You are on page 1of 9

Java e Dymbdhjet

Kriminologjike faktorët subjektiv të sjelljes kriminale zakonisht ndahen në faktorë


psikologjik-psikik dhe në faktorë biologjik.

Vetitë dhe baza psikike e personalitetit dhe kriminalitetit - pesonaliteti i njeriut është
i ndërtuar në bazë psikike dhe biologjike që janë dy komponente me rëndësi për
zhvillimin dhe formimin e tij si personalitet normal. Ekziston edhe komponenti tjetër apo
baza sociale dhe familjare që janë si faktor objektiv. Baza psikike ka ndikim dhe reflektohet
në sjelljet dhe veprimet e personalitetit të njeriut gjatë jetës së tij. Bota e tij e brendshme,
bota psikike ka rëndësi të veçantë në shpjegimin e sjelljeve kriminale. Si veti dhe cilësi
psikike që e formon dhe e karakterizon një individ përmenden:

-Karakteri dhe kriminaliteti - konsiderohet si veti e cilësi kryesore e një personaliteti.


Nocioni karakter d.m.th. personalitet ku paraqet vetëm një veti psikike të një individi e të
cilat vulosin tërë aktivitetin njerzor. Si komponenta të karakterit konsiderohen: vullneti,
qëndrueshmëria, vendosmëria, siguria, guximi, besnikëria, stabiliteti etj. Me karakter
duhetkuptuarsisteminetiparevedhevetivetëpersonalitetittëcilattregojnësivepron individi
karshi disa parimeve dhe vlerave morale të shoqërisë së caktuar. Ai është produkt i
edukatës në procesin e socializimit të njeriut ku rol dominues kanë familja, shkolla dhe
ambienti social. Ndër kryesit e veprave penale dhe sjelljeve delikuente, më së shpeshti
ndeshemi me persona të cilët nuk i kanë virtytet dhe vetitë pozitive të karakterit. Si
veti dhe tipare të karakterit përmendim: nderin, ndërgjegjshmërinë, vetbesimin,
ndërshmërinë, vetkritikën, guximin, frikën etj. Është e domosdoshme që gjatë ndriqimit të
çdo sjelljeje kriminale të individit t’i njihet karakteri i tij.

Temperamenti dhe kriminaliteti – është një veti dhe cilësi me rëndësi psikike e
individit e cila manifestohet me reagimin e tij ndaj ngacmimeve dhe nxitjeve të
ndryshme të jashtme. Ai nënkupton shpejtësinë dhe zgjatjen e reaksioneve të individit
ndaj ngjarjeve dhe ngacmimeve, të ambientit i cili e rrethon në drejtim të caktuar. Janë
të njohura klasifikimet e Hipokratit, Pavllovit, Sheldonit etj mirpo më i njohuri është i
Hipokratit. Sipas tij njerëzit ndahen në katër tipe themelore të temperamentit.

1. Temperamenti kolerik - manifestohet me ndjenja dhe emocione intenzive, me


vendosjen e lehtë për të ndërmarrë ndonje aktivitet apo veprim. Ky tip i personaliteti
shqetësohet shpejtë me gjëra të imta dhe bie në konflikt me personat tjerë, këta tipa
zemërohen e hidhërohen dhe këtë gjendje e manifestojnë gjatë dhe haptas, nuk janë
stabil dhe shpejtë e ndërrojnë disponimin. Ky tip i temperamentit ndikon në paraqitjen e
disa sjelljeve negative që i paraprijnë aktiviteteve devijante-kriminale.
2. Temperamenti sanguinik - ky tip i personave reagon shpejtë me vrull mirpo emocionet
e tyre nuk janë të fuqishme dhe nuk zgjasin shumë, disponimi i tyre ndërron lehtë që
nga zemërimi i madh kalon në gëzim dhe hare.
Te ata vërehet një ngushtim i aftësisë së gjykmit dhe logjikimit në situata të caktuara
dhe përcaktohen si persona gjaknxehtë. Këta persona shpeshherë kryejnë disa sjellje
kriminale në afekt, në çaste të cilat në Literaturën e Psikologjisë Kriminale shpjegohen
si gjendje psikike shpirtërore të veçanta.
3. Temperamenti flegmatik - paraqet tipin e personit i cili me sjelljet dhe qëndrimet e
veta reagon në mënyrë të ngadalshme dhe rrallë shqetësohet dhe emocionet i ka të dobta
dhe vështirë manifestohen. Ky tip i personave nuk është i ndieshëm ndaj ngacmimeve të
jashtme, nuk ngutet, është i qetë dhe stabil prandaj edhe thuhet se këta persona veprimet
e ndyshme delikuente i kryejnë me paramendim. Këta persona
rralleherë paraqiten si përsëritës apo recidiviste të sjelljeve kriminale.
4. Temepramenti melankolik - është tip i veçantë i personalitetit dhe shumë i përhapur
në jetën e përditshme dhe praktikën gjyqësore. Karakterizohen me atë se janë të tërhequr
në vetvete, reagojnë me vonesë dhe janë të pavendosur dhe krijojnë përshtypje se
përherë janë të padisponuar, të pikëlluar, të lodhur dhe të pagjumë. Preken fare
lehtë dhe i përjetojnë rëndë vështirësitë, pengesat, ngjarjet e pakëndshme në jetën e tyre.
Çrregullimi emocional te ata është i fuqishëm dhe zgjat shumë. Tipat
melankolikrrallherëkryejnekrime,mirëpokrimetetyrejanëtejettërëndadhemotivi i kryerjessë
atyrekrimevetekëtapersonaështëngaxhelozianëdashuri,nëmartesë, përarsyetërivalitetitnë
punëetj.

