e shkalles se pare qe ka
vazhduar gjykimin per nje kerkim te paditesit, per ngritjen e te cilit ai nuk ishte i
legjitimuar per shkak te mosprezantimit te ndonje te drejte subjektive apo
interesi te ligjshem. Si ka menduar paditesi qe ka hequr dore nga gjykimi i
padise per pushimin e cenimit ne pronesi dhe kallzimin e nje punimi te ri dhe
pse ka zgjedhur kete menyre te papershtateshme mbrojtjeje, kjo i takon atij dhe
eshte shprehje e disponibilitetit te tij. Gjithsesi, kjo heqje dore me vullnet te lire
te paditesit ben qe gjykimi i filluar te mos mund te vazhdoje me tej.
Leja e ndertimit ka te beje me nje marredhenie juridiko - administrative
midis ndertuesit dhe K.RR.T. Kundershtimi i saj prej paditesit nuk mund te
behet jashte kontekstit te ngritjes se nje padie per cenim pronesie, apo kallzimi
te nje punimi te ri.
Neni 32/a i K.Pr.Civile parashikon: "Padia ngrihet per te kerkuar
rivendosjen e nje te drejte ose interesi te ligjshem qe eshte shkelur". Kjo do te
thote se nese nepermjet ushtrimit te nje padie paditesi nuk parashtron cila eshte
e drejta e tij apo interesi i tij i ligjshem qe eshte cenuar, ajo duhet te deklarohet e
papranueshme per mungese legjitimimi pa i hyre çeshtjes ne themel. Interesi
duhet te jete juridik, qe do te thote se padia duhet te mbeshtetet mbi nje te
drejte qe gezon njohje dhe mbrojtje nga ligji, por e rendesishme eshte se duhet
te jete direkt personale. Vetem atij qe i mohohet apo shkelet nje e drejte i lind
e drejta qe me padi te kerkoje realizimin e saj.
Ne çeshtjen ne gjykim nuk eshte parashtruar asnje interes i ligjshem ne
kuptimin e dispozites qe cituam me lart per palen paditese. Ajo nuk ka
pretenduar asnje shkelje ose mohim te se drejtes, te shkaktuar personalisht asaj
nga marrja prej te paditurit e lejes se ndertimit. Qe ne ngritjen e padise dhe gjate
gjithe gjykimit ajo vetem se ka parashtruar shkeljen e disa procedurave ne
dhenjen e saj. Keto shkelje pavaresisht ne se ekzistojne apo jo, te para ne kete
kendveshtrim nuk mund te themi se cenojne ndonje te drejte subjektive te pales
paditese. Pala paditese do te legjitimohej ne se do te pretendonte cenimin qe
mund te shkaktohej ne pronesi te saj nga ndertimi i te paditurit, por ajo, edhe
pse fillimisht ka bere nje kerkim te tille, me pas ka hequr dore duke mos e
investuar gjykaten ne kete drejtim.
Per sa argumentuam me lart, me te drejte gjykata ka konkluduar se pales
paditese i mungon interesi i ligjshem, pra si rrjedhoje dhe legjitimimi aktiv ne
ngritjen e padise.
Lidhur me afatin 30 ditor te ngritjes se padise, arsyetimi i bere nga
gjykata e apelit eshte i gabuar. Akti administrativ eshte goditur per pavlefshmeri
absolute, konform nenit 116 te K.Pr.Administrative si nje akt i nxjerre nga nje
organ i paidentifikuar. Literatura juridike ka pranuar se nje akt i tille nuk mund
te prodhoje pasoja juridike, pavaresisht nga fakti nese eshte deklaruar apo jo i
tille. Edhe neni 117/2 i K.Pr.Administrative nuk e lidh me ndonje afat kerkesen
per shpalljen absolutisht te pavlefshem te nje akti te tille. Sipas tij "Kerkesa ne

190
fjale mund te behet ne çdo kohe". Por te gjitha sa parashtruam me lart do te
kishin vlere per kete gjykim vetem nese pala paditese do te kishte legjitimitetin
aktiv per te vene ne levizje gjykaten per gjykimin e kesaj padie. Prandaj,
pavaresisht nga arsyetimi i gjykates se apelit nuk ndryshon aspak konkluzioni i
arritur prej saj.
Ne rekursin e paraqitur pala paditese ka pretenduar se padrejtesisht
gjykata e apelit ka pranuar se K.Rr.T.Sh.-ja eshte shprehur per vlefshmeri te
lejes se ndertimit pasi mungon nje vendim i tille i nxjerre nga ky organ.
Pretendimi i mesiperm lidhet me zgjidhjen ne themel te çeshtjes, prandaj dhe e
shohim te pavend qe ne kete vendim te japim argumenta pro apo kunder tij.
Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem
vendimin e gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1059, date 03.10.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 20.04.2005

191
Nr.2088/223 i Regj. Themeltar
Nr.688 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 19.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.2088/223 akti, qe ju perket paleve:

PADITËS: VERA KODRA, ne mungese


TË PADITUR: ARIF BALA, ne mungese
TOFIK KODRA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri e kontrates se qirase
dhe lirim dhe dorzim trualli.
Baza Ligjore: Nenet 296 e 92 e vijues te K.Civil,
neni 17 te K.Civil te vitit 1982.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.1516, date 07.10.2002,


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise se paditeses Vera Kodra, duke u
deklaruar e pavlefshme kontrata e qirase date 13.04.1994, ndermjet
dy te paditurve Arif Bala dhe Tofik Kodra per siperfaqen e tokes
1000 m2, duke i kthyer palet ne gjendjen e meparshme.
Detyrimin e te paditurit Arif Bala, t’i liroje e t’i dorezoje paditeses
Vera Kodra siperfaqen e tokes prej 2343 m2 zene padrejtesisht prej
tij, ne parcelen 80/12 ndodhur ne fshatin Romanat te Rrethit
Durres, me kufizime V - pasuria 80/11, L - pasuria 68, J - pasuria
80/3 dhe P - pasuria 80/2.

192
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.50, date 04.02.2003, ka
vendosur :
Prishjen e vendimit civil nr.1516, date 07.10.2002 te Gjykates se
Rrethit Durres dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.768, date 05.05.2003


ka vendosur :
Pranimin e padise se paditeses Vera Kodra, duke deklaruar te
pavlefshme kontraten e qirase date 13.04.1994, e lidhur midis dy te
paditurve Tofik Kodra dhe Arif Bala, per nje siperfaqe toke prej
1000 m2 duke u kthyer palet ne gjendjen e mepareshme.
Detyrimin e te paditurit Arif Bala te liroje e dorezoje paditeses
Vera Kodra parcelen 80/12 e ndodhur ne fshatin Romanat te qarkut
Durres, me kufij: nga V - pasuria 80/11, L - pasuria 68, J - pasuria
80/3 dhe nga P - pasuria 80/2.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.415, date 17.07.2003 ka


vendosur :
Lenien ne fuqi te vendimit nr.768, date 05.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Durres.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Arif Bala, i cili parashtron keto shkaqe:
- Deklarimi i pavlefshem i kontrates se qirase eshte i kundraligjshem pasi
kontrata e qirase eshte lidhur ne baze te nenit 87 te K.C. te vitit 1982 qe
lejon kryerjen e nje veprimi te tille.
- Gjykata ka zbatuar gabimisht nenin 226 te K.C. ekzistues, i cili ne kohen
e lidhjes se kontrates se qirase ka qene pa hyre ne fuqi.
- Me kontraten e qirase mua me eshte dorezuar toka qe une kam ne
administrim dhe menjehere kam filluar ndertimin e shtepise dy kateshe.
- Ne vitin 1997 kur eshte bere pjestimi i pasurise, paditesja e ka ditur se
une kam patur me qira token dhe kam ndertuar shtepine dy kateshe, pra
toka ishte me barre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.415, date 17.07.2003 i Gjykates Apelit Durres, eshte i bazuar
ne ligj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

193
Nga gjykimi rezulton se, paditesja Vera Kodra me te paditurin Tofik
Kodra, kane qene bashkeshorte deri me date 07.02.1994, qe kane zgjidhur
martesen.
Me vendimin nr.1650, date 24.10.1997 te Gjykates se Rrethit Durres
eshte pjestuar pasuria ndermjet paditeses Vera Kodra dhe te paditurit Tofik
Kodra, duke i takuar paditeses Vera Kodra, nder te tjera edhe siperfaqja e tokes
prej 4968 m2, ne parcelen nr.80/2 me kufizimet perkatese. Kete siperfaqe toke
paditesja e ka rregjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme
Durres, ne zonen kadastrale 3236, me nr.pronesie 80/12 me kufizimet perkatese.
Ne baze te kontrates se qirase date 13.04.1994 i padituri Tefik Kodra i ka
dhene me qira te paditurit Arif Bala, nje siperfaqe toke prej 1000 m2, te
ndodhur ne parcelen 80/3 - 820 m2 dhe ne parcelen 80/4 - 180 m2, per 99 vjet,
kundrejt shumes prej 100.000 leke. Ne kete kontrate kane rene dakort kjo
kontrate qiraje te konsiderohet kontrate shitje po te lejohet shitja me ligj.
Paditesja Vera Kodra, me padine objekt gjykimi ka kerkuar te
konsiderohet absolutisht e pavlefshme kontrata e qirase dhe t'i lirohet e
dorezohet trualli i saj, ne baze te neneve 17 te K.Civil te vitit 1982 dhe nenit
296 te K.Civil ne fuqi.
Nga gjykimi ka rezultuar se, i padituri Arif Bala nuk posedon parcelat
80/3 dhe 80/4 per te cilat ka lidhur kontraten e qirase, por posedon parcelen me
nr.80/12, e cila eshte ne pronesi te paditeses Vera Kodra.
Ne prapesimet e tij, i padituri Arif Bala ka pretenduar se, siperfaqen e
tokes prej 1000 m2 e ka blere, pavaresisht se, kontraten e kane bere per qira,
pasi ne ate kohe nuk lejohej shitja e tokes.
Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e shkalles se pare Durres, ka pranuar
padine e paditeses Vera Kodra, duke deklaruar te pavlefshme kontraten e qirase
date 13.04.1994, te lidhur midis dy te paditurve Tofik Kodra dhe Arif Bala, per
siperfaqen prej 1000 m2 toke, duke i kthyer palet ne gjendjen e mepareshme
dhe detyrimin e te paditurit Arif Bala te liroje e dorezoje paditeses Vera Kodra,
parcelen 80/12 e ndodhur ne fshatin Romanat te Qarkut Durres, me kufizimet
perkatese. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson te drejte vendimin e gjykates
apelit per keto arsye:
Me te drejte nga gjykata e apelit eshte konsideruar e pavlefshme kontrata
e qirase, lidhur mes te paditurve me date 13.04.1994, sepse kjo kontrate eshte
lidhur ne kohen qe ne fuqi ka qene K.Civil i vitit 1982. Sipas nenit 267 te ketij
Kodi, kontrata e qirase mund te lidhej me afat ose pa afat, kur lidhet me afat ai
nuk mund te jete me i gjate se pese vjet. Kontrata e lidhur mes te paditurve, sic
u tha me lart, eshte lidhur me afat 99 vjecar, pra ne kundershtim me dispoziten e
sipercituar.

194
Gjithashtu me te drejte gjykata e apelit ka pranuar padine e rivendikimit
te paditeses Vera Kodra, duke detyruar te paditurin Arif Bala, t'i liroje e
dorezoje parcelen me nr.80/12, sepse nga gjykimi eshte provuar se i padituri
Arif Bala, posedon parcelen me nr.80/12 e cila eshte prone e paditeses Vera
Kodra. Ne baze te nenit 296 te K.Civil, "Pronari ka te drejte te ngreje padi per
kerkimin e sendit tij nga cdo posedues ose mbajtes".

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.415, date 17.07.2003 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 19.04.2005

195
Nr.2089/224 i Regj. Themeltar
Nr.689 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Artan Hoxha Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 19.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.2089/224 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: EVANTHI CIKO, ne mungese


E PADITUR: DHORI KITA, ne mungese
SEKSIONI I FINANCES PRANE
BASHKISE KORCE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Vertetim fakti pronesie.
Baza Ligjore: Neni 388 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.2447, date 06.12.1994,


ka vendosur:
Vertetimin e faktit te pronesise te Thanas (Nasi) Gaqi Ciko, mbi
nje truall 164m2, ndodhur ne Korce, ne Lagjen 2, Rruga
"Medelheri" me kufizimet e mepareshme: L - Foni Filipi, P - Naun
Berberi, V - rruga "Fillantropeve" dhe J - Kosto Kita.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.2925, date 23.06.1995, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.2447, date 06.12.1994 te Gjykates se Rrethit
Korce dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim.

196
Gjykata e Rrethit Korce me vendimin nr.1418, date 30.04.1996 ka
vendosur:
Pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Gjykata Rrethit Korce, me vendimin e ndermjetem, date 12.02.1998 ka


vendosur:
Te pezullohet ceshtja objekt gjykimi, derisa te zgjidhet ceshtja me
kundershtim te te tretit.

Gjykata Apelit Korce, me vendimin nr.8, date 06.11.1998, ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit date 12.02.1998 te Gjykates se Rrethit
Korce, per pezullimin e gjykimit dhe te vendimit per sigurimin e
padise.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.294, date 09.04.1999 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.8, date 06.11.1998 te Gjykates se
Apelit Korce.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.ska, date 27.05.2003, ka


vendosur:
Te ngreje nga pezullimi ceshtjen ne baze te nenit 298/2 te
K.Pr.Civile, duke caktuar daten e gjykimit.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr.ska, date 03.10.2003 ka


vendosur:
Pezullimin e ceshtjes civile me pale paditese Evanthi Ciko e te
paditur Dhori Kita, etj. me objekt vertetim fakti, deri sa te zgjidhet
ceshtja tjeter civile, me objekt kundershtimin e vendimit te
Gjykates se Rrethit Korce me nr.5539, date 26.06.1996, qe eshte ne
Gjykaten e Rrethit Tirane.

Gjykata Apelit Korce, me vendimin nr.30, date 16.02.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.s’ka date 03.102003 te Gjykates se
shkalles se pare Korce.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Evanthi Ciko, qe parashtron keto shkaqe:
- Gjykatat kane keqinterpretuar nenin 297/a te K.Pr.C., nuk mund te
pezullohet gjykimi i pare kur ka filluar nje i dyte, kur duhej te pezullohej
i dyti derisa te perfundonte gjykimi i meparshem.
- Gjykata megjithese ngriti pezullimin pas shume perpjekjesh, perseri pa
patur ndonje shkak te ri, gjykata ne vend qe te vazhdonte gjykimin
pezulloi ceshtjen perseri.

197
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, ne mungese te paleve
ndergjyqesa, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.30, date 16.02.2004 i Gjykates Apelit Korce dhe vendimi date
03.10.2003 i Gjykates se shkalles se pare Korce, jane rrjedhoje e zbatimit te keq
te ligjit, si te tille ato duhet te prishen.
Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesja Evanthi Ciko ka ngritur padi
kunder Bashkise Korce (Seksionit te Finances) dhe Dhori Kites, me objekt
vertetimin fakti juridik te pronesise, mbi nje siperfaqe trualli, e ndodhur ne
qytetin e Korces, prone e Nasi (Jorgaq) Cikos, i cili eshte trashegimlenes i burrit
te saj te vdekur, Mihajl Ciko.
Gjate gjykimit te ceshtjes i padituri Dhori Kita ka kerkuar pezullimin e
gjykimit te ceshtjes derisa te shqyrtohet ceshtja civile me objekt kundershtim i
te tretit ndaj vendimit gjyqesor nr.5539, date 26.06.1996 te Gjykates se Rrethit
Tirane, pasi ka lidhje me ceshtjen ne gjykim.
Sipas kerkeses se siperme, gjykata me vendimin e ndermjetem date
12.02.1998 ka vendosur pezullimin e gjykimit.
Mbi kerkesen e paditeses, date 12.05.2003, gjykata ka vendosur ngritjen
nga pezullimi te ceshtjes, duke caktuar edhe daten e gjykimit.
Pas rifillimit te gjykimit, i padituri Dhori Kita, ka perseritur kerkesen per
pezullimin e gjykimit me te njejtat shkaqe si ne seancat e tjera dhe gjykata ka
vendosur perseri pezullimin e gjykimit, deri sa te zgjidhet ceshtja civile me
objekt kundershtim i te tretit, ndaj vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, me
nr.5539, date 26.06.1996. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, vendimi i gjykates te shkalles
se pare per pezullimin e gjykimit te ceshtjes dhe vendimi i gjykates se apelit qe
e le ne fuqi, jane marre ne zbatim te keq te ligjit.
Sipas nenit 297 germa "a", gjykata vendos pezullimin e gjykimit, kur
ceshtja nuk mund te zgjidhet, para se te zgjidhet nje ceshtje tjeter civile.
Sipas kesaj dispozite, kushtet per pezullimin e gjykimit civil,
parashtrohen si me poshte:
Se pari - konstatimi nga ana e gjykates se, ekziston nje ceshtje tjeter
civile, qe eshte duke u gjykuar dhe qe ka lidhje me ceshtjen ne gjykim.
Se dyti - ceshtja ne gjykim, nuk mund te zgjidhet, para se te perfundoje
nje ceshtja tjeter civile, per shkak te lidhjes qe kane me njera tjetren.
Ceshtja e pezulluar ka objekt te padise vertetim fakti juridik ne baze te
nenit 388 te K.Pr.Civile. Kurse ceshtja tjeter, per shkak te ciles eshte pezulluar
gjykimi i pare, ka objekt padie, kundershtimin te te treti, ndaj vendimit
gjyqesor, me objekt vertetim fakti juridik, deshmi trashegimie.

198
Ne keto rrethana, arsyetimi i gjykates se apelit, eshte i gabuar dhe i
pambeshtetur ne ligj.
Sipas nenit 388 te K.Pr.Civile, gjykimi per vertetimin gjyqesor te nje
fakti ka per qellim te konstatoje ekzistencen ose mos ekzistencen e nje fakti te
caktuar, i cili nuk mund te provohet me dokumentin e nevojshem, por jo te
zgjidhe nje konflikt te caktuar te se drejtes civile dhe prandaj nuk eshte
kontencioz. Ne rast se gjate shqyrtimit te kerkeses lind nje konflikt midis
kerkuesit dhe nje personi tjeter te interesuar, per te drejten civile qe ka lidhje me
vertetimin e faktit, ne baze te nenit 392 te K.Pr.Civile, gjykata vendos pushimin
e shqyrtimit te ceshtjes. Ne kete rast palet mund t`i drejtohen gjykates me padi,
sipas rregullave te pergjitheshme.
Sa siper, padia e ngritur nga Evanthi Ciko, eshte e tille qe mund t'i jepet
zgjidhje nga gjykata pa qene nevoja te pritet zgjidhja e nje ceshtje tjeter, sic
eshte kundershtimi i te tretit qe sipas gjykatave eshte trajtuar si shkak per
pezullimin disa here te gjykimit te ceshtjes.
Per rrjedhoje, vendimet e gjykatave, duhen prishur dhe te dergohet
ceshtja per vazhdimin e gjykimit ne Gjykaten e shkalles se pare Korce.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.30, date 16.02.2004 te Gjykates se Apelit Korce
dhe vendimit date 03.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Korce dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Korce, me
tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.04.2005

199
Nr.2049/109 i Regj. Themeltar
Nr.690 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Valentina Kondili Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 19.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me


nr.2049/109 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: CAMATO NINI, perfaqesuar nga


Av. K. Kutra
TË PADITUR: ÇAJUP SHEHU, perfaqesuar nga
Av. S. Shehu
MEMO KOKA, MAKSUT KOKA,
KAPO KOKA, TAIBE KARABINA,
ZYLFO KOKA, HYSNI KOKA,
SERJAN KOKA, RAHMI KOKA,
VENETIKE HAMZAI
PALË E TRETË: K.K.K. PRONAVE PRANE
PREFEKTURES GJIROKASTER,
ne mungese

OBJEKTI PADISË:
Kundershtim i vendimit te K.K.K.Pronave
nr.727, date 30.03.2000, si dhe anullim i pjesshem
i vendimit nr.35, date 01.11.1993 dhe
i vendimit nr.264, date 08.11.1995 te K.K.K.Pronave.
Baza Ligjore: Ligji 7698, date 15.04.1993.

200
Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.331, date
30.05.2002, ka vendosur:
Anullimin e pjesshem te vendimit te K.K.K.Pronave nr.727, date
30.03.2000 ne piken 6 te tij si me poshte:
Njohjen e pronesise paditeses Camato Nini, ne siperfaqen prej
13.000 m2 ne vendin e quajtur "Shakavec" me kufizime: Veriu -
me vije uji, Lindja - me Sokrat Vasin, Jugu - xhade, Perendimi -
xhade e nr.kadastral 22/3 dhe kompensimin e pales paditese sipas
ligjit.
Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.264, date 08.11.1995 ne
favor te Resul Maksut Koka, per siperfaqen 800 m2 sipas
percaktimeve te ekspertit ne gent plan (dep.Nr.2).
Njohjen e pronesise ne siperfaqen prej 3000 m2 paditeses Camato
Nini, ne vendin e quajtur "Bregu Qame" me kufizime: Veriu -
Sokrat Vasi, Lindja - Xhade, Jugu - Xhade, Perendimi - Xhade dhe
kompensimin sipas ligjit.
Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.35, date 01.11.1993 ne
favor te Cajup Shehu per siperfaqen 2000 m2 ne V. "Bregu Qame".

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.392, date 26.11.2003, ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.331, date 30.05.2002 te Gjykates se Rrethit
Gjirokaster dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesja Camato Nini (Gjini), e cila
parashtron keto shkaqe:
- Gjykata e apelit nuk ka kryer nje hetim te plote e te gjithaneshem sipas
ligjit, neni 14 i K.Pr.C.
- Gjykata, duke mos patur parasysh parimin e kontradiktorialitetit nuk
ballafaqoi dhe debatoi provat e paraqitura nga palet, por apriori provat e
paraqitura prej nesh i konsideroi me vlere te cunguar dhe nuk i mori ne
konsiderate.
- Gjykata ne kundershtim me nenin 264 te K.Pr.Civile, nuk ka detyruar te
paditurit te paraqesin proven shkresore "Premtim -Shitje Blerje" me
nr.8085/6391 te vitit 1937, akti mbi te cilin eshte bere njohja e pronesise
ne favor te Godo Koka, me vendimin nr.264, date 08.11.1995 te K.K.K.P.
Gjirokaster.
- Gjykata e apelit nuk ka patur parasysh legjitimimin tone si padites ne
baze te nenit 27/a te ligjit 7698, date 15.04.1993.
- Nga gjykata e apelit ne date 12.11.2003, eshte kerkuar vendimi per
caktim eksperti duke vene ne dispozicion provat e paditesit, vendim ky i
paragjykuar e ne kundershtim me nenin 183/2 te K.Pr.Civile.

201
- Ne vendimin e gjykates se apelit nuk percaktohet se, ku provohet vendimi
i marre kunder nesh si padites ne lidhje me te paditurit.

Kunder rekursit ka ushtruar kunder rekurs i padituri Çajup Shehu, i cili


pretendon se, rekursi nuk duhet pranuar per keto arsye:
- Ankuesja i bashkon rekursit fleten e regjistrimit te pronesise te fshatit
Palokaster ku tregohen te gjithe krye-familjaret banore te ketij fshati dhe
ne nr.8 te kesaj flete eshte i regjistruar trashegimlenesi i saj Koco Nini,
nga ku del se ai nuk ka patur prona para 1945.
- Eshte e vertete se vendimi gjyqesor te cilin i kam paraqitur
K.K.K.Pronave, eshte prishur dhe pushuar gjykimi, por ne gjykim kemi
paraqitur dokumenta qe provojne pronesine tone qe para vitit 1945.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales
paditese Av. K. Kutra, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe pranimin e
padise, perfaqesuesin e pales se paditur Av. S. Shehu, qe kerkoi ndryshimin e
vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise, si dhe diskutoi çeshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi nr.392, date 26.11.2003 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, eshte
rrejedhoje e zbatimit te keq te ligjit, si i tille duhet te prishet.
Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesja Camato Nini, ka kundershtuar
vendimin e K.K.K.Pronave Gjirokaster nr.727, date 30.03.2000, piken e fundit
te tij, sipas te ciles i eshte refuzuar kerkesa per njohje e kthim te pronave ne
vendet "Shakavec" dhe "Bregu i Qame", pasi po per keto siperfaqe eshte
shprehur me pare, duke ia njohur me vendimet nr.35, date 01.11.1993 dhe
nr.264, date 08.11.1995 te ketij komisioni, ne favor te te paditurve Shehu dhe
Koka.
Gjithashtu me padine objekt gjykimi, paditesja ka kerkuar anullimin e dy
vendimeve te sipercituara dhene nga K.K.K.Pronave ne favor te te paditurve.
Ne perfundim te gjykimit, gjykata e shkalles se pare ka vendosur
anullimin e pikes 6 te vendimit nr.727, date 30.03.2000, duke i njohur pronesine
paditeses Camato Nini, ne siperfaqen prej 13.000 m2, ne vendin e quajtur
"Shakavec" me kufizimet perkatese dhe kompensimin sipas ligjit.
Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.264, date 08.11.1995 ne favor
te Resul Kokes, per siperfaqen 800 m2 sipas percaktimeve te eksperteve ne gent
plan. Njohjen e pronesise ne siperfaqen prej 3000 m2 paditeses Camato Nini, ne
vendin e quajtur "Bregu i Qame" me kufizimet perkatese dhe kompensimin
sipas ligjit.

202
Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.35, date 01.11.1993 ne favor
te Çajup Shehut, per siperfaqen 2000 m2 ne vendin "Bregu Qame".
Mbi ankimin e te paditurve Cajup Shehu e Memo Koka dhe paditeses
Camato Nino, gjykata e apelit ka prishur vendimin e siperm te gjykates se
shkalles se pare dhe ka pushuar gjykimin e ceshtjes, me arsyetimin se ne kushtet
qe paditesja nuk arrin te provoje pretendimet e saj, si ish pronare para vitit 1945,
nuk legjitimohet te kundershtoje vendimin e K.K.K.Pronave objekt padie.
Gjykata e apelit ka bazuar vendimin ne nenet 466/c dhe 468 te
K.Pr.Civile.
Sipas nenit 468 te K.Pr.Civile, "Gjykata e apelit, kur konstaton se ceshtja
nuk hyn ne juridiksionin gjyqesor, si dhe kur padia nuk mund te ngrihej, ose
gjykimi nuk mund te vazhdonte, prish vendimin dhe vendos vete pushimin e
gjykimit te ceshtjes".
Mos arritja e paditeses te provoje pretendimet e saj, te qenit ish pronare,
para vitit 1945, nuk perben shkak per gjykaten e apelit qe te prishe vendimin e
gjykates se shkalles se pare dhe te pushoje gjykimin ne veshtrim te nenit 468 te
K.Pr.Civile, sa siper gjykata duhet te zgjidhe ceshtjet ne nje nga menyrat e
percaktuara nga dispozitat e K.Pr.Civile, qe parashikojne gjykimin ne apel, vene
ne levizje me ankimin.
Ne keto kushte, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, vendimi i
gjykates se apelit eshte ne zbatim te keq te ligjit dhe si i tille, duhet te prishet
dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te
Proçedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.392, date 26.11.2003 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit
Gjirokaster, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 19.04.2005

203
Nr.2054/210 i Regj. Themeltar
Nr.693 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne date 21.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: PLEURAT CACO,


VIRGJINESHA STAROVA
(CACO), perfaqesuar me prokure
nga Av. Artur Gunbardhi
E PADITUR: VLONA LAME, perfaqesuar me
prokure nga Av. Haki Kraja
NDËRHYRËS KRYESOR: DRITA DURRESI
FATBARDHA BABANI

OBJEKTI I PADISË:
Lirim e dorezim sendi.
Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil,
Neni 161 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.7698, date 15.04.93,
Ligji nr.7652, date 23.12.1992,
Ligji nr.8030, date 15.11.1995,
Udhezimi nr.1, date 29.11.1993.

204
OBJEKTI I PADISË:
(I NDERHYRESAVE KRYESORE)
Garantimin dhe gezimin e qete te sendit
per te cilin kerkohet kthimi i tij.
Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 189, 190 te K.Pr.Civile,
Neni 1165 Kodit Civil i vitit 1994,
Nenet 274 e vijues te Kodit Civil te vitit 1981,
neni 802 i Kodit Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1781, date 24.04.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese-padise se Pleurat Caco dhe Virgjinesha Caco.
Detyrimin e te paditures Vlona Lame te liroje dhe dorezoje ne
favor te paditesave Pleurat Caco dhe Virgjinesha Caco (Starova)
katin e dyte te baneses se ndodhur ne Rr. “Nikolla Tupe”, nr.28
Tirane.
Rrezimin e kerkese-padise se nderhyresave kryesore Drita Durresi
dhe Fatbardha Babani, si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.218, date 26.02.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1781, date 24.04.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe gjykates se shkalles se pare, ka


ushtruar rekurs e paditura Vlona Lame dhe nderhyresat kryesore Drita Durresi e
Fatbardha Babani, te cilat kerkojne prishjen e vendimeve gjyqesore dhe
rrezimin e kerkese-padise duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk eshte respektuar dhe eshte zbatuar keq ligji. Gjykatat kane pranuar
nje padi rivendikimi te ngritur nga pronari joposedues ndaj nje poseduesi
te ligjshem. Paditesi nuk mund te mbrohet me padi rivendikimi pasi
gezojme titull te ligjshem, kontrate qiraje lidhur me ndermarrjen
komunale.
- Gjykatat kane zbatuar gabim Nenin 6 te Ligjit nr.8030, date 15.11.1995,
pasi familjes se pastrehe i hiqet titulli vetem kur perdoret shuma e
perfituar nga shteti. Familjes sone nuk i eshte akorduar asnje shume dhe
nuk kemi perdorur asnje shume nga shteti, vertetimi date 24.12.2003 i
Bashkise provon se vazhdon te jemi te pastrehe dhe se do te trajtohemi ne
te ardhmen.

205
- Sipas vertetimit nr.1557/2, date 05.06.2003 te Drejtorit te Pergjithshem te
Bankes se Kursimeve provohet se ne listen e te pastreheve miratuar me
vendimin nr.197, date 15.12.1997 ne jemi me nr.rendor 48 dhe nuk jemi
trajtuar nga banka me kredi.
- Gjykatat kane kryer shkelje te renda te normave procedurale. Megjithe
prapesimet tona gjykata administroi prova qe nuk perbejne akt zyrtar,
eshte administruar nje shkrese i M.P.Jashtme nr.2917, date 07.05.2003
por per kete akt Ministria pretendon se eshte i fallsifikuar.
- Gjykata ka zbatuar gabim Ligjin nr.8030, duke pranuar se kemi humbur
statusin e te pastrehit, por kjo norme juridike nuk parashikohet ne ligj.
Perkundrazi ky ligj parashikon: “Me perdorim te shumes se perfituar
familjes i hiqet titulli i te pastrehit (neni 6/§ i fundit), pra nese do te
kishim marre kete shume do te binte shkaku juridik.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin me
prokure te paditesave Av. A. Gunbardhi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te
Gjykates se Apelit Tirane, perfaqesuesin e te paditures dhe personave te trete
Av. H. Kraja, qe kerkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkeses dhe si
bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.218, date 26.02.2004 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.1781, date 24.04.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane eshte i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne
fuqi.
Rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore se paditesat jane bashkepronare te
nje shtepie banimi 2 kateshe e ndodhur ne Tirane.
Ne katin e dyte te kesaj banese banojne si qiramarres e paditura se bashku
me nderhyresit kryesore.
Paditesat me padine ne gjykim kane kerkuar detyrimin e te paditures qe te
liroje e dorezoje banesen, pasi qendron pa titull. Bashkia e Tiranes me vendimin
nr.197, date 15.12.1997 i ka miratuar te drejten per t’u trajtuar me kredi, por ajo
nuk eshte paraqitur per te plotesuar dokumentacionin perkates per terheqjen e
saj. Per kete shkak dhe meqenese vete ato jetojne ne nje apartament me
siperfaqe 36 m2 kerkojne lirimin e dorezimin e baneses (katit dyte).
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur pranimin e padise,
detyrimin e te paditures te liroje e dorezoje paditesave katin e dyte te baneses,
rrezimin e kerkeses se nderhyresave kryesore si te pabazuar ne prova dhe ne
ligj.
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

206
Ne rekursin e paraqitur nga e paditura dhe nderhyresat kryesore kerkohet
prishja e vendimeve dhe rrezimi i kerkeses per shkak se eshte zbatuar gabim
neni 1 i Ligjit nr.8030, date 6.11.1995, titulli i pastrehe hiqet vetem kur perdoret
shuma e perfituar nga shteti. Familjes sone nuk i eshte arkorduar asnje shume
nga shteti dhe nuk kemi perdorur, ne vazhdojme te jemi te pastrehe.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon jo te drejte e te pabazuara ne ligj
pretendimet e parashtruara ne rekurs, prandaj ato nuk duhet te pranohen.
Pretendimet e mesiperme kane te bejne me cmuarjen dhe vleresimin e
provave, te cilat jane objekt shqyrtimi ne gjykatat e shkalles se pare dhe te apelit
dhe jo i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.
Nga shqyrtimi i akteve gjyqesore ky Kolegj konstaton se pala paditese ne
zbatim te nenit 12 te K.Pr.Civile ka paraqitur prova qe provojne pretendimin e
saj, lidhur me trajtimin me kredi te te paditures, por nga kjo e fundit nuk eshte
plotesuar dokumentacioni per terheqjen e saj.
Ne nenin 6 te Ligjit nr.8030, date 15.11.1995, parashikohet menyra e
perdorimit te shumes se perfituar nga familjet e pastreha dhe heqja e statusit te
pastrehit pas perdorimit te saj.
Sipas nenit 2 te ketij ligji “cdo familje e pastrehe perfiton falas te drejten
per te shpenzuar nje shume provash sipas percaktimeve te ketij ligji”.
Sipas kesaj dispozite, detyrimi i shtetit eshte te vere ne dispozicion
shumen e percaktuar, “ e cila sipas nenit 7 te ketij ligji eshte Banka e Kursimeve
ajo qe kryen operacionet financiare per akordimin e kredive dhe subvencioneve
shteterore qe do t’u jepen familjeve te pastreha sipas ketij ligji”.
Nuk del qe pala e paditur te jete drejtuar ne Banken e Kursimeve per te
perdorur kredine e akorduar.
Nga sa me siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon te drejte e te
bazuar ne ligj konkluzionin e pranuar nga gjykata se e paditura nuk
konsiderohet e pastrehe nga momenti qe ajo nuk eshte paraqitur ne Banken e
Kursimeve per terheqjen e kredise akorduar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.218, date 26.02.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 21.04.2005

207
Nr.2084/220 i Regj. Themeltar
Nr.694 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne daten 27.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: F. K., ne mungese


E PADITUR: M. K., perfaqesuar me prokure
nga av. M. Mishgjoni

OBJEKTI:
Zgjidhje martese.
Baza Ligjore: Neni 94 i Kodit Familjes,
Neni 358 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1726, date 24.10.2003


ka vendosur:
Zgjidhjen e marteses ndermjet paditesit F. K. dhe te paditures
M. K.
Lenien e femijes L. K. per rritje dhe edukim paditesit.
Detyrimin e te paditures M. K. te paguaje detyrimin ushqimor per
femijen L. K. ne shumen 4.000 leke ne muaj.
E paditura ka te drejte te takoje femijen L. K. javen e pare dhe te
trete te çdo muaji nga ora 16 e dites se shtune deri ne oren 16 te
dites se diel dhe nga data 1-15 gusht.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.9, date 16.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.1726, date 24.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore.

208
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te
K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur M. K., e cila kerkon prishjen e
vendimeve, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata ka lejuar shkelje te renda proçedurale duke mos njoftuar te
padituren rregullisht me fletethirrje, por ka bere nje shpallje ne komunen
Sevaster, nderkohe qe ajo nuk ka banuar asnjehere ne Sevaster dhe ka
adrese te njohur ne Shqiperi dhe ne Greqi.
- Gjykata ka lejuar dhunimin e neneve 18 dhe 176 te K.Pr.Civile, sepse
familjare te te paditures jane vene rastesisht ne dijeni te procesit gjyqesor
dhe jane paraqitur para gjykates, ku kane kerkuar shtyrjen e seances qe
ata te kishin mundesi te pajiseshin me prokure perfaqesimi nga e paditura,
por gjykata ka vendosur vazhdimin e gjykimit ne mungese.
- Ne kundershtim me sa pranojne gjykatat ne vendimet e tyre, shkaku qe ka
sjelle zgjidhjen e marteses eshte keqtrajtimi fizik nga ana e paditesit dhe
jo tradhetia bashkeshortore. Me shume se nje here e paditura se bashku
me femijen eshte detyruar te largohet nga banesa bashkeshortore per
shkak te keqtrajtimit fizik.
- Mosha e femijes kushtezon kerkesa per mirerritjen dhe edukimin e tij,
kerkesa te cilat jo vetem qe nuk mund te perballohen prej prindit tjeter,
por mund te plotesohen pa mangesi vetem prej nenes.
- Mungesa e kujdesit te nenes dhe marredhenia e perkohshme e femijes me
te, do te ndikonin duke demtuar fizikisht dhe psikologjikisht femijen.
Gjykatat nuk jane udhehequr nga parimi ligjor, qe mbron ne radhe te pare
interesat e femijeve pergjate çdo lloj gjykimi ku ata jane te perfshire.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesueses me
prokure te te paditeses Av. M. Mishgjoni, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
per sa i perket zgjidhjes se marteses, ndryshimin e vendimit per lenien e femijes
L. K. duke ia lene ate te paditures dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.9, date 16.01.2004 i Gjykates se Apelit Vlore me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.1726, date 24.10.2003 i Gjykates se shkalles se
pare Vlore eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj persa i perket zgjidhjes se marteses
dhe per kete pjese ai duhet te lihet ne fuqi, eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj ne
baze me lenien e femijes per rritje dhe edukim paditesit, prandaj per kete pjese
ai duhet te ndryshohet.
Nga aktet e dosjes gjyqesore ka rezultuar se palet ndergjyqese kane lidhur
martesen me 30.12.1997, nga ku me 11.09.2003 ju ka lindur nje djale L. K.

209
Paditesi me padine ne gjykim kerkon zgjidhjen e marteses, duke
pretenduar se i padituri provokonte grindje te here pas hershme, sjellje keto qe
kane cuar ne prishjen e qellimit te marteses.
Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur zgjidhjen e marteses midis
paleve, lenien e femijes L. K. babait F. K.
Gjykata e Apelit Vlore ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te
mesiperm.
Ne rekursin e paraqitur nga e paditura kerkohet ndryshimi i vendimit
persa i perket lenies se femijes per rritje dhe edukim, per shkak se paditesi ate e
ka lene tek prinderit e tij dhe se mosha e femijes kerkon perkujdesje prinderore
te nenes. Gjykatat nuk jane udhehequr nga parimi ligjor qe mbron ne radhe te
pare interesat e femijeve.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte e cmon te drejte e te bazuar ne ligj
pretendimin e parashikuar ne rekursin e paraqitur nga e paditura ne lidhje me
lenien e femijes per rritje dhe edukim asaj, si i tille ai duhet te pranohet.
Nga aktet e ndodhura ne dosje nuk rezulton qe e paditura, ashtu si
pranohet ne vendimet e gjykatave, te kete braktisur femijen.
Gjithashtu nga dosja del se pavaresisht se femija i eshte lene per rritje dhe
edukim paditesit, ai mbahet nga persona te trete, prinderit e tij, gje qe pranohet
nga gjykata.
Sa me siper vjen ne kundershtim me kerkesat e paragrafit te dyte te nenit
155 dhe 156 te Kodit te Familjes.
Sipas paragrafit te dyte te nenit 155 te K.Familjes "ne rast se gjykata arrin
ne konkluzionin, se femija, perkohesisht duhet t’i besohet nje personi te trete
ose nje familjeje kujdestare, duhet te marre mendimin e sektorit te ndihmes dhe
Sherbimeve Sociale prane Bashkise ku zhvillohet gjykimi".
Sipas nenit 156 te ketij Kodi "Gjykata vendos per menyren e ushtrimit te
pergjegjesise prinderore ose per t’i besuar femijen nje te treti, mbi bazen e
kerkeses se njeres prej paleve, pjestare te familjes ose prokurorit, ne rast se ka
shkaqe te renda qe jane te hidhura me ushtrimin abuziv te pergjegjesise
prinderore".
Dispozitat e sipercituara sanksionojne se ne rastet e zgjidhjes se marteses
femijet duhet te qendrojne me njerin nga prinderit e tyre natyrale, i cili ushtron
te gjitha pergjegjesite prinderore. Ushtrimi i kesaj pergjegjesie nga persona te
trete eshte perjashtim, i cili vendoset sipas menyres se parashikuar ne dispozitat
e sipercituara.
Ne rrethanat e mesiperme, si dhe duke pasur ne konsiderate moshen e
vogel te femijes, interesin e ketij te fundit per rritje dhe edukim, Kolegji Civil i
Gjykates se Larte cmon se per kete pjese vendimi duhet te ndryshohet duke ja
lene ate per rritje dhe edukim te paditures M. Ky vendim gjithashtu duhet te
ndryshoje dhe per sa i perket te drejtes per te pasur kontakte me femijen
paditesi, si dhe per kontributin e ketij te fundit per mbajtjen e tij.

210
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenet 485, germa a dhe d
te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.9, date 16.01.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore persa i perket pjeses qe le ne fuqi vendimin e Gjykates se shkalles se pare
Vlore per zgjidhjen e marteses midis F. K. e M. K.
Ndryshimin e ketyre vendimeve persa i perket lenies se femijes per rritje
dhe edukim, per detyrimin ushqimor, te drejten e takimit si me poshte: lenien e
femijes L. K. per rritje dhe edukim te paditures, detyrimin e te paditurit F. K. te
paguaje detyrimin ushqimor per femijen L. K. ne shumen 4.000 leke ne muaj.
Paditesi ta takoje femijen e tij L. K. 1 here ne muaj javen e fundit diten e
shtune dhe te diele.

Tirane, me 27.04.2005

211
Nr.2015/205 i Regj. Themeltar
Nr.695 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.2015/205, qe i perket:

PADITËS: PRENG VIGU SHKODER, ne mungese


I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E
SIGURIMEVE SHOQERORE
SHKODER, ne mungese

OBJEKTI:
Kundeshtimi i vendimit nr.217, date 16.03.2003
te K.Q.A.Tirane prane I.S.Sh.
Detyrimin e DRSSH te me caktoje pension pleqerie me shtetin.
Baza Ligjore: Nenet 32/c e 324, 325 te K.Pr.Civile.
Neni 86/3 i ligjit nr.7703, date 11.05.1993
"Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise".

Gjykata e Rrethit Shkoder, me vendimin civil nr.1718, date 06.11.2003


ka vendosur:
Detyrimin e te paditurit D.R.S.Sh. Shkoder per t’i caktuar pension
pleqerie te plote me shtetin paditesit Preng Trrok Vigu, duke i
filluar pagesa nga data 18.05.2001.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin civil nr.4, date 12.01.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1718, date 06.11.2003 te Gjykates
Rrethit Shkoder.

212
Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Drejtoria D.R.S.SH. Shkoder, i cili
kerkon prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar sa me
poshte:
- Ne dokumentacionin e vjetersise ne pune te paraqitur nga paditesi ka
dublim te punes ne shtet me ate ne kooperative.
- Paditesi nuk ka paraqitur libreze te vjeter ne pune, ku te kete pasqyruar
periudhat qe pretendon. Ai ka paraqitur nje libreze dublikate te leshuar
me date 20.12.2001.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve dhe
pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i drejte dhe duhet te lihet ne
fuqi.
Mbi padine e ngritur nga Preng Vigu, Gjykata e shkalles se pare Shkoder
ka detyruar Drejtorine Rajonale te Sigurimeve Shoqerore Shkoder per t’i
caktuar paditesit pension te plote pleqerie me shtetin, duke filluar pagesa nga
data 18.05.2001, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit
Shkoder.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder ka bere rekurs ana e
paditur, por shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne asnje nga
rastet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Rezulton qe paditesi Preng Vigu ka paraqitur dokumentacion te plote per
pension pleqerie me shtetin dhe ana e paditur nuk kishte arsye ligjore ta
refuzonte ate. Fillimisht ajo me date 10.02.2003 ka pranuar kerkesen e paditesit
per pension te plote pleqerie me shtetin, ndersa me vone me date 24.04.2003 ka
vendosur t`i caktoje paditesit pension ne kooperative, me arsyetimin se ka
nderthurje te viteve te punes ne shtet dhe ne kooperative per periudhen 1982 -
1990 dhe se per kete periudhe paditesi nuk ka paraqitur libreze te vjeter pune
por dublikat.
Gjykata e apelit ka analizuar me hollesi ne vendim te saj te gjitha provat e
administruara dhe konstatohet se i ka çmuar drejt ato per konkluzionin qe ka
arritur, qe paditesi ploteson kriteret ligjore per te perfituar pension pleqerie me
shtetin.
Pavaresisht se paditesi ka paraqitur libreze pune dublikat, ajo i eshte
nenshtruar verifikimeve te bera permes D.R.S.Sh. Tirane dhe rezulton se
perputhet me te dhenat ne rregjistrat themeltar te punonjesve prane Ndermarrjes
Asfaltim Rruge Tirane dhe Ndermarrja Sh.A.Riparime Makine Asfaltime dhe
qe perbejne dokumentin baze per vjetersine ne pune, prandaj ana e paditur nuk

213
kishte arsye te mos merrte ne konsiderate periudhen kur paditesi ka qene ne
marredhenie pune me shtetin.
Ne kundershtim me sa pretendon ana e paditur, fakti qe per periudhen
1982 - 1990 kur paditesi ka qene ne marredhenie pune me shtetin per nevoja te
ekonomise familjare ka punuar edhe ne kooperative nuk do te thote qe kjo
periudhe te mos merret ne konsiderate kur per efekt te vjetersise ne pune ajo
pasqyrohet ne dokumenta zyrtare dhe nuk kontestohen per vertetesine e tyre.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.4, date 12.01.2004 te Gjykates se Apelit
Shkoder.

Tirane, me 21.04.2005

214
Nr.2104/230 i Regj. Themeltar
Nr.696 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.2104/230 akti qe i perket:

PADITËS: KOMUNITETI BEKTASHIAN


SHQIPTAR, ne mungese
PERSON I INTERESUAR: SHOQATA "GJYSHATA
BEKTASHIANE E
SKRAPARIT", ne mungese

OBJEKTI I KËRKESËS:
Prishje me nenvizim te regjistrimit
nr.444 vendimi, date 04.11.2002 te
Gjykates se shkalles se pare Tirane,
mbi regjistrimin si person juridik te saj
te organizates jo fitimprurese
Shoqates "Gjyshata Bektashiane e Skraparit".
Baza Ligjore: Kushtetuta e R.SH.,
Ligji nr.8788, date 07.05.2001,
ligji nr.8789 date 07.05.2001,
Statuti i Komunitetit Boteror Bektashian.

Gjykata e Rrethit Tirane, me vendimin civil nr.915, date 06.03.2003 ka


vendosur:
Pranimin e kerkeses.
Prishjen me nenvizim te regjistrimit te bere nga Gjykata e shkalles
se pare Tirane me vendimin nr.444, date 04.11.2002, mbi

215
regjistrimin si person juridik prane saj te organizates jo
fitimprurese Shoqates "Gjyshata Bektashiane e Skraparit".
Ligjerimin e sigurimit te kerkeses.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.171, date 17.02.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.915, date 06.03.2003 te
Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Shoqata "Gjyshata Bektashiane e


Skraparit", e cila kerkon prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit,
duke parashtruar sa me poshte:
- Asnje nga aktet e shoqates, nuk bie ne kundershtim me ligjin shqiptar.
- Ligji shqiptar lejon nje grup njerezish te organizohen ne nje shoqate, duke
ndaluar nje grup tjeter te organizohen mbi te njejten baze juridike.
- Vendimet objekt rekursi vijne ne kundershtim me Deklaraten Universale
te te Drejtave te Njeriut.
- Vendimet vijne ne kundershtim me nenin 46/1 te Kushtetutes per lirine e
organizimit.
- Vendimet objekt rekursi vijne ne kundeshtim me nenet 5, 6, 7, 18 te
Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Rezulton nga aktet se, me vendimin nr.444, date 04.11.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane eshte rregjistruar si person juridik Shoqata "Gjyshata
Bektashiane e Skraparit".
Me pretendimin se, ky regjistrim vjen ne kundershtim me Ligjin nr.8788,
date 07.05.2001 "Per Regjistrimin e organizatave jo fitimprurese" Kryegjyshata
Boterore Bektashiane, me kerkese drejtuar gjykates, ka kerkuar prishjen me
nenvizim te regjistrimit te bere ne vendimin e lartpermendur nga Gjykata e
shkalles se pare Tirane.
Ne perfundim, Gjykata e shkalles se pare Tirane, ka vendosur pranimin e
kerkeses dhe prishjen me nenvizim te regjistrimit si person juridik te Shoqates
"Gjyshata Bektashiane e Skraparit", vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga
Gjykata e Apelit Tirane.

216
Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs nga Shoqata "Gjyshata
Bektashiane e Skraparit", konkluzioni i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i
bazuar ne ligj.
Krijimi i shoqates objekt gjykimi vjen ne kundershtim me dispozitat e
Ligjit nr.8788, date 07.05.2001 "Per regjistrimin e organizatave jo fitimprurese"
dhe me te drejte eshte urdheruar prishja me nenvizim e saj nga regjistri perkates,
prane Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Komuniteti Bektashian eshte institucion fetar dhe person juridik i
organizuar nen drejtimin e Kryegjyshates Boterore Bektashiane, qe shpreh dhe
mbron interesat themelore te Bashkesise Boterore Bektashiane, ne perputhje me
statusin e tij.
Komuniteti Bektashian perbehet nga disa gjyshata, midis te cilave edhe
gjyshata e Beratit me qender ne Teqen e Tahir Babait ne Prishte te Skraparit.
Personeli administrativ, administrimi i pasurive, si dhe dhenia e ofiqeve dhe
titujve fetare, varen dhe jepen nga Kryegjyshi Boteror i Bektashive.
Ne baze te statutit te Komunitetit Bektashian, Gjyshata e Beratit me shtrirje
ne zonat Skrapar, Berat dhe Permet ushtron veprimtarine ne te njejten zone qe
ushtrohet nga Komuniteti Bektashian, komunitet i cili nga viti 1921 e ne vazhdim,
ka predikuar kete sekt boterisht.
Personat qe kane themeluar Shoqaten "Gjyshata Bektashiane e Skraparit",
nuk disponojne tituj pronesie, mbi objektet e kultit, nuk mund te bejne investime
dhe te mbajne uniforme te nje kleriku Bektashian, pa autorizim te Kryegjyshates
Boterore Bektashiane, etj dhe ne rastin konkret, nuk kane bere gje tjeter, veçse
kane krijuar nje organizem paralel me vete Komunitetin Bektashian, prandaj me te
drejte eshte prishur regjistrimi edhe nga gjykata.
Mbi sa siper, gjykata ka konstatuar se statuti i shoqates objekt gjykimi eshte
ne kundershtim me nenin 17 te Ligjit 8788, date 07.05.2001, prandaj me te drejte
ka pranuar kerkesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane, si te drejte dhe te
bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 485/"a" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.171, date 17.02.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane me 21.04.2005

217
Nr.2040/208 i Rregj. Themeltar
Nr.697 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 21.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2040/208 akti qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: NEKI DEKO, perfaqesuar nga


Av.Vangjel Muzina
I PADITUR K/PADITËS: MAKSIM KARAJANI,
perfaqesuar nga Av. Krenar Loloçi.
SEKSIONI I FINANCES,
K. QARKUT GJIROKASTER
TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE
GJIROKASTER
Z.R.P.PALUAJTESHME
GJIROKASTER
JANI KALLO
BAKI DEKO

OBJEKTI I PADISË:
Ndalim cenimi ne pronesi.
Fshirje e rregjistrimit nr.616, date 26.9.2003
ne Z.R.P.Paluajteshme.
Deklarim i pavlefshmerise absolute
te kontrates se shitjes se truallit.
Baza Ligjore: Neni 193/h, 196, 192 te K.Civil.

218
OBJEKTI I K/PADISË:
Anullim i vendimit nr.82, date 28.3.1994 te
K.K.K.Pronave per sip. 212 m2.
Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.Civile,
ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendim nr.126, date 21.02.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise se paditesit te kunderpaditur Neki Deko.
Ndalimin e cenimit ne pronesi te paditesit te k/paditur Neki Deko
nga i padituri kunderpadites Maksim Karajani dhe Jani Kallo.
Pavlefshmerine absolute te kontrates se shitblerjes se truallit prej
212 m2 lidhur mes te paditurve k/padites Maksim Karajani, te
paditurit Jani Kallo dhe Seksionit te Finances prane Keshillit te
Qarkut Gjirokaster me nr.804 rep., nr.195 kol., date 07.04.1992.
Urdherohet Z.R.P.P.Gjirokaster te fshije nga rregjistri, rregjistrimin
nr.616, date 26.09.2000 qe i perket truallit 101 m2 te te paditurit
k/padites Maksim Karajani e te paditurit Jani Kallo.
Rrezimin e kunderpadise se te paditurit k/padites Maksim Karajani
si te pabazuar ne ligj, duke lene ne fuqi vendimin nr.82, date
28.03.1994 te K.K.K.Pronave Gjirokaster.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.337, date 09.10.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.126, date 21.02.2003 te Gjykates se
rrethit gjyqesor Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster ka ushtruar rekurs i


padituri k/padites Maksi Karajani, i cili kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe
kthimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Te dy gjykatat kane gabuar ne vendimet e tyre.
- Vendimi i K.K.K.Pronave me te cilin paditesi eshte bere pronar i sip.
4882 m2 ne lagjen 18 Shtatori eshte i padrejte. Sipas skicave te paraqitura
prej paditesit prona perbehet nga dy parcela, te cilat ndahen nga nje rruge
kryesore 6 m e gjere, nderkohe qe ajo duhet te ishte nje parcele e vetme.
Gent-plani qe shoqeron vendimin e komisionit mban vulen e K.Rrethit
Gjirokaster, ndersa vendimi i komisionit mban vulen e Bashkise. Sipas
shkreses se K. Shteteror te K.K.K.Pronave date 24.01.2003 eshte sqaruar
se qe vendimi i komisionit te jete i rregullt duhet qe si vendimi dhe gent-
plani duhet te jene vulosur nga e njejta vule e komisionit.

219
- Kur e ka rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme vendimin e komisionit
paditesi ka paraqitur gent-plan tjeter (ku prona eshte nje parcele e tere) tej
rruges automobilistike, ndersa prona jone eshte veç saj.
- Gjykata ka pranuar padine per cenim pronesie, por nuk del qarte ku
konsiston cenimi i pronesise se paditesit.
- Akti i ekspertimit e paraqet pronen e paditesit ne forme trekendore,
nderkohe qe sipas gent-planeve te tjera jane katerkendore. Ne e
kundershtuam aktin e ekspertimit dhe skicen e paraqitur nga ekspertet
pasi nuk tregon vendndodhjen e vertete te prones se pretenduar. Kemi
depozituar kallezim ne Prokurorine e Rrethit Gjirokaster dhe po vazhdon
hetimi rreth ketij procedimi penal.

Kunder rekursit ka paraqitur kunderrekurs paditesi Neki Deko, i cili


kerkon mospranimin e rekursit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Rekursi i paraqitur nuk permban asnje shkak ligjor dhe nuk duhet te
pranohet.
- Kam mare prone ligjerisht ne vitin 1994, vendimi u zbatua ne maj 1994,
ne vitin 1995 e rregjistrova rregullisht ne Z.R.P.Paluajteshme dhe ne
Shkurt 2000 perserita rregjistrimin dhe kam mare leje ndertimi ne truallin
tim.
- I padituri eshte paraqitur ne Gusht 2000 ne Z.R.P.Paluajteshme per te
rregjistruar kontraten e shitblerjes per sip. 212 m2 te blere nga shteti ne
1992. Pikerisht ketu lindi konflikti mes nesh dhe ngrita padine civile, pasi
jam cenuar ne te drejten time te pronesise.
- Ne rekurs behet fjale vetem per pronen time, nderkohe qe e kam marre te
lire dhe po e gezoj te lire pa u pretenduar asnjehere deri ne Gusht 2000
nga i padituri, por atij çfare e drejte i eshte mohuar?!
- I padituri nuk pretendon gje tjeter veç ben fjale per skica e harta me
gjithfare pretendimesh, duke e ngaterruar çeshtjen me mendimin se fiton
dicka.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, avokatin e pales
paditese te kunderpaditur Vangjel Muzina, qe kerkoi lenien ne fuqi te
vendimeve, si degjoi avokatin e pales paditur kunderpaditese, qe kerkoi prishjen
e dy vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit dhe si
shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga i padituri Maksim Karajani nuk permban asnje
nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i

220
Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.337, date 09.10.2003, i cili ka lene ne fuqi
vendimin e gjykates se rrethit, eshte i drejte e duhet te lihet ne fuqi.
Nga materalet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
paditesit Neki Deko me vendimin nr.82, date 28.03.1994, i eshte njohur dhe
kthyer pronesia mbi nje truall me siperfaqe 4882 m2 te ndodhur ne qytetin e
Gjirokastres, me kufij te cituar ne kete akt. Nga ana tjeter te paditurit Maksim
Karajani dhe Jani Kallo me kontraten e shitjes date 07.04.1992, kane blere nga i
padituri tjeter Seksioni i Finances i ish Komitetit Ekzekutiv, nje truall me
siperfaqe 176 m2. Mbi kete truall i padituri nuk ka kryer ndonje ndertim.
Paditesi e ka rregjistruar pronen e tij te rrjedhur nga vendimi i
K.K.K.Pronave prane Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme. Midis
te tjerash eshte rregjistruar edhe siperfaqja 212 m2, mbi te cilen ai mbi bazen e
nje leje te rregullt, ka kryer nje ndertim. Edhe te paditurit kane rregjistruar nje
pjese te siperfaqes se blere (vetem 101 m2), per shkak se per pjesen tjeter kane
patur konflikte pronesie me ish pronare te tjere qe nuk jane pale ne kete gjykim.
Pikerisht ne kete siperfaqe 101 m2 paditesi ka pretenduar se mbivendoset
me pronen qe atij i eshte kthyer, ndaj ka kerkuar pushimin e cenimit ne pronesi,
pavlefshmerine e kontrates se shitjes, si dhe fshirjen e rregjistrimeve te bera ne
Z.R.P.P Gjirokaster. I padituri ka pretenduar se padrejtesisht kjo prone i eshte
kthyer paditesit, pasi ai nuk e ka patur kete siperfaqe prone te tij. Per sa me siper
ka kundershtuar vendimin e K.K.K.Pronave dhene ne favor te tij.
Per percaktimin e vendndodhjes se seciles nga pronat dhe nese ka ose jo
mbivendosje mes tyre eshte kerkuar kryerja e ekspertimit, nga i cili ka rezultuar
mbivendosje ne siperfaqen 101 m2. Por te paditurit kane pretenduar se harta
shoqeruese e vendimit te K.K.K.Pronave mban vulen e Komisionit te Kthimit te
Pronave prane Keshillit te rrethit ne nje kohe qe vendimi eshte dhene nga
K.K.Pronave Bashki. Ky fakt eshte perdorur per te mbeshtetur pretendimin ne
pavlefshmerine e vendimit te K.K.K.Pronave.
Gjykata e rrethit, siç argumentohet edhe ne vendimin e saj, ka bere
kqyrjen ne vend te dosjeve te K.K.K.Pronave per vendime te dhena ne te njejten
periudhe kohe per ish pronare te tjere - dosje keto te ndodhura ne Z.R.P.P. Ka
rezultuar se per vitet 1994, 1995 dhe 1996, vendimet e dhena nga ky komision
shoqeroheshin nga skica te pavulosura. Kete gje e ka spjeguar dhe perfaqesuesi
i K.K.K.Pronave i thirrur ne gjykim. Spjegimi i dhene nga gjykata e rrethit per
vulen e K.K.K.P. te Rrethit ne harte eshte se ne momentin qe paditesi ka
kerkuar vendimin dosja ndodhej prane ketij te fundit, prandaj i eshte vene vula e
tij.
Per sa me siper, gjykata e ka quajtur te drejte e te bazuar vendimin e
K.K.K.Pronave dhene per te paditurin. Duke qene i tille, gjykata i eshte referuar
nenit 11 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, i cili parashikon se "Ne rastin kur
trualli i ish pronarit eshte tjetersuar ne persona te trete dhe mbi te nuk ka
ndertesa te perhereshme, i kthehet ish pronarit, ndersa personave te trete shteti
ju kthen masen e shperblimit, e konvertuar me indeksin e rritjes se cmimit".

221
Meqenese i padituri nuk ka kryer asnje ndertim mbi kete truall, ne kuptim te
dispozites qe cituam me lart, ai i mbetet ish pronarit. Ne perfundim te gjykimit
gjykata e rrethit ka pranuar padine per pavlefshmerine e kontrates se te
paditurve, ndalimin e cenimit ne pronesi dhe fshirje te rregjistrimit ne Z.R.P.P.
dhe ka rrezuar kunderpadine.
Gjykata e apelit, ndodhur perballe pretendimeve te te paditurit per
mangesi ne aktin e ekspertimit dhe ne dokumentacionin e pronesise se paditesit,
ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor, duke thirrur nje grup te ri ekspertesh.
Keta te fundit, per te percaktuar vendndodhjen e prones se paditesit, kane
harmonizuar si dokumentat e vjetra arkivore mbi bazen e te cilave eshte dhene
vendimi i K.K.K.Pronave, harten e vjeter te vitit 1937, vendimet e dhena per
kufitaret dhe harten e K.K.K.P. te kontestuar nga pala e paditur. Perfundimi i
arritur ka qene i njejte: prona e kthyer nga Komisioni eshte ajo e pasqyruar ne
harten e mesiperme dhe midis pronave te paleve ka mbivendosje ne siperfaqen
101 m2. Ekspertet i kane dhene gjithashtu pergjigje dhe faktit se prona prej
4882 m2 ne harten e vjeter perbehej nga nje parcele e vetme ndersa sot ajo
ndahet nga rruga automobilistike prane Uzines Metalike ne dy parcela. Per sa
me siper kjo gjykate ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.
Konkluzioni i mesiperm eshte i drejte e i bazuar ne ligj.
Pretendimet e te paditurit per goditjen e vendimit te K.K.K.Pronave
lidhen vetem me mangesite ne harten shoqeruese (vulen), apo dhe me qenien e
gjithe siperfaqes ne nje parcele te pandare. Ketyre pretendimeve u eshte
pergjigjur drejt gjykata e apelit pas caktimit te nje grupi tjeter ekspertesh te cilet
spjeguan sa cituam me lart, pra se siperfaqja ne konflikt i eshte kthyer paditesit.
Eshte ai qe ka kryer dhe ndertimin ne truallin e vete mbi bazen e lejes se
ndertimit.
Ishte detyre e pales se paditur qe ne kuptim te nenit 12 te K.Pr.Civile, te
provonte pretendimin e saj se paditesi nuk eshte ish pronari i kesaj prone dhe
trualli i kthyer atij nuk mbivendoset me truallin qe i padituri ka blere nga shteti.
Ne fakt me provat e marra nga gjykatat ka rezultuar e kunderta.
Per sa me siper nuk rezultoi qe te kete shkak ligjor qe te beje te
cenueshem vendimin.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.337, date 09.10.2003 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 21.04.2005

222
Nr.2090/225 i Regj. Themeltar
Nr.698 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: "SHEN PJETRI" SH.P.K., ne mungese


I PADITUR: D.T.T. KORÇE, perfaqesuar ne gjykim
nga Av. i Shteti Sh. Muçi

OBJEKTI:
Anullim detyrimi.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe, me vendimin nr.761, date 10.04.2003


ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te kerkese padise, duke u anulluar detyrimi ne
shumen 3.902.719 leke.
Rrezimin e kerkese padise per shumen 20.250 leke.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Korçe me vendimin nr.299, date 11.09.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkeses se DTT per rivendosje ne afat te ankimit.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.61, date 16.10.2003 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit dhe rivendosjen ne afat te ankimit.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.14, date 21.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit nr.761, date 10.04.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Korçe.

