You are on page 1of 4

METODAT E INTERPRETIMIT TE LIGJIT

BIBLIOGRAFIA: Sokol BERBERI, “Arsyetim dhe shkrim ligjor”.

Detyra fillestare e juristit eshte te njoh mjaft mire ligjet, por nuk ngelet mme
kaq literature juridike nuk mund te mjaftohet vetem me njohje por vazhdon me
tej me interpretimin e ligjit.

Interpretimi I ligjit perfshin te gjitha operacionet intelektualeqe sherbejne


per te percaktuar dhe saktesuar kuptimin e nje fjale ose shprehjeje, ne
menyre qe te shmangen papersosmerite, te plotesohen boshlleqet, te
redukrohen kontradiktat,te pershtatet kjo dispozite ndaj kerkesave
aktuale dhe te reduktohet rendesia e saj ne nje situate te vecante.

Zhvillimi I ligjit per situatat e faktit nenkupton tri operacione te


njepasnjeshme:

- Fillimisht percaktohen dispozitat zbatuese


- Keto dispozita duhen interpretuar
- Zbatimi i rregullave per situaten ne fjale

Ligji duhet interpretuar kur eshte i paqarte, kur le hapesira per keq-
interpetime ose kur eshte i pasakte. Ne rastet e tjera ai interepretohet
automatikisht. Per me teper qe sistemi jone duke qene civil law, gjyqtari merr
prerogativa te zbatoje ligjin dhe absolutisht te beje interpretim doktrinor te
normes.

GJYQTARI DHE INTEREPRETIMI I LIGJIT

Interpretimi ne varesi te subjektit qe e ushtron mund te jete:

- Privat
- Zyrtar

Po ashtu interepretimi mund te jete detyrues ose jo.

Interpretimi zyrtar mund te marre formen e nje interepretimi autentik nga vete
ligjevenesi, ky lloj sistemi ka qene ne Shqiperi deri ne 1991 por me vone u
abrogua per arsye se le shkak per modifikime te legjislacionit.
Ne legjislacionin ne fuqi, ne parim gjyqtari ka pushtetin e gjetjes se kuptimit te
teksteve, te beje lidhjen e faktit me normen.

Gjyqtaret gjate funksionit te tyre dhe dhenies se drejtesise, ne rast te


mosperputhjes se normes ligjore me Kushtetuten ose me Marreveshjet
Nderkombetare, ai ka te drejte te pezulloje gjykimin dhe tia dergoje Gjykates
Kushtetuese zgjidhjen e mosperputhjes. Neni 145/2 Kushtetuta e Republikes
se Shqiperise.

METODAT E INTEREPRETIMIT TE LIGJIT

Legjislacionet me natyre romako-gjermanike, nga buron dhe sistemi i se drejtes


tone nuk parashikon ndonje norme konkretisht per interpretimin e normes nga
gjyqtari. Perjashtimisht mund te gjejme ndonje gjurme ne legjislacion per
interpretimin e normes, konkretisht neni 1 i KPC.

Po ashtu mund te citojme dhe neni 1 KP “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk
lejohet”.

Parimi i pergjithshem konsiston se Gjykata nuk mund te refuzoje te jape


vendim per mungese te normes. Per kete rast bazohemi edhe ne vendimin e
Gjykates Kushtetuese nr.28 te vitit 2008.

Interpretimi eshte nje proces delikat per arsye se ky atribut mund ti jepet
institucionit me shkalle besnikerie te larte ne raport me mesazhin dhe frymen e
ligjit. Sistemi jone mbeshtet ne faktin se per aq kohe sa norma ekziston duhet
bere selektimi i saj dhe zbatimi. Por e drejta ne studim doktrinor njeh
interepretimin ligjor dhe shkenca juridike e studjon gjeresisht ate.

