You are on page 1of 26

BAZAT E SE DREJTES

Leksioni i dates. 5 nentor 2012


MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE TË RATIFIKUARA

 Duke u nisur nga kriteri i hierarkisë, pas kushtetutës, si


burim is ë drejtës, janë marrëveshjet ndërkombëtare të
ratifikuara.

ORKIDA TOTOJANI
 Kjo do të thotë që ato duhet të jenë në pajtim të plotë me
kushtetutën si ligjin bazë të vendit dhe gjithashtu, ato
kanë epërsi në rast të një përplasje të mundshme me
ligjet e vendit që nuk janë në pajtim me të.

2
MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE TË RATIFIKUARA

 Duke u nisur nga kriteri i hierarkisë, pas kushtetutës, si


burim i së drejtës, janë marrëveshjet ndërkombëtare të
ratifikuara.

ORKIDA TOTOJANI
 Kjo do të thotë që ato duhet të jenë në pajtim të plotë me
kushtetutën si ligjin bazë të vendit dhe gjithashtu, ato kanë
epërsi në rast të një përplasje të mundshme me ligjet e
vendit që nuk janë në pajtim me të.

3
VAZHDIM
 Aktet ndërkombëtare mund të marrin emra të
ndryshëm si kontrata ndërkombëtare, konventa,

ORKIDA TOTOJANI
traktate, marrëveshje, të cilat lidhen midis dy ose
më shumë palëshe.
 Aktet ndërkombëtare dhe sidomos aktet e
Komunitetit Evropian, luajnë rol të rëndësishëm
në rregullimin e marrëdhënieve juridike civile të
vendit.

4
LIGJI

 Me ligj kuptohet akti me karakter normativ, i nxjerrë nga


organi ligjvënës, sipas një procedure të caktuar, të
parashikuar në kushetutë.

ORKIDA TOTOJANI
Ligjet e zakonshme, krijohen sipas një procedure të
parashikuar në nenet 81 – 85 të Kushtetutës. Të drejtën
për të propozuar ligje e kanë Këshilli i Ministrave, Cdo
deputet si dhe 20 mijë zgjedhës. Me ligjin barazohen edhe
aktet normative që nxjerr Këshilli i Ministrave, në rast
nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, për marrjen e
masave të përkohshme dhe që i humbin efektet që nga
fillimi, në rast se Kuvendi nuk i miraton brenda 45 ditësh.
5
VAZHDIM

 Ligji është një tërësi normash juridike apo edhe një normë e

ORKIDA TOTOJANI
vetme, që ka për qëllim rregullimin e një marrëdhënie
shoqërore.
 Nga kjo pikpamje, kur flasim për të drejtën, kemi parasysh se
ajo bazohet në një dokument të shkruar, domethënë në ligj.
 Degë të veçanta të së drejtës kanë si burime të tyre ligje të
veçanta, ku objekti i ligjit dhe i degës të së drejtës perputhet.
Për shembull, për të drejtën civile si burim kryesor është Kodi
Civil, për të drejtën e punës, është Kodi i punës, për të drejtën
penale, është Kodi Penal, etj.
6
VAZHDIM
 Kodi si nocion, mund të përkufizohet si një tërësi normash
juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike që
nxirren nga organi më i lartë legjislativ sipas një procedure

ORKIDA TOTOJANI
të caktuar.
 Midis ligjeve të zakonshme, Kodi civil, dallohet nga
shtrirja e madhe sasiore dhe miratohet nga 3/5 e të gjithë
anëtarëve të Kuvendit. Ai qëndron në krye të hierarkisë së
ligjeve të zakonshme me karakter civil

7
VAZHDIM

 Kodifikimi është një sistemim dhe përpunim i normave

ORKIDA TOTOJANI
juridike, të cilat rregullojnë një degë të caktuar të së
drejtës, duke grupuar një tërësi institutesh juridike, që
rregullojnë marrëdhënie të njëjta, që udhëhiqen nga parime
të njëjta. Kodifikimi është reformimi i tërësisë së
legjislacionit të shtetit.