Shprehite, prirjet dhe kriminaliteti - janë veti subjektive të cilat krijohen, zhvillohen
dhe ndyshojnë varësisht nga ambienti shoqror në të cilin jeton dhe formohet individi. Ato
në të shumtën e rasteve janë të karakterit pozitiv siç është rasti duke u marrur me muzikë
art, krijojnë të ashtuquajturat shprehi dhe prirje pozitive mirëpo në disa raste kanë edhe
ndikim negativ në sjelljet kriminale te individët e caktuar. Nëse në një ambient ku lind,
rritet, zhvillohet, edukohet dhe formohet një personalitet dominojnë rrethana dhe kushte
të disfavorshme familjare, sociale, shkollore etj vetvetiu mund të vijë deri te formimi i
disa shprehive dhe prirjeve negative që rezultojnë që individi i tillë të mirret me vjedhje,
mashtrime, falsifikime, konflike, delikte seksuale, konsumim të drogës etj të cilat e nxisin
në veprime dhe sjellje kriminale e delikuente. Karakteristikë e këtyre individëve është
mosndjenja e përgjegjësisë ndaj veprimeve dhe sjelljeve devijante e kriminale për të cilat
ata nuk pendohen. Ndër këto veprime në Literaturën Kriminologjike përmenden vjedhja,
mashtrimet, prishja e rendit publik. Konsumimi i alkoolit, drogës etj. Njohja e shprehive
dhe prirjeve është me rëndësi të madhe në shpjegimin e disa formave të kriminalitetit. Me
këtë janë marrë autorët e njohur Ferri, Garafallo etj. Këto shprehi mund të manifestohen
dhe të shkaktojnë të ashtuquajturat kriminalitet potencial ose kriminalitet nga shprehitë.

Inteligjenca dhe kriminaliteti - është një veti me rëndësi e personalitetit, e cila ka ndikim
të madh në sjelljet dhe veprimet e tij në jetën e përditshme. Inteligjenca, në psikologji
pëkufizohet si aftësi e të menduarit dhe orientimit në situata të ndrshme . Terston përmend 7
faktore të inteligjencës: 1-aftësia e të folurit rrjedhshëm dhe gjetja e shprehjeve me
adekuate, pra begatija e fjalorit; 2-aftësia e të kuptuarit të përmbajtjeve të formuluara
me fjalë; 3-aftësia e të operuarit me numra dhe veprime aritmetikore; 4- aftësia e
paraftyrimit dhe të mbajturit në mend të disa proceseve apo ngjarjeve; 5- aftësia e
të mbajturit mend-memories dhe reprodukimit të përshtypjeve; 6-aftësia e të përceptuarit
të hapsirë, sendeve dhe ndryshimeve që ndodhin në ambientin që rrrethon;
7-aftësia e rezonimit apo e përkufizimit, përmbledhjes së raporteve, fakteve, të dhënave
të ndryshme, me pak fjalë kjo aftësi mbështet në shprehjen koncize të përmbajtjeve të
cilat janë të gjata. Personat të cilët kanë aftësi që këto procese dhe situata t’i zgjedhin
në mënyrë të favorshme, me pak vijnë në situatë të merren me veprime dhe sjellje
delikuente, ajo mund të përdoret pë kryerjen me të lehtë të disa veprimeve kriminale.