223
Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me
pretendimin se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me ligjen, kerkon
prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi
pretendimet e Avokatit te Shtetit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi
dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesi me kerkesepadine objekt gjykimi, ka pretenduar se detyrimi ndaj
anes se paditur nuk qendron dhe duhet te anullohet.
Gjykatat kane pranuar kerkesen e paditesit, me arsyetimin se detyrimi i tij
nuk qendron.
Ne perputhje me normat juridike ne fuqi, por edhe me praktiken
gjyqesore, ne rastet e konflikteve te tilla financiare qe kane te bejne me organet
tatimore, gjykata duhet te shohe se pari perfundimin e shqyrtimit administrativ
te mosmarreveshjes dhe me pas te hetoje pretendimet e pjesemarresve ne
proces. Ne rastin objekt gjykimi, eshte pretenduar dhe provuar se paditesi i
eshte drejtuar anes se paditur, por organi i ankimit i ka kthyer pergjigje se
ankimi i paraqitur eshte jashte afatit ligjor, pra nuk e ka pranuar ankimin e tij.
Ne rrethana te tilla paditesi nuk mundet te legjitimohet t'i drejtohet
organit gjyqesor, pasi ai nuk ka perfunduar rrugen administrative si rruge e
percaktuar nga ligja.
Pra shqyrtimi qe gjykata i ka bere pretendimeve te pjesemarresve ne
proces, pa perfunduar shqyrtimi administrativ eshte i gabuar, pasi bie ndesh me
normat juridike qe rregullojne legjitimitetin e pales.
Per keto arsye vendimet e gjykates duhet te prishen dhe çeshtja te
pushohet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485 te K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.761, date 10.04.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Korçe dhe te vendimit nr.14, date 21.01.2004 te Gjykates se Apelit
Korçe dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 21.04.2005

224
Nr.2070/216 i Rregj. Themeltar
Nr.699 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËSE: GJYLE KOSTA, ne mungese


I PADITUR: K.Q.S.V.L. (KOMISIONI QENDROR I
STATUSIT TE VETERANIT TE
LUFTES), ne mungese

OBJEKTI:
Anullim vendimi i anes se paditur.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.1315, date 31.03.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.77, date 30.01.2004 ka vendosur:


Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjin, kerkon prishjen e
vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise.

225
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesja ka preteduar se, ka plotesuar kriteret e ligjes nr.7874, date
17.11.1994 "Per statusin e veteranit te luftes Naçl", porse ana e paditur me
vendimin nr.7220, date 22.10.2002 ka vendosur refuzimin e kerkeses se
paditeses.
Ne keto kushte paditesja ju drejtua gjykates per te rivendosur te drejten e
saj.
Gjykatat kane shqyrtuar pretendimet e paditeses dhe mbi bazen e hetimit
gjyqesor dhe provave te paraqitura kane pranuar kerkesen e saj. Lidhur me
pranimin e padise, gjykata ka parashtruar edhe arsyetimin juridik, i cili eshte i
bazuar ne ligj.
Gjykata e Larte çmon se ligja nga ana e gjykatave eshte zbatuar drejt dhe
si i tille vendimi duhet te lihet ne fuqi.
Lidhur me pretendimet e paraqitura nga ana e paditur gjykata çmon se ato
lidhen me provat, te cilat jane vleresuar nga ana e te dy gjykatave, pra del jashte
objektit te gjykimit te ketij kolegji.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.77, date 30.01.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 21.04.2005

226
Nr.1580 i Regj. Themeltar
Nr.700 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: "KLIMATAIR INTERNATIONAL"


SH.A., perfaqesuar ne gjykim nga
Av. V. Konomi
I PADITUR: D.T.T. TIRANE, perfaqesuar ne gjykim
nga Av. i Shtetit D. Isufi

OBJEKTI:
Anullim akti administrativ.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.1301, date 09.03.2005


ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te kerkeses per nxjerrjen jashte juridiksionit
gjyqesor vetem per piken e dyte njoftim vleresimi per shumen
304.305 leke.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur ankim ana e paditur, e cila me


pretendimin se vendimi i gjykates eshte ne kundershtim me ligjen, kerkon
prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkeses.

227
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e
anes se paditur, e cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne
teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesi eshte shoqeri tregtare dhe si e tille, eshte subjekt i tatueshem. Ne
muajin Qershor 2004, mbi paditesin eshte ushtruar kontroll nga ana e paditur
dhe ne perfundim, eshte ngarkuar me detyrim tatimor (TVSH) 4.556.072 leke
dhe gjobe 2.278.036 leke. Po ashtu eshte ngarkuar edhe me detyrim tatimor
(tatim fitimi) ne shumen 304.309 leke dhe gjobe 304.309 leke.
Paditesi ka pretenduar se, ky detyrim nuk eshte i sakte dhe ka paraqitur
mosmarreveshjen objekt te shqyrtimit gjyqesor.
Ana e paditur ka pretenduar gjate gjykimit se, paditesi nuk ka perfunduar
rrugen administrative dhe ka kerkuar gjyqesisht nxjerrjen e çeshtjes jashte
juridiksionit gjyqesor.
Gjykata e rrethit me arsyetimin se, paditesi ka bere ankimin administrativ
dhe ka paguar edhe garancine bankare, ka pranuar pjeserisht padine.
Ana e paditur ne rekursin e saj ka pretenduar se:
Paditesi nuk ka perfunduar rrugen administrative (Neni 41, pika 4 dhe
Neni 42, pika 5 Ligjes nr.7928, date 27.04.1995 "Per TVSH" dhe Neni 43 i
Ligjes nr.8560, date 22.12.1999 "Per procedurat tatimore ne RSH"). Ne baze te
dispozitave te mesiperme, ankimi gjyqesor eshte i varur nga perfundimi i rruges
administrative dhe nga pagimi i plote i detyrimit.
Paditesi kunder njoftimit te vleresimit tatimor date 06.07.2004, ka
paraqitur ankim anes se paditur me daten 30.07.2004. Lidhur me kete ankim i
eshte kthyer pergjigje nga ana e paditur (date 13.08.2004) ku i thuhet se nuk
eshte paguar detyrimi tatimor dhe se ky detyrim duhet te paguhet 30 dite nga
momenti i berjes se vleresimit tatimor.
Me shkresen tjeter date 25.02.2005, sqarohet perseri paditesi se eshte lene
ne fuqi gjoba per TVSH.
Gjykata ne menyre te gabuar ka interpretuar kete praktike si kthim
pergjigje. Nga permbajtja e kesaj rezulton se, ankimi i paditesit eshte ndervarur
nga plotesismi i detyrimit ligjor per pagimin e detyrimit. Meqenese ai nuk ka
plotesuar kete detyrim ligjor, nuk mundet te pretendoje se ka plotesuar edhe
ankimin administrativ, d.m.th. perfundimin e rruges administrative.
Edhe pagimi i garancise eshte paraqitur me daten 22.10.2004, d.m.th.
jashte afatit ligjor te permbushjes se detyrimit.
Ne rrethanat e mesiperme, arsyetimi i gjykates eshte ne kundershtim me
ligjin, dhe per pasoje vendimi duhet te prishet.

228
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 59 te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1301, date 09.03.2005 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Tirane dhe nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Tirane, me 21.04.2005

229
Nr.2074/217 i Regj. Themeltar
Nr.701 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2074/217, qe i perket:

PADITËS: PASHO BERAJ, perfaqesur nga


av. Petraq Çurri
I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E ENTIT
KOMBETAR TE BANESAVE VLORE
PERSON I TRETË: BASHKIA VLORE

OBJEKTI:
Detyrimin e pales se paditur per
kthimin e shumes prej 2.353.000 leke.
Baza Ligjore: Ligji nr.7652, date 23.12.1992,
i ndryshuar me ligjin nr.7828, date 01.06.1994,
“Per privatizimin e banesave shteterore”, neni 7
Ligji nr.7748, date 29.7.1993
“Per statusin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike
nga sistemi komunist”, neni 3 germa a,
V.K.M nr.476, date 10.10.1994,
“Per procedurat e strehimit te ish te denuarve
dhe te perndjekurve politike nga sistemi komunist”.

230
Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.398, date 13.03.2003,
ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise se paditesit Pasho Beraj dhe
detyrimin e te paditurit E.K.B. Dega Vlore, te paguaje ne favor te
paditesit shumen 2.240.767 leke.
Rrezimin e padise persa i perket diferences prej 109.233 leke si te
pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.564, date 09.12.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.398, date 13.03.2003 te Gjykates
Rrethit gjyqesor Vlore.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs e paditura Drejtoria Rajonale e


Entit Kombetar te Banesave Vlore, e cila kerkon prishjen e vendimeve te
mesiperme dhe rrezimin e padise, duke parashtuar keto shkaqe:
- Paditesi Pasho Beraj, nuk legjitimohet ne ngritjen e padise dhe nuk ka te
drejte te kerkoje kthim shume, pasi nuk ka asnje marredhenie kontraktore
me E.K.B. Vlore.
- E.K.B. i ka njohur te drejten e ketij apartamenti falas sipas ligjit te
mesiperm, por paditesi pretendon edhe per shume lekesh plus
apartamentin, por keto investime jane te kryera privatisht.
- E.K.B. ka kryer nje investim deri ne perfundimin e ketij pallati 1380,
sipas perllogaritjeve, vlera e apartamentit te Z. Pasho Beraj duke marre
parasysh zbritjen nga statusi i te pastrehit eshte 451.701 leke, pra kjo
eshte vlera e apartamentit falas per te cilin paditesi duhet te lidhe kontrate
falas.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
perfaqesuesi i pales paditese av. Petraq Çurri, i cili kerkoi lenien ne fuqi
te vendimit,
pala e paditur perfaqesuar nga avokati i shtetit Abaz Dede, i cili kerkoi
prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit
dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak
ai duhet lene ne fuqi.
Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se Pasho Beraj ka paditur
Drejtorine Rajonale te E.K.Banesave Vlore dhe ka thirrur si person te trete ne
gjykim Bashkine e qytetit te Vlore, duke kerkuar prej te paditurit qe t’i paguaje

231
shumen prej 2.353.000 leke, per shkak se ai perfiton banese falas nga shteti si
ish i perndjekur politik.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Vlore, i ka pranuar pjeserisht padine dhe e ka
detyruar te paditurin Drejtorine Rajonale te E.K.Banesave Vlore qe te paguaje
shumen prej 2.240767 leke dhe i ka rrezuar padine per diferencen prej 109.233
leke. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore me vendimin
nr.564, date 09.12.2003. Kunder vendimit te kesaj gjykate ka bere rekurs
Drejtoria Rajonale e Entit Kombetar te Banesave Vlore, e cila e konsideron te
pambeshtetur ne ligj per shkakun se nuk ka asnje marredhenie kontraktore me te
gjykuarin, se ligji i njeh te drejten te dhenies se baneses falas atij, por shuma qe
ai pretendon te marre eshte tej te drejtes qe i njeh ligji. Shpenzimet qe ai ka
kryer ne apartamentin jane bere privatisht, nderkohe qe vete Enti ka kryer
investime ne nje vlere prej 451.701 leke, vlere e cila duhet te ishte dhe vlera e
apartamentit falas per te cilin paditesi duhet te lidhe kontrate me kete Ent.
Ashtu sikurse eshte pranuar ne vendimet gjyqesore ne vendimet e tyre
dhe aktet e ndodhura ne dosje, rezulton se paditesi ka hyre ne nje banese te
filluar me kontribut vullnetar nga Porti Detar Vlore para vitit 1990, por qe ishte
paperfunduar deri ne vitin 1992, kur paditesi bashke me te tjere kane rifilluar
privatisht punimet per perfundimin e pallatit. Sipas vendimit nr.724, date
30.01.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore, te lene ne fuqi me vendimin
nr.190, date 12.04.2002 te Gjykates se Apelit Vlore, paditesi bashke me banoret
e tjere kane hyre ne pallat te paperfunduar me qellim fillimisht mbrojtjen e
investimeve te deri atehershme pasi filloi shkaterrimi i tij per shkak te trazirave
te asaj periudhe dhe me pas, ata me kontributet e tyre bene te mundur
perfundimin teresor te godines. Ata ju drejtuan gjykates me padi kunder
Drejtorise Rajonale te E.K.Banesave qe ta detyronte ate te lidhe kontrate dhe
gjykatat, me vendimet e mesiperme pranojne kerkesen e tyre, duke detyruar
secilin prej paditesave, perfshi edhe paditesin ne kete gjykim, Pasho Beraj, te
paguanin ne favor te pales se paditur shumen prej 109.233 leke. Duke qene se
paditesi eshte trashegimtar i vetem i te ndjerit Halil Beraj, i cili ka vdekur si i
perndjekur politik, ka pretenduar ne gjykate se atij duhet t’i rimbursohen
shpenzimet qe ka kryer, sepse sipas ligjit per privatizimin e banesave shteterore,
ne nenin 7 dhe nenin 3, germa “a” e ligjit per statusin e ish te denuarve e te
perndjekurve nga sistemi komunist nr.7748, date 29.07.1993 me ndryshimet,
banesa shteterore duhet t’i jepet falas nga shteti.
Kolegji cmon te bazuar pranimin e kerkese padise se tij nga gjykata, per
shkak se sipas dispozitave te ketyre ligjeve, kjo kategori personash pajiset me
banese falas nga shteti. Kane qene rrethana specifike ato ne te cilat ka hyre ne
banesen ku ai banon edhe sot qe kane bere qe edhe procedurat te mos ndiqnin
rrugen normale te tyre. Per shkak te ngjarjeve te fillim viteve 90, fakt i njohur
boterisht, por dhe i pranuar per rrethanat e çeshtjes ne shqyrtim, nga gjykimet e
meparshme eshte provuar plotesisht se paditesi ka hyre ne banese te
paperfunduar dhe e ka perfunduar ate me shpenzimet e tij. Ne kushte normale ai

232
duhet te hynte ne nje banese te perfunduar nga Enti i Banesave, duke zbatuar
dispozitat ligjore e lidhur rregullisht kontrate me te. Shpenzimet qe paditesi ka
kryer i jane nenshtruar vleresimit te eksperteve ne gjykim dhe gjykata, ne
zbatim te nje vendimi te meparshem gjyqesor te formes se prere, prej saj ka
hequr shumen 109.233 leke. Ne qofte se keto shpenzime do te ishin kryer nga
E.K.Banesave, paditesit nuk do i lindte e drejta qe te pretendonte lidhur me to,
pasi sipas ligjit per privatizimin e banesave shteterore, ai jep te drejten qe per
shkak te statusit te kerkoje banese falas. Ne keto kushte Enti nuk ka shpenzuar
shumen qe duhej per perfundimin e ndertimit te pallatit dhe fakti qe me vendim
gjykate te formes se prere eshte detyruar te lidhe kontrate me paditesin, ai duhet
ta beje kete duke i rimbursuar diferencen e shpenzimeve qe paditesi i ka bere
me te ardhurat e veta.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.564, date 09.12.2003 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 21.04.2005

233
Nr.2004/202 i Regj. Themeltar
Nr.702 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2004/202, qe i perket:

PADITËS: SAZAN HYSENLLARI, perfaqesuar


nga av. Alma Çami
I PADITUR: ALKETA HYSENLLARI

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim i sendit te perbashket apartament 1+1
qe ndodhet ne rrugen “Hoxha Tahsim” nr.101/1, Tirane.
Baza Ligjore: Neni 207 i Kodit Civil
dhe 369 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3368, date


17.07.2003, ka vendosur:
Pranimin e padise.
Pjestimin e pasurise se paluajteshme, apartament 1+1, qe ndodhet
ne rrugen “Hoxha Tahsim”, nr.101/1, Tirane.
Lenien e apartamentit ne pronesi paditesit Sazan Hysenllari.
Detyrimin e paditesit Sazan Hysenllari te kompensoje te padituren
Alketa Hysenllari (Baroka), per pjesen e saj ne kete apartament ne
shumen 1.884.960 leke.

234
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1284, date 16.12.2003, ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.3368, date 17.07.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs e paditura


Alketa Hysenllari (Baroka), e cila kerkon prishjen e vendimin dhe kthimin e
ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare me tjeter trup gjykues, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Seanca gjyqesore e dates 17.07.2003 eshte bere ne mungesen time dhe te
avokatit dhe ne nuk patem mundesi te shprehnim pretendimet tona. Nuk
kishim dijeni per diten e gjykimit.
- Akti i ekspertimit nuk eshte i sakte, pasi apartameti mund te ndahet ne
natyre, sepse mund te krijohet dalje ne rruge pervec hyrjes kryesore qe
ka, e me nevojtare per te jam une.
- Me vendimin nr.252, date 27.01.2003, eshte vendosur qe nje femije me
takon mua dhe nje ish bashkeshortit. Ne keto kushte banesa mund te me
lihej mua se jam grua dhe dua te edukoj femijet, pasi te dyja vajzat rrine
me mua.
- Pretendimi i tij se jeton me prinderit dhe i duhet banesa nuk qendron, pasi
prinderit e tij jetojne me vete dhe jane ndare nga ai.
- Gjendja e tij ekonomike nuk eshte e dobet, pasi ai ka dy shoqeri private
njera tregtare “Aulivia” ku zoteron 50% te kapitalit themeltar dhe “4 yjet”
ku zoteron 17% te kapitalit themeltar.
- Une i mbaj e i rris te dyja vajzat, pasi ai eshte i ikur gjithe diten ne pune.

Paditesi ka paraqitur kunder rekurs dhe ka parashtruar:


- Rekursi eshte jashte afatit qe percakton ligji. Eshte bere rivendosje ne
afat, por kjo rivendosje nuk ka vlere ligjore, pasi sipas nenit 444 te
K.Pr.C., afatet per te bere rekurs jane te prera dhe s’ka rivendosje ne afat.
- Asnje nga problemet e ngritura ne rekurs nuk qendron.
- Nuk ka asnje shkelje procedurale, perkundrazi me kerkese te kesaj pale,
pa shkak ligjor, eshte shtyre per gati tre seanca gjykimi.
- Nuk ka asnje nevoje te domosdoshme.
- Aktualisht ka zgjidhur problemin e strehimit, pasi banon me qira me
personin qe bashkejeton.
- Femijet ne vazhdimesi qendrojne prane paditesit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Artan Hoxha,
perfaqesuesen e paditesit, av. Alma Çami, e cila kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

235
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete
shkak ai duhet lene ne fuqi.
Rezulton se paditesi Sazan Hysenllari ka paditur ish bashkeshorten e tij
Alketa Hysenllari e prinderit e tij Zija e Sadete Hysenllari me objekt pjestimin e
pasurise se paluajteshme apartament, bazuar ne nenin 207 te K.Civil e 153, 370
e vijues te K.Pr.Civile. Ai e ka konsideruar si nje prone te perbashket dhe ka
kerkuar ne faze te pare te percaktoje pjeset takuese te njejta per secilin ne 1/4
pjese. Gjykata me te drejte e ka konsideruar banesen pasuri bashkeshortore dhe
ka percaktuar bashkepronar te saj ne pjese te barabarta paditesin Sazan dhe te
padituren Alketa Hysenllari. Meqenese ky vendim i fazes se pare te pjestimit
nuk eshte ankimuar gjykata ka vazhduar pjestimin e sendit dhe me vendimin
nr.3368, date 17.07.2003, ka pranuar padine duke e lene apartamentin ne
pronesi te paditesit dhe e ka detyruar ate t`i kompensoje te padituren Alketa per
½ pjese te saj ne shumen 1.884.960 leke. Ky vendim, mbi ankimin e te
paditures eshte shqyrtuar nga gjykata e apelit, e cila e ka lene ne fuqi.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i cmon te bazuar te dy keto vendime dhe
nuk gjen me vend pretendimet e ngritura ne rekursin e te paditures. Nga sa
rezulton prej akteve te ndodhura ne dosje, me vendimin nr.378, date
05.02.2003, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, me te cilin eshte bere
zgjidhja e marteses mes Alketa e Sazan Hysenllari, Alketa Hysenllari ne ate
gjykim paditese, ka kerkuar qe te dy femijet e lindur nga martesa te datelindjes
1991 e 1994 t’i liheshin per rritje dhe te paditurit Sazan per shkak se kushtet e
tij ishin me te favorshme per femijet. Gjykata ka pranuar kerkesat e paditeses
Alketa lidhur me zgjidhjen e marteses dhe i ka lene per rritje dhe edukim te dy
femijet te paditurit Sazan. Duke marre per baze kete vendim, sipas te cilit
femijet jane nen kujdesin e paditesit ne kete gjykim Sazan Hysenllari dhe per
shkak se banesa sipas aktit te ekspertimit nuk mund te ndahet se e humbet
funksionin e saj, gjykata ka vendosur t’ia lere ate paditesit. Pretendimi i ngritur
nga e paditura se ajo tashme me vendim gjykate ka marre ne rritje njeren nga
vajzat eshte nje fakt, po te quhet i tille, i cili nuk ka ekzistuar gjate kohes qe
ceshtja eshte shqyrtuar ne shkalle te pare e ne apel. Vendimi i gjykates se apelit
qe ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare eshte i dates
16.12.2003, ndersa e paditura se bashku me rekursin ka paraqitur vendimin
nr.252, date 27.01.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, me te cilin eshte
ndryshuar pjeserisht vendimi i asaj gjykate i vitit 2003 duke i lene per rritje dhe
edukim femijen Kejsi te paditures Alketa. Ky eshte nje fakt i ri, s’ka ekzistuar si
i tille per t’u kerkuar si prove, per pasoje nuk kish si te merrej ne konsiderate
nga gjykata. Megjithate, edhe sikur ky vendim te merret i vertete ai akoma nuk
eshte konfirmuar nga gjykata e apelit dhe te jete i formes se prere per te sjelle
pasoja ekzekutive.

236
Po ashtu, Kolegji cmon se perseri ky fakt nuk sjell ndryshim te madh ne
raportin e pronareve pale ne kete gjykim. Kjo sepse sipas ekspertit, banesa eshte
e pandashme dhe nevojat per banim jane te njellojta per palet po te merret per
baze sa kane arsyetuar gjykatat.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1284, date 16.12.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 21.04.2005

237
Nr.2092/226 i Regj. Themeltar
Nr.703 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2092/226, qe u perket paleve:

PADITËSE: KOZETA KADRIU


E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E KUJDESIT
SHENDETESOR FIER

OBJEKTI:
Shfuqizim i aktit administrativ
nr.78/7, date 14.02.2003
te pales se paditur per zgjidhje kontrate
dhe ndalese demi ekonomik prej 684.293 leke.
Baza Ligjore: Neni 324 dhe 329 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.965, date 10.06.2003, ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.13, date 27.01.2004, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.965, date 10.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Fier dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt, pranimin e
pjesshem te padise duke anulluar aktin administrativ nr.78/7 prot.,
date 14.02.2003 te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve te Kujdesit
Shendetesor Fier, persa i perket zgjidhjes se kontrates F/2002 me
paditesen dhe ndalesen e demit ekonomik 1.684.293, si dhe
rrezimin e padise per kamate vonesat.

238
Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale
e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor Fier, e cila kerkon prishjen e vendimit te
apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Ne baze te kontrates farmacia eshte e detyruar qe te pranoje ne cdo kohe
kontrollin dhe te inventarizohet.
- Farmacistja nuk ka patur asnje kundreshtim sa i perket kontrollit te
ushtruar, gje te cilen e ka pranuar ne deklaraten e nenshkruar prej saj.
- Perfaqesuesit tane thjesht kane llogaritur diferencat qe rrjedhin nga
moszbatimi i akteve ligjore dhe mbi bazen e ketyre diferencave te
konstatuar kemi mbajtur qendrim sipas kushteve te parashikuara ne
kontrate.
- Akti i ekspertimit permban mendime juridike.
- Njeri nga ekspertet eshte perfaqesues i kryesise se sindikates se
farmacisteve dhe si i tille pjesemarrja e tij ne kete proces me cilesine e
ekspertit eshte e papranueshme.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
perfaqesuesin e pales paditese av. Petrit Petriti, i cili kerkoi lenien ne fuqi
te vendimit te gjykates se apelit dhe
pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i mbeshtetur ne ligj e per kete
shkak ai duhet lene ne fuqi.
Pala paditese, farmaci “Kozeta”, me drejtuese teknike Kozeta Kadriu, ka
paditur Drejtorine Rajonale te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor Fier, me objekt
kundershtimin e aktit administrative per zgjidhjen e njeaneshme te kontrates dhe
ndalesen e demit ekonomik, duke iu referuar nenit 324 e vijues te K.Pr.Civile.
Pala e paditur ka ushtruar kontroll prane pales paditese lidhur me zbatimin e
ligjit dhe te kontrates se lidhur midis tyre per tregtimin e barnave qe
rimbursohen nga sigurimet shendetesore per periudhen janar-shtator 2002. Nga
proces verbali i mbajtur per kete qellim me date 16.10.2002, pas perfundimit te
kontrollit, mes paleve ndergjyqese eshte rakorduar per diferenca ne plus 31.273
leke dhe diferenca ne minus, 139.907 leke. Sipas kontrates F/2002, lidhur mes
paleve, keto diferenca nuk passjellin zgjidhje apo sanksione te tjera. Mbi
ankimin e pales paditese, e cila nuk ka qene dakort me keto perfundime te
kontrollit, jane bere edhe 2 verifikime te tjera e per pasoje jane mbajtur proces
verbalet perkatese, nga ku ka rezultuar ne daten 16.01.2003 se diferenca ne plus
ka qene 1.684.293 leke dhe diferenca ne minus 602.599 leke. Nga proces

239
verbali i mbajtur me 19.02.2003, ka rezultuar se diferenca ne plus eshte
1.506.683 leke dhe diferenca ne minus 310.771 leke.
Me aktin nr.78/7, date 14.02.2003, pala e paditur ka njoftuar per zgjidhje
kontrate per nje periudhe 3 vjeçare dhe per shlyerjen e demit ekonomik ne
masen 1.684.293 leke. Ky akt administrativ eshte pranuar i ligjshem nga
Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier e per pasoje eshte rrezuar padia e paditeses
farmaci “Kozeta”.
Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.13, date 27.01.2004, ka ndryshuar
vendimin e Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier dhe ka pranuar kerkese padine,
duke e konsideruar te pambeshtetur ne ligj aktin administrative nr.78/7, date
14.02.2003 te Drejtorise Rajonale te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor Fier.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, e gjen te mbeshtetur ne ligj e ne prova
kete vendim, si dhe pergjithesisht arsyetimin mbi te cilin eshte bazuar gjykata e
apelit ne perfundimet e saj. Ajo qe Kolegji nuk pranon si te mbeshtetur ne
arsyetimin e gjykates se apelit, eshte pjesa qe ben fjale per padijenine e ligjit
nga pala paditese per shkak te mos botimit ne fletoren zyrtare te Urdherit te
Ministrit nr.211, date 16.05.2001. Edhe pse Kolegji pranon mbeshtetjen ligjore
te arsyetimit te gjykates se apelit, ve ne dukje faktin se njohja e paditeses me
kete urdher eshte e prezumuar edhe pse nuk ka qene botuar ne fletoren zyrtare,
pasi kontrata e lidhur mes saj e pales se paditur eshte e mevonshme, 23.01.2002
dhe megjithese nuk i referohet ne menyre specifike Urdherit te Ministrit, ka
klauzola te cilat lidhen me te.
Nga ana tjeter, ashtu sikurse arsyeton gjykata e apelit, pala e paditur ka
lejuar shkelje te K.Pr.Administrative lidhur me nxjerrjen e perfundimeve te saj
ne aktin administrativ te dates 14.02.2003. Ne kundershtim me nenin 138 te
K.Pr.Administrative, pala e paditur pa perfunduar akoma rakordimet dhe pa iu
pergjigjur observimeve te pales paditese lidhur me perfundimet e kontrollit,
nxorri aktin administrativ ne te cilin pranon se diferenca ne plus rezultuar nga
kontrolli i ushtruar pales paditese eshte 1.684.293 leke dhe diferenca ne minus
602.599 leke. Bazuar mbi keto perfundime eshte zgjidhur kontrata ne menyre te
njeaneshme me paditesen per nje periudhe prej 3 vjetesh duke iu referuar pikes
10 te kontrates F/2002 te lidhur mes tyre. Nga proces verbali i dates 19.02.2003,
pra 5 dite pasi eshte nxjerre akti qe kundershtohet, diferencat perseri kane
ndryshuar per here te trete tashme, ku ato plus jane 1.506.683 leke dhe ato
minus 310.771. Pra, pa perfunduar akoma dhenia pergjigje e observimeve te
bera nga pala e kontrolluar, eshte nxjerre akti administrativ.
Gjykata e Apelit Vlore, duke konstatuar kete mungese koherence qe
fillon ne diferencat plus me 31.273 leke e perfundon ne 1.506.683, ka caktuar
eksperte, te cileve iu eshte dhene detyre kryesore qe te percaktojne se kush eshte
realisht kjo diference. Sipas konkluzioneve perfundimtare te tyre diferenca ne
plus eshte ne shumen 12.410 leke, ndersa ajo ne minus 136.833 leke. Fakti qe
keto diferenca jane te ketij niveli dhe qe nuk passjellin sanksione sipas
kontrates, e cila parashikon qe ato fillojne me teprica mbi 100.000 leke, ka çuar

240
gjykaten ne perfundimin te ndryshoje vendimin e gjykates se shkalles se pare e
te pranoje kerkese padine. Ashtu sikurse rezulton nga gjykimi ne apel, provohet
se metodika e ndjekur nga pala e paditur per te percaktuar diferencat lidhur me
barnat qe rimbursohen nga shteti ka qene e gabuar, kjo jo vetem per faktin se ne
3 raste verifikimesh pala e paditur ka nxjerre shifra te ndryshme ne vete
konkluzionet e saj, por edhe se ekspertet e thirrur nga gjykata kane arritur ne
perfundime te ndryshme nga ato te pales se paditur, por gjithsesi te peraferta me
konkluzionet e para te saj, diferenca keto qe nuk passjellin pasoja sipas
kontrates F/2002 te lidhur mes paleve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.13, date 27.01.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 21.04.2005

241
Nr.1752/127 i Regj. Themeltar
Nr.704 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005, 29.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: ARBEN TASI, perfaqesuar nga


Av. I. Reso
TË PADITUR: D.H.L. INTERNATIONAL (ALBANIA)
LTD (shpk) perfaqesuar nga
Av. A. Hajdari

OBJEKTI I PADISË:
Konstatim i pavlefshmerise absolute
te zgjidhjes se kontrates se punes,
pagimi i pages se dy muajve si njoftimi,
pagim i shperblimit per zgjidhjen e menjehereshme
te pajustifikuar te kontrates se punes me pagen e nje viti.
Baza Ligjore: Neni 141, 143, 144, 153/3, 155 te K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2197, date 20.05.2003


ka vendosur:
Pranimin e padise.
Konstatim i pavlefshmerise absolute te zgjidhjes se kontrates se
punes te paditesit Arben Tasi nga pala e paditur nepermjet urdherit
nr.1/ext prot., date 19.07.2002.

242
Detyrim i pales se paditur DHL International (Albania) te
demshperbleje paditesin me pagen e dy muajve, si rezultat i
mosrespektimit te afatit te njoftimit si dhe pagen e 10 muajve, si
rezultat i zgjidhjes se menjehershme te pajustifikuar te kontrates se
punes.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.3, date 08.01.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.2197, date 20.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e padise.

Kunder vendimit nr.3, date 08.01.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, ka


ushtruar rekurs Arben Tasi, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Vendimi i gjykates se apelit duke vendosur ndryshim dhe rrezim padie
bie ndesh me nenin 466 te K.Pr.Civile, pasi eshte non sens i dukshem.
- b. Gjykata e shkalles se pare Tirane vendosi mbi bazen e nje hetimi te
gjate dhe te plote, ndersa gjykata e apelit vendosi te caktoje ekspert
kontabel duke mos i dhene detyra specifike, duke shkelur plotesisht
ligjin.
- c. Gjykata e apelit u mbeshtet vetem ne aktin e ekspertimit duke
anashkaluar me qellim faktet thelbesore te shqyrtimit gjyqesor si
mosrespektimi i nenit 144 i K.Punes, zgjidhja e marredhenieve te punes
pa respektuar proceduren.
- d. Te ashtuquajturat shkaqe u provuan se jane nje gje normale e nje pune
te zakonshme me veshtiresite e veta dhe vete punedhenesi ne urdherin e
largimit nga puna nuk percakton se cili nen i kontrates eshte shkelur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi prishjen e vendimit
te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit,

VËREN
Si vendimi nr.3, date 08.01.2004 i gjykates se apelit, ashtu edhe vendimi
nr.2197, date 20.05.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, jane rrjedhoje e
zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e parashikuara
ne nenin 485 te K.Pr.Civile, ato duhet te ndryshohen.
Eshte vertetuar se paditesi Arben Tasi, ka punuar prane pales se paditur
DHL-INTERNATIONAL (ALBANIA) LTD, konkretisht ne cilesine e shefit te
departamentit te finances, nga data 1 korrik 2001 deri ne diten kur me Urdherin

243
nr.1/ext prot., date 19 korrik 2002 te pales se paditur eshte vendosur pushimi i
tij nga detyra.
Sipas pretendimeve te parashtruara nga ana e pales paditese, zgjidhja e
marredhenieve te punes ndermjet tij dhe pales se paditur, eshte bere pa shkaqe
te arsyeshme, ne menyre te menjehershme dhe pa respektuar proceduren ligjore
te njoftimit.
Ne te kundert, pala e paditur ka pretenduar se marredhenia e punes eshte
zgjidhur ne perputhje me kerkesat e Kodit te Punes.
Mbasi ka zhvilluar gjykimin e ceshtjes, Gjykata e shkalles se pare Tirane
ka konkluduar per pranimin e kerkese padise, ndersa gjykata e apelit per
rrezimin e saj.
Duke i pare ne teresine e tyre vendimin nr.3, date 08.01.2004 te gjykates
se apelit, si dhe vendimin nr.2197, date 20.05.2003 te Gjykates se shkalles se
pare Tirane, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ato ka vend te
ndryshohen.
Me te drejte te dy gjykatat, si ajo e shkalles se pare ashtu edhe ajo e
Apelit Tirane, gjate gjykimit te ceshtjes kane pranuar se mosmarreveshja ne
fjale duhet te zgjidhet duke aplikuar Kodin e Punes. Po ashtu, ne veshtrim te
kerkesave te pikes "4" te nenit 143 te Kodit te Punes, objektivisht ato kane
arritur ne perfundimin, se kontrata e punes eshte zgjidhur ne menyre te
menjehershme, mbasi njëra nga palet dhe konkretisht pala e paditur ne cilesine e
punedhenesit e ka zgjidhur kontraten pa respektuar afatin e njoftimit.
Nga ana tjeter, duke cmuar se ne rastin konkret behej e domosdoshme
marrja e mendimit te kualifikuar dhe shkencor rreth veprimtarise tekniko
financiare qe paditesi kryente prane te paditurit, ne perputhje me kerkesat e
nenit 224/a te K.Pr.Civile, gjykata e apelit ka vendosur kryerjen e ekspertimit ne
fushen kontabile. Akti ka arritur ne perfundimin se nga ana e paditesit ne
cilesine e shefit te finances, jane kryer nje numer shkeljesh. Te tilla shkelje akti
permend dorezimin me vonese te bilancit te vitit 2001; terheqjen e disa
monedhave te huaja nga arka duke bere shkembimin e tyre ne change, kur sipas
urdherit te brendshem shkembimi duhet te behej ne banke; berjen e
shpenzimeve-restorant per periudhen prill-maj 2002 ne shumat 29.140 dhe
43.960 leke, te pashoqeruara me dokument justifikues; terheqja e shumes prej
3000 $ nga banka, parapagim per shpenzime udhetimi ne Belgjike e Austri dhe
moskryerja e dokumentimit perkates ne kohe; terheqjen ne dy raste te shumave
4140 dhe 8280 leke per blerje karburanti nga vete paditesi, kur duhet te
terhiqeshin nga personi pergjegjes. Sa siper, gjykata e apelit i ka konsideruar
veprime te tilla, qe per palen e paditur ne cilesine e punedhenesit, vleresohen si
shkaqe te justifikuara, ndersa gjykata e shkalles se pare nuk i ka konsideruar te
tilla.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se ne rastin konkret nuk kemi te
bejme me rrethana te tilla te renda qe nuk lejojne, sipas parimit te mirebesimit,
t'i kerkohet atij qe ka zgjidhur kontraten, vazhdimin e marredhenieve te punes.

244
Me fjale te tjera cmohet se zgjidhja e kontrates se punes nga ana e punedhenesit
DHL-INTERNATIONAL (ALBANIA) LTD, ne veshtrim te kerkesave te nenit
146 dhe 155 te Kodit te Punes, eshte bere e menjehershme dhe pa shkaqe te
arsyeshme. Persa i perket ketij momenti, cmohet se ne menyre te drejte ka
analizuar dhe vendosur gjykata e shkalles se pare dhe ne menyre te gabuar
konkludon gjykata e apelit. Ne kete kendveshtrim zgjidhja e kontrates eshte
kryer ne kundershtim me kerkesat e nenit 144 te Kodit te Punes, qe kane te
bejne me proceduren e pushimit nga puna. Ne veshtrim te urdherimeve te kesaj
dispozite, pas kohes se marrjes ne prove, kur punedhenesi mendon te zgjidhe
kontraten e punes, ai duhet te njoftoje me shkrim punemarresin te pakten 72 ore
para takimit dhe te bisedoje me te. Ai i parashtron punemarresit arsyet e
vendimit te marre per zgjidhjen e kontrates. Zgjidhja njoftohet te pakten pas 48
oreve te bisedes dhe duhet te behet me shkrim. Efektivisht, punedhenesi DHL-
INTERNATIONAL (ALBANIA) LTD, nuk i ka respektuar keto kerkesa ligjore
dhe per rrjedhoje, ne veshtrim te pikes "5" te nenit 144 te Kodit te punes,
detyrohet t'i jape punemarresit nje demshperblim prej dy muajsh page. Nga ana
tjeter, sikunder u permend, duke qene se kemi te bejme me zgjidhje te kontrates
se punes pa shkaqe te arsyeshme, ne veshtrim te kerkesave te nenit 155 te Kodit
te punes, vleresohet duke pare te gjitha rrethanat konkrete, perfshire edhe
kohezgjatjen e marredhenies se punes, se pala e paditur duhet te detyrohet ndaj
paditesit me nje demshperblim me pagen e kater muajve.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.3, date 08.01.2004 te gjykates se apelit dhe
vendimit nr.2197, date 20.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke
vendosur pranimin e pjesshem te padise.
Detyrimin e pales se paditur DHL-INTERNATIONAL (Albania) LTD te
shperbleje ne favor te paditesit Arben Tasi, pagen e gjashte muajve.
Rrezimin e padise per pjesen tjeter.

Tirane, me 29.04.2005

245
Nr.2139/239 i Regj. Themeltar
Nr.706 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: PETRIT PERHATI, perfaqesuar


nga Av. F. Tartale
I PADITUR: DREJTORIA E INSTITUTIT TE
SHENDETIT PUBLIK perfaqesuar
nga Av. A. Sulce

OBJEKTI I PADISË:
Demshperblimin me nje vit page.
Baza Ligjore: Nenet 146, 153 te K.Punes.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.2115, date 15.05.2003


ka vendosur:
Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.327, date 25.3.2004 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.2115, date 15.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.
Pranimin e padise dhe detyrimin e pales se paditur Drejtoria e
Institutit te Shendetit Publik, ti paguaje paditesit pagen e nje viti.

246
Kunder vendimit nr.327, date 25.3.2004 te Gjykates Apelit Tirane, ka
ushtruar rekurs i padituri, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Gjykata e apelit gabon kur arsyeton se nuk jane respektuar afatet e
parashikuara ne nenin 143 te K.Punes, sepse eshte fakt se jemi para
kushteve te zgjidhjes se menjehereshme te kontrates se punes per shkaqe
te justifikuara.
- b. Punemarresi eshte larguar pa arsye nga vendi i punes dhe gjithashtu
nuk ka dorezuar detyren.
- c. Paditesi ka reflektuar shkelje ne detyre dhe eshte ndeshkuar edhe me
pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e vendimit
te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
te gjykates se apelit,

VËREN
Vendimi nr.327, date 25.3.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 485 te K.Pr.Civile, ai duhet te ndryshohet.
Eshte vertetuar se paditesi Petrit Perhati ka punuar prane pales se paditur-
Drejtoria Institutit te Shendetit Publik, konkretisht ne cilesine e Nendrejtorit
Ekonomik, deri ne diten kur me Urdherin nr.678 prot., date 6 gusht 2002 te
pales se paditur, eshte vendosur largimi i tij nga detyra.
Sipas pretendimeve te parashtruara nga ana e pales paditese, zgjidhja e
marredhenieve te punes ndermjet tij dhe pales se paditur, eshte bere pa shkaqe
te arsyeshme, ne menyre te menjehershme, pa respektuar proceduren ligjore te
njoftimit, si dhe ne kohe te papershtatshme.
Ne te kundert, pala e paditur ka pretenduar se marredhenia e punes eshte
zgjidhur ne perputhje me kerkesat e Kodit te Punes.
Mbasi ka zhvilluar gjykimin e ceshtjes, Gjykata e shkalles se pare Tirane
ka konkluduar per rrezimin e kerkese padise, ndersa Gjykata e Apelit per
pranimin e saj.
Duke e pare ne teresine e tij vendimin nr.327, date 25.03.2004 te
Gjykates se Apelit Tirane, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ai
pjeserisht eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te kerkesave ligjore, gje qe e ben
te cenueshem.
Me te drejte te dy gjykatat, si ajo e shkalles se pare ashtu edhe ajo e
Apelit Tirane, gjate gjykimit te ceshtjes kane pranuar se mosmarreveshja ne
fjale duhet te zgjidhet duke aplikuar Kodin e Punes. Po ashtu, ne veshtrim te

247
kerkesave te pikes "4" te nenit 143 te Kodit te Punes, objektivisht ato kane
arritur ne perfundimin, se kontrata e punes eshte zgjidhur ne menyre te
menjehereshme, mbasi njëra nga palët dhe konkretisht pala e paditur ne cilesine
e punedhenesit e ka zgjidhur kontratën pa respektuar afatin e njoftimit.
Sic del nga gjykimi i ceshtjes, prane pales se paditur eshte ushtruar nje
kontroll nga ana e Ministrise se Shendetesise per periudhen 13.04.2002 deri
15.05.2002, ne perfundim te te cilit kane rezultuar nje sere shkeljesh te
disiplines financiare. Ne aktin e kontrollit eshte konkluduar pergjegjesi direkte
per paditesin Petrit Perhati dhe eshte kerkuar mase disiplinore "largim nga
detyra". Duke pare se edhe me pare ndaj paditesit jane konstatuar shkelje ne
detyre per te cilat eshte marre mase disiplinore "verejtje me paralajmerim per
pushim nga puna", cmohet se me te drejte konkludon ne vendimin e saj gjykata
e shkalles se pare, se largimi nga puna ne veshtrim te kerkesave te nenit 153/2 te
Kodit te Punes, eshte bere per shkaqe te justifikuara. Ne rastin konkret, sikurse
me te drejte arsyetohet ne vendimin e gjykates se shkalles se pare, paditesi nuk
solli asnje kundershtim konkret e te argumentuar per te perjashtuar
pergjegjesine e tij lidhur me sa behej fjale ne aktin e kontrollit dhe me gjere.
Nga ana tjeter, cmohet se nje zgjidhje e tille e kontrates se punes, nuk
mund te justifikoje mos zbatimin e kerkesave te nenit 144 te Kodit te Punes, qe
kane te bejne me proceduren e pushimit nga puna. Ne veshtrim te urdherimeve
te kesaj dispozite, pas kohes se marrjes ne prove, kur punedhenesi mendon te
zgjidhe kontraten e punes, ai duhet te njoftoje me shkrim punemarresin te
pakten 72 ore para takimit dhe te bisedoje me te. Ai i parashtron punemarresit
arsyet e vendimit te marre per zgjidhjen e kontrates.
Zgjidhja njoftohet te pakten pas 48 oreve te bisedes dhe duhet te behet me
shkrim. Efektivisht, punedhenesi Drejtoria e Institutit te Shendetit Publik, nuk i
ka respektuar keto kerkesa ligjore dhe per rrjedhoje, ne veshtrim te pikes "5" te
nenit 144 te Kodit te Punes, detyrohet t'i jape punemarresit nje demshperblim
prej dy muajsh page.
Persa i perket pretendimit te parashtruar nga pala paditese se kontrata e
punes eshte zgjidhur ne kohe te papershtateshme, cmohet se nuk qendron. Ne
veshtrim te kerkesave te nenit 147 te Kodit te Punes, punedhenesi nuk mund te
zgjidhe kontraten ne kohen kur, sipas legjislacionit ne fuqi, punemarresi kryen
sherbimin ushtarak, perfiton pagese paaftesie te perkoheshme ne pune nga
punedhenesi ose sigurimet shoqerore, per nje periudhe deri ne nje vit, si dhe kur
punemarresi eshte me pushime te dhena nga punedhenesi. Efektivisht paditesi
nuk vertetoi gjate gjykimit se ndodhej para kushteve te tilla. Paraqitja ne gjykim
e nje "Flete dalje" nga ku del se ai ka qene i shtruar ne spital per periudhen
05.07.2002 deri 19.07.2002, nuk mund te justifikoje pretendimin e tij, kur dihet
se njoftimi zyrtar per largimin nga detyra i eshte bere me shkresen date
06.08.2002, pra tej periudhes dy javore-pushim.

248
Ne analize sa siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ne
veshtrim te kerkesave te nenit 472 te K.Pr.Civile, duhen marre ne konsiderate
disa nga shkaqet e parashtruara prej pales se paditur ne rekursin e ushtruar
kunder vendimit te gjykates se apelit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.327, date 25.3.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.
Pranimin e pjesshem te kerkese padise, duke detyruar palen e paditur
Drejtoria e Institutit te Shendetit Publik, te shperbleje ne favor te paditesit Petrit
Perhati, pagen e dy muajve pune. Rrezimin e kerkese padise persa i perket
pjeseve te tjera.

Tirane, me 26.04.2005

MENDIMI I PAKICËS
Mendimi i pakices, ne kundershtim nga shumica, eshte per prishjen ne
teresi te vendimit nr.327, date 25.3.2004 te gjykates se apelit, duke lene ne fuqi
vendimin nr.2115, date 15.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.
Sikunder rezulton nga gjykimi i ceshtjes, paditesi Petrit Perhati eshte
larguar nga detyra per shkelje te disiplines financiare, te cilat jane konstatuar
nga kontrolli i Ministrise se Shendetesise. Po ashtu edhe me pare ne punen e tij
jane konstatuar veprime te tilla, per te cilat eshte ndeshkuar me verejtje me
paralajmerim per pushim nga puna. Sa siper, ne veshtrim te kerkesave te nenit
153/2 te Kodit te Punes, zgjidhja e kontrates se punes eshte bere e
menjehereshme dhe per shkaqe te justifikuara.
Ne kete kendveshtrim eshte teresisht i drejte dhe ne zbatim te kerkesave
ligjore vendimi i gjykates se shkalles se pare qe ka konkluduar per rrezimin e
kerkese padise. Ndryshe nga sa arsyeton shumica ne rastin konkret nuk ka vend
qe te zbatohen kerkesat e nenit 144 te Kodit te Punes, qe bejne fjale per
zbatimin e procedurave te njoftimit per pushimin nga puna.

Valentina Kondili Irma Bala

249
Nr.2160/247 i Regj. Themeltar
Nr.707 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITES: IDAJET CELA, TOTO AVDIA,


EDMOND ZAKA, ne mungese
TË PADITUR: PROKURORIA E PERGJITHESHME,
ne mungese
PROKURORIA PRANE GJYKATES SE
SHKALLES SE PARE FIER

OBJEKTI I PADISË:
Detyrim pagese page kalimtare.
Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile,
Neni 10 i Ligjit nr.8087, date 13.03.1996,
Neni 1 i Ligjit nr.8521, date 30.7.1999,
Nenet 64 e 68 te Ligjit nr.8553, date 25.11.1999,
Dekreti nr.1188, date 10.08.1995.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.721, date 29.04.2003, ka


vendosur:
Pranimin e padise.
Detyrimin e pales se paditur qe t’i paguaje paditesat me page te
plote per dy muaj dhe per dy vjet te tjere demshperblimin ne masen
50% te pages, duke percaktuar dhe shumat perkatese per secilin
padites.

250
Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.401, date 21.10.2003, ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit gjyqesor nr.721, date 29.04.2003 te
Gjykates se shkalles se pare Fier dhe rrezimin e padise.

Kunder vendimit nr.401, date 21.10.2003 te Gjykates se Apelit Vlore, ka


ushtruar rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se
apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e Apelit Vlore ka mbajtur qendrime te ndryshme ne lidhje me
kete ceshtje.
- Nderprerja e marredhenieve te punes eshte bere vertet ne zbatim te ligjit
nr.8677, date 2.11.2000, por eshte shkelur neni 16, i cili thote qe
riorganizimi duhet te perfundonte brenda vitit 2000, ndersa largimi yne
eshte bere ne vitin 2001.
- Ne baze te ligjit ne ruajme statusin e ushtarakut.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda, ne mungese te paleve
ndergjyqese, si dhe diskutoi ceshtjen,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga ana e te paditesave Idajet Cela, Toto Avdia dhe
Edmond Zaka, eshte ushtruar jashte afateve ligjore. Per rrjedhoje, ne perputhje
me kerkesat e parashikuara nga neni 485 i K.Pr.Civile, duhet te pushohet
gjykimi ne Gjykaten e Larte.
Ne veshtrim te kerkesave te parashikuara ne nenin 443/2 te K.Pr.Civile,
afati per te bere rekurs ne Gjykaten e Larte, kunder vendimit te Gjykates se
Apelit, eshte 30 dite nga e nesermja e shpalljes se vendimit. Po ashtu ne
veshtrim te kerkesave te parashikuara ne nenin 476/1 te K.Pr.Civile, rekursi
depozitohet ne sekretarine e gjykates qe ka dhene vendimin ne afatin prej 30
ditesh nga njoftimi qe u eshte bere paleve.
Sic del nga aktet ne dosjen gjyqesore, pala paditese Idajet Cela, Toto
Avdia dhe Edmond Zaka, nuk ka qene e pranishme ne dhenien e vendimit
nr.401, date 21.10.2003 ne gjykaten e apelit, pra nuk ka marre dijeni rreth tij ne
kete date. Nga ana e Gjykates se Apelit Vlore, paditesi Idajet Cela eshte njoftuar
zyrtarisht rreth vendimit me "Deftese komunikimin" date 23.12.2003, ku ka
firmosur dhe ka vene shenimin se ka marre dijeni ne daten 03.03.2004.

251
Efektivisht rekursi i ushtruar dhe firmosur nga te tre paditesit eshte
paraqitur dhe depozituar prane sekretarise se gjykates qe ka dhene vendimin, ne
daten 03.04.2003. Pare ne raport me daten e njoftimit zyrtarisht te vendimit te
gjykates se apelit, date 03.03.2003, rezulton se rekursi eshte depozituar pas me
shume se 30 ditesh.
Ne keto kushte, rekursi kunder vendimit nr.401, date 21.10.2003 te
Gjykates se Apelit Vlore, eshte ushtruar jashte afateve ligjore.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte.

Tirane, me 26.04.2005

252
Nr.2196/260 i Regj. Themeltar
Nr.722 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: "ALBANIA MOBILE


COMMUNICATION" SH.A. me seli
ne Tirane, perfaqesuar prej
Av. Evelina Qirjako dhe Erinda Ballanca
TË PADITUR: DEGA E TATIM PAGUESVE TE
MEDHENJ
KOMISIONI I APELIMIT PRANE
MINISTRISE SE FINANCAVE,
perfaqesuar nga Av. L. Agushi
dhe E. Koçani

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeria e aktit administrativ me emertimin
"Njoftim-vleresimi" tatimor, mbi detyrimet e dala
nga akt-kontrolli i dates 18.07.2002,
me nr.1994/8 prot., date 29.07.2002,
njoftuar AMC-se me date 29.07.2002,
e leshuar nga Drejtoria e Tatimpaguesve te Medhenj.
Pavlefshmeria e vendimit nr.114, date 09.12.2002.
Baza Ligjore: Neni 324, 325 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.8435, date 28.12.1998
"Per sistemin e taksave ne R.Sh.",
nenet 13, 33, 34 dhe 45 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999
"Per procedurat tatimore ne R.SH."

253
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1549, date 11.04.2003
ka vendosur:
Te rrezoje padine e ngritur nga paditesi Shoqeria "A.M.C" sh.a., si
te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.146, date 12.12.2004 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit civil nr.1549, date 11.04.2003 te Gjykates
se shkalles se pare Tirane si me poshte:
Deklarimin e pavlefshem te aktit administrativ "Njoftim-
Vleresimi" tatimor, mbi detyrimet e dala nga akt kontrolli i dates
18.07.2002, te leshuar nga ana e paditur Dega e Tatimpaguesve te
Medhenj Tirane, kunder paditesit "Albania Mobile
Communications" sh.a Tirane, si dhe deklarimin e pavlefshem te
vendimit nr.114, date 09.12.2002 te te paditurit Komisioni i
Apelimit prane Ministrise se Financave.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Dega e Tatimpaguesve te Medhenj
Tirane, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi
te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Arsyetimi i gjykates se apelit bie ne kundershtim me nenin 9 te ligjit
nr.8435, i cili percakton si takse perdorimi te aparatit telefonik, duke
perfshire dhe numrin qe ka aparati telefonik, nepermjet te cilit funksionon
komunikimi, pra vihet ne perdorim aparati telefonik.
- Me daljen e ligjit e nr.8840, date 11.12.2001, ligjvenesi nuk ka
parashikuar nje takse te re kombetare, per perdorimin e telefonise
celulare, por ka bere nje permiresim gjuhesor.
- Ligji i ri ka bere rregullimin e pagimit te kesaj takse, nga nje takse vjetore
ne takse qe paguhet vetem nje here ne momentin e shitjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, av. e pales paditese
E. Qirjako dhe E. Ballanca, qe kerkuan lenien e vendimit te gjykates se apelit ne
fuqi, av. e pales se paditur L. Agushi dhe E. Koçani, qe kerkuan prishjen e
vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se rrethit
dhe si shqyrtoi aktet,

254
VËREN
Gjykata e apelit nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq kerkesat ligjore.
Ana paditese "Albania Mobile Communication" sh.a., me seli ne Tirane,
ka paditur Degen e Tatimpaguesve te Medhenj dhe Komisionin e Apelimit
prane Ministrise se Financave, duke kerkuar pavlefshmerine e aktit
administrativ me emertimin "Njoftim vleresimi tatimor", mbi detyrimet e dala
nga akt kontrolli i dates 18.07.2002 me nr.1994/8 prot. dhe date 29.07.2002,
njoftuar AMC ne daten 29.07.2002, nga Drejtoria e Tatimpaguesve te Medhenj,
si dhe pavlefshmerine e vendimit nr.114, date 09.12.2002.
Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e padise, kurse
Gjykata e Apelit Tirane, duke ndryshuar vendimin e Gjykates se shkalles se
pare Tirane ka vendosur pranimin e padise, duke deklaruar te pavlefshem aktet
e kundershtuara prej anes se paditur.
Ana paditese ka pretenduar se, detyrimi i vendosur prej anes se paditur ne
vleresimin tatimor nuk eshte i ligjshem, per arsye se ne baze te ligjit nr.8435,
date 28.12.1998 "Per sistemin e taksave", ana paditese eshte caktuar agjente
tatimore per vjeljen e takses per perdorimin e aparateve telefonike celulare dhe
kjo takse nuk ka te beje me perdorimin e numurit telefonik celular, pasi sipas
pretendimeve qe ka parashtruar ana paditese, detyrimin per vjeljen e takses ajo e
ka patur per perdorimin e aparatit telefonik dhe jo per perdorimin e numrit
telefonik.
Gjykata e shkalles se pare ka konkluduar se, ne interpretimin e dispozites
perkatese rezulton se, taksa lidhet me perdorimin e numrit telefonik dhe jo te
aparatit, pasi praktikisht dihet se AMC nuk mund te kontrollonte dot se sa
aparate mund te shiteshin, pavaresisht nga formulimi fjale per fjale i bere ne
ligj. Nje formulim i tille ka qene dhe per perdorimin e telefonave te zakonshem,
por qe ne interpretimin e bere rezulton se taksa, ka te beje me numrin telefonik
dhe jo me aparatin, sepse nje numer mund te perdoret me disa aparate,
specifikim qe me ndryshimin e ligjit eshte percaktuar ne menyre te qarte, pa
lene vend per interpretime. I vetmi tregues qe ben identifikimin e klientit te
AMC, si perdorues i aparatit telefonik, eshte numri telefonik, mungesa e te cilit
do te thoshte se aparati nuk mund te perdorej, prandaj dhe ligjvenesi duke
specifikuar perdorimin e aparatit e lidh detyrimisht me perdorimin e numrit
perkates. Persa u parashtrua rezulton qarte se kjo takse eshte e njohur nga ligji
dhe se sipas kerkesave ligjore ana paditese, ka qene e percaktuar si operatore, te
kryente detyren e agjentit tatimor dhe per rrjedhoje sipas numrave te shitura, te
cilat detyrimisht vihen ne perdorim nepermjet aparateve perkatese, ishte e
detyruar te vilte taksen dhe te bente pagesen perkatese prane anes se paditur.

255
Persa u parashtrua me siper rezulton se, gjykata e apelit ka bere nje
interpretim te gabuar te ligjit dhe per rrjedhoje ka vend per prishjen e vendimit
te dhene prej saj. Meqenese gjykata e shkalles se pare e ka zgjidhur
mosmarreveshjen drejt, çmohet se duhet prishur vendimi i gjykates se apelit dhe
te lihet ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.146, date 12.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1549, date 11.04.2003 te Gjykates se shkalles
se pare Tirane.

Tirane, me 26.04.2005

256
Nr.2191/257 i Regj. Themeltar
Nr.723 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me


pale:

PADITËS: BASHKIA PESHKOPI,


ne mungese
I PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT
CIVIL TIRANE, ne mungese
PALË E INTERESUAR: ISUF GJINI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Shfuqizimi i vendimit nr.27,
date 13.02.2004 te K.SH.C.
Baza Ligjore: Neni 324 i K.Pr.Civile
dhe neni 8, pika 3 e Ligjit "Per statusin e Nepunesit Civil".

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.17, date 08.04.2004 ka vendosur:


Shfuqizimin e vendimit nr.27, date 13.02.2004 te Komisionit te
Sherbimit Civil si te pabazuar ne ligj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne mbeshtetje te nenit 472


te K.Pr. Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Komisioni i Sherbimit Civil, e
cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e kerkese
padise, duke parashtruar keto shkaqe:
- Pozicioni i punes ku ka punuar ankuesi eshte pjese e struktures se
Bashkise Peshkopi dhe si i tille mbulohet nga veprimi i nenit 2 te ligjit
nr.8549, date 11.11.1999 "Per statusin e nepunesit civil".

257
- Ne pjesen arsyetuese te vendimit te gjykates se apelit pranohet se, personi
i interesuar e ka patur kete status dhe me vendimin nr.80, date 20.06.2003
eshte ulur ne detyre, mase e marre ne perputhje me nenin 25, pika 3,
germa c te ligjit "Per statusin e nepunesit civil".
- Ulja ne detyre ne kuptimin e ligjit per statusin e nepunesit civil do te
thote qe aplikohen vetem ne vende pune qe mbulohen nga ky ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Valentina Kondili, ne mungese te paleve,
si dhe shqyrtoi aktet,

VËREN
Gjykata e apelit, ka respektuar dhe zbatuar drejt kerkesat ligjore dhe si
pasoje, vendimi i dhene prej saj duhet te lihet ne fuqi.
Bashkia Peshkopi, ka paditur Komisionin e Sherbimit Civil, si dhe ka
thirrur person te interesuar ne kete gjykim Isuf Gjinin, duke kerkuar shfuqizimin
e vendimit nr.27, date 13.02.2004 te Komisionit te Sherbimit Civil.
Kryetari i Bashkise Peshkopi, me vendimin nr.l56, date 26.12.2003 ka
vendosur largimin nga puna te Isuf Gjinit, i cili ne kohen e largimit nga puna, ka
kryer detyren e agjentit tatimor prane anes paditese. Isuf Gjini nga data
16.05.1996 dhe deri ne daten 20.06.2003, ka kryer detyren e pergjegjesit te
Seksionit te Tatim Taksave prane anes paditese. Me vendimin nr.80, date
20.6.2003 te Kryetarit te Bashkise Peshkopi, Isuf Gjini eshte larguar nga detyra
si drejtues, per te meta dhe dobesi ne pune dhe eshte sistemuar ne detyren e
agjentit te taksave, te cilen e ka pranuar.
Vendimin per largimin nga kjo detyre, personi i interesuar nuk e ka
ankimuar dhe ka vazhduar te punoje me detyren e agjentit tatimor. Me
vazhdimin e detyres se agjentit tatimor, marredhenia juridike e punes me anen
paditese nuk rregullohej nga ligji "Statusi i nepunesit civil", por sipas Kodit te
Punes.
Sikurse u parashtrua me siper, ne daten 26.12.2003, ana paditese e ka
larguar Isuf Gjinin nga detyra e agjentit tatimor. Isuf Gjini eshte ankuar prane
K.SH.C., duke kerkuar anullimin e vendimit nr.156, date 26.12.2003, vendim te
cilin K.SH.C. e ka shfuqizuar per shkelje te procedures se largimit nga puna.
Vendimin e siperm te K.SH.C. e ka ankimuar Bashkia Peshkopi, duke
parashtruar se, K.SH.C. ka shqyrtuar nje mosmarreveshje qe nuk hyn ne
juridiksionin e tij, pasi marredhenia juridike e punes, midis anes paditese dhe
agjentit tatimor Isuf Gjini, nuk rregullohej nga ligji "Statusi i nepunesit civil",
por nga Kodi i Punes, pasi prej detyres se pergjegjesit te Seksionit te Tatim
Taksave, ai ishte larguar gjashte muaj me pare.
Gjate gjykimit ka rezultuar se, Isuf Gjini nuk ka kundershtuar vendimin
per largimin nga puna si pergjegjes i Seksionit te Tatim Taksave prane anes

258
paditese, porse ka kundershtuar vendimin per largimin nga puna si agjent
tatimor.
Persa u parashtrua me siper, me te drejte gjykata e apelit ka konkluduar
se, shqyrtimi i vendimit per largimin nga puna te Isuf Gjinit si agjent tatimor
nuk eshte objekt i veprimtarise se punes se anes se paditur K.SH.C., per
rrjedhoje ana e paditur pa te drejte, ka shqyrtuar mosmarreveshjen, duke
vendosur shfuqizimin e aktit qe nuk lidhet me marredheniet e punes, qe mund te
jene objekt i shqyrtimit prej anes se paditur. Perderisa ana e paditur ka shqyrtuar
nje ceshtje qe nuk eshte objekt i rregullimit prej ligjit "Statusi i nepunesit civil",
me te drejte gjykata e apelit ka vendosur shfuqizimin e aktit dhe konkretisht te
vendimit nr.27 date 13.02.2004 te Komisionit te Sherbimit Civil si te pabazuar
ne ligj.
Ne rekursin e paraqitur prej anes se paditur pretendohet se, pozicioni i
punes si pergjegjes i Seksionit te Tatim Taksave prane Bashkise, mbulohet nga
veprimi i nenit 2 te ligit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i Nepunesit Civil",
kur ne fakt personi i interesuar punonte si agjent tatimor, pasi me pranimin e
kesaj detyre para nje periudhe 6 mujore, ai i kish nderprere marredheniet e
punes si pergjegjes i Seksionit te Tatim Taksave dhe vendimin perkates nuk e
kish kundershtuar sipas kerkesave ligjore prane anes se paditur.
Persa u parashtrua me siper edhe nga permbajtja e rekursit nuk rezulton te
jete parashtruar asnje rrethane qe te perbeje shkak per cenimin e vendimit te
gjykates se apelit, ne zbatim te kerkesave procedurale te parashikuara nga neni
472 i K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.17, date 08.04.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 26.04.2005

259
Nr.2700/568 i Regj. Themeltar
Nr.724 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Valentina Kondili Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 26.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: ILIA KOKA, perfaqesuar


nga Av. A. Cami
TË PADITUR: NIKOLLA VASO, perfaqesuar
nga Av. V. Haderi
Z.R.P.PALUAJTESHME SARANDE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Konstatimi i pavlefshmerise absolute te veprimit juridik,
te kontrates se shitjes nr.488 Kol., nr.1384 Rep., date 30.10.1996.
Lirim dhe dorezim trualli, fshirjen e hipotekes.
Baza Ligjore: Nenet 153, 154 te K.Pr.Civile
dhe 92, 296 e 584 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.286, date 09.05.2002


ka vendosur:
Rrezimin e padise per konstatim te pavlefshmerise absolute te
kontrates se shitjes date 30.10.1996, nr.1384 Rep. e nr.488 Kol.
dhe te kerkeses per sigurim padie. Pushimin e gjykimit per pjesen
tjeter te objektit te padise per mungese te legjimitetit aktiv te
paditesit.

