You are on page 1of 8

Agjenci:

1) Degë e një institucioni qendror ose e një ndërmarrjeje kryesore, që kryen një shërbim të
caktuar; degë për veprime ndërmjetësimi si përfaqësuese e një institucioni, shoqate etj. në një
vend tjetër; zyrat e kësaj dege. Agjenci tregtare (bankare, ajrore). Agjencia e udhëtarëve (e
mallrave). Agjencia e autobusëve (e taksive). Agjenci e grumbullimit (e shitjes, e peshkimit).
Institucion i pajisur me mjetet e nevojshme, që merr dhe përhap lajme; zyrat e këtij institucioni.
Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH). Agjencitë e lajmeve.
SIGUROJ
1. Marr masat e nevojshme që dikush a diçka të mos pësojë ndonjë rrezik a të keqe të papritur, e
vë jashtë çdo rreziku. Siguroi krahët (prapavijën). Siguron vendin (mbrojtjen e vendit). U siguroi
rrugën (kalimin mbi urë). E siguroi me mbështetëse.
2. Arrij me përpjekje që ta kem të sigurt diçka ose i krijoj kushtet një tjetri për këtë; e bëj të
mundshme e të sigurt; garantoj. Siguron fitoren (suksesin). I siguroi lirinë. I siguron të drejtën. U
siguron një të ardhme të lumtur. U siguron punën. I siguroi pleqërinë.

3. Gjej a arrij të kem me punë e me përpjekje diçka të nevojshme ose ia gjej këtë një tjetri; arrij
ta kem a ta prodhoj diçka në sasi të mjaftueshme; nxjerr. Siguruan ushqimet për dimër. E
siguruan bukën në vend. I siguroi veglat bujqësore kooperativës. I siguroi një biletë për teatër. E
siguroi me punë (me djersë).

4. Përpiqem të largoj çdo dyshim, në lidhje me veprimet e mia, i jap siguri, e bëj të më besojë;
zotohem se do të kryej diçka, jap fjalën. E siguroi për qëllimet e veta. Ju sigurojmë se do ta
kryejmë brenda afatit. Na siguroi se do të vinte (se nuk do të mungonte). Të siguroj se është e
vërtetë.

5. Lidh një marrëveshje dhe paguaj rregullisht një shumë të caktuar për jetën ose pasurinë pranë
një institucioni shtetëror a një shoqërie, që janë të detyruar të më shpërblejnë dëmin e pësuar në
rast fatkeqësish. Siguroi jetën (shtëpinë). Siguruan gjënë e gjallë. E siguroi nga zjarri.

Agjent
1.Përgjegjës i një agjencie; përfaqësues i një institucioni a i një ndërmarrjeje, i ngarkuar me një
detyrë të caktuar në degët që varen prej tyre.
2.Agjent i transportit (i grumbullimit). Agjent tregtar (financiar, diplomatik). Agjent bujqësor.
vjet. teknik bujqësor i mesëm.
(keq.)3. Bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të zbulimit të një shteti të huaj ose i organeve
policore të brendshme të një regjimi antipopullor; spiun. Agjent i fshehtë (i vjetër, i regjur).
Agjent i zbulimit amerikan. Bëhet agjent. Kapën një agjent.
(keq.) 4.Ai që vihet në shërbim të synimeve e të veprimtarisë ideologjike, politike, ekonomike,
ushtarake etj. të dikujt. Agjent i fashizmit (i imperializmit, i borgjezisë)

INFORMATOR 

Ai që mbledh të dhëna për të zbuluar të vërtetën; ai që punon, zakonisht fshehtas, për të


grumbulluar të dhëna e njoftime për dikë a për diçka dhe që ia jep këto dikujt tjetër, ai që merr
dhe jep informata. Informator i zoti (i zgjuar, i guximshëm). Rrjeti i informatorëve. Sipas
njoftimeve të informatorëve.

INFORMACION 

1. Njoftim që marrim për diçka, të dhëna për gjendjen e punëve në një fushë të caktuar, për
veprimtarinë e dikujt, për një ngjarje etj.; kumtim a lajm që jepet për dikë a për diçka.
Informacion javor (mujor, vjetor). Informacion politik (shkencor, teknik). Informacion me gojë
(me shkrim). Burim informacioni. Jap informacion. Kërkoj (marr) një informacion.

2. Veprimtari që synon të marrë e të japë njoftime e të dhëna për dikë a për diçka; vendi ku
punojnë ata që merren me këtë veprimtari. Zyra e informacionit. Nëpunësi i informacionit.