Matja dhe testet e inteligjencës - në psikologjinë bashkohore janë konstruktuar disa


mjete apo teste të cilat shërbejnë për matjen e inteligjencës. Testet më të njohura në
këtë drejtim janë ato të autorëve francez Bine&Simon të cilat në fillim janë përdorur vetëm
për matjen dhe caktimin e inteligjencës së fëmijëve parashkollor ose gjatë shkollimit,
mirpo sot ekzistojnë edhe teste për matjen e inteligjencës së të rriturve të
cilat në paraktikë janë treguar të dobishme sepse përmes tyre caktohet dhe vlerësohet
përafërsisht aftësia e të menduarit, suksesi apo mos suksesi në mësim, në ndonjë
mjeshtri etj. E meta e tyre qëndron në atë se nuk kanë mundësi që gjithherë të zbulojnë
me saktësi shkallën e inteligjencës të secilit individ, prandaj ato duhet përdorur me
rezervë dhe rezultatet e tilla duhet të verifikohen.

Raporti i inteligjencës me kriminalitetin - shkalla e inteligjencës ka lidhje dhe raporte


të shumta me sjelljet kriminale të individëve. Është i përhapur mendimi se në kryerjen e
veprimeve kriminale marrin pjesë më shumë personat me inteligjencë të ulët, mirpo
krimi i jakës së bardhë e dëshmon të kundërten sepse personat e tillë i planifikojnë dhe i
organizojnë këto krime me precizitet të madh. Këta persona rrallherë bien në dorë të
policisëapotëorganevetëdrejtësisë. Një studim i Adlerit dhe Vorfthingtonit konstaton se
shkalla mesatare e inteligjencës së delikuenteve të dënuarve në burgjet, pas luftës së
II-të Botërore ka qenë më e madhe se sa shkalla e inteligjencës së ushtarëve dhe
oficerëve amerikan në mbarim të Luftës së I-rë Botërore.

Emocionet dhe kriminaliteti - kuptimi dhe llojet e tyre - ndjenjat apo emocionet
paraqesinpërjetimesubjektivetënjeriutndajasaj,qëaididhevepronndajtëtjerëve dhe ndaj
sjelljeve dhe veprimeve të veta. Këto përjetime emocionale të njeriut emërtohen me
fjalët: afekt, brengosje, dashuri, dhembje, frikë, gëzim, hidhërim, indinjatë, kënaqësi,
mallëngjim, neveri etj. Emocionet në literaturën psikologjike ndahen në emocione
elementare dhe komplekse.
Emocionet elementare - konsiderohen ndryshime psikike më të thjeshta p.sh shprehja e
kënaqësisë, moskënaqësisë, zemërimit, frikës dhe dëshprimit.
Ndërsa, emocionet komplekse - shprehin një ndryshim me një intensitet më të madh të
gjendjes së individit dhe me përjetime psikike dhe shpirtërore më të thella. Emocionet
janë veti psikike të cilat mund të trashëgohen nga paraardhësit por edhe të fitohen në
procesin e të mësuarit gjatë formimit të individit.

Raporti i emocioneve me kriminalitetin - çrregullimet emocionale dhe josatbiliteti i


gjendjes psikike paraqesin faktor të theksuar që përcaktojnë personalitetin delikuent .
Personat që kanë probleme emocionale më lehtë vijnë në situata të kryejn veprime
kriminale e zakonisht ata i kaplon një ndjenjë e dëshprimit, inferioritetit ose e xhelozisë.
Nga praktika gjyqësore dhe hulumtimet empirike konstatohet se te individet me
çrregullime të forta emocionale shpesh vërehen disa shenja të veçanta si: skuçja e tepërt,
zverdhja, dridhja e duarve apo gjymtyrëve, djersitja dhe shenjave tjera. Jostabiliteti
emocional, ndjenjat intensive, gjendjet afektive, këto janë rrethan të shpeshta që
përmenden si shkaqe të paraqitjes së sjelljeve kriminale në parktikën gjyqësore. Prandaj,
ndjenjat dhe emocionet duhet të analizohen dhe studiohen si një ndër faktorët që ndikojnë në
paraqitjenesjelljevekriminale.

Motivet dhe kriminaliteti - janë fuqitë nxitëse të cilat e shtyjnë një individ që të jetë
aktiv, e orientojnë dhe udhëheqin aktivitetin e tij në jetë. Motivet, si veti të personalitetit,
përbëhen prej elementeve të vetëdijes dhe të vullnetit, prandaj thuhet se nuk ka
aktivitete dhe sjellje të pamotivuara. Motivet mund të jenë të karakterit organik dhe
psikologjik.