8
AKTET NËNLIGJORE

 Aktet nënligjore nxirren kryesisht nga organe me


kompetenca administrative. Akte nënligjore janë:
vendimet e qeverisë, aktet që nxirren nga organet e

ORKIDA TOTOJANI
pushtetit lokal, udhëzimet dhe urdhrat e ministrave, si dhe
urdhrat e personave të tjerë zyrtarë të cilët kanë në
kompetencën e tyre që t’i lëshojne ato të parashikuar me
Kushtetutë.
 Të gjitha keto akte nënligjore pavarësisht se kush i nxjerr,
për të qenë të zbatueshme duhet të jenë ne përputhje me
kushtetutën dhe me ligjet prej të cilave burojnë.

9
VAZHDIM
 Zakonisht vetë ligji mund të parashikojë nxjerrjen e një akti
të tillë nga nje organ i caktuar qëndror apo lokal. Në këtë
rast, problemi është i qartë se përmbajtja e këtij akti nuk

ORKIDA TOTOJANI
mund të jetë në kundërshtim me ligjin.
 Megjithatë edhe në rastin kur dispozita ligjore nuk e
parashikon nxjerrjen e një akti konkret, por akti del si
rezultat i nevojës për të, përsëri ato nuk duhen të jenë në
kundështim me kushtetutën dhe me qëllimet ligjore në
tërësi.

10
VAZHDIM
 Burime të së drejtës konsiderohet gjithashtu edhe
praktika gjyqësore dhe zakonet.

ORKIDA TOTOJANI
 Praktika gjyqësore në kuptimin objektiv është tërësia
e vendimeve të dhëna nga organet e drejtësisë. Edhe
pse legjislacioni shqiptar nuk e parashikon
precedentin, pra detyrimin për të zbatuar një vendim
të mëparshëm të ngjashëm më ceshtjen që shqyrtohet,
gjyqtarët në punën e tyre tentojnë të orientohen në
vendime të tjera sidomos kur këto janë vendime të
Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
11
VAZHDIM
 E drejta anglosaksone, është një e drejtë e bazuar në
precedentin gjyqësor. Ajo, është e ndërtuar gjatë kalimit të
viteve nga vendimet e gjyqtarëve, të cilët marrin nga

ORKIDA TOTOJANI
precedentët parimet që duhet të zbatojnë në zgjidhjen e
cështjeve.
 Megjithatë, gjyqtari gëzon autonomi gjykimi, e cila e lejon
që kur është e nevojshme të formulojë parime më të
përshtatshme në përputhje me kërkesat dhe ndryshimet
shoqërore.

12
VAZHDIM
 Zakonet janë norma të pashkruara të ruajtura dhe të aplikuara
në shoqëri kohë pas kohe. Ato janë formuar në mënyrë
spontane, por ruajtja e tyre është e njëjtë me atë të normave të

ORKIDA TOTOJANI
së drejtës.
 Që një zakon të quhet i formuar duhet që të ekzistojë një sjellje
shoqërore uniforme, e konsoliduar me kalimin e kohës.
Gjithashtu, nevojitet që zbatimi i kësaj sjelljeje të konsiderohet
si zbatim i një norme juridike. Është e rëndësishme që anëtarët
e shoqërisë t’a zbatojnë zakonin sikur të jetë një normë jurdike.
 Formalisht, që zakoni të ketë efikasitetin e një norme juridike
duhet që shteti t’a njohë atë me anë të një norme shtetërore, e
cila e konsideron zakonin si burim të së drejtës. 13
 

KONCEPTI I ZBATIMIT TË SË DREJTËS; ZBATIMI I LIGJIT CIVIL NË KOHË DHE HAPËSIRË.