MANDAT 

1. drejt. Fuqi e plotë që i jepet dikujt për të vepruar ose për të ushtruar një të drejtë gjatë një kohe
të caktuar; dokumenti zyrtar që vërteton këtë të drejtë. Mandat parlamentar. Mandati i deputetit (i
përfaqësuesit) fuqia e plotë që zgjedhësit i japin deputetit për t'i përfaqësuar në Kuvendin
Popullor; dokumenti përkatës i deputetit. Komisioni i mandateve. Vërtetimi i mandatit. I hoqën
mandatin. I zgjati mandatin.

2. hist. E drejtë që u jepte Lidhja e Kombeve disa shteteve anëtare të saj për të administruar disa
territore që iu shkëputën fuqive të mundura në Luftën I Botërore. Territore nën mandat. Sistemi i
mandateve formë e kamufluar e shtypjes koloniale.

KËRCËNOJ 

1.Përpiqem t'i fut frikën dikujt duke e paralajmëruar se do të përdor dhunën a mjete të tjera
shtrëngimi; i kanosem dikujt. E kërcënoi me grusht (me bajonetë). I kërcënonte se do t'i nxirrte
nga puna.

2.vet. veta III. Vë në rrezik, rrezikon; afrohet për t'i bërë dikujt një të keqe, për ta dëmtuar a për
t'i sjellë fatkeqësi; mund të rrezikojë dikë. Kriza kërcënon vazhdimisht shtetet kapitaliste. E
kërcënonte vdekja (uria). E kërcënonte rreziku. Të lashtave u kërcënohej thatësira. Po na
kërcënon shiu (dimri).

Autorizoj 

1.Ngarkoj dikë zyrtarisht të kryejë një punë, ia besoj dikujt plotësimin e një detyre, duke i dhënë
fuqi të plotë; i jap, i lëshoj dikujt një autorizim. Autorizoj një përfaqësues. E autorizoj të tërheqë
të holla.

2.Lejoj dikë të bëjë diçka, i jap të drejtën për të kryer një veprimtari. Nuk e ka autorizuar kush të
flasë.

MUNITET m.

E drejtë e veçantë që i njihet një përfaqësuesi të huaj me detyrë të posaçme për të mos iu
nënshtruar disa ligjeve shtetërore të një vendi; e drejtë që gëzon sipas kushtetutës një deputet ose
një person tjetër i zgjedhur në detyrë të rëndësishme për të mos u arrestuar ose për të mos u
ndjekur penalisht pa pëlqimin e organit kompetent; paprekshmëri, pacenueshmëri,
padhunueshmëri. Imunitet vetjak. Imunitet diplomatik. Imunitet parlamentar. Imuniteti i banesës.
Ka (gëzon) imunitet. I hiqet imuniteti.

INSTITUCION m.

1. Organizëm shtetëror a shoqëror, që e zhvillon veprimtarinë e vet në një fushë të caktuar të


ekonomisë, të shkencës, të arsimit, të kulturës, të jetës shoqërore, politike etj. Institucion
shtetëror (shkencor, parashkollor, shëndetësor, artistik, shoqëror). Institucion ideologjik (politik,
ushtarak). Institucion fetar. Institucionet qendrore.

2. drejt. Mënyrë jetese ose sjelljeje që është rregulluar sipas disa ligjeve, normave e zakoneve të
vendosura brez pas brezi në një shoqëri, te një popull a te një shtresë shoqërore; tërësia e
normave, e ligjeve dhe e të drejtave në një fushë të caktuar të marrëdhënieve shoqërore.
Institucion shoqëror. Institucion i vjetër. Institucionet familjare. Institucioni i martesës (i
hakmarrjes). E drejta zakonore si institucion.

PROFESIONALIZËM 

1. Përgatitje shumë e mirë për të bërë një punë a për të ushtruar një veprimtari; mjeshtëri; kund.
amatorizëm; diletantizëm. Profesionalizëm i lartë artistik.