Ndarja dhe llojet e motiveve - Motivet ndahen në: Motive Biologjike dhe Sociale ose
primare dhe sekondare: në Motive të Lindura dhe të Fituara.
--Motivet Biologjike - bazohen në shtytje e nevoja anatomike. Këtu përmendet motivi për
ushqim, për shuarjen e etjes, i shumimit apo seksit prindor, për largimin e dhembjes
gjatë lëndimit, për pushim fizik, për gjumë etj. Indvidët të cilët nuk arrijnë që t’i frenojnë
dhe kontrollojnë disa shtytje dhe nxitje të brendshme lidhur me realizimin e dëshirave dhe
interesave të veta kryejnë me shpesh krime.
---Motivet Sociale - fitohen në procesin e zhvillimit, formimit, edukimit, dhe përsosjes së
individit në shoqëri. Këtu përmendet nevoja e njeriut si shtytje e fortë e brendshme që të
jetojë në kolektiv në shoqëri, motiv ky i lindur megjithë faktin se ka karakter social. Disa
vepra penale kryhen nga personat e caktuar, pasiqë opinioni, mjedisi dhe rrethi në mënyrë
të drejtpërdrejtë apo indirekt i nxitë dhe i motivon. Ndër këto motive përmenden: Motivi
për shoqërim, për vetpohim, përfitim, përqafim të rregullave të ndryshme morale dhe
shoqërore, i sigurisë, frikës etj.
--Motivi për shoqërim - është motiv i fuqishëm dhe flet për synimin dhe dëshirën e thellë
të njeriut normal për jetë në kolektiv dhe shoqëri. Për shkak të theksimit të tepërt të
kësaj ndjenje paraqiten, devijime, deformime të ndryshme ku vërehet tendenca e
imitimit, kopjimit, të mënyrës së jetës, mënyrës së sjelljeve etj, që shpeshherë e shtyjnë
individin të merret me sjellje kriminale.
--Motivi i vetpohimit - paraqet një shtytje të fuqishme të brendshme, një dëshirë të
madhe e cila lëviz aktivitetin e njeriut. Motivet për arritje, sukses si synime dhe forca në
pjesën më të madhe janë pozitive sepse flasin për përpjekjen e njeriut që me fuqi dhe
forca të veta të mbrrijë të fitojë, të ketë një begati intelektuale, morale dhe materiale.
Shpesh, dëshira për afirmim dhe dominim keqpërdoret dhe shëndrrohet në sjellje
kriminale, kështu ndodhin mos suksese, fiasko dhe dëshprime të cilat i përjetojne rënd
dhe si zgjedhje të këtyre probelemeve gjejnë marrjen me krim.

--Motivi i agresivitetit - është i lindur dhe ka elemente biologjike, sepse vet natyra e
njeriut është e natyrës agresive “Njeriu për njeriun është ujk”. Agresiviteti, si formë e
manifestimit të veprimit dhe sjelljeve është burim i shumë problemeve dhe konflikteve të
individit në raport me shoqërinë e cila pastaj shkakton veprime negative dhe marrjen me
sjellje kriminale.
--Motivi i sigurisë - konsiderohet motiv i rëndësishëm për të shpjeguar shumë veprime
kriminale të disa personave, i cili manifestohet me dëshirën e përhershme të individit që
ta ruaj një gjendje të caktuar, një situate stabile që i garanton ekzistencën dhe
plotësimin e dëshirave të tij. Shpesh herë te disa individ mos plotësimi i dëshirës dhe i
ndjenjës së sigurisë shkakton paraqitjen e frikës dhe pasigurisë, ku si rezultat i kësaj
paraqiten shqetsime, trauma të cilat ndikojnë me aktivitete kriminale.
--Motivi material(pasurim) - ky motiv kur lidhet me motivin e grumbullimit të pasurisë dhe
dominimit ndaj tjerëve, fiton karakteristika të devijimit moral, i cili mund të shëndrrohet
në faktor kriminogjen që nxit krim dhe në këtë mënyrë vijnë në konflikt me ligjin dhe
kryejnë sjellje kriminale.
--Raporti i motiveve me sjellje kriminale - lidhur me ndikimin e motiveve dhe rëndësinë e
tyre në sjelljet kriminale trajtohet edhe rrethana e pasojës së plotësimit apo mos plotësimit
të motiveve të ndryshme. Mirpo, problemet shtohen kur këto nevoja dhe dëshira të
brendshme nuk ralizohen ose pjesrisht plotësohen. Të gjitha konstatimet lidhur me
rëndësinë e motiveve vërtetojnë se ata janë faktor të fuqishëm subjektiv në paraqitjen e
sjelljeve kriminale dhe se janë të domosdoshëm në interpretimin dhe shpjegimin e
etiologjisë kriminale. Pa njohjen e tyre nuk mund të shpjegohet kriminaliteti.
Baza biologjike e personalitetit dhe krminaliteti - shkaqet e krimit gjenden në
konstruktin dhe vetitë anatomiko-biologjike të njeriut thot Lombrozo. Për këtë arsye flitet
për një drejtim dhe teori të veçantë për shpjegimin e kriminalitetit – teoria biopsikologjike
e cila thekson se vetitë psikike dhe biologjike janë të ndërlidhura ngushtë mes veti dhe
ato në mënyrë unike ndikojnë në veprimet dhe sjelljet kriminale të individëve.