Llojet e interepretimit:

A- Interpretim literal

Detyra e pare e interepretuesit konsiston ne leximin e perpikte te tekstit. Ky


interepretim ka per qellim te beje te kuptueshem tekstin. Interepretimi fjale per
fjale duhet te jete I kujdesshem dhe me formulime te sakta. Ai mbeshtet ne nje
interepretim leksikologjik dhe filologjik. Ne kete rast interepretohet perdorimi I
forms mohore ose pohore. Ne baze te interpretimit literal duhet shprehur qarte
vullneti i ligjevenesit dhe sduhet devijuar kuptimi i drejteperdrejte i normes.
Kur norma eshte e qarte dhe pa hapesira per keq-kuptime, tentativat per
interpretim te dyfishte bien poshte.
B- Interpretimi sipas qellimit te ligjvenesit
RATIO LEGIS --- Arsyeja e te qenit ligj
Qe ne project-ligj percaktohet qarte qellimi I ligjit dhe nga kjo linje nuk
duhet vijuar se keshtu nuk sjellim problematika ne praktiken gjyqesore.
Ne kete interpretim mbeshtetemi tek historia e ligjit, tek dokumentet
shoqeruese te tij, po ashtu duhet te interpretojme gjendjen e fundit et
ligjit te meparshem.

C- Metodat logjike dhe sistematike te interepretimit te ligjit

Mbeshteten ne idene se ligji eshte coherent dhe I plote. Ne kete rast te jepet
mundesia e kuptimit te rendesise se ligjit. Ky interpretim ne menyre te vecante
nuk duhet te bjere ndesh me logjiken e sistemit ligjor ne fuqi. Nuk mund te
quhet I sakte nje iterpretim I normave kushtetuese ne menyre qe te bjere
ndesh me parimet themelore. Per arritjen e qellimeve te tjera nuk tolerohet te
arrijme absurditet. Gjate interpretimit te zgjeruar te nje norme mund te kalohet
ne absurditet dhe per kete arsye duhet bere interpreimi logjik qe mos te nxjerre
normen haptazi jashte funksionit duke cenuar keshtu qellimin e saj paresor.
Per kete arsye interpretimi i zgjeruar behet ne rastet e parimeve te
pergjithshme dhe jo ne normat konkrete. Interpretimi i zgjeruar, e zgjeron
fushen e zbatimit por nga ana tjeter interpretimi i ngushte e kufizon fushen e
veprimit.

Interpretimi me analogji --- argument a pari

Ka te beje me interepretimin e dy gjerave, dy te drejtave, dy situatave te


ngjashme duke perdorur keshtu normen qe ka ngjashmeri ne regjimin juridik.
Ne kete rast duhet pasur kujdes me zgjerimin analogjik per te mos cenuar dhe
shkeelur parimet e sistemit ligjor. Analogjia eshte e perjashtuar kur eshte e
parashikuar konkretisht ne ligj zgjidhja e situates. Interpretimi me analogji
duhet te perdoret vetem ne rastet e mungeses se normes ligjore, pra si
perjashtim dhe jo si rregull.

Aryetimi “a fortiori”

Ligji zbatohet shume me teper. Ky interepretim konsiston ne parimin e “ai qe


mund te beje me shume mund te beje me pak”, kur qellimi I ligjit duket hapur
se cili eshte.
Interepretimi “a contrario”

Interpretim nga kundervenia e hipotezave ne kundervenien e pasojave. Nese


nje rregull eshte formalisht i ndervarur ne disa kushte, ne kete rast kerkohet
zbatimi i rregulles se kundert ne rastin kur keto kushte nuk jane mbledhur.
“gjithcka qe nuk eshet e ndaluar eshte e lejuar”. Duhet pasur kujdes se ky
parim nuk gjen zbatim ne te drejten publike dhe ate private.

D- METODAT LOGJIKE DHE SISTEMATIKE TE INTERPRETIMIT TE SE


DREJTES

Ky interpretim bazohet ne analizen e rendit juridik, si nje sistem koherent


rregullash, parimesh dhe vlerash. Ne kete rast interpretimi nuk ka per qellim
zgjidhjen e situates konkrete, por ruajtjen e harmonise se sistemit ne teresi.

Ky interpretim duhet te mbaje parasysh parimet ne fuqi qe mbizoterojne ne


sistemin juridik dhe per kete arsye nuk humbet qellimi i ligjit. Ky interepretim
nuk permban kundershtime, pabarazi, redaktime te pasakta. Ai nenkupton
koherencen e ligjit me ligjet e tjera ne fuqi. Interepretuesi duhet te favorizoje
interpretimin qe ruan me mire sistemin juridik, qe eshte ne haroni me teresine
e normave.

You might also like