You are on page 1of 1

KONSTRUKSIONET NDËRTIMORE

Konstruksioni i mes-katit kryesisht duhet të kënaqë kërkesat dhe kriteret


vijuese:
- Është e preferuar që puna hapësinore e panelit konstruktiv të ndër-
katit dhe e shpërndarjes së ngarkesave të jetë në të dy drejtimet
ortogonale (konstruksioni i ndërkatit të mbështetet në dy drejtime);
- të gjitha elementet konstruktive të kenë ngurtësi të duhur, fortësi;
- të kenë trashësinë e duhur minimale;
- elementet e panelit të konstruksionit të ndërkatit duhet të bashkë-
veprojnë në mënyrë aktive me trarët dhe elementet lidhëse kon-
struktive.
- të jenë afatgjate (permanente sa edhe vetë objekti);
- të jenë rezistent ndaj zjarrit, ujit, etj.;
- të jenë izolatorë të mirë akustik dhe termik;
- të jenë ekonomikisht të arsyeshme si realizim arkitektonik;
- të jenë të afta të pranojnë kombinime të ndryshme të ngarkesave
të mundshme që mund të veprojnë mbi to;
- të kenë aftësi deformimi dhe të mos vibrojnë;
- të realizohen shpejtë dhe në përputhshmëri me kërkesat e kohës
dhe mundësive teknologjike;
- të kenë mundësi për realizim industrial (parafabrikim), etj.

Këto janë vetëm disa nga kërkesat primare që duhet të posedojë një
konstruksion i mes-katit. Konstruksionet e mes-katit në aspekt të pozitës së re-
alizimit mund të jenë:
- Panel konstruktiv mes-kati;
- Panel konstruktiv mbulues (pllaka përfundimtare, kulmi i rrafshët,
ndërtesa të objekteve të ndërtuara me kulme të rrafshëta)

Konstruksioni i meskatit panel mes- kati dhe mbulues (përfundimtar)

51

You might also like