260
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.375, date 24.09.2002 ka
vendosur:
Prishjen e vendimit civil nr.286, date 09.05.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Sarande dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po
ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Sarande, me vendimin nr.250, date 13.03.2003


ka vendosur:
Rrezimin e padise persa i perket pavlefshmerise se kontrates se
shitjes nr.1384 Rep. e nr.488 Kol., date 30.10.1996.
Pushimin e gjykimit te ceshtjes per pjesen tjeter te objektit qe ka te
beje me lirimin e dorezimin e truallit dhe fshirjen hipotekore per
moslegjitimim.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.216, date 25.05.2004 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.250, date 13.03.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Sarande persa i perket pavlefshmerise absolute te
kontrates se shitjes dhe fshirjes se rregjistrimit hipotekor ne kete
menyre:
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitjes
nr.1384 Rep., nr.488 Kol., date 30.10.1996 te Noterise Sarande dhe
fshirjen e rregjistrimit hipotekor.
Prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne te
njejten gjykate, por me trup gjykues tjeter persa i perket
pretendimit per lirim dhe dorezim trualli.

Kunder vendimit nr.216, date 25.05.2004 te Gjykates Apelit Gjirokaster,


ka ushtruar rekurs i padituri Nikolla Vaso, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi
dhe kthimin per rigjykim, duke parashtruar keto shkaqe:
- a. Gjykata e apelit ka gabuar ne arsyetimin e vendimit te saj, pasi eshte i
njeanshem dhe ne kundershtim me provat e administruara ne dosje.
- b. Gjykata nuk ka arsyetuar per nje sere dokumentash.
- c. Gjykata nuk ka marre ne konsiderate aktin e ekspertimit, por dhe nuk e
ka arsyetuar mospranimin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur, i cili kerkoi prishjen e vendimit
te gjykates se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit,

261
VËREN
Si vendimi nr.216, date 25.05.2004 i gjykates se apelit, ashtu edhe
vendimi nr.250, date 13.03.2003 i Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster, jane
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
parashikuara ne nenin 485/e te K.Pr.Civile, ato duhet te prishen dhe te pushohet
gjykimi i ceshtjes.
Eshte vertetuar se me vendimin nr.201, date 09.08.1995 te K.Rr.Territorit
prane Keshillit te Rrethit Delvine, ne favor te paditesit Ilia Koka eshte dhene
shesh ndertimi me siperfaqe 1800 m2 per servis e lavazho automjetesh. Po ashtu
me vendimin nr.463, date 16.09.1996 te po ketij Keshilli, te permendurit i eshte
dhene edhe leja e ndertimit. Pas kesaj me kontraten e shitblerjes date
29.10.1996, rregjistruar ne Zyren e Hipotekes te qytetit Delvine me date 30 tetor
1996, rezulton se paditesi Ilia Koka ka blere nga Seksioni i Finances truallin ne
fjale. Me tej akoma, sipas kontrates se shitblerjes date 30.10.1996 rregjistruar ne
zyren e hipotekes ne po kete date, paditesi rezulton ta kete shitur kete truall ne
favor te pales se paditur Nikolla Vaso.
Gjate gjykimit te ceshtjes, paditesi ka pretenduar se ai nuk ka realizuar
shitje dhe se kontrata ne te cilen ai nuk ka firmosur, eshte e pavlefshme.
Ne te kundert, pala e paditur ka pretenduar se kontrata e shitblerjes eshte
nenshkruar nga ana e vellait te paditesit Theodhori Koka, i cili ka vepruar ne
emer e per llogari te tij, qe nga momenti i kerkeses per leje ndertimi, shitblerjen
e truallit nga seksioni i finances dhe deri ne realizimin e kontrates ne fjale. Sipas
tij, te gjitha veprimet e kryera jane pranuar si te mireqena prej paditesit.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, gjykata e shkalles se pare ka
konkluduar per rrezimin e kerkese padise, persa i perket pavlefshmerise se
kontrates dhe pushimin e gjykimit per pjesen tjeter, ndersa gjykata e apelit per
pranimin e padise persa i perket pavlefshmerise se kontrates dhe prishjen e
vendimit e kthimin e ceshtjes per rigjykim per pjesen tjeter.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes dhe vendimet e te dy
gjykatave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se ato jane rrjedhoje e
zbatimit te keq te ligjit.
Sikunder del nga gjykimi i ceshtjes, te gjitha veprimet ne emer te
paditesit Ilia Koka, jane kryer nga ana e te vellait te tij Theodhori Koka (i
vdekur). Keshtu eshte realizuar kontrata e shitblerjes ndermjet paditesit dhe
seksionit te finances prane Keshillit te Rrethit Delvine per blerjen e truallit, ku
ne emer te paditesit ka firmosur vellai i tij. Me fjale te tjera, per kryerjen e aktit
noterial eshte paraqitur dhe ka firmosur i quajturi Theodhori Koka, kur ne
cilesine e bleresit figuron emeri i paditesit, i cili sikunder pranohet nuk ka qene i
pranishem. Ne kete kendveshtrim kontrata ne fjale, realizuar ne kundershtim me
kerkesat ligjore, eshte nje veprim juridik absolutisht i pavlefshem, i cili nuk sjell
dhe nuk mund te sjelle asnje pasoje juridike. Ne keto kushte, kur nuk ka patur
kalim pronesie per truallin nga shteti (seksioni i finances) tek paditesi Ilia Koka,

262
ky i fundit nuk kishte dhe nuk mund te realizonte shitjen e truallit ne favor te te
paditurit Nikolla Vaso.
Ne kete kendveshtrim, duke mos qene pronar paditesi nuk legjitimohet te
kerkoje sikunder ka kerkuar ne objektin e padise, qofte persa i perket
pavlefshmerise absolute te kontrates se shitblerjes date 30.10.1996, ashtu edhe
persa i perket revendikimit te truallit e fshirjen e rregjistrimit nga hipoteka.
Ne analize sa siper, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon se eshte
teresisht i motivuar dhe i perligjur cenimi i te dy vendimeve te Gjykates se
Apelit dhe te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/e te Kodit te
Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.216, date 25.05.2004 te Gjykates se Apelit dhe
vendimit nr.250, date 13.03.2003 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster e
pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 26.04.2005

263
Nr.1883/164 i Regj. Themeltar
Nr.725 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.1883/164, qe i perket:

PADITËS: REMZIJE KONI,


MINUSHE DERVANI,
SANIJE XAMO, ALI KONI, ne mungese
ZYDI KONI, perfaqesuar nga
Av. Avni Shehu
TË PADITUR: NAFIJE KONI, TAHIR KONI,
XHEVAIRE KONI, perfaqesuar
nga Av. Vangjel Kosta

OBJEKTI I PADISË:
Pjestim i nje pasurie trashegimore
dhe pasurise se perbashket.
Baza Ligjore: Neni 369 i K.Pr.Civile
dhe neni 207 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Durres, me vendimin civil nr.351, date 10.03.1998 ka


vendosur:
Te lejoje pjestimin e nje siperfaqe trualli prej 374 m2, te ndodhur
ne lagjen "Popullore" Shijak dhe te kufizuar: L - rruge lagje,
P - Selim Muja, V - Tefik Shero, J - Tefik Jashari, midis paleve
ndergjyqese, duke i takuar secilit prej tyre si me poshte:

264
- Remzije Koni 2/14 pjese
- Ali Koni 2/14 pjese
- Zyhdi Koni 2/14 pjese
- Minushe Derveni 2/14 pjese
- Sanije Xama 2/14 pjese
- Tahir Koni 3/14 pjese
- Nafije Koni 1/14 pjese
Te lejoje pjestimin e nje shtepie banimi te ndodhur ne lagjen
"Popullore" Shijak, me siperfaqe ndertimore 138 m2 dhe te perbere
nga kater dhoma, dy veranda, depo, aneks, qe kufizohet: L - rruge
lagjeje, P - Selim Muja, V - Tefik Shero, J - Tofik Jashari, midis
paleve ndergjyqese si me poshte:
Remzije Koni 5/224 pjese
Ali Koni 5/224 pjese
Zyhdi Koni 5/224 pjese
Minushe Derveni 5/224 pjese
Sanije Xamo 5/224 pjese
Tahir Koni 102/224 pjese
Nafije Koni 97/224 pjese

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin civil nr.350, date 03.06.1999 ka


vendosur:
Mospranimin e ankimit, pasi eshte bere jashte afatit ligjor.

Gjykata e Larte, me vendimin civil nr.634, date 17.05.2000 ka vendosur:


Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres me nr.350, date
03.06.1999 dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim, ne Gjykaten e
Apelit Durres, me nje tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin civil nr.241, date 21.05.2001 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.351, date 10.03. 1998 te Gjykates se
Rrethit Durres, persa i perket pjeses qe lejon pjestimin e truallit me
siperfaqe 374 m2, te ndodhur te dyja ne lagjen "Popullore" Shijak,
duke i takur paditesve Remzije Koni, Ali Koni, Zyhdi Koni,
Minushe Derveni dhe Sanije Koni, nga 2/14 pjese te truallit dhe
5/224 pjese te baneses.

Gjykata e Larte me vendimin civil nr.53, date 14.01.2003 ka vendosur:


Prishjen e vendimit nr.241, date 21.05.2001 te Gjykates se Apelit
Durres dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate,
me tjeter trup gjykues.

265
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin civil nr.358, date 23.06.2003 ka
vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.351, date 10.03.1998 te Gjykates se
Rrethit Durres si me poshte:
Lejimin e pjestimit te nje siperfaqe trualli prej 374 m2, te ndodhur
ne lagjen "Popullore" Shijak, me kufizime: L - rruge lagje,
P - Selim Mujka, V - Tofik Sherra, J - Tafik Jashari, midis paleve
ndergjyqese, duke ju percaktuar si pjese takuese: Remsije Koni
2/12 pjese, Ali Koni 2/12 pjese, Zyhdi Koni 2/12 pjese, Minushe
Derveni 2/12 pjese, Sanije Xamo 2/12 pjese, Tahir Koni 2/12 pjese.
Lejimin e pjestimit te nje shtepie banimi, te ndodhur ne lagjen
"Popullore" Shijak, me siperfaqe ndertimore 138 m2, te perbere
prej kater dhomash, dy koridore, dy veranda, depo, aneks, me kufij:
L - rruge lagjeje, P - Selim Mujka, V - Tofik Sherra, J - Tofik
Jashari, midis paleve ndegjyqese duke iu percaktuar si pjese
takuese: Remzije Koni 272/1000 pjese, Ali Koni 272/1000 pjese,
Zyhdi Koni 61/1000 pjese, Minushe Derveni 61/1000 pjese, Sanije
Xamo 61/1000 pjese dhe Tahir Koni 272/1000 pjese.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs, Xhevahire Koni, Tahir Koni, te
cilet kerkojne prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.358, date
23.06.2003 dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.351, date 10.03.1998 te Gjykates
se Rrethit Durres, duke parashtruar sa me poshte:
- Gjykata gabimisht ka perjashtuar nga trashegimia e Tahir Konit vajzen e
tij Xhevaire Koni.
- Mosperfshirja e saj ne deshmine e trashegimise nuk mund ta perjashtoje
ate nga trashegimia e babait te saj.
- Gjykata ka zbatuar gabim edhe nenin 253 te K.Pr.Civile, pasi vertetimi
bankar qe verteton se kredia me interesat eshte shlyer vetem nga Fadil
Koni, eshte akt zyrtar dhe ka fuqi provuese per te gjithe deklarimet qe
permban.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se
paditur, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare, perfaqesuesin e pales paditese, qe kerkoi
lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN

266
Vendimi i Gjykates se Apelit Durres duhet te prishet per shkelje te rende te
normave procedurale.
Gjykata e Apelit Durres ka gjykuar fazen e pare te pjestimit te pasurise te
nje shtepie banimi dhe siperfaqe trualli te ndodhur ne Shijak, me kufij perkates
dhe per diten dhe oren e gjykimit ka njoftuar me shpallje konform kerkesave te
paragrafit te III-te, te nenit 460 te K.Pr.Civile, shpallje e cila ndodhet edhe midis
akteve.
Gjykata e apelit nuk ka patur parasysh ne rastin konkret qe ceshtja kthehej
per rigjykim prane saj, nga Gjykata e Larte dhe ne baze te paragrafit te fundit te
nenit 460 te K.Pr.Civile, per ceshtjet me rigjykim, njoftimi u behet drejt per drejt
paleve ose perfaqesuesve te tyre, detyrim ligjor te cilin nuk e ka plotesuar dhe qe
perben shkak per prishjen e vendimit.
Ne rigjykimin e ceshtjes ne gjykaten e apelit ka marre pjese vetem pala
paditese, ndersa te paditurit kane qene ne mungese. Perderisa ata nuk jane njoftuar
konform kerkesave te ligjit konsiderohet se gjykimi i ceshtjes ne mungese te tyre
eshte bere pa patur ata dijeni per diten e gjykimit, shkelje qe sipas nenit 472/"b"
dhe 467/"c" dikton patjeter prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e
ceshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate.
Ne rigjykim te ceshtjes gjykata te beje njoftimet e paleve ne proces
konform kerkesave te ligjit dhe t'ju krijoje atyre mundesine te ushtrojne te gjithe te
drejtat e garantuara ne ligjin procedural civil.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.358, date 23.06.2003 te Gjykates se Apelit Durres
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 15.04.2005

267
Nr.2130/237 i Regj. Themeltar
Nr.726 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Agron Lamaj Anetar
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 26.04.2004, mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore, ceshtjen civile me


nr.2130/237 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: LIRIJE MULLAI, perfaqesuar


nga Av. A. Barci
TË PADITUR: ELMOZA GORJA,
RAJMONDA BAKALLI,
ARSEN BAKALLI, ne mungese
PRANVERA BAKALLI, perfaqesuar
nga Av. A. Haxhia dhe Av. L. Nole

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri absolute te veprimeve juridike te kryera
ne mes trashegimlenesit tone Jusuf Bakalli dhe te paditurve
sipas kontratave te dhurimit nr.2031/507, date 08.04.1996
dhe nr.4048/1503, date 01.10.1997, si ne kundershtim me ligjin
dhe nuk jane sipas vullnetit te dhuruesit te ndjerit trashegimlenesit tone.
Baza Ligjore: Nenet 92 te K.Civil, 761, 764 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.329, date 03.02.2003,


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.
Pavlefshmerine absolute e veprimeve juridike te kontratave te
dhurimit nr.2031/507, date 08.04.1996 dhe nr.4048/1503, date
01.10.1997.

268
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.246, date 02.03.2004, ka
vendosur :
Lenien ne fuqi te vendimit nr.329, date 03.02.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Pranvera Bakalli, e cila parashtron keto
shkaqe:
- Te dy vendimet e dhena nga gjykatat jane rezultat i mosrespektimit dhe
zbatimit te keq te ligjit dhe me shkelje te renda te normave procedurale qe
kane ndikuar ne dhenien e vendimeve.
- Gjykimi ne shkalle te pare eshte zhvilluar ne mungesen time, pa patur
dijeni per daten e gjykimit (Nenet 472/b dhe 467/c te K.Pr.C.).
- Gjykata, ndonese ka ndryshuar trupin gjykues nuk ka rifilluar nga e para
shqyrtimin e mosmarreveshjes te riperseriste ekspertimin.
- Gjykata ne kundershtim me nenin 229 te K.Pr.Civile, nuk ka pranuar te
perserise aktin e ekspertimit me grup ekspertesh te nenshkruar prej atit
tim Jusuf Bakalli, te kontratave te dhurimit objekt gjykimi.
- Vendimi i pushimit i hetimeve te procedimit penal nr.2314 te vitit 2003
paraqet shkak.
- Persa i perket formes se caktuar me ligj, ku jane prezente si dhuruesi dhe
pranuesi i dhurimit, ajo eshte konform neneve 764 te K.Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales
paditese Av. A. Barci, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, perfaqesuesit e
pales se paditur Av. A. Haxhia dhe Av. L. Nole, te cilet kerkuan prishjen e
vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e apelit, si dhe
diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.246, date 02.03.2004 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi
nr.329, date 03.02.2003 i Gjykates se shkalles se pare Tirane, duhet te prishen
per shkelje te renda te normave procedurale.
Nga gjykimi rezulton se, me date 14.02.1999, ka vdekur ne Tirane i ndjeri
Jusuf Bakalli, duke lene trashegimtare ligjore te rradhes se pare 6 (gjashte)
femijet e tij dhe konkretisht: paditesen Lirije Mullai nga martesa e pare, te
paditurit Elmoza Bakalli (Gorja), Rajmonda Bakalli, Arsen Bakalli, Pranvera
Bakalli dhe Qerime Bakalli nga martesa e dyte, te cilet trashegojne secili nga
1/6 pjese.
Me kontraten e dhurimit me nr.2031/507, date 08.04.1996, Jusuf Bakalli i
ka dhuruar te paditures Pranvera Bakalli nje shtepi nje kateshe, e ndodhur ne

269
Rrugen e Kavajes, me kufizimet perkatese. Me kontrate tjeter dhurimi me
nr.4048/1503, date 01.10.1997, Jusuf Bakalli ju dhuron te paditurve Elmoza,
Qerime, Rajmonda, Arsen dhe Pranvera Bakalli nje shtepi ne Tirane, ne Rrugen
e Kavajes ish nr.41, aktualisht 37.
Sipas kesaj kontrate dhurimi, Elmoza Bakalli e ka pranuar dhurimin,
kurse te paditurit e tjere Qerime, Rajmonda, Arsen dhe Pranvera Bakalli,
pranimin e dhurimit do e benin me deklarate noteriale sipas nenit 764 te
K.Civil. Kjo prone eshte rregjistruar ne pronesi te Elmoza, Xhafer, Qerime,
Arsen dhe Pranvera Bakalli nga 1/5 pjese, pa u bere pranimi. Paditesja Lirie
Mullai (Bakalli), me padine objekt gjykimi, ka kerkuar konstatimin e
pavlefshemerise absolute te kontratave te dhurimit nr.2031/507, date 08.04.1996
dhe nr.4048/1503, date 01.10.1997, bazuar ne nenet 92, 761 e 764 te K.Civil,
me pretendimin se kontrata e dhurimit ne favor te Pranvera Bakallit nuk eshte
firmosur nga dhuruesi Jusuf Bakalli, kurse ajo ne favor te paditurve te tjere nuk
eshte bere ne formen e kerkuar nga neni 764 i K.Civil.
Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine e paditeses Lirije Mullaj,
duke i konstatuar te pavlefshme dy kontratat e dhurimit. Ky vendim eshte lene
ne fuqi nga gjykata e apelit.
Nga dokumentat e ndodhura ne dosje rezulton se, gjykata e shkalles se
pare ka zhvilluar gjykimin ne mungese te paditures Pranvera Bakalli, pa pasur
dijeni per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes dhe nuk eshte hetuar per shkaqet
e mosparaqitjes ne seancen gjyqesore te paditures.
Sa siper, Kolegji Civil i Gjykates Larte cmon se gjykata nuk ka zbatuar
rregullat e percaktuara ne nenet 128, 133 te K.Pr.Civile, lidhur me njoftimet e
paleve pjesemarrese ne procesin gjyqesor, qe perben shkelje te rende te
normave procedurale. Ne baze te nenit 467/c ne lidhje me nenin 472/b te
K.Pr.Civile, vendimet e gjykatave duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per
rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.246, date 02.03.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe vendimit nr.329, date 03.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe
dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, me
tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.04.2005

270
Nr.2168/251 i Regj. Themeltar
Nr.727 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Irma Bala Anetare

ne daten 26.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, ceshtjen civile me


nr.2168/251 akti, qe ju perket paleve:

PADITËS: BASHKIM PRENGA, perfaqesuar


nga Av. K. Capo
I PADITUR: MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE
E TELEKOMUNIKACIONIT,
perfaqesuar nga Av. G. Haliti dhe
Avokatja e Avokatures se Shtetit
Flutura Guri
PERSONA TË TRETË: KOMUNA BALLDRE E RRETHIT
LEZHE
POLICIA E NDERTIMIT LEZHE,
ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurve te paguajne vleren e truallit
dhe vleren e nje banese te shpronesuar.
Baza Ligjore: Neni 190, 193, 640 e vijues te K.Civil
dhe Ligji nr.8561, date 22.12.1999.

Gjykata e shkalles se pare Lezhe, me vendimin nr.322, date 30.09.2003,


ka vendosur:
Detyrimin e Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit t'i
paguaje paditesit Bashkim Prenga, shumen prej 1.860.503 leke.

271
Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.26, date 05.02.2004, ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.322, date 30.09.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Lezhe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te


Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Ministria e Transportit dhe
Telekomunikacionit, e cila parashtron keto shkaqe:
- Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder eshte i gabuar dhe ne shkelje te
rregullave procedurale dhe ne kundershtim me gjendjen faktike te prones.
- Gjykata nuk ka zbatuar nenet 65, 68 te K.Pr.Civile, per pagimin e taksave
mbi aktet.
- Paditesi nuk ka paraqitur ne kohe dokumentin e nevojshem per
shpronesim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, Avokaten e Avokatures se
Shtetit Flutura Guri, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe kthimin e ceshtjes
per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, perfaqesuesin e pales paditese
Av. Kujtim Capo, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si
dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.26, date 05.02.2004 i Gjykates se Apelit Shkoder, eshte
rrjedhoje e mosrespektimit te ligjit dhe si i tille duhet te prishet.
Sic del nga gjykimi, paditesi Bashkim Prenga, eshte banor i fshatit
"Balldre" te Rrethit Lezhe. Pretendon se ka patur ne pronesi nje siperfaqe trualli
prej 200 m2, dhe nje ndertese mbi kete truall me siperfaqe 49 m 2. Kete prone
paditesi e ka blere nga ish kooperativa bujqesore, me kontrate shitblerje dhe e
ka te rregjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Lezhe.
Me vendimin e K.M. nr.90, date 21.03.2002 "Per shpronesimin per
interes publik te pasurive te paluajteshme te cilat preken nga ndertimi i
segmentit rrugor Lezhe - Balldre, pjese e segmentit Lezhe - Shkoder", eshte
vendosur te shpronesohen prona te ndryshme ne Komunen "Balldre" per efekt te
ndertimit te superstrades Lezhe - Shkoder, ne favor te Ministrise se Transportit
dhe Telekomunikacionit, paditesi Bashkim Prenga eshte shpronesuar per 10
cope dru frutore dhe shperblyer me vleren 5.000 leke.
Me padine objekt gjykimi, me pretendimin se, i eshte marre edhe prona
tjeter (trualli + ndertimi), per efekt te ndertimit te superstrades Lezhe-Shkoder,
ka kerkuar te shperblehet edhe per pronat e siperme.
Gjykata e shkalles se pare Lezhe ka pranuar padine, me arsyetimin se,
paditesi ka qene pronar i prones te pretenduar e cila i eshte marre per shkak te

272
ndertimit te rruges Lezhe-Shkoder dhe nuk eshte shperblyer sipas ligjit nr.8561,
date 22.12.1999 "Per shpronesimet dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te
pasurise prone private per interes publik". Vendimi rezulton se eshte lene ne
fuqi nga gjykata e apelit, me vendimin nr.26, date 05.02.2004.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates se apelit nuk
eshte rrjedhoje e respektimit te ligjit. Gjykata, ne kundershtim me nenin 14 te
K.Pr.Civile, duhet te kryente nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem te
ceshtjes, ne perputhje me ligjin nr.8561, date 22.12.1999 "Per shpronesimet dhe
marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes
publik".
Ligji nr.8561, date 22.12.1999 "Per shpronesimet dhe marrjen ne
perdorim te perkohshem te pasurise prone private per interes publik", percakton
te drejtat e shtetit per te shpronesuar, ose per te marre ne perdorim te
perkohshem per interes publik, pasurine e personave fizike ose juridike private,
si dhe mbron te drejtat dhe interesat e pronareve perkates.
Ne kete veshtrim, ky ligj parashikon ne menyre te vecante procedurat qe
duhen ndjekur per te bere shpronesimet, mbrojtjen e te drejtave dhe interesave
te pronareve perkates.
Eshte parashikuar se Keshilli i Ministrave vendos per shpronesimet pasi
subjekti ne favor te te cilit behet shpronesimi, paraqet ne organin kompetent
sipas ligjit, kerkesen per shpronesim, te shoqeruar me dokumentat perkatese,
vleresimin paraprak te objekteve te shpronesimit, masen e shperblimit qe
parashikohet per secilin pronar, listen e pronareve per te cilet kerkohet
shpronesimi.
Ne zbatim te ketij ligji cmohet se, duhet te prishet vendimi dhe ceshtja te
dergohet per rishqyrtim per tu hetuar ne menyre te plote ne keto drejtime:
Nese prona objekt konflikti eshte perfshire ose jo ne segmentin e rruges
Lezhe - Balldre, si objekt qe shpronesohet, sipas studimit te bere nga organet qe
ligji ngarkon, per te percaktuar sa siper.
Te sqarohet nese ne dokumentat bashkangjitur kerkeses per shpronesim te
subjektit, ne favor te te cilit eshte bere shpronesimi, eshte perfshire prona e
pretenduar, vlera e saj dhe neqoftese po, ne emer te cilit pronar eshte
rregjistruar.
Neqoftese vendimi i Keshillit te Ministrave nr.90, date 21.03.2002 "Per
shpronesimet e rruges Lezhe – Balldre …", nuk e perfshin pronen e pretenduar
nga paditesi, mbi ç’baze ligjore eshte marre prona, per shkak te rruges qe
ndertohej. Nese me marrjen e prones te pretenduar nga paditesi, eshte mbajtur
akt marrje ne dorezim, neqoftese po, te administrohet si prove ne seance
gjyqesore.
Per te sqaruar sa siper, duhet administruar dokumentacioni i
shpronesimeve, qe ka lidhje me segmentin rrugor Lezhe - Balldre. Te hetohet
nese rruga Lezhe-Balldre eshte marre ne dorezim nga Drejtoria e Pergjithshme e
Rrugeve dhe ne pronesi te kujt figuron trualli i pretenduar nga paditesi.

273
Ne rigjykim, gjykata krahas hetimit ne drejtimet e siperme, duhet te
marre edhe mendimin e eksperteve specialiste, per te percaktuar vendndodhjen
e prones ne raport me segmentin e rruges, nese ka mbivendosje, si dhe te
percaktoje vIeren e saj.
Nese jane rastet e shkaktimit te demit, sipas kerkesave te nenit 608 te
K.Civil, ne lidhje dhe me nenin 26/5 te ligjit nr.8561, date 22.12.1999, duhet te
hetohet nese veprimet e pales se paditur jane te paligjshme ose jo, per te
vertetuar pergjegjesine e saj per demin e shkaktuar. Duke analizuar ne teresi
elementet perberes te pergjegjesise juridiko civile nga shkaktimi i demit, lidhjen
shkakesore mes tyre dhe duke specifikuar elementin "faj", gjykata nese provon
se eshte shkaktuar dem pasuror, percakton pergjegjesine qe rrjedh nga
shkaktimi i demit dhe masen e tij.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.26, date 05.02.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder
dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Shkoder, me tjeter
trup gjykues.

Tirane, me 26.04.2005

274
Nr.2225/266 i Regj. Themeltar
Nr.728 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: THOMA LALA, ne mungese


TË PADITUR: TOMORR BANI, TAHIR HAXHIU,
NOVRUZ VEIZAJ,
SHKELQIM MYRTO,
VLADIMIR BENDO,
VANGJEL PRENDI, NAMIK ALIKO,
SHPETIM HAXHANI, RRAPI BICO,
perfaqesuar nga Av. Arsen Caushaj

OBJEKTI:
Pushim cenimi ne pronesi, kthim sendi.
Baza Ligjore: Nenet 296 e 60 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin civil nr.871, date 13.12.2002 ka


vendosur:
Detyrimin e te paditurve Tomor Bani e Shkelqim Myrto, t’i ktheje
paditesit truallin prej 92 m2, duke prishur objektin e ndertuar mbi
te me shpenzimet e tyre dhe ta lere te lire ne shfytezimin e
siperfaqes 120 m2 dhe te mos perserise ne te ardhmen, te ndodhur
ne pasurine me nr.1/192, 1/193 te zones kadastrale 8572 Lushnje.
Detyrimin e te paditurve Namik Aliko e Tahir Haxhiu, t’i ktheje
paditesit truallin me siperfaqe 120 m2 duke prishur objektin e
ndertuar mbi te me shpenzimet e tyre dhe ta lere te lire ne

275
shfrytezimin e siperfaqes prej 141 m2 e te mos e perserise me ne te
ardhmen, te ndodhur ne pasurine nr.1/115, ne zonen kadastrale
8572 Lushnje.
Detyrimin e te paditurit Shpetim Haxhiu t’i ktheje paditesit
siperfaqen e truallit prej 80 m2 duke prishur objektin e ndertuar
mbi te me shpenzimet e tij dhe ta lere te lire ne shfrytezimin e
siperfaqes se truallit prej 455 m2 e mos ta perserise ne te ardhmen,
ndodhur ne pasurine me nr.1/115 te zones kadastrale 8572 Lushnje.
Detyrimin e te paditurit Vangjel Prendi t’i ktheje paditesit
siperfaqen e truallit prej 39 m2 duke prishur objektin e ndertuar
mbi te me shpenzimet e tij dhe ta lere te lire ne te ardhmen,
ndodhur ne parcelen me nr.1/115 te zones kadastrale 8572 Lushnje.
Detyrimin e te paditurit Vladimir Bendo t’i ktheje paditesit
siperfaqen e truallit prej 28 m2 duke prishur objektin e ndertuar
mbi te me shpenzimet e tij dhe ta lere te lire ne shfrytezimin e
siperfaqes prej 80 m2 e mos ta perserise ne te ardhmen, ndodhur ne
parcelen me nr.1/115 te zones kadastrale 8572 Lushnje.
Pushimin e gjykimit te çeshtjes per kthimin e siperfaqes prej 107
m2 persa i perket te paditurit Rrapi Bico, pasi i padituri i ka zene
paditesit pjesen e njohur te tij me vendim komisioni.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin civil nr.40, date 11.02.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.871, date 13.12.2002 te Gjykates se
rrethit Lushnje.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs, Tomor Bani, Tahir Haxhiu,
Nevruz Veizaj, Shkelqim Myrto, Vladimir Bendo, Vangjel Prendi, Namik
Aliko, Shpetim Haxhani e Rrapi Bico, qe kerkojne prishjen e vendimit, duke
parashtruar sa me poshte:
- Ne rigjykim te çeshtjes gjykata ka shkelur orientimet e gjykates se apelit
duke marre si eksperte Marjana Bico, e cila ka qene eksperte dhe ne
gjykimin e pare te çeshtjes.
- Gjykata ka gabur ne marrjen e vendimit, pasi eshte bazuar ne nje akt
ekspertimi i cili nuk ka mbeshtetje ne ligjin e urbanistikes.
- Ne asnje seance te gjykimit nuk del qe eksperti te kete bere betimin.
- Gjykimi ne apel ne mungese te paleve (te paditurve).

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se
paditur, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes
dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

276
VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.
Simbas vertetimit te Zyres Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme,
Rrethi Lushnje, paditesi Thoma Lala ka te rregjistruar me nr.753, date
19.09.2001 tre siperfaqe trualli prej 882 m2, 285 m2 dhe 240 m2, te ndodhura
ne qytetin e Lushnjes dhe me kufij te percaktuar. Pjeserisht keto siperfaqe jane
zene nga te paditurit me ndertime per nevoja familjare apo aktivitet privat dhe
duke pretenduar se i mbajne pa asnje titull, paditesi Thoma Lala i eshte drejtuar
gjykates dhe ne baze te nenit 296 te K.Civil kerkon lirimin dhe dorezimin e
siperfaqes se truallit nga secili i paditur respektivisht per siperfaqen qe ka zene
secili.
Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Lushnje ka vendosur pranimin e
padise, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore kane bere rekurs te paditurit,
por shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne asnje nga rastet e
parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Paditesi Thoma Lala eshte bere pronar i truallit qe pretendon mbi bazen e
vendimit te K.K.K.Pronave nr.129, date 20.12.1999 te ndryshuar me vendim
gjyqesor te Gjykates se rrethit Lushnje nr.18, date 16.01.2001 dhe te rregjistruar
prane Z.R.P.Paluajteshme me nr.753, date 19.09.2001.
Te paditurit vazhdimisht kane pretenduar se kane blere nga shteti trojet qe
kane zene me ndertime, por nuk e kane vertetuar kete pretendim te tyre. Per kete
shkak, Gjykata e Apelit Vlore ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare
dhe ka kthyer çeshtjen per rigjykim po prane kesaj gjykate, por edhe ne
rigjykim te çeshtjes te paditurit nuk kane paraqitur asnje prove te vertetoje se
ndertimet jane me leje te organit kompetent dhe ne siperfaqe trualli te blere prej
tyre nga shteti.
Ne rrethana te tilla, me te drejte gjykata i ka konsideruar ata posedues te
paligjshem dhe ka vendosur detyrimin e secilit te ktheje truallin ne favor te
pronarit.
Te paditurit kane pretenduar se paditesi nuk eshte pronar i siperfaqes qe
pretendon dhe kane kundershtuar ne gjykate vendimin e K.K.K.Pronave nr.129,
date 20.12.1999 ne favor te paditesit, por kane hequr dore nga gjykimi i padise
dhe Gjykata e rrethit gjyqesor Lushnje me vendimin nr.89/924, date 07.02.2002
ka vendosur pushimin e gjykimit, keshtu ne kundershtim me sa pretendojne te
paditurit nuk mund te vihet ne diskutim pronesia e paditesit e fituar me vendim
te K.K.K.Pronave.
Ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit Vlore ka plotesuar
pjeserisht hetimin gjyqesor dhe ka caktuar ekspert tjeter te quajtur Neshat
Zeneli per te percaktuar vendndodhjen e prones, prandaj ne kundershtim me sa
pretendojne te paditurit, ne konkluzionin e saj gjykata nuk eshte mbeshtetur

277
vetem ne aktin e ekspertimit te ekspertes M. Bici qe eshte pyetur si e tille ne
gjykimin e meparshem te çeshtjes.
Ne rastin konkret nuk konstatohen as edhe shkelje procedurale per
njoftimin e paleve qe te bejne vendimin e cenueshem.
Gjykata e apelit per njoftimin e paleve ka respektuar kerkesat e nenit 460,
465 te K.Pr.Civile. Ajo ka njoftuar rregullisht palet, ka vene shpallje per diten
dhe oren e gjykimit per personat me banim te paditur jashte shtetit dhe me te
drejte ka vazhduar gjykimin e çeshtjes ne mungese te te paditurve kur ata nuk
jane paraqitur ne gjykim pa shkaqe te arsyeshme dhe kane patur dijeni per diten
dhe oren e gjykimit nga seancat e mepareshme.
Mbi sa siper, vendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te lihet ne fuqi si i
drejte dhe i bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.40, date 11.02.2004 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 28.04.2005

278
Nr.2178/253 i Regj. Themeltar
Nr.729 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: MINISTRIA E ARSIMIT DHE


SHKENCES, ne mungese
TË PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL,
perfaqesuar nga kryetari Roland Permeti
EDUART OSMANI, perfaqesuar
nga Av. Fatmir Tartale

OBJEKTI:
Ndryshimin e vendimit nr.163, date 22.12.2003 te K.Sh.Civil.
Baza Ligjore: Neni 8 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999,
"Statusi i Sherbimit Civil".

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin civil nr.12, date 30.03.2004 ka


vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Ministria e Arsimit dhe Shkences e


cila kerkon prishjen e vendimit, duke parashtruar sa me poshte:
- Komisioni Sherbimit Civil dhe gjykata e apelit kane gabuar kur kane
konsideruar te padrejte masen e marre per largim nga statusi i nepunesit
civil.
- Mbas mbarimit te aftit 6 mujor te proves, Eduard Osmani eshte
konsideruar si i papershtatshem per detyren qe kryente.

279
- Me ristrukturimin e M.A.Shkencave, vendi i Eduard Osmanit u suprimua,
dhe ju afrua nje vend tjeter, por ai e refuzoi ate.
- Vleresimi i pershtatshmerise te "Statusit te Nepunesit Civil" nga ana e
Komisonit te Sherbimit Civil dhe gjykates se apelit eshte tejkalim i
kompetencave te tyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e
K.Sh.Civil, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe
perfaqesuesin e te paditurit Eduard Osmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit
te gjykates se apelit dhe si bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.
Rezulton nga aktet se i padituri Eduard Osmani nga viti 1997-2003 ka
qene me marredhenie pune Drejtor ne Drejtorine e Arsimit 8-vjeçar prane
Ministrise se Arsimit dhe Shkences.
Me urdher te Kryeministrit te Republikes se Shqiperise nr.231, date
09.12.2002, eshte miratuar struktura dhe organika e M.A.Shkencave dhe nder te
tjera rezulton te jete suprimuar edhe vendi i punes te te paditurit Eduard Osmani
si Drejtor ne Drejtorine e Arsimit 8 vjeçar.
Ndodhur ne keto rrethana konform neneve 23 dhe 24 te Ligjit 8549, date
11.11.1999 "Statusit te Nepunesit Civil" ne shkurt 2003 ana e paditur i ka ofruar
Eduard Osmanit detyren e Drejtorit te Drejtorise se Inspektimit, duke i lene atij
dhe nje afat 6 mujor per tu pershtatur me vendin e ri te punes.
Me vendim nr.275, date 19.11.2003 ana e paditur ka njoftuar Eduard
Osmanin per lirimin nga Sherbimi Civil, me motivacionin "papershtatshmeri ne
vendin e Drejtorit te Drejtorise se Inspektimit" dhe njekohesisht me shkresen
nr.7210, date 12.12.2003 ka njoftuar Departamentin e Administrates Publike t’i
ofroje te paditurit Eduard Osmanit nje vend pune te te njejtit nivel qe ka patur
ne M.A dhe Shkences.
Mbi ankimin e te paditurit Eduard Osmani, Komisioni i Sherbimit Civil
me vendimin nr.163, date 22.12.2003 ka shfuqizuar vendimin e M.A.Shkences
per largimin e Eduard Osmanit nga Sherbimi Civil dhe kthimin e tij ne vendin e
meparshem te punes dhe pagimin e pageses per kohen e qendrimit pa pune.
Kunder vendimit te K.Sh.Civil ka bere ankim M.A.Shkences ne Gjykaten
e Apelit Tirane dhe kjo e fundit ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka bere rekurs pala e
paditur, por shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne rastet e
parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.
Mbas verifikimeve te bera nga K.Sh.Civil dhe te pranuara edhe nga
gjykata e apelit ka rezultuar se per periudhen qe i padituri Eduard Osmani ka

280
punuar si Drejtor i Drejtorise se Inspektimit ne M.A.Shkences, ka patur
rezultate pozitive ne nivelin e kerkuar dhe kryesisht ne inspektimet ne shkalle
vendi, detyrat e lena ne keto raste per permiresimin e punes ne te ardhmen,
pergatitjen e planit veprimit dhe Rregullores "Per organizimin dhe funksionimin
e Institutit te Inspektimit dhe Sherbimit Arsimor, etj., rezultate qe sipas gjykates
jane arritur ne kushtet e mungeses se disa punonjesve ne personelin organik dhe
pa ndihmen e M.A.Shkences, ndonese Drejtoria e Inspektimit ishte drejtori e re
qe krijohej dhe per funksionimin normal te saj, M.A.Shkences ishte e detyruar
te kontribuonte konform nenit 24 pika 1, 2 te Ligjit "Statusi i Nepunesit Civil".
Ne rrethanat si me siper, gjykata ka konkluduar se vleresimi i anes
paditur sipas formularit perkates "jo mjaftueshem" per te paditurin Eduard
Osmani nuk eshte i sakte. Ajo ka çmuar ate te pershtatshem per vendin e punes
dhe ka vendosur rrezimin e padise te M.A.Shkences per anullimin e vendimit te
K.Sh.Civil qe e kthen te paditurin ne vendin e meparshem te punes.
Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs ky konkluzion i gjykates
eshte rezultat i çmuarjes se provave, e drejte e saj konform neneve 29 dhe 309 te
K.Pr.Civile, sipas te cilave gjykata çmon provat ne baze te bindjes se saj te
brendshme, te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre i rrethanave te çeshtjes
dhe nuk ka te beje me mosrespektim apo zbatim te keq te ligjit, si kerkon neni
472 i K.Pr.Civile.
Ndryshe nga sa parashtrohet ne rekurs nga M.A.Shkences, si gjykata dhe
K.Sh.Civil nuk kane tejkaluar kompetencat ne shqyrtimin e çeshtjes por jane
brenda tyre, duke dhene zgjidhje juridike te parashikuar ne ligj per kofliktin
midis paleve.
Komisioni i Sherbimit Civil, pavaresisht nga menyra e zgjidhjes se
konfliktit, konstatohet se ka vepruar brenda kompetencave te tij te percaktuara
ne nenin 8 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusit te Nepunesit Civil" dhe
pikes 1 te tij, sipas te cilit ai zgjidh ankesat ndaj vendimeve lidhur me pranimin
e sherbimit civil, periudhen e proves, ngritjen ne detyre, levizjen paralele,
vleresimin, masat disiplinore dhe te drejtat e nepunesit civil.
Keshtu nder te tjera, rezulton qe edhe ankesat per vleresimin e te paditurit
ne periudhen e proves jane brenda kompetencave te K.Sh.Civil, prandaj ne
kundershtim me sa pretendon ana e paditur nuk ka tejkalim te kompetencave
ligjore nga ana e K.Sh.Civil.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te
K.Pr.Civile,
VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.12, date 30.03.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane.
Tirane, me 28.04.2005

281
MENDIMI I PAKICËS
Kam mendimin se Kolegji Civil nuk kishte bazen e mjaftueshme te te
dhenave per te konfirmuar ose jo vendimin e Gjykates se Apelit Tirane e per
kete shkak ceshtja duhej kthyer per rigjykim per plotesimin e hetimit gjyqesor.
Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe sa pranohet ne gjykim, rezulton se i
padituri Eduart Osmani me vendimin nr.275, date 19.11.2003 te Ministrise se
Arsimit dhe Shkences eshte liruar nga detyra e Drejtorit te Drejtorise se
Inspektimit me motivacionin per papershtatshmeri me vendin e punes dhe
meqenese ai ka statusin e punonjesit te sherbimit civil, i eshte kerkuar
Departamentit te Administrates Publike qe atij t’i ofrohej nje vend tjeter pune i
te njejtit nivel. Per te arritur ne kete perfundim Ministria e Arsmit dhe Shkences
ka analizuar punen qe ka kryer i padituri, si dhe raportin e vleresimit me
pershtatshmerine e detyres se re, i cili ka rezultuar se: “Niveli i drejtimit dhe
cilesia e punes se kryer gjate periudhes se pershtatshmerise, kane provuar se
nuk eshte arritur ajo me vendin e ri te punes”.
Kunder ketij vendimi i padituri Eduart Osmani eshte ankuar ne
Komisionin e Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr.163, date 22.12.2003, ka
pranuar kerkesen dhe ka shfuqizuar vendimin e lirimit te ankuesit nga sherbimi
civil, duke urdheruar kthimin e tij ne pune dhe pagimin e pages per te gjithe
periudhen. Ministria e Arsimit ka paditur Komisionin e Sherbimit Civil dhe
Eduart Osmanin, duke kerkuar ndryshimin e vendimit te komisionit dhe
rrezimin e kerkeses se Eduart Osmanit dhe lenien ne fuqi te vendimit te largimit
te tij nga detyra. Gjykata e apelit me vendimin nr.12, date 30.03.2004 ka rrezuar
kerkesen e pales paditese, duke pranuar ne arsyetim se “drejt ka konkluduar
Komisioni i Sherbimit Civil qe ka vleresuar se aftesia profesionale e te paditurit
Osmani eshte e mjaftueshme dhe se pala paditese ka gabuar ne perfundimet e
saj lidhur me kete”.
Kam mendimin se natyra e kesaj çeshtje eshte specifike ne raport me
rastet e tjera qe lidhen me largimin nga detyra te punonjesve te sherbimit civil
per shkelje te disiplines ne pune. Kemi te bejme me nje situate vleresimi
aftesish dhe kapacitetesh ne kryerjen e detyres dhe jo te shkeljes se rregullave te
disiplines me pasojat qe passjell. Ne keto raste pozicioni i gjykates veshtiresohet
ne zgjidhjen e ceshtjes, sepse ajo do te vleresoje se kush nga palet ka te drejte
lidhur me mjaftueshmerine ose jo ne detyre te punonjesit te sherbimit civil. Kjo
nuk do te thote se gjykata nuk do t’i jape zgjidhje ceshtjes, por ajo eshte e
detyruar qe perpara se ta beje ate dhe te pranoje llogjiken dhe perfundimin e
njerit apo tjetres pale, duhet qe te mbeshtetet mbi aktet dhe provat qe kane cuar
ne ato perfundime.
Ne kete gjykim rezulton se gjykata ka marre ne shqyrtim vetem provat e
paraqitura nga pala paditese, te cilat tregojne pamjaftueshmeri ne ushtrimin e
funksionit nga i padituri Osmani, si dhe prova te paraqitura nga ky i fundit te
vleresuara ne te kundert lidhur me mjaftueshmerine e tij per kryerjen e detyres.

282
Mendoj se gjykata e apelit, ashtu edhe Gjykata e Larte anashkalojne
faktin se objekt i gjykimit eshte kundershtimi i vendimit te Komisionit te
Sherbimit Civil. Se si ky komision eshte mbeshtetur dhe ka ushtruar funksionin
e tij materialisht e proceduralisht me perjashtim te kopjes se vendimit te marre
nuk ka asnje gjurme ne dosjen gjyqesore. Gjykatat nuk kane marre dhe
analizuar dokumentacionin mbi te cilin komisioni eshte mbeshtetur ne dhenien e
vendimit te tij, si dhe procesverbalet dhe aktet e tjera qe ai mban me rastin e
shqyrtimit te ankimit qe i padituri Osmani ka bere kunder urdherit te largimit te
tij nga detyra. Per pakicen administrimi i ketij dokumentacioni dhe venia e tyre
ne analize prej gjykates ka qene i domosdoshem per te realizuar nje proces te
rregullt gjyqesor. Mungesa e tij dhe pranimi nga gjykata i vendimit te
Komisionit te Sherbimit Civil e ka bere gjykimin te njeanshem. Gjykatat kane
qene perpara rastit kur duhej te vleresonin se cili organ, pala paditese, apo ajo e
paditur ka arritur ne perfundime te bazuara dhe ligjore lidhur me
mjaftueshmerine ose jo te te paditurit Osmani per kryerjen e detyres se tij. Lind
pyetja: ne mungese te ketij dokumentacioni, ku mbeshtetet gjykata per te
nxjerre perfundimet e saj? Mendoj se gabimisht ne kete gjykim konflikti eshte
perqendruar midis pales paditese dhe te paditurit Osmani dhe vendimi i
Komisionit te Sherbimit Civil vetem sa eshte perdorur per efekte te
kundershtimit te tij. Veprimtaria e Komisionit te Sherbimit Civil per analizen e
ketij rasti nuk i eshte nenshtruar shqyrtimit gjyqesor. Duke u kthyer ceshtja per
rigjykim per plotesimin e hetimit, mendoj se do te ishte zgjidhja ligjore dhe do
ta vinte gjykaten perpara mundesise reale te nje gjykimi te drejte te rrethanave
te faktit per te zbatuar me korrektese detyrimet e saj.

Artan Hoxha

283
Nr.2129/236 i Regj. Themeltar
Nr.730 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me


palë:

PADITËS: SUL PETKU, ne mungese


TË PADITUR: ADMINISTRATORET E SHOQERISE
"GJALLICA" SH.P.K., SHOQERI NE
ADMINISTRIM, perfaqesuar nga
Av. Y. Sejati me autorizim
ZYRA E PERMBARIMIT TIRANE,
ne mungese

OBJEKTI:
Anullimin e vendimeve te Administratorve te
Shoqerise "Gjallica" sh.p.k. nen administrim
nr.15, date 11.08.1999.
Anullimi i veprimeve permbarimore te kryera
ne zbatim te vendimit nr.15, date 11.08.1999.
Baza Ligjore: Ligji nr.8471, date 08.04.1992,
Neni 8/2 i tij dhe nenet 609, 610 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.50, date 18.06.2003 ka


vendosur:
Pranimin e padise.

284
Deklarimin te pavlefshem te titullit ekzekutiv nr.15, date
11.08.1999 te nxjere nga Administratoret e Shoqerise "Gjallica"
sh.p.k. ne administrim ne shumen 9.173.520 leke per shkak se
detyrimi nuk ekziston, si dhe kundershtimin e veprimeve
permbarimore lidhur me kete titull.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Administratoret e Shoqerise


"Gjallica" sh.p.k, nen administrim i cili kerkon prishjen e vendimit, duke
parashtruar sa me poshte:
- Ne disponojme dokument te firmosur nga Shemsije Kadria qe i drejtohet
Prokurorise se Pergjitheshme dhe Keshillit Mbikqyres, ku thuhet se z. Sul
Petku e ka likuiduar per shumen 93.000 $.
- Ne baze te aktit te ekspertizes ka rezultuar se z. Sul Petku eshte debitor
per firmen "Gjallica"
- Ne i kemi kerkuar gjykates qe te thirrej Shemsie Kadria per tu pyetur per
kete çeshtje, por ajo nuk na u mor parasysh.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e pales se
paditur Av. Y. Sejati, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe
rrezimin e padise dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.
Rezulton nga aktet se ne zbatim te Ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per
nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e
personave juridike jo bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere", me
vendim nr.15, date 11.08.1999, Administratoret e Perbashket te shoqerise
"Gjallica" sh.p.k ne administrim, kane shpallur debitor Sul Petkun ne shumen
9.173.520 leke.
Ne baze te nenit 5 te ligjit te sipercituar ky vendim perben titull ekzekutiv
dhe ne baze te nenit 8 te po ketij ligji dhe neneve 609 dhe 610 te K.Pr.Civile
eshte kundershtuar ne rruge gjyqesore nga paditesi Sul Petku.
Mbi padine e ngritur prej tij, Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur
deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv nr.15, date 11.08.1999 te nxjerre
nga administratoret e Perbashket te Shoqerise "Gjallica" sh.p.k. ne administrim
ne shumen 9.173.520 leke per shkak se detyrimi nuk ekziston, si dhe
kundershtimin e veprimeve permbarimore lidhur me kete titull.
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs ana e paditur, por
shkaqet e parashtruara ne te nuk gjejne mbeshtetje ne asnje nga rastet e
parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Ato bejne fjale vetem per vleresim

285
provash nga ana e gjykates se apelit dhe jo per mos respektim, apo zbatim te
keq te ligjit nga ana e saj.
Ana e paditur per nxjerrjen e paditesit debitor ne shumen perkatese eshte
mbeshtetur vetem ne nje leter te Shemsie Kadrise, ish presidente e shoqerise
"Gjallica" sh.p.k, drejtuar Prokurorise se Pergjitheshme gjate proçesit hetimor,
sipas te ciles per te ndihmuar ne transparencen e bilancit te shoqerise, nder te
tjera ka shkruar se Sul Petku eshte likuiduar per shumen 93.000 dollare, nga te
cilat 60.000 dollare ishin kapitali i derdhur ne dokument dhe 33.000 dollare
interesa.
Ky deklarim nuk shoqerohej me asnje dokument tjeter si mund te ishte
mandat pagesa apo çdo lloj dokumenti tjeter pranuar i barazvlefshem me te qe
te vertetonte terheqjen e shumes se pretenduar, prandaj nga gjykata nuk eshte
konsideruar prove e plote per te krijuar bindjen per qenien debitor te paditesit ne
shumen 93.000$, per me teper sikunder arsyeton ne vendim gjykata, ky
deklarim behej nga ish presidentja e shoqerise "Gjallica" sh.p.k. denuar me
vendim penal per vjedhje me ane mashtrimi.
Pavaresisht nga menyra, por kur terhiqej gjithe shuma dhe interesat
perkatese detyrimisht dorezohej kontrata origjinale dhe ajo konsiderohej e
mbyllur, praktike e pranuar nga ana e paditur ne teresi edhe ne raste te tjera
gjykimi, praktike qe nuk i korespondon rastit konkret dhe fakti qe paditesi ka
disponuar kontraten origjinale i ka krijuar bindjen gjykates se ai nuk ka terhequr
shumen qe shpallet debitor. Ky konkluzion i gjykates eshte mbeshtetur edhe ne
nje formular te nxjerre nga dosja penale ne ngarkim te Shemsie Kadrise, sipas te
cilit paditesi Sul Petku figuron kreditor per shumen 60.000 dollare dhe pa asnje
terheqje.
Gjykata e apelit ka analizuar ne vendim te saj te gjitha provat e
administruara dhe arsyet ku ajo mbeshtet konkluzionin e saj. Ajo ka vleresuar
provat konform dispozitave proçedurale, te cilat i permend edhe ne vendim te
saj. Ajo ka vleresuar provat shkresore konform kerkesave te nenit 232 te
K.Pr.Civile. Ka pranuar se ato perbejne prove te plote kunder te cilave nuk
lejohet prova me deshmitare dhe ka shpjeguar me kete rast arsyet e mosthirrjes
ne gjykim si deshmitare te ish presidentes te shoqerise "Gjallica" sh.p.k, prandaj
pretendimi i anes paditur ne rekurs per thirrjen e Shemsie Kadrise ne gjykim
gjendet i pabazuar.
I pabazuar gjendet edhe pretendimi tjeter i anes se paditur se simbas aktit
te eksperteve te Prokurorise se Pergjithshme paditesi Sul Petku figuron debitor.
Ne rastin konkret gjykata shqyrton konfliktin civil konform dispozitave
perkatese dhe sipas nenit 29 te K.Pr.Civile mbeshtet vendimin ne provat e
paraqitura nga palet, te marra ne seance gjyqesore, prandaj ndryshe nga sa
kerkon ana e paditur gjykata nuk mund te bazoje konkluzionin e saj ne
mendimin e eksperteve te pyetur me ate cilesi gjate proçesit penal.

286
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.50, date 18.06.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 28.04.2005

MENDIMI I PAKICËS
Pakica ka mendimin se duhet te ishte vendosur prishja e vendimit te
Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimi i çeshtjes per rishqyrtim po ne kete
gjykate.
Nga aktet e dosjes gjyqesore nuk rezulton qe ajo gjykate te kete kryer
"nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin", ashtu si
percakton neni 14 i K.Pr.Civile.
Pala e paditur ka pretenduar se shpalljen debitor te paditesit per shumen
93.000 U.S.D e ka bere mbi bazen e deklarimeve te ish presidentes te firmes
"Gjallica" dhe te aktit te ekspertimit te bere ne proçesin penal kunder kesaj te
fundit.
Bazuar ne sa me siper dhe nenet 223 e 224 te K.Pr.Civile, gjykata duhej
te kishte kerkuar dokumentet qe ndodhen ne dosjen penale qe i perket te
gjykuares Shemsie Kadria. Pakica mendon se administrimi i ketyre
dokumenteve do t’i sherbente zgjidhjes se drejte te çeshtjes.

Vladimir Metani Artan Hoxha

287
Nr.2159/246 i Regj. Themeltar
Nr.731 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2159/246, qe i perket:

PADITËS: RRAPO FEJZAJ


I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E
SIGURIMEVE SHOQERORE,
DEGA FIER

OBJEKTI I PADISË:
Njohje e pavertetesise se dokumentit
vertetim per vjetersi ne pune ne marredhenie pune
ne kooperative bujqesore date 16.01.2003
nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Fier.
Detyrimin e pales se paditur te me njohe
qenien ne marredhenie pune per periudhen
01.01.1964 - 31.12.1966
ne Ndermarrjen e Rezervave Shteterore Vlore
dhe per periudhen 1.01.1967-31.12.1981,
ne Ndermarrjen e Asfaltimit te Rrugeve Tirane.
Baza Ligjore: Neni 32/b i K.Pr.Civile,
Ligji nr.7703, date 11.05.1993
“Per Sigurimet Shoqerore ne R.Sh”.

288
Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.576, date 07.04.2003, ka
vendosur:
Pranimin e padise, duke njohur si te pavertete vertetimin e dates
16.01.2003 te DRSSH Fier ku vertetohet se pala paditese ka qene
ne marredhenie pune me ish kooperativen bujqesore Fratar, Fier.
Detyrimin e pales se paditur DRSSH, Fier t’i njohe paditesit Rrapo
Fejzaj qenien ne marredhenie pune me Ndermarrjen e Rezervave
Shteterore Vlore, nga data 1.01.1964 deri me 31.12.1966, si dhe
qenien ne marredhenie pune me Ndermarrjen e Asfaltim Rrugeve
Tirane per periudhen 01.01.1967 deri me 31.12.1981 si punetor i
thjeshte krahu.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.461, date 11.11.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.576, date 07.04.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs pala e paditur, e


cila kerkon prishjen e dy vendimeve dhe rrezimin e padise, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Paditesi figuron i regjistruar ne regjistrat e Kooperatives Bujqesore
Fratar, Fier.
- Eksistenca e paditesit ne regjistrat e indeksit te punetoreve nuk perben
prove.
- Dokumentacioni i dy ndermarrjeve nuk ekziston, por ekziston vetem
indeksi.
- Paditesi ka qene e pamundur qe te kete punuar ne dy vende pune ne te
njejten kohe.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha dhe pasi bisedoi ceshtjen
ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Fier, qe ka lene ne fuqi ate te shkalles se
pare Fier eshte i bazuar ne ligj e per kete shkak ai duhet lene ne fuqi.
Paditesi Rrapo Fejzaj ka kerkuar ne gjykate qe te deklarohet i pavertete
dokumenti i vjetersise ne pune i dates 16.1.2003, leshuar nga Drejtoria Rajonale
e Sigurimeve Shoqerore Fier si dhe detyrimin e pales se paditur, kesaj drejtorie,
qe te njohe qenien ne marredhenie pune me shtetin per periudhen 01.01.1964
deri ne 31.12.1966 dhe 01.01.1967 deri ne 31.12.1981. Sipas dokumentit te
leshuar nga pala e paditur lidhur me vjetersine e tij ne pune, rezulton se ai ka

289
qene ne marredhenie pune nga viti 1958 deri ne vitin 1990, ne kooperativen
bujqesore Fratar te Rrethit te Fierit.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, pasi ka marre ne shqyrtim provat
dokumentare dhe me deshmitare, ka njohur te pavertete dokumentin e pales se
paditur te dates 16.1.2003 dhe e ka detyruar ate te njohe paditesin Rrapo Fejzaj
ne marredhenie pune me Ndermarrjen e Rezervave Shteterore Vlore, nga data
01.01.1964 derin ne daten 31.12.1966 dhe ne marredhenie pune me
Ndermarrjen Asfaltim Rruga Tirane, nga data 01.01.1967 derin ne 31.12.1981,
vendim ky qe eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore.
Per te arritur ne keto perfundime, gjykatat kane administruar si prova
shkresore librezen e anetaresise ne Bashkimet Profesionale per periudhen e
pretenduar nga paditesi se ka punuar ne Ndermarrjen e Rezervave Shteterore
Vlore, si dhe proven shkresore nga Ndermarrja e Asfaltimit Rruga Tirane, sipas
se ciles rezulton i regjistruar ne indeksin e punonjesve te asaj ndermarrje me
numer rendor 69 dhe numer regjistri 8764. Gjithashtu, lidhur me sa ai ka
kerkuar ne gjykim jane thirrur si deshmitare shtetasit Elmaz Serjani, Ali
Xhaferri, Xhevat Demiraj dhe Aliko Malaj. Pala e paditur kerkon prishjen e
vendimeve bazuar kryesisht ne faktin se ekzistenca e emrit te paditesit ne
indeksin e regjistrave te punetoreve nuk perben prove, se ne mungese te
dokumentacionit te djegur nuk mund te konsiderohet si prove e plote qenia e
regjistruar dhe se paditesi nuk mund te ishte njekohesisht ne dy vende pune
njeheresh.
Kolegji cmon se asnje nga keto shkaqe nuk mund te konsiderohen te tilla
qe te bejne te cenueshem vendimin e gjykates se apelit ne kuptim te nenit 472 te
K.Pr.Civile. Keto pretendime lidhen nje faze tjeter gjykimi ate qe ka te beje me
procesin e te provuarit dhe me bindjen qe formojne gjykatat e shkalles se pare
dhe ato te apelit, bazuar ne ligj e ne provat e administruara prej tyre. Ne rekurs
nuk ka asnje referim te shkeljes ligjore prej gjykatave ne shqyrtimin e ceshtjes,
por nje parashtrim i ndryshem i rrethanave te pranuar nga gjykatat.
Vetem fakti se paditesi arrin te provoje se ne periudha te caktuara kohe,
figuron i regjistruar ne dy ndermarrje shteterore, ve ne dyshim vertetesine e
dokumentit te leshuar nga Dega Rajonale e Sigurimeve Shoqerore Fier, ne te
cilen rezulton se paditesi pa shkeputje nga viti 1958 deri ne vitin 1990, ka qene
ne marredhenie pune ne kooperativen bujqesore. Kjo tregon se ky vertetim per
vjetersine ne pune per efekt pensioni i leshuar nga pala e paditur ne daten
16.01.2003, ka pasaktesi dhe nuk pasqyron plotesisht te verteten. Me tej,
paditesi ka mundur te provoje se per periudhat qe ai ka pretenduar, ka qene ne
marredhenie pune me shtetin duke ofruar per kete nje dokumentacion i cili per
shkak te mungeses se tij eshte i paplote, por qe se bashku me plotesimin e
fakteve qe parashtron me deshmite e deshmitareve te thirrur ne gjykim, kane
cuar gjykaten ne perfundimin se kerkesa prej tij eshte e bazuar ne ligj dhe ne
fakt.

