You are on page 1of 3

“Zemër ilire” nga Marta Naraçi

Forma dhe përmbajtja: sa i përket formës është prozë autoriale, novelë dhe për nga përmbajtja
është historike.
Tema: në vepër kemi temën e besës, fjalës së dhënë, Bato që jep besën plakut Kliton dhe nipit
Taulantit se do të mbetej edhe më tej udhëheqësi i tyre.
Ideja: ideja e dashurisë së atdheut, mbrojtja e atdheut, trimëria, besnikëria dhe dashuria e
paraardhësve tonë.
Subjekti: vepra ka subjekt historik, ngjarja zhvillohet në periudhën kur vendi përgatitej për
kryengritje kundër pushtimit romak.
Kompozicioni: në vepër kemi kompozicionin e shkallëzuar.

Karakteret e personazhëve sipas Propit:


1. Heroi: kryetrimi në novelë është udhëheqësi Bato
2. I ligu (personazhet negativ): personazhët negativ janë mjekët e huaj të zënë rob dhe plaku 90
vjeçar që kishte qënë një agjent i regjur dhe shumë i vjetër romak.
3. Dhënësi: si dhënës kemi bariun plak Kliton.
4. Ndihmësi: si ndihmës kemi plakun Kliton dhe nipin e tij Taulantin i cili i ndihmoj gjyshit të tij
gjatë shërimit të kryetrimit.
5. Princeza: karakter femër në vepër nuk kemi.
6. Heroi fallco: Plaku 90 vjeçar që shtirej se ishte një ilir por në fakt ishte agjent romak.
7. Misionari (i dërguari-agjenti)- është vet plaku Kliton.

Rrjedhja e ngjarjes sipas Cvetan Todorov

1. Gjendja e ekuilibrit – gjëndja e ekuilibrit është momenti kur baca, siç e quanin ndryshe
plakun Kliton, vendosi të shkojë te kryetrimi për ta shëruar me bimët natyror, atëherë në
shtëpin e bacës mbizotëroi gëzimi, vajzat shtruan sofrat me kripë, bukë e verë, kënduan
dhe qeshën me gjithë zemër gjithë natën.

2. Gjendja e çekuilibrit- gjendje çekulibruese kemi në fillim të novelës kur bëhet plagosja
e kryetrimit dhe pastaj helmimi i tij nga ana e plakut 90 vjeçar dhe tre mjekëve të huaj me
ç’rast bëhet edhe përkeqësimi i gjendjes të tij.

3. Njohja e prishjes së ekuilibrit- prishja e ekuilibrit në fillim bëhet nga romakët me


plagosjen e kryetrimit dhe pastaj bëhet nga ana e tre mjekëve të huaj që dëshironin të
hiqnin qafe plakun Kliton sepse kryetrimi i besonte atij më shumë edhe pse ishte një mjek
popullor dhe nuk shkonte sipas librave sikurse edhe tre mjekët. Ato arrijnë të
përkeqësojnë gjendjen e udhëheqësit por që plani i tyre i djallëzuar dështon.

4. Tendenca- përpjekja e 3 mjekëve të huaj që të prishin përpjekjen e shërimit nga ana e


plakut Kliton dhe gjithashtu përpjekja e plakut 90 vjeçar për të përkeqësuar gjendjen e
kryetrimit.
5. Rivendosja e ekuilibrit në gjendjen e mëparshme- shërimi i kryetrimit Bato nga ana e
plakut Kliton dhe Taulantit, kryetrimi shërohet dhe vendos se do të udhëheq kryengritjen
kundër romakëve.

Binarët opozitar sipas Levi Strossit:

Kryetrimi Bato dhe romakët


Plaku Kliton dhe 3 mjekët e huaj
Kryetrimi Bato dhe 3 mjekët
Kryetrimi dhe plaku 90 vjeçar

Si figurë stilistike kemi pyetjen retorike- në faqen 58, kur njëri nga mjekët pyet “qysh do të
vejë halli ynë?”
Krahasimi: në faqen 20 “ Dashuria e nënës.. e pastër si uji i burimeve”
Epiteti: në faqen 12 “ do të më shoqëroj flokëziu im, guximtari i gjyshit, Taulanti.

Piramida e Frajtagut
HYRJA- ngjarja fillon me përshkrimin e kryengritjes me të madhe të organizuar nga ana e
ilirëve kundër romakëve e udhëhequr nga kryetrimi Bato, përshkruhet zemërimi i Ilirisë së
robëruar e cila ishte shumë e fuqishme dhe po shfaroste armiqtë romak, legjionet e romakëve po
binin një nga një dhe kështu po çliroheshin kështjellat e ilirëve, por gjatë luftimit plagoset rënd
në kraharor kryetrimi Bato.
LIDHJA- meqë bëhet plagosja e kryetrimit, lajmi se është i sëmur dhe i duhet shërim u përhap
me të shpejtë nëpër vendet ilire. Lajmi arriti deri te plaku Kliton i cili jetonte shumë larg, ai ishte
edhe mjek popullor, kishte shëruar shumë njerëz me bimët e tij. Ishte plak dhe jetonte larg por
vendosi që me nipin e tij Taulantin të shkojë në vendin ku jetonte kryetrimi Bato edhe pse rruga i
mundoi shumë ai nuk u ankua sepse do shëronte udhëheqësin më të mirë të ilirëve.
KULMINACIONI- arrihet kur plaku Kliton arrinë në kështjellë, me ç’rast kemi edhe gëzimin e
kryetrimit si dhe zemërimin e mjekëve të huaj që po ua zinte vendin. Nga zemërimi dhe inati i
madh që ndjen ndaj plakut ato bën plan që të helmonin kryetrimin dhe pastaj ta shëronin vet që të
merrnin ato meritat për shërimin e tij, por aty ndërhyri edhe plaku 90 vjeçar që ishte një agjent i
fshehtë i romakëve që vërtet donte vdekjen e udhëheqësit. Bëhet helmimi i udhëheqësit dhe
përkeqësohet gjendja e tij, por në ndërkohë mirret vesh edhe plani i mjekëve dhe i burgosin por
edhe zbulimi i plakut.
RËNJA E AKSIONIT- fillon kur kryetrimi i lejon vetëm plakut Kliton të merret me shërimin e
tij, plaku bën të mundur shërimin dhe fillon të stabilizohet gjendja e shëndetit të tij. Ai i premton
bacës se do të ngel akoma udhëheqës i kryengritjes dhe kështu baca me nipin e tij kthehen në
vendin e tyre me një mision të kryer me sukses.
KONFLIKTI- problemet e mëdha ishin plagosja e kryetrimit dhe më vonë helmimi i tij.

You might also like