2. keq. Prirje e gabuar që shfaqet kur vihet në plan të parë profesioni, kur i jepet rëndësi vetëm
njohjes së profesionit, anës teknike e shkencore të tij, duke mos i kushtuar kujdesin e duhur
përvetësimit të teorisë marksiste, qëllimit edukues të shkollës etj. Profesionalizëm i ngushtë.
Shfaqje profesionalizmi. Të mos biem në profesionalizëm!
KARAKTER 
1. Tërësia e veçorive psikike më kryesore, që shfaqen në veprimtarinë e në sjelljen e njeriut në
shoqëri dhe që e shquajnë personalitetin e tij; njeri me veçori psikike e morale të caktuara. Me
karakter të butë (të fortë). Me karakter të mbyllur. Tiparet e karakterit. Formohet karakteri. Nuk
u puqen karakteret.
2. Këmbëngulje e madhe, vendosmëri për t'ia arritur një qëllimi, vullnet i fortë, qëndresë e
burrëri. Njeri me karakter. Dobësi (mungesë) karakteri.
3. Ajo që e shquan diçka nga të tjerat, veti dalluese e diçkaje. Me karakter objektiv (subjektiv).
Me karakter të përgjithshëm (të veçantë). Ka karakter klasor (politik, ideologjik). Karakter
shkencor (artistik, pedagogjik). Ka karakter shoqëror (kombëtar, përparimtar).
4. art., let. Personazh që mishëron përmes tipareve individuale disa anë e veçori thelbësore të
përfaqësuesve tipikë të një klase a shtrese shoqërore ose të një grupi a mjedisi shoqëror në një
epokë të caktuar historike; tip. Karakter letrar. Karakter i plotë (i gjallë). Karakter dramatik
(tragjik). Karakter në letërsi (në art). Karakteret në prozën e Migjenit. Krijoi (dha) një karakter të
ri.

KOMPROMETOJ 

I prish a i dëmtoj dikujt emrin e mirë, e njollos dikë para të tjerëve; e vë në rrezik a në gjendje të
vështirë dikë, duk e bërë të marrë pjesë drejtpërdrejt a tërthorazi në veprime që dënohen nga
shoqëria a nga shteti, duke e lidhur me njerëz të dyshimtë etj.; e përlyej dikë duke e ngatërruar në
punë jo të ndershme. E komprometoi botërisht. E komprometoi me ryshfete (me para, me
dhurata).

Aktivitet m.sh. -

vet. nj. Veprimtari; pjesëmarrje e gjallë në një veprimtari. Aktivitet politik (shtetëror). Aktivitet letrar


(shoqëror, patriotik). Aktivitet mendor. Aktiviteti i masave. Fushë aktiviteti. Hidhem në aktivitet.

Formë masive e veprimtarisë në një fushë. Aktivitet kulturor (artistik, sportiv). Aktivitete jashtëshkollore.


Organizoj aktivitete. Marr pjesë në aktivitetet.

Degë që kryen një lloj të caktuar veprimtarie ekonomike. Aktivitete ndihmëse.

spec. Veprim i një force të natyrës etj.; veprimtari, punë e një organi të trupit etj. Aktivitet kimik
(radioaktiv). Aktiviteti i diellit. Aktiviteti i trurit.
Çfarë është relevante:

Si relevante ne caktojmë diçka që është e rëndësishme ose domethënëse, e jashtëzakonshme


ose e jashtëzakonshme. Fjala vjen nga latinishtja relĕvans, relevantis, pjesore veprore e
foljes relevāre, që do të thotë 'ngritje', 'ngritje'.

Në këtë mënyrë, ne themi se diçka ose dikush është i rëndësishëm kur na duket se është të
rëndësishme ose transhendente. Për shembull: "Më duket se vendimi për të reformuar Ligjin
Organik të Arsimit do të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit".

Diçka do të jetë e rëndësishme kur shquhen ose shquhen në lidhje me gjërat e tjera. Për
shembull: arritje përkatëse, mësim përkatës, fjalë përkatëse.

Me rëndësi do të jetë edhe diçka të domosdoshme ose të domosdoshme: "Unë e konsideroj të


rëndësishëm një diskutim në lidhje me buxhetin për vitin e ardhshëm."

Sinonimet e përkatëse Ata do të ishin të jashtëzakonshëm, të jashtëzakonshëm; e rëndësishme,


domethënëse; i shkëlqyeshëm, i shquar. Antonime, nga ana e tyre, janë të parëndësishme, të
parëndësishme, të parëndësishme.

KLASIFIKOJ kal.

Ndaj në klasa a në kategori sende ose frymorë sipas vlerës, cilësisë, veçorive e vetive të
përbashkëta a të afërta që kanë; bëj klasifikimin e diçkaje. Klasifikon kafshët (bimët). Klasifikoj
foljet në zgjedhime. Klasifikoj mallrat.

KËSHILLË f.

Porosi që i jepet dikujt për ta ndihmuar ose për ta mësuar si duhet të sillet, si duhet të veprojë a çfarë
duhet të bëjë; fjalë që i thuhen dikujt për ta ndihmuar që të përmirësojë të metat, të
ndreqë gabimet etj. Këshillë e vlefshme (e urtë). Këshillat e prindërve. Këshillat e mjekut. I dha këshilla.
Kërkoj (dëgjoj, pranoj, zbatoj) këshillat e dikujt.