290
Kolegji Civil i Gjykates se Larte nuk ka juridiksion te vleresoje ceshtjet e
te provuarit dhe bindjen e gjykates me te ulet lidhur me konkluzionet e saj, kur
ato nuk kane ardhur si rezultat i mosrespektimit te ligjit material dhe procedural.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.461, date 11.11.2003 te Gjykates se Apelit
Vlore.

Tirane, me 28.04.2005

291
Nr.2218/265 i Regj. Themeltar
Nr.732 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim çshtjen civile me


nr.2218/265, qe i perket:

PADITËSE: IZMIRA BAJRAMI


E PADITUR: DREJTORIA ARSIMORE GRAMSH,
perfaqesuar nga Sofije Fejzo

OBJEKTI I PADISË:
Pagimin e demshperblimit
per largim te padrejte nga puna.
Baza Ligjore: Nenet 145/3, 153 e 155
te Kodit te Punes.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Gramsh, me vendimin nr.230, date


26.12.2003:
Ka rrezuar padine si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.160, date 30.03.2004, ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.230, date 26.12.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Gramsh. Pranimin e kerkese padise.
Detyrimin e pales se paditur Drejtorise Arsimore Gramsh te
shperbleje paditesen Izmira Bajrami me pagen e nje viti per shkak
te zgjidhjes se kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme dhe me
pagen e 3 muajve per shkak te mosnjoftimit per zgjidhjen e
kontrates.

292
Paditesja detyrohet te ktheje shumen e perfituar per kete perudhe
nga asistenca sociale.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur, e cila


kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te
Gjykates se shkalles se pare Gramsh, duke parashtruar keto shkaqe:
- Eshte zbatuar keq Kodi i Punes, ne nuk e kemi larguar nga puna. Ajo ka
disa vite qe eshte larguar ne Elbasan prane bashkeshortit dhe ajo punonte
ne Gramsh.
- Transferimi eshte bere me kerkesen e saj duke terhequr edhe librezen e
punes. Per kete ajo ka marre edhe shperblimin e transfertes. Ne i kemi
ofruar perseri vendin e punes.

Ka paraqitur kunder rekurs paditesja dhe parashtron keto shkaqe per


lenien ne fuqi te vendimit:
- Pushimi nga puna eshte i padrejte dhe pa asnje shkak te arsyeshem.
- Nuk kam bere marreveshje me goje e as kerkese me shkrim per largim
apo transferim ne nje qytet tjeter.
- Librezen e punes e mora pasi u binda qe nuk do me pranonin me ne pune
dhe doja te perfitoja asistencen mbasi i kalonte afati i marrjes se saj.
- Shperblimin e mora sepse isha ne gjendje te veshtire ekonomike.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha dhe bisedoi ceshtjen ne
teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit eshte i bazuar ne ligj dhe duhet lene ne fuqi.
Paditesja Izmira Bajrami ka paditur Drejtorine Arsimore te Bashkise se
Rrethit Gramsh, duke i kerkuar pagimin e demshperblimit per largimin e
padrejte nga puna, bazuar ne nenet 145/3, 153 e 155 te Kodit te Punes.
Paditesja, me arsim te mesem pedagogjik, ka filluar filluar si mesuese ne
vitin 1982 dhe me vone si edukatore ne marredhenie pune me Keshillin
Popullor te qytetit te Gramshit e me pas, nga 1 Qershor 1993 e derisa eshte
larguar nga puna, ne daten 31.03.2003, ka punuar si edukatore kopshti. Gjykata
e Rrethit gjyqesor Gramsh me vendimin nr.230, date 26.12.2003 i ka rrezuar
padine dhe mbi ankimin e paditeses Gjykata e Apelit Durres, me vendimin
nr.160, date 30.03.2004, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare
duke i pranuar padine dhe detyruar palen e paditur te shperbleje paditesen
Izmira Bajrami me pagen e nje viti per shkak te zgjidhjes se menjehershme te
kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme dhe me pagen e 3 muajve per shkak
te mosnjoftimit per zgjidhjen e kontrates.

293
Kolegji Civil cmon te mbeshtetur ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit
Durres. Ne kundershtim me sa ka pretenduar pala e paditur dhe pranuar nga
gjykata e shkalles se pare se paditesja eshte transferuar ne Elbasan per shkak te
transferimit te bashkeshortit te saj me detyren ushtarak, rezulton se kontrata e
punes eshte zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme. Sipas urdherit nr.63, date
31.10.2003, te pales se paditur rezulton se “Izmira Bajrami eshte shperblyer me
nje page mujore nga fondi i vecante i mesuesit si ish edukatore me arsim
parashkollor e transferuar ne Elbasan”. Ndersa sipas vendimit te Drejtorise
Arsimore nr.17, date 21.03.2002, Izmira Bajrami “…u transferua prane
bashkeshortit ne Elbasan…”. Nga ana tjeter, me vendimin nr.1, date 05.09.2003
“per emerim e levizje personeli” ne piken 27 ku ben fjale per emerimin e nje
edukatoreje tjeter ne kopshtin nr.2, ku kish punuar paditesja, thuhet se ajo vjen
“…ne vend te Izmira Bajramit qe transferohet jashte rrethit prane bashkeshortit
ushtarak”. Nga sa rezulton ne te gjitha keto akte, pretendimi i pales se paditur
se paditesja nuk eshte larguar nga puna ne menyre te njeaneshme, por se
vendimi eshte marre me vullnetin e perbashket te paleve dhe se ajo eshte
transferuar ne rrethin ku punon i shoqi, eshte i pabazuar. Perdorimi i termit
transferim ne vendimin nr.1 te dates 05.09.2003, qe kundershtohet nga paditesja
eshte i pambeshtetur ne ligj.
Kodi i Punes, ne nenin 137, parashikon transferimin e punemarresit si
venien ne dispozicion te nje punedhenesi tjeter dhe me pelqimin e punemarresit.
Ne rastin ne fjale paditeses nuk i eshte ofruar nje vend tjeter pune ne qytetitn e
Elbasanit, por gabimisht dhe pa u mbeshtetur ne asnje dispozite ligjore,
transferimi i bashkeshortit ka kondicionuar dhe marredheniet e punes se
paditeses me Drejtorine Arsimore te Gramshit.
Nga ana tjeter, ne asnje nga aktet e administruara ne gjykim, nuk ka
rezultuar e provuar pretendimi i pales se paditur se largimi nga puna i paditeses
eshte bere me mirekuptimin e paleve dhe vullnetin e saj. I bie pales se paditur
barra e proves qe te provoje pretendimin e saj ne gjykate. Ne keto kushte me te
drejte gjykata e apelit ka pranuar se pala e paditur ka zgjidhur ne menyre te
njeanshme marredheniet e punes dhe pa shkaqe te arsyeshme me palen paditese
dhe ka vleresuar qe pala e paditur duhet ta shperbleje ate me pagen e nje viti,
bazuar nen nenin 155 te K.Punes.
Po ashtu, duke qene se paditesja ka nje vjetersi pune prej 20 vjetesh me
palen e paditur, bazuar ne nenin 145 te K.Punes e ka shperblyer ate dhe me 3
paga mujore shperblim per vjetersi, e cila i shtohet shperblimit per zgjidhjen pa
shkaqe te arsyeshme te kontrates se punes.
Ne keto kushte, Kolegji nuk konstaton shkelje te dispozitave ligjore nga
gjykata e apelit qe te bejne te cenueshem vendimin e saj dhe se pretendimet e
tjera te pales se paditur, ngritur ne rekurs, kane te bejne me analize provash dhe
qe nuk perfshihen ne juridiksion te kesaj gjykate.

294
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.160, date 30.03.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, me 28.04.2005

295
Nr.2148/244 i Regj. Themeltar
Nr.733 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinojmeri Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me


nr.2148/244, qe i perket:

PADITËS: ISMAIL STARJA


ADELINA STARJA
GRAMOZ STARJA
TË PADITUR: BANKA E KURSIMEVE SH.A.
ELBASAN
KESHILLI I RREGULLIMIT TE
TERRITORIT BASHKIA ELBASAN

OBJEKTI:
Kallzim i nje punimi te ri,
filluar nga banka e kursimeve.
Pakesimi i ketij ndertimi
duke eliminuar shtesen e katit te dyte.
Anullimi pjeserisht i lejeve te ndertimit
nr.3, date 19.03.2002
dhe nr.7, date 03.06.2002.
Sigurimi i padise duke u pezulluar punimet
deri ne perfundim te gjykimit.
Baza Ligjore: Neni 303 i K.Civil,
Nenet 324, 202, 206/b te K.Pr.Civile.

296
Gjykata e Rrethit gjyqesor Elabasan, me vendim nr.245, date 24.02.2003,
ka vendosur:
Te anulloje pjeserisht vendimet nr.3, date 19.3.2002, dhe nr.7, date
03.06.2002, te K.Rr.Teritorit te Bashkise Elbasan persa i perket
ndertimeve ne katin e dyte te shteses 3-kateshe ne pallatin nr.18,
lagje “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.
Detyrimi i anes se paditur Banka e Kursimeve sh.a Elbasan qe te
pakesoje ndertimin e shteses 3-kateshe duke shembur ndertimin e
katit te dyte te shteses 3-kateshe qe eshte ngjitur me pallatin.
Pushimin e gjykimit per kerkimin me objekt sigurim i padise per
pezullimin e punimeve si gje te gjykuar.

Gjykata e Apelit Durres, me vendim nr.284, date 20.05.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.245, date 24.02.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Elbasan.

Kunder vendimit kane paraqitur rekurs, Avokati i Shtetit, Banka e


Kursimeve dega Elbasan dhe Bashkia Elbasan, te cilet kerkojne prishjen e
vendimeve gjyqesore dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne Gjykaten e
shkalles se pare Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe:

Avokati i Shtetit:
- Padia rezulton jashte afatit ligjor parashikuar nga neni 328/a K.Pr.Civile,
arsyetimi i gjykates se paditesat nuk kane pasur njoftim per keto akte nuk
qendron.
- Ne kundershtim me nenin 6 dhe 16 te K.Pr.C. gjykata ka ndryshuar bazen
juridike te padise duke arsyetuar me nenin 209 te K.Civil, nderkohe qe ne
padi baza ligjore eshte 303 i K.Civil.
- Paditesat e kane kundershtuar ndertimin e ri lidhur me ndriçimin, ajrosjen
e lageshtiren, por gjykatat nuk e kane shqyrtuar kete pjese te padise duke
arsyetuar vetem mbi te drejten e bashkepronesise neni 214 i K.Civil.
Pretendimi se shtesa eshte ngjitur me pallatin dhe se shtesa eshte e vecuar
prej tij duhej te vertetohej me mendimin e ekspertit, gje te cilen gjykata
nuk e beri.
- Gjykata ka vendosur per prishjen e katit te dyte te nderteses eshte absurd
se nuk kuptohet ku qendron kati i trete.

Bashkia Elbasan:
- Te dy vendimet e K.R.T. te Bashkise Elbasan jane plotesisht te ligjshem
dhe te bazuar ne kondicionet urbanistike
- Te dy vendimet jane publikuar ne gazetat bashkiake, ne keto kushte nuk
qendron arsyetimi i gjykates se pala nuk ishte vene ne dijeni te tyre.

297
- Qellimisht gjykatat nuk thirren ekspert, duke dhene nje interpretim dhe
zbatim te gabuar te ligjit dhe duke e justifikuar si marredhenie
bashkepronesie.
- Ndertimi i ri nuk ka asgje te perbashket si ne themelet dhe ne muret e
pallatit, kjo vertetohet lehte me kqyrjen dhe verifikimin e
dokumentacionit teknik te objektit, planvendosja e tij, te cilat gjykata e
apelit nuk pranoi t’i administroje.
- Ne kundershtim me nenin 16 te K.Pr.Civile ka ndryshuar bazen juridike
te padise ndryshe nga ç’kane kerkuar paditesat ne padi.

Banka e Kursimeve sh.a.:


- Padia rezulton jashte afatit ligjor parashikuar nga neni 328/a K.Pr.Civile,
kjo pale ka mare dijeni ne kohe per ato vendime.
- Gjykatat kane shkelur kerkesat e nenit 6, 16 te K.Pr.Civile, gjykata nuk
eshte shprehur per te gjithe kerkesat e parashtruara ne padi dhe ka
ndryshuar bazen juridike te padise nga 303 ne 209 te K.Civil pa kerkese
te pales. Nuk caktoi ekspert per te verifikuar pretendimet ne padi
megjithese eshte pretenduar per ndertim ngjitur me pallatin perkates per
zenie drite, lageshtire dhe mosrespektim te kondicioneve urbanistike.
- Ndertimi i ri per te cilin eshte dhene leja e ndertimit nuk perben shtese te
apartamentit, por zgjerim te ambjenteve te bankes, ai perben ndertim te
vecuar qe nga themelet deri ne lartesine e duhur.
- Nuk justifikohen vendimet gjyqesore te cilat kane urdheruar shembjen e
katit te dyte te nje shtese 3-kateshe. Cili eshte gjykimi persa i perket katit
te trete?

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,
palen paditese te perfaqesuar nga av.Gezim Kovaçi, i cili kerkoi lenien ne
fuqi te vendimeve,
palen e paditur te perfaqesur nga Kujtim Mara dhe avokati i shtetit Petrit
Myftari, te cilet kerkojne ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e padise
dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet e ceshtja te kthehet per
rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.
Paditesat Ismail Starja e Adelina Starja kane paditur Banken e Kursimeve
Sh.a. Elbasan me objekt kallzimin e nje punimi te ri dhe anullimin e pjesshem te
lejes se ndertimit, bazuar ne nenet 303 te K.Civil dhe 324 te K.Pr.Civile.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan e ka pranuar padine, duke anulluar
pjeserisht vendimet nr.3, date 19.03.2002 dhe nr.7, date 03.06.2002 te Keshillit

298
te Rregullimit te Teritorit te Bashkise Elbasan dhe ka detyruar anen e paditur
Banken e Kursimeve qe te pakesoje ndertimin, duke mbetur nga nje ndertese 3
kate ne 1 kateshe. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres
dhe ne themel te arsyetimit te te dyja gjykatave eshte argumentuar se ky punim i
ri eshte nje ndertim shtese anesore pallati dhe jo nje ndertim i vecuar e per kete
shkak leja e ndertimit eshte pjeserisht e paligjshme, sepse sjell efekte edhe per
bashkepronaret e tjere te pallatit, pra edhe per palen paditese. Duke qene se pala
paditese nuk ka kerkuar shtese anesore pallati e duke qene se kjo shtese anesore
sjell pasoja ne administrimin e mire te pronesise se tyre, gjykatat i jane referuar
per zgjidhjen e ceshtjes dispozitave te K.Civil lidhur me administrimin nga
bashkepronaret te ndertesave ne bashkepronesi.
Kolegji Civil i cmon te gabuara te dyja keto vendime per dy arsye:
1. Ne kundershtim me nenin 185 te K.Pr.Civile, gjykatat kane
ndryshuar shkakun dhe objektin e padise pa u kerkuar nga palet, pasi ne kete
gjykim padia eshte ngritur per kallzimin e nje punimi te ri.
2. Duke qene se padia per kallzimin e nje punimi te ri kerkon si
pasoje cenimin e gezimit te te drejtave reale ose posedimore, gjykata ne
kundershtim me nenin 224/a e vijues te K.Pr.Civile nuk ka caktuar eksperte, te
cilet ne kete rast duhej te vleresonin teknikisht nese ky punim i ri sjell apo jo
pasoja per paditesat.
Kolegji cmon se ceshtja duhet te kthehet per rigjykim ne gjykaten e
apelit, duke i vene detyra asaj gjykate te therrase eksperte lidhur me pasojat qe
sjell ndertimi i ri per palen paditese. Ne rigjykim gjykata mund te cmoje vete
apo me kerkese te paleve perseritjen e shqyrtimit gjyqesor edhe per ceshtje te
tjera qe lidhen me sqarimin e te gjithe rrethanave dhe pretendimeve te
parashtruara.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit
Procedures Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.284, date 20.5.2003 te Gjykates se Apelit Durres
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate.

Tirane, me 28.04.2005

299
MENDIMI I PAKICËS
Kam mendimin se menyra e zgjidhjes se ceshtjes nga Kolegji Civil eshte
e gabuar dhe se vendimi i gjykates se apelit duhej lene ne fuqi. Edhe pse
formalisht objektin e padise mbeshtetet ne nenin 303 te K.Civil e 324 te
K.Pr.Civile, ne permbajtje ajo i eshte referuar edhe dispozitave te nenit 214 e
vijues te K.Civil. Ne faqen 2 te kerkese padise nder te tjera eshte pretenduar se
“... ndertimi qe po ben ana e paditur mbeshtetet ne pjesen veriore te baneses
tone ekzistuese, pra po ndertohet ngjitur me banesen tone... ne si bashkepronar
nuk kemi dhene pelqimin tone qe ana e paditur te beje shtese te katit te dyte e
cila bllokon teresisht ndricimin natyral te dhomes se baneses. ..”. I njejti
pretendim eshte ngritur gjate gjykimit te ceshtjes ne seance gjyqesore ku eshte
kerkuar qe te pakesohet ndertimi per 2 katet e mesiperme me arsyetimin se
asambleja e bashkepronareve nuk ka vendosur dhe nuk i ka kerkuar Keshillit te
Rregullimit te Territorit leje ndertimi per shtesen anesore 3 kate ngjitur me
banesen e tyre te perbashket. Pala paditese ka permendur shkakun e ngritjes se
padise dhe ka arsyetuar lidhur me sa ka kerkuar, per pasoje eshte i gabuar
vendimi i Kolegjit qe i konsideron te marra ne shkelje vendimet e te dy
gjykatave, persa i perket objektit dhe shkakut te padise. Mendoj se ne kete rast
duhet te alikohet parimi qe gjykata e gjen vete ligjin qe zbatohet kur palet
nuk i referohen atij shprehimisht, megjithese ne kerkimet e tyre paraqesin
situaten e caktuar juridike. Neni 16 i K.Pr.C., i ve detyre gjykates per te bere
nje cilesim te sakte te fakteve dhe veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen, pa
qene e lidhur me propozimet qe bejne palet.
Fakti i provuar ne gjykim se jemi perpara nje ndertimi shtese anesore te
pallatit, e ben lejen e ndertimit te cenueshme per ate pjese qe nuk rezulton te
jete shprehur vullneti i pronareve te tjere per ndertimin ne pjeset takuese te tyre.
Nga leja e ndertimit qe kundershtohet e dates 19.3.2002, rezulton se pjesa
perendimore e shteses 3 kate per ambjentet e Bankes, eshte ngjitur me pallatin 3
katesh, gje qe konfirmohet edhe me planimetrine e shtrirjes se objektit. Pra,
sipas lejes se ndertimit dhe projektit, njera faqe e objektit te ri eshte ngjitur me
objektin ekzistues ne bashkepronesi mes paditesave dhe pales se paditur.
Marre per baze sa arsyetohet me siper, ne kuptim te nenit 214 te K.Civil,
mendoj se duke mos u marre vendim nga asambleja e ortakeve per shtese
anesore, e ben vendimin e K.R.T.-se te paligjshem per pjesen qe ben fjale per
paditesat. Kjo pasi ne bashkepronesi te detyrueshme sipas nenit 209/a te K.Civil
hyjne nder te tjera edhe muret kryesore te nderteses.
Fakti qe ndertimi eshte ngjitur me ndertesen ekzistuese sipas lejes se
ndertimit mendoj se nuk eshte vendi te verifikohet me eksperte nese cenohen ne
pronesi paditesat me ndertimin e ri, pasi shkaku ligjor eshte me thelbesor sesa
vete cenimi, organi administrativ ka disponuar me vendim jashte vullnetit te
pronarit per te drejtat e tij reale qe ai gezon si bashkepronar i nderteses.
Artan Hoxha

300
Nr.2226/267 i Regj. Themeltar
Nr.734 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2004 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËSE: NEXHMIJE LLESHI, ne mungese


I PADITUR: IBRAHIM LAMI, ne mungese

OBJEKTI:
Pavlefshmeri veprimi juridik,
ne baze te Nenit 83 e vijues te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Diber, me vendimin nr.2290, date 09.06.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.247, date 03.03.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesja, e cila me pretendimin


se vendimi eshte ne zbatim te gabuar te ligjes dhe konkretisht se:
- Veprimet e te paditurit jane ne mashtrim te ligjes.
- Ka nje vendim penal ne ngarkim te paditurit.
- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e kerkese
padise.

301
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesja ka pretenduar se, me disa punonjes te tjere kane punuar me pare
ne nje lokal ne qytetin e Dibres, lokal i cili ka qene me pare ne administrim te
NTAN. Me rastin e privatizimit te lokalit, paditesja se bashku me punonjesit e
tjere perfitonin nga e drejta e njohur e privatizimit. Meqenese per lokalin objekt
gjykimi, i padituri pretendon te drejta pronesie te fituara nepermjet nje kontrate
shitje, paditesja ka paraqitur mosmarreveshjen objekt gjykimi per pavlefshmeri
te veprimit juridik te kryer nga i padituri.
Gjykata shkalles se pare ka pretenduar se, e drejta e padise eshte
parashkruar (Neni 103 i K.C.).
Kete arsyetim ka pranuar edhe gjykata e apelit.
Arsyetimi i gjykates per shkaqet qe analizohen me poshte, eshte ne
kundershtim me ligjen.
Duke ju referuar Nenit 92 te K.C. (baza juridike e kerkese padise)
veprimet juridike ndahen ne veprime juridike te pavlefshme dhe ne te tilla qe
shpallen si te pavlefshme, d.m.th. te anullueshme. Neni 92 i referohet veprimeve
juridike te pavlefshme. Per keto dispozita perkatese percakton se nuk krijojne
asnje pasoje juridike (Neni 92§1 i K.C.). Me pas Kodi vazhdon me veprimet e
tjera, te cilat jane te vlefshme gjersa gjykata me kerkesen e te interesuarit i
shpall te pavlefshme (Neni 94§1 i K.C.). Kuptimi i kesaj dispozite eshte se,
veprimi eshte i vlefshem persa kohe qe pala e interesuar nuk e ka goditur para
gjykates per te kerkuar anullueshmerine e tij. Ne dispozitat e tjera K.C. trajton
pikerisht se cilat jane keto veprime, duke percaktuar edhe afatin e parashkrimit
te kerkese padise (Neni 103 i K.C.). Pra flitet vetem per keto lloj veprimesh, te
cilat jane edhe ne kompetence te gjykates qe t`i anulloje ose jo, duke ju
nenshtruar gjithe parimeve te hetimit gjyqesor. Per veprimet e tjera ligja nuk i
ka lene gjykates nje kompetence te tille. Ne kete rast gjykata vetem konstaton
nese provohet fakti i pretenduar ose jo, pasi veprimi eshte nga vete natyra e tij i
pavlefshem dhe si i tille nuk ka prodhuar asnje pasoje. Nje dallim te tille e ben
p.sh. Neni 83 i K.C. (baza juridike e kerkese padise).
Ne keto rrethana interpretimi i bere nga gjykata eshte i gabuar. Paditesja
ka pretenduar per nje veprim, i cili nese vertet eshte ne rrethanat qe pretendon
paditesja, eshte i pavlefshem dhe si i tille nuk ka pse te konstatohet nga gjykata,
ai nuk prodhon asnje pasoje nga koha e lidhjes se tij.
Problemi tjeter eshte i lidhur me kerkimin e paditeses. Nje veprim juridik
i pavlefshem nuk mundet te kerkohet nga pala, pasi ai eshte i tille dhe nuk
mundet te konsiderohet nga gjykata si i tille. Kjo eshte arsyeja qe pavlefshmeria
e nje veprimi juridik eshte e lidhur me pasojat e tij, pra sherben si baze qe

302
personi i demtuar nga nje veprim i tille te pretendoje te drejten qe i eshte
shkelur dhe jo pavlefshmerine e veprimit juridik. P.sh. personi per te mbrojtur te
drejten e tij te pronesise (Neni 296 i K.C.) kerkon sendin nga çdo mbajtes i tij,
duke pretenduar se gezimi i sendit eshte si pasoje e nje veprimi juridik te
pavlefshem. Pra ajo qe kerkohet eshte e drejta materiale dhe pavlefshmeria e
veprimit juridik eshte argumenti.
Ne rrethanat e mesiperme vendimet e gjykates per zbatim te gabuar te
ligjit duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit
Tirane, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te Nenit 485§c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.247, date 03.03.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.04.2005

303
Nr.2197/261 i Regj. Themeltar
Nr.735 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore date 28.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile


nr.2197/261 akti qe i perket:

PADITËS I KUNDRAPADITUR: SHOQERIA TREGTARE


"SHQIPJA 2000", ME SELI
NE TIRANE, perfaqesuar
nga Av. Petrit Gaçi
I PADITUR KUNDRAPADITËS: IRMA LIBOHOVA,
perfaqesuar nga
Av. Gjergj Papuli
PERSON I TRETË: SHOQERIA "ELRODI
MUSIC"

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditures te paguaje demin
e rrjedhur nga shkelja e detyrimeve kontraktore.
Baza Ligjore: Nenet 4 dhe 5 te Ligjit nr.7564, date 19.05.1992
OBJEKTI I K/PADISË:
1. Prishje te kontrates para afatit te perfundimit
dhe detyrimin per pagimin e demit te shkaktuar
nga shkelja e detyrimeve kontraktore.
2. Shperblim te demit jopasuror i rrjedhur
nga cenimi i nderit e personalitetit te te paditures.
Baza Ligjore: Nenet 659, 698 e vijues, 625/a te Kodit Civil.

304
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.4784, date 17.11.2003
ka vendosur:
Pranimin e kerkesepadise.
Detyrimin e pales se paditur kundrapaditese Irma Libohova te
paguaje ne favor te pales paditese Shoqerise "Shqipja 2000" sh.p.k.
demshperblim ne shumen 2.000.000 leke.
Pranimin e pjesshem te kunderpadise.
Zgjidhjen e kontrates date 23.01.2003 te lidhur midis paleve.
Rrezimin e kunderpadise ne pjesen qe kerkohet pagimi i
shperblimit moral ne shumen 10.000.000 leke si te pabazuar ne ligj
e prova.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.401, date 08.04.2004 ka


vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr.4784, date 17.11.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane si vijon:
Rrezimin e kerkesepadise te paditesit Shoqeria Tregtare "Shqipja
2000".
Pranimin e kunderpadise.
Zgjidhjen e kontrates date 23.01.2003 te lidhur midis paleve.
Detyrimin e paditesit t’i paguaje te paditures kunderpaditese Irma
Libohova shumen 600.000 leke (gjashteqind mije).
Rrezimin e kunderpadise per pjesen qe kerkohet demshperblim
moral shumen 10.000.000 leke.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te Nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Shoqeria Tregtare "Shqipja 2000",
e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit ka pranuar se e paditura k/paditese Irma Libohova ka
zgjidhur ne menyre te njeanshme kontraten (faqe 2), nderkohe qe me
vendimin e saj vendos zgjidhjen e kontrates.
- Gjykata ka pranuar ne vendim se paditesi i k/paditur ka qene ekskluzivi
ne R.SH. i riprodhimit, shperndarjes dhe shitjes se Albumit "Napoloni"
dhe "Kafe llafe", nderkohe qe ne albumin "Mollaxhiu" kenga e pare
titullohej "Kafe llafe".
- Gjykata pranon se ka ndodhur mosdhenia e Albumit nga ana e te
paditures kunderpaditese, por arrin ne konkluzionin se paditesi nuk solli
asnje prove se i ka ardhur dem.
- Gjykata pa argumentuar shkakun ka caktuar si detyrim per paditesin
"Shqipja 2000" sh.p.k. te paguaje shumen prej 600 000 leke ne favor te te
paditures Irma Libohova, e cila perfaqeson pagesen e gjashte muajve.

305
- Ne kundershtim me Nenet 100 dhe 29/1 te K.Pr.Civile, gjykata e apelit
eshte shprehur se kenget e Albumeve "Kafe llafe" dhe "Mollaxhiu" nuk
jane njesoj, ne nje kohe kur nuk ka ndodhur asnje degjim apo konstatim i
fakteve te kesaj natyre.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, si degjoi perfaqesuesin
e pales paditese i kunderpaditur av. Pjeter Gaci, qe kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare,
perfaqesuesin e pales paditur kunderpaditese av. Gjergj Papuli, qe kerkoi lenien
ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Rekursi i paraqitur nga pala paditese e kunderpaditur shoqeria "Shqipja
2000” sh.p.k, permban shkaqe nga ato te parashikuara ne nenin 472 te
K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.401, date
08.04.2004, qe ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duke rrezuar padine
dhe pranuar kunderpadine, duhet te prishet dhe te lihet ne fuqi vendimi i
Gjykates se Rrethit Tirane.
Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se
midis paditesit dhe te paditures eshte lidhur ne daten 21 janar 2003 nje kontrate
nepermjet te ciles pales paditese i jepet ekskluziviteti per riprodhimin dhe
tregetimin ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise te dy albumeve te te
paditures te titulluara "Napoloni” dhe "Kafe llafe”. Ne kontrate jane parashikuar
detyrimet e pales paditese per te nxjerre albume me cilesi te larte dhe
profesionalizem dhe per shperblimin e te paditures çdo muaj ne vleren 100.000
(njeqindmije) leke si dhe e drejta e ekskluzivitetit mbi keto albume, duke u
theksuar shprehimisht se askush nuk ka te drejte te ushtroje te drejtat e
tregetimit dhe shperndarjes se dy albumeve te siperpermendura. Kontrata eshte
lidhur me afat dy vjeçar dhe i kishte filluar efektet e saj qe ne daten 01 janar
2003. Nderkohe bashkepunimi mes paleve kishte filluar dy vjet para lidhjes se
kesaj kontrate, ku pala paditese kishte kohe qe riprodhonte dhe tregetonte
albumin "Napoloni".
Ne daten 19 maj 2003, e paditura ka lidhur me personin e trete ne kete
gjykim - shoqerine "Elrodi Music” nje kontrate, nepermjet te ciles i jepej e
drejta shoqerise se mesiperme te shumfishonte dhe shperndante audiokaseten
dhe CD me kenget e te paditures ne albumin me titull "Mollaxhiu”. Kontrata
eshte lidhur per nje afat 5 vjeçar, duke u percaktuar dhe shperblimi qe do te
merrte e paditura si dhe menyra e berjes se likuidimit te tij.
Pala paditese ka pretenduar se pavaresisht nga titulli i ndryshem i albumit
"Kafe llafe” dhe "Mollaxhiu” ne thelb behet fjale per te njejtin album, pasi
kenget jane te njejta. Keshtu albumi "Mollaxhiu" fillon me kengen Kafe-llafe, e

306
cila pasqyrohet dhe ne posterin e shperndare nga shoqeria "Elrodi Music”. Sipas
saj jo vetem qe e paditura nuk ka permbushur detyrimin per te dorezuar albumin
"Kafe llafe" sipas kontrates, por ajo nuk ka respektuar te drejten e ekskluzivitetit
te pales paditese. Per kete kjo e fundit ka kerkuar te detyrohet e paditura te
shperbleje demin e shkaktuar.
Ne gjykim paraqiti kunderpadi dhe e paditura. Ajo pretendoi se albumi
"Napoloni" qe pala paditese ka riprodhuar dhe shperndare, ka qene jashte
parametrave te parashikuar ne kontrate, si dhe pala paditese ka tejkaluar te
drejtat e dhena sepse e ka riprodhuar dhe ne CD. Ky sipas saj ka qene edhe
shkaku qe nuk ka dorezuar albumin tjeter "Kafe llafe”. Per sa me siper paditesja
ka kerkuar zgjidhjen e kontrates, si dhe shperblimin e demit per shkak te
shkeljes se kushteve. Ne shtesen e objektit te kunderpadise ka kerkuar edhe
shperblimin e demit moral ne shumen 10.000.000 (dhjete milione) leke te
rrjedhur nga nje interviste e dhene nga pala paditese ne TV KLAN, nga e cila,
sipas te paditures, eshte cenuar personaliteti i saj.
Gjykata e rrethit pasi ka hetuar lidhur me pretendimet e seciles nga palet
ka konstatuar se pretendimi per cilesine e keqe te albumit "Napoloni”, si dhe ai
per cenimin e personalitetit te te paditures nga nje interviste e dhene nga pala
paditese jane te pabaza, ne nje kohe qe dhe me pohimet e vete te paditures eshte
vertetuar se ajo nuk e ka dorezuar albumin e dyte prane pales paditese dhe se ka
lidhur nje kontrate me personin e trete. Pranohet nga gjykata se albumi
"Mollaxhiu” nis me kengen kafe llafe çka verteton shkeljen e kontrates nga e
paditura dhe kjo, e bere me qellim per te realizuar fitime suplementare, pa patur
parasysh se demtonte rende interesat e pales paditese te ciles i kishte dhene
ekskluzivitetin e albumeve.
Per te percaktuar vleren e demit te shkaktuar eshte kerkuar kryerja e nje
ekspertimi, nga i cili rezultoi se vlera e demit per palen paditese llogaritet ne
2.040.000 leke. Sipas ekspertes perfitimi i pales paditese do te ishte i barabarte
me ate te te paditures - pra per 2 vjet ne shumen 2.400.000 (dy milione e
katerqindmije). Nga ky fitim eshte zbritur fitimi qe do te realizohej per albumin
tjeter "Napoloni” per te cilin bashkepunimi kishte filluar prej kohesh dhe pjesa
me e madhe e fitimit ishte realizuar, duke mbetur demi nga mosdorezimi i ketij
albumi ne vleren e permendur me lart.
Per sa me siper gjykata e rrethit ka pranuar padine dhe ka detyruar te
padituren te shperbleje palen paditese ne vleren 2.000.000 leke, si dhe ka
pranuar kunderpadine vetem persa i perket zgjidhjes se kontrates mes paleve.
Per pjesen tjeter kunderpadia eshte rrezuar.
Gjykata e apelit edhe pse nuk ka bere asnje perseritje, qofte dhe te
pjesshme te hetimit gjyqesor, faktet e pranuara nga gjykata e rrethit i ka
interpretuar ne te kundert. Keshtu ajo pranon ne vendimin e saj se eshte pala
paditese ajo qe ka shkelur kushtet e kontrates duke mos i paguar paditeses
pagesen per 6 mujorin e pare te vitit 2003, se e paditura i ka thene disa here
gojarisht per kete problem dhe mbi te gjitha se kenget e albumit "Kafe llafe"

307
nuk rezulton te jene njelloj ne asnje kenge me albumin "Mollaxhiu”. Per sa me
siper, kjo gjykate ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duke rrezuar
padine si dhe pranuar kunderpadine si persa i perket zgjidhjes se kontrates,
ashtu dhe per detyrimin e pales paditese t`i shperbleje te paditures demin ne
vleren 600.000 leke. Gjithashtu ajo ka rrezuar edhe pjesen e kunderpadise per
pagimin e demit moral ne shumen 10.000.000 (dhjete milione) leke.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte e vlereson te gabuar konkluzionin e
arritur nga gjykata e apelit.
Gjate gjykimeve eshte pretenduar nga pala paditese dhe eshte pranuar
edhe nga e paditura se albumi "Kafe llafe" per te cilin ishte lidhur kontrata nuk i
eshte dorezuar pales paditese deri ne momentin e ngritjes se padise. Eshte
pranuar gjithashtu nga gjykata e rrethit se albumi "Mollaxhiu”, pavaresisht nga
titulli i ndryshem me te parin, ne permbajtjen e tij ishte i njejte aq sa kenga e
pare e tij ishte "Kafe llafe”. Mbi keto fakte te rezultuara ne gjykimin ne
gjykaten e rrethit, gabimisht gjykata e apelit ka bere nje interpretim te ndryshem
pa perseritur qofte dhe pjeserisht hetimin gjyqesor. Ajo pranon se kenget e dy
albumeve nuk jane te njejta, por nuk argumenton nga rezulton nje fakt i tille (siç
thame me lart gjykata e apelit nuk ka bere degjim te albumit). Ajo pranon
gjithashtu se e paditura i ka ngritur gojarisht pretendimet per cilesine e dobet te
albumit tjeter "Napoloni", si dhe mosberjen e pageses per periudhen janar-maj,
por nuk argumenton se ku e mbeshtet sa me siper. Vete pala e paditur nuk
rezulton te kete paraqitur asnje prove qe te vertetoje kete pretendim veç
kunderpadise te paraqitur ne kete gjykim, pasi pala paditese kishte parashtruar
me pare pretendimet e saj. Vertetimi i sa me siper ka qene jo vetem nje detyrim
ligjor, por edhe nje detyrim qe buronte nga kontrata e lidhur nga vete palet ne te
cilen parashikohet: "Gjithashtu Znj. Irma Libohova ne rast se veren shkelje te te
drejtave te tij do t’i drejtohet "Shqipes 2000” per zgjidhjen e tyre me
marreveshje te perbashket…”
Arsyetimi i bere nga gjykata e apelit eshte gjithashtu kontradiktor. Nga
nje ane ajo pranon se albumi "Kafe llafe” nuk i eshte dorezuar pales paditese
dhe nga ana tjeter pranon se eshte kjo e fundit qe ka shkelur detyrimet
kontraktore, duke mos e shperblyer te padituren.
Kolegji Civil e konsideron te drejte e te mbeshtetur ne ligj vendimin e
gjykates se rrethit.
Me te drejte ajo arsyeton se kontrata mes paleve permban detyrime te
ndersjellta dhe ka qene pala e paditur ajo qe duhet te kryente veprimet e para
per permbushjen e saj, duke i dorezuar pales paditese albumin, veprime keto qe
ne fakt nuk i ka kryer. Qe ne kete moment mund te thuhet se pales paditese i
eshte shkaktuar dem nga mospermbushja e kontrates. Por ne kushtet kur pala
paditese ka patur edhe ekskluzivitetin mbi albumin ky dem rritet, pasi eshte
detyrim ligjor qe ne kontratat e lidhura ne qarkullimin civil palet ne kontrate
duhet te sillen me korrektesi e ndershmeri karshi njera tjetres. Lidhur me vleren
e demit ai eshte percaktuar nga ekspertet.

308
Pretendimet e pales se paditur kane qene se paditesit nuk i eshte
shkaktuar ndonje dem dhe jo persa i perket vleres se tij. Ekzistenca e demit
eshte argumentuar qarte prej gjykates se rrethit.
Lidhur me kunderpadine me te drejte eshte pranuar vetem kerkimi per
zgjidhjen e kontrates. Nje gje e tille eshte pranuar prej te dyja paleve dhe
gjykata vetem se ka legalizuar nje gjendje faktike.
Pretendimi i te paditures se i eshte shkaktuar dem nga mospagimi i
detyrimit mujor prej 100.000 leke deri ne momentin e ngritjes se padise eshte i
pabazuar. Ky detyrim do te ishte i kerkueshem vetem ne rast se e paditura do te
kishte permbushur detyrimet e saj - te kishte dhene per riprodhim albumin dhe
shoqeria do te kishte kryer punen sipas kontrates. Pagesa mujore e percaktuar ne
kontrate eshte rrjedhoje e nje pune te kryer dhe jo nje pagese qe do te behet
apriori.
Pala e paditur ka pretenduar gjithashtu se gjykata e rrethit ka vepruar
gabimisht kur e ka detyruar ate te shperbleje ne vleren 2.000.000 leke, kur vlera
e percaktuar nga ekspertet eshte me e madhe. Ky pretendim eshte i
pambeshtetur, pasi gjykata eshte e detyruar te shprehet per gjithcka qe kerkohet
dhe vetem per ate qe kerkohet. Kerkimi i pales paditese ka qene per 2.000.000
leke ndaj dhe gjykata ka pranuar padine per kete shume.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/b te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.401, date 08.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.4784, date 17.11.2003 te Gjykates se rrethit
Tirane.

Tirane, me 28.04.2005

MENDIMI I PAKICËS
Kam mendimin se ceshtja duhej zgjidhur ndryshe nga Kolegji Civil i
Gjykates se Larte. Ka qene rasti ne kete gjykim qe ne zbatim te nenit 485/c te
K.Pr.Civile vendimi i gjykates se apelit te prishej dhe ceshtja te kthehej per
rigjykim ne ate me tjeter trup gjykues.
Ashtu sikurse pranohet ne vendimet e gjykatave dhe rezulton nga aktet e
ndodhura ne dosje, palet ndergjyqese kane paditur e kunderpaditur njera-tjetren,
duke pretenduar respektivisht se nuk kane zbatuar detyrimet kontraktore qe

309
rrjedhin nga kontrata e lidhur mes tyre ne daten 21.01.2003, per ekskluzivitetin
qe pala e paditur ka marre per prodhimin dhe tregtimin e dy albumeve te pales
se paditur kunderpaditese, te titulluara “Napoloni” dhe “Kafe llafe”.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, ka pranuar padine dhe e ka detyruar te
padituren Irma Libohova te paguaje demshperblim ne shumen 2.000.000 leke
pales paditese, shoqeria “Shqiponja 2000” dhe ka pranuar kunderpadine per
zgjidhjen e kontrates mes paleve e rrezuar ate per shperblimin e demit moral.
Per te arritur ne kete perfundim, gjykata ka pranuar te provuar faktin se albumi
“Kafe llafe” nuk eshte dorezuar nga pala e paditur sipas detyrimit kontraktor, se
per te njejtin album por me emer te ndryshem, “Mollaxhiu”, ne date 13.05.2003,
pala e paditur ka lidhur kontrate tjeter me shoqerine “Elrodi Music” duke
prishur ekskluzivitetin me palen paditese dhe nderkohe nuk ka pranuar te
provuar faktin e pretenduar nga pala e paditur kunderpaditese se thelbi i
konfliktit mes tyre eshte cilesia e dobet e riprodhimit te albumit “Napoloni” dhe
mospagimi i detyrimeve nga pala paditese. Ne te kundert me sa ka pranuar
gjykata e shkalles se pare, Gjykata e Apelit Tirane ka arsyetuar se pala paditese
nuk ka permbushur detyrimet ndaj pales se paditur dhe ka ndryshuar vendimin e
gjykates se shkalles se pare sikurse citohet ne vendimin e Kolegjit Civil.
Nje nga momentet e rendesishme qe sjell edhe ne perfundime te kunderta
mes perfundimeve qe kane arritur gjykatat, eshte pranimi i ndryshem i faktit
nese albumet “Kafe llafe” dhe “Mollaxhiu” jane te njejte.
Kolegji Civil pranon faktin qe gjykata e apelit pa perseritur shqyrtimin
gjyqesor, pa degjuar vete keto albume dhe pa marre prova te tjera duke
interpretuar faktet ndryshe nga gjykata e shkalles se pare, ka pranuar t’i jape
zgjidhje te ndryshme ceshtjes. Mendoj se moskryerja e disa detyrimeve ligjore
nga gjykata e apelit e ben te cenueshem vendimin e asaj gjykate, por
njekohesisht nuk i jep juridiksion Gjykates se Larte, qe edhe pse konstaton
shkeje te rendesishme ne gjykimin ne apel, te marre persiper zgjidhjen e
ceshtjes duke konfirmuar perfundimet e gjykimit ne shkalle te pare qe jane te
ndryshem me ato te apelit.
Mendoj se ceshtja duhej kthyer per rigjykim e te vihej detyre per
plotesimin e hetimit gjyqesor lidhur me ekzistencen e fakteve te pranuar
ndryshe nga gjykatat. Eshte absolutisht i ndryshem konkluzioni qe kane arritur
te ato persa i perket faktit nese kemi te bejme me te njejtin albumi dhe te
titulluar ndryshe, “Kafe llafe” dhe “Mollaxhiu”. Gjykata e Larte ka pranuar se
eshte i njejti album, duke perkrahur qendrimin qe ka mbajtur gjykata e shkalles
se pare kur nje gje e tille eshte ceshtje prove dhe jo ceshtje interpretimi ligjor.
Marre per baze sa me siper, zgjidhja ligjore e ceshtjes do te ishte
verifikimi edhe nje here nga gjykata e apelit i ceshtjeve qe lidhen me
bazueshmerine ne prova te pretendimeve te paleve, te cilat ajo duhet t’i
verifikoje vete nese ka qendrim te kundert per ekzistencen e tyre me ate te
gjykates se shkalles se pare.
Nikoleta Kita Artan Hoxha

310
Nr.2086/221 i Regj. Themeltar
Nr.736 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore date 21.04.2005 dhe 28.04.2005, mori ne shqyrtim


ceshtjen civile nr.2086/221 akti qe i perket:

PADITËS: PANAJOT STEFA, perfaqesuar


prej Av. Agim Gogu
E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E
DOGANAVE, DEGA VLORE,
perfaqesuar prej Av. Shamet Shabani
dhe Av. i shtetit Petrit Myftari

OBJEKTI:
Pavlefshmeri e titullit ekzekutiv.
Baza Ligjore: Neni 245/4 i ligjit 8449, date 27.01.1999
"Kodi Doganor",
neni 609 i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.1609, date 08.10.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese-padise si te pabazuar ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.9, date 28.01.2004 ka vendosur:


Ndryshimin e vendimit nr.1609, date 08.10.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Vlore dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt:
Pranimin e padise.
Konstatimin e pavlefshmerise absolute te titujve ekzekutive nr.234,
date 10.09.2002 dhe nr.244, date 10.11.2002 te nxjerre nga Dega e

311
Doganes Vlore mbi borxhin doganor te subjektit "Stefa” sh.p.k. ne
shumat respektive 68.480.224 leke dhe 14.517.131 leke si detyrim
per aplikim akcize.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, e


cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te Gjykates se shkalles se pare Vlore, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin. Produkti i importit "Vaj -
baze" me kod tarifor nr.27100085, eshte importuar nga paditesi gjate
periudhes 10.01.2001 deri ne 26.02.2002. Gjate asaj periudhe ka vepruar
ligji nr.8848, date 19.12.2001, sipas te cilit akciza paguhej si ne import
dhe ne prodhim. Ky kod tarifor eshte perjashtuar nga pagesa e akcizes me
ligjin nr.8949, date 03.10.2002.
- Vertetimi i marre nga tatimet per permbushjen e detyrimeve te
akcizes ka te beje vetem me masen e akcizes se prodhimit jo me akcizen
qe duhej te paguhej per import.

Kunder rekursit ka paraqitur kujtese date 26.10.2004 paditesi Panajot


Stefa, i cili kerkon mospranimin e rekusit te paraqitur, duke parashtruar keto
shkaqe:
- Rekursi eshte paraqitur tej afateve ligjore (nje dite jashte afatit),
te parashikuara nga nenet 148, 149, 443, 444 te K.Pr.Civile.
- Pala e paditur ka qene prezent ne gjykim, ne seancen kur eshte
dhene vendimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, si degjoi perfaqesuesin
e pales paditese av. A.Gogu, qe kerkoi mospranimin e rekursit si i paraqitur
jashte afatit dhe si biseodi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Gjykimi i çeshtjes se mesiperme ne Gjykaten e Larte duhet te pushohet
per shkak se mungon rekursi qe e ve ne levizje kete gjykate.
Nga aktet e dosjes rezulton se ne daten 28.01.2004 ka perfunduar
shqyrtimi i çeshtjes ne Gjykaten e Apelit Vlore, e cila me vendimin nr.9, ka
ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pranuar padine per konstatimin
e pavlefshmerise absolute te titujve ekzekutive te nxjerre nga Dega e Doganes
Vlore ne ngarkim te pales paditese. Ne kete date pala e paditur ka qene e
pranishme ne gjykim dhe ka marre dijeni per vendimin e mesiperm.
Nga administrimi i rekursit te ndodhur ne dosje, rezulton se ai mban
siglen e punonjesit te gjykates te ngarkuar me kete detyre, me date 28.02.2004
ne nje kohe qe afati i fundit per dorezimin e tij ishte data 27.02.2004. Nisur nga
fakti se ne krye te rekursit eshte shenuar data 27.02.2004, pala e paditur

312
pretendoi se e ka dorezuar rekursin ne kete date. Nga Gjykata e Larte ju la
detyre paraqitja e dokumentave qe vertetojne kete pretendim, por pala e paditur
nuk mundi ta beje nje gje te tille. I vetmi dokument qe ajo paraqiti eshte nje
vertetim me date 25.04.2005 i Gjykates se rrethit Vlore, nga pembajtja e te cilit
rezulton qe ne kete gjykate te jete paraqitur rekurs per çeshtjen ne gjykim (gje
qe nuk kontestohet), por qe nuk eshte i rregjistruar fare ne librin e pranimeve te
rekursit.
Neni 476 i K.Pr.Civile parashikon: "Rekursi depozitohet ne sekretarine e
gjykates qe ka dhene vendimin, ne afatin prej 30 ditesh nga njoftimi qe u eshte
bere paleve". Nga sa permendem me lart rezultoi qe te jete dorezuar jashte ketij
afati e per rrjedhoje duhet konsideruar se ai mungon.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Pushimin e gjykimit ne Gjykaten e Larte te çeshtjes civile me pale
paditese Panajot Stefa e te paditurit Dega e Doganes Vlore dhe objekt
pavlefshmeri e titullit ekzekutiv.

Tirane, me 28.04.2005

313
Nr.2325/303 i Regj. Themeltar
Nr.737 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Nikoleta Kita Anetare

ne daten 28.04.2005 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile qe i


perket:

PADITËS: BLEDAR ÇABEJ, BASHKIM ZAIMI,


KATERINA MITROKOSTA,
ARBEN ALLA,
NAZMI TUMANI, ne mungese
I PADITUR: SHERBIMI INFORMATIV
KOMBETAR, perfaqesuar nga
Av. i Shtetit K. Gazheli dhe K. Poga
PERSON I TRETË: SHERBIMI I KONTROLLIT TE
LARTE TE SHTETIT, perfaqesuar
nga Av. i Shtetit K. Gazheli dhe K. Poga

OBJEKTI:
Anullim i Urdherit te zhdemtimeve
nr.3, nr.5, nr.8, nr.13, nr.4, date 24.07.2002
per shumat 65.000, 104 750, 36.328, 71.838 dhe 406.000 leke.
Baza Ligjore: Nenet 192, 609 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.2394, date 30.05.2003


ka vendosur:
Pranimin e padise, anullimin e urdher zhdemtimeve nr.3, 5, 8, 13,
14 te dates 24.07.2002.

314
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.511, date 23.04.2004 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.2394, date 30.05.2003 te
Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare


ne mbeshtetje te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Avokatura e
Shtetit, e cila kerkon prishjen e vendimeve dhe dergimin e çështjes per rigjykim
ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Nuk eshte percaktuar drejt natyra e konfliktit ne gjykim. Padia eshte sipas
neneve 192 dhe 609 te K.Pr.Civile, nderkohe kur eshte kerkuar anullimi i
urdherave te zhdemtimit.
- Gjykatat nuk ka zbatuar nenin 14 te K.Pr.Civile, pasi nuk sqarohet nese
ndodhemi para gjobes se vene sipas Ligjit nr.7971, date 26.07.1995, apo
perpara demit te shkaktuar si rezultat i veprimeve te paligjshme te
paditesave, si dhe nuk eshte saktesuar se sa eshte demi material qe i ka
ardhur pales se paditur SHIK, nga veprimet e paditesave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, Avokatin e Shtetit
Kosta Gazheli, i cili kerkoi prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit dhe
bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.511, date 23.04.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin
eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit nr.2394, date 30.05.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, qe ka pranuar padine, duke anulluar urdher zhdemtimet
nr.3, 5, 8, 13, 14, date 24.07.2002, eshte pasoje e zbatimit te keq te ligjit, per
pasoje vendimet duhet te prishen dhe gjykimi i ceshtjes te pushohet.
Nga aktet e dosjes rezulton se, pala e paditur me urdher zhdemtimet nr.3,
5, 8, 13, 14 te dates 24.07.2002, ka vendosur detyrimin e paditesave te
zhdemtojne arken e shtetit ne shumat perkatese, per shkak te vertetimit te
shkeljeve te proçedurave te zhvillimit te tenderave, qe kane sjelle dem ne fondin
buxhetor. Keto urdher zhdemtime, kane dale ne mbeshtetje te Raportit te
Kontrollit te Larte te Shtetit, i cili ka evidentuar dhe shkeljet ligjore te
konstatuara.
Paditesit, duke mos qene dakord me keto urdher zhdemtime, i jane
drejtuar gjykates me kerkesepadi per anullimin e tyre konform nenit 192 dhe
609 te K.Pr.Civile.
Gjykatat kane pranuar padine me arsyetimin "se ne te gjitha rastet
ndonese ka parregullsi, por konstatohet se mungon demi ekonomik, e per
rrjedhoje nuk ka vend per pergjegjesi materiale te paditesave …"

315
Kunder vendimeve ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, e cila ka
parashtruar se, nuk eshte percaktuar drejt natyra e konfliktit ne gjykim, padia
eshte sipas neneve 192 dhe 609 te K.Pr.Civile, nderkohe kur eshte kerkuar
anullimi i urdherave te zhdemtimit dhe se gjykata nuk ka zbatuar nenin 14 te
K.Pr.Civile, pasi nuk sqarohet nese ndodhemi para gjobes se vene sipas Ligjit
nr.7971, date 26.07.1995, apo perpara demit te shkaktuar si rezultat i veprimeve
te paligjshme te paditesave, si dhe nuk eshte saktesuar se sa eshte demi material
qe i ka ardhur pales se paditur SHIK nga veprimet e paditesave.
Ne kuptim te zbatimit te dispozitave procedurale civile, Kolegji Civil i
Gjykates se Larte cmon se, gjykata ka gabuar ne pranimin e padise, per arsye se
shkaku ligjor mbi te cilin eshte ngritur padia, Neni 609 i K.Pr.Civile parashikon
pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, ndersa urdher zhdemtimet nuk jane te tille.
Urdher zhdemtimi nuk perben titull ekzekutiv, sepse Neni 510 i K.Pr.Civile,
permend shprehimisht se, cilet jane tituj ekzekutiv, per rrjedhoje jemi para nje
padie qe nuk mund te ngrihet.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485 germa "e" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.511, date 23.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe te vendimit nr.2394, date 30.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane
dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 28.04.2005

316
Nr.2151/245 i Regj. Themeltar
Nr.738 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar
Agron A.Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare

ne daten 28.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile


nr.2151/245 qe i perket:

PADITËS: AGIM ÇARÇIU, perfaqesuar me prokure


nga Av. Qemal Meta.
TË PADITUR: BASHKIA E QYTETIT GRAMSH
perfaqesuar nga juristja e Bashkise
Gramsh Flutura Çekrezi

OBJEKTI:
Kundershtimin dhe shfuqizimin e aktit administrativ
nr.58, date 06.03.2003 te Bashkise,
pezullimin e aktit administrativ deri ne perfundim te gjykimit.
Baza Ligjore: Nenet 31, 153, 324/a, 325, 329 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.1014, date


24.06.2003 ka vendosur:
Pranimin e kerkesepadise.
Anullimin pjeserisht te aktit administrativ nr.58, date 06.03.2003
per piken I dhe IV.
Detyrimin e pales se paditur, Bashkia e qytetit Gramsh per te marre
masat e nevojshme per rivendosjen e se drejtes se cenuar paditesit
Agim Çarçiu.

317
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.490, date 04.11.2003 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1014, date 24.06.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Elbasan.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe te gjykates se shkalles se pare


ne mbeshtetje te Nenit 472 te K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur,
Bashkia e qytetit Gramsh, e cila kerkon prishjen e vendimeve, duke parashtruar
keto shkaqe:
- Paditesi ka ardhur ne Gramsh qe ne vitin 1984 para se fshati te permbytej,
nderkohe qe per banoret e fshatit Drize ende nuk ka dale vendim qeverie pasi
hidrocentrali nuk u ndertua dhe banesa e paditesit eshte e pademtuar dhe sot.
Paditesi ka bere lejen e banimit ne vitin 1990, si gjithe banoret e tjere jo si i
permbytur.
- Ne vitin 1996 paditesi ka bere kerkese si i pastrehe dhe jo si i permbytur dhe
Keshilli Bashkiak i ka dhene statusin e te pastrehit ne mbeshtetje te Ligjit
nr.8030.
- Paditesi nuk figuron ne listen e te permbyturve, ne ate liste jane 26 familje qe
i kapte kupa e liqenit .
- Ne pallat kane hyre 12 familje ne dy katet e paperfunduara te cilet i kane
perfunduar vete, ndersa ne vitin 2000 kur shteti perfundoi 3 katet e tjera ka
hyre dhe paditesi duke zene forcerisht nje apartament me pretekstin se eshte i
permbytur.
- Ndarja e apartamenteve ne pallatin perkates eshte planifikuar per 26 familje,
ku nuk figuron emri i paditesit, ai figuron ne 28 familje te fshatit Drize, qe ne
fakt nuk u permbyten. Kjo liste eshte pa firme e vule.
- Gjykata ka vepruar jashte kompetencave duke shfuqizuar nje akt
administrativ, si pasoje e te cilit duhet te dalin jashte 12 familje duke krijuar
probleme sociale.

Kunder-rekurs ka paraqitur paditesi Agim Çarçiu, i cili kerkon mospranim


rekursi duke parashtruar keto shkaqe:
- Shperngulja ime eshte bere per efekt te projektit per ndertimin e H/C te
Banjes, pasi banesa dhe prona ime permbyteshin, duke bere pashaportizimin
ne Gramsh dhe emri im figuron ne nr.17 te listes.
- Pretendimi i rekursuesit se nuk perfshihem ne te permbyturit, rrezohet nga
relacioni i saj ku ne faqe 13 citohet; se ne kete pallat duhet te sistemohen dhe
disa familje qe kane vite si banore te Gramshit dhe jane ne listat e te
permbyturve ne fshatrat Drize, Cigar, etj. … duke permendur dhe Agim
Çarçiu.
- Fakti se jam rregjistruar si "i pastrehe" nuk rrezon faktin se jam larguar nga
fshati i permbytur, nuk jam trajtuar as me toke, keto vertetohen me prova
shkresore.

318
- Keshilli Bashkiak ka ndryshuar ne kundershtim me ligjin destinacionin e
ndarjes se pallatit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetarit Vladimir Metani, perfaqesuesin e paditesit
Av. Qemal Meta, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit
Durres, perfaqesuesen e te paditurit juristen Flutura Çekrezi, qe kerkoi prishjen e
dy vendimeve dhe rrezimin e padise dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.490. date 04.11.2003 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin
eshte lene ne fuqi vendimi nr.1014, date 24.06.2003 i Gjykates se shkalles se pare
Elbasan eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet.
Gjithashtu per shkak se nuk jane zbatuar drejte kerkesat e ligjit duhet te
prishet dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe çeshtja te pushohet.
Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Agim Çarçiu ka qene
banor i fshatit Drize te rrethit Gramsh, per shkak te ndertimit te H/C te Banjes
banesa e tij dhe e disa bashkefshatareve do te permbytej. Per sistemimin e
familjareve qe do tu permbyteshin shtepite eshte çelur dhe fondi per ndertimin e
nje pallati.
Paditesi rezulton te jete larguar nga fshati Drize e te jete bere banore i
qytetit te Gramshit qe nga viti 1990 dhe ne vitin 2000 ai me disa banore te tjere
jane futur e banojne ne kete pallat te pa pajisur me autorizimin perkates.
Me padine ne gjykim ai ka kerkuar çfuqizimin e Vendimit te Keshillit
Bashkiak nr.58, date 06.03.2003, me te cilin eshte vendosur qe ne banesen e zene
nga ai (paditesi) te strehohet nje person tjeter me statusin e te pastrehit. Me kete
vendim njekohesisht eshte urdheruar paditesi te liroje banesen.
Gjykata e shkalles se pare Elbasan ka pranuar kerkesen e paditesit duke
anulluar pjeserisht aktin administrativ nr.58, date 06.03.2003 per piken 1 dhe 4 te
tij dhe detyrimin e pales se paditur, Bashkia e Qytetit Gramsh, per te marre masat
e nevojshme per rivendosjen e se drejtes te cenuar te paditesit Agim Çarçiu. Ky
vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.
Ne rekursin e ushtruar nga pala e paditur Bashkia e Qytetit Gramsh eshte
kerkuar prishja e vendimeve dhe rrezimi i kerkeses se: paditesi ka ardhur ne kete
qytet qe ne vitin 1994, para permbytjes se fshatit, gje qe nuk ka ndodhur; per kete
nuk ka dhe vendim te K.M per kete fshat, paditesi ne vitin 1996 ka bere kerkese
dhe i eshte miratuar statusi i pa strehe, ne vitin 2000 me pretendimin si i
permbytur, ka zene forcerisht nje apartament. Gjykata ka shfuqizuar aktin
administrativ per 12 familje te pajisura me lejen perkatese per tu strehuar ne kete
pallat.

