You are on page 1of 11

Prof. Ass. Dr.

Vjosa Jonuzi – Shala


Fakulteti juridik
Universiteti AAB

E DREJTA PENALE

1
KAPITULLI XXX VEPRAT PENALE KUNDËR SIGURISË SË
TRAFIKUT PUBLIK
Neni 370 Rrezikimi i trafikut publik

1. Kushdo që shkel ligjin mbi trafikun publik apo transportin rrugor dhe
rrezikon jetën e njerëzve apo pasurinë dhe me këtë i shkakton dikujt dëm të
konsiderueshëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
2. Kushdo që shkel cilindo ligj mbi trafikun rrugor apo transportin rrugor dhe
me këtë rrezikon trafikun hekurudhor, me tramvaj, me trolejbus, me autobus,
me teleferik ose trafikun ujor dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën e njerëzve,
sigurinë fizike ose pasurinë, dënohet me burgim deri në pesë (5) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 ose 2. i këtij neni rezulton me dëm
pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më shumë, kryesi
dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me lëndim të
rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë
(20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej 1-8 vjet.
5. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e
një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej 3-12 vjet.
2
6. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga
pakujdesia, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
7. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me dëm
pasuror në vlerë prej pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro apo më
shumë, kryesi dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet.
8. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me lëndim të
rëndë trupor ose dëm pasuror në vlerë prej njëzetmijë (20.000) Euro
apo më shumë, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në
pesë (5) vjet.
9. Nëse vepra penale nga paragrafi 6. i këtij neni rezulton me vdekjen
e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej një (1)
deri në tetë (8) vjet

3
Neni 371 Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur

1. Kushdo që drejton automjetin në gjendje të paaftë apo nën ndikim të


alkoolit nëse në gjak ka alkool mbi 0,5 g/kg respektivisht me sasi
përkatëse në miligram për litër të ajrit të nxjerrë apo të substancave
tjera dehëse nëse shkaktohet aksident dënohet me gjobë ose me
burgim deri në tre (3) vjet. 2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i
këtij neni rezulton me lëndim të lehtë trupor të ndonjë personi ose dëm
pasuror në vlerë prej pesëmijë (5.000) Euro apo më shumë, kryesi
dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5)
vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të
rëndë trupor të ndonjë personi ose dëm pasuror në vlerë prej
njëzetmijë (20.000) Euro apo më shumë, kryesi dënohet me burgim
prej një (1) deri në tetë (8) vjet.
4. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen
e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3)
deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 4
Neni 374 Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë
e trafikut publik

1. Ngasësi i automjetit ose i mjetit tjetër të transportit, i cili nuk i ofron


ndihmë personit të lënduar me atë mjet të transportit, dënohet me
burgim deri në një (1) vit.
2. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndim të
rëndë trupor, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në pesë
(5) vjet.
3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekjen
e personit të lënduar, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj
deri në pesë (5) vjet.

5
KAPITULLI XXXIV - KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE
KUNDËR DETYRËS ZYRTARE, n. 414 -

Neni 414 - Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar


Neni 415 - Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik
Neni 416 - Keqpërdorimi i informatës zyrtare
Neni 417 - Konflikti i interesit
Neni 418 - Përvetësimi në detyrë
Neni 419 - Mashtrimi në detyrë
Neni 420 - Përdorimi i paautorizuar i pasurisë
Neni 421 - Marrja e ryshfetit
Neni 422 - Dhënia e ryshfetit
Neni 423 - Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj
Neni 424 - Ushtrimi i ndikimit
Neni 425 - Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore
Neni 426 - Zbulimi i fshehtësisë zyrtare
Neni 427 - Falsifikimi i dokumentit zyrtar
Neni 428 - Arkëtimi dhe pagesa e kundërligjshme
Neni 429 - Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo
ekzekutimit të vendimit gjyqësor
Neni 430 - Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i
dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare 6
Neni 422 - Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

1. Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon
kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj
çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t'i shkaktojë dëm personit tjetër
ose që seriozisht t'i shkel të drejtat tjetrit.
2. Për qëllime të këtij neni, shpërdorimi i detyrës zyrtare përfshinë, por nuk
kufizohet në:
2.1. shkeljen me dashje apo me dijeni të ligjit lidhur me detyrat apo punësimin e
zyrtarit;
2.2. moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj;
2.3. pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë së çfarëdo lloji si rezultat i kryerjes së
detyrës zyrtare, përveç nëse pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë lejohet me
ligj;
2.4. keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritar apo i ndonjë sendit
tjetër me vlerë që i përket qeverisë e që ka rënë në kujdesin apo posedimin e zyrtarit
si rezultat i detyrës apo punës së tij;
2.5. nënshtrimi me dashje i personit tjetër në keqtrajtim ose arrest, ndalim, kontroll,
marrje, heqje, vlerësim ose barrë për të cilën e di se është e kundërligjshme; ose
2.6. ndalimi ose pengimi me dashje i tjetrit në ushtrimin apo gëzimin e ndonjë të
drejte, privilegji, pushteti apo imuniteti ligjor. 7
Neni 423 - Keqpërdorimi i informatës zyrtare
1. Personi zyrtar i cili keqpërdor informatën zyrtare me qëllim që për vete apo për
personin tjetër të përfitojë ndonjë përparësi që nuk i takon.
2. Nëse informata zyrtare ka të bëjë me ndonjë veprim të prokurimit apo ankand
publik.

Neni 424 - Konflikti i interesit


1. Personi zyrtar i cili merr pjesë personalisht në ndonjë çështje zyrtare në të cilën ai
apo ndonjë anëtar i familjes ose ndonjë person juridik që ka të bëjë me të ka interes
financiar.
2. Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik.
3. Për qëllime të këtij neni, shprehja “merr pjesë” (përmes vendimit, miratimit,
mosmiratimit, rekomandimit, këshillimit, hetimit, etj. duke ndikuar për një ÇZ).
4. Për qëllime të këtij neni, shprehja “çështje zyrtare” nënkupton procedurë
gjyqësore ose procedurë tjetër zyrtare: aplikim, kërkesë për vendim, kontratë apo
kërkesë, ankand publik ose veprim tjetër i prokurimit ose ndonjë çështje tjetër e cila
prek interesat financiare apo personale të zyrtarit apo personit tjetër.
5. Për qëllime të këtij neni, shprehja “person juridik që ka të bëjë më të” nënkupton
personin juridik në të cilin zyrtari apo anëtari i familjes ka marrëdhënie financiare,
përfshirë marrëdhënien apo marrëdhënien e ardhshme si person përgjegjës apo
punonjës. 8
Neni 425 - Përvetësimi në detyrë
1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë
pasurore për vete apo për personin tjetër, përvetëson pasurinë e cila i është
besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij.

Neni 426 - Mashtrimi në detyrë


1. Personi zyrtar, i cili me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë
pasurore për vete apo për personin tjetër, bën prezantimin e rremë të raportit
të llogarive apo në ndonjë mënyrë tjetër e vë në lajthim personin e autorizuar
në kryerjen e pagesës së kundërligjshme.

Neni 427 - Përdorimi i paautorizuar i pasurisë


Kushdo që pa autorizim përdor paratë, letrat me vlerë apo pasurinë tjetër të
luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë ose në përgjithësi në vendin e
punës apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij ose
kushdo që i jep pasurinë e këtillë personit tjetër për shfrytëzim të
paautorizuar.

9
Neni 428 - Marrja e ryshfetit
1. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose
pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër ose që
pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që
personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij
zyrtare.
2. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose
pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër ose që
pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që
personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij
zyrtare.

Neni 429 - Dhënia e ryshfetit


1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron
ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai
person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.
2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron
ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai
person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.10
Neni 430 - Dhënia e ryshfetit zyrtarit publik të huaj
1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton,
ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të
huaj, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik ose personi tjetër të veprojë
ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare (gjobë + burgim
deri 5).
2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton,
ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër zyrtarit publik të
huaj, në mënyrë që ai zyrtar i huaj publik ose personi tjetër të veprojë
ose të mos veprojë në
kundërshtim me detyrën e tij zyrtare (gjobë + 1-5).
3. Nëse v.p. rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon 15.000 € (gjobë
+1-8).
4. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në shkelje të këtij neni
konfiskohet.

11

You might also like