-Dis’harmonia në zhvillimin anatomiko-fizikë dhe biopsikikë - mund të shaktojë


probleme të caktuara të personalitetit të njeriut. Te fëmijët kjo veti manifestohet si
inferioritet, agresivitet, egocentrizëm, zili, smirë etj, të cilat pasojnë në nxitjen e sjelljeve
kriminale. Te personat e mitur dhe të rinjë vërehen kundërthënie në mes të zhvillimit
biologjik dhe psikik. Në literaturën kriminologjike potencohen gjëndrat me tajim të
brendshëmesidomosçrregullimetnësisteminendokrinetëcilatndikojnënëveprmet kriminale
tëdisaindividëve. Zhvillimijonormaligjendrëssëhipofizësshkaktondefekte dhendikonnë
dukjenetyreecilashpeshherëndërlidhetmeveprimedelikuente . Nga praktika gjyqësore për
sjelljet kriminale të disa individëve që kanë pasur probleme në zhvillimin e tyre
anatomiko-biologjik siç është rasti për krimet e personave të çalë, të verbër, më
shëmtime të dukshme fizike, të pa aftë dhe impotent në pikëpamje seksuale etj. Duke u
nisur nga fjala e urtë latine “mendja e shëndosh në trup të shëndosh”, theksohet se
zhvillimi normal biofizik dhe biopsikik është me rëndësi të madhe në pengimin e
sjelljeve dhe veprimeve kriminale. Ndaj një kategorie, sidomos ndaj kriminelëve të
dhunës, delikeunetëve seksual dhe agresiv ndërmirren intervenime kirurgjike siç janë:
sterilizimi, kastrimi, etj.

Çrregullimet mentale dhe kriminaliteti, llojet e tyre - personat e sëmurë psiqikisht


trajtohen si delikuent të veçantë, siç janë: psikopatët, neurotikët, psikoneurotikët, personat
emocionalisht jo stabil, egocentrikët të cilët paraqiten më së shpeshti si kryerës të
veprave të ndryshme penale. Pa marrë parasysh faktin se personat të cilët në pikëpamje
shpirtërore janë të sëmurë, nuk i nënshtrohen përgjegjësisë penale kur paraqiten si
kryrës të veprave penale ose i nënshtrohen vetëm përgjegjësisë së kufizuar. Si
çrregullime dhe sëmundje mentale që kanë lidhje dhe veprime kriminale përmenden:
neurozat, psikopatitë dhe psikozat.