319
Kolegji Civil i Gjykates se Larte i çmon te drejta dhe te bazuara ne ligj
pretendimet e mesiperme, prandaj ato duhet te pranohen.
Ka rezultuar e provuar nga aktet e ndodhura ne dosje qe disa banesa
perfshire dhe banesen e paditesit nuk jane permbytur. Paditesi ne pallatin qe po
ndertohej me destinacion per te permbyturit ne vitin 1997 i pajisur jo me
dokumentacionin perkates ka marre ne perdorim dy dhoma dhe nje kuzhine.
Ndodhur ne keto kushte ana e paditur me vendimin nr.58, date 06.03.2003
ka urdheruar detyrimin e paditesit per lirimin e baneses te zene forcerisht prej tij,
mbasi sipas aktit te mesiperm ne ate banese do te sistemohej nje qytetar tjeter i
pajisur me dokumentacionin perkates.
Paditesi ka kerkuar anullimin e ketij vendimi, per shkak se, sipas tij, ne
baze te akteve nenligjore qe lidheshin me sistemimin e personave qe do t'u
permbytej banesa, ai do te perfitonte nga ky akt.
Ky pretendim i tij eshte i pabazuar, per faktin se ai perdorimin e kesaj
banese e ka fituar ne menyre te kundraligjshme duke e zene ate forcerisht dhe si i
tille ai nuk mund te legjitimohet te kerkoje anullimin e aktit administrativ te
sipercituar, pasi ai ne rastin konkret eshte ne mbrojtje te nje interesi te paligjshem.
Ne veshtrim te nenit 32 te K.Pr.Civile paditesi do te legjitimohej ne
kerkimet e tij vetem ne rastin se do te pranonte se ato jane te ligjshme.
Fakti qe sipas akteve nenligjore, ne rast se do te ndodhte permbytja e
baneses se tij e ndodhur ne Fshatin Drize, ai do te trajtohej me banese nga shteti
nuk e legjitimuan ate te zere kete te fundit forcerisht, pasi kete te drejte ai nuk e
fiton ipsojure nga keto akte, por nepermjet zbatimit te tyre prej organeve
perkatese. Ne rastin konkret nuk rezulton qe paditesi te jete pajisur me
dokumentacionin perkates per te marre ne perdorim e per te kryer ne te ardhmen
veprimet e nevojshme juridike ne lidhje me pronesine e saj. Per rrjedhoje ai
(paditesi) duke pasur ne perdorim nje banese ne menyre te paligjeshme nuk mund
te legjitimohet per kundershtimin e nje akti administrativ mbi bazen e te cilit
kerkohet te vendosen marredhenie ligjore te drejta.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485 germa "e" te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimeve nr.490, date 04.11.2003 te Gjykates se Apelit Durres
dhe nr.1014, date 24.06.2003 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe
pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 28.04.2005

320
MENDIMI I PAKICËS
Kam mendimin se zgjidhja e ceshtjes nga Kolegji Civil i Gjykates se
Larte vjen ne kundershtim me ligjin, si dhe me juridiksionin e kesaj gjykate.
Rezulton nga aktet e ndodhura ne dosje dhe pranuar ne te dy vendimet
gjyqesore te shkalles se pare dhe te apelit, se paditesi Agim Çarçiu ka
kundershtuar aktin administrativ te Keshillit Bashkiak Gramsh me te cilin eshte
vendosur strehimi i disa familjeve te pastreha, apo te permbytyra nga
Hidrocentrali i Banjes, ne nje banese te ndertuar per kete qellim ne te cilin
banonte edhe paditesi, po pa leje te organit kompetent, ku sipas ketij vendimi ai
nuk perfshihej ne familjet qe sistemohen ne kete banese si i permbytur, por
vleresohet si kandidat alternativ me disa familje te tjera.
Me pretendimin se ai eshte kryefamiljar i nje prej familjeve qe permbytej
nga Hidrocentrali i Banjes ne fshatin Drize dhe per faktin se kjo banese, sipas
Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.442, date 14.8.1995, ndertohej pikerisht
per sistemimin e familjeve te permbytura, ai eshte sistemuar qe nga viti 2001,
ne pritje te vendimmarrjes se organit kompetent, si edhe te gjithe banoret e tjere.
Pas dy vjetesh qendrimi ne kete banese, ne mars te vitit 2003, Keshilli Bashkiak
ka vendosur qe per nje pjese te banoreve qe qendronin pa leje ne kete objekt te
konfirmoje qendrimin e tyre, duke dhene autorizimin per lidhjen e kontrates me
Entin e Banesave, ndersa te paditurin e ka trajtuar me mundesi alternative
banimi, por jo ne kete pallat. Gjithashtu, eshte provuar ne gjykim se
destinacioni і shperndarjes se kesaj banese eshte ndryshuar, pasi ne te jane
strehuar shume familje te cilat nuk jane nga ato qe u jane permbytur banesat nga
ndertimi і Hidrocentralit te Banjes.
Te dyja gjykatat e kane pranuar kerkese padine e paditesit, duke
konsideruar pjeserisht te pavlefshem aktin administrativ te Keshillit Bashkiak.
Ne menyre te permbledhur ato kane pranuar se Keshilli Bashkiak ka shkelur
nenin 32 te ligjit nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e
qeverisjes vendore”, pasi ne kundershtim me V.K.M. nr.442, date 14.08.1995,
me te cilin jane dhene fonde per pushtetin lokal me destinacion ndertimin e nje
banese per te permbyturit, Keshilli Bashkiak e ka perdorur per strehimin e
personave te tjere. Gjykatat kane pranuar se paditesi eshte nje nga ata qe duhet
te perfitonin strehim ne kete banese si familje e permbytur, se ai eshte larguar
nga fshati Drize me fillimin e punimeve te H/C te Banjes qe nga viti 1989 dhe
se per kete shkak ai ka marre lejen e banimit ne qytetin e Gramshit ne vitin
1990. Njekohesisht eshte provuar ne gjykim se ai nuk ka perfituar toke sipas
ligjit nr.7501, date 13.07.1991 “Per token” dhe se ai nuk ka pasuri te
paluajteshme dhe banese tjeter, gje qe e ka shtyre vete Keshillin Bashkiak qe ne
vitin 1996 ta shpalle ate te pastrehe. Pra, ka rezultuar plotesisht e provuar sipas
vendimeve te te dyja gjykatave se si rezultat і ndertimit te H/C te Banjes
paditesi eshte shperngulur familjarisht nga fshati Drize, duke shkeputur
plotesisht marredheniet dhe te drejtat e tij aty dhe ka qene ne pritje te nje

321
sistemimi sipas urdherimeve te percaktuara nga aktet e Keshillit te Ministrave te
dala per kete qellim.
Kam mendimin se Kolegji ka gabuar ne disa drejtime duke e zgjidhur
ceshtjen ne fakt, ne kundershtim me sa kerkon paditesi:
Se pari, ka pranuar fakte te ndryshme nga ato te dy gjykatave te
meparshme. Ne vendimin e tij Kolegji ka pranuar se banesa e paditesit dhe disa
banesa te tjera nuk jane permbytur, gje qe nuk eshte vene fare ne diskutim dhe
trajtuar nga gjykatat qe shqyrtojne ceshtjen ne fakt. Kjo vjen ne kundershtim me
nenin 472/a te K.Pr.Civile. Ne eventualitetin se Kolegji Civil do te kishte
dyshim lidhur me rrethanat e faktit te cilat sjellin pasoje ne zbatimin e
dispozitave ligjore, kishte detyrim qe ceshtjen ne baze te nenit 485/c/ç, ta
kthente per rigjykim duke і vene gjykatave detyra konkrete. Kolegji Civil ka
kthyer vehten nga nje gjykate ligji ne nje gjykate fakti.
Se dyti, Kolegji ka gabuar rende kur ka pranuar dhe arsyetuar se paditesi
duke zene forcerisht banesen nuk legjitimohet te ngreje padi per kundershtimin
e aktit administrativ. Sipas Kolegjit ai nuk eshte ne mbrojtje te nje interesi te
ligjshem e duke iu referuar nenit 32 e 485 te K.PrCivile ka prishur vendimet e te
dyja gjykatave dhe pushuar gjykimin e ceshtjes. Ky perfundim і Kolegjit vjen
haptazi ne kundershtim me nenin 325 te K.PrCivile dhe nenit 137 te
K.Pr.Administrative, duke i mohuar ne themel te drejten per t’iu drejtuar
gjykates, parashikuar nga neni 42 і Kushtetutes.
Akti administrativ і kundershtuar nga paditesi me nr.58, date 06.03.2003
ka pese pika, ku ne te parin sistemon familjet ekzistuese te hyra qe nga viti 1997
ne kete banese, ne te dyten, per nje pjese te familjeve propozohet qe ato te jepen
falas, ne te treten, disponon per nje kategori tjeter te pastrehesh dhe ne piken e
katert percakton trajtimin me banese si mundesi alternative perfshi edhe
paditesin Agim Carciu. Lidhur me interesin e ligjshem te paditesit per
kundershtimin e aktit, pakica ka mendimin:
a. Paditesi legjitimohet ta kundershtoje kete akt per faktin se ai і drejtohet
edhe paditesit dhe se ky akt nuk perfshihet ne ato akte per te cilat nuk mund te
ngrihet padi ne gjykate sikurse parashikon neni 326 i K.Pr.Civile, nderkohe qe
sipas nenit 137 te K.Pr.Administrative, ai ka te drejten e ankimit ndaj aktit
administrative qe i drejtohet atij.
b. Ai legjitimohet te kundershtoje kete akt per shkakun se ai ka nje
pretendim te ligjshem se si banor і permbytur duhet te trajtohej ne menyre te
drejte ne banesen e ndertuar me qellim strehimin e familjeve te permbytura nga
H/C і Banjes. Perdorimi і kesaj banese nga pushteti lokal jo vetem per kete
qellim, duke e prekur ate drejtperdrejte ne interesin e ligjshem, e legjitimon
paditesin ta kundershtoje aktin.
Kolegji Civil, duke pushuar gjykimin e ceshtjes, і ka hequr mundesine
paditesit te vleresohen nga Gjykata e Larte pretendimet e tij lidhur me
ligjshmerine e aktit administrativ qe ai ka kundershtuar ne gjykate, duke bere
keshtu qe ai te humbase nje te drejte themelore, apo ta zbatoje ate vetem

322
proceduralisht. Mendoj se ka qene e rendesishme per zgjidhjen e ceshtjes qe
Gjykata e Larte te shprehej nese ka patur shkelje ligjore nga pala e paditur ne
nxjerrjen e aktit administrativ kur ka disponuar lidhur me strehimin e personave
ne banese ne kundershtim me qellimin per te cilen pushteti qendror ka akorduar
fonde nga buxheti i shtetit.
Kam mendimin gjithashtu se, si akti administrative, ashtu edhe Kolegji
Civil і Gjykates se Larte, kane perdorur dy standarte te ndryshme per te njejtin
fakt. Nga njera ane pranojne se zenia ne menyre te paligjshme e baneses eshte
shkelje per paditesin, nga ana tjeter ne te njejtat kushte si dhe me paditesin
konfirmojne te kunderten per banoret e tjere, duke u dhene atyre te drejten e
strehimit tashme ligjerisht ne kete banese. Ne aktin administrativ, pika e pare,
percaktohet se u njihet banesa familjeve qe kane hyre qe nga viti 1997 ne te,
nderkohe qe nuk ka mbajtur te njejtin qendrim per paditesin, gje qe eshte
pranuar edhe nga Kolegji duke zgjidhur ceshtjen ne fakt. Referuar nenit 18 te
Kushtetutes, sipas se ciles individet jane te barabarte para ligjit, mendoj se ne
kete gjykim jane perdorur standarte te ndryshme per ta.

Artan Hoxha

323
Nr.2180/254 i Regj. Themeltar
Nr.739 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare
Evjeni Sinoimeri Anetare
Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile


nr.2180/254 akti qe i perket:

PADITËS: XHAVIT DOMA, perfaqesuar


prej Av. Agim Sulçe
TË PADITUR: KOMISIONI I NDARJES SE TOKES
PASKUQAN
KOMISIONI I NDARJES SE TOKES
KOMUNA PASKUQAN
KADRI HOXHA
QEMAL MUÇA

OBJEKTI:
1. Anullim i pjesshem i aktit nr.70, date 20.11.1997,
i aktit nr.43, date 20.11.1997 per siperfaqen 3200 m2.
2. Detyrimin e te paditurve te lirojne dhe dorezojne token.
Baza Ligjore: Ligji nr.7501, date 19.07.1991,
V.K.M nr.255, date 02.08.1991.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5106, date 19.12.2002


ka vendosur:
Pranimin e pjesshem te padise.
Anullimin e pjesshem te aktit te marrjes se tokes ne pronesi nr.70,
date 20.11.1997 ne emer te te paditurit Kadri Hoxha per 1200 m2
toke te ndodhur ne fshatin Paskuqan Tirane me kufizimet: Veriu -

324
kanal, Jugu - qendra e banuar, Lindja - Ismail Doma, Perendimi -
Ymer Doma.
Anullimin e pjesshem te aktit te marrrjes se tokes ne pronesi nr.43,
date 20.11.1997 ne emer te te paditurit Qemal Muça per 2000 m2
te ndodhur ne fashtin Paskuqan Tirane me kufizimet: Veriu - kanal,
Jugu - qendra e banuar, Lindja - Ismail Doma, Perendimi - Ymer
Doma.
Detyrimin e pales se paditur Komisioni i Ndarjes se Tokes te
fshatit Paskuqan te nxjerre aktin ne perputhje me ligjin per
paditesin Xhavit Doma per 3200 m2 toke bujqesore.
Pushimin e pjesshem te padise per kerkimin, lirimin e dorezimin e
sendit me siperfaqe 3200 m2.
Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen pales se paditur.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.165, date 17.02.2004 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.5106, date 19.12.2002 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 472 te


K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Xhavit Doma, i cili kerkon prishjen e
ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Ne kemi vite me radhe qe ankohemi ne rruge administrative (prova ne
dosje) dhe disa ankime te tjera i paraqitem ne apel dhe nuk u
administruan fare as parashtrimet tona me shkrim.
- Gjykata e apelit eshte kontradiktore ne arsyetimin e saj, pasi njehere
shprehet se paditesi duhej t’i drejtohej pushtetit lokal dhe me poshte thote
se nga "arsyetimi i çeshtjes ne gjykaten e apelit rezulton se vertet paditesi
i eshte drejtuar pushtetit lokal".
- Gjykata e apelit keqinterpreton me vetedije ne lidhje me vendimin
nr.30/1, date 25.06.1996 te Keshillit te Komunes Paskuqan ku shprehet
se: "Kjo komune nuk ka marre ne shqyrtim problemin e pronesise se
ngritur nga paditesi, por ka shqyrtuar problemin e nedoresise se tokes te
zene nga te paditurit.”
- Te paditurit nuk e kane patur asnjehere token ne perdorim dhe vendimi i
Komunes Paskuqan eshte haptazi i paligjshem dhe bie ne kundershtim me
Ligjin nr.8053, date 21.12.1995 dhe Udhezimin nr.106, date 23.02.1996,
pika 2, qe parashikon se "ne asnje rast te mos pranohet dhenia e tapise ne
pronesi direkt kur deri ne fund te Shkurtit 1996 nuk ka qene dhene tapia
ne perdorim".

325
- Gjykata e apelit gabon kur arsyeton ne vendimin e saj se mungon
juridiksioni gjyqesor per gjykimin e çeshtjes, pasi ajo duhej t’i referohej
Nenit 331 te K.Pr.Civile. Gjykata e apelit duhej te kishte parasysh
vendimin nr.686, date 11.09.2000 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates
se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinojmeri, si degjoi perfaqesuesin
e pales paditese Av. Agim Sulçe, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se
apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

VËREN
Vendimi nr.165, date 17.02.2004 i Gjykates se Apelit Tirane i cili ka
prishur vendimin nr.5106, date 19.12.2002 te Gjykates se rrethit Tirane dhe ka
pushuar gjykimin e çeshtjes, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Si i
tille ai duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet ne ate gjykate per vazhdimin e
gjykimit.
Gjykatat kane pranuar se paditesi Xhavit Doma me daljen e ligjit nr.7501,
"Per token" ka marre me aktin e marrjes se tokes ne perdorim nr.69, date
11.05.1993, nje siperfaqe 12.000 m2 ne fshatin Paskuqan. Qe ne ate kohe te
paditurit Kadri Hoxha dhe Qamil Muca, pa patur asnje titull, kane zene nje
pjese te kesaj siperfaqeje - perkatesisht Kadri Hoxha 1200 m2 dhe Qemal Muca
2000 m2. Paditesi eshte ankuar prane Keshillit te Komunes Paskuqan per
zgjidhjen e konfliktit me te paditurit dhe ky i fundit me vendimin nr.6, date
27.03.1995 ka vendosur te detyroje te paditurit te lirojne dhe dorezojne
siperfaqet e zena si dhe i ka denuar ata me gjobe. Vendimi, duke u konsideruar
titull ekzekutiv, i eshte derguar per ekzekutim Zyres se Permbarimit, e cila nuk i
ka bere veprimet per lirimin e siperfaqes. Ne keto kushte paditesi i eshte
drejtuar perseri Keshillit te Komunes, i cili me vendimin nr.30/1, date
25.06.1996, vendosi qe meqenese u debatua dhe nuk u arrit ne asnje konkluzion,
kjo çeshtje te kaloje per shqyrtim ne gjykate.
Por nderkohe, me aktet e marrjes ne pronesi te tokes bujqesore nr.70, date
20.11.1997 dhe nr.43, date 20.11.1997, te paditurve Kadri Hoxha dhe Qemal
Muça ju eshte dhene respektivisht midis te tjerash dhe 1200 m2 dhe 2000 m2
toke, qe eshte pikerisht toka objekt konflikti. Ndersa me aktin e marrjes se tokes
ne pronesi nr.101, date 14.06.1998, paditesit i eshte kaluar ne pronesi vetem
siperfaqja 8800 m2, duke u lene jashte siperfaqja tjeter qe me aktin e
meparshem i ishte dhene ne perdorim.
Me padine ne gjykim paditesi ka kundershtuar aktet e marrjes se tokes ne
pronesi te dhena per te paditurit dhe njekohesisht ka kerkuar detyrimin e
Komisionit te Ndarjes se Tokes ti jape atij siperfaqen 3200 m2 si dhe lirimin e
dorezimin e kesaj siperfaqeje prej te paditurve.

326
Gjykata e rrethit ka konstatuar se siperfaqet 1200 e 2000 m2 i jane dhene
te paditurve ne pronesi ne kundershtim me ligjin nr.8053, date 21.12.1995,
prandaj ne perfundim ka anulluar pjeserisht aktet e marrjes se tokes ne pronesi
per te dy te paditurit, si dhe ka detyruar Komisionin e Ndarjes se Tokes te
fshatit Paskuqan te nxjerre aktin e pronesise per paditesin per siperfaqen 3200
m2. Kerkimi per lirimin e dorezimin e tokes eshte pushuar.
Gjykata e apelit ka konstatuar se paditesi para se ti drejtohej gjykates, ne
zbatim te nenit 21 te ligjit "Per token”, duhet t’i drejtohej se pari organeve te
pushtetit lokal brenda juridiksionit, te cilat me vendim duhet te shpreheshin per
kerkesen dhe, pasi te kishte ndjekur kete rruge, ti drejtohej gjykates. Sipas kesaj
gjykate, Keshilli i Komunes ka shqyrtuar problemin e zenies se tokes ne
perdorim nga te paditurit dhe jo konfliktin e pronesise. Per sa me siper ajo ka
prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe ka pushuar gjykimin e çeshtjes.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se ky vendim
eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.
Siç pranojne dhe vete gjykatat, konflikti midis paleve per kete siperfaqe
toke eshte konflikt i vjeter dhe eshte bere disa here objekt shqyrtimi nga organet
e pushtetit lokal, por megjithe vendimet e marra prej tyre, asnjehere nuk ka
gjetur zgjidhje. Eshte e vertete se pozicioni i paleve ne raport me kete toke ka
ndryshuar ne vite, por eshte vertetuar gjithashtu angazhimi i organeve te
pushtetit lokal dhe pamundesia e tyre per ta zgjidhur konfliktin. Per sa me siper
padrejtesisht gjykata e apelit e ka konsideruar problemin te pa ezauruar ne rruge
administrative. Ne zbatim te nenit 22 te ligjit "Per token” paditesi ka
kundershtuar aktet e pronesise per te paditurit dhe gjykata, duke qene se çeshtja
eshte ne juridiksionin gjyqesor, duhet t’i jepte zgjidhje perfundimtare dhe jo te
prishte vendimin e gjykates se rrethit e te pushonte çeshtjen.
Ndodhur para faktit qe gjykata e apelit nuk eshte shprehur per themelin e
çeshtjes, vendimi i saj duhet prishur dhe çeshtja duhet ti dergohet po kesaj
gjykate per t’u shprehur per sa me siper.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.165, date 17.02.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 28.04.2005

327
Nr.2141/241 i Regj. Themeltar
Nr.740 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: A.T.K. (AGJENSIA TRAJTIMIT TE


KREDIVE), perfaqesuar ne gjykim nga
Av. i Shtetit A. Deda dhe E. Karafili
I PADITUR: DHIONIS MESHINI, ne mungese

OBJEKTI:
Detyrim per kthim shume.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Permet, me vendimin nr.237, date 20.11.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkesepadise.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.53, date 05.02.2004 ka


vendosur:
Lenien e vendimit ne fuqi.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me


pretendimin se gjykimi eshte bere ne mungese te tij, kerkon prishjen e vendimit.

Po ashtu ka paraqitur kunderrekurs edhe paditesi, i cili pretendon se


vendimi eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

328
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, si shqyrtoi dhe
bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Pjesemarresit ne proces kane pranuar se, me date 17.07.1995 ndermjet
tyre, eshte lidhur veprimi juridik i marrjes se kredise. Meqenese i padituri nuk i
eshte permbajtur detyrimit kontraktor, paditesi ka kerkuar gjyqesisht detyrimin
e tij per kthimin e shumes. Ne keto rrethana mosmarreveshja eshte bere konflikt
gjyqesor.
Te dy gjykatat, kane pranuar pretendimet e paditesit dhe kane detyruar
anen e paditur me kthimin e shumes.
Ne rekursin e paraqitur para Gjykates se Larte, i padituri ka pretenduar se
zhvillimi i gjykimit ne apel eshte bere ne mungese te tij.
Nga kqyrja e proces verbalit te seances, nuk del e provuar nje pretendim i
tille. Po ashtu vete i padituri, nuk ka paraqitur asnje prove qe te vertetoje
pretendimin e tij. Paraqitja e dy deklaratave noteriale, qe jane deshmi te dy
personave qe pretendohet se kane shoqeruar te paditurin, nuk mund te rrezoje
proces verbalin e seances gjyqesore qe eshte akt procedural.
Nga te dhenat e tjera te dosjes rezulton se, nga gjykata eshte zbatuar
drejte ligja procedurale, lidhur me njoftimin dhe komunikimin e flete thirjes. I
padituri ka marre dijeni per daten dhe oren e zhvillimit te seances dhe pa shkaqe
te arsyeshme del qe nuk ka marre pjese ne gjykimin e çeshtjes.
Ne rrethanat e mesiperme, vendimi i gjykates eshte i drejte dhe si i tille
duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485/a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.53, date 05.02.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, me 28.04.2004

329
Nr.2170/252 i Regj. Themeltar
Nr.741 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Artan Hoxha Anetar
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 28.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: ROZA NDOJ, e perfaqesuar ne gjykim


nga Av. F. Gjini
TË PADITUR: LIRIE VATA
REMZI GJYRETA, perfaqesuar nga
Av. Gani Dizdari

OBJEKTI:
Pjestim pasurie.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe me vendimin nr.344, date 08.10.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise dhe pjestimin e pasurise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.42, date 24.02.2004 ka


vendosur:
Lenien e vendimit ne fuqi.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesja, e cila me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Gjykata e shkalles se pare ka shkelur kerkesat e Nenit 370 e 371 te
K.Pr.C.
- Nuk ka zgjidhur detyrimet e te paditurve ndaj meje.
- Nuk ka marre ne konsiderate mendimin e eksperteve.

330
- Prona nuk duhej t’i lihej ne pronesi te paditures.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe lenien lokalin objekt gjykimi paditeses.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e
paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, te anes se paditur, e cila kerkoi lenien
e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Pjesemarresit ne proces, jane bashkepronare te lokalit "Gjuetari", ndodhur
ne Lezhe. Ne kuptim te bashkepronesise kane kerkuar para gjykates pjestimin e
kesaj prone.
Te dy gjykatat bazuar ne provat e paraqitura kane vendosur ndarjen e
prones objekt gjykimi. Ne pjestimin dhe caktimin ne natyre te pjeseve
perkatese, gjykatat kane marre ne konsiderate te gjitha kerkesat ligjore, si dhe
gjendjen e faktit. Ne keto rrethana, gjykatat ne zbatim te ligjes kane percaktuar
nje menyre te ndarjes se prones, qe sipas mendimit te tyre, ploteson kerkesat e
pjesemarresve ne proces. Nese kjo prone duhet te ndahet ne nje menyre tjeter
nga ajo e vendosur eshte çeshtje qe nuk i takon ligjes, por krijimit te bindjes se
gjykates, mbi baze te provave te administruara.
Pra Gjykata e Larte nuk mundet t'i hyje shqyrtimit te kesaj bindje, persa
kohe qe ligja eshte zbatuar drejt.
Paditesja nuk paraqiti asnje shkak ligjor qe te veje ne diskutim kete
vendim te gjykates.
Ne keto rrethana vendimi i gjykates duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485 a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.42, date 24.02.2004 te Gjykates se Apelit
Shkoder.

Tirane, me 28.04.2004

331
Nr.1628/85 i Regj. Themeltar
Nr.747 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Irma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 12.04.2005, 29.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen


civile qe i perket:

PADITËS: HANA FASLIA, SANIE FASLIA,


perfaqesuar nga Av. Viktor Konomi
TË PADITUR: KADRI SELIMI, ZYLA SELIMI,
perfaqesuar nga Av. D. Kore
K.K.K.PRONAVE LEZHE, ne mungese
TË INTERESUAR: GEZIM FASLIA, RAMADAN FASLIA,
perfaqesuar nga Av. V. Konomi
ZYRA E RREGJISTRIMIT TE
PASURIVE TE PALUAJTESHME
LEZHE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Detyrimin e te paditurve Kadri Selimi e Zyla Selimi
qe te kthejne siperfaqen e tokes prej 5000 m2.
Te behet crregjistrimi i tokes prej 5000 m2
nga emri i Kadri e Zyla Selimit.
Ndryshimin e vendimit 92, date 09.10.1995
dhe ate nr.91, date 11.09.1997,
pikat 1, 2, 2/a te K.K.K.Pronave Lezhe.
Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil
dhe ligji nr.7698, date 15.04.1993.

332
Gjykata e shkalles se pare Lezhe, me vendimin nr.383, date 26.12.2002,
ka vendosur:
Te pranoje kerkese padine e ngritur nga paditeset Hana Faslia dhe
Sanie Faslia si te bazuara ne ligj.
Detyrimin e te paditurve Kadri Selimi dhe Zyla Selimi, qe te
kthejne siperfaqen e tokes prej 5000 m2, te ndodhur ne fshatin
Kune Ishull Shengjin Lezhe, paditeseve Hana Faslia dhe Sanie
Faslia.
Te ndryshoje vendimin nr.92/1, date 11.9.1997 te K.K.K.Pronave
Lezhe, per pjesen e dispozitivit si me poshte:
1. Ne meshtetje te nenit 4 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, t’u
njihet pronesia mbi truallin prej 11.625 m2 te ndjereve Selman dhe
Hava Faslia dhe trashegimtareve ligjore.
2. Siperfaqja e tokes prej 10.000 m2, t’u ndahet ne pjese te
barabarta trashegimtareve te te ndjereve Selman dhe Hava Faslia.
Te behet crregjistrimi i pasurise prej 5000 m2, te ndodhur ne
fshatin Kune Ishull Shengjin Lezhe, nga emri i Kadri e Zyla
Selimi, ne emer te paditesave Hana e Sanije Faslia.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.307, date 11.11.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.383, date 26.12.2002 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Lezhe.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ne baze te nenit 472 te


Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs Kadri e Zyla Selimi, te cilet
kerkojne prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimet e dy gjykatave duhen ndryshuar, per zbatim te keq te ligjit ne
veshtrim te nenit 451 te K.Pr.C. dhe 296 te K.Civil.
- Gjykatat, ndonese kane qene para nje ceshtje te gjykuar, neni 451 i
K.Pr.C, kane marre vendim haptazi te kundraligjshem.
- Ne objektin e ceshtjes ne gjykim ka qene se pari njohja dhe kthimi i
prones me reference nenin 296 te K.Civil, padi e cila me vendimin
nr.227, date 26.07.2001 te Gjykates se Apelit Shkoder, eshte rrezuar si e
pabazuar ne prova e ne ligj.
- Per ndryshimin e vendimit nr.92/1, date 11.09.1997 te K.K.K.Pronave,
duhej te merrej ne konsiderate vendimi nr.125, date 05.06.1997 i
Gjykates se Rrethit Lezhe, mbi te cilin eshte bazuar vendimi i
Komisionit.
- Vendimi i gjykates duhet te ndryshohet per zbatim te keq dhe te
mosrespektimit te ligjit.

333
- Paditesit Hana e Sanije Faslia, me shtese te objektit te padise kane
kerkuar anullimin pjeserisht te vendimit nr.92/1 te K.K.K.Pronave,
ndonese kjo padi eshte ngritur dhe nje here dhe gjykatat jane shprehur per
kete vendim te K.K.K.Pronave, duke i njohur bashkepronare.
- Nga ana procedurale gjykimi eshte bere nga nje gjyqtar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese
Av. Viktor Konomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve, perfaqesuesin e pales
se paditur Av. D.Kore, qe kerkoi prishjjen e vendimeve dhe kthimin e ceshtjes per
rgjykim, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi nr.307, date 11.11.2003 i Gjykates Apelit Shkoder dhe vendimi
nr.383, date 26.12.2002 te Gjykates se shkalles se pare Lezhe, jane rrjedhoje e
mosrespektimit te ligjit, si te tille duhet te prishen dhe te pushohet gjykimi.
Nga gjykimi rezulton se, paditesit me personat e trete jane trashegimtaret
e Selman e Hava Faslise, kurse te paditurit Kadri e Zyla Selimi, jane
trashegimtaret e Hajdar Selimit (Ibraj).
Trashegimlenesi i te paditurve Hajdar Selimi Ibraj ka banuar ne Lezhe, ku
ka patur edhe pronat e tij. Ne vitin 1924, ka marre ne familjen e tij
trashegimlenesin (babain) e paditesave e personave te trete, te ndjerin Selman
Faslia, pasi kish ngelur jetim, i mitur dhe pa ndihme.
Ne vitin 1956, trashegimlenesi i paditesave dhe i personave te trete,
Selman Faslia, martohet me te ndjeren Hava Faslia dhe del familje ne vete, duke
bere dhe nje ndertim per banim ne token prej 13 dynym, objekt konflikti.
Ne vitin 1978, kjo toke eshte shpronesuar me emer te Hava Faslise, nena
e paditesave dhe e personave te trete dhe eshte perdorur si repart ushtarak.
Me vendimin gjyqesor per vertetim fakti nr.430, date 12.85.1994 te
Gjykates se Rrethit Lezhe, eshte njohur pronesia ne emer te te ndjerit Hajdar
Ibraj, mbi siperfaqen e tokes prej 13 dy objekt konflikti.
Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Lezhe, me vendimin
nr.92, date 09.10.1995, ka njohur pronesine e te ndjerit Hajdar Ibraj,
(trashegimtareve te tij) nje siperfaqe prej 11.625 m2, me kufizimet perkatese
dhe te drejten e parablerjes se objekteve qe ndodhen mbi te, dy magazina dhe
banjo te repartit ushtarak.
Me vendimin nr.125, date 05.06.1997 te Gjykates se Rrethit Lezhe, eshte
miratuar marreveshja ne mes paleve Gezim Faslia e Ramadan Faslia, me Zylo e
Kadri Selimin, duke u njohur bashkepronare, mbi nje siperfaqe prej 13 dynym
ne pjese te barabarta.
Mbi bazen e vendimit te siperm, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit
te Pronave Lezhe, me vendimin nr.92/1, date 11.09.1997 ka plotesuar vendimin

334
nr.92, date 09.10.1995, duke perfshire edhe vendimin nr.125, date 05.06.1997 te
Gjykates se Rrethit Lezhe, per pjesemarrje ne bashkepronesi te Gezim e
Ramadan Faslise dhe eshte vendosur:
1. T’u njihet pronesia ne bashkepronesi mbi truallin prej 11.625 m2 te
ndjerit Hajdar Selim Ibro dhe trashegimtareve te tij ligjore, sipas aktit te
trashegimise dhe Gezim e Ramadan Faslia (se bashku) bashkepronesia ndermjet
tyre me kufizimet perkatese.
2. T’u kthehet bashkepronareve Hajdar Ibro dhe trashegimtareve te tij
ligjore, sipas aktit te trashegimise dhe Gezim e Ramadan Faslia nje siperfaqe e
pergjitheshme prej 10.000 m2 e ndare si me poshte:
2.a. Trashegimtareve te Hajdar Ibraj, t'u kthehet siperfaqja prej 5000 m2
ne Kune - Shengjin me kufizimet perkatese.
2.b. T’u kthehet Gezim e Ramadan Faslise nje siperfaqe prej 5000 m2
toke truall ne Kune -Shengjin me kufizimet perkatese.
3. T’u njihet e drejta e parablerjes:
3.a. Trashegimtareve te Hajdar Ibros, per objektet magazine, me siperfaqe
225 m2, ne momentin e privatizimit.
3.b. Gezim e Ramadan Faslise, per objektet magazine e banjo me
siperfaqe 115 dhe 6 m2, ne momentin e privatizimit.
Vendimi nr.92, date 09.10.1995 interpretohet ne perputhje me plotesimet
e saktesimet me vendimin nr.92/1, date 11.09.1997.
Me vendimin nr.309, date 07.11.1998 te Gjykates se Rrethit Lezhe eshte
vendosur anullimi i pikes 2/a e 2/b te vendimit nr.92/1, date 11.09.1997 te
K.K.K.P.Lezhe.
Anullimi i pikes 3/a e 3/b te vendimit nr.92/1, date 11.09.1997 te
K.K.K.P. Lezhe.
Plotesimin e pikes 3 te vendimit nr.92/1, date 11.09.1997 te K.K.K.P.
Lezhe si me poshte:
T’u njihet e drejta e parablerjes ne bashkepronesi per objektet me
siperfaqe 225 m2 dhe objektin magazine e banjo me siperfaqe 115 m2.
Sic del nga gjykimi, prona objekt konflikti fillimisht i eshte njohur dhe
kthyer trashegimtareve te Hajdar Selim Ibraj (te paditurve). Me vendimin
nr.125, date 05.06.1997 te Gjykates se Rrethit Lezhe, eshte miratuar
marreveshja ne mes paleve Gezim Faslia, Ramadan Faslia, me Zylo e Kadri
Selimi, duke u njohur bashkepronesia mbi siperfaqen prej 13 dynym ne pjese te
barabarta dhe mbi kete baze eshte shprehur edhe K.K.K.Pronave per njohjen ne
bashkepronesi, sic eshte cituar me siper.
Me padine objekt gjykimi, paditeset, kane kundershtuar vendimin e
K.K.K.Pronave, me te cilin eshte njohur dhe kthyer ne bashkepronesi prona, te
paditurve dhe personave te trete, si dhe kerkuar te detyrohen te paditurit Kadri e
Zyla Selimi t’u kthejne siperfaqen e tokes prej 5000 m2 dhe te behet
crregjistrimi i saj nga rregjistrat e hipotekes.

335
Gjykata e shkalles se pare Lezhe ka pranuar padine, duke detyruar te
paditurit Kadri dhe Zyla Selimi, te kthejne paditeseve Hana e Sanije Faslia,
siperfaqen e tokes prej 5000 m2, te ndodhur ne fshatin Kune, Ishull Shengjin,
Lezhe. Ndryshimin e vendimit nr.92/1, date 11.09.1997 te K.K.K.Pronave
Lezhe, duke njohur pronesine mbi truallin prej 11.625 m2 te ndjereve Selman e
Hava Faslia dhe trashegimtareve ligjore. Siperfaqja e tokes prej 10.000 m2 t’u
ndahet ne pjese te barabarta trashegimtareve te te ndjereve Selman dhe Hava
Faslia, si dhe te behet çrregjistrimi i pasurise prej 5000 m2, ndodhur ne fshatin
Kune Shengjin Lezhe, nga rregjistrimi ne emer te Kadri e Zyla Selimi, ne emer
te paditesave Hana e Sanije Faslia. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata
Apelit Shkoder.
Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, padia e ngritur nga paditesat
nuk mund te ngrihej, ne keto rrethana gjykata e apelit, ne zbatim te nenit 468 te
K.Pr.Civile, duhet te vendoste pushimin e gjykimit te ceshtjes.
Paditesit, nuk rezulton te kene provuar gjate gjykimit, pronesine e tyre
ekskluzive mbi pronen e kerkuar qe t'i kthehet, ndonese padia e ngritur eshte
kthim sendi (siperfaqen 5000 m2 truall) dhe anullim vendimi te K.K.K.Pronave
per kete pjese trualli, qe i eshte kthyer te paditurve nga Komisioni.
Sipas nenit 296 te K.Civil, pronari ka te drejte te ngreje padi per te
kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtes, pra pa vertetuar cilesine e tij
si pronar te sendit, nuk mund te ngreje padine e rivendikimit. Sic kane analizuar
vete gjykatat, provat e paraqitura gjate gjykimit kane vertetuar bashkeponesine
e paleve ndergjyqese, mbi siperfaqen e truallit prej 10.000 m2, qe
K.K.K.Pronave i ka kthyer ne pjese te barabarta nga 5000 m2, bazuar ne
dokumentacionin perkates, qe eshte paraqitur ne lidhje me te drejtat e
bashkepronesise mbi pronen.
Duke mos provuar interesin e ligjshem ne ngritjen e padise per anullimin
e pjesshem te K.K.K.Pronave, qenien e tyre pronare te vetem te gjithe
siperfaqes 10.000 m2, paditesat nuk mund te ngrejne padine, per anullimin e
vendimit te siperm.
Perfaqesuesit e tyre qe i jane drejtuar K.K.K.Pronave, kane kerkuar
kthimin e prones ne menyren siç eshte shprehur K.K.K.Pronave, duke
pretenduar bashkepronesine mbi pronen qe me vendimin e meparshem te
K.K.K.Pronave, viti 1995, i ishte njohur vetem te paditurve. Pra, edhe per kete
kerkim, vleresohet se duhet pushuar gjykimi i çeshtjes.
Sa siper Kolegji Civil cmon se, ne baze te nenit 468 te K.Pr.Civile duhet
te prishen vendimet e dy gjykatave dhe te pushohet gjykimi i ceshtjes.

336
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.307, date 11.11.2003 te Gjykates se Apelit
Shkoder dhe vendimit nr.383, date 26.12.2002 te Gjykates se shkalles pare
Lezhe dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 29.04.2005

337
Nr.1933/180 i Regj. Themeltar
Nr.768 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.04.2005, 26.04.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen


civile me pale:

PADITËS I K/PADITUR: IRMA POPA, perfaqesuar nga


avokatet A. Brati e L. Kovarfa
NDËRHYRËS KRYESOR: HYSEN POJANI,
SABRIE POJANI,
MIMOZA POJANI, ARJAN
GROZHDANI, perfaqesuar nga
Av. A. Brati dhe L. Kovarfa
I PADITUR K/PADITËS: FRANCESK PICI, perfaqesuar nga
Avokatet V. Kosta e D. Kore
I PADITUR (NË PADI): SHOQERIA "TEKNO
PROJEKT", perfaqesuar nga
Av. A. Vani
I PADITUR
(NË KUNDËRPADI): K.K.K. TE PRONAVE TIRANE
PERSONA TË TRETË:
(BASHKUAR ME TË
PADITURIN K/PADITËS): KRISTINA POPA,VIKTOR PICI,
ne mungese
PERSONA TË TRETË: LLAZAR ANGJELI, HEKTOR
PURAVELI, ARJAN KATONI,
XHEVDET SHALA,
ILIR DARDHA, OLIMBI GJOZA,

338
ARTUR AGOLLI,
SOKOL HALILI,
VIOLETA DACI, NAIM BUCI,
YLLI MEZINI,
PELLUMB GJEBERO,
ADRIAN KONI,
ARJAN DHIMERTIKA,
ARBEN MARGILAJ,
SALI PRECI, FATMIR NANAJ,
ARSEN BEZHANI,
VIRGJINUSH COLLAKU,
NAIM ZAJMI, ALFRED BEJ,
PASHK GJINAJ,
ADELA KERAJ,
ROLAND PERMETI,
RIDVAN KORCA,
DRITA LULO,
ARTAN BANUSHI,
SOKOL MYFTARI,
ENGJELL JAZEXHI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:
Pavlefshmeri te veprimit juridik te kontrates
te lidhur mes Shoqerise "Tekno-Projekt" sh.p.k.
e Francesko Pici me nr.1146 Rep., nr.438 Kol., date 25.02.1997
dhe shteses se saj nr.2873 Rep., nr.438 Kol., date 24.06.1998,
si dhe e pasojave te ardhura prej tyre,
kontrate shkembimi nr.6122 Rep., nr.2113 Kol.,
date 04.10.1999 lidhur midis tyre.
Detyrimin e te paditurve te njohin pronar te ligjshem
mbi truallin prej 800 m2 te ndodhur ne Rrugen "Brigada e 8-te"
mbi te cilen eshte objekti pallat shumekatesh
nga Shoqeria "Tekno-Projekt" sh.p.k.,
ku marredheniet kontraktore shoqeria ndertuese t’i lidhe
me pronaret e ligjshem per 25 % te siperfaqes ndertimore.
Deklarimin e pavlefshem te kontratave te shkembimit
me nr.6123 Rep., nr.2174 Kol., date 04.10.1999
dhe nr.6120 Rep,Nr.2172 Kol., date 04.10.1999
te lidhur mes "Tekno-Projekt", Viktor Pici dhe Kristina Popa.
Baza Ligjore (e padise): Nenet 92 e vijues te Kodit Civil,
Nenet 757, 850 te K.Civil, Neni 191 i K.Pr.C.
Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

339
OBJEKTI I K/PADISË:
Anullim i vendimit nr.333, date 23.9.2000 te K.K.K.Pronave
dhe fshirjen nga Rregjistri Hipotekor.
Detyrimin e paditeses e nderhyresve dytesore te bashkuar me ta
te na njohin pronare te siperfaqes se truallit prej 800 m2.
Baza Ligjore (e kundërpadisë): Neni 160 i K.Pr.Civile,
Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1356, date 17.04.2001


ka vendosur:
Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e ne prova.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.237, date 27.02.2002 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.1356, date 17.04.2001 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po
ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.338, date 03.02.2003


ka vendosur:
Pranimin e padise.
Deklarimin e pavlefshem te veprimit juridik, lidhur midis te
paditurit Francesko Pici dhe Shoqerise "Tekno-Projekt" sh.p.k., me
nr.1146 Rep., nr.438 Kol., date 25.02.1997 dhe te shteses se
kontrates nr.2878 Rep., nr.438 Kol., date 24.06.1998 midis
perfaqesuesit te pronareve te truallit Francesko Pici dhe Shoqerise
"Tekno-Projekt" sh.p.k., si dhe pasojat juridike te ardhura prej tyre,
kontrate shkembimi nr.6122 Rep., nr.2113 Kol., date 04.10.1999
midis Francesko Pici e Shoqerise "Tekno-Projekt" sh.p.k.
Deklarimin e pavlefshem te kontrates se shkembimit nr.6123 Rep.,
nr.2174 Kol., date 04.10.1999 midis Shoqerise "Tekno-Projekt"
sh.p.k. e Viktor Pici.
Deklarimin e pavlefshem te veprimit juridik te kontrates se
shkembimit nr.6121 Rep., nr.2172 Kol., date 04.10.1999 lidhur
midis Shoqerise "Tekno-Projekt" sh.p.k. e Kristina Popa.
Detyrimin e Francesko Pici, e personave te trete Viktor Pici e
Kristina Popa te njohin pronar paditesin e nderhyresit kryesore mbi
siperfaqen e truallit prej 800 m2.

340
Detyrimin e te paditurit Francesko Pici e personave te trete Viktor
Pici e Kristina Popa t’i kthejne paditeses e nderhyresve kryesore
25% te sipefaqes ndertimore te perfituar pa shkak prej tyre, ose
kundravleren sipas aktit te ekspertimit.
Pranimin pjeserisht te kunderpadise.
Anullimin e vendimit nr.333, date 23.09.2000 te K.K.K.Pronave
Tirane.
Rrezimin e kunderpadise per pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1286, date 18.12.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.338, date 03.02.2003 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit nr.1286, date 18.12.2003 te gjykates se apelit dhe te


gjykates se shkalles se pare, ka ushtruar rekurs i padituri kunderpadites
Francesko Pici dhe personat e trete Viktor Pici dhe Kristina Popa, duke
parashtruar keto shkaqe:
- a. Qendrimi i gjykatave eshte kontradiktor. Nga njera ane pranojne
kunderpadine tone, duke anulluar vendimin e K.K.K.Pronave qe kishte
kthyer dhe kompensuar paditesve pronesine mbi truallin, ndersa nga ana
tjeter legjitimojne ate te parashtroje kerkime qe lidhen me kete pronesi.
- b. Gjykatat kane keqinterpretuar kontratat e "qirase" dhe te "cedimit" te
viteve 1940 dhe 1942 dhe legjislacionin e kohes qe rregullonte pasojat e
tyre. Kontratat e titulluara si "kontrata qiraje", nuk kane patur per qellim
qe te sillnin pasojat qe passjell kontrata e qirase, por pasojat e nje kontrate
me qellim kalimin e pronesise.
- c. Arsyetimi i gjykatave se "kerkesa e notimit te kontrates sone te qirase
nuk eshte transkriptuar ne rregjistrat hipotekore dhe nuk ka vlere" eshte
jollogjik dhe vjen ne kundershtim me detyrimet procedurale te gjykates
per te arsyetuar vendimin mbi provat e administruara gjate gjykimit.
- d. Gjykatat interpretojne gabim ligjin lidhur me pasojat e ekzekutimit te
"kontrates se qirase". Gjykata jo vetem qe nuk i referohet ligjit mbi te
cilin konkludon se eshte zgjidhur kontrata, por keqinterpreton vete
kushtet e kontrates lidhur me "zgjidhjen".
- e. Abuziv eshte referimi qe ben gjykata ne vendimin nr.46, date
10.04.2001 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, pasi ndermjet
dy ceshtjeve ka diferenca thelbesore.
- f. Dispozitivi i vendimit eshte teper konfuz dhe krijon situate paradoksale.
Nga njera ane deklarohen te pavlefshme kontratat qe kemi lidhur ne te
paditurit me njeri tjetrin, ndersa paradoksi tjeter krijohet me dhenien e
paditesave te me shume te drejtave nga c’kane kerkuar.

341
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e anetarit Zamir Poda,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales se paditur kunderpaditese, te pales se
paditur (ne padi), te personave te trete bashkuar me te paditurin kunderpadites,
te cilet kerkuan ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise e
pranimin e kunderpadise,
pasi degjoi perfaqesuesin e pales paditese te kunderpaditur, te
nderhyresve kryesore bashkuar me paditesin, te paditurve ne kunderpadi, te cilet
kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit,

VËREN
Vendimi nr.1286, date 18.12.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, eshte
rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Per pasoje ne perputhje me kerkesat e
nenit 485/c te K.Pr.Civile, ai duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim
ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.
Eshte vertetuar se ne favor te paditeses Irma Popa, etj, ne cilesine e
trashegimtares se te ndjerit Hivzi Pojani, me vendimin nr.333, date 23.9.2000 te
K.K.K.Pronave, eshte njohur ne pronesi nje siperfaqe trualli prej 800 m2 ne Rr.
"Brigada e tete" ne qytetin e Tiranes, truall i konsideruar i zene, duke u dhene e
drejta per perfituar qirane ose per te shitur truallin. Kete prone trashegimlenesi
Hivzi Pojani, e kishte fituar me ane te blerjes si nepunes i administrates se
Mbretit Zog, ne date 09.10.1928. Me tej, ne daten 07.05.1940, Hivzi Pojani ka
dhene me qira truallin e mesiperm me kontrate noteriale ne favor te Kavaliere
Ettore Vianzone per 99 vjet, kundrejt pageses komplesive per gjithe periudhen
ne shumen 6720 franga shqiptare. Sipas kontrates, jepet e drejta qiramarresit per
ndertime te banesave.
Nga ana tjeter me kontrate qiraje, notuar date 12.02.1942, Kavaliere
Ettore Vianzone ka ceduar te drejtat e tij me qiradhenie mbi kete toke, ne favor
te Rudolf Picit (trashegimlenesi i te paditurit dhe i personave te trete Viktor Pici
dhe Kristina Popa) me cmimin komplesiv prej 15.000 franga shqiptare. Me pas,
Rudolf Pici me lejen nr.233, date 20.05.1942 ka ndertuar mbi truallin e
mesiperm nje banese dy kateshe, ne te cilen kane banuar te paditurit deri ne
vitin 1961. Me Dekret ligjin nr.801, date 22.03.1950 eshte shtetezuar 3/5 e kesaj
godine, ndersa 2/5 e saj ne vitin l961, me kundershperblim.
Me hyrjen ne fuqi te Ligjit nr.7698, date 15.4.1993 "Per kthimin e
kompensimin e pronave ish pronareve", trashegimtaret e te ndjerit Rodolf Pici i
jane drejtuar Komisionit duke kerkuar njohjen e pronesise mbi banesen,
ndertuar prej ketij te fundit. Keshtu, me vendimin nr.567, date 24.07.1994
K.K.K.Pronave u eshte njohur dhe kthyer pronesia vetem per 3/5 e baneses,
ndersa me vendimin nr.3037, date 13.06.1994 te Gjykates se shkalles se pare
Tirane edhe 2/5 e tjera.

342
Me date 25.02.1997, i padituri kunderpadites Francesko Pici, ka lidhur
nje kontrate sipermarrje me shoqerine Tekno-Projekt sh.p.k. per te ndertuar mbi
siperfaqen e truallit prej 800 m2 nje pallat shumekatesh, duke perfituar si
kompensim 25% te apartamenteve dhe dyqaneve. Me pas jane lidhur kontratat e
shkembimit mes te paditurit dhe shoqerise Tekno-Projekt sh.p.k. ku trualli ne
fjale ka kaluar ne pronesi te shoqerise "Tekno-Projekt" sh.p.k., ndersa kjo e
fundit u ka kaluar ne pronesi te paditurve apartamentet e banimit, dyqane dhe
garazhet.
Gjate shqyrtimit te ceshtjes, paditesit kane kundershtuar keto veprime te
te paditurit dhe personave te trete te bashkuar me to me arsyetimin se ato bien
ndesh me kushtet e kontrates te lidhur qe ne vitin 1942, duke prishur ne menyre
te njeaneshme kontraten, si dhe duke u hequr plotesisht mundesine qe me
mbarimin e kontrates te zbatohen kushtet e saj. Paditesi me nderhyresit
dytesore, duke pretenduar se jane pronare te ligjshem te ketij trualli prej 800
m2, kane kerkuar me padi deklarimin e pavlefshem te te gjitha kontratave qe
jane lidhur mes shoqerise "Tekno-Projekt" sh.p.k dhe te paditurit e personave te
trete me te.
Nga ana tjeter, te paditurit kunderpadites kane pretenduar se i quajturi
Ettore Vianzone ka lidhur me trashegimelenesin e paditesit faktikisht nje
kontrate shitje, mbasi vullneti i vertete i Hivzi Pojanit ka qene shitja e kesaj
siperfaqe trualli dhe jo dhenia me qira. Kjo sepse ligji i kohes ndalonte shitjen e
truallit te dhene ne pronesi te nepunesve te Zogut. Ne keto kushte Hivzi Pojani
ka lidhur kete kontrate qe te mbulonte kete veprim juridik te shitjes.
Mbasi kane zhvilluar gjykimin e ceshtjes, te dy gjykatat, si ajo e shkalles
se pare, ashtu edhe ajo e apelit, kane konkluduar per pranimin e kerkeses dhe
rrezimin pjeserisht te kunderpadise.
Duke e pare ne teresine e tij gjykimin e ceshtjes, si dhe vendimet
respektive te gjykatave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arrin ne perfundimin
se ne rastin konkret eshte zbatuar keq ligji.
Gjykata e apelit, pa sqaruar dhe analizuar plotesisht nje sere rrethanash qe
lidhen me gjykimin e ceshtjes, te cilat kerkojne pergjigje edhe nga pretendimet
e te dy paleve ne proces, gabon kur arsyeton dhe zgjidh ceshtjen, ne gjendjen ne
te cilen ndodhet hetimi gjyqesor.
Se pari, vendimet e te dy gjykatave, pare ne raportin ndermjet arsyetimit
dhe zgjidhjes se mosmarreveshjes, jane kontradiktore. Konkretisht arsyetohet
per legjitimitet te pales paditese ne parashtrimin e kerkimeve te saj dhe ne fund
konkludon per pranimin e kunderpadise per anullimin e vendimit nr.333, date
23.09.2000 te K.K.K.Pronave ne favor te pales paditese. Sa siper, ka vend qe
gjykata te sheshoje kete kontradiksion duke bere arsyetimet respektive.
Në kundërshtim me detyrimet e percaktuara në kerkesat e nenit 31/2 të
Kodit të Procedures Civile, gjykatat nuk kane marre ne analize dhe per rrjedhoje
nuk i kane dhene pergjigje prapesimeve te te paditurit kunder padites lidhur me
themelin dhe bazueshmerine ne ligj te padise.

343
I padituri kunderpadites ka prapësuar, duke pretenduar se paditësi i
kunderpaditur nuk ka arritur të fitojë pronësinë mbi sendin (truallin) objekt
gjykimi. Në prapësimet e tij i padituri kundërpaditës ka pretenduar se,
regjistrimi në zyrën përkatëse të hipotekës nuk është mënyrë e fitimit të
pronësisë nga trashëgimlënësi i paditëses të kundërpaditur, pasi kontrata e
shitblerjes e regjistruar përfaqësonte në kohën e regjistrimit një veprim juridik
tjetërsimi me kusht dhe, se mosplotësimi i kushtit nga ana e blerësit
(trashëgimlënësit të paditësit) i ka humbur atij mundësinë për të fituar pronësinë
mbi këtë send. Sa siper ka vend qe gjykata te analizonte ne raport me ligjin e
kohes.
Gjithashtu, të paditurit kundërpaditës kanë prapësuar rreth sqarimit te
plotë të bazës juridike të padisë, nëse ndodhemi para padisë për mbrojtjen e të
drejtave subjektive të rrjedhura nga e drejta e reale e pronësisë, apo para një
marrëdhënie detyrimi.
Ky saktësim është i rëndësishëm për mënyrën e trajtimit të
mosmarrëveshjes dhe zgjidhjen e drejtë të saj, pasi faktet mbi të cilat
mbështeten këto kërkime janë të ndryshme.
Nëse provohet se marrëdhëniet e të paditurve kunderpadites me sendin
objekt mosmarreveshje rrjedhin nga një marrëdhënie detyrimi, gjykata ka për
detyrë që, bazuar në kerkesat e neneve 14 dhe 16/1 të Kodit të Procedurës
Civile të sqarojë këto marrëdhënie.
Ekzistenca e marrëdhënieve të detyrimit të palëve përjashton mundësinë e
mbrojtjes së të drejtave të pronarit me anë të padisë së mbrojtjes së të drejtave
subjektive të pronarit, pasi marrëdhëniet e tij me sendin kushtëzohen nga
marrëdhënia kontraktore e tij me kontraktuesin.
Vendimet e gjykatave nuk sqarojne edhe momente te tjera të rëndësishme
për zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes lidhur me faktin se me cfare
marredhenie të paditurit kundërpaditës e kanë zotëruar këtë truall. Nëse
eventualisht pretendimi i paraqitur prej ketyre te fundit se kemi te bejme me
marredhenie kontraktore rezulton i vërtetë, mosmarrëveshja nuk mund të
trajtohet si mbrojtje e të drejtave që rrjedhin nga e drejta reale e pronësisë, por si
një marrëdhënie detyrimi e lindur nga kontrata. Në këtë rast duhet analizuar lloji
i kontratës, kushtet e prishjes së saj (meqë pretendohet prishja e saj) dhe pasojat
që parashikon kontrata dhe ligji në rastet e prishjes.
Kryerja e veprimeve si me siper, si dhe e te tjerave qe eventualisht mund
te lindin gjate rigjykimit, do te lejoje gjykaten e apelit, qe ne perputhje me
kerkesat e parashikuara nga neni 465 i Kodit te Procedures Civile, ka te drejte te
perserise pjeserisht apo teresisht hetimin gjyqesor, te mund te arrije ne
perfundime te drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e ceshtjes.
Nga sa u tha dhe analizua, cmohet se jane kushtet ligjore qe motivojne
apo perligjin cenimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane.

344
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te kerkesave te ne nenit
485/c te K.Pr.Civile,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.1286, date 18.12.2003 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 26.04.2005

345
Nr.1526 i Regj. Themeltar
Nr.812 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Valentina Kondili Anetare
Irma Bala Anetare
Ardian Dvorani Anetar
Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te datës 12.04.2005 dhe 22.04.2005 mori ne shqyrtim


çështjen civile me palë:

PADITËS: SHOQËRIA “DELIA GROUP” SH.P.K.


(përfaqësuesi në mungesë)
TË PADITUR: DEGA E TATIM PAGUESVE TË
MËDHENJ
DREJTORIA E PËRGJITHËSHME E
TATIMEVE, përfaqësuar nga avokati
i shtetit Shefqet Muçi

OBJEKTI I PADISË:
Ndryshimi vlerësimit tatimor që i takon
njoftimit nr.1051/8, date 24.08.2004.
Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues i K.Pr.C.,
nenet 41, 42 e 43 të ligjit nr.7928, date 27.04.1995
“Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, me ndryshimet përkatëse.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.1011, date 25.02.2005


ka vendosur:
Të nxjerre çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor dhe zgjidhjen e
mosmarrëveshjes në rrugë administrative.

346
Kunder këtij vendimi ka bere rekurs pala paditëse, e cila parashtron këto
shkaqe për prishjen e tij:
- Vendimi i gjyqtares se vetme, të marrë ne veprimet përgatitore, është në
kundërshtim me ligjin, neneve 59, 60 e 158/a të K.Pr.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, avokatin e shtetit Shefqet
Muçi, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe si
bisedoi çështjen ne teresi,

VËREN
Paditësi shoqëria “Delia Group” shpk është regjistruar si subjekt juridik
në gjykatë e më pas në Degën e Tatim Paguesve të Mëdhenj me nr.NIPT-i
J815170024 dhe për aktivitetin tregëtar që ushtron paguan çdo vit detyrimet
tatimore në bazë e në zbatim të ligjit nr.7928, date 27.04.1995 “Për tatimin mbi
vlerën e shtuar”.
Më datën 24.08.2004, i padituri në mbështetje të një akti kontrolli ka
nxjerrë vlerësimin tatimor, duke e ngarkuar paditësin me detyrimin për TVSH
në shumën 2.306.506 lekë dhe për tatimin mbi të ardhurat në shumën 2.995.228
lekë.
Për të kundërshtuar këtë akt administrativ, shoqëria i është drejtuar
fillimisht Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve, e cila me shkresën nr.833/4,
date 02.12.2004 ka vendosur të mos shqyrtojë ankimin për shkak se është
depozituar jashtë afatit ligjor dhe më pas i është drejtuar me padi gjykatës.
Sipas paditësit detyrimet e nxjerra në aktin e kontrollit janë të
pambështetura në prova e në ligj. Ky fakt sipas tij provohet me aktin e
ekspertimit të kryer nga vetë shoqëria.
Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit
gjyqësor, për shkak se, paditësi i është drejtuar gjykatës pa përfunduar rrugën e
ankimimit administrativ, siç kërkohet nga neni 59 i ligjit “Për procedurat
tatimore” dhe neni 43 i ligjit “Për TVSH”.
Paditësi nuk ka depozituar asnjë kërkesë ankimore në Komisionin e
Apelimit pranë Ministrisë së Financave për të kundërshtuar detyrimin për
tatimin mbi të ardhurat.
Në këto kushte, përfundimi i gjykatës së mësipërme vlerësohet i drejtë
dhe i bazuar në ligj nga ky Kolegj, sepse në rastin kur subjekti nuk ka ezauruar
rrugën administrative të kërkuar nga ligji, çështja nuk mund të gjykohet nga
gjykata.
Pretendimi i paditësit se, vendimi i gjykatës i marrë në fazën e veprimeve
përgatitore të çështjes është në kundërshtim me ligjin nuk është i bazuar.

347
Sipas nenit 59 të K.Pr.C., gjykata në çdo faze të gjykimit, qoftë edhe
kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin
gjyqësor apo atë administrativ.
Kur kjo konstatohet që në fazën e veprimeve përgatitore të çështjes,
gjykata nuk ka asnjë pengesë ta nxjerrë atë jashtë juridiksionit gjyqësor.
Vendimi i gjykatës mbi juridiksionin jepet nga një gjyqtar i vetëm në
fazën e përgatitjes paraprake të çështjes me rastin e paraqitjes së kërkesëpadisë.
Ky, padyshim, është edhe kuptimi i ligjit, në mënyrë që çështja e juridiksionit të
zgjidhet shpejt dhe pa u zvarritur në çdo faze të gjykimit, duke përfshirë edhe
atë të veprimeve përgatitore të gjyqtarit.
Për këtë arsye neni 59 i K.Pr.C. parashikon se, kundër vendimit të dhënë
për juridiksionin mund të bëhet ankim i veçantë direkt në Gjykatën e Lartë.
Për rrjedhojë, ky Kolegj çmon se, vendimi i gjykatës së shkallës së pare
që ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor është i drejtë.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te
K.Pr.Civile,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.1011, date 25.02.2005 të Gjykatës së
shkallës së pare Tiranë.

Tirane, me 22.04.2005

348
Nr.2117/232 i Regj. Themeltar
Nr.836 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Zamir Poda Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Vladimir Metani Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Ardian Dvorani Anetar

ne daten 17.03.2005 dhe 07.04.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore


ceshtjen civile me pale:

PADITËS: FATMIR QAZOLLI, GERTI, RUDINA


E FERDINAND PYLLA, perfaqesuar ne
gjykim nga Av. Vasil Plaku
TË PADITUR: LUAN VRETO, perfaqesuar ne gjykim
nga Av. I. Selenica
MELIHA QAZOLLI, ne mungese

OBJEKTI:
Pavlefshmeri deklarate, detyrim per njohje pronar
dhe pjestim pasurie,
ne baze te neneve 92§a, 207 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1420, date 04.04.2003


ka vendosur:
Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.276, date 10.03.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit, kane paraqitur rekurs paditesit, te cilet me pretendimin


se:
- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin.

349
- Deklaratat objekt gjykimi jane te pavlefshme dhe kalimi i pronesise eshte
i pavlefshem.
- Kerkojne prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e
perfaqesuesit te paditesave, i cili kerkoi pranimin e rekursit, perfaqesuesin e
anes se paditur, i cili kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne
fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesit, ne cilesine e trashegimtarit ligjor te atit te tyre, pretendojne te
drejta pronesie mbi pasurine trashegimore. Si e tille ato pretendojne se eshte
edhe nje banese e cila efektivisht eshte ne zoterimin e te paditurit Vreto.
Paditesit pretendojne se titulli i zoterimit eshte ne kundershtim me ligjen, pasi
nga trashegimlenesi i tyre nuk eshte kryer asnje veprim juridik per tjetersimin e
prones.
Nga ana e tij, i padituri pretendon se, ndermjet tij dhe trashegimlenesit
eshte kryer veprimi juridik i dhurimit te prones dhe nepermjet vendimit
gjyqesor ai eshte bere pronar i ligjshem i kesaj prone.
Gjykatat kane gjykuar çeshtjen dhe kane vendosur rrezimin e kerkese
padise. Ato kane arsyetuar se:
- Trashegimlenesi ishte bere pronar i pasurise se paluajteshme,
dhuruar te paditurit;
- Kjo prone i eshte shitur te paditurit;
- Se bashkeshortja e trashegimlenesit nuk ishte bashkepronare e
pasurise.
Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm duke arsyetuar se:
- I padituri ka titull pronesie dhe ka kryer rregjistrimin e pasurise;
- Se shitja eshte bere ne baze te nje deklarate dore;
- Se shtepia objekt konflikti ka qene vetem prone e trashegimlenesit.
Vendimet e mesiperme te gjykates per arsyet e meposhtme jane ne zbatim
te gabuar te ligjit:
Menyrat e fitimit te pronesise jane te parashikuara nga ligja dhe i padituri
nuk ka provuar asnje menyre te fitimit te pronesise. Ai ka barren e proves te
provoje pretendimet e tij, pra ai detyrohet ligjerisht te provoje kalimin e
pronesise nga trashegimlenesi ne favor te tij. Gjate gjykimit eshte paraqitur nje
deklarate, e cila mban daten 17.09.1989, qe eshte nje shkrese e thjeshte dhe qe
permban nje deklarim dhurimi ne favor te paditurit. Ne fund deklarata ka edhe
nje nenshkrim. Po ashtu ne te njejten date, eshte leshuar edhe nje deklarate
tjeter, edhe kjo shkrese e thjeshte qe permban nje deklarim per marrje te
hollash.

