You are on page 1of 2

AMBALAZHIMET E BARNAVE

“Paketim parësor”,është çdo formë e paketimit në kontakt të drejtpërdrejtë me barin. “Paketim i


jashtëm”, është paketimi, në të cilin vendoset paketimi parësor.
Të dhënat në paketimin e jashtëm dhe të kontaktit të barit duhet të jene te shkruara me hapësirë të
mjaftueshme midis rreshtave, si dhe në një mënyrë që nuk mund të fshihet, për të siguruar lexueshmëri,
kuptueshmëri dhe konsistencë të informacionit. Të gjitha të dhënat në lidhje me etiketimin e paketimit të
jashtëm dhe të kontaktit të barit duhet të shkruhen ne alfabetin qirilik dhe latin, ndersa emri
internacional i pambrojtur– International Nonproprietary Name (INN)ne gjuhen latine.
Paketimi i jashtëm i barit përmban të dhëna për: 1) emrin e barit dhe emrin ndërkombëtar te
pambrojtur të secilës substancë aktive, fuqinë e barit; 2) substanca aktive, e shprehur në mënyrë cilësore
dhe sasiore për njësi doze; 3) forma farmaceutike e dozuar dhe madhësia e paketimit; 4)

lendet .dihmëse; 5) mënyra e përdorimit të barit; 6) paralajmërimi se bari duhet të mbahet larg
fëmijëve; 7)paralajmërime të tjera, nëse është e nevojshme; 8) mënyra e dhënies së barit; 9) data e
skadimit të periudhës së përdorimit të barit (muaj dhe viti); 10) mënyra e ruajtjes së barit; 11) masa të
veçanta paralajmëruese gjatë largimit dhe asgjësimit të barnave të papërdorura ose substancave të
krijuara prej tyre si produkte të shperberjes, nëse është e nevojshme; 12) emrin dhe adresën e prodhuesit
dhe/ose bartësit të miratimit për vendosjen e barit në treg; 13) numri i miratimit për vendosjen e barit në
treg; 14) numri i serisë së barit; 15) Numri i produktit evropian ose kodi EAN; 16) mënyra e shkurtuar e
përdorimit dhe e dozimit, për barnat me që jepen pa recetë; 17) kodi anatomik-terapeutik-kimik ose kodi
ATC; 18) çmimi i barit; 19) të dhëna të tjera. Flasteret
transdermal duhet të përmbajë të dhëna për: a) përmbajtjen e substancës aktive; b) dozën e përthithur
nga pacienti për njësi kohore.
Në paketimin e jashtëm të barit shënohet edhe informacioni për mënyrën e përgatitjes së barit "te
tretet para përdorimit sipas udhëzimit". Duhet të tregohet edhe mënyra e përgatitjes dhe, nëse është e
nevojshme, edhe mënyra e përdorimit. Paketimi i jashtëm i barit jep gjithashtu një paralajmërim
"Përpara përdorimit, lexoni udhëzimet e bashkangjitura." Paketimi i jashtëm i barit duhet të ketë një
hapësirë për të shkruar dozën e përshkruar të barit për një pacient/përdorues individual. Paralajmërim
se bari duhet të mbahet larg fëmijëve. Paralajmërime të tjera, nëse është e nevojshme Kur bari ndikon
në aftësinë për të drejtuar mjetin motorik ose makinen në paketimin e jashtëm të shënohet
informacioni si paralajmërim i veçantë p.sh për barnat që përmbajnë droga narkotike dhe substanca
psikotrope tregohet në paketimin e jashtëm në me paralajm;rime si: - ▲ - trekëndësh (ndalimi absolut i
drejtimit të mjetit motorik ose makinerisë) trekëndëshi i plotë me ngjyrë të kuqe; - Δ - trekëndësh
(ndalimi relativ i drejtimit të një automjeti ose makine), një trekëndësh bosh në ngjyrën e tekstit;
Mënyra e dhënies së barit
Mënyra e dhënies së barit tregohet në paketimin e jashtëm të barit: - dhënia vetëm me recetë - dhënia
dhe/ose shitja pa recetë. Data e skadencës së barit (muaji dhe viti)

You might also like