- Neurozat dhe kriminaliteti - janë sëmundje dhe çrregullime mentale mjaft prezente të
cilat emërtohen me emra të ndryshëm. Ato cilësohen si sëmundje të lehta shpirtërore.
Konflikti neurotik në personalitetin e caktuar paraqitet kur ai nuk është i aftë që t’i plotësojë
dhe kënaqë disa motive, kërkesa dhe dëshira, qofshin ato të vetëdijshme apo të
pavetëdijshme. Mosmundësia e zgjedhjes së konfliktit apo zgjedhja e pjesërishme mund
të sjell rritjen e tensionit të brendshëm, shqetësimin shpirtëror dhe tronditjen psikike e cila
shpeshherë në psikiatri quhet “anksiozitet”. Në vet individin ekziston një konflikt shpirtëror
i cili mund të jetë brenda vet personalitetit-interpsikik ose në mes tij dhe rrethit shoqëror.
Personatneurotikkanëkontakteeraportenormalememjedisinqë i rrethon pra personaliteti i
tyre është i ruajtur dhe nuk eshtë tjetërsuar nga reatilteti. Karakteristik e tyre është se
manifestojnëdisashenjasiçjanëpadisponimi,shqetsimi, frika, kokëdhembja, ndihen përher
të lodhur dhe të rraskapitur, janë të humbur në mendime dhe vështirë koncentrohen. Këta
persona nëse kryejnë vepra dhe sjellje kriminale i nënshtrohen
përgjegjësisëpenale.Mirpo,nërastetëcaktuarapërgjegjësiae tyremundtëjetëezvogluar.
Neurozat mund të jenë rezultat i lëndimeve të ndryshme trupore dhe traumave psikike
ku përmenden frika nga fatkeqsitë natyrore, termeti, lufta etj.Gjithashtu flitet edhe për
neurozat interpsikike si neurozat organike, seksuale, fibite
etj. Në të gjitha këto raste personat të cilët vuajnë nga këto çrregullime, të nxitur nga
rrethanat e caktuara, mund të vijnë në situata që të kryejnë edhe veprime delikuente
dhe kriminale. Nga kjo kategori paraqiten edhe delikuente “piromane” dhe “kleptomane”.
“Histeria” si neurozë paraqet një çrregullim dhe ngarkesë të veçantë emocional.
Personatqëvuajnëngahisteriajanëtëprirurtëjapindëshmitërrejshme,tëshkruajnë letra
anonime,tëdenoncojnëdhetëakuzojnërrejshëmpersonatetjerë.Veqmaskëtu permendet
gjinia femrore. Kriminologu italian Ponti neurozat i ndan në: “depresive”, “hipokondrike”,
“fobike”, “obsesive-kompulsive”, “histerike” etj. Personat që vuajnë nga neurozat dhe
psikoneurozat qofshin ato si fobi apo histeri mirren në të shumtën e rasteve edhe
me konsumimin e drogës, alkoolit dhe me prostitucion.

Psikopatitë dhe kriminaliteti - fjala “psikopati” rrjedh nga fjala “psiko” që do të thotë
“shpirt” dhe “patos” që do të thotë “sëmundje” apo “vuajtje”. Mepsikopatinënkuptohet
njëllojsëmundjeshpirtëroreecilamanifestohetmedisavesedhesjelljejonormaletë cilat
shkaktojnë vuajtje shpirtërore të personat e sëmurë. Ato shprehen me tipare patologjike
të karakterit, me dis’ekuilibrim dhe dis’harmoni të personalitetit. Te këta persona
funksionet intelektuale kryhen pa pengesa dhe pa gabime të mëdha, mirpo, vetitë dhe
veset psikike të tyre i pengojnë që ata t’i përshtaten normave morale dhe sociale të
mjedisit ku jetojnë. Shkaqet e çrregullimeve dhe devijimeve psikike të individit mund të
jenë të trashëguara, të lindura dhe të fituara gjatë jetës. Theksohet se psikopatët
janë persona të cilët mund të kenë vlera të zvogluara mendore, çka është me rëndësi
kurështëfjalapërpërgjegjësinëpenale.Ngashtytjaebrendshmeekëtyre personaveshpesh
arrihetderitemarrjaetyremeveprimekriminalesip.sh.mevrasje nga xhelozia, nga hakmarrja,
në piromani etj. Personaliteti i tyre intelektual është i çrregulluar dhe shpeshherë për
shkak të ngacmimeve të jashtme reagojnë në mënyrë të vrazhdë dhe mirren me veprime
delikuente. Nëliteraturënkriminologjikepërmenden këto veprime kriminale të psikopatëve:
sjelljet jomorale, shpifjet, dhunimet seksuale, akuzimetdhedenoncimeterrejshmeetj.

Llojet e tipave psikopat dhe karakterisitkat kryesore - në literaturën kriminologjike,