350
Keto deklarata jane shkresa te thjeshta, fuqia provuese e te cilave duhet
te vleresohet ne perputhje me ligjin e kohes. Nga ana e gjykates nuk jane marre
ne shqyrtim pretendimet e paditesave ne kete drejtim. Ato kane deklaruar se
kemi te bejme me nje deklarate, e cila nuk i pergjigjet realitetit dhe per kete
pretendojne edhe per fallsifikim. Gjykata eshte e detyruar t’i jape pergjigje
pretendimeve te paleve. Ne rastin konkret duhej te shihej fuqia provuese e
ketyre akteve private dhe nese gjykata nuk mundet ta konstatonte vete duhej te
merrte edhe mendimin e nje eksperti grafik ne kete drejtim.
Veç kesaj, gjykata duhet te kete parasysh se kontrata e dhurimit nuk eshte
kontrate me shperblim dhe ne perputhje me ligjin e kohes keto duhej te
miratoheshin edhe nga organi administrativ. Pra gjykata eshte e detyruar te
percaktoje sakte permbajtjen e ketij veprimi nese kemi kontrate shitje apo
dhurimi.
Eshte e vertete se i padituri ka nje vendim gjyqesor nr.548, date
08.02.1994, nepermjet te cilit eshte bere edhe rregjistrimi i pasurise. Por ne
rastin konkret duhet te hetohet veprimi i kryer nga Z.RR.P.P., d.m.th. nese
veprimi i kryer eshte ne perputhje me ligjin. Nje hetim i tille eshte i lidhur me
te drejten e pronesise qe pretendon paditesi. Vendimi i mesiperm nuk eshte
urdherues jo vetem nga permbajtja e dispozitivit te tij, por edhe nga fakti se ky
eshte vetem nje vertetim fakti, i cili ne baze te ligjes nuk ka fuqi juridike per
personat e trete dhe per me teper per personin qe pretendon te drejta pronesie.
Ne kete rast gjykata duhet te lejoje palet qe te provojne secili pretendimin e tij
ne perputhje me parimin e barres se proves.
Gjykata ka arritur ne konkluzionin se, trashegimlenesi ka qene pronar i
vetem i shtepise objekt gjykimi. Ky arsyetim i gjykates nuk eshte i shoqeruar
me asnje prove. Pala qe pretendon te drejta bashkepronesie duhet te paraqese
provat ne kete drejtim, duke perfshire rregjistrimin e hershem te pasurise dhe
gjendjen familjare te personave zoterues. Duke ju referuar ligjit te kohes
arsyetimi i gjykates mbi bashkepronesine eshte i gabuar, pasi bashkeshortja
kishte bashkepronesi me dhomen bashkeshortore.
Ne rrethanat e mesiperme çmohet se, vendimi i gjykates duhet te prishet
dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim Gjykates se Apelit Tirane, me tjeter trup
gjykues.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § c te
K.Pr.C.,
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.276, date 10.03.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter
trup gjykues.
Tirane, me 07.04.2005

351
Nr.1988/198 i Regj. Themeltar
Nr.837 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Nikoleta Kita Anetare
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i


perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËS: SKENDER HADERAJ, perfaqesuar


ne gjykim nga Av. D. Rexhepi
E PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga
Znj. F. Kalaja dhe Av. i Shtetit Sh. Muçi

OBJEKTI:
Anullim akti administrativ,
ne baze te nenit 324 te K.Pr.C.
dhe nenit 46 te Ligjit "Per prokurorimin publik".

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1601, date 18.04.2002


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1005, date 16.09.2003 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me


pretendimin se vendimi eshte ne zbatim te gabuar te ligjes dhe konkretisht se:
- Jane verejtur shkelje te ligjit te prokurorimit.
- Drejtoria prane prefektures ka te drejten e kontrollit mbi bashkine.
- Ndergjyqesia eshte me te meta procedurale.

352
- Paditesi kishte barren e proves dhe nuk arriti ta provoje ate.
- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e kerkese
padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi
pretendimet e anes se paditur, qe kerkuan prishjen e vendimit, pretendimet e
paditesit, qe kerkoi lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi
çeshtjen,

VËREN
Paditesi ka qene ne marredhenie pune prane Bashkise Tirane, ne te cilen
nga ana e Prefektures eshte ushtruar per periudhen 01.01.1999 deri ne Tetor
2000 nje kontroll financiar. Perfundimisht paditesi eshte denuar me gjobe ne
masen prej 170.000 leke, per shkelje te procedures ne tendera.
Paditesi ka pretenduar se, ne punen e tij nuk jane verejtur shkelje te tilla
dhe per kete ka kerkuar gjyqesisht pavlefshmerine e aktit administrativ te
kontrollit, si dhe te mases se gjobes.
Te dy gjykatat kane hetuar mbi bazen e provave te paraqitura nga palet
dhe kane konstatuar se veprimet e paditesit jane te drejta dhe nuk ka patur
shkelje te ligjit.
Ana e paditur nuk ka paraqitur ndonje prove tjeter, e cila te krijoje nje
vlersim te ndryshem nga ai qe ka krijuar gjykata. Edhe ne gjykaten e apelit
eshte krijuar e njejta bindje, bazuar ne provat e administruara.
Ne rrethanat e mesiperme çmohet se vendimet e gjykates jane te drejta
dhe duhet te lihen ne fuqi.
Pretendimeve qe ka parashtruar ana e paditur i eshte pergjigjur drejte dhe
me hollesi gjykata e apelit, duke i rrezuar ato si te paprovuara.
Ne rrethanat e mesiperme, vendimet e gjykates per zbatim te drejte te
ligjit duhet te lihen ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485§a te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.1005, date 16.09.2003 te Gjykates se Apelit
Tirane.

Tirane, me 14.04.2005

MENDIMI I PAKICËS

353
Pakica ka mendimin se, vendimi nr.1005, date 16.09.2003 i Gjykates se
Apelit Tirane, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.1601, date 18.04.2002 i
Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte jo i drejte e i bazuar ne ligj, prandaj ai
duhej te ishte ndryshuar nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte dhe te rrezohej
kerkesa e paditesit Skender Haderaj.
Rezulton e provuar nga aktet e dosjes gjyqesore se, nga kontrolli i
ushtruar ne Bashkine Tirane nga paditesi dhe te tjere, te jene shkelur procedurat
"Per prokurimin publik" Ligji nr.7971, date 26.07.1995 dhe aktet e dala ne baze
e per zbatim te tij.
Bazuar ne piken 2 te nenit 46 te Ligjit te lartpermendur, per keto shkelje
pala e paditur ka denuar me gjobe paditesin, e cila per tre rastet eshte ne shumen
170.000 leke.
Gjykatat ne kundershtim me aktet qe ndodhen ne dosje, kane pranuar
pretendimet e paditesit se, nuk provohen shkeljet per te cilat eshte denuar.

Vladimir Metani

354
Nr.1903/171 i Regj. Themeltar
Nr.868 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Vladimir Metani Kryesues


Agron Lamaj Anetar
Artan Hoxha Anetar
Evjeni Sinoimeri Anetare
Nikoleta Kita Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 14.04.2005, 15.04.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen


civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËSE: M. B. perfaqesuar ne gjykim nga


Av. J. Koroveshi
I PADITUR: P. B., ne mungese

OBJEKTI:
Zgjidhje martese,
ne baze te nenit 94 te K.F.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tropoje me vendimin nr.93, date 24.06.2003


ka vendosur:
Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Shkoder me vendimin nr.314, date 14.11.2003 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim gjykates
se shkalles se pare.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesja, e cila me


pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:
- Paditesja ka qene e perfaqesuar nga avokati.
- I padituri nuk mund te marre pjese ne gjykim, pasi eshte e pamundur per
shkak te gjendjes se tij fizike.
- Kerkon prishjen e vendimit dhe pranimin e kerkese padise.

355
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi
pretendimet e paditeses, e cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi
ne teresi çeshtjen,

VËREN
Paditesja, duke paraqitur arsyet e saj, ka pretenduar se bashkejetesa me te
paditurin eshte e pamundur dhe se martesa nuk ka kuptim, duke kerkuar ne kete
menyre zgjidhjen e saj.
Gjate gjykimit jane paraqitur vetem perfaqesuesit e pjesemarreseve ne
proces. Gjykata ka pranuar se mungesa e pjesemarreseve ne proces eshte e
ligjeruar per faktin se, paditesja nuk ka me banim ne Shqiperi, ndersa i padituri
eshte ne pamundesi fizike per t’u paraqitur.
Mbi kete baze gjykata e rrethit, pasi ka analizuar provat e paraqitura ka
konkluduar se martesa duhet te zgjidhet.
Gjykata e apelit, duke ju referuar nenit 361 te K.Pr.C. (perpjekja e
gjykates per pajtim) ka vendosur dergimin e çeshtjes per rishqyrtim, pasi
gjykata duhet te therrase personalisht palet. Kerkesat e nenit 361 te K.Pr.C. jane
te detyrueshme per gjykaten, por kjo kur gjykata veren se ka mundesi per pajtim
te paleve. Ne rastin konkret martesa faktikisht eshte zgjidhur ne vitin 2002 dhe
vete palet nuk kane mundesi te paraqiten, qofte se njera pale nuk ndodhet ne
territorin e shtetit, qofte edhe se pala tjeter eshte ne pamundesi per t’u paraqitur.
Ne keto rrethana gjykata duhet te marre ne shqyrtim vendimin e gjykates, nese
ky vendim eshte i drejte ose jo ne themel.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485 § c te
K.Pr.C.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.314, date 14.11.2003 te Gjykates se Apelit
Shkoder dhe dergimin e çeshtjes per shqyrtim asaj gjykate, por me tjeter trup
gjykues.

Tirane, me 15.04.2005

356
ÇËSHTJE PENALE

357
Nr.64 i Regj. Themeltar
Nr.43 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Artan Hoxha Anetar
Besnik Imeraj Anetar

në seancen gjyqesore të dates 04.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE


GJYKATES SE SHKALLES
SE PARE TIRANE

OBJEKTI:
Caktim mase sigurimi.
Baza ligjore: Neni 244 i K.Pr.Penale.

NDAJ TË PANDEHURËS: ELONA FARKA

A K U Z U A R:
Për veprat penale të vjedhjes me ane te mashtrimit,
parashikuar nga nenet 140, 25 e 278/2 të K. Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tirane, me vendimin e dates 07.02.2005, per


çeshtjen penale me nr.30/1 akti, ka vendosur:
Caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehures Elona Farka ate te
"arrestit ne burg".

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.58, datë 28.02.2005 ka


vendosur:
Miratimin e vendimit nr.30/1, date 07.02.2005 të Gjykatës së
shkallës së parë Tirane.

358
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs e
pandehura, e cila ka kerkuar ndryshimin e tij dhe caktimin per te te mases se
sigurimit "detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore", te parashikuar nga
neni 234 i K Penal:
- Gjykata e shkalles se pare, gjate seances gjyqesore te caktimit te mases se
sigurimit, nuk ka respektuar nenin 42, pika 1 te Kushtetutes se R.SH.-se,
nenin 6 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, si dhe nenin 335
te K.Pr.Penale, pasi nuk me ka dhene mundesine e njohjes me provat e
paraqitura nga organi i akuzes.
- Transkriptimi i kasetave te inçizuara privatisht nga kallzuesi, nuk duhej te
ishin pranuar si prova nga gjykata, pasi ato jane marre ne kundershtim me
nenet 151, 222, 223 dhe 226 te K.Pr.Penale dhe ligjit nr.9187, date
12.02.2004 "Per pergjimet e bisedimeve".
- Nuk na eshte bere e mundur njohja me vendimin e ekspertimit te kasetave
diktofonike dhe permbajtjen e procesverbalit te dates 29.01.2005, te
transkriptimit te bisedave ne to.
- Masa e sigurimit "arrest ne burg", nuk eshte bazuar ne kriteret ligjore te
parashikuara nga neni 228 e vijues i K.Pr.Penale.
- Ne rastin konkret jemi para nje marredhenie juridike civile, e cila nuk
mund te penalizohet per shkak te mospermbushjes se nje detyrimi civil,
sipas nenit 27, pika 3 e Kushtetutes se R.SH.-se. Dhe sikur te provohet
ekzistenca e ketij detyrimi, i demtuari mund ta kerkoje permbushjen e tij
ne nje gjykim civil.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj, prokurorin Artur
Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, avokatin Pelivan Luçi, qe
kerkoi ndryshimin e vendimit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Me date 12.10.2004, Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare
Tirane, ka filluar proçedimin penal, ne ngarkim te shtetases Elona Farka, e cila
akuzohet per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me ane te mashtrimit,
parashikuar nga neni 143/2 i K Penal.
Pas ndalimit te saj, me 05.01.2005, dhe marrjes te pandehur me
06.01.2005, Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Tirane, i ka kerkuar
gjykates vleftesimin e ndalimit dhe caktimin per te, te mases se sigurimit "arrest
ne burg".
Sipas organit te prokurorise, e pandehura Elona Farka ne bashkepunim
me shtetasin Andrea Papa, person nen hetim, i kane marre me ane te mashtrimit,
te demtuarit Shpetim Shefiti (shok fakulteti me te dyshuarin Andrea), me date
08.08.2002, shumen 50.000 USD, te cilen nuk ja kane kthyer me. Ata i jane

359
paraqitur te demtuarit si perfaqesues te nje shoqerie te madhe amerikane, me
aktivitet shume fitimprures, per mbrojtjen e pronesise intelektuale, markave e
patentave dhe shitblerjen e tyre, duke e bindur ate (te demtuarin), qe te behej
aksioner i saj. Shumen e siperpermendur i demtuari ja ka dorezuar te
pandehures Elona, ne prani te shokut te tij, Zamedin Ismaili, pa u pasqyruar kjo
me dokumenta shkresore. Pas nje periudhe te gjate kohe, kur i demtuari, duke
mos marre asnje perfitim si aksioner i shoqerise ka kerkuar prej te pandehures
Elona dhe bashkepunetorit te saj Andrea kthimin e shumes se dhene, keta i jane
shmangur kontaktit me te, duke patur vetem komunikime elektronike.
Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin e dates 08.01.2005 ka
vleftesuar te ligjshem ndalimin dhe ka caktuar si mase sigurimi ndaj te
pandehures Elona Farka, ate te "arrestit ne burg" me afat 30 ditor, per kryerjen e
ekspertimit teknik te dy kasetave diktofonike.
Me pas, Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin e dates
07.02.2005, per çeshtjen penale me nr.30/1 akti, ka caktuar si mase sigurimi
ndaj te pandehures Elona Farka ate te "arrestit ne burg".
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin
nr.58, date 28.02.2005.
Nga ana e tyre eshte pranuar se nga provat e paraqitura nga organi i
procedimit, te marra ne unitet, siç jane deklarimet e shtetasve Shpetim Shefiti (i
demtuari), Zamedin Ismaili (personi ne prani te te cilit eshte dorezuar shuma),
Ludmilla Muçi dhe Vladimir Zarka, te dhena si "persona qe deklarojne per
rrethanat e hetimit", si dhe nga transkriptimet e bisedave te regjistruara ne dy
kasetat diktofonike, arrihet ne konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshem se
vepra penale per te cilen akuzohet e pandehura Elona Farka, ka ndodhur dhe se
ajo eshte kryer prej saj, ne bashkepunim me shtetasin Andrea Papa.
Gjithashtu, nisur nga rrezikshmeria e madhe shoqerore e te pandehures,
vepres penale per kryerjen e te ciles akuzohet ajo, si dhe nga sanksioni qe
parashikohet per te (vepren penale), gjykata ka caktuar si mase sigurimi
personal per te pandehuren Elona Farka, ate te "arrestit ne burg".
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, me te drejte gjykatat kane
konstatuar se ekzistojne tre kushtet e parashikuara nga neni 228 i K.Pr.Penale,
per caktimin e masave te sigurimit personal. Ekziston dyshimi i arsyeshem, qe
argumentohet me provat e siperpermendura, te paraqitura nga organi i
procedimit, se e pandehura ka kryer vepren penale te parashikuar nga neni
143/2 i K.Penal, nuk ka shkaqe padenueshmerie te saj ose te shuarjes se vepres
penale per te cilen akuzohet, si dhe ekziston nevoja e sigurimit te kesaj te
pandehure, nisur nga rrezikshmeria e madhe shoqerore e vepres penale per te
cilen akuzohet.
Por nga ana e gjykatave, ne caktimin e mases se sigurimit "arrest ne burg"
ndaj te pandehures Elona Farka, nuk jane respektuar kerkesat e nenit 230/a te
K.Pr.Penale. Nga permbajtja e kesaj dispozite del se "arresti me burg" mund te

360
vendoset vetem kur çdo mase tjeter sigurimi eshte e papershtatshme, per shkak
te rrezikshmerise se veçante te autorit dhe te pandehurit.
Ne rastin konkret, qenia femer e te pandehures, mosha e saj, fakti qe
procedohet per here te pare te çon ne konkluzionin se ndaj saj duhet caktuar nje
mase sigurimi me e lehte, se ajo e arrestit ne burg, siç eshte masa e sigurimit
"arrest shtepie", parashikuar nga neni 232/d i K.Pr.Penale.
Pretendimi i ngritur ne rekurs, se ne rastin konkret jemi para nje
marredhenie juridike civile eshte i papranueshem, pasi e pandehura e mohon
dorezimin e shumes 50.000 USD prej te demtuarit. Ky pretendim do te
qendronte nese ajo (e pandehura) do te pranonte ekzistencen e ketij detyrimi te
papermbushur per arsye te ndryshme.
Pretendimet e tjera te ngritura ne rekurs i takojne fazes se hetimit dhe
gjykimit te themelit te çeshtjes.
Sa me siper, duhet ndryshuar vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duke
caktuar per te pandehuren si mase sigurimi "arrest ne shtepi".

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 433 te K.Pr.P.,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.58, datë 28.02.2005 te Gjykates se Apelit
Tirane.
Caktimin ndaj te pandehures Elona Farka, si mase sigurimi personal ate te
"arrestit ne shtepi".
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehures nga paraburgimi, duke
u njoftuar prokurori prane Gjykates se Larte per ekzekutimin e ketij vendimi.

Tirane, më 04.04.2005

361
Nr.60 i Regj. Themeltar
Nr.48 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 18.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: ARQILE THEMISTOKLI KOSTA,


lindur me 1952 ne Gjirokaster, banues ne
Rrugen "Arkitekt Sinani", pallati nr.232,
shkalla 1/7, Tirane, mbrojtur nga avokat
Saimir Vishaj

A K U Z U A R:
Per vepren penale te korrupsionit pasiv
te personave qe ushtrojne funksione publike,
parashikuar nga neni 259 i K.Penal.
OBJEKTI:
Kundershtim i vendimit per caktimin
e mases se sigurimit arrest ne burg.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, mbi kerkesen e prokurorit, me


vendimin nr.156, date 04.02.2005, ka vendosur:
Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance te te pandehurit
Arqile Kosta.
Caktimin si mase sigurimi per kete te pandehur "arrest ne burg".

Mbi ankimin e te pandehurit, Gjykata e Apelit Tirane ka shqyrtuar


çeshtjen dhe ka vendosur me vendimin nr.56, date 24.02.2005 miratimin e
vendimit nr.156, date 04.02.2005 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.

362
Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs i pandehuri, qe
kerkon ndryshimin e tij e caktimin si mase sigurimi "arrest ne shtepi", duke
parashtruar se:
- Vendimi eshte rezultat i mos respektimit te kerkesave te ligjit proçedural
pasi gjykatat nuk arsyetojne se ka rrezik qe t’i shmangem gjykimit apo te
kryej ndonje veper tjeter penale, duke mos respektuar kerkesat e nenit
228/3 a, b, c te K.Pr.Penale.
- Dhenia e 100 dollareve nga Alkjed Zeneli eshte nxitur nga punonjesit e
Sh.K.B.
- Masa e sigurimit “arrest ne burg” eshte e papershtatshme, pasi nuk jane
respektuar kerkesat e nenit 230/1 te K.Pr.Penale, qe ajo jepet kur çdo
mase tjeter eshte e papershtatshme per shkak te rrezikshmerise se vepres
dhe te autorit. Jam njeri me personalitet te mire e per nje kohe te gjate
punonjes ne organet e Ministrise se Rendit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Artur
Selmani, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin e te pandehurit avokat
Saimir Vishaj, qe kerkoi ndryshimin e vendimit e caktimin si mase sigurimi
arrest ne shtepi e si analizoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe i Gjykates se Apelit
Tirane ne pjesen qe bejne fjale se ne ngarkim te te pandehurit Arqile Kosta ka
dyshime te arsyeshme per caktimin ndaj tij te mases se sigurimit, jane te drejta
por te pabazuara persa i perkasin llojit.
I pandehuri Arqile Kosta eshte pedagog ne Akademine e Rendit. Sipas
vendimit te gjykates se apelit rezulton se, mbi denoncimin e studentit Alkjed
Zeneli, se i kishte dhene te pandehurit 100 dollare amerikane per te kaluar
provimin ne lenden qe jepte i pandehuri, nga punonjesit e Sh.K.B. eshte
kontaktuar me te pandehurin, i cili qe ne pyetjen e pare ka pranuar se kishte
marre 100 dollaret qe ja kishte futur ne xhep studenti.
Duke qene para ketij fakti, eshte bere arrestimi ne flagrance i te
pandehurit dhe, duke krijuar dyshime per vepren penale te korrupsionit pasiv
nga persona qe ushtrojne funksione publike, parashikuar nga neni 259 i K.Penal
edhe gjykata e apelit e ka pranuar te drejte masen e sigurimit arrest ne burg.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, masa e sigurimit arrest ne burg
lidhet me nevojat e sigurimit e caktohet sipas kushteve e kritereve te
percaktuara ne nenin 228 e ne vazhdim te K.Pr.Penale. Edhe vepra e kryer nga i
pandehuri Arqile Kosta (pavaresisht nga permasat e vogla te saj) eshte nje veper
e rende penale pasi lidhet me figuren e punonjesit publik e ne veçanti me ate te
edukatorit ne raport me studentet.

363
Merr rendesi kjo figure krimi edhe per shkakun se, Akademia e Rendit,
formon punonjesit e ardhshem te policise, te cilet kane perspektiven, per shkak
te perfundimit te akademise, te marrin funksione drejtuese ne polici e t’i mesosh
ata qe duhet te ofrojne favore per te marre shkollen, e aq me teper nga
edukatoret, ndikon dukshem negativisht ne formimin e tyre.
Megjithate, Kolegji Penal ka mendimin se nje mase sigurimi e ndryshme
nga arresti ne burg per shkak te dyshimeve te rrethanave te ndodhjes se faktit
(dhenies se 100 dollareve), personalitetit te te pandehurit, faktit qe masa e
sigurimit ne vetvehte nuk eshte denim, eshte i papershtatshem per rastin ne
shqyrtim.
Nga ana tjeter Kolegji i çmon te bazuara pretendimet e prokurorit se lenia
e lire e te pandehurit mund te ndikoje ne proçesin e te provuarit per shkak te
raporteve te tij me studentet dhe faktin qe, sipas proçes verbalit te kallzimit e te
deklarimeve te te demtuarit Alkjed Zeneli, hidhen dyshime edhe per raste te
tjera qe i pandehuri mund te kete kerkuar ose te kete marre shperblime nga
studentet, çmon se nje mase sigurimi qe privon levizjen e lire te tij, do te ishte e
pershtatshme. Caktimi i mases se sigurimit arrest ne shtepi, parashikuar nga
neni 237 i K.Pr.Penale, do hiqte mundesine per te qe te nderhynte ne proçesin e
te provuarit dhe se ajo i pershtatet rrezikshmerise shoqerore te vepres ne
veçanti, por edhe autorit te saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/b e 237 te
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.56, date 24.02.2005 te Gjykates se Apelit
Tirane dhe caktimin si mase sigurimi ndaj te pandehurit Arqile Kosta "arrest ne
shtepi".
Urdherohet i pandehuri Arqile Kosta te mos largohet nga banesa e tij e
ndodhur ne rrugen "Arkitekt Sinani", pallati nr.232, shkalla 1, apartameti nr.7,
Tirane.
Urdherohet lirimi i te pandehurit Arqile Kosta nga paraburgimi.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 18.04.2005

364
Nr.65 i Regj. Themeltar
Nr.56 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anëtar
Vladimir Metani Anëtar
Ylvi Myrtja Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 25.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: BESMIR FETISHI, i biri i Kujtimit, i


dtl.1986, banues në Tiranë, i dënuar për
vjedhje

A K U Z U A R:
Per krimin e vjedhjes të kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 134/II i K.Penal.

OBJEKTI:
Caktim i masës së sigurimit personal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.75/1 Regj.Them.,


datë 15.02.2005, vendosi:
Caktimin si masë sigurimi personal, për të pandehurin Besmir
Fetishi, atë të "arrestit në shtëpi".

Ky vendim u miratua edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin


nr.68, datë 03.03.2005 të saj.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e


Lartë prokuroria e apelit, me të cilin kërkon ndryshimin e tij, duke caktuar si
masë sigurimi për të pandehurin Besmir, atë të "arrestit në burg", duke
parashtruar:

365
- Në ngarkim të të pandehurit ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në
prova se ai ka kryer krimin e vjedhjes, në bashkëpunim me persona të
tjerë.
- Përveç sanksionit të rëndë që parashikon kjo dispozitë, i pandehuri
paraqet rrezikshmëri, sepse ka qënë dënuar edhe më parë për vjedhje.
- Rëndësia e faktit është e madhe edhe për shkak të përhapjes së madhe që
kanë këto lloj veprash penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Artur Selmani, i
cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe caktimin për të
pandehurin të masës së arrestit në burg dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se, shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga prokurori i apelit
janë të bazuara në ligj dhe në aktet e dosjes. Për rrjedhojë, vendimi i gjykatës së
apelit duhet të prishet.
Gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal, që i përket të pandehurit
Besmir Fetishi u konstatua se, ai është arrestuar në flagrancë, pasi në
bashkëpunim me të pandehurit Ledio Shehu, Festim Geci, Fatos Luga e Ilir
Bregu, më 12.01.2005, kanë vjedhur me mjete dhe mënyra të ndryshme,
përfshirë edhe me anë thyerjeje, aksesorë të disa autoveturave që u përkisnin
personave të ndryshëm, të cilat u gjetën në automjetin që i përket të pandehurit
Besmir dhe që drejtohej prej tij.
Mbi kërkesën e organit të akuzës, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me
vendimin nr.75 Regj. Them., datë 15.01.2005, vleftësoi të ligjshëm arrestimin
në flagrancë të të pandehurit dhe, duke u nisur nga fakti që ai është përsëritës
specifik, caktoi, si masë të sigurimit personal, ndaj tij, masën e arrestit në burg.
Por, duke arsyetuar se, meqënëse nga ana e prokurorisë, nuk ishte zbuluar
akoma mekanizmi i vjedhjes dhe roli i të pandehurit në vjedhje, si edhe se ende
nuk ishin realizuar aktet e ekspertimit daktiloskopik të sendeve të sekuestruara,
masën e dha me afat 30 ditor.
Me kalimin e këtij afati, prokuroria përsëriti kërkesën, duke kërkuar që,
ndaj të pandehurit Besmir, të caktohet, si masë sigurimi personal, ajo e arrestit
në burg.
Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me arsyetimin se, nga ana e organit të
akuzës, nuk ishte kryer asnjë nga detyrat e vendimit të mëparshëm të saj, si dhe
nga fakti që mbrojtësi i të pandehurit kishte paraqitur kopjen e një kartele
klinike dhe një epikrizë nga të cilat, sipas mbrojtjes, del se i ati i të pandehurit
vuan nga një sëmundje e pashërueshme, me vendimin nr.75/1 Regj. Them., datë
15.02.2005, caktoi për të pandehurin, si masë sigurimi personal, atë të arrestit

366
në shtëpi, vendim ky që u miratua edhe nga gjykata e apelit, me vendimin nr.68,
datë 03.03.2005, të saj.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arriti në përfundimin se, në rastin
objekt shqyrtimi, ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara nga neni 228 i
K.Pr.Penale lidhur me kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal. Po
kështu, arriti në përfundimin se ndodhemi para rrethanave të tilla që, bazuar ne
faktin që, vjedhja e aksesorëve dhe pjesëve të tjera të autoveturave është vepër
mjaft e përhapur në qytetin e Tiranës, në faktin që për realizimin e saj është
vepruar duke përdorur mjete të posaçme (kaçavidë) dhe thyerja e xhamit të një
autoveture, në faktin që për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga paragrafi
i II-të, i nenit 134 të K.Penal, ligjvënësi ka parashikuar dënim vetëm me
burgim, si edhe faktin që, sikurse e kanë pranuar gjykatat, i pandehuri është
përsëritës dhe nuk ekziston asnjëri nga kriteret e veçanta që parashikohen në
pikën 2 të dispozitës së nenit 230 të K.Pr.Penale, në të cilat përcaktohet se kur
nuk mund të vendoset arresti në burg, duhej të ishin patur parasysh nga të dy
gjykatat për të caktuar llojin e masës së sigurimit personal ndaj këtij të
pandehuri.
Edhe arsyetimi i gjykatës së shkallës së parë lidhur me shkaqet e dhënies
së arrestit në burg me afat, po të kihet parasysh fakti se, përsa i takon
mekanizmit të ngjarjes dhe rezultateve të ekspertimit daktiloskopik, sikurse ka
pranuar vete ajo, rezultojnë të sqaruara, kurse roli i të pandehurit në vjedhje
është moment, sqarimi i të cilit i takon fazave të mëvonshme të hetimit, gjëndet
i pabazuar.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/c të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.68, datë 03.03.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Caktimin për të pandehurit Besmir Kujtim Fetishi, si masë sigurimi personal,
atë të arrestit në burg.
Të njoftohet prokurori pranë Gjykatës së Lartë për ekzekutimin e këtij
vendimi.

Tirane, më 25.04.2005

367
Nr.769/87 i Regj. Themeltar
Nr.201 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anetar
Artan Hoxha Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: BESIM ÇOLLAKU

A K U Z A:
Kanosje dhe pushtim toke,
parashikuar nga nenet 84 e 200 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Mat, me vendimin nr.11, date 03.03.2004, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Besim Çollaku per vepren penale
te pushtimit te tokes dhe ne baze te nenit 200 te Kodit Penal,
denimin e tij me 50 mije leke gjobe.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Besim Çollaku, per vepren
penale te kanosjes serioze per vrasje, parashikuar nga neni 84 i
Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.368, date 26.05.2004, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.11, date 03.03.2004 te Gjykates
se Rrethit gjyqesor Mat.

Kunder vendimit te gjykates te apelit ka bere rekurs i gjykuari, i cili


kerkon prishjen e tij dhe deklarimin te pafajshem, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit eshte i pabazuar ne prova.

368
- Ne gjykim eshte provuar plotesisht me prova te plota, se une nuk kam
pushtuar token e askujt.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Bashkim Sheshi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se apelit,
mbasi degjoi mbrojtesin e te gjykuarit, avokat Andon Prekaj, i cili kerkoi
prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pushimin e çeshtjes
dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet nr.11, date 03.03.2004 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Mat dhe
nr.368, date 26.05.2004 i Gjykates te Apelit Tirane, jane te bazuara ne prova
dhe ne ligje.
Sipas akteve te ndodhura ne dosjen gjyqesore, i gjykuari Besim Çollaku
eshte akuzuar dhe derguar per gjykim per kryerjen e veprave penale te pushtimit
te tokes dhe kanosjes serioze per vrasje, parashikuar nga nenet 200 dhe 84 te
Kodit Penal, per shkakun se per disa vjet ka pushtuar token e te demtuarit
Flamur Çollaku, duke mbjelle ne te dhe kositur jonxhe dhe bar.
Siç del nga aktet, Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave ish-
Pronareve te Rrethit Mat, me vendimin date 17.10.1994, i ka njohur dhe kthyer
Liman Çollakut (babait te te demtuarit Flamur Çollaku), truallin e lire, me
siperfaqe 7760 m².
Ne baze te ketij vendimi, me aktin e dorezimit, date 07.04.2000, Liman
Çollakut i eshte dorezuar prona e lire 7760 m².
Me vendimin e Gjykates se Rrethit gjyqesor Mat nr.103, date 09.03.2001,
eshte vendosur detyrimi i te gjykuarit Besim Çollaku dhe i disa te afermeve te
tij, te lirojne pronen e Liman Çollakut.
I demtuari Flamur Çollaku, djali i Liman Collakut (tani i vdekur), ne baze
te trashegimise te leshuar me vendimin nr.1914, date 05.05.2003 te Gjykates se
Rrethit Tirane, eshte njohur si trashegimtar i trashegimlenesit Liman Çollaku,
ne 1/3 e tokes.
Me aktet e permendura, eshte vertetuar plotesisht se pronesia e tokes
objekt gjykimi i perket te demuarit Flamur Çollaku.
Me provat e administruara dhe te verifikuara ne shqyrtimin gjyqesor te
çeshtjes, eshte provuar se i gjykuari Besim Çollaku e ka pushtuar kete toke qe
nga viti 1990.
Per kete fakt, ne gjykim eshte administruar dhe nje vendim i Gjykates se
Rrethit gjyqesor Mat i dates 02.07.2002, me te cilen çeshtja penale me te
pandehur Besim Çollaku, i akuzuar per kryerjen e vepres penale te pushtimit po

369
te kesaj toke eshte pushuar, ne baze te ligjit “Per dhenie amnistie” nr.8895,
date16.05.2002.
Rasti i fundit i pushtimit te kesaj toke nga ana e te gjykuarit Besim
Çollaku, eshte ai i dates 22.05.2003, i konstatuar nga vete i demtuari dhe i
provuar dhe me deshmitare.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, duke u bazuar sa me siper, me
vendimin e saj te gjykuarin e ka deklaruar fajtor dhe denuar vetem per kryerjen
e vepres penale te pushtimit te tokes, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal,
ndersa per vepren penale te kanosjes e ka deklaruar te pafajshem.
Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tirane.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimet e te dy gjykatave,
lidhur me deklarimin fajtor te te gjykuarit per kryerjen e vepres penale te
pushtimit te tokes, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal, jane te drejta, mbasi
gjate gjykimit te çeshtjes akuza ndaj te gjykuarit eshte provuar me prova te
plota dhe bindese.
Po ashtu, te drejta dhe te bazuara ne ligje jane dhe vendimet e te dy
gjykatave lidhur me deklarimin e pafajshem te te gjykuarit per akuzen e vepres
penale te kanosjes serioze per vrasje, me arsyetimin se nuk eshte provuar
kryerja e kesaj vepre nga i gjykuari.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i vlereson gjithashtu te drejta dhe te
bazuara ne ligje vendimet e te dy gjykatave, si persa i perket cilesimit ligjor te
vepres se kryer nga i gjykuari, ashtu dhe llojit te mases se denimit te dhene ndaj
tij.
Per llojin e denimit te dhene me gjobe dhe per masen e saj, Kolegji Penal
i Gjykates se Larte çmon se, ato jane te drejta dhe te bazuara per shkak te
vleresimit objektiv te rrezikshmerise te vepres se kryer dhe ate te autorit te saj,
si dhe rrethanave konkrete te çeshtjes.
Ne keto kushte, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, vendimi i
Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur lenia ne fuqi e vendimit te
Gjykates se Rrethit gjyqesor Mat, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligje dhe si i tille
duhet te lihet ne fuqi.

370
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa
a te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.368, date 26.05.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane, qe ben fjale per te gjykuarin Besim Çollaku.

Tirane, me 06.04.2005

371
Nr.772/90 i Regj. Themeltar
Nr.202 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seance gjyqesore, ne date 06.04.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: VILIAM DEDE

A K U Z A:
Perdorim i dokumentit te fallsifikuar,
parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Korce, me vendimin nr.286, date 05.11.2003,


ka vendosur:
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Viliam Dede, i akuzuar
per vepren penale te perdorimit te dokumentit te fallsifikuar,
parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.38, date 19.03.2004, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.286, date 05.11.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Korce.

372
Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs prokurori, i cili
kerkon prishjen e tij, deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarit, simbas
akuzes, per keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit dhe per rrjedhoje dhe ai i gjykates se shkalles
se pare jane te pabazuar, per shkakun se te gjitha provat e administruara
ne gjykim provojne se dokumenti eshte i fallsifikuar dhe se per kete fakt i
gjykuari ka patur dijeni, duke e perdorur ate.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e anetarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Bujar Sheshi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te
gjykates se apelit dhe dergimin e akteve per rishqyrtim, po ne ate gjykate,
mbrojtesi i te gjykuarit nuk u paraqit
dhe mbasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kthehen
asaj gjykate per rishqyrtim, per shkak te mos shqyrtimit te te gjitha provave te
administruara prej saj.
Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se mbi kallzim te deshmitarit Bujar
Dede, organi i prokurorise ka filluar procedimin penal ne ngarkim te te
pandehurit Viliam Dede per kryerjen prej tij te vepres penale te perdorimit te
dokumentit te fallsifikuar, parashikuar si e tille nga neni 186/1 i Kodit Penal.
Simbas organit te akuzes, i gjykuari ka perdorur ne nje gjykim civil nje
akt te fallsifikuar dhe konkretisht lejen e ndertimit nr.130, date 29.12.1993 te
leshuar nga Komuna e fshatit Proger, Rrethi Korce.
Simbas organit te akuzes, akti ne fjale eshte i fallsifikuar, mbasi sic ka
dale nga akti i ekspertimit grafik, firma e vendosur ne te, poshte emertimit
“Tekniku i Komunes Nevruz Shkembi”, nuk eshte shkruar nga ky person.
Po simbas ketij organi, leja e ndertimit eshte e fallsifikuar dhe per faktin
se, ne nje kohe qe eshte pretenduar se ajo eshte perpiluar ne daten 29.12.1993,
shenimi i vene ne te se drejtuesi i punimeve, inxhinier Veri Musabelli, ishte i
pajisur me licencen nr.K 0650, nuk i pergjigjet te vertetes, per shkakun se ai
eshte pajisur me licence me kete numer dy vjet me pas dhe pikerisht ne daten
03.02.1995.
Te dy gjykatat, faktet e parashtruara i kane paraqitur ne vendimet e tyre.
Simbas tyre, nga provat e administruara ne gjykim, nuk provohet se
fallsifikimet e ndodhura ne kete akt jane kryer nga i gjykuari.
Po simbas ketyre gjykatave, provat e administruara ne gjykim nuk
provuan se i gjykuari e ka ditur qe ky akt ka qene i fallsifikuar.
Per sa u paraqit, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, veren se ne gjykimin e
kesaj ceshtje nuk jane sqaruar rrethana qe kane patur te bejne me fallsitetin e

373
dokumentit dhe per rrjedhoje as rrethana qe kane patur te bejne me dijeni ose jo
te te gjykuarit per to.
Ne aktet e dosjes gjyqesore ndodhet nje vertetim i dates 20.10.1994, i
leshuar nga kryetari i komunes Proger, Sulejman Dede, nga permbajtja e te cilit
del se Viliam Dede, banor i ketij fshati, “… ka ndertuar nje furre gelqereje …
me leje ndertimi dhe me vendim te keshillit te komunes nr.130 i vendimit, date
29.12.1993. Ky vertetim leshohet per t’u regjistruar ne hipoteke”.
Lidhur me kete akt, Kolegji Penal i Gjykates se Larte veren se ai, ndonese
eshte administruar ne gjykim, nuk i eshte nenshtruar verifikimit ne shqyrtimin
gjyqesor.
Per permbajtjen qe ai paraqet, nga te dy gjykatat nuk eshte kryer asnje
veprim verifikues, qofte nepermjet pyetjes te personave qe kane dijeni per
vertetesine e permbajtjes qe ai paraqet ashtu dhe nepermjet marrjes apo kqyrjes
te ketij vendimi apo ndonje akti tjeter qe ben fjale per te, ndodhur ne kete
komune.
Kryerja e veprimeve te mesiperme do te sqaronte me mire faktin se leja e
ndertimit, e perdorur nga i gjykuari, ka qene apo jo e fallsifikuar.
Pervec sa siper, nga te dy gjykatat, per te percaktuar dijenine ose jo te te
gjykuarit, per fallsitetin e dokumentit, ka qene e domosdoshme dhe kryerja e
disa veprimeve te tjera verifikuese si sqarimi, nepermjet pyetjes te deshmitareve
te ndryshem dhe te te gjykuarit, i marredhenieve qe ai ka patur gjate viteve 1993
dhe 1994 me inxhinier Veri Musabelli dhe me teknikun Novruz Shkembi.
Duke i vleresuar veprimet e mesiperme te rendesishme dhe qe ndihmojne
per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se,
vendimi i Gjykates te Apelit Korce duhet te prishet dhe aktet duhet t’i kalojne
po asaj gjykate per rishqyrtim.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441, pika 1, germa c te
Kodit te Procedures Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.38, date 19.03.2004 te Gjykates se Apelit Korce,
qe ben fjale per te gjykuarin Viliam Dede.
Kthimin e akteve te kesaj ceshtje ne Gjykaten e Apelit Korce per
rishqyrtim, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.04.2005

374
Nr.774/92 i Regj. Themeltar
Nr.203 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Perikli Zaharia Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Artan Hoxha Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 06.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURVE: ARBEN XHAFERRI, i biri i Lutfiut,


i dtl. 1977, banues në fshatin Ballaj
(Kavajë)
MYFIT SELIMI, i biri i Nelos,
i dtl. 1962, banues në fshatin Boshtovë
(Kavajë)

A K U Z U A R:
Për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese,
parashikuar nga neni 114/a, pikat 1, 3
dhe 5 të K.Penal, në lidhje me nenin 25 të tij.

Gjykata e shkallës së parë Kavajë, me vendimin nr.99, datë 22.10.2003,


vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Xhaferri, për krimin e
shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në zbatim të
nenit 114/a, pikat 1, 3 dhe 5 të K.Penal e neneve 25 e 50/gj të tij,
dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Myfit Selimi për krimin e
shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në zbatim të
nenit 114/a, pikat 1, 3 dhe 5 të K.Penal e neneve 25 e 50/gj të tij,
dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

375
Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.156,
datë 19.05.2004, të saj.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur ankim, në Gjykatën e


Lartë, avokati Bledar Skënderi, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe kthimin e
çështjes për rishqyrtim, duke parashtruar:
- Vendimi është marrë në shkelje të normave procedurale, të cilat ndikuan
në marrjen e tij, pasi në kundërshtim me kërkesat e nenit 152/I të
K.Pr.Penale, i ka dhënë vlerë të paracaktuar deklarimeve të së dëmtuarës
në seancën për sigurimin e provës.
- Në gjykimin në apel kërkuam përsëritjen e pjesshme të shqyrtimit
gjyqësor për të paraqitur një vendim të gjykatës italiane që e deklaronte të
pafajshëm këtë të gjykuar për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit në
dëm të Fluturake Muçanit, kurse gjykata, pa bërë asnjë verifikim,
arbitrarisht argumenton se vendimi i gjykatës italiane mban datën
16.07.1999, por pas daljes nga burgu i gjykuari, bashkë me të gjykuarin
tjetër, kanë vazhduar të shfrytëzojnë të dëmtuarën derisa policia italiane e
ka kthyer atë në Shqipëri. Mirëpo, i gjykuari akuzohet se ka shfrytëzuar të
dëmtuarën edhe gjatë periudhës që ka qënë në burg.
- Arsyetimi i gjykatës, sipas të cilit nuk konkurojnë kriteret ligjore të
parashikuara nga neni 6/2 i K.Penal me ato të nenit 7 të K.Pr.Penale,
është i gabuar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Skënder Breca, i
cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve në atë
gjykatë për rigjykim, mbrojtësit e të gjykuarve av. N. Fana dhe B. Skënderi, të
cilët kërkuan prishjen e dy vendimeve dhe dërgimin e akteve për rigjykim në
gjykatën e shkallës së parë,

VËREN
Gjatë shqyrtimit të akteve që ndodhen në dosje, u konstatua se, vendimi
nr.99, datë 22.10.2003, i Gjykatës së shkallës së parë Kavajë, ka marrë formë të
prerë me lënien në fuqi të tij nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.156,
datë 19.05.2004 të saj.
U konstatua gjithashtu se rekursi i mbrojtësit të të gjykuarve është nisur
me anë të postës, më 18.06.2004, domethënë një ditë jashtë afatit të parashikuar
në nenin 435/1 të K.Pr.Penale.

376
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 420/"c" të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Mospranimin e rekursit të paraqitur kundër vendimit nr.156, datë
19.05.2004 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tirane, më 06.04.2005

377
Nr.773/91 i Regj. Themeltar
Nr.204 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anëtar
Artan Hoxha Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Perikli Zaharia Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 06.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: FADIL SULAJ

A K U Z U A R:
Për veprën penale të vjedhjes me armë.
Baza Ligjore: Neni 140 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Fier me vendimin nr.20, date 24.02.2004 ka


vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fadil Sulaj për veprën penale të
vjedhjes me armë, parashikuar nga neni 140 i K.P. dhe dënimin e
tij me 11 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.145, datë 19.05.2004 ka


vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr.20, date 24.02.2004 të Gjykatës së
shkallës së parë Fier.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs i gjykuari, i cili


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Vendimet e gjykatave janë haptazi të paligjshëm, pasi nuk kanë bërë një
analizë të hollësishme të provave, duke injoruar plotësisht provat e sjella
nga mbrojtja.
- Vendimet jane mbeshtetur vetem tek procesverbali date 17.09.2003 i
njohjes së personit me anë të zërit, i marrë në fazën e hetimeve paraprake.

378
Në marrjen e kësaj prove është vepruar në kundërshtim me nenet 172 e
174 të Kodit të Procedurës Penale (K.Pr.P.). Nuk rezulton se mbi çfarë
kriteresh janë zgjedhur personat e tjerë pjesëmarrës në njohje, nuk janë
krijuar kushtet e përafërta me mjedisin e ngjarjes, etj. Gjykatat i marrin te
mirëqëna përfundimet e procesverbalit të zërit, kur identifikimi i plotë
dhe i padyshimtë i zërit të personit duhej të bëhej nëpërmjet mjeteve
tekniko kriminalistike, të cilat i përdorin njerëz kompetentë të kësaj
fushe. Kjo provë e marrë nga gjykata nuk është e besueshme, pasi nuk
mbështetet në prova të tjera direkte apo indirekte.
- Gjykata duhet te kryente një eksperiment hetimor për të vërtetuar
pretendimet e paraqitura nga mbrojtja, se i gjykuari ka qenë për peshkim
dhe në shtëpinë e tij me disa bashkëfshatarë, mbi 7 km larg vendit te
ngjarjes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, prokurorin Saliko Hajno,
i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e akteve per
rishqyrtim ne po ate gjykate, mbrojtesin e te gjykuarit, av. Mehmet Kurti, i cili
kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe atë te gjykates se
apelit dhe zgjidhjen e ceshtjes nga ky Kolegj ose ne pamundesi te kesaj, kthimin
e akteve per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare dhe pasi shqyrtoi çështjen
në tërësi,

VËREN
Më datën 16.09.2003, rreth ores 2000, në vendin e quajtur “Kthesa e
Bajames”, në rrugën Tepelenë-Ballsh, një person i armatosur dhe i maskuar i ka
dale perpara një automjeti tip “Mitsubish” me targa të Tiranës, me të cilin
udhëtonin shtetasit Agim Hodaj dhe Adrian Dani.
Ai ka qëlluar njëherë në ajër, duke detyruar drejtuesin e automjetit të
ndalonte dhe u ka kërkuar atyre paratë dhe sende te tjera me vlerë. Nen
kercenimin e armes i ka detyruar dhe iu ka marre atyre respektivisht 2000 dhe
500 leke, si dhe nje aparat telefoni celular tip “Sony”. Më pas, duke shtene
perseri ne ajer, i ka lejuar të largohen.
Te dy te demtuarit kane bere denoncim ne rajonin e policise Ballsh, ku
nder te tjera kanë treguar karakteristikat e trupit dhe veshjen e personit, i cili i
kishte vjedhur, por pa mundur t’i shikojnë fytyrën. Meqënëse atyre u ishte
fiksuar zëri i tij, prokurori ka proceduar me njohjen e personit me anë të zërit,
sipas nenit 174 te K.Pr.P., duke e pasqyruar menyren e zhvillimit te njohjes ne
procesverbalin perkates.
Të dëmtuarit, ne menyre te pavarur nga njeri tjetri, pas zhvillimit te
procesit te njohjes se personit me ane te zerit, kane treguar se njohin te
gjykuarin.

379
Keshtu, prokurori e ka akuzuar atë për veprën penale të vjedhjes me
armë, parashikuar nga neni 140 i K.P.
Gjykata e shkalles se pare e ka deklaruar fajtor te gjykuarin per kete
veper penale dhe gjykata e apelit ia ka lene ne fuqi vendimin, duke e pranuar te
provuar kryerjen e vepres nga ky i gjykuar, megjithese e vetmja prove ne
ngarkim te tij eshte akti i njohjes me ane te zerit.
Deshmitë e dëshmitarëve të paraqitur nga mbrojtja, sipas të cilëve i
gjykuari ditën e ngjarjes ka qenë për peshkim me disa nga bashkëfshatarët e vet
deri në orën 1900, gjykata nuk i ka çmuar të besueshme, për faktin se kanë qenë
të kundërta me ato të deklaruara para policisë gjyqësore (kanë deklaruar se janë
kthyer rreth ores 1800). Për më tepër, sipas gjykatës, i gjykuari i ka pasur të
gjitha mundësitë edhe po të ishte kthyer në orën 1900, për të shkuar nga fshati
Ninesh i rrethit Mallakaster ku banon, në vendin e ngjarjes.
Nga shqyrtimi i akteve te kesaj ceshtjeje konstatohet se, si gjykata e
shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit, nuk i kane nenshtruar shqyrtimit
gjyqesor fakte, te cilat kane lidhje me zgjidhjen e ceshtjes.
Keshtu, gjykatat nuk kane marre ne shqyrtim se, si u be e mundur qe per
vepren penale te kryer ne rrethanat e mesiperme organet kompetente te
dyshojne dhe te kapin pikerisht kete te gjykuar, kur ketij te fundit, nga kontrolli
i ushtruar, nuk i jane gjetur mjete dhe sende kompromentuese te lidhura me kete
veper.
Kete fakt te dyja gjykatat as nuk e kane permendur ne vendimet e tyre ose
e kane anashkaluar.
Ne kushtet kur gjykata e shkalles se pare nuk kishte bere shqyrtimin dhe
verifikimin e fakteve qe kane rendesi per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, gjykata e
apelit ishte e detyruar qe te perseriste shqyrtimin gjyqesor, bazuar ne nenin 427
te K.Pr.P.
Per rrjedhoje, ky Kolegj gjykon se, gjykimi i zhvilluar nga gjykata e
apelit nuk eshte i plote dhe i gjithanshem.
Gjithashtu, gjykatat nuk bejne fjale ne vendimet e tyre dhe nuk i japin
pergjigje pretendimit te mbrojtjes, qe ata qe e kane vene ne dyshim faktin nese i
gjykuari eshte autor i vepres penale, jane vete te demtuarit. Keta te fundit kane
deshmuar ne seance gjyqesore qe, nuk mund te percaktojme dot ose nuk mund
te themi qe eshte i gjykuari personi qe na doli ate nate. Madje i demtuari Agim
Hodaj ka deshmuar se, edhe po ta kisha pare pa maske, nuk do ta dalloja dot.
Ne keto kushte, vendimi i gjykates se apelit nuk eshte marre ne zbatim te
kerkesave ligjore dhe pikerisht te nenit 383/ç te K.Pr.P. Sipas kesaj dispozite,
vendimi permban (nder te tjera), perveç parashtrimit te permbledhur te
rrethanave te faktit dhe provat mbi te cilat bazohet, edhe arsyet per te cilat
gjykata i quan te papranueshme provat e kunderta.
Per shkeljet e mesiperme ky Kolegj gjykon se vendimi i gjykates se apelit
duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim.

380
Ne rigjykim gjykata duhet te shqyrtoje te gjitha faktet dhe rrethanat qe
lidhen me vepren penale dhe te arrije ne konkluzionin perfundimtar pas nje
analize te hollesishme dhe te argumentuar te provave, duke parashtruar arsyet
per te cilat i quan te papranueshme provat e kunderta me ato ku e bazon
vendimin e saj.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.P.,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.145, date 19.05.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tiranë, më 06.04.2005

381
Nr.792/110 i Regj. Themeltar
Nr.205 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Vladimir Bineri Anetar
Artan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.792/110, qe i perket:

TË PANDEHURVE: KLODJAN QARRI


FATJON TULJA

A K U Z A:
Shitje e lendeve narkotike ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.347, date 08.04.2004,


ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Klodjan Qarri per vepren penale
te shitjes se narkotikeve ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 283/2
te K.P., denimin e tij me 8 vjet e 6 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatjon Tulja, per vepren penale
te shitjes se narkotikeve ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 283/2
te K.P., denimin e tij me 7 vjet e 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.420, date 11.06.2004, ka


vendosur:
Te ndryshoje vendimin nr.347, date 08.04.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Tirane, si me poshte:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Klodjan Qarri per vepren penale
te shitjes se narkotikeve dhe ne baze te nenit 283/1 te K.P., denimin
e tij me 2 vjet burgim.

382
Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatjon Tulja per vepren penale te
moskallzimit te krimit dhe ne baze te nenit 300/1 te K.P., denimin e
tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs prokurori i


apelit, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtuar keto shkaqe:
- 1. Nga hetimi gjyqesor ka rezultuar e provuar se te dy te gjykuarit, pasi
jane vezhguar per afro nje ore nga agjentet e Z.R.L.K. Droges, jane kapur
ne flagrance prej tyre duke shitur lende narkotike te llojit cannabis sativa
kundrejt cmimit 300 leke doza nje personi te njohur si perdorues droge.
Fillimisht kjo eshte pranuar dhe nga vete te gjykuarit, te pyetur si persona
nen hetim, ndersa kur jane marre te pandehur ata nuk kane pranuar
bashkepunimin midis tyre.
- 2. Nga te gjitha aktet e dosjes del plotesisht e provuar se te pandehurit
kane konsumuar krimin e parashikuar nga neni 283/2 i K.P.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, prokurorin Skender Breca,
i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare, mbrojtesin e te gjykuarit Fatjon Tulja,
av. Mergim Hoxha, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit
dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i gjykates se apelit eshte rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit
material e per kete shkak duhet prishur, ndersa vendimi i gjykates se shkalles se
pare duhet lene ne fuqi me ndryshime lidhur me masat e denimit per te
gjykuarit.
Te gjykuarit Klodjan Qarri e Fatjon Tulja jane akuzuar se kane kryer
vepren penale te shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim, parashikuar nga
neni 283/2 i K.P., pasi jane kapur ne flagrance ne daten 22.08.2003 mbrapa
korpusit te Universitetit “Nene Tereza” duke shitur lende narkotike.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane i ka deklaruar fajtore dy te gjykuarit per
vepren penale per te cilen jane akuzuar, pasi ka pranuar te provuar se dy agjente
te policise ne nje distance prej 20m nga te gjykuarit i kane vezhguar ata per
rreth treçerek ore dhe kane konstatuar se here pas here ne drejtim te tyre vinin
individe, te cilet shkembenin dicka here me njerin te gjykuar, here me tjetrin
dhe largoheshin. Kur agjentet e policise jane bindur se behej fjale per shitje te
lendeve narkotike, pasi te gjykuarve i eshte afruar nje perdorues i tyre,
deshmitari Markel Hysa, kane nderhyre per t’i kapur ne flagrance te gjykuarit,
nga ku ka rezultuar se prane kembeve te te gjykuarit Klodjan Qarri u gjeten 6

383
paketa me lende cannabis sativa, si dhe ne dore nje pakete, te cilat ne teresine e
tyre peshonin 31,5 gram (rezultuan te tilla mbasi iu nenshtruan ekspertizes
toksikologjike). Ndersa te gjykuarit Fatjon Tulja iu kapen ne dore nje sasi prej
300 lekesh. Te pyetur si persona nen hetim po ne kete date, te dy te gjykuarit
kane pranuar se kundrejt cmimit prej 300 leke doza, shisnin lende narkotike te
llojit cannabis sativa, e cila sigurohej e pergatitej ne shtepine e te gjykuarit
Klodjan Qarri. Bazuar mbi arrestimin ne flagrance dhe deklarimeve te tyre eshte
kryer kontrolli i banesave te te gjykuarve, nga ku ka rezultuar se ne banesen e
Klodjan Qarrit jane gjetur e sekuestruar edhe nje sasi tjeter lende narkotike prej
700 gram e te njejtit lloj, ndersa ne banesen e te gjykuarit Fatjon Tulja nuk eshte
gjetur asgje e kunderligjshme. Gjithashtu me cilesine e deshmitarit eshte pyetur
Markel Hysa, i cili rezultoi se eshte perdorues droge dhe ka deklaruar perpara
oficereve te policise gjyqesore se ka blere 5-6 here te tjera lende narkotike
kundrejt cmimit 300 leke doza, ne te njejtin vend prej dy te gjykuarve. Gjate
vazhdimit te hetimeve dhe ne gjykim te gjykuarit kane ndryshuar theniet e tyre,
duke pretenduar se vetem i gjykuari Qarri ka shitur lende narkotike, ndersa i
gjykuari Tulja, si perdorues i tyre ka qene klient i ketij te fundit. Po ashtu dhe
deshmitari Markel Hysa ka deshmuar se blerjet i ka bere tek i gjykuari Klodjan
si perpara ashtu edhe diten e ngjarjes. Pavaresisht nga keto, Gjykata e Rrethit
gjyqesor Tirane duke iu referuar rrethanave te faktit, deshmise se agjenteve te
policise, te cilet kane rikonfirmuar veprimet e tyre duke shpjeguar hollesisht
rrethanat e ngjarjes gjate hetimit gjyqesor, ka arritur ne perfundimin se vepra
penale e shitjes se lendeve narkotike eshte kryer ne bashkepunim nga te dy te
gjykuarit e per pasoje i ka deklaruar te dy fajtore, bazuar ne nenin 283/2 te K.P.,
duke e denuar Klodjan Qarrin me 8 vjet e 6 muaj burgim e Fatjon Tulja me 7
vjet e 6 muaj burgim.
Gjykata e apelit i ka kushtuar me teper vemendje deklarimeve te te
gjykuarve dhe deshmise se deshmitarit Markel Hysa dhe duke pranuar se te
gjykuarit Fatjon i jane kapur 300 leke, aq sa ishte çmimi per nje doze lende
narkotike dhe faktit se ne banese nuk u gjet asgje e kunderligjshme, ka arritur ne
perfundimin se ai nuk ka qene shites por bleres i lendes narkotike. Sipas kesaj
gjykate, duke mos patur asnje prove ne ngarkim te ketij te gjykuari, ai duhet te
deklarohet i pafajshem per kete veper e per pasoje nuk ka me vend edhe per te
gjykuarin Qarri qe kjo veper te kualifikohet si e kryer ne bashkepunim, por ne
baze te paragrafit te pare te nenit 283 te K.P. Gjykata e apelit vazhdon me
arsyetimin se: “I pandehuri Fatjon e dinte se i pandehuri Klodjan po shiste
lende narkotike, ishte vete prezent e megjithate nuk ka denoncuar ne organet
kompetente”. Ne perfundim te gjykimit ajo ka ndryshuar vendimin nr.347, date
08.04.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, duke e deklaruar fajtor te
gjykuarin Fatjon per vepren penale te moskallzimit te krimit, parashikuar nga
neni 300/1 i K.P. dhe e ka denuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Gjithashtu ka
deklaruar fajtor te gjykuarin Klodjan Qarri per vepren penale te shitjes se
lendeve narkotike, parashikuar nga neni 283/1 i K.P. dhe e ka denuar ate me 2

384
vjet burgim, duke e ulur denimin nen minimumin e parashikuar nga kjo
dispozite.
Kolegji çmon se vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i mbeshtetur ne
ligj dhe ne aktet e gjykimit te kesaj ceshtje. Gjykata e shkalles se pare, qe ka
shqyrtuar ceshtjen ne teresine e saj, edhe pse kane ndryshuar deklarimet e te
gjykuarve dhe deshmia e Markel Hyses, ka krijuar bindje te plote se vepra
penale e shitjes se lendeve narkotike eshte kryer nga te 2 te gjykuarit ne
bashkepunim. Kjo bindje eshte e mbeshtetur ne provat e administruara ne
gjykimin e ceshtjes, te cilat te marra dhe te harmonizuara me njera-tjetren
bindin per bazueshmerine e vendimit te gjykates se shkalles se pare. Eshte fakt i
provuar se dy te gjykuarit kane qene ne vezhgim nga policia. Eshte evidentuar
ne aktet e procedimit penal dhe ne deshmine e agjenteve te policise qe kane bere
kapjen ne flagrance te gjykuarve se ata kane vezhguar veprimet e dy te
gjykuarve per nje periudhe kohe rreth trecerek ore. Gjate kesaj kohe kane
ardhur disa persona tek te gjykuarit dhe kane kembyer me te dy ata sende qe me
pas rezultoi se ishin lende narkotike. Eshte gjetur vete lenda narkotike, eshte
pranuar fillimisht prej te dyve dhe nga njeri prej deshmitareve se kjo veper eshte
kryer ne bashkepunim. Nga deshmia e te gjykuarve ka rezultuar i vertete fakti i
treguar prej tyre se lenda narkotike merrej nga i gjykuari Klodjan, i cili bente
dhe ndarjen e paketimin e saj ne banesen e tij. Nga kontrolli i baneses te
ushtruar pas asaj qe u deklarua prej te dy te gjykuarve, eshte konfirmuar fakti,
pasi u gjeten 700 gr. te tjera te se njejtes lende narkotike. Te gjitha keto prova te
marra gjate shqyrtimit gjyqesor, duke iu nenshtruar rregullave te nenit 152 e
vijues te K.Pr.P. e kane bindur gjykaten me te drejte se vepra penale eshte kryer
nga te dy te pandehurit se bashku.
Gjykata e apelit duke analizuar kryesisht faktin e ndryshimit te
deklarimeve te te dy te gjykuarve dhe deshmine e Markel Hysit dhe duke
anashkaluar te gjitha provat e tjera te shqyrtuara nga gjykata e shkalles se pare,
ka shkelur nenin 152 te K.Pr.Penale, pasi ka mbivleresuar deklarimet pa i
harmonizuar me provat e tjera. Eshte e vertete qe i gjykuari ka te drejte te beje
ose jo deklarime dhe ato t’i beje ne prezencen ose jo te avokatit, sipas pelqimit
te tij. Por nga ana tjeter keto deklarime nuk jane dhe nuk duhet te jene prova
kryesore, te cilat duhet te cojne gjykaten ne perfundimet e saj. Procesi i te
provuarit nuk eshte pranimi ose jo i fajesise nga i pandehuri, por vertetimi i
fakteve nepermjet grumbullimit te provave te mjaftueshme per te bindur
gjykaten lidhur me fajesine e tij. Edhe sikur te gjykuarit te mos kishin deklaruar
fare, duke perfituar nga neni 32 i Kushtetutes e neni 38/3 i K.Pr.Penale, ne
gjykimin e kesaj ceshtje ka patur prova te plota qe provojne fajesine e te
gjykuarve.
Gjykata e apelit ka gabuar edhe lidhur me ndryshimin e cilesimit juridik
te vepres penale per te gjykuarin Fatjon Tulja. Ajo pranon se megjithese ky i
gjykuar ishte prezent ne shitjen e lendes narkotike ai nuk ka denoncuar ne
organet kompetente e per kete shkak ai duhet te denohet per moskallezim krimi.