1.1. E dhënë personale - çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të
identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili,
mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një
identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një
identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik,
gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;

1.2. Përpunim - çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete
automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose
ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja
ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi;

1.4. Klasifikim i të dhënave personale – shënjimi i të dhënave personale për të treguar natyrën e
tyre të ndjeshme. Për të dhënat e klasifikuara duhet përcaktuar kushtet, sipas të cilave, përdoruesi
mund të bëjë përpunimin e tyre. Klasifikimi duhet të mbetet i bashkëngjitur me të dhënat
personale të ndjeshme deri në fshirjen, asgjësimin, shkatërrimin ose anonimizimin e tyre;

1.5. Profilizim - çdo formë e përpunimit automatik të të dhënave personale që konsiston në


përdorimin e të dhënave personale për të vlerësuar aspektet personale në lidhje me një person
fizik, veçanërisht për të analizuar ose parashikuar aspekte në lidhje me mbarëvajtjen e personit
në punë, gjendjen ekonomike, shëndetin, parapëlqimet personale, interesat, besueshmërinë,
sjelljen, vendndodhjen ose lëvizjet e tij;

1.6. Pseudonimizim - përpunimi i të dhënave personale në një mënyrë të tillë që të dhënat


personale të mos vazhdojnë t’i referohen një subjekti të caktuar të të dhënave pa përdorimin e
informacionit shtesë, me kusht që ky informacion shtesë të mbahet veçmas dhe t’u nënshtrohet
masave teknike dhe organizative për të garantuar që të dhënat personale të mos i referohen një
personi fizik të identifikuar ose të identifikueshëm;

1.16. Palë e tretë – çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që është i ndryshëm
nga subjekti i të dhënave, kontrolluesi, përpunuesi dhe personat që, sipas autorizimeve të
drejtpërdrejta të kontrolluesit ose përpunuesit, janë autorizuar për të përpunuar të dhëna
personale;

1.23. Privatësi – respektimi i jetës private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe
fshehtësia e korrespondencës së telefonisë dhe e komunikimeve të tjera, në pajtim me ligjin e
zbatueshëm;

1.25. Të dhëna personale të ndjeshme - të dhëna personale që zbulojnë origjinën etnike ose
racore, pikëpamjet politike ose filozofike, përkatësinë fetare, anëtarësimin në sindikatë ose çdo e
dhënë për gjendjen shëndetësore ose jetën seksuale, çfarëdo përfshirje në ose heqje nga evidencat
penale ose të kundërvajtjeve që ruhen në pajtim Karakteristikat biometrike, gjithashtu,
konsiderohen si të dhëna personale të ndjeshme, nëse këto të fundit mundësojnë identifikimin e
një subjekti të të dhënave në lidhje me cilëndo nga rrethanat e lartpërmendura në këtë nën-
paragraf
ÇFARË JANË AKTIVITETET HIBRIDE?

Aktivitetet hibride në tërësinë e tyre janë një kombinim i metodave të mbyllura me ato të hapura,
konvencionale me ato jokonvencionale dhe përfshijnë dezinformim, propagandë, sulme
kibernetike, grumbullim informacioni sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes/aksesit në rrjete
kompjuterike në format e spiunazhit kibernetik, aktivitete/operacione influencuese informative
dhe psikologjike, presion ekonomik. Metodat hibride po zbehin kufijtë mes paqes dhe luftës,
shpejtësia, shkalla dhe intensiteti i tyre kanë njohur rritje vitet e fundit. Këto aktivitete po
përdoren jo vetëm nga aktorë shtetërorë por edhe nga aktorë jo-shtetërorë që veprojnë si të tretë,
për përfitime financiare, me aktivitet të koordinuar apo kryer për llogari të shteteve/shërbimeve
të tyre të inteligjencës. Mënyrat e angazhimit variojnë për nga shkalla e përfshirjes,
kompleksitetit dhe sofistikimit.
Aktivitetet e natyrës hibride përdoren për synime të caktuara politike/gjeopolitike e
gjeoekonomike dhe kanë si objektiv kryesor të shkaktojnë destabilitet në një shtet kundërshtar,
varësi politike dhe ekonomike. Kërcënimet e natyrës hibride kanë marrë një dimension tjetër që,
për nga shkalla, po zëvendësojë metodat klasike të grumbullimit të inteligjencës, favorizuar nga
zhvillimi i teknologjisë së informacionit, kostos më të ulët në krahasim me angazhim agjentësh
inteligjence, mundësisë së shpërndarjes për një publik më të gjerë dhe impaktit më të madh.
Shtetet kundërshtare/shërbimet e tyre të inteligjencës identifikojnë dobësitë në fushën
diplomatike, politike, sociale, ekonomike, financiare, ushtarake, inteligjencës dhe në
infrastrukturën e vendit kundërshtar dhe në përputhje me këto, përgatisin planet për
implementimin e aktiviteteve hibride, bazuar në situatën specifike sociale, ekonomike dhe
politike të një vendi të caktuar. Aktivitetet e hapura influencuese mund të jenë operacione
informative që lidhen me propagandën, dezinformacionin dhe në përgjithësi me ndikimin e
publikut në shtetet me interes.