psikatrike dhe psikopatologjike përmenden dhe bëhen disa ndarje dhe klasifikime të
personave psikopat dhe atë në:
1. Psikopat epileptik - janë delikuente që quhet në pashpirt sepse veprimet dhe sjelljet e
tyre cilësohen me një brutalitet dhe vrazhdësi të madhe ku dominon egoja e theksuar.
Qëllimet, kërkesat dhe dëshirat e tyre ata i realizojne pa marr parasysh pengesat, rregullat
dhe normat e ndryshme shoqërore. Prandaj,përkëtapersonarrallëherëkanë
përgjegjësitëzvogëluardheatëvetëmnësekriminekanëkryernëgjendjeafektiapotë frikëssë
madhe.
2. Delikuentët impulsiv, janë të njohur si persona gjaknxehtë dhe ngucakeq, janë
egocentrik dhe kryeneq. Shpeshher nuk janë të sigurt në forcën e egos së vetë dhe nga
pasiguria kanë shqetësime dhe shtrëngime intrapsikike për shkak të cilës edhe merren
me aktivitete kriminale me qëllim të lirimit nga kjo ngarkesë.
Psikopatët cikloide janë persona që e ndërrojnë disponimin, shpeshherë ndahen në
grupe dhe dallohen si persona të fuqishëm dhe si udhëheqës me ego dominante. Te ky
grup i personave psikopatë nuk dominojnë afektet patologjike si zemërimi dhe frika po
dominojnë disa shtytje dhe dëshira si ambicja e tepruar, krenaria e shprehur, etj. Këta
persona e nënçmojnë rrethin dhe individët që i rrethojnë. Ata janë përherë përgjegjës,
sepse krimet i kryejnë me vetëdije dhe vetëdashje. Psikopatët cikloid ndahen në
optimistëpatologjikdhepesimistpatologjik. Tipi i pesimistëve patologjik kur gjenden në
gjendje të rëndë të dëshprimit apo depresionit mund të kryejnë edhe vepra të rënda
penale si vetëvrasje, vrasje, lëndime të rënda trupore etj.

4. Psikopatët histerik mund të jenë disa llojesh ku përmenden rrenacaku histerik,


mashtruesi histerik, intriganti histerik etj. Karakteristik e tyre është se paraqiten si
shumë të mirë, të aftë para rrethit ku punojnë dhe veprojnë. Në veprimet e tyre janë
egocentrike dhe vetjake. Sjelljet kriminale më të shpeshta që ata i kryejnë janë
mashtrimet, prezentimet e rrejshme, marrja me punë dhe profesione për të cilat nuk
kanë kualitet p.sh marrja me mjekim, magji etj.

5. Psikopatët shizoid kanë personalitet të dobët, janë shpirt ngushtë, depresiv dhe
frikacakë. Këta persona kryejnë krime të ndryshmne sepse lehtë bijnë në ndikim dhe
nxitjen e të tjerëve. Këtapersonaishfrytëzojnëkriminelëtdhetipatpsikopatmeegotë fortë.
Këtapersonaipërshkonndjenjaenështrimit,kështuqëpërshkaktëkërcnimeve, shantazhit,
dhefrikësjanënëgjendjetëkryejnëdelikteesjelljekriminaletëndyshme. Përveprimetevetaata
janëpërgjegjës. Ndër psikopatët shizoid më të shprehur janë shizoidët hipokondrik të
cilët janë mjaft të mërzitshëm dhe të padurueshëm për ambientin dhe familjen.
Grupi tjetër i psikopatëve janë: “parafrene,”fanatike”, “ekstravagante”, “bizare” etj. Janë
mjaft të pranishëm në jetën e përditshme. Për ta çdo individ apo grup që ka mendime dhe
ide tjera është “injorant”, “i poshtër”, “kundërshtar”, “tradhtar” dhe “armik”. Kanë dëshirë
që të trajtohen si heronjë dhe veprimtarë të lartë. Personat e tipit ekstavagant apo bizar
janë të rrezikshëm sepse vështirë mund të ambientohen dhe për shkak të ideve të tyre
ekstreme kryejnë krime dhe vrasje nga urrejta, hakmarrja etj. Pra, në literaturën
kriminoligjike kur flitet për çrregullimet e ndryshme mentale dhe ndikimin e tyre në
sjelljet kriminale, posaqërisht trajtohen personat psikopat të cilët siç e pam për shkak të
sëmundjeve të tyre shpesh mirren me veprime kriminale.