385
Po te marrim te mireqene faktin sa arsyeton kjo gjykate, i gjykuari Fatjon ka
qene ne te njejtat kushte si deshmitari Markel Hysa. Fakti qe ai eshte kapur ne
flagrance e ka vene ate ne pamundesi per te kallezuar vepren penale dhe
njekohesisht ai i eshte drejtuar te gjykuarit Klodjan si nje perdorues/klient si
gjithe te tjeret.
Kolegji Penal çmon se rruga e gjetur nga gjykata per te percaktuar
poziten e te gjykuarit Fatjon ne raport me vepren penale, jo vetem qe nuk i eshte
perputhur provave te gjykimit, por edhe nga pikepamja e aplikimit te ligjit penal
material eshte e gabuar.
Nga ana tjeter Kolegji çmon se, masat e denimit te caktuara nga gjykata e
shkalles se pare per te dy te gjykuarit nuk jane mbeshtetur ne analizen e
nevojshme qe ligji kerkon per percaktimin e rrezikshmerise se vepres penale e
te autoreve. Ne vendimin e gjykates se shkalles se pare nuk ka asnje analize dhe
asnje referin ligjor se perse ajo gjykate ka caktuar ato masa denimi per te dy te
gjykuarit.
Kolegji Penal çmon se, keto masa duhet te ndryshohen, se per te
gjykuarin Klodjan duhet te mbahet parasysh vec rrezikshmerise shoqerore te
vepres dhe te tij edhe disa rrethana lehtesuese, te cilat evidentohen ne gjykaten e
apelit. Ai eshte rritur me prinder te divorcuar, eshte ne kushte te renda
ekonomike, ka nje vella te mitur ne ngarkim e per kete shkak denimi me shtate
vjet burgim cmohet se realizon qellimin e denimit penal dhe mundesine e
riedukimit te te gjykuarit gjate kesaj kohe. Per te gjykuarin Fatjon Tulja eshte
vendi qe te aplikohet neni 53 i K. Penal dhe denimi te ulet nen kufijte e
percaktuar nga ligji. Kjo per shkak se rrezikshmeria e tij eshte me e paket se e te
gjykuarit Klodjan, se ai ka qene ne rolin e ndihmesit dhe se sasia prej 700 gram
lende narkotike eshte gjetur ne shtepine e te gjykuarit Klodjan. Po ashtu, gjykata
merr per baze moshen e tij te re, gjendjen e veshtire ekonomike te tij dhe faktin
se ai eshte vete perdorues i lendes narkotike. Ne keto kushte, Kolegji cmon se
denimi i tij me kater vjet burgim do te realizonte qellimin e denimit penal per
kete te gjykuar. Rikthimi i tij ne burg per nje kohe me te gjate, pasi ai eshte
liruar tashme, cmohet se do te ndikonte negativisht ne riedukimin e te gjykuarit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/d te Kodit te
Proçedures Penale,

386
VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.420, date 11.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.
Lenien ne fuqi te vendimit nr.347, date 08.04.2004, te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Tirane per fajesine dhe cilesimin juridik te vepres penale per te dy te
gjykuarit.
Ndryshimin e vendimit per masen e denimit, duke caktuar per te
gjykuarin Klodjan Qarri denimin me 7 vjet burgim dhe per te gjykuarin Fatjon
Tulja denimin me 4 vjet burgim.
Njoftohet prokurori prane kesaj gjykate per ekzekutimin e vendimit.

Tirane, me 06.04.2005

387
Nr.813/129 i Regj. Themeltar
Nr.206 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Artan Hoxha Anetar
Spiro Spiro Anetar
Perikli Zaharia Anetar
Besnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.813/129, qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARJAN BEU


ALFRED GJYMENGA

A K U Z UAR:
Per vepren penale te vjedhjes, ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.504, date 14.10.2003,


ka vendosur:
Te deklaroje fajtor te pandehurin Arjan Beu per vepren penale te
vjedhjes e ne baze te nenit 134/2, 48/c e 51 te Kodit Penal e denon
me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Te deklaroje fajtor te pandehurin Alfred Gjymenga per vepren
penale te vjedhjes e ne baze te nenit 134/2 te Kodit Penal e denon
me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.108, date 08.04.2004, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.504, date 14.10.2003, te
Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres.

388
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe vendimit te gjykates se
shkalles se pare, ka paraqitur rekurs i gjykuari Alfred Gjymenga, nepermjet
avokatit te tij, ne baze te nenit 432 te K.Pr.Penale, i cili kerkon prishjen e tyre,
duke parashtruar keto shkaqe:
- Te dyja vendimet jane krejtesisht absurde dhe te pambeshtetura ne ligjin
penal dhe ate proçedural dhe ne asnje prove qe te vertetoje fajesine time,
prandaj duhet te prishen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno,
qe kerkoi ndryshimin e mases se denimit per te gjykuarin Alfred Gjymenga ne
tre vjet burgim dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimet e gjykatave lidhur me cilesimin juridik dhe deklarimin fajtore
te te gjykuarve Arjan Beu e Alfred Gjymenga dhe denimin per kryerjen e vepres
penale te vjedhjes ne bashkepunim, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal, jane
te bazuara ne ligj e ne prova.
Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, duke analizuar teresisht provat e
paraqitura ne shqyrtimin gjyqesor te çeshtjes kane pranuar e arsyetuar se, te
gjykuarit, ne marreveshje te meparshme me njeri tjetrin, nga data 18.09.2002
deri me 23.10.2002, kane realizuar vjedhje ne kater raste. Keshtu me daten
18.09.2002, kane vjedhur ne zyrat e Drejtorise se Sherbimit Pyjor ne Durres nje
aparat telefoni e faksi, nje stabilizator, dy kemisha uniforme ndersa nga data 19
deri me 23 tetor kane vjedhur sende te ndryshme ne banesen e te demtuarit
Tomor Avdyli, ne banesen e te demtuares Bukurije Hazizaj dhe tek nyja e
betonit e shoqerise SIAC. Sendet e vjedhura, qe ne teresi kapin vleren 107.967
leke sipas akt ekspertimeve te kryera, i kane shitur me çmime te ulta ne persona
te ndryshem duke ndare leket midis tyre.
Ne kundershtim me pretendimet e parashtruara ne rekursin e te gjykuarit
Alfred Gjymenga, gjykatat kane respektuar kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale,
duke vleresuar objektivisht provat e paraqitura dhe kane arritur ne perfundimin
se vjedhjet jane kryer ne bashkepunim. Gjykatat kane analizuar provat e marra
gjate gjykimit te çeshtjes, deklarimet e bera gjate hetimeve paraprake nga i
gjykuari Arjan Beu, te cilat i jane nenshtruar debatit gjyqesor dhe nuk ka patur
kundershtime nga te gjykuarit dhe mbrojtesit e tyre.
Eshte i vertete fakti qe, i gjykuari Arjan Beu, ne deklarimet e bera para
gjykates, ka mohuar bashkepunimin me te gjykuarin Alfred Gjymenga, qendrim
ky i kundert me ate te mbajtur ne deklarimet e bera para organit te akuzes ne
prani te mbrojtesit apo dhe ne ballafaqimin e bere midis te gjykuarve me daten
27.01.2003, por eshte e vertete gjithashtu, qe ne gjykim ka pranuar deklarimet e
bera e te pasqyruara ne proçes verbalin e dates 27.10.2002 me cilesine e

389
personit ndaj te cilit zhvillohen hetime ne prani te mbrojtesit, ne proçes verbalin
e pyetjes si te pandehur te dates 13.11.2002 e ne ballafaqimin me te gjykuarin
tjeter. Perveç kesaj, gjykata, ne arritjen e konkluzioneve se vjedhjet jane kryer
ne bashkepunim, kane analizuar gjithe provat e tjera.
Pretendimet e ngritura ne rekursin e te gjykuarit Alfred Gjymenga, jane
ngritur edhe para gjykates se rrethit e te apelit, nga te cilat jane trajtuar me
kujdes dhe u eshte dhene pergjigje ne arsyetimin e vendimeve.
Ndodhur para faktit qe gjykatat kane zbatuar drejt ligjin material dhe ate
proçedural, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se vendimet, ne pjesen qe
bejne fjale per cilesimin ligjor te vepres dhe deklarimit fajtore te te gjykuarve
Arjan Beu e Alfred Gjymenga, per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim,
parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal jane te bazuara.
Por, Kolegji Penal, ka parasysh se çeshtja ne ngarkim te te gjykuarve
eshte ne shqyrtim e, ne kete aspekt, duhet ripare problemi i mases se denimit te
dhene ndaj te gjykuarit Alfred Gjymenga. Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, e
kane shqyrtuar çeshtjen ne baze te nenit 134/2 te K.Penal te pandryshuar qe
parashikonte si denim burgimin nga pese deri ne pesembedhjete vjet. Mbi kete
baze, duke analizuar e vene ne dukje rrethanat per çdo te gjykuar, faktin qe i
gjykuari Arjan Beu ne kohen e kryerjes se vepres penale ka qene i mitur, e ka
denuar kete me pese vjet burgim e ne zbatim te nenit 51 te K.Penal, me 2 vjet e
6 muaj burgim, ndersa te gjykuarin Alfred Gjymenga, me 5 vjet e 6 muaj
burgim.
Me ligjin nr.9275, date 16.09.2004, u ndryshua neni 134 i K.Penal dhe
paragrafi i dyte qe parashikon edhe kryerjen e vjedhjes ne bashkepunim, duke u
caktuar si mase denimi burgimin nga gjashte muaj deri ne pese vjet, gje qe
perben nje ndryshim te dukshem e te rendesishem. Ne keto rrethana, ndodhur
para faktit qe çeshtja eshte ne shqyrtim, ka vend te zbatohet neni 3/3 i K.Penal
sipas te cilit "Kur ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale dhe ligji i
mevonshem jane te ndryshem, zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane me te
favorshme per personin qe ka kryer vepren penale". Per pasoje, duhet te
ndryshohet masa e denimit te dhene ndaj te gjykuarit Alfred Gjymenga prej
pese vjet burgim, qe para ndryshimit te nenit 134/2 te K.Penal ishte masa
minimale e denimit, ndersa me ndryshimin e bere eshte masa maksimale e
denimit.
Ne caktimin e mases se denimit per te gjykuarin Alfred Gjymenga (i cili
ka ushtruar rekursin kunder vendimeve te gjykatave), Kolegji ka parasysh
rrezikshmerine shoqerore te vepres e autorit, moshen e tij te re, gjendjen
ekonomike familjare dhe faktin qe ndonese eshte kryer vjedhje ne bashkepunim
ne kater raste, vlera e sendeve te vjedhura eshte e vogel.

390
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a, b te Kodit
te Proçedures Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.504, date 14.10.2003 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Durres dhe nr.108, date 08.04.2004 te Gjykates se Apelit Durres, persa
i perket cilesimit juridik te vepres dhe deklarimit fajtore te te gjykuarve Arjan
Beu e Alfred Gjymenga per vjedhje ne bashkepunim, parashikuar nga neni
134/2 i K.Penal.
Ndryshimin e vendimeve per te gjykuarin Alfred Gjymenga lidhur me
masen e denimit, duke e denuar me kohen e vuajtur te denimit.
Per ekzekutimin e vendimit njoftohet prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, me 06.04.2005

391
Nr.880/196 i Regj. Themeltar
Nr.238 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar

në seancen gjyqesore të dates 20.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale me


nr.880/196 akti që i përket:

TË PANDEHURIT: HODO KËLLIÇI

A K U Z U A R:
Për veprën penale të falsifikimit të dokumentave,
parashikuar nga neni 186/2 i K Penal.

Gjykata e shkallës së parë Durrës me vendimin nr.151, datë 18.03.2004


ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Hodo Këlliçi, për veprën penale
të falsifikimit të dokumentave dhe në bazë të neneve 186/2, 48/c e
53 të K.Penal, dënimin e tij me 400.000 lekë gjobë.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e tij përfundimisht
me 274.000 lekë gjobë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.229, datë 06.07.2004 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.151, date 18.03.2004 të Gjykatës së shkallës
së pare Durrës dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit
Hodo Këlliçi, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte, fakti nuk
përbën vepër penale.

392
Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs prokurori, i cili parashtron këto
shkaqe për prishjen e tij:
- I pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale për të cilën
akuzohet. Ai ka hartuar 4 procesverbale me rrethana te rreme dhe kete
fakt e ka pranuar dhe vete. Ligji "Për policinë elektrike" u njeh te drejten
inspektoreve per te mbajtur procesverbale, kështu që, i pandehuri i ka
falsifikuar ato ne emer te inspektorëve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Besnik Imeraj dhe pasi e bisedoi çështjen
në tërësi,

VËREN
Vendimi nr.229, date 06.07.2004 i Gjykates se Apelit Durres, duhet te
lihet ne fuqi mbasi eshte rrjedhoje e vleresimit objektiv te provave dhe e
zbatimit te drejte te ligjit.
I gjykuari Hodo Kelliçi, ka ushtruar detyren e Drejtorit te Policise
Elektrike Durres, nga viti 1999 - 2003.
Ne prill 2003, grupi i kontrollit te ketij institucioni, i kryesuar prej tij, ka
konstatuar furnizimin ne menyre te paligjshme, me energji elektrike, te kater
personave (ne banese dhe ne ushtrimin e aktivitetit privat) ne qytetin e Durresit,
te cilet 6 muaj me pare ishin gjobitur po per kete shkak, dhe nuk e kishin paguar
gjoben. Per kete jane mbajtur 4 proces-verbale ne emer te dy punonjesve te
policise elektrike Durres, per prerjen e furnizimit te tyre me energji elektrike.
Me pas eshte kerkuar fillimi i procedimit penal te tyre, per vepren penale te
"vjedhjes se energjise elektrike".
Nga akti i ekspertimit grafik te nenshkrimeve te punonjesve te policise,
ne procesverbalet e siperpermendura, te kryera gjate hetimit per vjedhjen e
energjise elektrike nga ana e subjekteve private, eshte konstatuar se nenshkrimet
nuk jane vendosur prej tyre por prej te gjykuarit, gje qe eshte pranuar dhe prej
tij.
Nisur nga kjo, ka filluar procedimi penal i te pandehurit, per vepren
penale te falsifikimit të dokumentave, parashikuar nga neni 186/2 i K Penal.
Gjykata e shkallës së parë Durrës, duke proceduar me gjykim te
shkurtuar, me vendimin nr.151, datë 18.03.2004 ka deklaruar fajtor të
pandehurin për vepren penale per te cilen eshte akuzuar dhe e ka denuar
perfundimisht me 274.000 lekë gjobë.
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.229, datë 06.07.2004 ka prishur
vendimin e gjykates se shkalles se pare te siperpermendur dhe ka pushuar
çështjen penale në ngarkim të të pandehurit, vendim ky qe çmohet i bazuar ne
prova dhe ne ligj nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte, i cili i gjen te pabazuara
pretendimet e ngritura ne rekurs, nga Prokurori i Apelit Durres.

393
Siç ka arsyetuar ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Durres, edhe pse
rezulton e provuar se i pandehuri, ne kater proces-verbale ka nenshkruar ne
emer te personave te tjere, vete ato (proces-verbalet) permbajne te dhena jo te
rreme. Provohet se subjektet e penalizuar jane kontrolluar nga grupi i kontrollit,
duke dhe ju konstatuar te njejtat shkelje te pershkruara ne procesverbalet qe
pretendohen te fallsifikuara nga ana e akuzes.
Po keshtu, provohet se i gjykuari Hodo Kelliçi, ne cilesine e kryetarit te
deges se policise elektrike, ka te drejte te hartoje proces-verbale per nderprerjen
e furnizimit me energji elektrike, rrethane kjo qe i ben veprimet e kryera prej tij
te konsiderohen shkelje administrative, por kurrsesi veper penale.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.229, date 06.07.2004 te Gjykates se Apelit
Durres.

Tirane, më 20.04.2005

394
Nr.829/145 i Regj. Themeltar
Nr.239 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar

në seance gjyqesore të dates 20.04.2005 mori në shqyrtim çështjen penale me


nr.829/145 akti që i përket:

TË PANDEHURIT: ASTRIT HOXHA

A K U Z U A R:
Për kryerjen e vepres penale te
"Dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit",
te kryer ne bashkepunim,
parashikuar nga nenet 298/2 e 25 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.7, date 03.02.2004


ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Astrit Hoxha per vepren penale
te "Dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit", e kryer
ne bashkepunim dhe ne baze te neneve 298/2 e 25 te K.Penal,
denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.
Vuajtja e denimit per kete te pandehur fillon nga momenti i
ndalimit te tij.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.74, date 07.07.2004 ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.7, date 03.02.2004 te Gjykates
se shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs


mbrojtesi i te gjykuarit, i cili ka kerkuar prishjen e tij dhe te vendimit te gjykates

395
se shkalles se pare dhe duke gjykuar ceshtjen ne fakt deklarimin e pafajshem te
tij, per shkaqet:
- Gjykatat kane zbatuar keq ligjin. I gjykuari nuk e ka kryer vepren penale
per te cilen akuzohet.
- Gjykatat, ne dhenien e vendimit jane bazuar ne theniet e deshmitareve
Mylazim dhe Irena Kotollaku, nderkohe qe prej tyre nuk provohet qe i
gjykuari te kete vene ne dispozicion apo perdorur mjetet e lundrimit,
fluturimit, apo cdo mjet tjeter transporti, per te kaluar ata ne menyre te
paligjshme ne drejtim te Greqise.
- I demtuari, ne deklaraten noteriale te administruar ne gjykim ka pranuar
se, ai vete i ka kerkuar te gjykuarit qe, shumen prej 1400 Euro t’ja
dorezonte personave, te cilet i kishin premtuar atij (te demtuarit)
transportimin ne Greqi, vetem pasi ky, me telefon nga Greqia ta njoftonte
per kryerjen e ketij transporti. Kjo shume i eshte kthyer nga i gjykuari te
demtuarit, per shkak te mosrealizimit te ketij transporti.
- Ne vendimet e gjykatave nuk del menyra e kryerjes se vepres penale prej
te gjykuarit.
- Akuza nuk qendron dhe nga ana formale, pasi ndryshimet ne nenin 298 te
K.Penal jane bere rreth nje vit me vone se ngjarja objekt gjykimi, me
ligjin nr.9188, date 12.02.2004. Ne kete dispozite, parashikohet si forme e
kryerjes se vepres penale dhe strehimi, shoqerimi, etj., te cilat ne kohen e
ngjarjes se ndodhur nuk parashikoheshin si veper penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e anetarit Besnik Imeraj dhe pasi e bisedoi çështjen
në tërësi,

VËREN
Vendimi nr.74, date 07.07.2004 i Gjykates se Apelit Gjirokaster, duhet te
lihet ne fuqi, mbasi eshte rrjedhoje e vleresimit objektiv te provave dhe zbatimit
te drejte te ligjit.
Me 28.07.2003, jane riatdhesuar nga pika kufitare e Kakavijes, shtetasit
shqiptare Mylazim dhe Irena Kotollaku (bashkeshorte), si dhe vajza e tyre
Rozita.
Menjehere eshte depozituar kallezim penal nga shtetasi Mylazim
Kotollaku, ku deklaron se ishte emigrant ne Greqi dhe se i pandehuri Astrit
Hoxha, i ka marre persiper dergimin atje te pjesetareve te tjere te familjes se tij
(bashkeshortes dhe vajzes), kundrejt nje shperblimi prej 1400 Euro, te cilin
kallezuesi ja ka dorezuar, ne prezence te bashkeshortes Irena. Me pas, nepermjet
sigurimit te mjeteve te transportit dhe bashkepunimit me persona te tjere (te pa
identifikuar), i pandehuri ne menyre te paligjshme, nga kufijte tokesore, ka
realizuar futjen e tyre ne Greqi, ku dhe jane kapur nga policia greke.

396
Ne deklarimet e tij dhe bashkeshortes Irena Kotollaku, si persona qe
tregojne per rrethanat e hetimit, eshte sqaruar ne menyre te hollesishme
mekanizmi i kesaj ngjarjeje.
Identifikimi i te pandehurit Astrit Hoxha, eshte realizuar prej te demtuarit
(kallezuesi) dhe nepermjet kryerjes se njohjes se personit nepermjet fotografise.
Bazuar ne sa me siper, eshte akuzuar ai per vepren penale te dhenies
se ndihmes per kalimin e paligjshem te kufirit, te kryer ne bashkepunim
me persona te tjere (per te cilet pas ndarjes se procedimit nga ai i te
pandehurit, vazhdojne hetimet), parashikuar nga neni 298/2 e 25 te K Penal.
Hetimi dhe gjykimi jane zhvilluar ne mungese te te pandehurit.
Gjate gjykimit ne gjykaten e shkalles se pare, nga mbrojtja e tij eshte
paraqitur nje deklarate noteriale e te demtuarit Mylazim Kotollaku, e dates
11.11.2003, ku shprehej se ishte nje person tjeter dhe i panjohur prej tij, ai qe i
kishte marre persiper realizimin e kalimit te kufirit te bashkeshortes dhe vajzes
dhe se shumen ja kishte dhene te pandehurit, per t’ia dorezuar ketij personi,
vetem pasi i demtuari, me telefon, te njoftonte nga Greqia kryerjen e ketij
transporti. Duke qene se kjo nuk ishte realizuar, atij i jane kthyer parate prej te
pandehurit.
I pyetur ne seance gjyqesore, i demtuari Mylazim ka shpjeguar se
deklaraten e kishte leshuar pasi i ishte premtuar nga i pandehuri kthimi i shumes
prej 1400 Euro dhe ka provuar se ngjarja ka ndodhur siç kishte deklaruar me
pare.
Duke krijuar bindje nga provat e administruara ne gjykim, me te drejte,
Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.7, date 03.02.2004 ka
deklaruar fajtor dhe denuar te pandehurin per vepren penale te parashikuar nga
nenet 298/2 e 25 te K.Penal.
Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Gjirokaster, me
vendimin nr.74, date 07.07.2004.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, gjykata e apelit, ne dhenien e
vendimit ka zbatuar drejt ligjin material procedural, prandaj vendimi duhet te
lihet ne fuqi.
Pretendimet e te pandehurit, te paraqitura ne rekurs gjenden te
pambeshtetura ne ligj.
Provat e administruara ne hetim dhe gjykim bindin gjykaten rreth fajesise
se te pandehurit Astrit Hoxha. Edhe ne caktimin e denimit, gjykatat kane
respektuar dispozitat e pjeses se pergjithshme te K.Penal dhe kufijte e denimit,
qe parashikon vepra e kryer nga i pandehuri Astrit. Ne caktimin e denimit,
gjykatat kane marre parasysh rrezikshmerine shoqerore te vepres penale te te
gjykuarit Astrit Hoxha, shkallen e tij te fajit si dhe rrethanat lehtesuese dhe
renduese.

PËR KËTO ARSYE

397
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.74, date 07.07.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, më 20.04.2005

398
Nr.831/147 i Regj. Themeltar
Nr.240 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare

në seancen gjyqesore te dates 20.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale


nr.831/147 që i përket:

TË PANDEHURVE: ROBERT RAMO


MARIEL KARAGJOZI

A K U Z U A R:
Për veprën penale
të trafikimit te femrave per prostitucion.
Baza ligjore: Nenet 114/b e 22 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande, me vendimin nr.23, date 10.03.2004,


ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Robert Ramo per vepren penale
te trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne tentative dhe
ne baze te nenit 114/b e 22 denimin e tij me 15 vjet burgim. Ne
zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e tij, perfundimisht me
10 vjet burgim. Vuajtja e denimit fillon nga dita e ndalimit date
17.09.2003.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Mariel Karagjozi per vepren
penale te trafikimit te femrave per prostitucion e mbetur ne
tentative dhe ne baze te nenit 114/b e 22 denimin e tij me 15 vjet
burgim. Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale, denimin e tij
perfundimisht me 10 vjet burgim. Vuajtja e denimit fillon nga dita
e ndalimit date 26.09.2003.

399
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.46, date 11.05.2004, ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.23, date 10.03.2004 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Sarande.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles


se pare kane paraqitur rekurs, te gjykuarit nepermjet mbrojtesit av. Tartar Bazaj,
te cilet kerkojne ndryshimin e vendimeve persa і perket mases se denimit, duke
parashtruar keto shkaqe:
- Çdo veprim i kryer nga te pandehurit eshte bere nen efektin e droges e
cila eshte e provuar si nga e demtuara dhe deshmitari tjeter.
- Duhet vleresuar se kush eshte e demtuara, sa e besueshme eshte ajo dhe
personaliteti i saj, njekohesisht dhe kush eshte deshmitari Leonard Rakipi
i cili sipas deklarimeve te tij nuk eshte tjeter veç nje i droguar qe nuk
mund te rrije asnje minute pa te, ndersa e demtuara per arsye familjare ka
qene e larguar nga shtepia e saj dhe endej ne mes te kater rrugeve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur
Selmani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çështjen në
tërësi,

VËREN
Te pandehurit Robert Ramo dhe Mariel Karagjozi jane derguar per
gjykim nga organi i akuzes per kryerjen e vepres penale te shfrytezimit te
femrave per prostitucion te mbetur ne tentative, parashikuar nga nenet 114/b e
22 te K.Penal.
Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit gjyqesor Sarande i ka
deklaruar fajtore dy te pandehurit ne baze te neneve 114/b e 22 te K.Penal, duke
i denuar me nga 15 vjet burgim. Ne zbatim te nenit 406 te K.Penal
perfundimisht te pandehurit Robert Dervish Ramo dhe Mariel Fadil Karagjozi
jane denuar me nga 10 vjet burgim secili.
Mbi ankimin e dy te pandehurve Robert Ramo dhe Mariel Karagjozi,
çeshtja penale ne ngarkim te tyre eshte gjykuar nga Gjykata e Apelit Gjirokaster
dhe ne perfundim kjo gjykate e ka gjetur te bazuar ne ligj e ne prova vendimin e
gjykates se faktit, duke e lene ate ne fuqi.
Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster kane ushtruar rekurs te
pandehurit duke parashtruar se gjykata nuk ka marre parasysh faktin se vepra
eshte kryer nen efektin e droges, faktin se e demtuara eshte anormale dhe nuk
ka vleresuar rrethanat lehtesuese.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi shkaqet e rekursit, aktet e
ndodhura ne fashikullin e hetimit dhe te gjykimit veren se, si gjykata e faktit

400
dhe e apelit ne marrjen e vendimeve kane realizuar kerkesat per zbatimin e
ligjit. Ne arritjen e perfundimeve te tyre, ato kane vleresuar te gjitha provat e
marra e te administruara ne gjykimin e çeshtjes duke respektuar kerkesat e nenit
152 te K.Pr.Penale.
Ne vendimet e tyre pranohet se dy te gjykuarit kane kryer transportimin e
te demtuares Emiljana Kasaj nga Delvina ne drejtim te Sarandes me ane te
perdorimit te mashtrimit se do ta sistemonin ne nje banese, meqenese ishte ne
nevoje. Gjithashtu gjykatat e dy niveleve kane pranuar se te gjykuarit kane
kryer veprime te kundraligjshme per te derguar te demtuaren Emiljana Kasaj ne
Greqi per ta shfrytezuar ate si prostitute.
Kolegji Penal bazuar ne provat qe jane marre e verifikuar ne shqyrtimet
gjyqesore ne gjykatat e dy shkalleve, veren se eshte vertetuar dhe provuar se dy
te pandehurit kane transportuar te demtuaren Emiljana, duke patur si qellim
shfrytezimin per prostitucion dhe nga ana tjeter ne kushtet e mungeses se
vullnetit te te demtuares duke i bere presion dhe duke e kercenuar se neqoftese
nuk pranonte, "nje shoku i tyre nga Delvina do ta vriste". Vepra penale e
parashikuar nga neni 114/b i K.Penal eshte pranuar nga dy te gjykuarit duke
dhene sqarime te hollesishme dhe nga ana e tyre ne baze te nenit 403 te
K.Pr.Penale eshte kerkuar gjykimi i shkurtuar. Gjykata e Rrethit gjyqesor
Sarande ne kushtet e nenit 404 ka vendosur gjykimin e shkurtuar dhe ne
perfundim, ne dhenien e vendimit ka zbatuar kerkesat e nenit 406 te K.Pr.Penale
duke e ulur denimin me burgim me nje te treten.
Gjykatat per vepren e kryer nga te pandehurit, ne masen e denimit kane
vleresuar rrezikshmerine shoqerore te madhe qe paraqitet per kryerjen e
trafikimit te femrave per prostitucion, perhapjen e gjere te kesaj vepre ne vendin
tone, pendimin e thelle te te pandehurve si rrethane lehtesuese.
Lidhur me pretendimet e ngritura nga mbrojtja ne rekurs, Kolegji Penal
çmon se ato jane te pabazuara ne nenin 432 te K.Pr.Penale.
Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe ne vendimet e marra nga Gjykata e
rrethit gjyqesor Sarande dhe Gjykata e Apelit Gjirokaster rezulton se, jane
zbatuar te gjitha kerkesat per zbatimin e ligjit ne lidhje me çeshtjen penale ne
ngarkim te te pandehurve Robert Ramo dhe Mariel Karagjozi.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/"a" te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.46, date 11.05.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster.

Tirane, më 20.04.2005

401
Nr.780/98 i Regj. Themeltar
Nr.241 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Spiro Spiro Anëtar
Shpresa Beçaj Anëtare
Vladimir Bineri Anetar
Ylvi Myrtja Anëtar

ne seancën gjyqësore të datës 06.04.2005, 20.04.2005 mori në shqyrtim çështjen


penale nr.780/98 që i përket:

TË PANDEHURVE: BESMIR HYSENI


ENDRIT LILA

A K U Z U A R:
Per kryerjen e vepres penale te
"Rebelimit te te burgosurve",
parashikuar nga neni 270/2 i K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster me vendimin nr.34, date


06.04.2004 ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Besmir Hyseni, per vepren
penale te "Rebelimit te te burgosurve" dhe bazuar ne nenet 270/2
dhe 51 te K.Penal denimin e tij me 1 vit burg.
Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e denimit ne 1/3 e tij
dhe denimin e te pandehurit Besmir Hyseni me 8 muaj burgim.
Te deklaroje fajtor te pandehurin Endrit Lila, per vepren penale te
"Rebelimit te te burgosurve" dhe bazuar ne nenin 270/2 te K.Penal
denimin e tij me 1 vit burg.
Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e denimit ne 1/3 e tij
dhe denimin e te pandehurit Endrit Lila me 8 muaj burgim.

402
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.59, date 02.06.2004 ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.34, date 06.04.2004 te Gjykates se
shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, ka paraqitur rekurs


mbrojtesi i te gjykuarit Endrit Lila, i cili kerkon prishjen e tij dhe te vendimit te
gjykates se shkalles se pare dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes, per shkaqet:
- Gjykatat kane zbatuar gabim ligjin penal. Vepra penale e kryer prej nesh
duhej te ishte kualifikuar me paragrafin e pare te nenit 270 te K.Penal dhe
jo me paragrafin e dyte te tij, pasi dy persona nuk mund te perbejne grup.
- Ne nuk kishim asnje motiv te rebeloheshim. Veprimet i kemi kryer ne
perpjekje per t’i shpetuar dhunes se policeve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, prokurorin Artur Selmani, i
cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Gjirokaster, avokaten
e te pandehurit Endrit Lila, qe kerkoi ndryshimin e kualifikimit te vepres penale
nga paragrafi i dyte ne te parin e nenit 270 te Kodit Penal,

VËREN
Te paraburgosurit Besmir Hyseni, Endrit Lila ne burgun e Gjirokastres,
qendronin ne te njejten dhome.
Me date 03.08.2003, ne oren 1200, kur polici i sherbimit Bexhet Lluka ka
hapur deren e dhomes se tyre, i paraburgosuri Endrit Lila, ka dale per te kryer
nevojat personale, ndersa i paraburgosuri tjeter Besmir Hyseni, pasi ka marre
ushqimin ka dale nga dhoma dhe ka shkuar ne nje dhome tjeter (nr.13), ku ka
nisur biseden me te paraburgosurit qe ishin aty. Ai ka kundershtuar urdherin e
policit te sherbimit per t’u kthyer ne dhomen e tij dhe ka shkuar ne tualet.
Nderkohe dhe i paraburgosuri tjeter Endrit Lila, pas kryerjes se nevojave
personale, nuk eshte kthyer ne dhomen e tij, por ka shkuar ne dhomen ku me
pare kishte qendruar shoku i tij i dhomes Besmir, duke kundershtuar dhe fyer
gjithashtu policin e sherbimit Bexhet Lluka, qe i ka kerkuar kthimin ne dhomen
e tij te paraburgimit. Ky i fundit, ne perpjekje per futjen e te paraburgosurit
Endrit Lila ne dhomen e tij, eshte qelluar me grusht prej tij dhe ne momentin qe
ka kerkuar ndihme nga punonjesit e tjere te policise se burgut, eshte goditur me
grusht dhe nga i paraburgosuri Besmir.
Nderhyrja e menjehershme e punonjesve te policise ka normalizuar
gjendjen.
Per veprimet e mesiperme jane marre me cilesine e te pandehurve te
paraburgosurit Besmir Hyseni dhe Endrit Lila, per vepren penale te “rebelimit te
te burgosurve”, veper kjo e parashikuar nga neni 270/2 i K.Penal.

403
Me kerkesen e te pandehurve, ne baze te nenit 334 dhe 403 e vijues te
K.Pr.Penale, gjykata ka vendosur qe çeshtja te shqyrtohet me gjykim te
shkurtuar (neni 404 i K.Pr.Penale).
Ne diskutimin perfundimtar, prokurori ka kerkuar deklarimin fajtor te te
pandehurve per vepren penale te "rebelimit te te burgosurve", ne baze te nenit
270/1 te K.Penal. Avokatet mbrojtes kane kerkuar deklarimin e pafajshem te te
pandehurve.
Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.34, date
06.04.2004 ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Besmir Hyseni, per vepren penale te
"rebelimit te te burgosurve" dhe bazuar ne nenin 270/2 dhe 51 te K.Pr.Penale,
denimin e tij me 1 vit burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e
denimit me 1/3 dhe denimin e tij me 8 muaj burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Endrit Lila per vepren penale te
"Rebelimit te te burgosurve" dhe bazuar ne nenin 270/2 te K.Penal denimin e tij
me 1 vit burg. Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e denimit ne 1/3 e
tij dhe denimin e te pandehurit Endrit Lila me 8 muaj burgim.
Ne mbeshtetje te vendimit te saj, gjykata e shkalles se pare arsyeton: "...
sipas gjithe materialit hetimor rezulton te jete konsumuar vepra penale e
parashikuar nga neni 270/2 i K.Penal prej te pandehurve, pasi sipas paragrafit te
dyte te nenit 270 percaktohet se, kur dhuna ushtrohet nga nje grup sipas teorise
te se drejtes penale grupi perbehet nga dy ose me shume persona qe ushtrojne
dhune".
Vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte ankimuar nga te pandehurit,
te cilet kane kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe pushimin e gjykimit te
çeshtjes, me pretendimin se eshte ngaterruar bashkepunimi i thjeshte me "nje
grup personash".
Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.59, date 02.06.2004 ka lene
ne fuqi vendimin nr.34, date 06.04.2004 te Gjykates se shkalles se pare
Gjirokaster. Sipas saj nuk eshte i bazuar pretendimi se per te patur grup
personash duhet qenia e 3-4 apo me shume personave dhe jo vetem e dy
personave. Nje interpretim i tille i dispozitave ligjore konkrete, çmohet i
padrejte dhe i pabazuar.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se, pretendimet e ngritura ne
rekurs ne lidhje me kualifikimin e vepres penale qendrojne. Gjate gjykimit ne
shkalle te pare, prokurori ka kerkuar deklarimin fajtor te te pandehurve per
vepren penale te "rebelimit te te burgosurve" ne baze te paragrafit te pare te
nenit 270 te Kodit Penal. Si ne gjykimin ne shkalle te pare ashtu edhe ne
gjykimin ne apel, te gjykuarit kane kerkuar qe vepra penale per te cilen
akuzoheshin te mos kualifikohej me paragrafin e dyte te nenit 270, por me
paragrafin e pare me argumentimin qe dy persona nuk mund te perbejne grup, si
kriter i percaktuar ne nenin 270/1 te Kodit Penal. Kete pretendim gjykatat nuk e

404
kane marre ne konsiderate me argumentimin se sipas teorise te se drejtes grupi
perbehet nga dy, ose me shume persona qe ushtrojne dhune.
Argumentimi i bere nga gjykatat, bie ndesh me percaktimet e bera ne
nenin 270 te Kodit Penal. Ky nen eshte i perbere nga dy paragrafe. Ne
paragrafin e pare eshte percaktuar se denohet perdorimi i dhunes, nga ana e te
burgosurve. Ndersa ne paragrafin e dyte eshte percaktuar se denohet perdorimi i
dhunes se ushtruar nga nje grup te burgosurish.
Me grup personash ne kuptim te paragrafit te dyte te nenit 270 te Kodit
Penal, duhet kuptuar tre, kater ose me shume persona dhe jo dy.
Nuk ka rebelim te te burgosurve kur nje person i vetem kryen veprime
dhune apo crregullime te tjera. Vete titulli i nenit 270 te Kodit Penal, te jep
kuptimin e nje numri me te madh se nje personi, kur thuhet "Rebelimi i te
burgosurve". Ne paragrafin e pare thuhet perdorimi i dhunes nga ana e te
burgosurve dhe jo e te burgosurit.
Termat e perdorura ne dy paragrafet e kesaj dispozite, ne paragrafin e
pare "nga ana e te burgosurve" dhe ne paragrafin e dyte "nga nje grup
personash" tregojne se ne paragrafin e pare numri i te burgosurve eshte me
shume se nje dhe ne paragrafin e dyte numri i te burgosurve eshte me shume se
dy, d.m.th. se behet fjale per nje grup personash.
Ne paragrafin e dyte te nenit 270 te Kodit Penal, nuk permendet si
rrethane e cilesuar bashkepunimi, por ekzistenca e nje grupi personash. Kolegji
Penal i Gjykates se Larte cmon se, nuk permendet termi bashkepunim si
rrethane e cilesuar sepse rebelimi kryhet vetem ne bashkepunim midis disa
personave qe mund te jene dy ose nje grup personash qe mund te jene me
shume se dy.
Per pasoje kualifikimi i vepres penale te kryer nga te gjykuarit Besmir
Hyseni dhe Endrit Lila, me paragrafin e dyte te nenit 270 te Kodit Penal, per
shkak se jane dy persona nuk eshte i bazuar ne ligj. Vepra penale e kryer nga te
gjykuarit duhet te kualifikohet ne baze te paragrafit te pare te nenit 270 te Kodit
Penal.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/1, germa"b" te
Kodit te Procedures Penale,
VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.34, date 06.04.2004 te Gjykates se shkalles se
pare Gjirokaster dhe vendimit nr.59, date 02.06.2004 te Gjykates se Apelit
Gjirokaster, per cilesimin e vepres penale nga neni 270/2 ne 270/1 te Kodit
Penal dhe denimin e te pandehurve Besmir Hyseni dhe Endrit Lila, me nga 9
(nente) muaj burgim.
Ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale, denimin e tyre me
nga 6 (gjashte) muaj burgim.
Tirane, me 20.04.2005

405
Nr.837/153 i Regj. Themeltar
Nr.242 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Spiro Spiro Anetar
Besnik Imeraj Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.837/153 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SHKELQIM PLEPI

A K U Z U A R:
Për veprat penale të prishjes se qetesise publike
dhe te mbajtjes pa leje te armeve luftarake,
parashikuar nga nenet 274 e 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Kruje, me vendimin nr.27, datë 15.03.2004, ka


vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkelqim Plepi për veprën
penale të mbajtjes pa leje te armeve automatike, parashikuar nga
neni 278/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkelqim Plepi për veprën
penale të prishjes se qetesise publike, parashikuar nga neni 274 i
Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 muaj burgim.
Perfundimisht ne baze te nenit 55/3 te Kodit Penal, e denon te
pandehurin Shkelqim Plepi me 3 vjet burgim.
Ne zbatim te nenit 59 te Kodit Penal, urdherohet pezullimi i
ekzekutimit te denimit me burg per nje afat kohor prej 3 vjetesh.

406
Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.467, datë 25.06.2004, ka
vendosur:
Lënien në fuqi te vendimit nr.27, date 15.03.2004 të Gjykatës së
shkallës së pare Kruje.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs prokurori i Prokurorise se Apelit


Tirane, i cili kerkon ndryshimin e vendimit per masen e denimit dhe parashtron
këto shkaqe për prishjen e tij:
- 1. Gjykatat nuk kane patur parasysh rrezikshmerine e madhe shoqerore te
veprave, pasi i pandehuri jo vetem qe armen e mban me vete, por dhe e
perdor ate, duke u akuzuar per dy vepra penale.
- 2. Gjithashtu, gjykatat duhet te kishin parasysh perhapjen e madhe qe
kane keto vepra ne Rrethin e Krujes si dhe faktin qe kjo mase denimi nuk
i sherben parandalimit te tyre dhe nuk mund te justifikoje pezullimin e
ekzekutimit, kur i pandehuri paraqet nje rrezikshmeri te theksuar
shoqerore, pasi nuk e ka pranuar akuzen si ne hetim ashtu dhe ne gjykim,
prandaj nuk duhej aplikuar neni 59 i Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno,
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
I gjykuari Shkelqim Plepi eshte derguar per gjykim per kryerjen e vepres
penale te prishjes se qetesise publike, parashikuar nga neni 274 i K.Penal dhe te
mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit gjyqesor Kruje, ka pranuar te drejte cilesimin ligjor te
veprave dhe e ka denuar perfundimisht me tre vjet burgim e ne zbatim te nenit
59 te K.Penal, ka urdheruar pezullimin e ekzekutimit te vendimit per nje afat
kohor prej tre vjetesh.
Ne vendim arsyetohet se, i gjykuari Shkelqim Plepi me daten 05.09.2003
rreth ores 23, ka shkuar tek lokali "Brazili i Ri", qe ndodhet ne Arrameras (ne
afersi te Fushe Krujes) dhe pasi ka takuar rojen Afrim Kamberi, ka debatuar me
te, jane share me njeri tjetrin e me pas ka qelluar me arme duke prishur qetesine
publike. Si shkak per kete grindje, pranohet ne vendimin e gjykates, ka qene se
vellai i te gjykuarit ka qene roje me pare me ate lokal por, eshte larguar nga
puna duke u zevendesuar me Afrim Kamberin.
Nga proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, rezulton se ne afersi te
lokalit, jane gjetur kater gezhoja, te cilat, sipas aktit te ekspertimit nr.3466, date
11.09.2003, jane qitur nga e njejta arme automatike. Me daten 06.09.2003, per
shkak te dyshimeve se autori i veprave penale ishte i gjykuari Shkelqim Plepi,

407
eshte ushtruar kontroll ne banesen e tij dhe sipas proces verbalit, rezulton se nuk
i eshte gjetur arme apo ndonje send tjeter i kunderligjshem.
Gjate gjithe proçesit, i gjykuari Shkelqim Plepi, ka mohuar qenien e tij si
autor i veprave penale qe akuzohet dhe gjithe akuza e deklarimi fajtor i tij
bazohen mbi deklarimet e deshmitareve te kerkuar nga akuza, Murat Çela,
Afrim Kamberi e Albert Kullaj.
Duke ju referuar proces verbaleve gjyqesore, rezulton se gjykata e rrethit,
nuk ka respektuar kerkesat ligjore per marrjen, administrimin dhe çmuarjen e
provave. Ne seancen gjyqesore te dates 04.02.2004, deshmitari Afrim Kamberi
ka deklaruar se ishte roje tek lokali, erdhi nje person e me shau, degjova krisma
armesh rreth 200 m larg, u tremba, njoftova pronarin e ai thirri policine. Me tej,
i pyetur per personin, ka deklaruar se, me qe para ca kohesh kishte bere llafe me
Shkelqim Plepin, "me shkoi mendja se mund te ishte ai". Para kesaj situate, mbi
kerkesen e prokurorit, gjykata ka pranuar leximin e deklarimeve te bera para
oficerit te policise gjyqesore nga Afrim Kamberi dhe, shenohet ne proces
verbalin e seances ai ka thene "te verteta jane ato qe kam thene atje".
I pyetur para gjykates, deshmitari Murat Çela ka deshmuar se, degjoi
rojen e lokalit, doli e pa dy vete por nuk i njohu se nuk kishte syzet e se kishte
degjuar te shtena armesh dhe u fol ka shti Shkelqim Plepi. Edhe per kete
deshmitar jane pranuar si lexime te lejueshme deklarimet e bera para oficerit te
policise gjyqesore dhe ai ka shpjeguar "nuk kam pare gje, vetem kam degjuar".
Ne te njejten menyre eshte vepruar ne seancen e dates 20.02.2004 me
deshmitarin Albert Kullaj, i cili ka deshmuar se ishte ne gjume, e zgjoi roja
Afrim Kamberi duke i thene se, jashte kishte ardhur nje person dhe e kishte
share e ishte larguar e, kur dolen bashke, ishte njoftuar policia. Pasi i jane lexuar
deklarimet e bera para oficerit te policise gjyqesore (siç del nga proces verbali i
seances gjyqesore) deshmitari ka deklaruar se nuk i mbante mend ato, se kish
kaluar nje fare kohe, por ato qe u lexuan jane te sakta.
I pandehuri dhe mbrojtesi kane kundershtuar pranimin e kerkesave te
prokurorit per leximin e deklarimeve te tre deshmitareve duke pretenduar se
akuzat mbeten te dyshimta.
Ne rastin si eshte vepruar, ndodhemi para nje veprimi te gabuar
proceduralisht te gjykates pasi, edhe se thuhet se u lexuan deklarimet, ato nuk
jane administruar si prova e nuk i jane bashkangjitur dosjes, ndonese ato jane
trajtuar si prova qe vertetojne fajesine e te pandehurit Shkelqim Plepi. Keto
proces verbale te deklarimit nga persona qe kane dijeni per çeshtjen, nuk
ndodhen as ne fashikullin e dosjes hetimore, gje qe nuk ka terhequr vemendjen
e gjykates se apelit, e cila ne vendimin e saj, nuk e ka trajtuar fare kete problem
dhe nuk analizon faktin se ku bazohet pranimi i fajesise se te pandehurit.
Me daten 05.03.2004, gjykata e rrethit, ka mbyllur shqyrtimin gjyqesor
duke vendosur administrimin e provave dhe si te tilla jane administruar
fashikulli penal nr.79 dhe karakteristika date 04.03.2004.

408
Ndodhur para ketij fakti, qe nuk mund te dihet se ç’kane deklaruar
personat e permendur e duke i ballafaquar me sa kane deshmuar ne gjykim
(duke patur parasysh proces verbalin gjyqesor) nuk mund te arrihet ne
konkluzione per fajesine e te gjykuarit. Kjo behet me evidente edhe duke ju
referuar vendimeve te gjykatave ne te cilat nuk arsyetohet se perse nuk merren
parasysh pretendimet e te gjykuarit. Keshtu gjykata e rrethit ne vendimin e saj,
duke ju referuar pretendimeve te te gjykuarit shprehet se çmon faktin qe i
pandehuri nuk eshte ne gjendje te mohoje grindjen me deshmitarin Afrim
Kamberi, te provoje para gjykates se autor i veprave penale per te cilat akuzohet
eshte nje person tjeter e te kundershtoje provat e paraqitura nga organi i akuzes.
Keto konkluzione te gjykates, jane te pabazuara pasi eshte organi i akuzes qe
duhet te paraqese para gjykates prova per fajesine e te pandehurit e njekohesisht
i pandehuri ka te drejten te paraqese prova ku mbeshteten pretendimet e qe e
shfajesojne nga akuzat.
Ne apelimin e prokurorit paraqitur ne gjykaten e apelit, ngrihen
pretendime vetem per masen e denimit e aplikimin nga gjykatat e rrethit te nenit
59 per urdherimin e pezullimit te ekzekutimit te denimit. Gjykata e apelit eshte
ndalur vetem mbi kete problem dhe nuk trajton ato qe lidhen me kerkesat
procedurale per marrjen dhe cmuarjen e provave, qe perben edhe problemin
kryesor ne zgjidhjen e ceshtjes, pasi ka te beje me fajesine apo pafajesine e te
gjykuarit.
Nisur nga sa me siper eshte e domosdoshme qe, pavaresisht nga apelimi i
bere nga prokurori, gjykata e apelit ta shqyrtoje ne teresi ceshtjen. Ne rigjykim
duhet te kerkohet qe prokurori te paraqese proces verbalet e tre deklaruesve, te
perserise shqyrtimin gjyqesor, duke ia nenshtruar debatit te paleve deshmite e
Afrim Kamberit, Murat Celes e Albert Kullaj, qe duhet te thirren ne gjykim e ne
se ata deshmojne ndryshe nga sa kane deklaruar para oficerit te policise
gjyqesore te respektohen kerkesat procedurale per te arritur ne perfundime te
drejta.
Duke patur parasysh se vendimet e gjykatave jane marre mbi prova qe
nuk i jane nenshtruar shqyrtimit gjyqesor duhet te realizohen detyrat e
mesiperme, jo vetem si detyrim procedural, por edhe per faktin se dhenia e
denimit dhe llojit te tij eshte lidhur me provueshmerine e akuzave.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Prishjen e vendimit nr.467, date 25.06.2004 te Gjykates se Apelit Tirane
dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.04.2005

409
Nr.933/247 i Regj. Themeltar
Nr.243 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.933/247 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURVE: ASIM PUCI


SUELA DURRËSI, bija e Agronit,
lindur me 14.11.1985

A K U Z U A R:
Për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim,
parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.328, datë 05.04.2004


ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Puci për veprën penale të
vjedhjes në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal
dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e tij përfundimisht
me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Suela Durrësi për veprën penale
të vjedhjes në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit
Penal dhe dënimin e saj me 5 vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e saj përfundimisht
me 3 vjet e 4 muaj burgim.

410
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.561, datë 21.07.2004 ka
vendosur:
Lënien në fuqi te vendimit nr.328, date 05.04.2004 të Gjykatës së
shkallës së pare Tiranë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari Asim Puca, i cili


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Nuk është harmonizuar si duhet masa e dënimit me shkallën e fajësisë,
pasi unë jam treguar i penduar, kam dhënë shpjegime të detajuara për
rrethanat e kryerjes së veprës penale, veprim ky i parashikuar si rrethanë
lehtësuese nga neni 48/c i Kodit Penal.
- Nga ana ime është zëvendësuar dëmi i shkaktuar, veprim ky i parashikuar
si rrethanë lehtësuese nga neni 48/d i Kodit Penal.
- Unë vuaj nga një sëmundje e rëndë e mushkërive, prandaj mendoj se jane
te pranishme rrethanat per tu aplikuar neni 53 apo 59 i Kodit Penal.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs e gjykuara Suela Durresi, e cila


parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:
- Nuk është harmonizuar si duhet masa e dënimit me shkallën e fajësisë,
pasi unë jam treguar e penduar, kam dhënë shpjegime të detajuara për
rrethanat e kryerjes së veprës penale, veprim ky i parashikuar si rrethanë
lehtësuese nga neni 48/c i Kodit Penal.
- Nga ana ime është zëvendësuar dëmi i shkaktuar, veprim ky i parashikuar
si rrethanë lehtësuese nga neni 48/d i Kodit Penal.
- Familja ime eshte në një gjendje të vështirë ekonomike, prandaj mendoj
se jane te pranishme rrethanat per t’u aplikuar neni 53 apo 59 i Kodit
Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno,
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe i Gjykates se Apelit
Tirane, persa i perket deklarimit fajtore te te gjykuarve Asim Puci e Suela
Durresi e cilesimit ligjor te vepres se kryer prej tyre si vjedhje ne bashkepunim
eshte i drejte, i bazuar ne prova e ne ligj e duhet te lihet ne fuqi.
Eshte provuar dhe pranuar nga gjykatat se, te pandehurit kane krijuar
lidhje midis tyre gjate vitit 2003, te cilat i kane vazhduar edhe mbas marteses se
te gjykuares Suela me te demtuarin Kastriot Merkaj. Ne pozitat e krijuara, kur i
gjykuari Asim Puci ishte i martuar me dy femije dhe e gjykuara Suela
vazhdonte marredheniet bashkeshortore me burrin e saj, duke ruajtur

411
njekohesisht marredheniet midis tyre dhe per shkak te mosmarreveshjeve midis
dy te fundit, e gjykuara Suela, i propozon te gjykuarit Asim qe te largoheshin
jashte shtetit me qellim qe te bashkejetonin. Ndodhur para faktit te mesiperm, i
gjykuari Asim pranon propozimin e bere, por ve ne dukje mungesen e te
hollave. Per te siguruar mjetet monetare, e gjykuara Suela i rekomandon qe te
vidhnin leket ne shtepine e bashkeshortit te saj ku ajo jetonte, i cili bashke me
disa pjestare te familjes merreshin me aktivitet tregetar. Realizimin e vjedhjes e
ndihmoi fakti qe e gjykuara Suela i dha per kopjim çelesin e shtepise duke i
treguar dhe vendin ku ndodheshin leket.
Me daten 31.12.2003, e gjykuara Suela, njofton te gjykuarin Asim se, me
daten 01.01.2004, krijoheshin mundesite per realizimin e vjedhjes pasi, gjithe
pjesetaret e familjes, do te largoheshin nga shtepia. Ne kushtet e krijuara, i
gjykuari Asim Puci, pasi hap deren e shtepise me çelesin e kopjuar, deren e
dhomes me kaçavide, ka hapur komodinen ku ndodheshin leket dhe mori nje
qese ne te cilen ndodheshin 2.700.000 leke. Pasi kreu vjedhjen i ka deguar me
telefon celular mesazh te gjykuares Suela njoftimin "gjithçka eshte ne rregull".
Sa me siper eshte provuar me provat e administruara gjate proçedimit dhe
me pohimet e plota te te gjykuarve bere para organit procedues dhe ne gjykimin
e çeshtjes, te cilet jane treguar te penduar per vepren e kryer, gje qe eshte patur
parasysh nga gjykatat ne caktimin e masave te denimit. Cilesimi ligjor i vepres
si vjedhje e kryer ne bashkepunim, ne baze te nenit 134/2 i K.Penal eshte i
drejte dhe ne caktimin e masave te denimit me minimalen e burgimit qe
parashikonte ky nen gjykatat kane patur parasysh krahas rrezikshmerise
shoqerore te vepres, rrethanat e kryerjes se saj, rrezikshmerine e te gjykuarve,
pendimin e tyre, gjendjen shendetesore, ekonomike dhe faktin se vlera e
vjedhur, eshte zevendesuar plotesisht.
Ne rekurset e paraqitura nga te gjykuarit Asim Puci e Suela Durresi, duke
ripohuar vepren e kryer, kerkohet ndryshimi i masave te denimit, duke
pretenduar se nuk eshte harmonizuar si duhet masa e denimit me shkallen e
fajesise. I gjykuari Asim, duke vene ne dukje edhe problemet shendetesore qe
ka, kerkon t`i urdherohet pezullimi i ekzekutimit te vendimit per denimin e
pavuajtur ne baze te nenit 59 te K.Penal, ndersa e gjykuara Suela Durresi, me
pretendimin se ekzistojne gjithe rrethanat e parashikuara nga neni 53 i K.Penal,
kerkon uljen e mases se denimit nen minimumin e burgimit qe parashikonte
neni 134/2 i K.Penal.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se, pretendimet e ngritura nga i
gjykuari Asim Puci jane te pabazuara. Ne caktimin e mases se denimit gjykatat
kane marre parasysh krahas rrezikshmerise shoqerore te vepres edhe rrethanat e
tjera qe lidhen me te pandehurin dhe personalitetin e tij dhe nuk ka baze per
ndryshimin e mases se denimit. Ky Kolegj ka parasysh edhe faktin se leket e
vjedhura, i gjykuari Asim Puci i perdori per interesat e tij duke blere toke e
shlyer detyrimet qe kishte ndaj te tjereve.

412
Lidhur me masen e denimit te dhene ndaj te gjykuares Suela Durresi
Kolegji çmon se ka vend per uljen e mases se denimit. Kjo per faktin se gjykatat
nuk kane bere diferencime ne caktimin e mases se denimit por edhe se,
pavaresisht nga veprimet qe kreu, ajo nuk pati asnje perfitim pasi leket e
vjedhura u perdoren nga i gjykuari Asim Puci per interesat e tij. Gjithashtu
duhet patur parasysh edhe mosha e saj e re, qe ne kohen e kryerjes se vepres
penale ishte me pak se dy muaj mbi moshen 18 vjeçare.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a, b te
K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.561, date 21.07.2004 te Gjykates se Apelit
Tirane lidhur me cilesimin ligjor te vepres ne baze te nenit 134/2 te K.Penal,
deklarimit fajtore te te gjykuarve Asim Puci e Suela Durresi dhe mases se
denimit te dhene ndaj te gjykuarit Asim Puci.
Ndryshimin e vendimit persa i perket mases se denimit te dhene ndaj te
gjykuares Suela Durresi dhe denimin e saj ne baze te nenit 134/2 e 53 te
K.Penal me tre vjet burgim.
Ne zbatim te nenit 406 te K.Pr.Penale e gjykuara Suela Durresi denohet
me 2 (dy) vjet burgim.

Tirane, me 20.04.2005

413
Nr.823/139 i Regj. Themeltar
Nr.244 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Shpresa Beçaj Anetare
Besnik Imeraj Anetar
Spiro Spiro Anetar
Ylvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale


nr.823/139, qe i perket:

TË PANDEHURIT: SIMON LUSHAJ

A K U Z U A R:
Per vrasje me dashje e mbetur ne tentative
dhe armembajtje pa leje,
parashikuar nga neni 76 e 22 e 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe, me vendimin nr.137, date 30.12.2003,


ka vendosur:
Deklarimin fajtor te te pandehurit Simon Lushaj per vepren penale
te vrasjes se mbetur ne tentative dhe ne baze te nenit 76 e 22 te
Kodit Penal, denimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor te te pandehurit Simon Lushaj per vepren penale
te armembajtjes pa leje dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal,
denimin e tij me 3 vjet e gjysem burgim.
Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, denimin e tij perfundimisht
me 15 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.90, date 16.04.2004, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.137, date 30.12.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Lezhe persa i perket fajesise dhe cilesimit ligjor
dhe ndryshimin e vendimit, duke e denuar te pandehurin Simon

414
Lushaj ne baze te nenit 76 e 22 te Kodit Penal, me 8 vjet burgim
dhe ne baze te nenit 278/2 te Kodit Penal, me 2 vjet burgim.
Ne baze te nenit 55 te Kodit Penal, denimin e tij perfundimisht me
8 vjet burgim.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs prokurori i


apelit, i cili kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te
vendimit te gjykates se shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:
- Vendimi i gjykates se apelit duhet ndryshuar per pjesen qe ka zbutur
dukshem masen perfundimtare te denimit te dhene ndaj te gjykuarit nga
15 vjet ne 8 vjet burgim, pasi veprat qe ka kryer paraqesin rrezikshmeri te
madhe po ashtu dhe vete ai.
- Si vepra penale e vrasjes dhe ajo e armembajtjes pa leje jane mjaft te
perhapura dhe perbejne problem shqetesues per shoqerine.
- Edhe vete i gjykuari paraqet rrezikshmeri shoqerore te madhe jo vetem se
eshte autori i dy veprave penale, por dhe per vete rrethanat e kohen kur
ato jane kryer.
- Vrasja ka mbetur ne tentative per rrethana te pavarura nga vullneti i tij.
- Veprimet e kundraligjshme i ka kryer ne nje mjedis familjar, ne oret e
vona e ne rrethana jo aq te favorshme sa per te merituar zbutjen e mases
se denimit te dhene nga gjykata e apelit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs i gjykuari


nepermjet mbrojtesit Mark Fran Lleshi, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe
zgjidhjen e çeshtjes nga kjo gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:
- Ne te dyja gjykatat kemi bere kerkese per nje kualifikim tjeter juridik te
vepres penale nese ka veper penale dhe jemi te mendimit qe nje
kualifikim me profesional duhej te ishte bere qe gjate hetimeve
paraprake. I gjykuari duhej te pergjigjej vetem per kundravajtjen penale
te dhunimit te baneses, parashikuar nga neni 112 i Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno,
qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder per deklarimin fajtor te te gjykuarit
Simon Lushaj per vepren penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative dhe
denimin e tij me 8 (tete) vjet burgim, eshte i bazuar ne ligj e ne prova e duhet te
lihet ne fuqi.
Si gjykata e rrethit dhe e apelit, kane realizuar kerkesat per zbatim te ligjit
proçedural e material e, pas çmuarjes se provave e pretendimeve te paraqitura

415
nga palet, kane arritur ne te njejtin perfundim per pranimin e akuzave ne
ngarkim te te gjykuarit Simon Lushaj. Ne vendimet e tyre pranohet se i gjykuari
Simon dhe e demtuara Franga Doçi familjarisht banojne ne fshatin Merqi te
Rrethit te Lezhes e per shkak te afersise, ai ka krijuar marredhenie me vajzen e
saj, Tereze Doçi. Me daten 01.12.2002, rreth ores 24, Dedë Doçi qe eshte vellai
i Gjin Doçit e kane shtepite afer, ka pare te hynte ne shtepine e Gjinit te
gjykuarin Simon, te cilin e kishte pare edhe perpara tre ditesh ne te njejten ore te
futej ne dhomen e pritjes se Gjin Docit dhe ka shkuar e njoftuar te vellane per sa
kishte pare. Mbas kesaj keta te dy dhe djali i Gjinit i quajturi Gjergj, kane
trokitur tek dera e dhomes se pritjes ne te cilen flinte vajza Tereze e cila ka
hapur deren me vonese e duke ju pergjigjur pyetjes kush ishte brenda me
shprehjen nuk ka njeri, eshte larguar nga shtepia.
Gjykatat pranojne se pas ikjes se Terezes, ne dhomen e pritjes hyne Gjin,
Gjergj e Ded Doci, te cilet kane deklaruar se nen perden e dritares, i zbathur, me
pistolete ne dore, qendronte i gjykuari Simon Lushaj. Ata kane pretenduar se,
duke u ndodhur para kesaj gjendje dhe faktit se i gjykuari qelloi me pistolete ne
drejtim te tyre, u perleshen me te e gjate kesaj kohe ai vazhdonte te qellonte me
pistolete duke u perpjekur qe t’ju shpetonte nga duart e te dilte nga dhoma. Ne
keto momente, ne dhome ka hyre nje femije i vogel dhe e demtuara Franga
eshte futur per ta marre por eshte qelluar me nje plumb nga i gjykuari ne qafe
duke shkaktuar nje plage tejshkuese qe sipas aktit te deshmise mjeko-ligjore
nr.92, date 03.12.2003 hyn ne plaget e lehta. Duke u perleshur tre personat e
permendur me te gjykuarin kane dale jashte ne oborr ku pasi e kane çarmatosur,
e kane futur ne dhome e kane njoftuar qe te vinte e ta shihte babai i tij Leke
Lushaj. Mbas ardhjes se tij e kalimit ne dhomen tjeter ku ishte e demtuara
Franga, i gjykuari eshte larguar e nuk eshte paraqitur gjate gjithe proçesit.
Pretendimet e ngritura nga mbrojtja gjate gjykimit te ceshtjes dhe ne
rekurs se nuk qendrojne akuza per vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur
ne tentative te Franga Docit jane te pabazuara. Deshmitaret e pyetur ne hetimet
paraprake dhe ne gjykimin e ceshtjes, kane deklaruar se, i gjykuari kishte
pistoleten ne dore e, me gjithe perpjekjet e tyre per ta çarmatosur (gjate
perleshjes ka pesuar demtime ne dore edhe deshmitari Gjergj Doci) ai
vazhdonte te qellonte e qelloi ne drejtim te se demtuares.
Nga proces verbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes i dates 02.12.2002
rezulton se, ne dhomen e pritjes jane gjetur kater gezhoja fisheku, nje plumb e
ne pistoleten TT te gjetur ne kopesht ne fole ishte nje gezhoje e ne kreherin e saj
dy fisheke. Ne kete dhome dhe ne verande ne pjeset e murit e ne tavan ne
lartesine nga 1.3m nga dyshemeja deri ne 2,68m ka demtime e vrima ne
madhesi te ndryshme.
Pervec sa me siper, duhet pranuar se ne favor te akuzes eshte edhe vendi
ku eshte qelluar e demtuara Franga Doci ne qafe, qe paraqet rrezikshmeri per
jeten.