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime:

1.1. Informacion i klasifikuar - çdo informacion ose material për të cilin është vendosur një nivel i caktuar
klasifikimi, zbulimi i paautorizuar i të cilit do të cenonte në shkallë të ndryshme interesat e sigurisë së
Republikës së Kosovës;

1.2. Nevojë për të ditur - është nevoja për të pasur qasje tek informacioni i klasifikuar, në kuadrin e një
funksioni të caktuar dhe me qëllim përmbushjen e një detyre specifike;

1.15. Deklasifikim - heqja e çfarëdo niveli të klasifikimit;

1.16 Dokument – çdo informacion i regjistruar pavarësisht nga forma fizike ose karakteristikat e tij;

1.17 Degradim - vendimin që informacioni i klasifikuar dhe i ruajtur në një nivel të përcaktuar klasifikohet
dhe ruhet në nivel më të ulët klasifikimi;

1.18. Material - çdo dokument, bartës i të dhënave, pjesë e makinerive, pajisje të prodhuara ose në
procesin e prodhimit;

1.19. Mbajtësi i autorizuar i informacioneve të klasifikuara – personi fizik ose personi juridik i cili ka në
posedim informacionin e klasifikuar, ka CSP të vlefshme të sigurisë dhe i plotëson kushtet tjera që lejojnë
qasjen në informacionin e klasifikuar, përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj;

1.20. Certifikata e Sigurisë Industriale (në tekstin e mëtejmë: CSI) është dokumenti zyrtar i AMIK-ut, ose i
një Autoriteti Kompetent të Sigurisë së një vendi tjetër, i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë, se një
operator ekonomik ka kapacitetet dhe aftësitë organizative, teknike, fizike dhe i plotëson standardet e
përcaktuara për njohjen, ruajtjen dhe administrimin e informacionit të klasifikuar, në një projekt/
program, apo kontratë/nënkontratë të klasifikuar;

1.21. Autoritet klasifikues - çdo person i përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji, që ka kompetencë origjinare
apo të deleguar për të klasifikuar informacione.
. Cka është e drejta ndërkombëtare humanitare?
E drejta ndërkombëtare humanitare është një grup rregullash për arsye humanitare, qëllimi për të
kufizuar pasojat e konflikteve të armatosura. DNH mbron ata të cilët nuk kanë ose nuk marrin
pjesë në armiqësi dhe kufizon mjeteve dhe metodave të luftimit. DNH është e njohur edhe si
ushtarak dhe më shumë të drejtë ose të drejtën për të konflikteve të armatosura. DNH është pjesë
e së drejtës ndërkombëtare, që në fakt rregullon marrëdhëniet ndërmjet shteteve. E drejta
ndërkombëtare është implementuar nëpërmjet marrëveshjeve midis Shteteve – traktateve apo
konventave, nëpërmjet rregullave zakonore të cilat janë të bazuara në praktikat e suksesshme të
këtyre vendeve për të futur rregulla si ligjërisht të detyrueshme, por edhe nga parimet bazë. DNH
aplikohet gjatë konflikteve të armatosura. Megjithatë, DNH nuk e rregullon situatën, kur një
shtet mund të përdor forcën: ai është i qeverisur nga një pjesë e rëndësishme, por në mënyrë të
qartë distinktiran së drejtës ndërkombëtare, e cila është e përfshira në Kartën e Kombeve të
Bashkuara.

SABOTOJ kal.

1. Dëmtoj me dashje e fshehurazi pajisje, makineri, ndërtesa etj. për të penguar punën e
prodhimin; pengoj, çrregulloj i prish mbarëvajtjen e një pune, të një ndërmarrjeje a të një qendre
tjetër, duke vepruar në mënyrë të mbuluar. Sabotuan një makinë. Sabotonin prodhimin.
Sabotonin çdo gjë të armikut.

2. Pengoj arritjen e një qëllimi ose kryerjen e një veprimtarie, duke punuar fshehurazi për ta
dëmtuar nga brenda. Sabotuan marrëveshjen (bisedimet). Sabotuan luftën. Sabotonin të gjitha
përpjekjet.

You might also like