Ligjet dhe aktet nënligjore ushtrojnë një ndikim të caktuar në


kohë dhe në hapësirë.
Kur flasim për zbatimin e ligjit në kohë do të kuptojmë faktin që

ORKIDA TOTOJANI
ai do të fillojë të veprojë në një moment të caktuar dhe do të
mbarojë në një moment të caktuar.
Fillimi i veprimit të një ligji në kohë, është sanksionuar në
kushtetutë, ku thuhet që “ Ligji hyn në fuqi me kalimin e jo më
pak se 15 ditëve nga botimi i tij në Fletoren Zyrtare”. Hyrja e
ligjit në fuqi, lidhet me “detyrimin e publikimit”, publikim i cili
e bën të njohur ligjin kundrejt çdo individi, apo edhe shtetit si
dhe organeve të tij. Vlen të theksohet parimi sipas të cilit,
mosnjohja e ligjit, nuk të përjashton nga përgjegjësia
14
VAZHDIM
 Nga ana tjetër ligji ka edhe një mbarim që vjen si rezultat i
abrogimit të tij nga organi që e ka nxjerrë të, si për
shembull me daljen e një ligji të mëvonshëm, ose nga një

ORKIDA TOTOJANI
vendim gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese.
 Por një normë mund t’i humbasë efektet e saj edhe si
pasojë e papajtueshmërisë me një dispozitë të një ligji të ri
ose në qoftë se ligji i ri e rregullon të gjithë marrëdhënien e
rregulluar nga ligji i mëparshëm.

15
VAZHDIM
 Parim tjetër i përgjithshëm që lidhet me kërkesat e sigurisë të
së drejtës, është ai sipas të cilit, ligji nuk ka fuqi
prapavepruese. Kodi Civil zbatohet vetëm për marrëdhëniet

ORKIDA TOTOJANI
juridike të krijuara pas hyrjes në fuqi të tij.
 Si përjashtim nga rregulli, ligji i ri civil ka fuqi
prapavepruese vetëm kur kjo është përcaktuar shprehimisht
prej tij.
 Parimi i mësipërm bazohet në logjikën e mbrojtjes së
intërësave të subjekteve të së drejtës. Kështu, nuk do të
kishte siguri për të drejtat pasurore, për veprimet juridike
dhe sidomos për efektet e kontratave, në rast se këto do të
ndryshoheshin në një kohë të mëvonshme. 16
VAZHDIM
 Ligjet, jo vetëm veprojnë në kohë të caktuara, por ato
veprojnë edhe në një hapësirë të caktuar. Me hapësirë do të
kuptojmë të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,

ORKIDA TOTOJANI
sipërfaqen tokësor, ujore dhe ajrore, që shtrihet në
sipërfaqen tokësore dhe ujore.
 Në nenin 116 të Kushtetutës parashikohen tre grupe aktesh
normative dhe konkretisht:

17
VAZHDIM
 Akte normative që veprojnë në të gjithë hapësirën e
Republikës së Shqipërisë.

ORKIDA TOTOJANI
 Akte normative që veprojnë në mënyrë të kufizuar për arsye
se organet që i kanë nxjerrë kanë juridiksion të kufizuar
territorial.( aktet e organeve të pushtetit lokal)
 Akte normative që veprojnë në të gjithë territorin, por
brenda sferës së juridiksionit të organit që i nxjerr, ministrit
apo organeve drejtuese të institucioneve të tjera qëndrore.

18
VAZHDIM
 Në përgjithësi ligjet civile veprojnë në të gjithë territorin e
Republikës së Shqipërisë, siç është psh Kodi Civil. Ligji
civil zbatohet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, në

ORKIDA TOTOJANI
qoftë se ai vetë nuk disponon ndryshe ose në qoftë se nuk
rezulton ndryshe nga përmbajtja e tij.
 Ka ligje, që veprojnë në një territor të caktuar dhe kjo del
nga vetë përmbajtja e ligjit, psh. ligji “ Për zhvillimin e
zonave që kanë përparësi turizmi”, etj, apo ligje që veprojnë
për një kategori të caktuar personash si psh, ligji “ Për
kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronarëve”.
 
19
 

KUPTIMI, LLOJET DHE MËNYRAT E INTERPRETIMIT TË LIGJIT.

 Zbatimi i drejtë i ligjit apo i normave të tij, i nënshtrohet


edhe një proçesi që në jurisprudencë njihet me emrin “
interpretimi i ligjit”.

ORKIDA TOTOJANI
 Kur flasim për interpretim të ligjit, do të kuptojmë
sqarimin e kuptimit dhe të përmbajtjes së vetë ligjit apo të
normave që e përbëjnë atë.
 Interpretimi nuk nënkupton thjesht përmbajtjen e normës,
por edhe rezultatin që arrihet nga interpretimi i saj.