Psikozat dhe kriminaliteti - janë çrregullime dhe sëmundje të rënda shpirtërore dhe
ndryshe quhen “psychosis”, “phrensia”, “phenopathia”, në literaturën profesionale
konsiderohensëmundjetësistemitqëndrornervor,nërendtëparëtëtrurit.
Këto sëmundje mund të jenë të përkohshme dhe të përhershme. Si të përkohshme
konsiderohen dipsomania, delerium tremens, mania periodika, melankolia perodika etj,
kurse si të përhershme konsiderohen shizofrenia, epilepsia, paraliza progresive,
paranoja etj. Për këtë lloj të sëmundjeve shpritërore në literaturën kriminologjike
përdoret termi “dementia”. Te personat e vjetër dhe të moshuar është e njohur
sëmundja shpritërore e të matufosurit ose “dementia senilis”, kurse si më të rënda
konsiderohenatoqëkanëtëbëjnëmezhvilliminevonuarshpritërorosemeoligofreni . Personat
oligofrene karakterizohen me ngecje mbrapa në zhvillimin e tyre mental e shpirtëror.
Shkaqet e paraqitjes së psikozave mund të jenë të natyrës trashëguese- hereditare
dhe psikoza maniako-depresive, epilepsia, shizofrenia të cilat mund të paraqiten
para, gjatë dhe pas lindjes, ndërsa ndër ato që fitohen gjatë jetës përmendet paraliza
progresive. Në literaturën kriminoligjike ka edhe ndarje të psikozave në organike-
psikozat traumatike, psikozat me arteroskleroze të trurit, psikoze toksike, senile
etj. dhe në psikoza funksionale, psikozat maniako-depresive, shizofrenia,
epilepsia, paranoja etj. Lidhur me ndikimin e psikozave në sjelljet kriminale ka mendime
kontradiktore të autorëve ku disa mendojne se ato janë faktorë të fuqishëm kriminogjen
e disa të tjerë thonë se nuk janë faktorë shumë të rëndësishëm kriminogjen sepse në
mesin e delikuentëve të dënuar ka përafërsisht njësoj persona të sëmurë psikoz aq sa
edhe në mesin e popullatës jodelikuente. Mirëpo,psikozatsisëmundjementalemund të
kontribuojnënëkryerjenedisavepravetëcaktuarapenale.

Llojet e psikozave dhe karakteristikat kryesore


Shizofrenia - kjo sëmundje do të thotë shkapërderdhje e jetës shpirtërore. Personin
shizofren shpeshher e kaplojnë ndjenja dhe emocione mashtruese lidhur me sendet,
njerëzit dhe kuptimet, përshkohen nga ide sumanute, iluzione, halucinacione që nuk
janë në korent me botën objektive. Atakanëpërshtypjesejanëtëdeleguarngafuqitë
iracionale,ngapërenditëpërtëkryermisioneeaksionetëndryshmedheshpeshhere luajnë rolin
se u takojnë familjeve aristokrate e mbretërore etj . Aktiviteti i rrezikshëm kriminal i
personave shizofren mund të vërehet dhe përcillet nëpër disa faza: në fazën latente kur
sëmundja është në fillim dhe në fazën pas shërimit. Konsiderohen të papërgjegjshëm
për veprimet e tyre kriminale.
Paranoja - është një kompleks i sëmundjeve mentale e cila karakterizohet me
çrregullim të të menduarit, është karakteristikë prezenca e ideve sumanute të krisura.
Personat që vuajnë nga ky kompleks jetojnë në mënyrë ireale. Përmenden këto lloje të
personave paranoike: kuerilentet, shpikësit, fantastët, idealistët, xhelozët instiktive,
erotikomanët dhe paranoikët tjerë. Lidhur me krimet që i kryejnë të sëmurët paranoik dhe
arsyet pse ata i kryejnë këto krime ata thonë se individ të caktuar atyre ua kanë zilinë se janë të
aftë dhe për të shpëtuar nga kjo ndjekje apo persekutim ata në vetmbrojtjeikryejnëkëtokrime.
Epilepsia - ose “morbus divinus” është një sëmundje e njohur në kohërat e hershme ku
eshtë menduar se sulmi epileptik paraqitet te njeriu kur djalli apo ndonjë fuqi tjetër futet
në shpirtin e njeriut dhe për një kohë e pushton dhe e detyron të veprojë në mënyra të
ndryshme. Në shkencën psikiatrike sëmundjet epileptike ndahen në grupe të ndyshme,
dhe si sëmundje trajtohet si faktor eventual kriminogjen për shkak të përgjegjësisë së
personave të cilët kryejnë krime në nga ndikimi i saj. Sjelljet kriminale të epileptikëve janë
të ndryshme dhe të përcjellura me agresivitet të theksuar. Ndër këto veprime kriminale të
tyre përmenden lëndimet trupore, tentimet për vrasje, dhunimet etj. Janë të
papërgjegjshëm penalisht ose me përgjegjësi të zvogëluar.

Faktorët e brendshëm (subjektiv) të kriminalitetit-kuptimi, rëndësia dhe ndarja e


faktorëve subjektiv - Kur flitet për këta faktorë zakonisht mendohet për individin, për
personalitetin e njeriut në rastin konkret të njeriut delikuent. Vetitë biologjike dhe psikike
shumë herë janë komponente me rëndësi vendimtare në jetën e njeriut. Në Literaturën

You might also like