416
Ne keto rrethana nuk ka vend per ndryshimin e cilesimit ligjor te vepres
se kryer nga i pandehuri dhe per me teper, eshte i papranueshem pretendimi se i
gjykuari duhet te pergjigjet vetem per vepren penale te dhunimit te baneses
parashikuar nga neni 112 i K.Penal, pasi nuk ekziston asnje nga elementet e
kesaj vepre.
Kolegji Penal cmon te drejte edhe masen e denimit me 8 vjet burgim te te
gjykuarit per ato shkaqe qe arsyeton gjykata e apelit (qe vepra ka mbetur ne
tentative, se plaga nuk ka qene e rrezikshme ne momentin e shkaktimit te saj
dhe as me pas e se ardhja e pasojes ka qene e larget) duke e gjetur te pabazuar
pretendimin e paraqitur nga prokurori per dhenien e nje mase denimi me te
rende.
Ne teresine e tyre provat jane te plota per vertetimin se i gjykuari ka kryer
vepren penale te vrasjes mbetur ne tentative dhe mbajtjes pa leje te armeve
luftarake e vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe persa i perket mases se
denimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te neni 441/a te K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lenien ne fuqi te vendimit nr.90, date 16.04.2004 te Gjykates se Apelit
Shkoder.

Tirane, me 20.04.2005

MENDIMI I PAKICËS
Pakica ka mendimin se ne marrjen e vendimeve, gjykata e rrethit, e apelit
dhe Kolegji Penal i Gjykates se Larte, nuk kane respektuar kerkesat qe rrjedhin
nga neni 152 i K.Pr.Penale per cmuarjen e provave dhe kane zbatuar gabim
ligjin material.
Per te arritur ne perfundimin se i gjykuari Simon Lushaj ka kryer vepren
penale te vrasjes me dashje mbetur ne tentative ne dem te Franga Docit, eshte e
domosdoshme qe te dalin e analizohen te gjithe elementet e kesaj vepre penale e
sidomos ana subjektive.
Nuk mund te mos pranohet fakti qe gjithe provat jane marre nga pjesetare
te familjes Doci e kjo dhe per faktin se i gjykuari i eshte fshehur hetimit te
gjykimit te ceshtjes. Por, pavaresisht nga kjo situate e se deshmite e deklarimet

417
e deshmitareve Gjin, Gjergj, Ded e Franga Doci nuk jane konseguente dhe sa
here kane bere deklarime kane ndryshime per faktin e kryerjes se vepres penale
(gje qe gjykatat pa baze e kane anashkaluar), duhet pranuar se asnjeri prej tyre
nuk ka thene se i gjykuari me dashje ka qelluar me arme ne drejtim te se
demtuares Franga Doci me qellim per ta vrare.
Pranohet nga gjykatat dhe nuk ka prova per te vene ne dyshim faktin qe i
gjykuari ka patur marredhenie me Terezen, qe ka shkuar ne dhomen e saj, qe u
gjet ne dhomen e saj nga pjesetaret e familjes, deshmite e te cileve se ai kishte
pistolete ne dore nuk mund te kontestohen ne gjendjen qe jane provat. Qe eshte
qelluar me arme zjarri vertetohet plotesisht me sa pershkruhet ne proces
verbalin e kqyrjes se vendit te ngjarjes. Por perderisa i gjykuari denohet per
vrasje me dashje te mbetur ne tentative te se demtuares Franga Doci, gjykatat
duhej te analizonin sidomos kete moment qe eshte dhe kryesori per nxjerrjen e
konkluzioneve te drejta. Eshte kjo arsyeja qe na detyron te bejme nje analize me
te hollesishme te deklarimeve e deshmive te personave te pyetur, pasi gjykatat
nuk jane ndalur ne kete moment.
Deshmitari Gjin Doci ne deklarimet nga persona qe kane dijeni per
rrethanat e ceshtjes me daten 02.12.2002, krahas sa pranojne gjykatat ne
vendimet e tyre, pasi permend faktet e njohura shprehet: "ne verande qelloi dhe
nja dy here kur po perlesheshin e plagosi gruan". Me 04.12.2002 ka deklaruar
se, pa Simonin me pistolete, u turr drejt tij, ai qelloi me pistolete, erdhen ne
ndihme gruaja e vellai dhe "u perleshen me Simonin qe vazhduan dhe ne
verande, ai qellonte me arme e u plagos Franga".
Ne seancen gjyqesore te dates 11.06.2003, ky deshmitar ka deklaruar se
po vinte nipi pas tij "shkoi prapa Franga dhe e kapi plumbi ne qafe kur donte te
merrte djalin e vogel" dhe se "ne momentin e plagosjes se Franges kam qene
duke u perleshur me Simonin bashke me vellane dhe djalin".
Deshmitari Ded Doci si ne deklarimet para oficerit te policise gjyqesore
dhe ne seancen gjyqesore ka shpjeguar se Franga u plagos kur ata te tre (Deda,
Gjini, Gjergji) po perlesheshin me te gjykuarin. Po keshtu deshmitari Gjergj
Doci ka deklaruar se gjate perleshjes qe po benin ata te tre me te gjykuarin, ky e
qelloi Frangen me pistolete.
Me tej e shohim te arsyeshme te permendim sa ka deklaruar e demtuara
Franga Doci, sepse krahas te tjerave keto deklarime sherbejne ne percaktimin e
anes subjektive te te gjykuarit. Ne kallzimin e bere me 03.12.2002 se, i gjykuari
qelloi ne drejtim te burrit, u turr te kapte te gjykuarin te cilin s`po e mbanin dot
burri e djali dhe "kur u afrova per t’a kapur me qelloi me pistolete ne qafe". Ne
pyetjen e bere ne banese nga gjykata me 07.11.2003 (per shkak te gjendjes se
saj shendetesore) ajo ka pranuar se burri e djali po perlesheshin me te gjykuarin
dhe "gjuajti per te me vrare ".
Permendem jo pa qellim keto prova sepse, si u shprehem, gjykatat nuk
kane bere analizen e tyre, megjithese sikurse shihet nga te gjithe deshmitaret (qe
jane te familjes Doci) lihet prezent i njejti fakt: e demtuara eshte plagosur gjate

418
kohes qe tre personat po perlesheshin me te gjykuarin duke u perpjekur si thone
ata, qe t’i hiqnin pistoleten nga dora. Me te drejte shtrohet pyetja: kush ishte me
afer per t’u qelluar? A i kishte mundesite i gjykuari qe i sulmuar nga tre veta te
shikonte kush tjeter afrohej e largohej per t’a qelluar me pistolete?
Cdo pergjigje duhet te kete ne themel te saj faktin qe tre persona po
perlesheshin me te gjykuarin, mundesite e te cilit per te reflektuar e vepruar mbi
persona te tjere thuajse jane te pamundura. Ne keto kushte, gjykatat duhej te
benin nje analize me te thelle e interpretim sa me afer te vertetes te provave te
marra nga del, per mendimin tone, se mungon ana subjektive e te gjykuarit per
te vrare Franga Docin. Ne kete aspekt pakica ka mendimin se gjykatat nuk kane
respektuar kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale per cmuarjen e provave dhe per
te mos ju dhene atyre vlere te paracaktuar. Ne rastin ne shqyrtim pakica
shqyrton provat e administruara per te nxjerre ne pah se nuk ka prova qe te
vertetojne se i gjykuari ka dashur qe te vrase te demtuaren dhe se kjo akuze nuk
qendron e per pasoje vendimi i gjykates se rrethit dhe i apelit per te duhej te
ishin prishur nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte.

Besnik Imeraj Kristaq Ngjela

419
Nr.930/244 i Regj. Themeltar
Nr.245 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Vladimir Bineri Anëtar
Ylvi Myrtja Anëtar
Besnik Imeraj Anëtar
Spiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 20.04.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i


përket:

TË PANDEHURIT: OSMAN SHEHU, i biri i Aliut,


i dtl. 1954, banues në Tiranë, i padënuar

A K U Z U A R:
Për krimin e tjetërsimit të pasurisë,
parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.1185, datë 24.12.2003,


vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Osman Shehu për krimin e
tjetërsimit të pasurisë dhe, në zbatim të nenit 287 të K.Penal,
dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
2. Në zbatim të nenit 36 të K.Penal, Konfiskimin e Fabrikës së
Miellit në qytetin e Kukësit, blerë me Kontratën e Shitblerjes me
nr.1381 Rep. e 1188 Kol., datë 17.11.1996, të truallit me sipërfaqe
3.699.75 m2 blerë nga Urbanistika e rrethit Kukës, me kontratën
nr.36 Rep. e 28 Kol., datë 08.01.1997, të lokalit në bllokun e
furrave Kukës, blerë me kontratën nr.776 Rep. e 698 Kol., datë
28.09.1997 dhe truallin me sipërfaqe 1311 m2 dhe kalimin e tyre
në favor të shtetit.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.506, datë 02.07.2004, vendosi:

420
Prishjen e vendimit nr.1185, datë 24.12.2003 të Gjykatës së
shkallës së parë Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim
të të pandehurit Osman Shehu.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e


Lartë, prokurori i apelit me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të
vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:
- Vendimi është i pa argumentuar dhe i pabazuar në provat që u
administruan në seancën gjyqësore.
- Ekzistenca e faktit dhe fajësia e të pandehurit provohet më thëniet e
dëshmitarëve Fitim Gërxhalliu, Bujana Xhaxhiu, etj., aktet e
ekspertimeve grafik e kontabël, si dhe me vendimet gjyqësore për
dënimin e Shemsie Kadrisë, Gani Kadrisë e Fitim Gërxhalliut.
- I gjykuari ka paraqitur kundërrekurs, me të cilin kërkon, mospranimin e
rekursit, duke parashtruar se ai nuk përmban asnjë nga shkaqet e
parashikuara nga neni 432 i K.Pr.Penale, po ashtu nuk pretendohet për
shkelje që sjellin si pasojë pavlefshmërinë absolute të vendimit të
gjykatës, apo që kanë ndikuar në dhënien e vendimit. Në veprimet e mia,
siç kam pretenduar gjatë gjykimit, nuk ekzistojnë elementë të veprës
penale të tjetërsimit të pasurisë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro, prokurorin Skënder Breca, i
cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të
vendimit të gjykatës së shkallës së parë, mbrojtësen e të gjykuarit - av. Vitore
Tusha, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe pasi e
bisedoi çështjen në tërësi,

VËREN
Se, gjatë shqyrtimit të akteve që ndodhen në fashikullin e procedimit
penal që i përket të gjykuarit Osman Shehu, u konstatua se, më 13.01.2003,
Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, paraqiti, në Gjykatën e
shkallës së parë Tiranë, kërkesë për gjykimin e këtij të gjykuari, për krimin e
tjetërsimit të pasurisë, parashikuar nga neni 287 (i pandryshuar) i K.Penal. Ai
akuzohej për tjetërsim të pasurisë së vënë nga krimet në shumën 1.194.572 $
(USD), shumë kjo që, sipas kërkesës për gjykim, nuk ishte kthyer prej tij në
arkën e shoqërisë huamarrëse "Gjallica", as edhe mbas mbylljes së aktivitetit
dhe vënies nën administrim të saj nga administratorët përkatës. Po sipas
kërkesës, megjithëse i gjykuari deklaronte se kishte dështuar në veprimtarinë
ekonomike që zhvillonte, më 08.01.1997, ka blerë një fabrikë mielli dhe truallin
e saj, si dhe ka shlyer një borxh prej 65.000 $ (USD), ndërsa treguesit financiare
të bilanceve për aktivitetin e shoqërisë "ENMEN", në të cilën ishte bashkëortak

421
dhe administrator i saj, për tre vite me rradhë (1995, 1996 dhe 1997), ishin
pozitivë.
U konstatua gjithashtu se, procedimi penal në ngarkim të të gjykuarit
Osman është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë
së Rrethit Tiranë, pas ndarjes së tij, me vendimin datë 06.02.2000, të prokurorit
përkatës, nga procedimi penal nr.359 që i përkiste disa personave të tjerë nën
hetim si, Shemsie e Gani Kadria dhe Fitim Kerxhalli.
Në të njëjtin procedim, dhe me të njëjtën akuzë, ishte nën hetim edhe e
quajtura Florika (Flora) Elezi, procedimi penal për të cilën u veçua, nga
prokurori, me 30.12.2002 dhe është gjykuar më vehte, gjykim, i cili, me
vendimin nr.524, datë 09.10.2003 të Gjykatës së Apelit Tiranë që prishte
vendimin nr.690, datë 08.07.2003 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë,
përfundoi me pushimin e çeshtjes penale në ngarkim të saj (Kolegji Penal i
Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.468, datë 29.07.2004 të dhomës së
keshillimit, vendosi mospranimin e rekursit të prokurorit bërë kundër vendimit
të gjykatës së apelit).
Me vendimin nr.1185, datë 24.12.2003, Gjykata e shkallës së parë Tiranë
vendosi deklarimin fajtor të të gjykuarit Osman Shehu për krimin e tjetërsimit të
pasurisë, parashikuar nga neni 287 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet
burgim, si dhe konfiskimin e Fabrikës së Miellit në qytetin e Kukësit, blerë me
kontratën datë 17.11.1996, të një trualli me sipërfaqe 3.699.75 m2 blerë më
08.01.1997, të një lokali që ndodhet në bllokun e furrave Kukës, blerë më
28.09.1997 dhe të një trualli me sipërfaqe 1311 m2.
Sipas këtij vendimi, i gjykuari ishte bashkëortak dhe administrator i
shoqërisë tregetare "ENMEN" sh.p.k., e krijuar në Tetor 1994 dhe në datat
17.06.1996 e 26.09.1996, ka marrë hua nga i quajturi Fitim Kerxhalliu (në atë
kohë administrator, në Vlorë, i firmës huamarrëse "Gjallica"), përkatësisht
65.000 dhe 2.070.000 $ (USD) dhe se, prej kësaj shume, në Shtator të po atij
viti, 2.050.000 $ USD i kishte depozituar në llogarinë e shoqërisë tregtare
"ENMEN" sh.p.k. në degën e Bankës së Kursimeve Tiranë, si garanci për çeljen
e Leter Creditit (l/c) për blerjen e 10 mijë Ton grure. Për diferencën, është
pranuar që 20.000 $ u mbajtën dhe u shpenzuan për veprimet portuale në lidhje
me këtë sasi gruri, kurse 65.000 $ u përdorën prej tij për shlyerjen e një detyrimi
që shoqëria "ENMEN" sh.p.k. kishte ndaj të treteve (qira e prapambetur për një
godinë në qytetin e Tiranës që përdorej si seli e shoqërisë).
Është pranuar gjithashtu se, “... paratë e marra nga shitja e grurit të blerë
me paratë e firmës piramidale "Gjallica", në vend që t’i dorëzonte në llogaritë
bankare të çelura nga organet kompetente për të larë detyrimin që i kishte kësaj
firme, këtë shumë parash i pandehuri e ka transferuar ose tjetërsuar duke blerë
prona” (Fabrikë Mielli, më 08.01.1997 dhe një lokal e një truall me sipërfaqe
1392 m2, më 28.08.1997) dhe se “... për më tepër ... në bilancin e vitit 1997 ...
ka shënuar fiktivisht, sikur detyrimin ndaj firmës Gjallica e kishte shlyer” dhe
se ekzistenca e faktit dhe fajësisë se tij për veprën penale për të cilin ishte

422
akuzuar, u provua me thëniet e disa dëshmitarëve, me aktet e ekspertimit grafik
e kontabël, me vendimet e gjykatave për deklarimin fajtorë e dënimin e Fitim
Kërxhalliut, etj. dhe me materialet e një dosjeje të pezulluar nga prokuroria
Durrës.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.506, datë 02.07.2004,
megjithëse pranon faktet e marrjes së huasë, prej të gjykuarit, nga firma
huamarrëse "Gjallica", si dhe blerjet e bëra prej tij si më sipër, me arsyetimin se,
ato përbëjnë elementë të marrëdhënieve juridiko - civile, vendosi prishjen e
vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pushimin e çështjes penale.
Sipas këtij vendimi, "Nga shqyrtimi gjyqësor, del plotësisht e provuar se
në veprimet dhe mosveprimet e të pandehurit Osman Shehu nuk ekzistojnë
elementë të veprës penale për të cilën akuzohet ... pasi ... për të patur veprën
penale të tjetërsimit të pasurisë, është e domosdoshme që të ekzistojë dashja dhe
dijenia që pasuria rrjedh nga një krim dhe se ... nga ana objektive, kjo vepër
kryhet me veprime aktive të kundërligjëshme si, shitje, dhurim, etj., me të cilat
pasuria e vënë nga krimi duhet të ndërrojë pronar, me qëllim që të mos zbulohet
veprimtaria kriminale" dhe se "Në kohën kur i pandehuri ka tërhequr shumat e
mësipërme dhe ka lidhur marrëveshjen e biznesit me shoqërinë "Gjallica", kjo e
fundit ishte e rregjistruar në organet shtetërore dhe aktiviteti i saj ishte i lejuar
nga shteti", si dhe se, "... Nëse qëllimi i të pandehurit ishte tjetërsimi i pasurisë,
që rrjedh nga krimi, nuk kishte asnjë arsye që ai në Shkurt 1997, të paraqitej në
mënyrë vullnetare në Prokurorinë e Përgjithëshme për të dhënë informacion të
plotë në lidhje me veprimet që kishte kryer me shoqërinë “Gjallica" dhe se "...
nuk kishte arsye që ai të merrte shumat e mësipërme kundrejt dokumentit
shkresor, të firmosur prej tij".
Arsyetimin e vendimit të saj, gjykata e apelit e përfundon me argumentin
sipas të cilit, "Edhe nëqoftëse ekziston detyrimi i të pandehurit ndaj shoqërisë
Gjallica edhe në permasa fillestare, aq sa ai ka marrë në fillim, kurrësesi kjo nuk
përbën vepër penale, pa u provuar gjithë elementët përbërës të saj. Në bazë të
nenit 27, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, askujt nuk mund t’i
hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjëndje të permbushë një detyrim
kontraktor, ndërsa në protokollin nr.4 të Konventës Europiane të të Drejtave të
njeriut, në nenin 1 të këtij protokolli, të nënshkruar edhe nga shteti shqiptar,
thuhet se askush nuk mund të privohet nga liria për të vetmen arsye se nuk është
në gjëndje të përmbushë një detyrim kontraktor".
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi edhe parashtrimet e palëve
në seancën dëgjimore të datës 20.04.2005, arriti në përfundimin se, vendimi i
gjykatës së apelit është i drejtë, i bazuar në ligj e në prova dhe prandaj, ai duhet
të lihet në fuqi.
Duke i pranuar faktet të provuara sikurse i kanë pranuar edhe gjykatat, në
të dy shkallët e gjykimit të çështjes (marrjen e huasë, depozitimin e shumës
2.050.000 $ për çeljen e L/C, blerjen e objekteve të pasurisë së paluajtëshme
nga i gjykuari, etj.), u arrit në përfundimin se ato nuk përmbajnë elementët e

423
figurës së krimit të tjetërsimit të pasurisë, parashikuar nga neni 287 (i
pandryshuar) i K.Penal. Nga përmbajtja e kësaj dispozite del se, për të patur
figurën e krimit të tjetërsimit të pasurisë duhet që, si tjetërsimi (ndërrimi pronar
apo trasformimi i vet objektit të pasurisë në një lloj tjetër, etj.), ashtu edhe
transferimi (kalimi i pronësisë nga njëri tek tjetri), apo fshehja, zhdukja e
natyrës, i burimit dhe përkatësisë së pasurisë, veprime që përbëjnë anën
objektive të kësaj figure krimi, t’i referohen jo çfarëdo lloj pasurie, por
pasurisë të vënë nga krimet.
Nëpërmjet kushtit që, pasuria, e cila tjetërsohet, transferohet, fshihet, i
zhduket natyra ose burimi, apo përkatësia, duhet të jetë pasuri e vënë nga krimet
(ose krimi), ligjëvënësi ka përcaktuar anën subjektive të kësaj figure krimi, për
ekzistencën e së cilës kërkohet, domosdoshmërisht, pasja e dijenisë së
mëparëshme, nga autori i veprës penale (subjekti) rreth faktit që pasuria
që po tjetërsohet, transferohet, fshihet, i zhduket natyra ose burimi, apo
përkatësia, është vënë nga krimet.
Mirëpo, sikundër u vu në dukje, nga aktet e procedimit penal që i përket
të gjykuarit Osman dhe nga sa kanë pranuar, të dy gjykatat, në vendimet e tyre,
nuk rezulton që ky i gjykuar të ketë ditur, në kohën që mori hua, nga
përfaqësuesi i firmës "Gjallica", shumën e përmendur më lart, se ato ishin para
të vëna nga krimet. Përkundrazi, është fakt i njohur botërisht tashmë se, deri në
atë kohë (Qershor dhe Shtator 1996), veprimtaria e asaj firme, si dhe e firmave
të tjera simotra që ushtronin veprimtari huamarrëse në Shqipëri, megjithëse
gabimisht, është konsideruar dhe njohur publikisht, si veprimtari e ligjëshme e
cila, sikurse edhe veprimtaria e të gjithë shoqërive të tjera tregëtare, pavarësisht
nga forma dhe objekti i veprimtarisë së tyre, kujtohej nga shtetasit se ishte nën
kontrollin e shtetit.
Dihet gjithashtu se, zbulimi dhe konstatimi i veprimeve mashtruese
dhe natyrës së kundërligjëshme (kriminale) të veprimtarisë së firmës
"Gjallica" dhe simotrave të saj, ndodhi në kohë më vonë, ndodhi mbasi i
gjykuari e kishte marrë shumën e përmendur, në formë huaje dhe për të
zhvilluar biznes, me interes të përbashkët, me firmën në fjalë. Ligji i
posaçëm penal me nr.8188, i titulluar "Për ndalimin e skemave piramidale
mashtruese të huamarrjes", sipas dispozitës së nenit 2 të të cilit, organizimi dhe
funksionimi i skemave piramidale mashtruese të huamarrjes përbën krim (dhe
dënohet me jo më pak se 20 vjet burgim dhe me konfiskim të pasurisë së
luajtëshme dhe të paluajtëshme), u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe hyri
në fuqi më 23 Janar 1997, domethënë disa muaj pas marrjes së shumës së huasë
prej të gjykuarit nga firma "Gjallica", madje edhe mbas vënies në përdorim të
kësaj shume, për të çelur L/C dhe për blerjen e 10.000 T-ve grurë, transanksione
këto, të cilat sikurse është pranuar nga të dy gjykatat, u kryen nëpërmjet
bankave dhe agjencive të transportit e portuale shqiptare e të huaja, rrugë këto
që në rastin konkret u provua se përjashtojnë fshehtësinë e tyre. Prezumimi i të
kundërtës dhe aq më shumë, pranimi i dijenisë së të gjykuarit Osman për

424
burimin kriminal të parave që mori hua dhe përdori për çeljen e L/C-së dhe
blerjen e grurit (dihet se fakti që burimi i këtyre parave është jo i ligjshëm, u
publikua mbas daljes së ligjit të sipërcituar), bie ndesh me parimet dhe frymën e
përgjithëshme të legjislacionit shqiptar që burojnë nga neni 29 i Kushtetutës dhe
nenet 2 e 3 të K.Penal.
Me të njëjtin arsyetim, Kolegji Penal gjen të pabazuar edhe pretendimin e
përfaqësuesit të prokurorisë, i cili për të argumentuar dijeninë e burimit, sipas
tij, kriminal, të parave të marra hua, përmend faktin që i gjykuari ka kryer
veprime edhe mbas procedimit penal që ishte filluar për individë (pronar dhe
administratorë), me punë pranë firmës “Gjallica”. Veç kësaj, lidhur me këtë
pretendim, ky Kolegj çmon se duhet vënë në dukje që, do të ishte tej çdo kufiri
të arsyeshëm dhe aq më tepër ligjor që të kërkohet, nga shtetasit, detyrimi që
ata, para ose kur kryejnë veprime juridiko-civile të informohen në se, ndaj
personit me të cilin kryejnë veprimin, apo kanë bërë një transaksion të caktuar,
është filluar apo jo procedimi penal. Publikimi në çfarëdo forme tjetër, i lajmit
për fillimin e një procedimi penal, nuk mund të zëvendësojë mjetet dhe format e
parashikuara nga Kushtetuta për llojin e akteve që duhen publikuar, mënyrën e
publikimit dhe afatet e hyrjes në fuqi të tyre. Aq më shumë për një procedim
penal të nisur, i cili jo vetëm që nuk përfshihet në këto akte, por as nuk lejohet
nga ligji (neni 279 i K.Pr.Penale), me përjashtim të rasteve dhe formave
procedurale të parashikuara prej tij, publikimi i të dhënave që përmban
fashikulli i procedimit penal, përfshirë edhe llojin e veprës penale për të cilën
është filluar ai.
Pretendimi i organit të akuzës, sipas të cilit i gjykuari ka kryer veprime
tjetërsimi të pasurisë më vonë, nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtëshme që
u përmendën, nuk gjen mbështetje në aktet e dosjes, të cilat u administruan dhe
u përdorën si prova, për të arsyetuar vendimet e tyre, nga dy gjykatat, edhe pse
ato arritën në përfundime të kundërta me njëra tjetrën, përsa i përket vlerësimit
juridiko - penal të tyre.
Duke i`u përmbajtur kufizimeve ligjore që burojnë nga dispozitat e
neneve 432 dhe 434 të K.Pr.Penale (në lidhje me shkaqet për të cilat mund të
bëhet rekurs dhe kufijtë e shqyrtimit, në Gjykatën e Lartë), në funksion të
zbulimit të ekzistencës ose jo të elementëve të figurës së krimit të tjetërsimit të
pasurisë në veprimet e të gjykuarit Osman, në pretendimin e prokurorisë të
përmendur menjëherë më lart, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pati parasysh
analizën që i`u bë, nga të dy gjykatat në vendimet e tyre, provave të
administruara prej tyre.
Kështu, veç faktit që, sikurse u permend paratë e marra hua u përdorën,
kryesisht për blerjen e grurit, i gjykuari që me shitjet e para, i ktheu firmës
"Gjallica" një pjesë të borxhit, në pritje, për të shitur sasinë tjetër të grurit që
ndodhej në magazinat e Portit Detar Durrës dhe të arkëtimit të një shume të
konsiderueshme të hollash nga disa blerës (pesë ndërmarrje, në atë kohë,
shtetërore dhe dy firma private), për të cilat, që në muajin Shkurt 1997 (pak

425
kohë pas miratimit të ligjit nr.8188, datë 23.01.1997), me iniciativën e tij, vuri
në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme.
Kjo e fundit, mbi bazën e këtij sinjalizimi, me shkresën 264/33, datë
25.04.1997, i`u drejtua të pesë firmave që ishin debitorë të shoqërisë tregtare
"ENMEN" sh.p.k., duke porositur që shumat e palikuiduara, nga blerja e grurit,
prej kësaj të fundit, të derdheshin në llogaritë që ishin çelur posaçërisht, nga
prokuroria, në degën nr.1 të Bankës së Kursimeve Tiranë.
Ky fakt, si dhe rezultatet e verifikimit të pretendimeve të të gjykuarit,
sipas të cilave një sasi e konsiderueshme gruri që ndodhej në magazinat e Portit
Detar Durrës, u vodh apo edhe u dëmtua në ngjarjet e Marsit 1997 (pretendime
që u pranuan si të bazuara, nga të dy gjykatat, duke u administruar si provë, prej
tyre, edhe fashikulli me aktet e çështjes penale të pezulluar nga Prokuroria e
Durrësit për këtë çështje) hedh dritë mbi atë që në qëndrimin e të gjykuarit
Osman, rreth pjesës ende të pakthyer të huasë, jo firmës "Gjallica", por
administratorëve të saj, tashmë në administrim, nuk u provua asnjëri prej
veprimeve që përbëjnë anën objektive të figurës së krimit të tjetërsimit të
pasurisë, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Kështu, edhe pretendimi i
paraqitur nga përfaqësuesi i prokurorisë, në seancën dëgjimore në Gjykatën e
Lartë, sipas të cilit i gjykuari ka fshehur, duke mos e pasqyruar në bilançe, dhe
duke mohuar para organeve të procedimit penal, pjesën e huasë që i kishte
mbetur pa kthyer, gjendet i pabazuar. Veç provave të tjera, të cilat direkt dhe
indirekt, krijojnë bindje te ky Kolegj për mosfshehjen në vazhdimësi të këtij
fakti nga i gjykuari, prova këto nga të cilat arrihet në përfundimin se mungonte
ana subjektive në veprimet e qëndrimin e tij, për fshehjen e të ardhurave të
realizuara nga shitja e supozuar e sasisë së grurit të mbetur, me rëndësi është
edhe pranimi, nga prokurori që ka ndjekur fazën e hetimeve paraprake, i cili në
aktin procedural të kërkesës për gjykim, shprehet se: “I pyetur në cilësinë e
deklaruesit, më datën 27 Shkurt 1997, në kuadrin e hetimit të çështjes penale
në ngarkim të të dënuarve Shemsie Kadria, Fitim Kerxhalliu e Gani Kadria, i
pandehuri Osman Shehu, ndër të tjera, ka thënë: E kam njohur dhe e njoh
detyrimin, të cilin do të përpiqem ta shlyej urgjentisht ...”.
Veç këtyre, si në rekurs, ashtu edhe gjatë gjithë shkallëve te gjykimit të
kësaj çështjeje, si argument për ekzistencën, në veprimet e të gjykuarit Osman,
të anës objektive të figurës së krimit për të cilin akuzohej, përfaqësuesit e
prokurorisë kanë paraqitur një kontratë dhurimi, midis të gjykuarit si dhurues
dhe shoqërisë tregtare "ENMEN" sh.p.k. si pranuese e këtij dhurimi, përpiluar
më 12.02.1998, për dhurimin, kësaj të fundit, të truallit me sipërfaqe 3669,75
m2. Mirëpo, nga aktet rezulton se, ky truall është pikërisht trualli mbi të cilin
qëndron dhe funksionon fabrika e miellit Kukës, pronë e shoqërisë tregtare
"ENMEN" sh.p.k. dhe që është blerë (trualli) nga i gjykuari më 08.01.1997,
blerje kjo, e cila si edhe blerja e vetë fabrikës (blerë më 17.11.1996) është
realizuar para miratimit të ligjit nr.8188, datë 23.01.1997 "Për ndalimin e
skemave piramidale mashtruese të huamarrjes", i cili, sikurse u vu në dukje,

426
me hollësi, më lart, konsideroi, për herë të parë, veprimtarinë e shoqërive
huamarrëse të tipit "Gjallica", si krim.
Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Lartë, përfaqësuesi i prokurorisë,
pretendoi edhe për shkelje procedurale gjatë gjykimit të kësaj çështjeje, në
gjykatën e apelit.
Sipas tij, gjykata e apelit ka bërë një ekspertim të ri kontabël, me tre
ekspertë të rinj të thirrur prej saj, në një kohë që nuk del shkaku, i cili ka bërë të
nevojshëm kryerjen e këtij ekspertimi, pretendim ky për të cilin Kolegji Penal
konstatoi se nuk gjen mbështetje në aktet e dosjes. Përkundrazi, rezultoi se, që
në kërkesën ankimore, bërë kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, i
gjykuari, si një ndër shkaqet për prishjen e këtij vendimi, ka paraqitur se, sipas
tij ekspertët e thirrur nga organi i akuzës nuk i plotësojnë kushtet për të qënë
ekspertë dhe se, ekspertimi i kryer nga ata, është i rremë dhe i pasaktë, kërkesë,
të cilën e përsëriti edhe në seancën gjyqësore që u zhvillua nga gjykata e apelit
më 14.04.2004, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i prokurorisë, i cili as
nuk u shpreh për pranimin ose jo të saj, nga gjykata. Kjo e fundit (gjykata e
apelit), duke respektuar kërkesat e dispozitës së nenit 427 të K.Pr.Penale, mori
vendim të ndërmjetëm për përsëritjen e pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, duke
caktuar si ekspertë një grup të përbërë nga tre specialistë, për emrat e të cilëve,
sipas proçesverbalit të seancës, mori dijeni edhe prokurori, ashtu sikundër mori
dijeni edhe për pyetjet që i`u shtruan para tyre, si nga gjykata, ashtu edhe nga i
gjykuari në seancën pasardhëse (datë 28.04.2004). Madje, me kërkesë të
prokurorit, për t’i vënë në dispozicion aktin e ekspertimit, të paraqitur tashmë,
më 09.06.2004, gjykata vuri aktin në dispozicion të tij dhe shtyu seancën për
datën 18.06.2004, në të cilën palët kërkuan kohë për përgatitjen e
konkluzioneve përfundimtare, të cilat u bënë në seancën e datës 02.07.2004.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"a" të K.Pr.Penale,

VENDOSI
Lënien në fuqi të vendimit nr.506, datë 02.07.2004 të Gjykatës së Apelit
Tiranë.

Tiranë, më 20.04.2005

MENDIMI I PAKICËS

427
Pakica ka mendimin se zgjidhja e dhene çeshtjes duke lene ne fuqi
vendimin e Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte e drejte dhe e bazuar ne prova e
ne ligj.
Ndodhemi para faktit te çmimit te ndryshem te provave te administruara
ne gjykim nga gjykata e rrethit dhe e apelit. Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane,
me vendimin nr.1185, date 24.12.2003 e ka deklaruar fajtor te gjykuarin Osman
Shehu per vepren penale te tjetersimit te pasurise parashikuar nga neni 287 i
K.Penal, ndersa Gjykata e Apelit Tirane, mbi te njejtat fakte e prova e vetem
duke perseritur nje ekspertim kontabel qe nuk ka ndryshuar gje lidhur me
ekspertimet e mepareshme, ka prishur vendimin e gjykates se rrethit dhe ka
pushuar çeshtjen penale ne ngarkim te te gjykuarit.
Eshte e drejta dhe detyre e çdo gjykate qe te beje çmimin e provave per te
arritur ne perfundimin per fajesine apo pafajesine e te gjykuarit por gjithmone,
ky çmim duhet te jete objektiv, duke i`a nenshtruar çdo prove shqyrtimit
gjyqesor e zbatuar kriteret e nenit 152 te K.Pr.Penale gje qe, per mendimin tone,
nuk jane patur parasysh nga gjykata e apelit dhe Kolegji Penal i Gjykates se
Larte, sidomos per zbatimin e ligjit material.
Duke ju referuar materialeve te administruara dhe vendimeve gjyqesore,
provohet se, i gjykuari Osman Shehu, me vendimin nr.7024, date 10.10.1994 te
Gjykates se Rrethit Tirane, ka rregjistruar Sh.P.K. "ENMEM", e cila nuk ka
ushtruar ndonje aktivitet te dukshem qe te siguronte i gjykuari te ardhura te
mjaftueshme. Ka pranuar i gjykuari se, nisur nga gjendja e veshtire ekonomike
qe ju krijua pas largimit nga detyra shteterore e per te mundesuar venien ne
efiçience te firmes qe administronte, me 17.06.1996, ka terhequr nga agjensia e
kambizmit e firmes piramidale "Gjallica" ne Vlore, 65.000 dollare amerikane
dhe me 26.09.1996, 2.070.000 dollare (gjithsej 2.135.000 U.S.D).
Duke i pranuar faktet siç pasqyrohen ne dokumentacionin perkates e pa
analizuar me tej, ka rezultuar se, i gjykuari, ka bere disa likuidime per te shlyer
detyrimin. Me date 29.04.1997, ka derdhur 18.718.200 leke e, me pas nuk ka
bere asnje derdhje, bile ka pretenduar se nuk kishte me asnje detyrim pasi e
kishte shlyer ate kur ne fakt, sipas dokumenteve te paraqitura prej tij dhe
ekspertimit te bere rezulton me nje vlere te palikuiduar e qe mbetet debitor prej
1.039.858 U.S.D.
Pranohet nga gjykata edhe se i gjykuari, ne shumat e marra tek firma
"Gjallica", ka kryer blerje te ndryshme, si nje furre buke per 10.000.000 leke,
nje truall me siperfaqe 3669 m2 kundrejt nje shume prej 1.761.480 leke, nje
lokal ne bllokun e furrave dhe 1391 m2 truall kundrejt nje shume prej 3.576.800
leke. Terheq vemendje fakti qe i gjykuari ne bilançet e viteve 1997 - 2001 te
firmes "Enmen" nuk ka pasqyruar detyrimet qe kishte ndaj firmes "Gjallica".
Nga analiza e provave te marra dhe veprimeve te kryera si me siper,
gjykata e rrethit (pasi ka pranuar edhe faktin e blerjes se nje sasie gruri prej
10.000 tonesh me dollaret e marra nga firma "Gjallica") arsyeton se, i gjykuari,
leket e grumbulluara nga shitja e grurit, nuk i ka dorezuar per llogari te firmes

428
"Gjallica", por ato vlera i ka tjetersuar duke blere pronat qe u permenden, duke
shenuar fiktivisht ne bilançin e firmes "Enmen" sikur ishte shlyer detyrimi ndaj
firmes "Gjallica", gje qe sipas saj, permbush elementet e vepres penale te
tjetersimit te pasurise. Me tej gjykata e rrethit ne vendim shprehet se i pandehuri
nuk mund te perjashtohet nga pergjegjesia penale per shumen e terhequr nga
firma piramidale "Gjallica" sepse veprimet e mosveprimet e qellimshme,
mohimi i detyrimit, mosnxjerrja e detyrimeve ne bilançet vjetore, perbejne
elementet e vepres penale per te cilen eshte akuzuar.
Gjithashtu ne vendim, gjykata e rrethit shprehet se i pandehuri Osman
Shehu e dinte qe parate e marra prej Fitim Gerxhalliut buronin nga krimi i
mashtrimit, gje qe qartesohet edhe per faktin se ka terhequr me teper se dy
milion dollare pa vene asnje garanci pasurore per kthimin e tyre.
Konkluzionet e gjykates se rrethit, gjykata e apelit i konsideron “te
pasakta, te pabazuara ne ligj e ne provat e administruara”, “ato jane keq
interpretim i fakteve dhe te ligjit, e per pasoje e bejne vendimin te paligjshem e
te cenueshem”.
Ne vendimin e gjykates se apelit arsyetohet se, ne veprimet e te gjykuarit
Osman Shehu, nuk ekzistojne elementet e vepres penale per te cilen akuzohet
pasi, ne kohen kur ai ka terhequr shumat, shoqeria "Gjallica" ishte e rregjistruar
ne organet shteterore dhe aktiviteti i saj ishte i lejuar nga shteti e objektivisht ai
nuk mund te njihte aktivitetin kriminal te asaj shoqerie se, marredheniet midis
tyre kane qene thjesht marredhenie juridiko civile, se i pandehuri asnjehere nuk
e ka mohuar detyrimin, se shumat e marra nga shoqeria "Gjallica" i ka perdorur
vetem per veprimtari biznesi, ndersa blerja e pasurive te paluajteshme nuk ka te
beje me vlerat e marra nga ajo.
Referimet dhe analizat qe ben gjykata e apelit, jane jashte vleresimit
objektiv te provave e ne kundershtim me to. Rezulton i pa kundershtuar ne
dokumente, ekzistenca e detyrimit prej 1.039.858 U.S.D. ne baze te ligjit
nr.8215, date 09.05.1997 "Per kontrollimin financiar te personave juridike jo
bankare qe kane marre hua nga publiku i gjere", me Vendimin e Keshillit te
Ministrave nr.44, date 21.11.1999 "Per deklarimin e personave te lidhur me
shoqerite huamarrese", per shoqerine "Gjallica", i gjykuari Osman Shehu, eshte
deklaruar person i lidhur me te, vendim qe e ka kundershtuar ne gjykaten e
apelit me pretendimin se e ka shlyer detyrimin (kjo çeshtje u pezullua me
arsyetimin se duhet pritur sa te mbaroje çeshtja penale).
Nga analiza teresore e provave te administruara, nuk mund te mohohet
fakti qe 2.135.000 dollaret qe ka marre i gjykuari Osman Shehu nga firma
"Gjallica", jane produkt i veprimtarise kriminale te kesaj firme, te cilat i
gjykuari i ka perdorur per te shtuar pasurite e veta. Pakica nuk mund te mos
pranoje faktin qe ne momentin e pare i gjykuari nuk e ka ditur se ato ishin te
ardhura te grumbulluara nga nje veprimtari kriminale por fajesia e tij per vepren
penale qe akuzohet duhet pare me pas. U krijua situata qe firma "Gjallica", si
gjithe firmat e tjera piramidale ra si pasoje e goditjes ligjore por, i gjykuari edhe

429
kur e pa qe produkti i firmes "Gjallica" ishte vene ne rruge kriminale, ne vend
qe t’a kthente, vazhdoi t’a perdore per interesat e tij siç eshte rasti i blerjes se
pasurive te paluajteshme per te cilat pa asnje baze gjykata e apelit shprehet se
nuk kane te bejne me vlerat e marra nga ajo shoqeri.
Ne kundershtim nga sa pranon gjykata e apelit dhe shumica ne Kolegjin
Penal te Gjykates se Larte, se i gjykuari nuk ka mohuar asnjehere detyrimin, del
e drejte sa pranon gjykata e rrethit se ai ne vazhdimesi e ka mohuar ate duke
pretenduar se s`ka detyrime. Me poshte do te trajtojme me gjere kete problem
por permendim se pari se i gjykuari me parate e marra nga firma "Gjallica" ka
blere prona te paluajteshme pra, ka tjetersuar pasurine dhe se dyti shtrohet
pyetja: kur nje person padrejtesisht mohon detyrimet qe ka ndaj te tjereve a ka
ndonje veper penale? Pakica ka mendimin se, qe nga momenti i mohimit kryhet
vepra penale e mashtrimit parashikuar nga neni 143 i K.Penal.
Del nga teresia e provave se, i gjykuari, duke perfituar nga gjendja e
krijuar qe shoqeria u vu ne administrim e duke marre shkas nga nje shkrese e
Prokurorise se Pergjitheshme, anashkalon faktin e likuidimit te shumes pa u
shprehur se si likuidoi detyrimin e mban qendrimin konseguent se s’ka me
detyrime.
Ne dosje eshte administruar shkresa e Prokurorise se Pergjitheshme
nr.246/33, date 25.4.1997, me te cilen, mbi pretendimin e te gjykuarit se, disa
firma e ndermarrje si, N.G.P.Drithi Korçe, N.G.P.Drithi Diber, Firma "Egnatia"
Lezhe, Firma "Promil" Fier e "Laçi" Puke nuk i kishin likuiduar vleren e
pergjitheshme prej 39.118.409 leke, vlere e sasive te grurit me te cilat ai i kishte
furnizuar, u drejtohet ketyre duke ju thene se, meqe s’kishin bere derdhjet qe
firma "ENMEN" i perdori per tregetine e grurit, me qellim qe te siguroheshin
interesat e kreditoreve te kompanise "Gjallica", te derdhin shumat ne dy numra
llogarie ne degen e Bankes se Kursimeve Tirane.
Nese pranon apo jo detyrimin e tij i gjykuari Osman Shehu permendim se
ne gjykim e ne konkluzionet perfundimtare eshte shprehur se nuk ka detyrime
pasi prokuroria beri zevendesimin e kreditorit duke me hequr te drejten te
kerkoje likuidimin e shumave nga ndermarrjet dhe firmat e permendura, se
vepra penale per te cilen akuzohet nuk ka ekzistuar e s’ekziston dhe
njekohesisht kerkon te detyrohet prokurori te grumbulloje 39.135.880 leke
debitoreve dhe 47.887.500 leke interesa bankare te krijuara nga 01.04.1997 deri
me 01.11.2003 (faqe 252 e dosjes).
Qendrimi kriminal i te gjykuarit eshte konseguent dhe per faktin se ai,
duke perfituar nga mos kthimi i detyrimit te parave te depozituara nga individet
me shpresen se do i merrnin perseri, ka bere investime per aktivitetin e tij
tregetar. Ai vazhdon te perdore kete shume sikur te jete e tij, sikur te kete fituar
ne biznese te ligjshme (dhe shprehet ne konkluzionet perfundimtare "faktet
provojne se kam zhvilluar nje aktivitet katerciperisht te ligjshem, kam bere te
gjitha perpjekjet dhe kam permbushur detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja me
"Gjallicen" duke injoruar detyrimin ligjor qe ka dhe te gjithe ate aktivitet

430
shteteror qe behet per te kthyer shumat e depozituara ne firmat piramidale
individeve qe i kane depozituar".
Gjykata e apelit dhe shumica ne Kolegj pranojne se, mungon ana
subjektive e te pandehurit, pasi duhet qe tjetersimi e transferimi i pasurise apo
fshehja e saj, t’i referohen jo çfaredo lloj pasurie por pasurise se vene nga
krimet e nuk rezulton qe ne kohen qe mori hua te kete ditur se ato para ishin
vene ne rruge kriminale. Permendem qe edhe pas renies se firmave piramidale i
gjykuari Osman Shehu ka tjetersuar pasurine por eshte e nevojshme te
permendim qendrimin e tij lidhur me pjesen e pashlyer te detyrimit prej
1.039.858 USD. Ne faqen 206 te dosjes eshte kerkesa e te gjykuarit per
pavlefshmerine e titullit ekzekutiv me te cilin detyrohet qe te likuidoje per
llogari te shoqerise "Gjallica" 117.814.728 leke, ku shprehet se ka shlyer gjithe
detyrimin, se ka paraqitur dokumenta qe provojne se nuk ka asnje lek borxh asaj
shoqerie, ne seance gjyqesore te dates 10.03.2003 eshte shprehur se perpiqej te
argumentonte se nuk i kishte asnje detyrim "Gjallices" e shtetit (faqe 247), e me
tej duke kundershtuar konkluzionet e eksperteve shprehet se ata mashtrojne pasi
konkluzioni i tyre per detyrimin per 1.194.522 USD eshte i pavertete (faqe 276),
se ka bere gjithe perpjekjet e ka permbushur detyrimin nga marreveshja me
shoqerine "Gjallica" duke arketuar gjithe shumat e mundeshme bashke me
pjesen e fitimit, ose ne faqen 280 ku shprehet se ka derdhur gjithe shumen. Po
keshtu ne konkluzionet perfundimtare deklaron, une nuk kam asnje detyrim
civil ndaj shtetit ne lidhje me biznesin tim me "Gjallicen", apo ne ankimin e
bere ne gjykaten e apelit ku perseritet se s’ka asnje detyrim ndaj "Gjallices".
Kjo tregon se i gjykuari jo vetem ka kryer vepren penale te tjetersimit te
pasurise por edhe se ai ne menyre konseguente me dashje vazhdon te kryeje
vepren penale te mashtrimit, pasi me gjithe keto rrethana te evidentuara ne
gjykime, por edhe te ditura boterisht per aktivitetin e firmave piramidale
vazhdon te mbaje qendrimin sikur te mos kishte asnje lidhje me te e detyrimet
ndaj shoqerise "Gjallica" e sikur shuma prej me shume se nje milion dollare te
mos jete detyrim ndaj kesaj shoqerie, por nje e ardhur e ligjshme e tij, gje qe
eshte e pambeshtetur ne asnje nga aktet qe ndodhen ne dosje.
Vazhdimi i te gjykuarit me te njejtin qendrim mohues ndaj detyrimit per
mendimin e pakices e rendon akoma me tej poziten ne raport me kete veper
(tjetersim i pasurise) e perforcon bindjen per konsumimin prej tij edhe te vepres
penale te mashtrimit, gje qe duhej çmuar nga Kolegji per prishjen e vendimit te
gjykates se apelit.

Vladimir Bineri Kristaq Ngjela

431
Nr.872/188 i Regj. Themeltar
Nr.275 i Vendimit

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela Kryesues


Ylvi Myrtja Anetar
Shpresa Beçaj Anetare
Artan Hoxha Anetar
Vladimir Bineri Anetar

ne seancen gjyqesore, ne date 20.04.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i


perket:

TË PANDEHURIT: SHEFKI QOSHJA

A K U Z U A R:
Per vepren penale te “marredhenies seksuale me dhune
qe ka sjelle si pasoje vdekjen e te demtuares”,
parashikuar nga neni 102/3 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.140, date 10.07.2001,


ka vendosur:
Deklarimin fajtor te pandehurit Shefki Qoshja, per vepren penale te
marredhenies seksuale me dhune, me te mitura te moshes 14-18
vjeç, me pasoje vdekjen e te demtuares dhe ne baze te nenit 101/3
te Kodit Penal, e denon me 16 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.213, date 16.10.2001, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.140, date 10.07.2001 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Durres.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.193, date 21.03.2002,


ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr.213, date 16.10.2001 te Gjykates se Apelit
Durres dhe kthimin e akteve per rishqyrtim.

432
Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.194, date 11.07.2002, ka
vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.140, date 10.07.2001 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Durres.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.67, date 12.02.2002 ka


vendosur:
Prishjen e vendimit nr.140, date 10.07.2001 te Gjykates se Rrethit
gjyqesor Durres dhe vendimit nr.194, date 11.07.2002 te Gjykates
se Apelit Durres, kthimin e akteve per rishqyrtim ne Gjykaten e
Rrethit gjyqesor Durres.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.353, date 26.06.2003,


ka vendosur:
T’i jape faktit nje percaktim te ndryshem juridik nga ai i kerkuar
nga prokurori, nga neni 101/1 i Kodit Penal, ne nenin 102/3 te
Kodit Penal.
Te deklaroje fajtor te pandehurin Shefki Qoshja, per vepren penale
te marredhenies seksuale me dhune me te rritura, qe ka sjelle si
pasoje vdekjen e te demtuares dhe ne baze te nenit 102/3 te Kodit
Penal, e denon me 12 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.300, date 24.10.2003, ka


vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimit nr.353, date 26.06.2003 te Gjykates se
Rrethit gjyqesor Durres.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.41, date 11.03.2004:


Ka rivendosur ne afat te drejten e te denuarit Shefki Qoshja per te
bere rekurs ne Gjykate te Larte.

Ne rekursin e tij, i gjykuari Shefki Qoshja ka kerkuar ndryshimin e


vendimit te gjykates te apelit per cilesimin juridik te vepres nga neni 102/3 i
Kodit Penal, ne nenin 102/1 te Kodit Penal dhe per rrjedhoje edhe ndyshimin e
mases se denimit, duke parashtruar keto shkaqe:
- Gjykata e shkalles se pare ka zbatuar keq ligjin, pasi nuk ka zbatuar
detyrat e lena nga Gjykata e Larte, veprim qe eshte pasuar edhe nga
gjykata e apelit.
- Gjykata e apelit ka shkelur detyrimin kushtetues qe buron nga neni 14 i
Kushtetutes dhe neni 382 i Kodit te Proçedures Penale, ku percaktohet se
vendimet duhet te jene te arsyetuara, pasi kjo gjykate ka arsyetuar
totalisht sipas vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe per pasoje nuk
ka zbatuar asnje detyre te lene nga Gjykata e Larte, duke mos respektuar

433
as nenin 380 te Kodit te Proçedures Penale per nje hetim te plote dhe te
gjithanshem.
- Edhe gjykata e apelit nuk i ka dhene zgjidhje çeshtjes se lidhjes kauzale
mes dhunes se ushtruar ndaj viktimes per te kryer marredhenie seksuale
dhe vetvrasjses se viktimes pas 5-6 ditesh, nuk argumenton kohen e
vetvrasjes se viktimes ne lidhje me tronditjen e ardhur nga dhuna.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË


mbasi degjoi relatimin e gjyqtarit Vladimir Bineri,
mbasi degjoi prokurorin Skender Breca, i cili kerkoi ndryshimin e
vendimit dhe cilesimin e vepres penale te kryer nga i gjykuari, nga paragrafi i
trete ne paragrafin e dyte te nenit 102 te Kodit Penal,
mbrojtesi i te gjykuarit nuk u paraqit
dhe mbasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

VËREN
Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres dhe ajo e Apelit Durres, duke bere
çmuarje te njellojte te provave, kane arritur ne perfundimin se i pandehuri
Shefki Qoshja ka kryer marredhenie seksuale me dhune me viktimen Shpresa
Merja.
Ne arsyetimet e vendimeve theksohet se ne disa raste, i gjykuari Shefki
ka realizuar kryerjen e marredhenieve seksuale me viktimen, duke perdorur ndaj
saj dhune psikike.
Shkak per fillimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te gjykuarit Shefki
Qoshja eshte fakti se me 31.07.2000, shtetasja Shpresa Merja ka gjetur vdekjen
duke perdorur helmin fotoksine.
Ne zgjerim te hetimeve, eshte provuar e pranuar nga gjykatat se i gjykuari
kishte kryer marredhenie seksuale me dhune me viktimen, duke e detyruar ate
me kanosje se po te mos pranonte, do t’i hapte namin ne fshat, gje qe provohet
me deklarimet e nenes se viktimes, qe i kishte pohuar asaj sa me siper disa dite
para se te vetvritej.
I gjykuari nuk ka pranuar akuzen dhe ka pretenduar se nuk kishte kryer
marredhenie seksuale me viktimen.
Por ky pretendim, sikurse arsyetojne gjykatat mbetet i pabazuar, jo vetem
me sa ka deklaruar nena e viktimes, por dhe me deshmine e xhaxhait te viktimes
Muhamet Merja, i cili disa dite para se te ndodhte vetvrasja, ka pare qe nga nje
are me miser kane dale e jane larguar ne drejtime te kunderta viktima dhe i
gjykuari dhe per kete fakt kishte njoftuar prinderit e viktimes.
Per arritjen ne perfundimin se i gjykuari Shefki ka kryer marredhenie
seksuale me dhune me viktimen, gjykatat kane analizuar drejt e ne menyre te
gjithanshme shpjegimet e deshmitareve Ismail Merja, Tile Merja e Muhamet

434
Merja ne lidhje me provat e tjera si: kqyrja e kufomes se viktimes e aktet e
ekspertimit mjeko-ligjor.
Ndodhur perpara faktit qe me 31.07.2000 Shpresa Merja realizoi
vetvrasjen duke perdorur helm, gjykatat kane deklaruar fajtor e denuar te
gjykuarin Shefki Qoshja per vepren penale te kryerjes se marredhenieve
seksuale me dhune me te rritura, qe ka sjelle si pasoje vetvrasjen e te demtuares.
Nga analiza e vendimeve te gjykates se rrethit e te apelit, Kolegji Penal
çmon se cilesimi ligjor i vepres ne baze te nenit 102/3 te Kodit Penal nuk eshte i
bazuar.
Duhet pranuar qe i gjykuari ka kryer marredhenie seksuale me dhune me
te demtuaren Shpresa Merja mbi ato vleresime qe kane bere gjykatat.
Vepra penale e marredhenieve seksuale me dhune nga ana objektive
kryhet duke perdorur dhune fizike apo psikike, me qellim per te detyruar nje
femer te kryeje marredhenie seksuale kunder vullnetit te saj te lire.
Pranohet edhe ne vendimin e gjykates se apelit se, i gjykuari ka perdorur
dhune psikike ndaj viktimes me shprehjen se do t’i hapte namin, duke detyruar
ate qe te pranonte kryerjen me shume se nje here te marredhenieve seksuale, gje
qe permban elementet e vepres penale te parashikuar nga neni 102 i Kodit
Penal.
Por gjykata e apelit ka gabuar duke pranuar se ndodhemi para
marredhenieve seksuale me dhune qe kane sjelle si pasoje vetvrasjen e se
demtuares.
Provohet se, mbasi u mor vesh fakti i marredhenieve seksuale, viktima,
ndodhur nen presionin e familjareve qendroi e mbyllur ne shtepi e mbas disa
diteve realizoi vetvrasjen.
Ne vendim gjykata e apelit arsyeton se “shkaku i vetvrasjes se viktimes
jane pikerisht keto rrethana, te cilat duke u bere te njohura, ishin nderkohe te
paperballueshme nga ana e viktimes per shkak te moshes dhe ambjentit ku
jetonte”.
Sikurse del edhe nga ky perifrazim, si shkak per vetvrasjen sherben
marrja vesh nga familjaret e marredhenieve qe kishte kryer viktima me te
gjykuarin dhe nuk eshte pasoje e marredhenieve te kryera nga i gjykuari.
Qe te kemi vepren penale te parashikuar nga neni 102/3 i Kodit Penal
eshte e domosdoshme qe te provohet qe midis veprimit (marredhenies seksuale
me dhune) dhe pasojes (vetvrasjes) te kete lidhje shkakesore te drejtperdrejte,
gje qe ne rastin ne shqyrtim nuk provohet.
Gjate shqyrtimit gjyqesor eshte provuar se i gjykuari ka kryer
marredhenie seksuale me dhune me viktimen me shume se nje here dhe se fundi
me 23.07.2000, ndersa vetvrasja eshte kryer me 31.07.2000 pas presioneve te
familjes, qe shkepusin lidhjen midis kryerjes se vepres penale dhe vetvrasjes se
viktimes e per pasoje, duhet te ndryshohet cilesimi ligjor i vepres nga
marredhenie seksuale me te rritura qe ka sjelle si pasoje vetvrasjen e se
demtuares, parashikuar nga neni 102/3 i Kodit Penal, ne marredhenie seksuale

435
me dhune me te rritura te kryer me shume se nje here, parashikuar nga neni
102/2 i Kodit Penal e ne varesi te kesaj, duhet te ndryshohet edhe masa e
denimit.

PËR KËTO ARSYE


Kolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441, pika 1, germa
b, te Kodit te Proçedures Penale,

VENDOSI
Ndryshimin e vendimit nr.300, date 24.10.2003 te Gjykates se Apelit
Durres persa i perket cilesimit ligjor te vepres nga marredhenie seksuale qe ka
sjelle si pasoje vetvrasjen e se demtuares, parashikuar nga neni 102/3 i Kodit
Penal, ne marredhenie seksuale me dhune me te rritura, me shume se nje here,
parashikuar nga neni 102/2 i Kodit Penal dhe denimin e te gjykuarit Shefki
Qoshja me 7 (shtate) vjet burgim.

Tirane, me 20.04.2005

436
MENDIMI I PAKICËS
Lidhur me perfundimin e arritur nga shumica se, “… eshte provuar qe i
gjykuari ka kryer marredhenie seksuale me dhune me viktimen, me shume se
njehere …”, kam mendim te kundert, per keto shkaqe:
Se pari: Ne gjykim nuk eshte administruar asnje prove qe te beje fjale se
viktima dhe i gjykuari kane kryer marredhenie intime.
Nga aktet e ndodhura ne dosje, te shqyrtuara dhe nga Kolegji Penal i
Gjykates se Larte, ka dale e provuar se ne dy raste, tek toka e mbjelle me miser
dhe tek gardhi i shtepise, viktima dhe i gjykuari jane pare duke ndenjur bashke.
Deshmitaret qe kane treguar per keto dy raste, dy xhaxhallare te viktimes,
ne shpjegimet e dhena ne hetimin paraprak si dhe ne gjykim, nuk bejne fjale qe
te kene pare viktimen dhe te gjykuarin duke kryer marredhenie intime.
Per marredhenie te ketij lloji, si ne hetimin paraprak, ashtu dhe ne
gjykim, ka treguar vetem nena e viktimes, e cila per to, ka pretenduar se i ka
mesuar vetem nga vajza e saj.
Te gjitha provat e tjera te shqyrtuara nga te dy gjykatat, nuk paraqesin
asnje te dhene tjeter qe te beje fjale per kryerjen e ketyre marredhenieve, qofte
dhe nje here te vetme.
Ndodhur ne keto kushte, kam mendimin se provat e parashtruara, me
permbajtjen qe paraqesin, jane jo te plota dhe jo bindese, pra mbeten te
dyshimta.
Duke qene te tilla, me keto prova nuk mund te provohet fakti se i gjykuari
dhe viktima kane kryer marredhenie intime.
Se dyti: Ne gjykim nuk eshte administruar asnje prove direkte qe te beje
fjale se i gjykuari ka kryer me dhune marredhenie intime me viktimen.
Ne shpjegimet e dhena, ne hetimin paraprak por dhe ne gjykim, nena dhe
babai i viktimes kane shpjeguar se kane mesuar nga vajza e tyre, se i gjykuari ka
kryer me te marredhenie intime me force, per here te pare ne shtepine e tij.
Po ashtu, ata, por dhe dy xhaxhallare te viktimes, kane shpjeguar se kane
mesuar po prej viktimes se ajo, duke u ndodhur nen trysnine e te gjykuarit, “se
do t’i hapte namin ne fshat”, ka kryer, jashte deshires te saj, edhe here te tjera,
marredhenie intime me te.
Lidhur me keto shpjegime qe viktima i ka treguar te afermeve te saj,
verehet se si ne hetimin paraprak, ashtu dhe ne gjykim, nuk eshte administruar
asnje prove tjeter me te cilen te provohet pretendimi i paraqitur.
Per me teper, te afermit e viktimes, ne shpjegimet e tyre, perveç shprehjes
se permendur me lart, nuk tregojne asnje fakt apo te dhene mbi baze te te cilave
te krijohet bindja se ngjarja e pretenduar, dhuna fizike apo psikike, ka ndodhur.
Duke vleresuar sa u paraqit, kam mendimin se provat e permendura,
persa ato paraqesin, nuk provojne ne menyre te plote dhe bindese kryerjen e
asnje lloj dhune ndaj viktimes nga i gjykuari.

437
Keto prova jane te dyshimta dhe si te tilla nuk mund te sherbejne per te
provuar akuzen ndaj te gjykuarit.
Se treti: Te dy gjykatat, por dhe shumica, ne vendimet e tyre paraqesin
dyshime per ndodhjen e ngjarjeve te pretenduara.
Te dy gjykatat ashtu dhe shumica, ne vendimet e tyre, kane pranuar te
vertete dhe te provuar vetem nje pjese te shpjegimeve te viktimes, te treguara
familjareve te saj dhe konkretisht ato qe bejne fjale se marredheniet intime me
te gjykuarin kane ndodhur per shkak te dhunes psikike te perdorur prej tij.
Per pjesen tjeter te shpjegimeve te viktimes, te treguar prej familjareve te
saj, se i gjykuari ka kryer me te per here te pare, marredhenie intime me dhune
fizike, te dy gjykatat sikurse dhe shumica, ne vendimet e tyre, nuk bejne fjale
fare.
Duke vepruar ne kete menyre, pra duke i pranuar pretendimet e paraqitura
nga familjaret e viktimes pjeserisht te verteta dhe bindese dhe pjeserisht jo te
tilla, te dy gjykatat por dhe shumica nuk jane treguar konseguente, lidhur me
çmuarjen e vertetesise dhe fuqise provuese te tyre.
Si perfundim, duke patur parasysh sa u paraqit, kam mendimin se ne
teresine e tyre, provat e administruara ne gjykim nuk provojne ne menyre te
plote dhe bindese, se i gjykuari Shefqet Qoshja ka kryer marredhenie intime me
viktimen, apo se ai ka kryer marredhenie te tilla me dhune fizike, apo me dhune
psikike.
Duke qene perpara dyshimit per akuzen, çeshtja penale ne ngarkim te te
gjykuarit Shefqet Qoshja duhej te pushohej.

Vladimir Bineri

438

You might also like