20
VAZHDIM
 Në literaturën juridike, ka disa lloje interpretimesh.
 - Interpretimi legal quhet interpretimi që bëhet nga

ORKIDA TOTOJANI
studiuesit e së drejtës, të cilët paraqesin argumenet historike
dhe sistematike, te cilat vlejnë për t’i dhënë një kuptim sa
më të qartë dhe të drejtë normës.
 - Interpretimi doktrinal është ai që bëhet në mënyrë
shkencore, në libra, revista juridike, manuale të së drejtës,
komentarë.

21
VAZHDIM
Mënyra me të cilën interpretohen ligjet prej gjyqtarëve, quhet
jurisprudencë. Roli i gjyqtarit në krahasim me atë të ligjvënësit
është i kufizuar, por në fakt ka ngjashmëri. Interpretimi i ligjeve

ORKIDA TOTOJANI
prej autoritetit gjuhësor i jep këtij raste të shumta që të
modifikojë vullnetin e ligjvënësit. Gjykatat japin vendime për
probleme që u parashtrohen. Gjykatat nuk janë të lidhura me
vendimet e mëparshme të tyre apo të gjykatave të tjera.
Të rëndësishme në jurisprudencë janë botimet e vendimeve
gjyqësore. Vendimet e Gjykatës së Lartë botohen në përmbledhje
të vecanta ose publikohen në adresën e saj në internet. Rëndësi të
madhe për praktikën gjyqësore kanë vendimet njësuese të
Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
22
VAZHDIM
 Për të përcaktuar përmbajtjen e ligjit duhet të përcaktohen
edhe kritere mbi bazën e të cilave bëhet interpretimi.

ORKIDA TOTOJANI
 Interpretimi gramatikor (gjuhësor), i referohet
elementeve gjuhësore nga të cilat përbëhet norma juridike.
Kuptimi i fjalëve bazohet në kuptimin gjuhësor të tyre. Në
këtë rast ka rëndësi gjuha juridike, termat teknikë juridikë
të përdorur, si dhe literature juridike e kohës në të cilin
krijohet ligji.

23
VAZHDIM
 Interpretimi logjik. Me anë të interpretimit logjik synohet
të nxirret në pah qëllimi i ligjvënësit, pra të nxirret
përmbajtja e normës juridike duke u përcaktuar karakteri i

ORKIDA TOTOJANI
marrëdhënies që ai rregullon si dhe kufijtë e zbatimit të këtij
ligji apo norme juridike
 Interpretimi sistematik. Cdo normë apo ligj zë një vend të
caktuar në një sistem juridik. Nëpërmjet interpretimit
sistematik, synohet të gjendet vendi që zë norma në këtë
sistem juridik dhe lidhjet që ka ajo me normat e tjera, duke
përcaktuar ndikimin e saj mbi këto norma si dhe anasjelltas.

24
VAZHDIM
 - Interpretimi historik, dalja e një ligji është lidhur edhe
me kontekstin historik të tij, çka nënkupton që ai del në një
moment të caktuar për të rregulluar marrëdhënie të reja

ORKIDA TOTOJANI
shoqërore që kanë lindur.
 Një tjetër kriter që përdoret është interpretimi sipas gjerësisë
së interpretimit:
 Interpretimi literal, do të thotë interpretim sipas tekstit të
vetë ligjit, ku del në pah karakteri shtetëror i së drejtës, ku
gjyqtari dhe çdo person i cili është i detyruar të zbatojë një
normë juridike, nuk mund t’i bëjë ligjit një interpretim të
lirë, por ai duhet të qëndrojë brenda kornizave të vetë ligjit.
25
VAZHDIM
 Interpretimi i ngushtuar, ka të bëjë me një
interpretim të kufizuar të normës juridike, në

ORKIDA TOTOJANI
krahasim me vetë kontekstin e tekstit të saj.

 Interpretimi i zgjeruar, do të thotë që norma


juridike do të interpretohet në një kuptim më të
gjerë në raport me kontekstin e vetë tekstit të saj.

26

You might also like